Legjenda

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Legjenda e rrases “ÇEKBENI”

    Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe rrethuan fortesen.
    Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin per kete kryengritje . Me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var i lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin e Osumit e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje, ku i dha informata sulltanit mbi sa kishte ndodhur.
    Pasi i dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata rrebele.
    -Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mberriti te rrasa dhe bertiti:(terhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan zerin e shokut te tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u komunikoi urdhrin mbreteror: Thuaju luftetareve te mij se brenda 10 diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!
    Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan te rrethuarit e demoralizuar dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua shperbleu me durata luftetareve, e sidomos , te cilit I dha nje zeamet,duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I. Qe nga ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri “rrasa e Çekbenise”, qe eshte nje rrase e bardhe dhe e ndritshme.
     
    .
18 replies since 23/2/2010, 09:16   17049 views
  Share  
.