Legjenda

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    Legjenda, ose gojėdhėna ėshtė tregim nga goja e popullit i cili u kushtohen personave ose dukurive qė ndodhin apo kanė ndodhur dhe qė kėta persona apo dukuri kanė lėnė gjurmė nė jetėn e njė shoqėrie njerėzore. Nė kėto tregime ndodhitė apo aftėsitė e personave prezantohen si fuqi mbinatyrore mirėpo lidhen me ndonjė tė vėrtetė ndėrsa rėndėsia e tyre apo efekti i tyre mundohen tė prezantohen nė tregim si fuqi mbinatyrore e ēka tregon se si njerėzit e kanė ndierė efektin e ati personi apo asaj dukurie. Dallimi i legjendės apo gojėdhėnės nga llojet e tregimeve tjera ėshtė se legjendės nuk i dihet koha dhe vendi e zhvillimit tė ngjarjes, ose njėri nga kėto elemente.

    Po thuaj se ndėr tė gjithė popujt e botės kanė legjenda e tyre. Po ashtu edhe shqiptarėt kanė legjendat e tyre, disa nė nivele mė tė ultra e disa kanė arritur qė tė jenė edhe legjenda gjithė popullore. Si legjenda gjithė popullore ndėr shqiptaret ndėr tė tjera janė edhe Gjergj Elez Alia, Rozafa, Besa e Kostandinit, Ymer Agė Ulqini, etj.

    Mandolina

    Na ishte njeher nje djal e nje vajze te cilin dy muaj me rrall kishim shkuar ne pyll per te siguruar drut e dimrit.

    ē ėshtė e vėrteta kur morren parat si unė dhe kushėrini Gjergji vendosen te ia dorėzonin shpi. Dhe ata u morren vesh te shkojn ne korc. Pas 3 oresh ariten ne korc. Ishteviti 1946 dhe pazari qe shum i larmishem. Shkuan edhe ne pazar, megjithse e dinin mir se sdo te blinin asgjė.

    Kur thuajse po i dilnin mban, mbi nje grumbull rrobash me zuri syri nje mandolin. Gruaja tha a mund ta shikoj. E morri ne dorė dhe i ra. Mandolina kishte nje trimber shum te mir dhe notat e saj ngjisnin me cicerima zogj. Sa kushton kjo.

    Gjashteqind, tha gruaja me nje ze cuditshme. Por ata paguan parat dhe ikin nga pazari hynin me nje qepaptore blen nje simit. As rrugen se morren vesh si e ben mandolina sikur na kishte ber me dor.
     
    .
  2. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    Gjergj Elez Alia

    Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj Elez Alia. Vjet e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftėrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit ; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės ; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.

    Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.

    Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi - O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir. Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi. Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ... Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ? Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ? Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder. Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn; - Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit! Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ? Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha: - Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės. Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia, prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla ! Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė: - Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ? Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli. Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit. Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ? A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ? A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ? Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ? Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur: - Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ? Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar. tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla. Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft, Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot. Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla. Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe. Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ? Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera ! Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ? Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės: - O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami. I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ". Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami, hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit. Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami. - Puna e mbarė o nallban vėllami ! - Mbarė paē, moj vashė e largėt ! - O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji, se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave. Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit. - Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit, unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd: do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era. Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim: - C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ? un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit, po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit. Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė nėnės e tatės qė kalben nėn dhč, ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč ! Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri. - O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė farkuar dhe me thumba trungji, se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit. Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete. - I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė. - Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha. Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.

    C'bėri Gjergj Elez Alia ? Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha : - Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz ! Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty. Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit. Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave. Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri : - Nga varri qenkė ngritur o Gjergj! Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ? A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ? Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr. Ty do tė shemb me gishtin e vogėl ! Gjergji ia ktheu bukur : - Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja ! Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin, ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė, unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė; tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt, tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės. Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia. I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme... Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė. Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės... Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės: - Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde, nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn. Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė, verova verim mė verim, mjerova shtėpi pas shtėpije por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia. Tė gjitha shkuan e vanė, Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq, kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė, as kulla e dikurshme, po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės, fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar dhe kėnga nuk vdes kurrė.
     
    .
  3. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    Rozafa

    Rozafa ėshtė njė gojėdhėnė (legjendė) e pėrcjellur brez pas brezi. Nė kėtė legjendė flitet pėr 3 vėllezėr qė donin ta ndėrtonin njė kala. Ata e ndėrtonin ditėn por natėn shembej. Njė ditė kaloi njė plak dhe u tha se ai dinte mėnyrėn se si tė mos rrėnohej kėshtjella. Ai u tha qė kur tė vinte njėra nuse t'u binte ushqimin ta muronin tė gjallė nė muret e kėshtjellės, por nuk duhet ti tregonin grave pėr kėtė gjė. Vėllau i madh e shkeli besėn, edhe i mesmi por i vogli jo. Vjehrra nuk dinte gjė dhe ju tha t'ua dėrgonin ushqimin tė burrave. Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin qė do ti muronin andaj gjetėn justifikime qė tė mos shkonin. E vogla pranoi tė shkonte e puthi djalin nė ballė dhe faqe e u nis. Kur arriti vėllezėrit i treguan se ē'ju tha plaku. Nusja e vogėl pranoi por me kusht qė gjysmėn e trupit t'ja linin jashtė, nė mėnyrė qė me sy ta shihte tė birin, me dorė ta ledhatonte, me kėmbė t'ja pėrkundte djepin dhe me gji ti jepte tė pijė. Legjenda thotė se lotėt e nėnės pėr tė birin rrjedhin edhe sot, ndėrsa kalaja ėshtė edhe sot e kėsaj dite nė Shkodėr e njohur si Kalaja e Rozafės.

    Kalaja e Shkodrės ndryshe Kalaja e Rozafės.

    ėshtė e ngritur mbi njė kodėr shkėmbore nė perėndim tė qytetit tė Shkodrės. Mbi faqet e pjerrėta tė kodrės ngrihen muret rrethuese tė cilat zenė njė sipėrfaqe rreth 9 ha. Nė periudhėn e lashtė muret ishin tė stilit poligonal, gjurmė tė tė cilave ruhen edhe sot. Si qendėr e fortifikuar ilire pėrmendet pėr herė tė parė gjatė sundimit tė mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan "vendi mė i fortė i labeatėve". Kėshtjella del me emrin Rozafa nė periudhėn e mesjetės, gjatė sė cilės u pushtua herė nga sllavėt dhe herė nga bizantinėt. Brenda mureve tė saj ruhen njė sėrė mjedisesh si garnizone, depo, njė ndėrtesė administrative etj.

    Rozafa, kalaja qė mban emrin e dy vajzave

    Humanisti i shek. XV, Marin Barleti, nė veprėn e tij, "Rrethimi i Shkodrės" tregon se, Roza me motrėn e tij Fa, ishin themeluesit e Shkodrės prandaj fortesa u quajt "Rozafa". Emri i Kėshtjellės ėshtė i lidhur me legjendėn e murimit. Studiues shqiptarė dhe tė huaj, nga hulumtimet e tyre, mendojnė se ky emėr ėshtė huazuar nga njė kėshtjellė e njohur nė Siri, dhe pėr Kėshtjellėn e Shkodrės ėshtė pėrdorur nė shek. VI. Por brezat, populli shqiptar, tė huajt dhe studiuesit e botės sė jashtme, si e njohin "Rozafėn"?!

    Ndėrtimi

    Sipėrfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretė, i cili ėshtė mė i vogėl se tė tjerėt, ndodhet nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės. Nė muret dalės tė tij, ka tė dalura drejtkėndėshe qė zėvendėsojnė kullat, ndėrsa nė murin e jashtėm, kullat janė mė tė dendura. Brenda kėshtjellės ka disa ambiente qė lidhen me njė kullė rrethore, njė depo si dhe njė godinė trekatėshe tė kohės veneciane. Oborri i dytė zė pjesėn qendrore dhe mė tė madhe tė kalasė duke u ndarė nga oborri i parė me njė mur tėrthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katėr depozita pėr grumbullimet e ujit, katėrkėndėshe tė mbuluara me qemerė, prej tė cilave uji merrej pėrmes grykave tė puseve rrethore. Aty ruhen dhe njė depo, njė burg si dhe njė kishė e kthyer mė vonė nė xhami. Oborri i parė komunikon me hyrjen kryesore tė kalasė, para sė cilės nė vitet 1407-1416, u ndėrtua njė oborr i fortifikuar, njė sistem paramuresh me kthesa tė mprehta qė zėnė pjesėn lindore tė kalasė. Oborri pėrbėhet nga njė kullė katėrkėndėshe me gjerėsi 10 metra dhe gjatėsi 20 metra, kati i poshtėm i sė cilės ėshtė i mbuluar me njė qemer cilindrik pėrshkues qė nga hyrja. Nė dy anėt e kėsaj galerie ndodhen nga katėr nike tė mbuluara me qemer cilindrik.

    Kati i dytė i kullės pėrfundon me njė tarracė pjesėrisht tė mbuluar me ēati, ndėrsa pjesa tjetėr ishte rrethuar me njė parapet tė pajisur me bedena dhe frėngji. Porta mbulohet me njė hark sektorial tė dyfishtė prej gurėsh tė punuar, mbi tė cilin ndodhet njė hark shkarkues gjysmė rrethor prej dy rrathė gurėsh tė punuar, brenda fushės sė tė cilit ėshtė gdhendur si dekoracion njė hark majė lundre me njė formė spirance nė kulmin e saj. Pas korridorit tė kullės ndodhet njė oborr i vogėl katėrkėndėsh i kufizuar djathtas me mur. Kėtu ndodhen shkallėt pėr nė shtegun e rojės. Pėrballė murit ndodhet porta kryesore e kėshtjellės dhe anash saj njė portė e vogėl. Pėr tė hyrė nė brendėsi tė kalasė, duhet tė kalosh njė korridor nė formė L-je, tė mbuluar me qemer cilindrik, fundi i tė cilit mbyllet nga njė portė e dytė. Njė pjesė e qemerit ėshtė me tulla dhe nė kyēin e tij ndodhet njė vrimė drejtkėndėshe 40 x 55 cm qė shėrbente pėr tė hedhur lėndė djegėse tė nxehtė mbi kundėrshtarin. Pėrvec hyrjes kryesore, kalaja ka edhe disa hyrje tė vogla qė shėrbenin pėr manovrimin e forcave nė raste rrethimi apo si dalje sekrete.

    Pamje e Kalasė Rozafa Njėra prej tyre, e ndodhur nė rrėzė tė paramurit lindor, ruhet akoma dhe ka njė thellėsi rreth 4 metra. Venecianėt kanė kryer punime tė veshjes sė kullave dhe nėn kėto veshje ka ndėrtime qė i pėrkasin periudhės kur sundonin Balshajt. Gjatė riparimeve, anės sė jashtme tė mureve, iu ėshtė dhėnė pjerrėsi nė formė skarpati qė arrin deri nė gjysmėn e lartėsisė sė tyre. Nga ana perėndimore e kalasė, sipėrfaqe tė pjerrėta tė kodrės shkėmbore janė veshur me gurė tė skuadruar. Aty ku veshja e mureve nuk ėshtė bėrė, dallohen teknikat e vjetra me vendosje copa tullash mes gurėve, ndėrsa harqet e dritareve dhe frėngjive janė punuar me tulla tė rrethuara me bordurė. Kullat kanė forma rrethore dhe katėrkėndėshe, nė njė lartėsi 12-16 metra. Ato janė mė tė larta nė anėn e jashtme dhe pėrbėhen nga njė kat i mbuluar me qemer dhe tarraca me parapet tė dhėmbėzuar. Hyrja nė ambientet e kullave bėhej pėrmes njė porte tė hapur nė murin e tyre tė prapmė, ndėrsa lidhja me tarracėn bėhej pėrmes shkallėsh tė brendshme qė pėrfundonin nė tarracė nėpėr njė baxho katrore me mur anash, ose me shkallė tė jashtme guri. Kalaja e Shkodrės, me muret dhe kullat e saj tė fuqishme, arriti tė pėrballojė dy rrethime tė gjata dhe bombardime me artileri tė turqve nė vitin 1474 dhe 1478-79. Kalaja e Shkodrės ėshtė kthyer nė njė simbol tė qytetit tė lashtė, i pranishėm nė piktura, gdhendje, kartolina, stema, etj.

    Historia e Kalasė Rozafa

    N'atė kohė tanė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, deri nė Tergestėn e bujshme jase Triestėn e ditėve tona, ish breg ilir. Ma vonė, u derdhėn kėndej romakėt, tevona sllavėt, normanėt, venetikėt, turqit e shumė popuj tjerė tė huej. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si edhe vetė muret e kėshtjellės, janė lagė me pėrrej gjaku t'atyne qė e kanė sulmue dhe t'atyne qė e kanė mbrojtė. Tė huejt erdhėn e shkuen, kurse populli ynė mbeti i ngulun nė kėtė tokė ilire. Ndėrtimi i kėshtjellės sė Rozafatit ka nji gojėdhanė tė bukur e tė hidhun qė na ka ardhė nga lashtėsia jonė. Qe se ē'thotė kjo gojėdhanė. "... I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tanė. Tri ditė e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditėsh e tri netėsh nji erė e hollė fryu e e naltoi mjegullėn. E naltoi dhe e shpuni deri nė kodrėn e Valdanuzit. Aty maje kodrės tre vėllazėn punoshin. Ndėrtoshin nji kėshtjellė. Po, murin qė naltoshin ditėn u prishej natėn, e kėsisoj nuk e naltonin dot. Na kalon aty nji plak i mirė. - Puna e mbarė, o tre vėllazėn.


    - Tė mbarė paē, o plak i mirė. Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė? Ditėn punojmė, natėn na shembet. A din me na diftue ndoj fjalė tė mirė: ēka tė bajmė qė t'i mbajmė muret mė kambė? - Unė di - u thotė plaku ~ po drue me jua thanė se a' mėkat. Atė mėkat hidhe mbi krytin tonė, se na duem ta qėndrojmė mė kambė nji kėtė kėshtjellė. Plaku i mirė mendohet e pvet: - A jeni tė martuem, trima? A i keni ju tė tri varzat e jueja? - Tė martuem jemi - i thonė ata. - Edhe tė tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ē'tė bajmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė? - Nė daēi m'e qėndrue, lidhuni me besa-besė: varzave mos u diftoni, nė shpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'ju thom unė. Ate prej tė tri kunatave qė do tė vijė nesėr bukė me ju pru, ta merrni e ta muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. Atėhere keni me pa se muri ka me zanė vend e me qėndrue pėr jetė e mot. Tha kėshtu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa. Medet! Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn. Kuvendoi nė shtėpi, i tregoi vashės sė vet kėshtu e kėshtu, i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen. Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn: ia tregoi tė tana vashės sė vet. Vetėm i vogli e mbajti besėn e fjalėn: nuk kuvendoi nė shpi, nuk i tregoi vashės sė vet. Nadje. Tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė. Ēekanėt shkapeten, gurėt copėtohen, zemrat rrahin, muret naltohen. Nė shpi, nana e djemve s'din gja. I thotė tė madhes: - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė. Nusja e madhe ia kthen: - Besa, nanė, sod s'mund tė shkoj se jam e sėmunė. Kthehet i thotė tė mesmes: - Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė. - Besa, nanė, sod nuk mund tė shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtė. Nana e djemve i kthehet nuses sė vogėl: Pamje e Kalasė Rozafa - Moj nuse e vogėl... Nusja e vogėl brof nė kambė: - Urdhno, nanė! - Mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė. - Besa, nanė, unė shkoj, po e kam djalin tė vogėl. Drue se don gji me pi e kjan. - Nisu, shko, se djalin ta shikjojmė na, s'ta lamė me kja - i thonė tė kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me venė, e puth djalin nė tė dy faqet, niset e bjen nė Kazenė; njaty ngjit kodrėn e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetnit e i shoqi. - Puna mbarė, o mjeshtėr! Po ē'asht njikėshtu? Ēekanėt ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fėtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh ēekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotė: - Ē'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: - Ti paske lindė n'e zezė ditė, moj kunata jonė. Na e kemi ba me fjalė me tė murue tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. - Shėndosh ju, o kunetė. Po unė do t'ju la nji porosi: kur tė mė muroni nė mur, synin e djathtė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, kambėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjinin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė kjajė - me njanin sy do ta shikjoj, me njanėn dorė ta ledhatoj, me njanėn kambė t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftė, kėshtjella qėndroftė, djali jem u trimnoftė, u baftė mbret e mbretnoftė! Ata e marrin nusen e vogėl e e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parė. Po rranxė tyne gurėt janė edhe sod tė lagun e tė myshkun, sepse vahdojnė me pikue lotėt e nanės pėr birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi.

    Rozafa - gruaja e murosur

    ruaja 'Rozafė' lutet qė t'ia lėnė njėrin gji jashtė, pėr tė ushqyer me qumėsht djalin e saj tė vogėl. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetė njė fėmije, me sinqeritetin dhe vetė-flijimin e saj, ajo i dha jetė njė qyteti. Mbi tė u ngrit njė kala, tre vėllezėrit e legjendės gjetėn mirėkuptim mbi murosjen e kėsaj gruaje. Si gjithmonė, dikush flijohet qė diēka mė e madhe tė jetojė. Dhe Shkodra jetoi nė shekuj mbi flijimin legjendar. Gjekė Marinaj

    RREFIMI I ROZAFĖS

    Nėn iluzionin se njė grua vlen mė pak se njė burrė, Mė murosėn mua.

    Nėn idenė se u ushqye me gjakun tim, Kalaja gjeti forca tė mbahet nė kėmbė.

    Nėn sikletin se mund tė thirrej dėshmitar, Drini vazhdoi udhėn.

    Nėn emblemėn e vet-sakrificės njerėzore, Mė kthyen nė legjendė.

    Nėn pretekstin se tė gjithė patėn tė drejtė, Edhe unė murosa brenda vetes fjalėn “vrasje”.

    Vetė historia njerėzore, nė turbulencėn e saj nėn-ndėrgjegjėsore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diēka e shenjtė jepet, diēka e shenjtė fitohet! Jeta ėshtė e shenjtė. Dhe brezat qė vijnė, gėzojnė mbi atė qė u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund tė kishte vdekur si tė gjitha tė tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetė, pėr tė jetuar si legjendė. Ky paradoks i arsyes njerėzore na ēon tek njė fillim: Plaku orakull, u tregon vėllezėrve se duhet tė murosin njėrėn nga gratė, qė muri tė qėndrojė.

    A mos ndoshta ky mėsim filozofik i orakullit, kjo simbolikė unike e veprimit, don tė thotė, se kur ti humbet diēka tė shtrenjtė, fillon dhe e vlerėson atė, qė ti ndėrton mbi kėtė humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshėm nė kohėn e Rozafės, gruas qė u muros pėr tė dhėnė jetė. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua pėr hir tė zakonit, dhe kjo pėrbėn forcėn filozofike tė vetė legjendės: flijimin si domosdoshmėri tė padiskutueshme.

    Por a janė tė gatshėm vallė, tė gjithė njerėzit tė flijojnė? Jo, por nė tė vėrtetė, po! Secili nga ne humbet diēka, dikush mė shumė, dikush mė pak, pa dėshirėn tonė, pa vetėdijen tonė. Kjo ndodh po aq natyrshėm, sa ē'ndodhi me Rozafėn. Por humbjet tona janė tė vogla, individuale, ndėrkohė qė humbja e Rozafės u bė pėr hir tė interesave globalė: ndėrtimit tė njė muri mbrojtės pėr qytetin e Shkodrės.
     
    .
  4. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    Besa e Kostandinit

    Besa e Kostandinit ėshtė njė pėrrallė, Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė, Doruntina trembėdhjetė...

    Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė.

    Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.

    - T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.

    - Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.

    - Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e t'a sjell !

    Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

    Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė. Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:

    - Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.

    Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi :

    - Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!. Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri :

    - Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn! Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur, dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:

    - O biri im! O biri im! O biri im!... Edhe tri herė tė tjera:

    - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin! Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:

    - Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi! Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve. Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje... Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:

    - Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?

    - Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.

    Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:

    - Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?

    - Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje. Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:

    - Kostandin, o im vėlla! Dhe iu afrua e pėrqafoi. Kostandini i tha:

    - Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi !

    Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz, do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.

    - Eja motėr, ashtu si je!. E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur. Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė :

    - Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?

    - Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.

    - Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?

    - Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.

    -Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?

    - Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.

    - Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?

    - Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti. Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:

    - Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem! Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes. Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.

    - Mėmė hapma derėn !

    - Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?

    - Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.

    - Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!

    - C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.

    - Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh. Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.

    - Kush tė solli kėtu, o zemra ime?

    - Mė solli Kostandini, im vėlla.

    - Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė... Dhe si rinin tė dyja, njėra tek praku e tjetra nė derė, plasėn si qelqi me verė.
     
    .
  5. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    Ymer Agė Ulqini (kėngė)

    Ymer Agė Ulqini apo Aga Imeri ėshtė njė kėngė popullore nė tė cilėn pėrshkruhen vetit e popullsisė vendase tė rrethit tė Ulqinit. Nė qendėr tė kėngės gjendet besa dhe kuptimi i saj nė frymėn shqiptare. Nė kėngė i kėndohet personazhit tė quajtur Imer, njė agallarė i cili merr pjesė nė luftė dhe pas disa dėshtimeve zihet rob. Mirėpo kjo i kushtonte atij; Imeri i kishte dhėnė besėn gruas sė tij qė do tė kthehej brenda tri viteve ose nė tė kundėrtėn ajo kishte pėlqimin e tij qė brenda tri ditėve pas kalimit tė besės tė martohej me dikė tjetėr.

    Aga Imeri i jep besėn bijės sė mbretit qė nėse e lirojnė tė zgjidhė problemet familjare, pėr tė cilat e kishte njoftuar njė i burgosur, ai do tė kthehej pėrsėri. Nė ditėn e kthimit nė vendlindje Imeri takon rrugės dasmorėt qė pėrcillnin gruan e tij pėr nuse me ē’rast ai i bindė dasmorėt se kishte tė drejtė ta mbante nusen pasi qė ajo ishte gruaja e tij. Kur Aga Imeri zgjedhė problemet familjare, kthehet nė burgun e mbretit pėr ta vazhduar dėnimin. Mirėpo mbreti i befasuar me besnikėrinė e Imerit, e liron atė nga burgu dhe ai kthehet nė vendlindje te nusja e tij.

    Syri i Kalter: legjenda e gjarprit gjigant qe krijoi mrekulline e natyres

    “Nje here e ne nje kohe, fryu nje ere kaq e forte, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori nje gjarper… Ra nje re dhe gjarprin e hodhi ne malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshet e njerezit dhe te mbjellat i prishte… U ngrit nje plak, ngarkoi nje gomar me thase me eshke dhe vajti afer lubise e i vuri zjarrin eshkes. Kur gjarpri hengri gomarin, zjarri i eshkes perbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, qe me bere koken dhe ti lume, vellai im…!’. E u shtri per vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasen dot. Ne agonine e ngordhjes gjarpri perplaste bishtin ne faqen e malit, ku mbeten shenjat qe duken. Qysh nga ajo kohe deti me malin jane te lidhur me njeri-tjetrin si baba e bir”.
     
    .
  6. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    E Bija e Hėnės dhe e diellit

    Nga librin e Mitrush Kutelit "Tregime tė Moēme Shqiptare".

    Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi : - Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēedra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė... Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės. Ajo i tha: - Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm nė mal tė kuēedrės tė gjuash! Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė.

    Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha: - Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati. - Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash. - Ēdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh? - Do tė tė jap besėn time! - Mirė, nėma besėn e shko. Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės: - Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu: - Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės? Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko! - Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės. Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi... Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha: - Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur! Vasha vuri buzėn nė gaz. - Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra? - Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra. - Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty.. Djali i vrenjt. - Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin. - Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė. - Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur. - E bukura qeshi dhe i tha: -Do tė vij me ty! Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur". E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti: - Cmendon ti o trim? Ai tha cmendonte: - Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur. Ajo e vėshtroi tėrė gaz. - Edhe pa ty? - Qoftė edhe pa mua... - Kaq shumė mė do? - Shumė... Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės: - Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij" Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu: - Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve. Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset. - Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu? - Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve. - C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė? - E kam shoqin e jetėve. - Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt. - Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit. - Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė. Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut. Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jetė. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.
     
    .
  7. FRI_DA
     
    .

    User deleted


    Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.

    Nje dite nje i ri ishte duke gjuajtur neper male,ku nje shqiponje fluturoi mbi te duke rrahur fort krahet dhe ndaloi ne nje shkemb.Shqiponja ishe shume e madhe dhe mbante nje gjarper ne sqepin e saj.Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkemb dhe ndaloi aty ku kishte folene e saj.Djaloshi i ri kerceu mbi shkemb dhe vuri re se ne fole ishte nje shqiponjez e vogel qe po luante me gjarperin e ngordhur.Por gjarperi nuk ishte fare i ngordhur.Ne ate cast gjarperi ngre koken dhe u pozicionua gati per te pickuar shqiponjezen e vogel me dhembet e tij helmues.
    Djaloshi nxorri ne cast harkun dhe shigjeten dhe qellon mbi gjarperin per vdekje.Me pas e mori shqiponjezen dhe mori rrugen e kthimit.
    Kur s'kish bere vecse ca hapa, degjon mbi koken e tij nje zhurme te forte perplasje krahesh,ishte shqiponja meme.

    "Perse po me rremben foshnjen time" iu qa shqiponja.

    "Shqiponjeza tani eshte imja, pasi une i shpetova jeten duke vrare gjarperin qe donte ta pickonte, gjarperin qe ti nuk e vrave dot vete." iu pergjigj djaloshi.

    "Me kethe zogthin tim dhe une do te te jap si kembim mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi.Do te behesh i forte dhe i pathyeshem dhe do te njihesh me emrin tim.
    Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin memes se vet.Kur zogthi u rrit dhe nisi te fluturonte, shihej gjithnje te fluturonte ne qiell diku mbi koken e djaloshit, ngado qe ai shkonte, i cili dhe vete ishte bere burre.Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shume grabitqare neper pyje dhe me shpaten e tij u preu kokat shume kundershtare dashakeqes.
    Pergjate tere ketyre viteve, shqiponja e shoqeroi djaloshin dhe e udhehoqi pa iu ndare as edhe nje cast.
    Te mrekulluar nga bemat e djaloshit gjuetar e luftetar, banoret e atyre aneve e zgjodhen ate prijesin e tyre dhe e quajten Shqipetar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajten Shqiperi ose Vendi i Shqiponjave.
     
    .
  8. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Legjenda e rrases “ĒEKBENI”

    Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe rrethuan fortesen.
    Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin per kete kryengritje . Me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var i lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin e Osumit e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje, ku i dha informata sulltanit mbi sa kishte ndodhur.
    Pasi i dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata rrebele.
    -Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mberriti te rrasa dhe bertiti:(terhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan zerin e shokut te tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u komunikoi urdhrin mbreteror: Thuaju luftetareve te mij se brenda 10 diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!
    Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan te rrethuarit e demoralizuar dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua shperbleu me durata luftetareve, e sidomos , te cilit I dha nje zeamet,duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I. Qe nga ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri “rrasa e Ēekbenise”, qe eshte nje rrase e bardhe dhe e ndritshme.
     
    .
  9. Eni
     
    .

    User deleted


    Ēakmaku

    Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
    nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
    -Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
    -Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
    -E shikon ate pemen e madhe? - vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
    -C'do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
    -Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t'i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
    -S'me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
    -Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
    -Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
    -Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
    Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
    Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.
    -Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
    -Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
    Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
    Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
    -Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
    Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
    -Tashti , me ngri lart o nene.
    -E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
    -Oh jo vertet! E harrova fare.
    U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
    -C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
    -S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
    -Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
    -Jo!-u pergjigj magjistarja.
    Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
    Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
    Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
    -Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
    -Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
    -Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
    Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.
    Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
    -O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
    C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
    Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
    Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
    -E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
    Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
    Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
    -Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
    Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
    Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
    Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
    -Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
    -Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
    -Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
    Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
    Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
    -Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
    Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
    -Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
    -Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrje:Ushtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
    E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisnin:-Urra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.
     
    .
  10. nelka_ko
     
    .

    User deleted


    Legjenda e Beratit ne lidhje me Malin Tomorr dhe Shpirag

    Ata ishin dy vellezer te shquar per trimerine dhe bukurine e tyre. Sndaheshin kurre nga njeri tjetri,Bashke nepe luftra bashke ne gezime dhe hidherime ! por ja erdhi nje dite,qe ndodhi gjema!! Tomorri rastesishte njifet me Osumen, yllin e bukurise ,qe ja prishi gjumin e nates ,ja ndryshoi ritmin e jetes...u dashurua marezishte pas saje ,E njejta gje me te njejten vajze ndodhi dhe me vellan e vogel, Shpiragun. Osumia i donte me shpirt te dy, takohej fshehurazi me te dy dhe akoma sishte e vendosur me cilin do ndante fatin e saje. Kaloi nje kohe, qe te dy vellezerit e rruanin sekret dhe nga njeri tjetri kete lidhje dhe kur Tomorri e mori vesh, u nxi i teri , ulurima e dhimbjes dhe e zerit te tije, shpoi qiellin, Vellan e donte shume dhe ju lut dhe ju lut te hiqte dore nga Osuma po Shpiragu ,dhe ai ne te njejten gjendje si i vellai spranoi te hiqte dore nga dashuria e tije .Kur pane qe skishte rruge tjeter Tomorri i egersuar nxorri shpaten dhe e preu copa copa te vellane. Ne te njejten kohe dhe Shpiragu e gjuante me topa dhe ja beri trupin gropa gropa Osuma kur morri vesh kete tragjedi, ngeli e murrosur ne mes te dy vellezerve dhe nga lotet e saje u formua lumi Osum. Keshtu eshte legjenda e malit Tomorr qe eshte me te vertet gropa gropa, po keshtu karshi ketije mali eshte mali shpirag i ndare i teri vija vija sekur e ka prere njeri me dore dhe ne mes te qytetit tim eshte mali Gorices(lagje e qytetit)dhe ai i ndare ne dy pjese, ku ne njeren ane shikon Tomorrin ne tjetren Shpiragun Ne mes ketij qyteti kalon lumi Osum, qe sic thote legjenda, u formua nga lotet e Osumes.
     
    .
  11. ela1
     
    .

    User deleted


    bukur keto perralla :D :D :D :D :B): :rolleyes: :wub: :alienff: :cry: :sick:

    uaaaa ca vape :woot: :shifty: :sick:
     
    .
  12. rytuwetrae
     
    .

    User deleted


    rtytsrfdzasserdt
     
    .
  13. fatlumselaci
     
    .

    User deleted


    :wub: :wub: :sick: :woot: hahahah
     
    .
  14. ermira
     
    .

    User deleted


    ooo qfar legjenta t'kqija qenkan kto :huh: ^_^ :o: ;) :P :D :lol: :B): :rolleyes: :blink: :wacko: :unsure: :( :angry: :wub: :) <_< -_- :ph34r: :alienff: :cry: :sick: :shifty: :woot:
     
    .
  15. Drenaa
     
    .

    User deleted


    iii dii ketooo legjenda oree :/
     
    .
18 replies since 23/2/2010, 09:16   17048 views
  Share  
.