Legjenda

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    Besa e Kostandinit

    Besa e Kostandinit ėshtė njė pėrrallė, Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė, Doruntina trembėdhjetė...

    Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė.

    Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.

    - T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.

    - Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.

    - Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e t'a sjell !

    Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

    Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė. Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:

    - Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.

    Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi :

    - Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!. Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri :

    - Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn! Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur, dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:

    - O biri im! O biri im! O biri im!... Edhe tri herė tė tjera:

    - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin! Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:

    - Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi! Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve. Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje... Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:

    - Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?

    - Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.

    Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:

    - Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?

    - Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje. Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:

    - Kostandin, o im vėlla! Dhe iu afrua e pėrqafoi. Kostandini i tha:

    - Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi !

    Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz, do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.

    - Eja motėr, ashtu si je!. E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur. Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė :

    - Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?

    - Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.

    - Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?

    - Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.

    -Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?

    - Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.

    - Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?

    - Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti. Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:

    - Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem! Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes. Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.

    - Mėmė hapma derėn !

    - Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?

    - Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.

    - Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!

    - C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.

    - Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh. Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.

    - Kush tė solli kėtu, o zemra ime?

    - Mė solli Kostandini, im vėlla.

    - Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė... Dhe si rinin tė dyja, njėra tek praku e tjetra nė derė, plasėn si qelqi me verė.
     
    .
18 replies since 23/2/2010, 09:16   17049 views
  Share  
.