Legjenda

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ar.tanius
     
    .

    User deleted


    Rozafa

    Rozafa ėshtė njė gojėdhėnė (legjendė) e pėrcjellur brez pas brezi. Nė kėtė legjendė flitet pėr 3 vėllezėr qė donin ta ndėrtonin njė kala. Ata e ndėrtonin ditėn por natėn shembej. Njė ditė kaloi njė plak dhe u tha se ai dinte mėnyrėn se si tė mos rrėnohej kėshtjella. Ai u tha qė kur tė vinte njėra nuse t'u binte ushqimin ta muronin tė gjallė nė muret e kėshtjellės, por nuk duhet ti tregonin grave pėr kėtė gjė. Vėllau i madh e shkeli besėn, edhe i mesmi por i vogli jo. Vjehrra nuk dinte gjė dhe ju tha t'ua dėrgonin ushqimin tė burrave. Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin qė do ti muronin andaj gjetėn justifikime qė tė mos shkonin. E vogla pranoi tė shkonte e puthi djalin nė ballė dhe faqe e u nis. Kur arriti vėllezėrit i treguan se ē'ju tha plaku. Nusja e vogėl pranoi por me kusht qė gjysmėn e trupit t'ja linin jashtė, nė mėnyrė qė me sy ta shihte tė birin, me dorė ta ledhatonte, me kėmbė t'ja pėrkundte djepin dhe me gji ti jepte tė pijė. Legjenda thotė se lotėt e nėnės pėr tė birin rrjedhin edhe sot, ndėrsa kalaja ėshtė edhe sot e kėsaj dite nė Shkodėr e njohur si Kalaja e Rozafės.

    Kalaja e Shkodrės ndryshe Kalaja e Rozafės.

    ėshtė e ngritur mbi njė kodėr shkėmbore nė perėndim tė qytetit tė Shkodrės. Mbi faqet e pjerrėta tė kodrės ngrihen muret rrethuese tė cilat zenė njė sipėrfaqe rreth 9 ha. Nė periudhėn e lashtė muret ishin tė stilit poligonal, gjurmė tė tė cilave ruhen edhe sot. Si qendėr e fortifikuar ilire pėrmendet pėr herė tė parė gjatė sundimit tė mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan "vendi mė i fortė i labeatėve". Kėshtjella del me emrin Rozafa nė periudhėn e mesjetės, gjatė sė cilės u pushtua herė nga sllavėt dhe herė nga bizantinėt. Brenda mureve tė saj ruhen njė sėrė mjedisesh si garnizone, depo, njė ndėrtesė administrative etj.

    Rozafa, kalaja qė mban emrin e dy vajzave

    Humanisti i shek. XV, Marin Barleti, nė veprėn e tij, "Rrethimi i Shkodrės" tregon se, Roza me motrėn e tij Fa, ishin themeluesit e Shkodrės prandaj fortesa u quajt "Rozafa". Emri i Kėshtjellės ėshtė i lidhur me legjendėn e murimit. Studiues shqiptarė dhe tė huaj, nga hulumtimet e tyre, mendojnė se ky emėr ėshtė huazuar nga njė kėshtjellė e njohur nė Siri, dhe pėr Kėshtjellėn e Shkodrės ėshtė pėrdorur nė shek. VI. Por brezat, populli shqiptar, tė huajt dhe studiuesit e botės sė jashtme, si e njohin "Rozafėn"?!

    Ndėrtimi

    Sipėrfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretė, i cili ėshtė mė i vogėl se tė tjerėt, ndodhet nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės. Nė muret dalės tė tij, ka tė dalura drejtkėndėshe qė zėvendėsojnė kullat, ndėrsa nė murin e jashtėm, kullat janė mė tė dendura. Brenda kėshtjellės ka disa ambiente qė lidhen me njė kullė rrethore, njė depo si dhe njė godinė trekatėshe tė kohės veneciane. Oborri i dytė zė pjesėn qendrore dhe mė tė madhe tė kalasė duke u ndarė nga oborri i parė me njė mur tėrthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katėr depozita pėr grumbullimet e ujit, katėrkėndėshe tė mbuluara me qemerė, prej tė cilave uji merrej pėrmes grykave tė puseve rrethore. Aty ruhen dhe njė depo, njė burg si dhe njė kishė e kthyer mė vonė nė xhami. Oborri i parė komunikon me hyrjen kryesore tė kalasė, para sė cilės nė vitet 1407-1416, u ndėrtua njė oborr i fortifikuar, njė sistem paramuresh me kthesa tė mprehta qė zėnė pjesėn lindore tė kalasė. Oborri pėrbėhet nga njė kullė katėrkėndėshe me gjerėsi 10 metra dhe gjatėsi 20 metra, kati i poshtėm i sė cilės ėshtė i mbuluar me njė qemer cilindrik pėrshkues qė nga hyrja. Nė dy anėt e kėsaj galerie ndodhen nga katėr nike tė mbuluara me qemer cilindrik.

    Kati i dytė i kullės pėrfundon me njė tarracė pjesėrisht tė mbuluar me ēati, ndėrsa pjesa tjetėr ishte rrethuar me njė parapet tė pajisur me bedena dhe frėngji. Porta mbulohet me njė hark sektorial tė dyfishtė prej gurėsh tė punuar, mbi tė cilin ndodhet njė hark shkarkues gjysmė rrethor prej dy rrathė gurėsh tė punuar, brenda fushės sė tė cilit ėshtė gdhendur si dekoracion njė hark majė lundre me njė formė spirance nė kulmin e saj. Pas korridorit tė kullės ndodhet njė oborr i vogėl katėrkėndėsh i kufizuar djathtas me mur. Kėtu ndodhen shkallėt pėr nė shtegun e rojės. Pėrballė murit ndodhet porta kryesore e kėshtjellės dhe anash saj njė portė e vogėl. Pėr tė hyrė nė brendėsi tė kalasė, duhet tė kalosh njė korridor nė formė L-je, tė mbuluar me qemer cilindrik, fundi i tė cilit mbyllet nga njė portė e dytė. Njė pjesė e qemerit ėshtė me tulla dhe nė kyēin e tij ndodhet njė vrimė drejtkėndėshe 40 x 55 cm qė shėrbente pėr tė hedhur lėndė djegėse tė nxehtė mbi kundėrshtarin. Pėrvec hyrjes kryesore, kalaja ka edhe disa hyrje tė vogla qė shėrbenin pėr manovrimin e forcave nė raste rrethimi apo si dalje sekrete.

    Pamje e Kalasė Rozafa Njėra prej tyre, e ndodhur nė rrėzė tė paramurit lindor, ruhet akoma dhe ka njė thellėsi rreth 4 metra. Venecianėt kanė kryer punime tė veshjes sė kullave dhe nėn kėto veshje ka ndėrtime qė i pėrkasin periudhės kur sundonin Balshajt. Gjatė riparimeve, anės sė jashtme tė mureve, iu ėshtė dhėnė pjerrėsi nė formė skarpati qė arrin deri nė gjysmėn e lartėsisė sė tyre. Nga ana perėndimore e kalasė, sipėrfaqe tė pjerrėta tė kodrės shkėmbore janė veshur me gurė tė skuadruar. Aty ku veshja e mureve nuk ėshtė bėrė, dallohen teknikat e vjetra me vendosje copa tullash mes gurėve, ndėrsa harqet e dritareve dhe frėngjive janė punuar me tulla tė rrethuara me bordurė. Kullat kanė forma rrethore dhe katėrkėndėshe, nė njė lartėsi 12-16 metra. Ato janė mė tė larta nė anėn e jashtme dhe pėrbėhen nga njė kat i mbuluar me qemer dhe tarraca me parapet tė dhėmbėzuar. Hyrja nė ambientet e kullave bėhej pėrmes njė porte tė hapur nė murin e tyre tė prapmė, ndėrsa lidhja me tarracėn bėhej pėrmes shkallėsh tė brendshme qė pėrfundonin nė tarracė nėpėr njė baxho katrore me mur anash, ose me shkallė tė jashtme guri. Kalaja e Shkodrės, me muret dhe kullat e saj tė fuqishme, arriti tė pėrballojė dy rrethime tė gjata dhe bombardime me artileri tė turqve nė vitin 1474 dhe 1478-79. Kalaja e Shkodrės ėshtė kthyer nė njė simbol tė qytetit tė lashtė, i pranishėm nė piktura, gdhendje, kartolina, stema, etj.

    Historia e Kalasė Rozafa

    N'atė kohė tanė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, deri nė Tergestėn e bujshme jase Triestėn e ditėve tona, ish breg ilir. Ma vonė, u derdhėn kėndej romakėt, tevona sllavėt, normanėt, venetikėt, turqit e shumė popuj tjerė tė huej. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si edhe vetė muret e kėshtjellės, janė lagė me pėrrej gjaku t'atyne qė e kanė sulmue dhe t'atyne qė e kanė mbrojtė. Tė huejt erdhėn e shkuen, kurse populli ynė mbeti i ngulun nė kėtė tokė ilire. Ndėrtimi i kėshtjellės sė Rozafatit ka nji gojėdhanė tė bukur e tė hidhun qė na ka ardhė nga lashtėsia jonė. Qe se ē'thotė kjo gojėdhanė. "... I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tanė. Tri ditė e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditėsh e tri netėsh nji erė e hollė fryu e e naltoi mjegullėn. E naltoi dhe e shpuni deri nė kodrėn e Valdanuzit. Aty maje kodrės tre vėllazėn punoshin. Ndėrtoshin nji kėshtjellė. Po, murin qė naltoshin ditėn u prishej natėn, e kėsisoj nuk e naltonin dot. Na kalon aty nji plak i mirė. - Puna e mbarė, o tre vėllazėn.


    - Tė mbarė paē, o plak i mirė. Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė? Ditėn punojmė, natėn na shembet. A din me na diftue ndoj fjalė tė mirė: ēka tė bajmė qė t'i mbajmė muret mė kambė? - Unė di - u thotė plaku ~ po drue me jua thanė se a' mėkat. Atė mėkat hidhe mbi krytin tonė, se na duem ta qėndrojmė mė kambė nji kėtė kėshtjellė. Plaku i mirė mendohet e pvet: - A jeni tė martuem, trima? A i keni ju tė tri varzat e jueja? - Tė martuem jemi - i thonė ata. - Edhe tė tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ē'tė bajmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė? - Nė daēi m'e qėndrue, lidhuni me besa-besė: varzave mos u diftoni, nė shpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'ju thom unė. Ate prej tė tri kunatave qė do tė vijė nesėr bukė me ju pru, ta merrni e ta muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. Atėhere keni me pa se muri ka me zanė vend e me qėndrue pėr jetė e mot. Tha kėshtu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa. Medet! Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn. Kuvendoi nė shtėpi, i tregoi vashės sė vet kėshtu e kėshtu, i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen. Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn: ia tregoi tė tana vashės sė vet. Vetėm i vogli e mbajti besėn e fjalėn: nuk kuvendoi nė shpi, nuk i tregoi vashės sė vet. Nadje. Tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė. Ēekanėt shkapeten, gurėt copėtohen, zemrat rrahin, muret naltohen. Nė shpi, nana e djemve s'din gja. I thotė tė madhes: - Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė. Nusja e madhe ia kthen: - Besa, nanė, sod s'mund tė shkoj se jam e sėmunė. Kthehet i thotė tė mesmes: - Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė. - Besa, nanė, sod nuk mund tė shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtė. Nana e djemve i kthehet nuses sė vogėl: Pamje e Kalasė Rozafa - Moj nuse e vogėl... Nusja e vogėl brof nė kambė: - Urdhno, nanė! - Mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė. - Besa, nanė, unė shkoj, po e kam djalin tė vogėl. Drue se don gji me pi e kjan. - Nisu, shko, se djalin ta shikjojmė na, s'ta lamė me kja - i thonė tė kunatat. Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me venė, e puth djalin nė tė dy faqet, niset e bjen nė Kazenė; njaty ngjit kodrėn e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetnit e i shoqi. - Puna mbarė, o mjeshtėr! Po ē'asht njikėshtu? Ēekanėt ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fėtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh ēekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotė: - Ē'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin? Hidhet kunati i madh: - Ti paske lindė n'e zezė ditė, moj kunata jonė. Na e kemi ba me fjalė me tė murue tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. - Shėndosh ju, o kunetė. Po unė do t'ju la nji porosi: kur tė mė muroni nė mur, synin e djathtė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, kambėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjinin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė kjajė - me njanin sy do ta shikjoj, me njanėn dorė ta ledhatoj, me njanėn kambė t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftė, kėshtjella qėndroftė, djali jem u trimnoftė, u baftė mbret e mbretnoftė! Ata e marrin nusen e vogėl e e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parė. Po rranxė tyne gurėt janė edhe sod tė lagun e tė myshkun, sepse vahdojnė me pikue lotėt e nanės pėr birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi.

    Rozafa - gruaja e murosur

    ruaja 'Rozafė' lutet qė t'ia lėnė njėrin gji jashtė, pėr tė ushqyer me qumėsht djalin e saj tė vogėl. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetė njė fėmije, me sinqeritetin dhe vetė-flijimin e saj, ajo i dha jetė njė qyteti. Mbi tė u ngrit njė kala, tre vėllezėrit e legjendės gjetėn mirėkuptim mbi murosjen e kėsaj gruaje. Si gjithmonė, dikush flijohet qė diēka mė e madhe tė jetojė. Dhe Shkodra jetoi nė shekuj mbi flijimin legjendar. Gjekė Marinaj

    RREFIMI I ROZAFĖS

    Nėn iluzionin se njė grua vlen mė pak se njė burrė, Mė murosėn mua.

    Nėn idenė se u ushqye me gjakun tim, Kalaja gjeti forca tė mbahet nė kėmbė.

    Nėn sikletin se mund tė thirrej dėshmitar, Drini vazhdoi udhėn.

    Nėn emblemėn e vet-sakrificės njerėzore, Mė kthyen nė legjendė.

    Nėn pretekstin se tė gjithė patėn tė drejtė, Edhe unė murosa brenda vetes fjalėn “vrasje”.

    Vetė historia njerėzore, nė turbulencėn e saj nėn-ndėrgjegjėsore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diēka e shenjtė jepet, diēka e shenjtė fitohet! Jeta ėshtė e shenjtė. Dhe brezat qė vijnė, gėzojnė mbi atė qė u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund tė kishte vdekur si tė gjitha tė tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetė, pėr tė jetuar si legjendė. Ky paradoks i arsyes njerėzore na ēon tek njė fillim: Plaku orakull, u tregon vėllezėrve se duhet tė murosin njėrėn nga gratė, qė muri tė qėndrojė.

    A mos ndoshta ky mėsim filozofik i orakullit, kjo simbolikė unike e veprimit, don tė thotė, se kur ti humbet diēka tė shtrenjtė, fillon dhe e vlerėson atė, qė ti ndėrton mbi kėtė humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshėm nė kohėn e Rozafės, gruas qė u muros pėr tė dhėnė jetė. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua pėr hir tė zakonit, dhe kjo pėrbėn forcėn filozofike tė vetė legjendės: flijimin si domosdoshmėri tė padiskutueshme.

    Por a janė tė gatshėm vallė, tė gjithė njerėzit tė flijojnė? Jo, por nė tė vėrtetė, po! Secili nga ne humbet diēka, dikush mė shumė, dikush mė pak, pa dėshirėn tonė, pa vetėdijen tonė. Kjo ndodh po aq natyrshėm, sa ē'ndodhi me Rozafėn. Por humbjet tona janė tė vogla, individuale, ndėrkohė qė humbja e Rozafės u bė pėr hir tė interesave globalė: ndėrtimit tė njė muri mbrojtės pėr qytetin e Shkodrės.
     
    .
18 replies since 23/2/2010, 09:16   17049 views
  Share  
.