Imperium Romanum

Perandoria Romake

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Kultura
    Jeta nė Romėn e lashtė rrotullohej rreth qytetit tė Romės, i gjendur nė shtatė kodra. Qyteti kishte shumė struktura monumentale si Koloseu, Forumi i Trajanit dhe Panteoni. Atje kishte shatėrvane me ujė tė pijshėm tė freskėt tė furnizuar nga akuadukte qindra kilometra tė gjatė, kishte teatro, palestra, banjo publike tė mbushura me biblioteka dhe dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Pėrmes territorit qė ishte nėn kontrollin e Romės sė lashtė, arkitektura rezidenciale varionte nga shtėpitė modeste deri te vilat nė fshat. Nė kryeqytetin e Romės, kishte rezidenca perandorake nė qė gjendeshin nė kodrėn elegante Palatin, qė vinte nga fjala pallat. Klasat e ulta plebeje dhe tė mesme ekuite jetonin nė qendėr tė qytetit, qė ishte plot apartamente, ose insula qė ishin si getot moderne. Kėto shpesh ndėrtoheshin pronarė tė shtresės sė lartė pėr tė mbledhur tė ardhurat e qirave. Kėta njerėz, tė pajisur me njė furnizim falas tė grurit dhe tė argėtuar nga lojrat e gladiatorėve regjistroheshin si klientė tė patronėve tė shtresės sė lartė, prej tė cilėve mund tė pėrfitonin.

    Kuzhina
    Tė varfėrit hanin perime, peshk, kripė dhe pinin vaj ulliri. Pak mish hahej: nė fakt, disa veta qė hanin mish e quanin mė shumė si mundim. Zakonisht nuk hahej mėngjes dhe pėr drekė haheshin mbeturinat. Pėr tė pasurit, darka shėrbehej pėrpara orės katėr tė mbasdites dhe zgjaste tre deri katėr orė. Duart laheshin midis pjatave tė ndryshme. Njė perandor shėrbente njėzet e dy pjata nė festat e tij nė darkė. Nėse miqtė ftoheshin pėr darkė, skllevėrit dėrgoheshin pėr t’i ēuar nė kohėn e duhur, pasi orat e ujit nuk pėrputheshin gjithmonė. Kur miqtė kėrkonin sandalet e tyre, kjo do tė thoshte se ata do largoheshin.

    Gjuha (Gjuha latine)
    Gjuha mėmė e romakėve ishte latinishtja, njė gjuhė italike gramatika e sė cilės mbėshtetet pak nė rregullin e fjalėve, duke pėrcjellė kuptimin nėpėrmjet njė sistemi ndajshtesash tė lidhura me rrėnjėt e fjalėve. Alfabeti latin bazohet nė alfabetin etrusk, dhe ky i fundit nė atė grek. Megjithėse letėrsia latine qė akoma ka ngelur pėrbėhet pothuajse e gjitha nga latinishtja klasike, njė gjuhė letrare artificiale dhe shumė e stilizuar qė daton nga shekulli i 1 p.e.s, gjuha qė flitej nė Perandorinė Romake ishte latinishtja vulgare, qė ndryshonte konsiderueshėm nga latinishtja klasike nė gramatikė dhe fjalor, madje dhe nė shqiptim.

    Ndėrsa latinishtja ishte gjuha nė tė cilėn shkruhej nė Perandorinė Romake, greqishtja u bė gjuha e folur pėr eltiėn e edukuar mirė, meqė shumica e letėrsisė sė studiuar nga romakėt ishte e shkruar greqisht. Nė pjesėn lindore tė Perandorisė Romake, qė mė vonė u bė Perandoria Bizantine, latinishtja kurrė nuk e zėvėndėsoi greqishten dhe pas vdekjes sė Justinianit, greqishtja u bė gjuha zyrtare e qeverisė bizantine. Zgjerimi i Perandorisė Romake bėri qė tė shpėrndahej latinishtja nė tėrė Europėn dhe dhe me kalimin e kohės latinishtja vulgare e evlua dhe u dialektizua nė vende tė ndryshme, gradualisht duke formuar njė numėr gjuhėsh neolatine.

    Feja
    Feja nė Romėn arkaike, tė paktėn sa i pėrket perėndive, nuk pėrbėhej nga tregime tė shkruajtura por nga raporte komplekse midis njerėzve dhe perėndive. Ndryshe nga mitologjia greke, perėnditė nuk personifikoheshin, por pėrkufizoheshin jo qartėsisht si shpirtra tė shenjtė tė quajtur numina. Romakėt gjithashtu besonin se ēdo njeri, vend ose send kishte geniusin e tij, ose shpirtin hyjnor. Gjatė Republikės romake, feja romake organizohej nė njė sistem tė rreptė pėr postet e priftėrinjve, qė zotėroheshin nga meshkuj tė gradės senatoriale. Kolegji i Pontifikėve ishte organi mė i lartė nė kėtė hierarki dhe kryetari i priftėrinjve Pontifex Maximus, ishte kreu i fesė nė shtet. Priftėrinjtė romakė (flamen) kujdeseshin pėr kultet e shumė perėndive, kurse falltarėt (augur) u besohej dhėnia e profecive. Nė Perandroinė Romake, perandorėt mbaheshin pėr perėndi dhe kulti perandorak sa erdhi e u bė mė i rėndėsishėm.

    Kur kontakti me grekėt u rrit, perėnditė e vjetra romake u bėnė me kalimin e kohės mė shumė tė lidhura me perėnditė greke. Kėshtu qė, Jupiteri shihej si i njėjtė me Zeusin, Marsi u lidh me Aresin dhe Neptuni me Poseidonin. Perėnditė romake gjithashtu morėn vetitė dhe mitologjinė e perėndive greke. Nėn Perandorinė, romakėt thithėn mitologjinė e vendeve tė pushtuara duke ēuar nė situata ku tempuj dhe priftėr tė hyjnive tradicionalė italianė jetonin krah pėr krah me ato tė perėndive tė huaja. Duke filluar me perandorin Neron, politika romake pėrkundrejt tė krishterėve qe negative dhe nė disa raste, thjesht tė qenit i krishterė ndėshkohej me vdekje. Nėn perandorin Dioklecian, pėrndjekjet arritėn kulmin. Gjithsesi, krishtėrimi u bė njė fe zyrtare nėn Konstantinit I dhe u bė dominante. Tė gjitha fetė pėrveē krishtėrimit u ndaluan nė vitin 391 nga njė edikt i perandorit Teodos I.

    Arti, muzika dhe letėrsia
    Piktura romake shfaq ndikimin grek dhe shembujt ekzistues janė kryesisht afreske tė pėrdorura pėr tė zbukuruar muret dhe tavanet e vilave nė fshat, megjithėse letėrsia romake pėrmend piktura nė dru, fildish dhe materiale tė tjera. Disa ekzemplarė tė pikturės romake janė gjetur nė Pompeii dhe nga kėto historianėt e artit e ndajnė historinė e pikturės romake nė katėr periudha. Stili i parė i pikturės romake praktikohej nga fillimi i shekullit tė dytė p.e.s deri nė fillimin ose mesin e shekullit tė parė p.e.s. Kryesisht pėrbėhej nga imitime nė mermer dhe piktura murore, megjithėse ndonjėherė pėrfshinte vizatime tė personazheve mitologjike. Stili i dytė filloi nė fillim tė shekullit tė parė p.e.s dhe kishte si qėllim vizatimin e peisazheve ose tiparet arkitekturore nė mėnyrė sa mė realiste nė tre dimensione. Stili i tretė u shfaq gjatė sundimit tė Augustit (27 p.e.s – 14), dhe refuzoi realizmin e stilit tė dytė nė favor tė zbukurimeve, stolisjeve tė thjeshta. Njė skenė arkitekturore, njė peisazh ose njė dizajn abstrakt vendosej nė qendėr nė njė sfond monokrom (ku ka vetėm njė ngjyrė ose vetėm nuancat e njė ngjyre). Stili i katėrt, qė filloi nė shekullin e parė, pėrshkruante skena nga mitologjia, ndonėse ruajti detajet arkitekturore dhe modelet abstrakte.

    Skulpturat e portreteve gjatė kėsaj periudhe shfrytėzonin proporcionet rinore dhe klasike duke evoluar mė vonė nė njė pėrzierje realizmi dhe idealizmi. Gjatė dinastive Antonine dhe Severane, flokėt dhe mjekrat me zbukurime u bėnė tė pėrhapura dhe u krijuan me prerje dhe shpime mė tė thella. U bėnė gjithashtu avancime nė skulpturėn e basorelieveve, qė zakonisht pėrshkruanin fitoret e romakėve.

    Letėrsia latine ishte qė nga fillimi i saj tepėr e influencuar nga shkrimtarėt grekė. Disa nga punėt mė tė vjetra ekzistuese janė epika historike qė tregojnė historinė e hershme ushtarake romake. Kur Republika u zgjerua, shkrimtarėt filluan tė shkruajnė poei, komedi, histori dhe tragjedi.

    Muzika romake ishte e bazuar tėrėsisht nė muzikėn greke dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė shumė aspekte tė jetės romake. Nė ushtrinė romake, instrumentet muzikorė si tuba (njė trombė e gjatė) osecornu (e ngjashme me njė bri) pėrdoreshin pėr tė dhėnė komanda tė ndryshme dhe lituus (njė instrument i zgjatur nė formė J-je), pėrdorej nė ceremonitė e ndryshme. Muzika pėrdorej nė amfiteatre midis akteve dhe nė odeone (salla pėr performimin e muzikės), dhe nė kėto ambiente njihet qė janė pėrdorur cornu dhe hydraulis (njė tip organoje qė punon me ujė). Shumica e ritualeve pėrfshinin muzikėn, me instrumente si tibiae (fyell) nė flijime, ēambaret dhe tamburinat nė kulte tė shfrenuara (orgjiastike). Disa historianė tė muzikės besojnė se muzika pėrdorej nė pothuajse tė gjitha ceremonitė publike.

    Mbishkrimet, shtėpitė publike, pikturat dhe skulpturat e gjetura nė Pompeii dhe Herkulaneum tregojnė se romakėt kishin njė kulturė tė ngopur me seks.

    Studimet shkollare
    Interesimi pėr studimin e Romės sė lashtė u ngrit gjatė Epokės sė Iluminizmit nė Francė. Sharl Monteskje shkroi njė vepėr Reflektime rreth madhėshtisė dhe rėnies sė Romakėve. Vepra e parė madhore ishte The Historia e Rėnies sė Perandorisė Romake nga Eduard Gibon, qė pėrfshiu periudhat nga fundi i shekullit tė dytė p.e.s deri nė rėnien e Perandorisė Bizantine nė 1453. Si Monteskje, Giboni vlerėsoi jashtėzakonisht shumė virtytet e qytetarėve romakė. Bartold Georg Niebuhr ishte themeluesi i ekzaminimit tė historisė romake dhe shkroi vetė Historia Romake, duke gjurmuar peirudhėn deri nė luftėn e Parė Punike. Niebuhr bėri njė pėrpjekje pėr tė gjetur mėnyrėn si tradita romake evoluoi. Sipas tij, romakėt, si gjithė popujt e tjerė, kishin njė etikė historike qė u ruajt kryesisht nė familjet fisnike. Gjatė periudhės Napoleonike njė vepėr e titulluar Historia e romakėve nga Victor Duruy u shfaq. Ajo shfaqte periudhėn Ēezariane. Historia e Romės, Ligji Kushtetues Romak dhe Corpus Inscriptionum Latinarum, ishin tė gjitha bepra tė shkruajtura nga Teodor Momsen, dhe u konsideruan arritje tė rėndėsishme. Mė vonė u publikua vepra Madhėshtia dhe rėnia e romakėve nga Gulielmo Ferrero. Vepra ruse Pėrmbledhje mbi Historinė e Pronėsisė sė Tokave, Kryesisht Gjatė Perandorisė, nga Ivan Grevs pėrmbante informacione mbi ekonominė romake dhe pėr Pomponius Atticus, njė nga pronarėt mė tė mėdhenj tė tokave nė fund tė Republikės.

    Lojėrat dhe aktivitet
    Rinia romake kishte forma tė ndryshme loje dhe ushtrimesh, si hedhjet, mundja, boksi dhe garimi. Nė fshatra, koha e lirė pėr tė pasurit gjithashtu pėrfshinte gjuetinė dhe peshkimin. Romakėt gjithashtu kishin forma tė ndryshme tė lojrave me top, duke pėrfshirė njė qė i ngjante hendbollit tė sotėm. Lojrat me zara, lojrat e tryezės dhe kumari ishin tmerrėsisht popullorė gjatė kohės sė lirė. Femrat nuk merrnin pjesė nė kėto aktivitete. Pėr tė pasurit, festat e darkės ofronin njė mundėsi pėr argėtim, ndonjėherė duke pėrfshirė muzikėn, kėrcimin dhe leximin e poezive. Plebenjtė ndonjėherė shijonin kėsi festash me anė tė klubeve ose shoqatave, ndonėse njė darkė ēlodhėse zakonisht do tė thoshte tė shkoje nė taverna. Fėmijėt argėtoheshin me lodrat dhe lojėra tė ndryshme.

    Njė formė popullore argėtimi ishin luftimet gladiatoriale. Gladiatorėt luftonin ose deri nė vdekje, ose deri nė "first blood" dhe kishin njė larmi armėsh dhe nė njė larmi skenaresh tė ndryshėm. Kėto luftime arritėn pikun e popullaritetit nėn perandorin Klodius, qė vendoste rezultatin thjesht me njė gjest dore. Nė kundėrshtim me mendimin popullor, disa ekspertė besojnė se gjesti pėr vdekjen nuk ishte ulja poshtė e gishtit tė madh. Megjithėse nuk janė tė qrta se cilat gjeste ishin, disa ekspertė mendojnė se njė perandor, pėr tė bėrė tė ditur vdekjen, ngrinte grushtin lartė pėr luftėtarin fitues dhe pastaj nxirrte gishtin e madh lart, kurse mėshira tregohej me njė grusht lart por pa nxjerrė gishtin e madh Shfaqjet me kafshė ishin gjithashtu popullore te romakėt, ku kafshė tė huaja ose i shfaqeshin publikut, ose kombinoheshin me luftim gladiatorial. Njė i burgosur ose gladiator, i armatosur ose i paarmatosur, hidhej nė arenė dhe pastaj njė kafshė lirohej.

    Circus Maximus, njė tjetėr vend popullor nė Romė, pėrdorej kryesisht pėr garimet me kuaj dhe garimet me karrocė dhe kur cirku mubshej me ujė, kishte beteja detare. Gjithashtu pėrdorej edhe pėr shumė evenimente tė tjera. Ky cirk mund tė mbante 385,000 njerėz; njerėz nga e gjithė Roma e vizitonin atė. Dy tempuj, njėri me shtatė vezė tė mėdha dhe njėri me shtatė delfinė, pozicionoheshin nė mes tė pistės sė Circus Maximus dhe kur garuesit kryenin njė xhiro, njė nga kėto hiqej (njė vezė ose njė delfin). Kjo bėhej pėr tė informuar garuesit dhe spektatorėt rreth statistikave tė garės. Pėrveē sporteve, Circus Maximus ishte edhe njė zonė qė shfrytėzohej pėr reklamė dhe kumar. Autoritetet mė tė larta, si perandori, gjithashtu i shihnin lojėrat nė Circus Maximus, sepse konsiderohej e pasjellshme tė mos shkoje. Autoritetet mė tė larta, kalorėsit dhe shumė njerėz tė lidhur me garėn, uleshin nė vende tė rezervuara tė gjendura sipėr gjithė tė tjerėve. Gjithashtu konsiderohej e pavend nėse perandori favorizonte njė ekip tė caktuar. Circus Maximus u krijua nė vtin 600 p.e.s dhe priti garėn e fundit me kuaj nė vitin 549, pas njė zakoni qė zgjati gati njė shekull.

    Teknologjia
    Roma e lashtė kishte arritje teknologjike tė mahnitshme, por qė do tė humbisnin gjatė Mesjetės dhe nuk do tė rishpikeshin deri nė shekullin e 19-tė dhe shekullin e 20-tė. Shumė inovime praktike romake u adoptuan nga modele tė hershme greke. Avancimet ishin shpesh tė ndara dhe tė bazuara nė zanate. Grupet e artizanėve mbikėqyrnin xhelozisht teknologjitė e reja si sekrete tregtare.

    Inxhinieria romake ashtu si dhe inxhinieria ushtarake romake pėrbėnin njė pjesė tė madhe tė superioritetit teknologjik romak dhe kontribuan nė ndėrtimin e qindra rrugėve, urave, akuadukteve, banjove publike, teatrove dhe arenave. Shumė monumente, si Koloseumi, Pont du Gard dhe Panteoni kanė mbetur akoma si testamente tė kulturės dhe inxhinierisė romake.

    Romakėt njiheshin mjaft mirė pėr arkitekturėn e tyre, qė grupohet bashkė me traditat greke nė "Arkitekturėn klasike". Megjithėse kishte shumė ndryshime nga arkitektura greke, Roma huazoi shumė prej Greqisė. Pėrveē dy llojeve tė kollonave, e pėrziera dhe toskania dhe bashkė me kubenė, qė u mor prej arkut etrusk, Roma kishte pak inovacione arkitekturore deri nė fund tė Republikės.

    Nė shekullin e parė p.e.s, romakėt filluan gjerėsisht tė pėrdorin betonin. Betoni u shpik nė fund tė shekullit tė parė p.e.s. Ishte njė ēimento e fortė e cila rrjedh nga pozzolana dhe shpejt zėvėndėsoi mermerin si materialin kryesor tė ndėrtimit dhe mundėsoi shumė ndėrtesa qė mė parė nuk mund tė bėheshin. Gjithashtu nė shekullin e parė p.e.s, Vitruviusi shkroi De architectura, mundėsisht traktati i parė i plotė i arkitekturės nė histori. Nė fund tė shekullit tė parė p.e.s, Roma gjithashtu filloi tė pėrdorė fryrjen e qelqit pak pas shpikjes sė saj nė Siri rreth vitit 50 p.e.s. Mozaikėt filluan tė pėrdoren shumė gjatė Perandorisė pasi u gjetėn modele tė tyre gjatė fushatave tė Lucius Cornelius Sillės nė Greqi.

    Betoni bėri tė mundur rrugėt romake qė ishin tė shtruara dhe tė durueshme, qė ishin ne perdorim edhe njė mijė vjet pas rėnies sė Romės. Ndėrtimi i njė rrjeti rrugėsh efikas mespėrmes Perandorisė dramatikisht shtoi fuqinė dhe influencėn e Romės. Ato u ndėrtuan fillimisht qė tė lejonin legjionet romake tė hidheshin shpejt nė veprim. Por kėto autostrada kishin gjithashtu rėndėsi tė madhe ekonomike, duke pėrforcuar rolin e Romės si kryqėzim rrugėsh tregtare – origjina e shprehjes "tė gjithė rrugėt tė ēojnė nė Romė". Qeveria romake ruajti stacionet e rrugėve qė mundėsonin rifreskim pėr udhėtarėt pėrgjatė rrugės, ndėrtoi ura qė ishin tė nevojshme dhe vendosi njė sistem njė sistem ndėrlidhės pėr ndėrrimin e kuajve herė pas here, qė mundėsuan njė lėvizje deri 800 kilometra nė 24 orė.

    image
    Pont du Gard nė Francė ėshtė njė akuadukt romak i ndėrtuar rreth vitit 19 p.e.s.

    Romakėt ndėrtuan shumė akuadukte pėr tė furnizuar qytetet dhe vendqėndrimet industriale me ujė dhe pėr tė ndihmuar bujqėsinė e tyre. Qyteti i Romės furnizohej nga 11 akuadukte me njė gjatėsi tė kombinuar prej 350 kilometrash. Shumica e akuadukteve ishin ndėrtuar nėn sipėrfaqje, vetėm njė pjesė e vogėl mbi tokė. Disa herė, kur groporet 50 metra tė thella duhej tė kaloheshin, sifone tė pėrmbysura pėrdoreshin pėr ta ēuar ujin mbi pėrpjetė.

    Romakėt kryen gjitashtu avancime tė mėdha nė higjienėn publike. Romakėt ishin veēanėrisht tė njohur pėr banjot publike, tė quajtura thermae, qė pėrdoreshin edhe pėr higjienėn, edhe pėr qėllime sociale. Shumė shtėpi romake kishin tualet dhe sistem hidraulik tė brendshėm dhe njė sistem kanalesh pėr ujėrat e zeza, i quajtur Cloaca Maxima, qė pėrdorej pėr tė tharė kėnetat dhe pėr tė dėrguar mbeturinat nė lumin Tiber. Disa historianė spekulojnė se pėrdorimi i tubave prej plumbi nė sistemet hidraulike dhe tė ujėrave tė zeza ēoi nė helmimin e shumė njerėzve qė kontribuoi nė rėnien e shkallės sė lindjeve dhe rėnien e shoqėrisė romake duke ēuar nė rėnien e Romės. Gjithsesi, kjo pėrmbajtje plumbi mund tė jetė minimizuar sepse rrjedha e ujit prej akuadukteve nuk mund tė ndalej; ajo vazhdonte tė rridhte vazhdimisht pėrmes gjithė qytetit deri nė kanal dhe kėshtu vetėm njė numėr i vogėl rubinetėsh pėrdorej.
     
    .
9 replies since 12/2/2010, 14:47   9981 views
  Share  
.