Imperium Romanum

Perandoria Romake

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Ekonomia

    image Pamje e natės e Tregut tė Trajanit, i ndėrtuar nga Apollodori i Damaskut

    Roma e lashtė zotėronte njė hapėsirė tė madhe fushash, qė kishin burime tė jashtėzakonshme natyrore dhe njerėzore. Prej kėsaj, ekonomia e Romės mbeti e fokusuar nė bujqėsi dhe tregti. Tregtia e lirė bujqėsore ndryshoi peisazhin italian, qė nga shekulli i 1-rė p.e.s, prona tė mėdha ulliri dhe rrushi kishin zėvėndėsuar pronarėt e vegjėl tė tokave, qė nuk mundėn tė kenė tė njėjtin ēmim me drithėrat e importuara. Aneksimi i Egjiptit, Siēilisė dhe Tunizisė nė Afrikėn Veriore mundėsoi njė furnizim tė vazhdueshėm me drithėra. Si shkėmbim, vera dhe vaji i ullirit ishin eksportet kryesore tė Italisė. Megjithėse pėrdornin teknologji tė re, prodhimtaria nė ferma ishte pėrgjithėsisht e ulėt, rreth 1 ton pėr hektar.

    Aktivitetet industriale dhe prodhuese ishin mė tė vogla. Mė tė mėdhatė ishin minimi dhe nxjerrja e gurėve, qė mundėsonin materialet bazė tė ndėrtimit pėr ndėrtesat e asaj periudhe. Prodhimtaria ishte nė njė shkallė tė vogėl dhe pėrgjithėsisht pėrbėhej nga punishte dhe fabrika tė vogla qė punėsonin mė e shumta njė duzinė njerėzish. Gjithsesi, disa fabrika tullash punėsonin qindra njerėz.

    Ekonomia e Republikės sė hershme ishte kryesisht e bazuar nė ferma tė vogla dhe punė tė paguara. Gjithsesi, luftrat nė vendet e huaja dhe pushtimet i bėnė skllevėrit me kalimin e kohės mė tė lirė dhe mė tė shumtė, sa qė, nė fund tė Republikės, ekonomia ishte pothuajse tėrėsisht e e varur nga puna e skllevėrve edhe pėr punėt e kualifikuara edhe pėr ato tė pakualifikuara. Skllevėrit mendohet se pėrbėnin 20% tė Perandorisė Romake gjatė kėsaj kohe dhe 40% nė qytetin e Romės. Vetėm nė Perandorinė Romake, kur pushtimet nuk ishin mė aq tė shpeshta dhe ēmimet e skllevėrve u ngritėn, u bė mė ekonomike tė punėsoje dikė sesa tė pronėsoje skllevėr.

    Megjithėse trami pėrdorej nė Romėn e lashtė, dhe shpesh pėrdorej nė mbledhjen e taksave, Roma kishte njė sistem monedhash shumė tė zhvilluar, me monedha prej tunxhi, bronxi dhe metalesh tė ēmuara ishin nė qarkullim nė tėrė perandorinė por edhe pėrtej saj – disa prej tyre janė zbuluar nė Indi. Pėrpara shekullit tė 3-tė p.e.s, bakri tregtohej sipas peshės sė tij. Monedhat e hershme prej bakri romake e quajtur as kishin vlerėn tė shkruajtur nė monedhė prej njė paundi, por peshonin mė pak.

    Kuajt ishin shumė tė shtrenjtė, kurse kafshėt e tjera ishin shumė tė ngadaltė pėr tregtinė nė masė nė rrugėėt romake, qė mė shumė lidhnin vendrojet eushtarake sesa tregjet dhe rrallė herė shtroheshin pėr karrocat me rrota. Si rezultat, kishte pak transport tė mallrave deri nė ngritjen e tregtisė detare nė shekullin e 2-tė p.e.s. Gjatė kėsaj periudhe, njė anijeje tregtare i duhej mė pak se 1 muaj pėr tė kryer njė udhėtim nga Gadesi nė Aleksandri nėpėrmjet Ostias, duke kaluar nė tėrė gjatėsinė e Detit Mesdhe. Transporti nga deti ishte rreth 60 herė mė i lirė sesa nga toka, kėshtu qė kishte shumė tepėr udhėtime nga deti.

    Disa ekonomistė si Piter Temin e konsiderojnė Perandorinė Romake si njė treg ekonomik, i ngjashėm nė tė njėjėtėn shkallė me Hollandėn e shekullit tė 17-tė dhe Anglinė e shekullit tė 18-tė.

    Ushtria
    Replika moderne e njė parzmoreje tė quajtur lorica segmentataUshtria e hershme romake (rreth vitit 500 p.e.s) ishte si gjithė ushtritė e qytet-shteteve tė asaj kohe, e ndikuar nga qytetėrimi grek, ku njė qytetar militia praktikonte taktikėn e hoplitit. Ishte e vogėl (popullsia e burrave tė lirė nė moshė ushtarake ishte rreth 9,000) dhe e organizuar nė pesė klasa, tre prej tė cilave jepnin hoplitė kurse dy jepnin ushtarė tė kėmbėsorisė sė lehtė. Ushtria e hershme romake ishte e limituar taktikisht dhe ishte e pėrqendruar mė shumė pėr t’u mbrojtur sesa pėr tė sulmuar. Andej nga shekulli i 3-tė p.e.s, romakėt e zhdukėn formacionin hoplit nė favor tė njė sistemi mė fleksibėl nė tė cilin grupe mė tė vogla prej 120 (ose nė disa raste 60) burra tė quajtura maniples qė mund tė manovronin mė pavarėsisht nė fushėbetejė. 30 maniples tė vendosura nė tre rreshta me trupa mvėshtetėse formonin legjionin, me rreth 4000 deri 5000 veta. Legjioni i hershėm republikan romak pėrbėhej nga 5 skuadra, ku secila prej tyre ishte e pajisur ndryshėm dhe kishte vende tė ndryshme nė formacion: tre rreshta nga kėmbėsoria e rėndė (hastati, principes dhe triarii), njė e pėrbėrė nga e lehta (velites), dhe kavaleria (ekuitėt). Me organizimin e ri erdhi dhe njė orientim i ri drejt ofensivės dhe njė qėndrim shumė mė agresiv ndaj qytet-shteteve fqinje.

    Fuqia e plotė e njė legjioni tė hershėm republikan pėrfshinte 3,600 deri 4800 nga kėmbėsoria e rėndė,disa qindra nga kėmbėsoria e lehtė dhe disa qindra nga kavaleria pėr tė formuar njė total prej 4000 deri nė 5000 burra. Shpesh legjionet ishin poshtė fuqisė sė tyre tė plotė, ose pėr shkak tė dėshtimeve pėr tė rekrutuar ushtarė, ose prej shėrbimit aktiv pas njė periudhe pėr shkakt tė aksidenteve, plagosjeve, vdekjeve, sėmundjeve dhe dezertimit. Gjatė Luftės Civile, legjionet e Pompeut nė lindje ishin nė fuqinė e tyre tė plotė pas sa ishin rekrutuar, kurse legjionet e Ēezarit ishin nė shumė raste shumė poshtė forcės sė plotė pas njė shėrbimi tė gjatė aktiv nė Gali. Kjo ishte e vėrtetė edhe pėr trupat ndihmėse.

    Deri nė fund tė periudhės republikane, legjionari tipik ishte njė qytetar fermer qė zotėronte prona nė njė zonė rurale dhe ai shėrbente pėr fushata tė caktuara (zakonisht vitore), dhe qė e pajiste vetė veten dhe nė rastin e ekuitėve, edhe kalin e tij. Sugjerohet se deri nė vitin 200 p.e.s, njė fermer i thjeshtė rural (qė mbijetonte) mund tė merrte pjessė nė gjashtė ose shtatė fushata. Tė liruarit dhe skllevėrit (kudo ku banonin) dhe qytetarėt urbanė nuk shėrbenin pėrveēse nė raste tė rralla emergjence. Pas vitit 200 p.e.s, kushtet ekonomike nė zonat rurale u pėrkeqėsuan pasi u rritėn nevojat e njerėzve, kėshtu qė kualifikimet e prons pėr shėrbim u reduktuan gradualisht. Duke filluar nga Gaius Mariusi nė vitin 107 p.e.s, qytetarėt pa pronė dhe disa qytetarė qė banonin nė zona urbane (proletarii) u rekrutuan dhe iu dhanė pajisje, megjithėse shumica e legjionarėve vazhdonte tė vinte nga zonat rurale. Afati i shėrbimit sa erdhi e u rrit vahdimisht – deri nė 20 vjet nė raste emergjence, ndonėse gjashtė deri nė shtatė vjet ishin mė tipike. Duke filluar nga shekulli i 3-tė p.e.s, legjionarėt pagoheshin me njė stipendium (shumat janė tė diskutueshme por Ēezari dyfishoi pagesėn e trupave tė tij nė 225 denarii nė vit), qė mund tė parashikonin plaēkėn e luftės dhe atė qė ata mund tė merrnin nga gjeneralėt e tyre dhe qė nga koha e Mariusit, shpesh iu ndaheshin toka pas tėrheqjes. Kavaleria dhe kėmbėsoria e lehtė tė lidhura me njė legjion (auxilia) shpesh rekrutoheshin nė zonat ku legjioni shėrbente. Ēezari formoi njė legjion, Alaudėn e Pestė, nga jo-qytetarė tė Galisė Transalpine pėr tė shėrbyer nė fushatat e tij nė Gali. Nė kohėn e Ēezar Augustit, ideali i qytetarit-ushtar u braktis dhe legjionet u bėnė tėrėsisht profesionale. Legjionarėt paguheshin 900 sesterca nė vit dhe mund tė prisnin njė pagesė prej 12000 sestercash pas tėrheqjes.

    Nė fund tė Luftės Civile midis Antonit dhe Augustit, ky i fundit riorganioi forcat ushtarake, duke shkarkuar ushtarėt dhe duke shpėrndarė legjionet. Ai ruajti 28 legjione dhe i shpėrndau nė provincat e Perandorisė. Gjatė Principatės, organizimi taktik i ushtrisė vazhdoi tė evoluojė. Auksiliat ngelėn kohorta tė pavarura dhe trupat legjionarė shpesh operonin si grupe kohortash sesa si legjione tė plota. Njė njėsi e re e zhdėrvjellėt, e quajtur cohortes equitatae, qė kombinonte kavalerinė dhe legjionariėt nė njė formacion tė vetėm qė mund tė vendoseshin mund tė vendoseshin nė garnizone, qė mund tė luftonin vetė si forca tė vogla tė balancuara ose mund tė kombinoheshin me njėsi tė tjera tė ngjashme me forca sa tė njė legjioni. Kjo rritje nė fleksibilitetin organizues ndihmoi me kalimin e kohės qė tė sigurojė njė sukses tė gjatė nga ana e forcave tė ushtrisė romake.

    Perandori Galienus (253-268) filloi njė riorganizim qė krijoi strukturėn e fundit ushtarake tė periudhės sė vonė tė Perandorisė. Duke tėrhequr disa legjionarė nga vendet e fiksuara tė kufijve bazė, Galienusi krijoi forca tė lėvizshme ( Comitatenses ose ushtritė e fushave) dhe i vendosi ata mbrapa dhe nė njė distancė tė caktuar nga kufijtė si njė rezervė strategjike. Trupat e kufijve (limitanei) tė vendosur nė baza tė pėrcaktuara vazhduan tė jenė nė vijėn e parė tė mbrojtjes. Njėsitė bazė e ushtrisė sė fushave ishin "regiment", legiones ose auxilia pėr kėmbėsorinė dhe vexellationes pėr kavalerinė. Provat tregojnė se regjimentet e kėmbėsorisė kishin 1200 burra ndėrsa kavaleria 600, ndonėse rregjistrimet tregojnė se niveli aktual i trupave ishte mė i ulėt (800 dhe 400). Shumė regjimente kėmbėsorie dhe kavalerie operonin nė ēifte nėn komandėn e njė comes. Pėrveē trupave romakė, ushtritė e fushave pėrfshinin regjimente tė barbarėve tė rekrutuara nga fiset aleate dhe tė njohur si foederati. Nga viti 400, regjimentet foederati u vendosėn pėrfundimisht si njėsi tė ushtrisė romake, tė paguar dhe tė pajisur nga Perandoria, tė drejtuar nga njė tribun romak dhe u pėrdorėn si ēdo njėsi tjetėr romake. Pėrveē foederati, Perandoria gjithashtu pėrdori grupe barbarėsh pėr tė luftuar bashkė me legjionet si aleatė por jo tė integruar nė ushtritė e fushave.

    Vizatim i njė baliste romakeLidershipi nė ushtri evoluoi mjaft gjatė rrjedhės sė historisė sė Romės. Nėn monarkinė, ushtritė hoplite mund tė drejtoheshin edhe nga mbreti. Gjatė Republikės sė hershme dhe tė mesme, forcat ushtarake ishin nėn komandėn e njėrit prej dy konsujve tė zgjedhur njė herė nė vit. Gjatė Republikės sė vonė, anėtarėt e elitės senatoriale tė Romės, si pjesė e sekuencės normale qė kalonin kėta persona nė postet e ndryshme publike, e njohur cursus honorum, shėrbenin fillimisht si kuestorė, pastaj si pretorė. Pas mbarimit tė periudhės si pretor ose konsull, njė senator mund tė vendosej nė postin e 'propretorit ose prokonsullit (nė varėsi tė postit mė tė lartė qė mbante) pėr tė qeverisur provincat e huaja. Nėpunėsit mė tė rinj (mė poshtė por jo ata tė nivelit tė centurionit) mund tė zgjidheshin nga komandantėt e tyre nga clientelae e tyre ose nga rekomandimi prej aleatėve politikė nė elitėn senatoriale. Nėn Augustin, qė kishte prioritetin kryesor politik ta vendoste ushtrinė nėn njė komandė tė pėrhershme tė bashkuar, Perandori ishte komandanti ligjor i secilit legjion por e ushtronte pushtetin e tij nėpėrmjet njė legati qė e zgjidhte nga elita senatoriale. Nė njė provincė me vetėm njė legjion, legati edhe shėrbente si komandant i legjionit, edhe si guvernator, kurse nėse nė njė provincė kishte mė shumė se njė legjion, atėherė secili legjion komandohej nga njė legat, por legatėt komandoheshin nga guvernatori i provincės (edhe ky legat, por nė njė shkallė mė tė lartė). Gjatė periudhės sė vonė perandorake, modeli i Augustit u braktis. Guvernatorėve tė provincave iu hoqėn autoriteti ushtarak dhe komanda e ushtrive nė njė grup provincash iu dha gjeneralėve tė zgjedhur nga Perandori. Kėta nuk ishin mė anėtarė tė elitės romake por burra qė ngjitėn shkallėt dhe ishin tė mėsuar nė ushtri. Gjithnjė e mė shumė, kėta burra tentonin (ndonjėherė me sukses) tė uzurponin pozicionin e perandorit qė i kishte zgjedhur ata. Resurset nė rėnie, kaosi politik dhe lufta civile e lanė Perandorinė Perėndimore tė brishtė pėr tu sulmuar dhe pėr tu marrė nga popujt barbarė.

    Pėr marinėn romake njihet mė pak sesa pėr ushtrinė romake. Pėrpara shekullit tė 3-tė p.e.s, zyrtarėt e njohur si duumviri navales komandonin njė flotė prej njėzet anijesh tė pėrdorura kryesisht pėr tė kontrolluar piraterinė. Kjo flotė u tėrhoq nė vitin 278 dhe u zėvėndėsua nga forcat aleate. Lufta e Parė Punike e detyroi Romėn tė ndėrtonte flota tė mėdha dhe ia arriti kėsaj me asistencėn dhe financimin prej aleatėve. Kjo varėsi prej aleatėve vazhdoi deri nė nė fund tė Republikės romake. Anijet me pesė rema ishin luftanijet mė tė pėrdorura nė luftrat punike dhe ishin forca kryesore detare deri nė zėvėndėsimin e tyre nė kohėn e Augustit nga anije mė tė lehta dhe mė tė manovrueshme. Tė krahasuara me triremat, kuinkuiremat (pesė rema) kishin pjesėtarė ekuipazhi me eksperiencė dhe pa eksperiencė, dhe meqė ishin mė pak tė manovrueshme, i lejonin romakėt tė adoptonin dhe tė perfeksiononin taktikat e tyre duke pėrodrur njė trupė prej 40 detarėsh. Anijet drejtoheshin nga njė navarch, njė shkallė e barabartė me centurionin, qė zakonisht nuk ishin qytetarė. Sugjerohet se flota dominohej nga joromakė, marina konsiderohej joromake dhe lejohej tė shkatėrronte edhe kur ishin kohė paqje.

    Informacionet e disponueshme sugjerojnė se gjatė fundit tė perandorisė (viti 350), marina romake pėrbėhej nga njė numėr i caktuar flotash duke pėrfshirė edhe luftanijet, edhe anijet tregtare pėr transport dhe furnizim. Luftanijet ishin galera lundruese me tre deri pesė vozitėsa. Bazat e flotave ishin Ravena, Arles, Aquilea, Misenum dhe buzė lumit tė Somės nė perėndim dhe nė Aleksandri dhe nė Rodos nė lindje. Flotiliet e lumenjve tė vegjėl ishin pjesė e limitanei (trupat e kufijve) gjatė kėsaj periudhe, tė bazuara nė porte lumenjsh tė fortifikuar pėrgjatė Rinit dhe Danubit. Fakti qė gjeneralėt e rėndėsishėm komandonin edhe ushtrinė edhe flotėn tregon se forcat detare trajtoheshin si forca ndihmėse dhe jo tė pavarura. Detajet pėr komandėn e kėtyre strukturave dhe pėr fuqinė e flotave gjatė kėsaj periudhe nuk janė tė njohura mirė, megjithėse dihet se flotat komandoheshin nga prefektėt.
     
    .
9 replies since 12/2/2010, 14:47   9981 views
  Share  
.