Imperium Romanum

Perandoria Romake

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Shoqėria
    Qyteti perandorak i Romės ishte qendra urabane mė e madhe e kohės, me njė popullsi rreth 1 milion persona (sa madhėsia e Londrės nė shekullin e 19-tė, kur Londra ishte qyteti mė i madh nė botė). Hapėsirat publike nė Romė zhurmonin kudo nga tingėllima e rrotave tė hekurta tė karrocave. Madje Jul Ēezari dikur propozoi ndalimin e trafikut tė karrocave gjatė ditės. Pėrafrimet historike tregojnė se rreth 20 % e popullsisė qė ishte nėn jurisdiksionin e Romės sė lashtė (25-40%, nė varėsi tė standardeve tė pėrdorura, nė Italinė romake) jetonin nė qendra urbane tė panumėrta, me popullsi mbi 10,000 ose mė shumė dhe gjithashtu jetonin nė vendbanime ushtarake. Kjo ėshtė njė shifėr shumė e lartė urbanizimi pėr standarde para-industriale. Shumica e kėtyre qendrave kishin njė forum dhe tempuj dhe ndėrtesa me stile tė ngjashme me ato tė Romės, por nė shkallė mė tė vogla.

    Struktura e klasave
    Shtetet pasardhėse tė Perandorisė BizantineShoqėria romake shihet gjerėsisht si hierarkike me skllevėrit (servi)nė fund, tė liruarit (liberti, ish skllevėr qė janė tė lirė) sipėr tyre dhe qytetaėr tė lindur tė lirė(cives) nė krye. Qytetarėt e lirė ndaheshin mė tej nė klasa. Ndarja mė e madhe dhe mė e hershme ishte ndėrmjet patricėve, qė mund tė gjurmonin origjinėn e tyre te njė nga 100 patriarkėt nė themelimin e qytetit dhe plebenjtė, qė nuk kishin paraardhės njėrin prej 100 patriarkėve. Kjo ndarje u bė mė pak e rėndėsishme gjatė pjesės sė fundit tė Republikės, sepse disa familje plebeje ishin shumė tė pasura dhe kishin hyrė nė politikė dhe disa familje patrice patėn kohė tė vėshtira. Ēdokush, patric apo plebe, qė mund tė numėronte njėrin nga paraardhėsit e tij si konsull ishte njė fisnik (nobilis); njė burrė qė ishte i pari nė familjen e tij qė bėhej konsull, si Marius ose Ciceroni, njiheshin me emrin novus homo (njeri i ri) dhe i fisnikėronte pasardhėsit e tij. Origjina patrice, prapė se prapė tė akordonin prestigj shumė tė lartė dhe shumė poste fetare ishin vetėm pėr patricėt.

    Njė ndarje klasash e bazuar nė shėrbimin ushtarak u bė mė e rėndėsishme. Anėtarėsia nė kėto klasa ishte e vendosur periodikisht nga ēenzorėt, sipas pronave. Mė tė pasurit ishin senatorėt, qė dominonin politikėn dhe kishin komandėn e ushtrisė. Pastaj vinin ekuestrianėt ose ekuitėt (disa herė e pėrkthyer si kalorėsit) qė fillimisht ishin ata qė mund tė pėrballonin pėr tė paguar pėr njė magazinė, por qė mė vonė formuan njė lasė tė fuqishme tregtarėsh. Disa klasa tė tjera, fillimisht tė bazuara nė pajisjet ushtarake qė anėtarėt e grupit mund tė pėrballonin pėr tė blerė, qė ndiqeshin nga proletarii, qytetarėt qė nuk kishin fare pronė. Pėrpara reformave tė Mariusit ata nuk mund tė kryenin shėrbimin ushtarak dhe pėrshkruheshin thjesht pak mė sipėr se skllevėrit e liruar pėr nga pasuria dhe prestigji.

    Pushteti i votės nė Republikė ishte i varur sipas klasės. Qytetarėt regjistroheshin nė grupe votuese, por grupet e klasave tė pasura kishin mė pak anėtarė se ato tė njerėzve mė tė varfėr, tė gjithė proletarii-tė regjistroheshin tė tėrė nė njė grup. Votimi kryhej sipas rradhės sė klasave dhe ndalonin kur shumica e grupeve kishin votuar, duke bėrė qė klasat mė tė varfėra tė mos votonin dot.

    Qytetet e huaja aleate shpesh iu jepej e Drejta Latine, njė nivel ndėrmjetės midis qytetarėve me tė drejta tė plota dhe tė huajve (peregrini), qė u jepte qytetarėve tė tyre tė drejtat e ligjit romak dhe i lejonte magjistratėt kryesorė tė tyre tė bėheshin qytetarė me tė drejta tė plota. Ndėrsa kishte shkallė tė ndryshme tė tė drejtės latine, ndarja kryesore ishte midis cum suffragio ("me votė"; tė regjistruar nė grupe votuese dhe qė kishin mundėsi tė merrnin pjesė nė comitia tributa) dhe sine suffragio ("pa votė"; qė nuk kishin mundėsi tė merrnin pjesė nė politikėn romake). Disa prej qytetarėve tė qyteteve italiane aleate me Romėn iu dha qytetari e plotė pas Luftės Sociale (91-88 p.e.s) dhe qytetaria e plotė u zgjerua pėr tė gjithė njerėzit e lirė tė linndur nė perandori nga Karakala nė vitin 212. Femrat kishin disa tė tė drejta bazė krahasuar me meshkujt, por nuk konsideroheshin qytetarė me tė drejta tė plota, prandaj nuk lejoheshin tė votonin ose tė merrnin pjesė nė politikė.

    Familja
    imageNjė portret familjeje nė qelq, qė daton rreth vitit 250, ku tregohet mamaja, i biri dhe vajza. Dikur mendohej se ishte njė portret I familjes sė Valentinianit III.

    Njėsitė bazė tė shoqėrisė romake ishin familjet dhe fiset. Familjet pėrfshinin kreun e familjes (zakonisht babai), pater familias (babai i familjes), gruan e tij, fėmijėt dhe tė afėrmit e tjerė. Nė shtresat e larta, skllevėrit dhe shėrbyesit gjithashtu ishin pjesė e familjes. Kreu i familjes kishte fuqi tė madhe (patria potestas, fuqia e babait)mbi ata qė jetonin me tė: ai mund tė detyronte martesat (zakonisht pėr para) dhe divorcin, t’i shiste fėmijėt pėr skllevėr, tė deklaronte pronat e vasalėve si tė tijat dhe mund edhe tė dėnonte ose tė vriste pjestarė tė familjes (megjithėse kjo e fundit pushoi sė ushtruari pas shekullit tė 1-rė p.e.s.

    Patria potestas vlente edhe pėr djemtė e rritur qė kishin familjen e tyre: Njė burrė nuk konsiderohej paterfamilias,as nuk mund tė kishte prona, kur babai i tij jetonte. Gjatė periudhės sė hershme tė historisė romake, njė vajzė, kur martohej, binte nėn kontrollin (manus) e paterfamilias tė burrit tė saj, megjithėse nė fund tė Republikės ky zakon doli nga moda, sepse gratė mund tė vazhdonin tė zgjidhnin familjen e babait tė saj si familjen e vėrtetė. Prapė se prapė, pėr shkak se romakėt njihnin origjinėn vetėm nga ana mashkullore, ēdo fėmijė njė femėr kishte i pėrkiste familjes sė burrit tė saj.

    Pak dashuri ose dhembshuri shfaqej pėr fėmijėt e Romės. Fėmijėt e padėshiruar shiteshin pėr skllevėr; mamaja ose njė e afėrme mė e moshuar kujdesej edhe pėr djemtė edhe pėr vajzat; fėmijėt mund tė qėndronin nė njė tavolinė me prindėrit po rnuk mund tė merrnin pjesė nė bisedime. Njė infermiere greke iu mėsonte fėmijėve edhe latinisht edhe greqisht; babai iu mėsonte djemve si tė notonin dhe si tė kalėronin, megjithėse ai ndonjėherė punėsonte njė skllav pėr t’i mėsuar fėmijėve. Nė moshėn 7 vjeēare djemtė fillonin edukimin. Duke mos pasur ndėrtesa shkollash, orėt e mėsimit mbaheshin mbi njė ēati (nėse ishte errėsirė, djali duhej tė mbante njė llambė ndriēuese pėr nė shkollė). Tabela tė mbuluara me dyll pėrdoreshin, sepse letra, papirusi dhe pergamena ishin shumė tė shtrenjta-ose ai mund tė shkruante mbi rėrė. Njė kafshatė buke merrej pėr tu ngrėnė. Sigurisht, materialet pėr djemtė e pasur i mbante njė skllav.

    Grupe tė lidhura nga famila formonin njė fis (gens).Fiset ishin tė lidhura nga gjaku ose adoptimi, por ishin gjithashtualeanca politike dhe ekonomike. Sidomos gjatė Republikės Romake, kur disa fise tė fuqishme ose Gentes Maiores, dominuan jetėn politike.

    Martesa nė Romėn e lashtė shpesh vlerėsohej mė shumė si aleancė politike dhe financiare sesa njė lidhje romantike, ky fenomen shumė i pėrhapur nė shtresat e larta. Baballarėt shpesh filluan tė kėrkojnė burra pėr vajzat e tyre kur ato arrinin moshėn 12 dhe 14 vjeē. Burri ishte gjithmonė mė i vjetėr se nusja. Ndėrsa vajzat e shtresave tė larta martoheshin shumė tė reja, ka prova se gratė e shtresave mė tė ulta martoheshin nė fund tė adoleshencės ose nė fillim tė tė njėzetave.

    Edukimi
    Gjatė Republikės sė hershme, nuk kishte shkolla publike, kėshtu qė prindėrit i mėsonin djemtė si tė lexonin dhe tė shkruanin, ose nga skllevėr tė edukuar, tė quajtur paedagogi, zakonisht me origjinė greke. Qėllimi kryesor i edukimit gjatė kėsaj periudhe ishte pėr tė trajnuar burrat e rinj nė bujqėsi, artin e luftės, traditat romake dhe ēėshtjet publike. Djemtė e rinj mėsonin shumicėn e jetės qytetare duke shoqėruar baballarėt nė funksionet e tyre politike dhe fetare, duke pėrfshirė Senatin pėr djemtė e fisnikėve. Djemtė e fisnikėve merreshin si ndihmėsa nga njė figurė e rėndėsishme politik nė moshėn 16 vjeē dhe merrte pjesė nė fushata ushtarake nė moshėn 17 vjeēare (ky sistem ishte nė pėrdorim nė disa familje fisnike nė epokėn perandorake). Praktikat edukuese u ndryshuan kur u pushtuan mbretėritė Helenistike duke rezultuar nė influencėn greke, megjithėse duhet thėnė se praktikat edukuese romake ishin prapė se prapė tė ndryshme nga ato greke. Nėse prindėrit mund ta pėrballonin kėtė, djemtė dhe vajzat 7 vjeēare dėrgoheshin nė njė shkollė private jashtė shtėpisė tė quajtur ludus ku njė mėsues (i quajtur litterator ose magister ludi, qė shpesh ishte me origjinė greke) i mėsonte lexim, shkrim dhe ca greqisht, deri nė moshėn 11 vjeē. Duke filluar nga mosha 12 vjeē, nxėnėsit shkonin nė shkollė sekondare ku mėsuesi (tani quhej grammaticus) i mėsonte greqisht dhe letėrsi romake. Nė moshėn 16 vjeēare, disa nxėnės shkonin nė shkollė retorike (ku mėsuesi, pothuajse gjithmonė grek, quhej retor). Edukimi nė kėtė nivel i pregatiste nxėnėsit pėr karrierė nė juridik, qė kėrkonte qė nxėnėsit tė memorizonin ligjet e Romės. Nxėnėsit shkonin nė shkollė ditė pėr ditė, pėrveēse kur kishte festivale fetare dhe kur kishte ditė tregu. Kishte gjithashtu pushime vere.
     
    .
9 replies since 12/2/2010, 14:47   9981 views
  Share  
.