Imperium Romanum

Perandoria Romake

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Personalitete nga Perandoria Romake


    Mark Terentii Varromis ose shkurt Varroni ( 116 p.e.s. - 27 p.e.s. ) autorė i shumanėshėm romak.

    Mark Terent Varroni ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė shumanėshėm tė kohės antike. Varroi lindi nė Rieti mė 116 p.e.s dhe vdiq nė moshėn 90 vjeēare. Ai ishte nxėnės i L.El Stiloit dhe filozofit Antioh nga Askalona. Ishte aktiv nė jeten shoqėrore dhe politike dhe ushtroi detyra tė ndryshme civile dhe ushtarake. ai ishte i shoqėruar me Pompeun pėr tė cilin shėrbeu si kuestor dhe legat nė operacione tė ndryshme luftarake. Pas njė kohe u zgjodhė edhe tribut i plebit. Ishte komandant i ushtrisė kundėr Cezarit nė luftėn civile tė zhcilluar nė Spanjė nė vitin 46 p.e.s. Nė kėtė luftė ai u zu robė nga Cezari. Nga kėtu gjatė dhe pas luftės ai ėshtė bashkė me Ciceronin dhe Katonin nė Dyrrah. Pas njė beteje tė njohur si beteja e Farsalės ai pajtohet me Cezarin, i cili e ngarkon Varronin me organizimin e biblotekave publike ė Romė. Pas kosfeskimit tė shtėpisė sė tij nga Antoni, emrin e tij e gjejmė nė listat e tė ndjekurve. Varroi ikė por lė pjesen mė tė madhe tė veprave tė cilat nuk do tė gjinden mė.

    Varroi ka shkruar mbi 70 punime tė shpėrndara nė 620 libra. Ndėr veprat e tija mė tė rėndėsishme ėshtė vepra e titulluar "Atiquitates rerum humanarum et divinarum" (Vjetėrsit e gjėrave njerzore dhe hyjnore) e cila vepėr ėshtė humbur, por ėshtė pėrmendur shumė nga autorėt qė e kanė njohu kėtė vepėr. Nė vepren e tij ai i jepė njė rėndėsi tė veqantė pėrpunimit tė kronologjisė. Sipa Varroit themelimi i Romės ėshė bėrė nė vitin e tret tė olipiadės sė gjashtė (754-753 p.e.s.).

    Prej veprave tė ruajtuara janė dhe "De re rustica" traktate mbi ekonomin fshatare qė ėshtė nė tre libra dhe mbi gjuhėn latine "De ingua latina"

    Nė vepren "De re rustica" mund tė gjejmė tė dhėna mbi ekonomin e Epirit.

    Ciceroni Mark Tul Cicero, lindi mė 3 janar tė vitit 106 p.e.s dhe vdiq mė 7 dhjetor tė vitit 43 p.e.s, ishte historian dhe filozof i Romės antike i lindur pranė Aripinit. Studioi nė Romė pėr drejtėsinė dhe retorikėn. Njohuritė e tija nė artin e oratorisė (gojtarisė) dhe tė filozofisė ai i plotėsoi veēanėrisht pas njė udhėtimi qė kishte bėrė nė Greqi. Nė vitin 63 p.e.s ai ishte konsull dhe gjatė kryerjes sė kėsaj detyre ai zbuloi komplotin e Katilinės dhe mė vonė tė bjerė si viktimė e kundėshtarėve tė tij dhe tė dėrgohet nga ata nė mėrgim. Pas dy vite mėrgimi ai kthehet pėrsėri nė Romė dhe merret me studime retorike dhe filozofike. Pasi qė ai mendonte vetėm nė rrugėn qė shihte Pompeu mund tė mbrohej qėshtja e republikės, ai edhe e mbajti anėn e tij nė luftėn civile. Pas vrasjes sė Ēezarit ai ėshtė njė ndėr krerėt e artisė sė senatit dhe e luftonte Mark Antonin. Pėr shkak tė kėsaj vije qė ndiqte, Cicero u vra nga agjentet e Antonit nė vitin 43 p.e.s.

    Gjatė jetės sė tij ai ishte i dalluar pėr oratori (gojtari). Ka mbajtur fjalime tė ndryshme si burrė shteteti dhe si avokat. Fjalimet e tija janė ēmuar si fjalė bindėse, si tė forcės tėrheqėse tė fjalės. Nga kėto fjalime tė Ciceros mund tė kuptohen dhe tė njihen mė mirė rrethanat dhe jeta e tij.

    Cicero shkroi disa vepra si: "De oratore" (Mbi oratorinė), "De republika" (Mbi shtetin), "De amicitia" (Mbi miqėsinė), "De setnecutute" (Mbi pleqėrinė).

    Gjuha qė pėrdor Cicėro nė veprat e tija ėshtė e zgjedhur dhe e pėrpunuar me stilin e tij tė qartė dhe tė bukur, ai mendimet i ilustron me figura tėrheqėse gjuhėsore.

    Nga korrospondeca (leterkembimi) e tij me mikun e tij tė ngushtė Pompon Atikun mund tė kuptojmė se Cicero ka jetuar nė pronat e Atikut pėr njė kohė.

    Cicero na lė disa tė dhėna mbi mardhėnjet dhe pasuritė e Dyrrahut (Durresit te sotem) dhe tė Apollonisė (Fierit te sotem) tė cilat janė tė shkruara nė akuzat e tij drejtuar kundėrshtarit tė tij Pizonit. Nga kėto shėnime kuptojmė se Cicero kishte jetar edhe nė tokat Ilire pėr tė cilat thoshte se disa prej tyre shfrytėzoheshin nga sundimtarėt e provincės maqedonase.

    Gaius Julius Caesar image shkurt Cezari
    lindi mė 12 korrik 100 p.e.s. nė Romė dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s.. - ushtarak dhe burre shteti i Perandorisė romake, u vra nga kundėrshtarėt e tij politik.

    Gai Jul Cezari ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė transformimin e Republikės Romake, nė Mbretėrinė Romake. Marshimi romak ne Britaninė e Madhe, prej ushtrisė sė Jul Cezarit, e shtriu botėn romake deri nė oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si njė prej gjenive ushtarak, mė tė mėdhenj tė kohės dhe njė prej liderėve me te fortė. Nė vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes sė tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, “Zoti Romak”.

    Jul Cezari ka lindur nė njė prej familjeve mė tė vjetra aristokrate, nė Romė. Ai ka qenė njė pjesėtar i partisė demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it, Cezari, martohet me Kornelian, vajzėn e re tė Lucius Cornelius-in Cinna, mbėshtetėsit mė tė madh tė Mariusit dhe armikut te Sullasit. Nė vitin 82 p.e.s., kur Cezari refuzoi tė ndahej me Kornelian, ai u detyrua tė largohej nga Roma.

    Pas vdekjes sė Sullasit, Cezari kthehet nė Romė dhe nis karrierėn e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne 74 p.e.s., ai shkon nė Azi, pėr tė rikthyer ushtrinė Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisė dhe ndihmoi nė pėrparimin e pozicionit politik tė Pompeit. Cezari u bė oficer, nė vitin 70 p.e.s. dhe ishte pėrgjegjės pėr administrimin e qeverise dhe ushtrisė nė Spanjėn e largėt, nė 69 p.e.s.. Ai ndihmoi Pompein tė merrte drejtimin e luftės nė Lindje. Jul Cezari u kthye nė Rome nė vitin 68 p.e.s. dhe nė mungesė tė Pompeit, ai u bė koka e partisė popullore.

    Nė vitin 63 p.e.s., Jul Cezari u emėrua “pontifex maximus” [kryeprift]. Reforma e tij e mėtejshme me Sosigenin, pėr kalendarin, ishte njė nga kontributet e tij mė tė mėdha pėr historinė. Nė vitin 62 p.e.s., Clodius dhe e shoqja e dyte e Jul Cezarit, Pompeia, u pėrfshinė nė njė skandal, i cili pėrfshinte dhunimin e riteve sekrete te Bona Deas dhe si pasoje Cezari ndahet. Ai tha: “E shoqja e Cezarit, s’duhet tė dyshojė pėr asgjė.”

    Meqenėse Jul Cezari ka shėrbyer nė Spanje si administrator, ai kthehet nė Romė me ambicie konsullate. Pėr tė realizuar qėllimin e tij, nė vitin 60 p.e.s., Cezari krijon “Triumviratin” e Pare, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Caesar, Pompeit, dhe Marcus Licinius Crassus. Pompei, ishte komandant i ushtrisė, kurse Marcus Licinius Crassus, ishte njeriu me i pasur nė Romė. Kjo nuk ishte njė triumvirate e mirėfilltė, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin nė gjendje tė kontrollonin Romėn dhe kjo aleance bėri tė mundur qė Cezari tė ndiqte Luftėn nė Gali.

    Nė vitin 59 p.e.s., Cezari martohet me Calpurnian. Po tė njėjtin vit si konsull, ai miraton njė ligj agrar, i cili siguronte tokė bujqėsore pėr 20,000 qytetar dhe veteran tė varfėr. Ai gjithashtu siguroi mbėshtetjen e te pasurve, duke reduktuar taksat qė ata paguanin pėr kontratat nė Azi. Kjo e bėri atė, drejtues tė njė koalicioni ndėrmjet popullit dhe plutokratėve.

    Nė vitin 55 p.e.s., Cezari kreu njė eksplorim nė Britani dhe mundi Britanikėt, nėn drejtimin e Cassivellaunusit. Cezari hasi nė kundėrshtarin e tij mė tė fortė nė Gaul, Vercingetorixin, tė cilin ai e mundi nė Alesia nė 52 p.e.s.. Me fundin e luftės, Cezari kishte arritur kontrollin e pjesės mė tė madhe te Gaulit. Kjo arritje i siguroi atij, titullin komandanti mė i madhe i kohėrave, si dhe besnikėrinė e legjioneve. Kujdesi i Cezarit ndaj ushtarėve, dėshira pėr tė realizuar ai vetė sulme tė vėshtira ushtarake, e ktheu atė nė idhullin tė ushtarėve, njė element i rėndėsishėm pėr karrierėn e tij pasardhėse.

    Ne vitin 54 p.e.s., vdes e bija e Jul Cezarit, e shoqja e Pompeit, qė prej pesė vjetėve. Ajo kishte qenė lidhja kryesore ndėrmjet dy burrave. Gjate viteve kur Cezari ishte nė Gaul, Pompei kishte filluar tė mėsonte gjithnjė e me shume mbi partinė senatoriale. Arritjet ushtarake te Cezarit, fillojnė e rrisin xhelozin e Pompeit. Vdekja e Crassusit, nė 53 p.e.s., sjell fundin e Triumviratit tė Parė, dhe vendosjen e Cezarit kundėr tė tjerėve.

    Pasi pėrfundoi Triumvirati i Parė, senati mbėshtet Pompein, i cili u bė konsull individual mė 52 p.e.s.. Ndėrkohė, Cezari ishte bėrė njė hero ushtarak, si dhe njė lider i popullit. Senati druhej prej Cezarit, dhe donte qė ai tė hiqte dorė prej ushtrisė sė tij. Ata e dinin qė Cezari shpresonte tė bėhej konsull, pasi periudha e tij nė Gaul, tė pėrfundonte. Nė dhjetor tė 50 p.e.s., Cezari i shkruan njė letėr senatit, nė tė cilėn thoshte qė ai do tė hiqte dore nga ushtria e tij, nė rast se Pompei hiqte dore nga posti qė kishte. Senati e priti letrėn me egėrsi dhe i kėrkoi Cezarit tė hiqte menjėherė dore nga ushtria, pėrndryshe do tė shpallej “armik i popullit”.

    Dy oficerėt besnik tė Cezarit, Mark Antoni dhe Quintus Cassius Longinus, nuk e aprovuan ligjin dhe u pėrjashtuan nga senati. Ata udhėtuan drejt Cezarit, o cili mblodhi ushtrinė e tij, dhe kėrkoi mbėshtetjen e tyre kundėr senatit. Ushtria kėrkoi te sulmonte dhe mė 12 janar tė vitit 49 p.e.s., Cezari me fjalėn “Iacta alea est” [vdekja ėshtė larg] kaloi Rubicon-in, kufiri qė ndante provincėn e tij nga Italia. Lufta civile kishte filluar.

    Marshimi i Cezarit drejt Romės, ishte njė progres triumfues. Senati u arratis pėr nė Capua. Cezari u drejtua mė pas pėr ne Brundisium, ku rrethoi Pompein, pėrpara se ai tė arratisej pėr nė Greqi. Ai ju drejtua Spanjės, tė cilėn po e drejtonin oficeret e Pompeit dhe vendosi paqe nė tė. Pasi u kthye nė Romė, Cezari u zgjodh konsull dhe mė pas iu drejtua Greqisė, nė kėrkim tė Pompeit.

    Caezari mblodhi njė ushtri tė vogėl nė Brundisium dhe nisi lundrimin. Ushtria ishte aq e vogėl, sa Bibulus, i cili po e priste nė ngushticė, pėr ta penguar kalimin e tij nė Epir, e lejoi pa problem. Cezari takon Pompein nė Dyrrahketu zhvillohet Beteja e Dyrrahut , por u detyrua tė tėrhiqej, me Pompein qe e ndiqte pas shpine. Cezari e vendosi kampin nė njė vend mjaft strategjik, pranė Pharsalus-it. Pompei, i cili kishte njė ushtri tė madhe, e sulmoi Cezarin, por u mund dhe u detyrua tė tėrhiqej drejt Egjiptit, ku dhe u vra.

    Cezari, i cili kishte ndjekur Pompein drejt Egjiptit, qėndroi atje edhe pėr pak kohė, duke jetuar me Kleopatrėn. E mbėshteti atė kundėr tė vėllait dhe tė shoqit, Ptolemeut XII, dhe bėri tė mundur qė Kleopatra tė vendosej fuqishėm ne fron. Prej Egjiptit ai shkoi nė Siri dhe Pontus, ku nė vitin 47 p.e.s., ai mundi Pharnacin II, nė njė mėnyrė aq tė lehtė, sa e pasqyroi me fjalėt: “Veni, vidi, vici” [Vajta, Pashė, Fitova]. Po tė njėjtin vit, ai u nis drejt Afrikės (Libisė), ku ndodheshin mbėshtetėsit e Pompeit, pėr ti dhėnė fund revoles sė nisur nga Kato .

    Cezari u kthye nė Romė, me katėr triumfe tė mėdha dhe i fali tė gjithė armiqtė e tij. Ai nisi tė reformonte kushtet e jetesės, duke pėrmirėsuar ligjet agrare si dhe konditat shtėpiake. Jul Cezari, gjithashtu bashkoi planet e ndėrlikuara, pėr tė konsoliduar mbretėrinė dhe vendosjen e sigurisė. Nė dimrin e 46 - 45 p.e.s., Cezari ishte nė Spanjė, ku zhduki partine e fundit senatoriale tė Gaeus Pompeusit, tė birit te Pompeit.

    Jul Cezari kthehet ne Romė nė Shtator tė 45 p.e.s., dhe u emėrua nė postin e drejtuesit tė konsujve, pėr tė pestėn here. Po tė njėjtin vit, ai u bė diktator i pėrjetshėm dhe vendosi tė merrte njė fushatė kundėr Parthias, rreziku i vetėm pėr kufijtė e Romės. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur pa pėlqyeshmėri dhe ishte kritikuar rėndė nga armiqtė e tij.

    Kundrejt Cezarit u realizua njė komplot, prej vetė miqve dhe mbrojtėsve te tij. Kėtu mund tė pėrmendim Cimber, Casca, Cassius, dhe Marcus Junius Brutus. Mė 15 mars tė vitit 44 p.e.s., ai u godit me thikė, pėr vdekje, nė dhomėn e senatit. Nė testament, Cezari ia linte gjithēka nipit tė tij 18 vjeēar, Octavianit mė vonė i njohur si August.

    Cezari ka qene gjithmonė njė prej figurave mė kontradiktore historike. Ndjekėsit e tij kishin parė tek Cezari, mbrojtėsin e te drejtave tė njeriut, kundrejt njė oligarkie. Armiqtė e tij e kishin parė Cezarin, si njė demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugėn e tij drejt fuqisė diktatoriale dhe shkatėrroi republikėn. Ai ishte i shkėlqyer nė luftė, oratori dhe si drejtues shteti.

    Pos veprimtarisė sė tij si ushtarak Cezari u shqua edhe pėr veprimtarin letrare e historike. Mė veprat e tij letrare ai hynė ndėr shkrimtarėt mė tė mirė tė kohės sė vetė. Nga Cezari deri mė tani dihet se janė ruajtur dy vepra tė plota me pėrmbajtje historike, komente (ditar) dhe qė nė fakt nuk janė asgjė mė shumė se kujtime apo broshura politike tė pregatitura nė stilin e raporteve ushtarake.

    Si shkrimtarė Cezari shquhet pėr stilin qė mund tė quhej shembullor pėr thjeshtėsinė e qartėsinė e gjuhės. Kėshtu nė veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luftėn civile) dhe atė kushtuar luftės gale "De bello Gallico" ai pėrshkruan ngjarjet ushtarake kundėr Pompeut me plot gjallėri edhe pse nuk mund tė thuhet se ėshtė i paanshėm.

    Cezari nė veprat e tij pėrshkruan tėrthorazi pjesė tė Ilirisė nė tė cilėn ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirėpo ai nuk hynė mė thellė nė pėrshkrimet e tija. Nė veprat e tij vėrejmė pėrshkrime gjeografike tė Ilirisė.
     
    .
9 replies since 12/2/2010, 14:47   9981 views
  Share  
.