Imperium Romanum

Perandoria Romake

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Legjenda dhe Historia


    Roma e lashtė ishte njė qytetėrim qė u zhvillua prej njė komuniteti te vogel bujqėsor tė themeluar nė Gadishullin Italik qė nė shekullin e 10-tė para Krishtit. I vendosur pėrgjatė detit Mesdhe, ajo u be njė nga perandoritė mė tė mėdha nė botėn e lashtė.

    Nė shekujt e ekzistencės sė saj, qytetėrimi romak nga njė monarki adoptoi njė republikė oligarkike dhe mė vonė njė perandori autokratike. Romakėt arritėn tė dominojnė Europėn jugperėndimore, Europėn juglindore (Ballkanin) dhe tėrė rajonin mesdhetar me anė tė asimilimit kulturor dhe pushtimit.

    Pėr shkak tė instabilitetit tė brendshėm dhe sulmeve nga popuj tė ndryshėm migrues, pjesa perėndimore e perandorisė, duke pėrfshirė Italinė, Hispanjėn, Galinė, Britanian dhe Afrikėn u nda nė mbretėri tė pavarura nė shekullin e pestė pas Krishtit.

    Perandoria Lindore Romake, qė drejtohej nga Konstantinopoja, e pėrbėrė nga Greqia, Ballkani, Azia e Vogėl, Siria dhe Egjipti, i mbijetoi krizės. Edhe pse kėta tė fundit i humbėn territoret e Sirisė dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do tė mbijetonte edhe pėr njė mijėvjeēar, derisa territoret e fundit tė saj u pushtuan nga Perandoria Otomane. Kjo fazė mesjetare dhe e krishterė e Perandorisė njihet nga historianėt me emrin Perandoria Bizantine.

    Qytetėrimi romak shpesh grupohet nė periudhėn e antikitetit klasik bashkė me Greqinė e lashtė, njė qytetėrim qė frymėzoi shumė nė kulturėn e Romės sė lashtė. Roma e lashtė kontribuoi jashtėzakonisht shumė nė zhvillimin e ligjeve, luftrave, artit, letėrsisė, arkitekturės, teknologjisė dhe gjuhės dhe historia e saj vazhdon tė ketė njė ndikim tė madh nė botė sot.

    Themelimi dhe Mbretėria Romake
    Sipas legjendės, Roma u themelua nė vitin 753 para Krishtit nga Romuli dhe Remi, qė u rritėn nga njė ulkonjė.image

    Sipas njė legjende, Roma u themelua mė 21 Prill, 753 para lindjes sė Krishtit nga vėllezėrit binjakė qė e kishin origjinėn nga princi trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa tė mbretit latin, Numitorit tė Alba Longės. Mbreti u rrėzua nga froni nga vėllai i tij mizor Amuliusi ndėrsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte njė virgjėreshė e Vestės qė u pėrdhunua nga Marsi, duke i bėrė vėllezėrit gjysėm-hyjnorė.

    Mbreti i ri ishte i frikėsuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kėshtu qė ai vendosi t’i mbysė. Njė ulkonjė (ose gruaja e njė bariu nė disa versione) i shpėtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritėn moshėn e pjekurisė, ata i rikthyen fronin e Alba Longės Numitorit.

    Binjakėt themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatė njė grindjeje pėr sudimin si mbret i Romės, megjithėse disa burime thonė se grindja ishte pėr arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit. Romulusi ishte burimi i emrit tė qytetit. Meqė qyteti kishte ngelur me shumė pak gra, legjenda thotė se latinėt ftuan sabinėt nė njė festival dhe vodhėn femrat e tyre qė ishin tė pamartuara, duke ēuar nė integrimin e latinėve me sabinėt.

    Njė legjendė tjetėr e rregjistruar nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotė se princi Enea drejtoi njė grup trojanėsh nė njė udhėtim nė det. Pas njė kohe tė gjatė nė ujėrat e ashpra, ata zbarkuan nė buzė tė lumit Tiber. Jo gjatė pas zbarkimit, burrat donin tė vazhdonin rrugėn nė det, por gratė qė po udhėtonin nuk donin tė iknin. Njė grua, e quajtur Roma, sugjeroi gratė tė digjnin anijet pėr tė mos lejuar largimin. Nė fillim, burrat ishin tė inatosur me Romėn, por mė vonė ata e kuptuan se ata ndodheshin nė njė vend ideal pėr tu vendosur. Ata i vunė vendit emrin e gruas qė dogji anijet e tyre.

    Qyteti i Romės u zgjerua rreth njė vau tė lumit Tiber, njė kryqėzim rrugėsh plot trafik dhe tregti. Sipas tė dhėnave arkeologjike, fshati i Romės ka mundėsi tė jetė themeluar dikur rreth shekullit tė 8-tė p.e.s, megjithėse mund tė shkojė deri nė shekullin e 10-tė p.e.s nga fiset latine tė [[Italia |Italisė]], nė majė tė kodrės Palatine.

    Etruskėt, qė mė parė ishin vendosur nė veri tė Etrurias, duket se kanė vendosur pushtet politik nė rajonin e Romės rreth fundit tė shekullit tė 7-tė p.e.s, duke formuar elitėn mbretėrore dhe aristokratike. Etruskėt, siē duket, e humbėn fuqinė nė zonė nė fund tė shekullit tė 6-tė p.e.s, dhe nė atė pikė, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikėn qeverinė e tyre duke krijuar njė republikė, me shumė mė tepėr kufizime nė aftėsitė e sunduesit pėr tė ushtruar fuqinė.

    Tradita romake dhe tė dhėnat arkeologjike e tregojnė Forumin Romak (Forum Romanum) si vatrėn e mbretit dhe gjithashtu zanafillėn e qendrės fetare. Numa Pompiliusi ishte mbreti i dytė i Romės, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndėrtesave madhėshtore me pallatin e tij mbretėror tė quajtur Regia dhe ndėrtimin e kompleksit tė virgjėreshave tė Vestės.

    Republika Romake
    Sipas njė tradite dhe sipas shkrimtarėve tė mėvonshėm si Tit Livi, Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur i fundit nga shtatė mbretėrit romakė, Tarkuin Krenari u rrėzua dhe njė sistem i bazuar nė magjistratė tė zgjedhur njė herė nė vit dhe kuvende me pėrfaqėsues tė ndryshėm u vendosėn. Njė kushtetutė vendosi njė varg normash dhe balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratėt mė tė rėndėsishėm ishin dy konsujt, qė sėbashku ushtruan pushtetin ekzekutiv nė formėn “imperium”, ose me urdhėr ushtarak.[16] Konsujt duhet tė punonin me senatin romak, qė fillimisht ishte njė kėshill i pėrbėrė nga patricė (fisnikė), por qė u rrit nė madhėsi dhe fuqi me kalimin e kohės.

    Poste tė tjera magjistratėsh nė Republikė ishin pretorėt, edilėt dhe kuestorėt. Nė fillim, postet e magjistratėve i kishin vetėm patricėt, por mė vonė ato u bėnė tė mundura edhe pėr njerėzit e thjeshtė, ose plebenjtė. Institucionet votuese tė Republikės ishin comitia centuriata (asambleja e centurioneve), qė votonte pėr ēėshtjet e luftės dhe paqjes dhe zgjidhte njerėzit mė tė rėndėsishėm, dhe comitia tributa (asambleja tribunale), qė zgjidhte postet mė pak tė rėndėsishme.

    Romakėt gradualisht mposhtėn popujt e tjerė nė gadishullin Italik, duke pėrfshirė Etruskėt. Kėrcėnimi i fundit i hegjemonisė romake erdhi nga Taranto, njė koloni e madhe greke, qė kėrkoi ndihmėn e Pirros sė Epirit nė vitin 281 p.e.s, por kjo pėrpjekje dėshtoi. Romakėt siguruan kolonitė e tyre duke themeluar koloni romake nė zonat strategjike, duke vendosur njė kontroll tė stabilizuar mbi rajonin.[24] Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 3-tė p.e.s, Romakėt u pėrleshėn me Kartagjenėn nė tė parėn nga tre Luftrat Punike. Kėto luftra rezultuan nė pushtimet e para romake pėrtej detit, duke pushtuar Siēilinė dhe Hispanjėn dhe nė rritjen e Romės si fuqi e rėndėsishme. Pasi mundėn Maqedoninė dhe Perandorinė Seleucide nė shekullin e 2-tė p.e.s, romakėt u bėnė fuqia dominuese nė detin Mesdhe.


    Gaius Marius, imagenjė gjeneral dhe politikan romak qė reformoi dramatikisht ushtrinė romake Dominimi i jashtėm ēoi nė grindje tė brendshme. Senatorėt u bėnė tė pasur nė kurriz tė kėsaj, por ushtarėt, qė shumica ishin fermerė tė vegjėl, ishin larg shtėpisė pėr mė shumė kohė dhe nuk mund tė ruanin tokėn e tyre dhe varėsia nė rritje ndaj skllevėrve tė huaj dhe zgjerimi i “latifundia”(prona me pėrmasa toke shumė tė mėdha) reduktuan disponueshmėrinė e punėve tė paguara.

    Tė ardhurat nga plaēka e luftės, tregtia nė provincat e reja dhe sistemi i ri i taksave qė pėrcaktonte njė kufi pėr secilėn klasė tė shoqėrisė, krijoi mundėsi tė reja ekonomike pėr tė pasurit, duke formuar njė klasė tė re tregtarėsh, ekuestrianėt. Ligji Lex Claudia pengonte senatorėt qė tė angazhoheshin nė tregti kurse ekuestrianėt teorikisht mund tė bėheshin anėtarė tė Senatit, por pushtetin politik e kishin shumė tė kufizuar. Senati u grind pėrherė, vazhdimisht duke penguar reformat e rėndėsishme tė tokės dhe duke refuzuar t’i japė klasės sė ekuestrianėve njė vend mė tė lartė nė qeveri.

    Banda tė dhunshme tė njerėzve tė papunėsuar nėpėr qytete, tė kontrolluara nga senatorėt rivalė, frikėsonin elektoratin me anė tė dhunės. Situata ishte nė kulm nė fund tė shekullit tė 2-tė p.e.s nėn vėllezėrit Grakus, njė ēift tribunėsh qė tentuan tė kalojnė reformat e tokės qė do tė rishpėrndanin tokat e mėdha tė patricėve ndėrmjet plebenjve. Tė dy vėllezėrit e u vranė, por Senati kaloi disa nga reformat e tyre nė njė tentativė pėr tė ulur gjakrat e trazirės dhe pėr tė qetėsuar plebenjtė dhe ekuestrianėt.

    Refuzimi i qytetarisė romake qė iu bė qytetarėve tė qyteteve aleate italiane ēoi nė fillimine Luftės Sociale (91 p.e.s-88 p.e.s). Reformat ushtarake tė Gaius Mariusit bėnė qė ushtarėt tė jenė mė tepėr besnikė ndaj komandantit sesa ndaj qytetit dhe njė gjeneral i fuqishėm mund tė duronte haraēin e qytetit dhe tė Senatit. Kjo rezultoi nė fillimin e luftės civile ndėrmjet Mariusit dhe tė parapreferuarit tė tij, Silės dhe kulminoi nė diktatoriatin e Silės nga 81-79 p.e.s.

    Nė mes tė shekullit tė 1-rė p.e.s, tre burra, Jul Ēezari, Pompeu dhe Krasi formuan njė pakt sekret-Triumviratin e Parė- pėr tė kontrolluar Republikėn. Pas pushtimit tė Galisė nga Ēezari, njė mėnjanim ndėrmjet Ēezarit dhe Senatit rezultoi nė luftė civile, me Pompeun qė kryesonte forcat e Senatit. Ēezari qe fitimtar dhe u bė diktator pėrjetė.

    Nė vitin 44 p.e.s, Ēezari u vra nga senatorėt qė e kishin kundėrshtuar supozimin e tij pėr tė marrė pushtetin absolut dhe qė donte tė rivendoste qeverinė kushtetuese, por pas kėsaj njė Triumvirat i Dytė, i pėrbėrė nga pasardhėsi i pėrcaktuar i Ēezarit, Oktavian dhe ish mbėshtetėsit e tij, Mark Antoni dhe Lepidi, morėn fuqinė.

    Gjithsesi, kjo aleancė sė shpejti u katandis nė njė pėrleshje pėr dominim. Lepidi migroi dhe kur Oktaviani mposhti Antonin dhe Kleopatrėn e Egjiptit nė betejėn e Akciumit nė vitin 31 p.e.s, ai u bė sunduesi i padiskutueshėm i Romės.


    Perandoria Romake (latinisht: Imperium Romanum)
    imageishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romės gjatė qindvjeēarėve 6 p.e.r. dhe 5-6 e.r.

    Dy datat qė shėnojnė fillimin dhe fundin e perandorisė romake janė viti 27 p.e.r., fillimi i vitit tė principatės sė Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 e.r., kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda pėrfundimisht mes nė pjesėn perėndimore (pars occidentalis) dhe atė lindore (orientalis).

    Shtysa e perandorisė romake ishte "Senati dhe Populli i Kuiritėve Romakė" (Senatus Populusque Quiritium Romanorum) shkurt, "S.P.Q.R."

    Nga koha e Augustusit gjer ne Rėnien e Perandorisė Perėndimore, Roma zotėronte Evroazinė Perėndimore dhe Afrikėn e Veriut dhe pėrbėnte shumicėn e popullsisė sė rajonit. Zgjerimi i Perandorisė Romake nisi shumė mė parė se shteti Romak tė kthehej nė njė perandori dhe arriti kulmin e saj nėn Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisė nė vitin 106. Nė kėtė kulm sipėrfaqja e zotėruar nga Perandoria Romake pėrfshinte rreth 5 900 000 km² .

    Tregtia, artet dhe kultura arritėn lulėzimin e parė tė lartė tė tyre gjatė kohės sė Perandorisė romake dhe nė zonat e qeverisura nga ajo, poashtu cilėsia dhe niveli i popullsisė sė asaj kohe do tė duhej tė riarrihej nė Evropė dhe Afrikėn e Veriut shekuj mė vonė.

    Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetėm brenda kufinjve tė saj, por edhe pėrtej tyre. Nė gjysmėn e saj lindore ky ndikim u pėrzie me elemente greko-helene dhe orientaliste. Pėrkundrazi Perėndimi u latinizua.

    Gjuha latine si gjuha e Romės, ishte gjuha zyrtare qė pėrdorej nė mbarė Perandorinė romake. Megjithėkėtė, nė perandorinė romake u pėrdorėn dhe u ruajtėn edhe gjuhėt vendase. Latinishtja ka qenė me pas nė mbarė Evropėn me qindra vjet gjuha e tė shkolluarve, sidomos nė shkencė, gjer nė kohėn baroke. Ende nė ditet e sotme latinishtja pėrdoret dhe rikrijohet nė disa degė tė shkencės, si p.sh. nė mjekėsi dhe biologji. Prej gjuhės latine kanė lindur disa gjuhe moderne romane Evropiane (Italishtja, Frėngjishtja, Spanjishtja, Portugalishtja dhe Rumanishtja, si edhe Ladinishtja dhe Retoromanishtja). Shumė fjalė tė huazuara gjenden nė gjuhėt gjermanike dhe nė sllavishten. Edhe gjuha shqipe ėshtė ndikuar shumė nga latinishtja dhe nė tė gjenden shumė huazime nga latinishtja.

    Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishės katolike romake deri nė Kėshillin e Dytė Vatikanor.

    Fundi i Perandorisė Romake zakonisht ėshtė, edhe nėse jo shumė i saktė, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisė Romake tė Perėndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zėvendėsua. Megjithatė, Diokleciani, qė u tėrhoq nė vitin 305, ishte perandori i fundit i njė perandorie tė pandarė, kryeqyteti i sė cilės ishte Roma. Pas ndarjes sė perandorisė nė atė tė Lindjes dhe tė Perėndimit, tė dyja pjesėt vazhduan t“a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perėndimit u prir dhe ra gjatė qindvjeēarit tė 5-tė dh 6-tė. Perandoria Romake e Lindjes (e cila pėrvetėsoi mė vonė gjuhėn greke si gjuhėn e saj zyrtare), njihet gjerėsisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake sė bashku me elementet helenike dhe ortodokse tė krishtera edhe pėr njė mijėvjeēar tjetėr, gjer nė rėnien e saj nė duart e Perandorisė Osmane nė vitin 1453.

    Vlen tė pėrmendet se, ndikimi nė kulturė, ligj, teknologji, arte, gjuhė, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturėn e qytetėrimeve qė pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisė Romake ka ndikuar shumė nė sistemin shtetėror Evropian para sė gjithash nė drejtėsi dhe ligjshmėri.

    Me armiqtė e mundur, Oktaviani mori emrin Augustus dhe pothuajse pushtetin absolut duke ruajtur vetėm njė shtirje tė formės republikane tė qeverisė. Pasardhėsi i tij i pėrcaktuar, Tiberiusi, mori pushtetin pa kundėrshtim, duke vendosur dinastinė Julio-Klaudiane, qė zgjati deri nė vdekjen e Neronit nė vitin 68. Zgjerimi territorial i asaj qė ishte tani Perandoria Romake vazhdoi dhe shteti mbeti i sigurt, pavarėsisht njė serie perandorėsh gjerėsisht tė konsideruar si tė shtrembėruar dhe tė korruptuar (pėr shembull, pėr Kaligulėn thuhet se ishte i ēmendur dhe Neroni kishte njė reputacion pėr mizorinė dhe qė ishte mė shumė i interesuar pėr shqetėsimet e tij private sesa pėr ēėshtjet e shtetit). Sundimi i tyre u pasua nga Dinastia Flaviane. Gjatė sundimit tė Pesė Perandorėve tė Mirė (96-180), Perandoria arriti zenitin e saj territorial, ekonomik dhe kulturor. Shteti ishte i sigurt edhe nga kėrcėnimet e jashtme dhe tė brendshme dhe Perandoria qe e begatė gjatė Pax Romana (Paqja romake). Me pushtimin e Dakisė gjatė sundimit tė Trajanit, Perandoria arriti kulmin e zgjerimit territorial; dominioni I Romės nė kėtė kohė kishte njė sipėrfaqje prej 6.5 milion km². Murtaja e Antoninit qė u shpėrnda nė Perandori gjatė viteve 165-180 vrau afėrsisht pesė milionė njerėz.

    Perandoria Romake nė zgjerimin e saj mė tė madh nėn Trajanin nė vitin 117.Periudha ndėrmjet viteve 193 dhe 235 u dominua nga dinastia Severane dhe pa disa sundues inkompetentė, si Elagabalusi. Kjo dhe influenca nė rritje e ushtrisė ēoi nė njė periudhė tė gjatė kolapsi tė njohur si Kriza e Shekullit tė Tretė. Kriza mori fund nga sundimi i Dioklecianit, qė nė vitin 293 e ndau Perandorinė nė njė gjysmė lindore dhe perėndimore tė njohur si tetrarki e dy bashkė-perandorėve dhe dy kolegėve mė tė rinj. Bashkė-sunduesit e Perandorisė konkurruan dhe luftuan pėr supremaci pėr mė shumė se gjysmė shekulli. Mė 11 Maj 330, perandori Konstantin I me vendosmėri vendosi Bizantin si kryeqytetin e Perandorisė Romake dhe e riemėrtoi Konstandinopojė. Perandoria u nda nė Perandorinė Romake tė Perėndimit dhe Perandorinė Romake tė Lindjes (mė vonė e njohur si Perandoria Bizantine) nė vitin 395.

    Perandoria Romake ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarėve dhe rėnia graduale e Perandorisė Perėndimore vazhdoi me kalimin e shekujve. Nė shekullin e 4-tė, migrimet nė perėndim tė Hunėve ishin shkaku qė Vizigotėt kėrkuan strehim nė kufijtė e Perandorisė Romake. Nė vitin 410, Vizigotėt, nėn lidershipin e Alarikut tė I, plaēkitėn qytetin e Romės. Vandalėt pushtuan provincat romake tė Galisė, Hispanjės dhe Afrikės Veriore dhe nė vitin 455 plaēkitėn Romėn. Mė 4 Shtator 476 kryetari I gjermanikėve, Odoakri detyroi perandorin e fundit tė perėndmit, Romulus Augustusin, tė abdikonte. Pasi kishte zgjatur pėr afėrsisht 1200 vjet, sundimi i Romės mbi Perėndimin i erdhi fundi.

    Perandoria Lindore do pėsonte njė fat tė ngjashėm, megjithėse jo kaq drastik. Justiniani mundi tė ripushtojė Afrikėn Veriore dhe Italinė, por zotėrimet bizantine nė perėndim u reduktuan nė Italinė jugore dhe Siēilinė disa vjet pas vdekjes sė Justinianit. Nė lindje, pjesėrisht si rezultat i Murtajės sė Justinianit, bizantinėt u kėrcėnuan nga ngritja e Islamit, ndjekėsit e tė cilit pushtuan territoret e Sirisė dhe Egjiptit dhe sė shpejti u bėnė njė kėrcėnim direkt pėr Konstandinopojėn. Prapė se prapė, bizantinėt, mundėn tė ndalin ekspansionin islamik nė tokat e tyre gjatė fundit tė shekullit tė 8-tė dhe gjatė fillimit tė shekullit tė 9-tė rimorėn tokat e pushtuara. Nė vitin 1000 Perandoria Lindore ishte nė kulmin e saj: Basili II ripushtoi Bullgarinė dhe Armeninė, kultura dhe tregtia lulėzonin. Gjithsesi, pak pas kėtij zgjerimi, ai befas u ndal nė vitin 1071 nė Betejėn e Manzikertit. Kjo e fundit e ēoi perandorinė nė njė rėnie dramatike. Disa shekuj grindjeje tė brendshme dhe pushtimet e turqve I shtruan rrugėn perandorit Aleksi I Komneni pėr t’i kėrkuar ndihmė perėndimit mė 1095. Perėndimi iu pėrgjigj me anė tė Kryqėzatave pėrfundimisht duke rezultuar nė Plaēkitjen e Konstandinopojės nga vetė pjesėmarrėsit e Kryqėzatės sė Katėrt. Pushtimi i Konstandinopojės mė 1204-ėn do tė shihte copėzimin e atyre pak tokave qė i kishin mbetur perandorisė nė nė gjendjet e mėvonshme, fitorja e fundit e tė cilės ishte ajo e Nikesė. Pas rimarrjes sė Konstandinopojės nga forcat perandorake, perandoria nuk ishte gjė tjetėr veēse pak mė I madh se njė shtet grek I pėrqendruar nė brigjet e Egjeut. Perandorisė Lindore I erdhi fundi kur Mehmeti II pushtoi Konstandinopojėn mė 29 Maj 1453.

    Edited by Etore - 19/2/2010, 09:54
     
    .
9 replies since 12/2/2010, 14:47   9981 views
  Share  
.