Greqia e Lashtė

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Platoniimage ishte njė filozof i greqisė antike dhe ka jetuar nė Athinė prej 427 p.e.s. deri 347 p.e.s., ai vlen si nje ndėr filzofėt mė tė rėndėsishem tė historisė, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisė nė Athinė ku studioi edhe Aristoteli. Kjo Akademi qėndroi nėntė shekuj me rradhė.

    Platoni ka dhėnė mėsim nė Akademi intenzivisht dhe ka shkruar mbi shumė ēėshtje filozofike, qė kanė qėnė veēanėrisht tė lidhura me politikėn, etikėn, metafizikėn dhe epistimologjinė. Ndėr shkrimet mė tė njohura tė Platonit janė dialogjet e tij. Mendohet qė tė gjitha dialogjet autentike tė Platonit kanė mbijetuar.

    Platoni shihte si idhullin e tij sokratin prandaj ai shkruan ne veprat e tij ne formen e djalogut ate cka shpreh sokrati.ne veprat e tij si republika ai ve theksin tek drejtesia duke e theksuar se drejtesia eshte ti besh mire miqve dhe keq armiqve por ky ishte thejeshte nje perkufizim paraprak per platonin drejtesia eshte harmoni e shpirtit eshte e cuditshme qe platoni qe ne ate kohe tregon mbi barazine qe duhet te kishte femra me mashkullin. nje femer mund te ishte edhe mbrete filozofe qe do te thote te ishte kruetare e shtetit.


    Demosthenisimage ( rreth 384 p.e.s. - 322 p.e.s.), ishte orator i Greqisė sė lashtė i lindur nė Athinė nė vitin 384 p.e.s. Demonsteni vdiq mė 322 p.e.s.. Qė nė moshėn 20 vjeēare filloj tė mbajė fjalime me rėndėsi sė pari fjalim para gjyqit dhe pastaj nė vitin 354 fjalim publik me pėrmbajtje politike. Mė vonė udhėhoqi partin athinaseje pėr pavarėsi, qė luftonte kundėr Filipit II tė Maqedonisė. Ligjėratat e tij kundėr Filipit janė tė njohura si shembuj tė paarritshėm tė artit retorik.

    Nė vitin 345 p.e.s. sė bashku me Eskinin morri pjesė nė delegacionin i cili nėnshkroi paqen e pafavorshme pėr Athinėn me Filipin e II tė Maqedonisė. Ndėrsa nė vitin 340 p.e.s. organizojė lidhjen anti maqedonase, mori pjesė edhe fisi ilirė i taulatėve.

    Mori pjesė personalisht nė luftėn e Keronesė dhe aty mbajti njė fjalim tė pėrmotshėm pėr tė varėt nė luftė.

    Skylaksi ėshtė njė udhėtar, gjeograf dhe historian grek qė ka jetuar midis shek. VI-V para e. sonė.

    Me emrin e kėtij gjeografi ėshtė lidhur edhe vepra e titulluar "Periplus tes thallases tes eikumenes Europes kai Azias kai Libyes" (Lundrimi buzė brigjeve tė Evropės, tė Azisė dhe tė Afrikės). Nė kėtė vepėr jepet njė pėrshkrim gjeografik i krahinave bregdetare tė Ilirisė.

    Aristoteliimage (384 p.e.s. Stragira, Maqedoni – 7 mars, 322 p.e.s. Halkidhiki, Ev“via) ishte filozof i Greqisė sė lashtė. Ai sė bashku me Platonin mendohet si njė nga personat mė me ndikim nė filozofinė e botės perėndimore. Ai shkroi shumė libra mbi fizikėn, letėrsinė, retorikė, biologjinė, zoologjinė, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte student i Platonit dhe mėsues i Aleksandrit tė Madh.

    Aristoteli sipas shumė mendimtarėve ėshtė mendimtari mė i gjithanshėm dhe filozofi mė i madh i botės antike dhe njė ndėr filozofėt mė tė mėdhnj nė tėrė historinė e filozofisė, nė pėrgjithėsi. Pėr nga thellėsia mendore, pėr nga gjerėsia e interesimit shkencor, pėr nga mėnyra e shpjegimit tė ēėshtjeve nė shqyrtim dhe pėr nga numri i veprave qė shkroi, Aristoteli ėshtė gati i pashoq nė historinė e mendimit njerėzor.

    Aristoteli lindi nė Stragira, tė Trakisė , rrjedh nga njė familje e arsimuar, nė tė cilėn tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekėsia. I ati i Aristotelit ishte mjek nė oborrin mbretėror tė mbretit maqedonas Amintesi II, kurse mė vonė edhe tė Filipit.

    Nė moshėn shtatėmbėdhjetė vjeēare, Aristoteli shkoi nė Athinė, nė akademinė e Platonit, ku qėndroi plot 20 vjet me radhė, derisa vdiq mėsuesi i tij Platoni.

    Sipas Aristotelit, qenia e ēdo gjėje apo ndodhie zhvillohet nga shumė mundėsi tė lėndėve tė fshehta me ndihmėn e lėvizjeve tė fuqisė formuese. Afirmimi dhe pėrdorimi i sistemit tė Aristotelit nė mesjetėn evropiane ėshtė i njohur si Aristotelizmi.

    Nė njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisė sė tij, merita tė mėdha kanė dijetarėt myslimanė nė radhė tė pare Ibėn Sina i njohur nė perėndim me emrin Avicena dhe Ibėn Rushd (Averročs) nga Kordoba, tė cilėt me punėn e tyre dhe analizat e komentet e shkėlqyera e bėnė tė kuptueshme dhe akoma mė cilėsore filozofinė e Aristotelit.
     
    .
6 replies since 12/2/2010, 13:07   7847 views
  Share  
.