Greqia e Lashtė

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Pėrpunimi i tokės sipas kulturės sė Azisė sė vogėl si dhe tė regjionit tė Daubit nė trojet e Greqisė fillojnė tė duken nė kohėn Neolitit.

    Azia e Vogėl e njohur edhe si Anadoll ėshtė gadishull nė pjesėn perėndimore tė kontinentit aziatik dhe pėrbėn pjesėn dėrmuese tė territorit tė Turqisė; mund tė pėrdoret pra si sinonim i Turqisė aziatike. Gjatė historisė ka qenė atdheu i popullit tė lashtė hitit, fiseve greke, frigasve, armenėve e mė vonė turqve.

    Neoliti (nga greq. neos - i ri dhe lithos - gur) pėrfaqėson etapėn e fundit dhe njėkohėsisht mė tė zhvilluarėn tė epokės sė gurit. Ai pėrfshin njė kohė qė fillon nga mijėvjeēari i shtatė dhe mbaron nga fundi i mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė. Arkeologjikisht neoliti ndahet nė tri periudha tė mėdha: e hershme, e mesme dhe e vonė. Nė kėtė tė fundit pėrfshihet dhe periudha e bakrit ose eneoliti (nga bashkimi i fjalės lat. eneos - bakėr dhe greq. lithos - gur), qė pėrbėn etapėn e fundit dhe kalimtare pėr epokėn e bronzit.

    Nė kėta tridhjetė vjetėt e fundit janė zbuluar e gėrmuar njė numėr i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati nė tėrė territorin e Shqipėrisė, si nė Maliq, nė Cakran, nė Vashtėmi, nė Burimas, nė Podgorie, nė Barē e nė Dėrsnik tė rrethit tė Korēės, nė Kamnik tė Kolonjės, nė Blaz e Nezir tė Matit, nė Cakran tė Fierit, nė Burim, nė Gradec e nė Cetush tė Dibrės, nė Kolsh tė Kukėsit, nė Rajcė e nė Rashtan tė Librazhdit e nga gjetje tė rastit nė pika tė tjera. Mė mirė ėshtė njohur e studiuar pellgu i Korēės, i cili gjatė epokės prehistorike ka pasur kushte shumė tė mira gjeoklimatike. Ai paraqet sot zonėn mė tė pasur e mė tė zhvilluar kulturore tė neolitit si edhe pellgun ku mund tė ndiqet pa ndėrprerje zhvillimi i kulturės neolitike nė gjithė shtrirjen e tij kohore. Materialet e gjetura nė kėto qendra prehistorike, krahas atyre tė dala nė dritė shumė kohė mė parė si nė Velēė tė Vlorės ose rastėsisht nė rrethet e tjera tė vendit, kanė dhėnė mundėsi qė tė njihen aspekte tė ndryshme tė jetės ekonomike, shoqėrore dhe kulturore tė banorėve neolitikė tė territorit tonė, ndėrsa pėrhapja e gjerė e kėtyre vendbanimeve dhe e gjetjeve rastėsore neolitike ka treguar se ky territor gjatė kėsaj epoke ka qenė i banuar dendur dhe pa ndėrprerje.

    Jeta nė vendin tonė gjatė neolitit u zhvillua nė kushte shumė tė pėrshtatshme natyrore. Klima e ftohtė dhe e lagėsht e paleolitit, e cila kishte filluar qė nė mezolit t’i lėshonte vendin njė klime mė tė butė, tani merr pak a shumė karakterin e klimės sė sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnė prej asaj tė ditėve tona.

    Kėto rrethana tė favorshme natyrore ndihmuan qė vendi ynė gjatė neolitit tė arrijė nė njė nivel tė lartė zhvillimi ekonomik dhe kulturor pėr atė kohė. Njeriu nga skllav i natyrės, siē ishte nė paleolit, shndėrrohet tani, pak e nga pak, nė zotėrues i saj. Nė kėtė kohė lindin e zhvillohen forma tė ndryshme tė veprimtarisė prodhuese tė njeriut, tė cilat me plot tė drejtė mund tė merren si zanafilla e degėve tė veēanta tė ekonomisė dhe tė pėrparimit teknik e kulturor tė shoqėrisė sė sotme. Tė tilla janė bujqėsia e blegtoria, prodhimi i qeramikės, tjerrja dhe endja, teknika e ndėrtimit tė banesave etj. Pėrsoset nė kėtė kohė edhe teknika e punimit tė veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn nė pėrdorim tė gjerė dhe bėhet karakteristike pėr epokėn dhe teknika e lėmimit tė gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit), pėr tė parėn herė dalin dhe veglat e objektet prej bakri, tė cilat shėnojnė dhe fillimet e metalurgjisė nė vendin tonė.

    Nė kėto periudha tė largėta tė prehistorisė, vendbanimet i ndeshim zakonisht nėpėr tarraca lumore, pranė burimeve ose nė vende me toka pjellore dhe tė pasura me pyje qė strehonin shumė kafshė tė egra. Por krahas kėtyre, vazhdonin tė shėrbenin si vendbanim edhe shpellat (shpella e Velēės, e Trenit, e Konispolit, e Blazit etj.). Banesat paraqiten dy llojesh: nė formė gropash nėndhese (Cakran) dhe tė tilla tė ndėrtuara drejt mbi tokė (Maliq, Kamnik, Kolsh etj.). Zakonisht kėto kishin planimetri drejtkėndėshe dhe ishin njė ose dy dhomėshe. Muret e tyre thureshin me thupra ose me kallama dhe lyheshin pastaj me baltė nė njėrėn ose nė tė dy faqet e tyre. Dyshemetė ishin gjithashtu prej balte; nė disa raste ato vendoseshin mbi shtroje trarėsh pėr tė izoluar lagėshtirėn. Nė Dunavec dhe nė Maliq tė Korēės janė zbuluar banime tė ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtė vertikalė qėndronte njė platformė prej trarėsh tė vendosur horizontalisht e mbi tė ngriheshin banesat (kasollet) tė shtruara me baltė. Palafiti i Maliqit ka qenė i rrethuar me njė gardh qė e mbronte nga vėrshimi i ujit apo nga rreziqe tė tjera.


    Ekonomia
    Nga materialet e zbuluara nė vendbanimet neolitike tė vendit tonė del se bujqėsia pėrbėnte njė nga format kryesore tė prodhimit dhe sidomos tek ato bashkėsi primitive qė banonin nė toka pjellore, si p.sh. nė pellgun e Korēės, nė fushėn e Cakranit (Fier) etj. Toka punohej cekėt me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma mė primitive e punimit tė tokės. Nė kėtė kohė mbillej gruri si dhe llojet e tjera tė drithėrave. Kėtė e tregojnė farėrat e karbonizuara tė zbuluara nė shtresat neolitike tė Podgories, tė Konispolit, tė Maliqit apo nė muret e banesave tė lyera me baltė tė pėrzier me byk drithėrash, siē i gjejmė nė vendbanimet mė tė hershme neolitike (Vashtėmi, Kolsh etj.).

    Nė depozitimet neolitike tė vendit tonė, pėrzier me mbeturina tė ndryshme tė kulturės, janė zbuluar me shumicė dhe kocka bagėtish tė imėta dhe tė trasha, qė tregojnė se krahas bujqėsisė banorėt neolitikė merreshin edhe me blegtori. Prej bagėtive ata siguronin qumėshtin, mishin, leshin, lėkurėn etj. Njė pjesė tė kėtyre produkteve ata i siguronin dhe nėpėrmjet gjuetisė sė kafshėve tė egra, kockat dhe brirėt e tė cilave i ndeshim gjithashtu nė qendrat e banuara tė kėsaj kohe. Dreri ishte njė nga kafshėt e egra mė tė parapėlqyera tė gjahut, i cili pėrveē mishit dhe lėkurės, u siguronte bujqve primitivė edhe brirėt me tė cilėt bėnin vegla tė ndryshme bujqėsore, si shetėr, ēekanė etj., dhe qė i gjejmė tė pėrfaqėsuar mirė sidomos nė vendbanimin e Dunavecit e tė Maliqit. Po kėtu janė zbuluar edhe shumė pesha rrjetash, gropa etj., qė dėshmojnė se njė formė tjetėr e sigurimit tė ushqimit tė banorėve neolitikė tė Dunavecit e tė Maliqit ishte dhe peshkimi.

    Banorėt neolitikė tė vendit tonė dinin gjithashtu tė tirrnin fijen dhe tė endnin prej saj rroba me anė tė vegjės primitive vertikale. Kėtė e tregojnė rrotullat e boshtit dhe peshat pėr tėrheqjen e fijes nė vegjė, tė zbuluara nė Maliq e gjetkė. Qė nė etapėn mė tė hershme tė neolitit shfaqen dhe enėt prej balte tė pjekur, qė pėrbėjnė si kudo gjetjet mė tė shumta e mė tė rėndėsishme nė vendbanimet e kėsaj kohe. Prodhimi primitiv i tyre ashtu si edhe ai i tekstilit dhe i prodhimeve bujqėsore, ishte i lidhur me punėn e gruas. Ēdo bashkėsi neolitike i pėrgatiste vetė enėt sipas nevojave tė saj. Ato punoheshin me dorė nė forma e madhėsi tė ndryshme, me faqe tė trasha ose tė holla, me ose pa zbukurime sipas qėllimit tė tyre praktik.

    Zhvillimi i madh, pėr atė kohė, i prodhimit, i cili gjeti shprehjen e vet nė shtimin e llojeve tė veglave tė punės dhe nė pėrmirėsimin teknik tė punimit tė tyre, nė zhvillimin e formave tė tilla tė ekonomisė, siē ishin bujqėsia dhe blegtoria etj., solli ndryshime dhe nė organizimin shoqėror, qė u pasqyrua nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė strukturės gjinore. Gjinia matriarkale e lindur qė nė paleolitin e lartė dhe e zhvilluar dalėngadalė gjatė mezolitit arrin tani fazėn e lulėzimit tė saj. Nė fushėn ekonomike kjo fazė e zhvillimit gjinor ishte e lidhur kryesisht me zhvillimin e bujqėsisė primitive, e cila duke qenė punė e gruas, i jepte asaj njė vend me rėndėsi nė prodhimin shoqėror. Paraqitja e saj me figurat e shumta prej balte, dėshmon se ajo kishte njė pozitė parėsore nė gjini. Martesa me grupe, karakteristike pėr periudhėn e hershme tė matriarkatit, zėvendėsohet tani nė periudhėn e lulėzimit tė saj me njė formė tė re mė tė pėrsosur, me martesėn me ēifte.

    Gjatė gjithė kohės sė neolitit, gjinia mbetet e vetmja njėsi shoqėrore dhe ekonomike nė bashkėsinė primitive. Nė kėtė gjini kishte jo vetėm bashkėsi familjesh me ēifte, por edhe njė organizim pune dhe konsumi kolektiv. Puna e pėrbashkėt i shpinte njerėzit nė pronėn e pėrbashkėt mbi mjetet e prodhimit dhe mbi produktet e prodhimit.

    Ndėrmjet gjinive, qė jetonin nė afėrsi tė njėra-tjetrės, u vendosėn gjatė kėsaj periudhe marrėdhėnie tė tilla ekonomike e shoqėrore qė shpunė nė formimin e bashkėsive fisnore. Midis kėtyre njėsive tė mėdha fisnore fqinje ose mė tė largėta, ekzistonin marrėdhėnie kėmbimi. Nė vendbanimet tona neolitike janė ndeshur sende tė sjella nga krahina tė largėta, siē janė p.sh., importet e poēerisė diminiane tė Thesalisė nė depozitimet e vendbanimit tė Cakranit apo tė Kamnikut etj.

    Arti
    Arti i bujqve dhe i blegtorėve neolitikė priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.

    Arti dekorativ neolitik shfaqet me tėrė pėrmbajtjen e tij sidomos nė prodhimet e poēerisė, ku shumė nga format e enėve me harmoninė dhe me elegancėn e trupit tė tyre i tejkalojnė kėrkesat e ngushta utilitare dhe hyjnė nė fushėn e realizimeve artistike.

    Nė tėrė kulturat neolitike tė vendit tonė qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente tė shumta tė realizuara me teknika tė ndryshme (pikturim, gėrvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime tė veēanta stilistike, sipas fazave tė zhvillimit pėrparues tė saj. Motivet e zbukurimit pėrbėhen nga vija tė drejta ose tė pėrkulura me kombinime nga mė tė ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekėndėsha e rombe me fushė tė zbrazėt ose tė vizatuar, nga rrathė, spirale, meandra, etj. Kėto motive, pėrveē zhvillimit tė thjeshtė pėr tė zbukuruar enėt, kanė shėrbyer, nė mjaft raste, edhe si simbole grafike pėr tė paraqitur ambientin, sendet apo fuqitė e natyrės sipas botėkuptimit magjik tė njerėzve neolitikė.

    Arti figurativ i kėsaj kohe pėrfaqėsohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte tė pjekur, tė cilat kryesisht janė tė vogla. Tipari mė karakteristik i tyre ėshtė skematizimi i formės, nganjėherė jashtė masės, ashtu sikurse ėshtė nė artin dekorativ tė qeramikės gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Kėto figura qeniesh paraqiten nė formė cilindrike, plaēke apo steatopigjike (vithegjera), nė kėmbė ose ulur. Njė pjesė e tyre janė tė ngjashme me tipat pėrkatės tė Azisė sė Pėrparme dhe tė Mesdheut Lindor, gjė qė tregon pėr lidhje e ndikime kulturore tė drejtpėrdrejta tė kulturave neolitike tė vendit tonė me ato tė kėtij areali.

    Kėto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetėr, ato fuqi tė panjohura, tė cilat sipas bujqve dhe blegtorėve primitivė, kishin nė dorė pjellorinė e tokės dhe mbarėshtimin e kafshėve. Kėshtu, figurat e grave, tė cilat mbizotėrojnė nė plastikėn antropomorfe neolitike, janė tė lidhura me kultin e pjellorisė sė tokės-nėnė, ndėrsa ato qė riprodhojnė figura zoomorfe - me kultin e kafshėve shtėpiake, qė luanin, ashtu sikurse dhe bujqėsia, njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė e bashkėsisė neolitike. Me kultin e tokės-nėnė dhe tė kafshėve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe tė zbuluara nė vendbanimet neolitike tė Maliqit, tė Dunavecit etj.

    Botėkuptimi i banorėve neolitikė ėshtė shprehur edhe nė kultin e varrimit. Varrosja e tė vdekurve bėhej pranė ose brenda territorit tė vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjė ndėrtim tė veēantė; kufoma vendosej nė njė gropė tė cekėt nė pozicion fjetjeje dhe kėmbė tė mbledhura pa takėm funeral. Riti i varrimit brenda territorit tė banuar ose brenda banesės ishte i lidhur me njė zakon shumė tė pėrhapur nė atė kohė nė Ballkan dhe nė pėrgjithėsi nė rajonin e gjerė tė Mesdheut. Siē duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qė mbronin vendbanimin.

    Grupet etno-kulturore
    Numri i konsiderueshėm i vendbanimeve neolitike tė zbuluara nė tėrė territorin e Shqipėrisė si edhe pėrkatėsia kohore e tyre nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm, tė vonė, duke pėrfshirė dhe epokėn e bakrit, e bėjnė tė mundur tė veēojmė disa grupe kulturore dhe ta ndjekim zhvillimin e kulturės pa ndėrprerje nga fillimet e mijėvjeēarit tė shtatė e deri nė fund tė mijėvjeēarit tė katėrt p.e.sonė.

    Neoliti i hershėm, pėrfaqėsohet nga Vlushi, Podgoria I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I e II. Vendbanimi i Vlushit karakterizohet nga njė qeramikė trashanike ngjyrė gri tė zezė, me forma tepėr tė thjeshta e me pak zbukurime tė bėra me shtypje. Qeramika gjendet sė bashku me vegla pune prej stralli tipike mezolitike, ndaj Vlushi i takon periudhės kalimtare nga mezoliti nė neolit.

    Kultura Podgorie I, Vashtėmia, Kolshi I, Burimi dhe Blazi I, II, tė cilat janė njohur e studiuar mirė, i takojnė neolitit tė hershėm tė zhvilluar. Kjo periudhė nė territorin e Shqipėrisė Juglindore ėshtė dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falė njė shtrese kulturore tė trashė rreth 3 m e mjaft tė qartė, nė Podgorie, dhe tė njė lėnde shumė tė pasur arkeologjike mund tė rindėrtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njėngjyrėshe e kuqe me shkėlqim, nga qeramika e pikturuar me bojė tė bardhė mbi sfond tė kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta tė kultit, tė cilat i vėnė nė raporte tė drejtpėrdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershėm tė Thesalisė (faza Presesklo e pjesėrisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershėm tė Maqedonisė (Vrshnik-Anzabegovo Ib, c). Elementet e tjera tė pranishme nė Podgorie I, si qeramika impreso e tipit tė Devollit e ajo e tipit adriatik, si edhe qeramika barbotine e sheshtė e vėnė atė nė lidhje me kulturat e neolitit tė hershėm adriatik e ballkano-qendror.

    Kultura pėrfaqėsuese e Shqipėrisė Verilindore, Kolshi I ka si tregues themelor qeramikėn barbotine nė reliev tė ngritur, qeramikėn e pikturuar me bojė kafe mbi sfond tė kuq dhe qeramikėn impreso, tė cilat vendosen mjaft qartė nė raporte kulturore e kronologjike me Rudnikun (Rudniku III) nė Kosovė dhe me gjithė kulturat e fazės Starēevo II b tė Ballkanit Qendror. Blazi I e II nė zonėn e Matit ka qeramikė tė tipit impreso-kardium me motive tė ndryshme, si edhe qeramikė njėngjyrėshe gri e tė zezė me shkėlqim qė i japin kulturės sė kėtij vendbanimi shpellor karakterin adriatik lindor (Smilēiē I).

    Kalimi nga neoliti i hershėm nė neolitin e mesėm shėnon njė kthesė nė tė gjithė zhvillimin kulturor tė territorit tė vendit tonė, gjė qė ėshtė pasqyruar mjaft qartė nė kulturat Dunavec I - Cakran Blaz III, tė cilat pėrfaqėsojnė dhe tri fazat kryesore tė zhvillimit tė neolitit tė mesėm nė Shqipėri. Tipar themelor pėr tė gjitha fazat e kėsaj periudhe ėshtė qeramika ngjyrė gri, gri e zezė dhe e zezė me sipėrfaqe tė lėmuar me ose pa shkėlqim, si edhe qeramika barbotine e impreso tė trashėguara nga neoliti i hershėm. Qeramika shquhet pėr njė larmi formash ku mbizotėrojnė kupat bikonike me variante tė ndryshme, tasat trung konikė me fund tė lartė, enėt me trup sferik me profile tė ndryshme etj. Qeramika e neolitit tė mesėm dallohet edhe pėr pasurinė e zbukurimeve tė bėra me incizim e thellim, hera-herės tė inkrustuara me bojė tė kuqe ose tė bardhė, pėr zbukurimet plastike variantesh tė ndryshme, pėr zbukurimin me kanelyra, me pikturim etj.

    Ēdo njėra nga tri kulturat pėrfaqėsuese ka tiparet dhe veēoritė lokale qė burojnė nga diferencat nė kronologjinė relative si edhe nga pozita gjeografike, nga raportet e lidhjet qė ato kishin me kulturat fqinje.

    Faza Dunavec I qė pėrfaqėson shtresėn mė tė hershme tė neolitit tė mesėm ėshtė e lidhur me ekzistencėn e njė vendbanimi palafit, i cili, sot pėr sot, ėshtė mė i hershmi nė territorin e Ballkanit. Nė Dunavecin I, krahas qeramikės sė zezė tė cilėsisė shumė tė mirė vazhdoi tė pėrdorej gjerėsisht qeramika barbotine me reliev tė zhvilluar, traditė kjo e neolitit tė hershėm Starēevian. Por tonin kulturės sė Dunavecit I ia jepnin format e reja tė enėve tė zbukurimit nė reliev, zbukurimet me incizim e ngulitje, zbukurimet me kanelyra, pikturimi gri etj.

    Gjatė Dunavecit II, krahas elementeve qė u trashėguan nga periudha paraardhėse, qė edhe kėtu pėrbėjnė shumicėn, ka edhe njė tog elementesh tė reja qė e veēojnė atė si njė fazė mė vete. Zbukurimi nė reliev njeh zhvillimin e tij mė tė gjerė, po ashtu bėhet tipik zbukurimi me gėrvishtje i llojit adriatik, kanelyra pėrmirėsohet cilėsisht dhe, krahas pikturimit gri, del edhe qeramika e pikturuar me bojė tė kuqėrremtė. Nė kėtė fazė shfaqen edhe fragmentet e para tė qeramikės dyngjyrėshe kuq e zi.

    Cakrani dhe Dunaveci II kanė pėrputhje tė plotė kulturore e kronologjike. Pėr t’u shėnuar ėshtė gjetja nė Cakran e disa fragmenteve enėsh tė pikturuara dhe nė Dunavec II e njė fragmenti, tė cilat janė tė importuara nga kultura Thesalike e Diminit tė hershėm (faza Tsangli). Ato japin njė datė tė saktė pėr ekzistencėn e njėkohshme tė Cakranit e tė Dunavecit II me Tsanglin dhe nė tė njėjtėn kohė dėshmojnė pėr zhvillimin e kėmbimit midis trevave tona me Thesalinė. Edhe kultura e Kolshit II nė territorin e Shqipėrisė Verilindore gjen pėrputhje tė plotė me atė tė Cakranit.

    Faza fundore e neolitit tė mesėm ėshtė dėshmuar nga Blazi III nė territorin e Shqipėrisė sė brendshme qendrore. Ajo karakterizohet nga qeramika ngjyrė gri, gri e zezė e ngjyrė kafe e zbukuruar me motive linearo-gjeometrike e spiralike, tė cilat janė elemente karakteristike pėr kulturat danilike tė bregdetit dalmatin. Krahas tyre ka edhe enė tė zbukuruara me ornamente me vija tė thelluara, tė cilat mjaft mirė e vėnė kėtė fazė tė neolitit tė mesėm nė raporte kulturore e kronologjike me kulturėn Lisiēiē (Hvar I) tė neolitit tė vonė tė Adriatikut.

    Kulturat e neolitit tė mesėm tė vendit tonė kanė edhe disa tregues tė rėndėsishėm tė kultit e tė botės shpirtėrore. Si shfaqje e re dhe kryesore janė ritonet, enė jo tė zakonshme me katėr kėmbė me grykė vezake tė vendosur pjerrtas me njė dorezė tė madhe nė pjesėn e sipėrme tė trupit dhe tė lyera me bojė tė kuqe. Kėto ritone sipas mendimit tė shumė studiuesve duhet tė kenė shėrbyer nė ceremoni rituale kushtuar kulteve tė rėndėsishme, siē ėshtė ai i pjellorisė sė tokės, i nėnės sė madhe, kulte qė ishin tė lidhura me riprodhimin e jetės, me pjellorinė e tokės e tė bagėtisė, tė cilat ishin degėt bazė tė ekonomisė.

    Njė kult tjetėr i epokės neolitike ėshtė ai i varrimit tė fėmijėve nė vendbanim, tė vendosur nė pozicion kruspull, dėshmi e njė flijimi pėr vetė vendbanimin.

    Kalimi nga periudha e neolitit tė mesėm nė neolitin e vonė ėshtė bėrė shkallė-shkallė, gjė qė provohet nga kultura e vendbanimeve tė Dėrsnikut, tė Barēit II dhe tė Maliqit I (Kamnik) ku disa tregues tė kulturės vazhdojnė edhe gjatė neolitit tė vonė, madje zhvillohen mė tej dhe bėhen karakteristike. E tillė ėshtė qeramika me tone tė ēelėta e punuar me kujdes dhe e pikturuar me ngjyra tė ndryshme, me motive tė larmishme linearo-gjeometrike dhe meandro-spiralike. Kjo qeramikė krijon efekte shumė tė ngjashme me qeramikėn e neolitit tė vonė tė Thesalisė, qė njihet arkeologjikisht si faza e Diminit klasik. Kėto elemente kulturore luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e kulturės sė neolitit tė vonė tė vendit tonė.

    Fazėn finale tė epokės sė gurit tė ri ose siē quhet ndryshe epoka e bakrit, e pėrfaqėsojnė tri vendbanime me njė vijimėsi kulturore e kronologjike: Burimasi, Maliqi II a dhe Maliqi II b. Kultura e tyre karakterizohet nga pėrsosja e veglave tė strallit, e veglave me gur tė lėmuar dhe e atyre prej kocke e briri, si dhe dalja e veglave tė para prej bakri (sėpata tė tipit daltė, biza e grepa peshkimi), tė cilat pėr shkak tė cilėsisė sė butė tė bakrit nuk mundėn tė zėvendėsonin veglat e traditės neolitike. Tiparin themelor tė kėsaj faze e pėrbėn qeramika, e cila dallohet pėr cilėsinė e punimit tė saj, pėr larminė e formave tė enėve, pėr ngjyrėn e zezė e gri tė zezė shpeshherė me shkėlqim, si edhe pėr zbukurimet e shumėllojshme (me pikturim gri, me bojė tė bardhė ose tė kuqe, me incizim, me ornamente plastike apo kanelyra etj.). Kultura shquhet edhe pėr njė pasuri e larmi objektesh kulti, si figura antropomorfe e zoomorfe, tavolina kulti e objekte tė tjera tė karakterit ritual.

    Kultura neolitike e vendit tonė u zhvillua nė lidhje e marrėdhėnie tė ngushta me kulturat bashkėkohėse tė vendeve fqinje, si me kulturėn Crnobuki-Shuplevac tė Pelagonisė, me kulturėn Rahmani tė Thesalisė dhe me kulturat egjeane tė bronzit tė hershėm. Tė dhėnat e deriatėhershme dėshmojnė kėshtu se kultura neolitike nė vendin tonė zhvillohet pa ndonjė ndėrprerje dhe mbi njė bazė autoktone. Njohuritė e deritanishme nuk janė tė mjaftueshme pėr tė pėrcaktuar se cilėt ishin pėrfaqėsuesit e grupeve apo tė komplekseve mė tė gjera etnokulturore ballkanike tė kėsaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas tė cilave kėto mund tė kenė qenė ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende tė diskutueshme, sa kohė qė tė dhėnat gjuhėsore nga fusha e toponimisė sė lashtė tė Ballkanit ėshtė vėshtirė tė pėrputhen me siguri me tė dhėnat arkeologjike. Nė kėto rrethana, banorėt e kėsaj lashtėsie tė largėt, kėto grupe kulturore ka shumė gjasė t’i takonin njė popullsie paleoindoevropiane.

     
    .
  2. Etore
     
    .

    User deleted


    Personalitete nga Greqia e lashte


    Herodotiimage lindi nė Halikarnas rreth vitit 484 - 425 p.e.s.), ishte autor i veprave antike tė filozofisė qė mė vonė nga shumė shkencėtarė merren si pikėnisje e punės sė tyre.

    Pėrndryshe Herodoti me udhėtimin e tij (tė filluar rreth viteve 455-452 p.e.s.) nėpėr Evropė, Azi dhe Afrikė merret edhe si babai i historisė. Nė udhėtimin e tij, ai vizitoi edhe krahina tė ndryshme tė gadishullit ballkanik si Ilirinė, Trakinė e Maqedoninė.

    Gjatė qėndrimit tė tij nė Athinė ai afrohet me rrethin e Periliut dhe si duket vendosi tė shkruajė veprėn e tij Historia e Herodotit nė nėntė libra.

    Herodoti ėshtė i pari qė krijoi njė vepėr tė pėrgjithshme historike, tė mbėshtetur mbi njė kritikė historike, edhe pse kjo ishte njė kritikė sipėrfaqėsore. Shumė tė dhėna nė veprat e tij janė vėrtetuar edhe me tė dhėna arkeologjike.

    Hesiodiimagejetoi nė VIII - VII p.e.s.), ishte i autor veprave antike tė filozofisė qė mė vonė nga shumė shkencėtarė merren si pikėnisje e punės sė tyre, poet i Greqisė antike, jetoi nė shekullin e VIII-VII p.e.s. Lindi nė Beoi, nė njė familje fshatare dhe vetė ai u muar me bujqėsi. Hesiodi shkroi dy poema nė heksametėr: "Theogonia" (Krijimi i perėndive) dhe "Erga kai hemerai" (Punė dhe ditė).

    Poemat e Hesiodit japin tė dhėna tė rėndėsishme mbi teknikėn e ekonomisė fshatare nė Greqin antike.

    Homeriimageishte poet epik legjendar i Greqisė antike. Pėr qėnjen dhe veprimtarinė e tij letrare, kritikėt modernė kanė mendime tė ndryshme dhe kanė tė bėjnė me dy poema te mrekullueshme tė nivelit botėror: Iliada dhe Odisea.

    Ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht se poemat e tij pėrkundėr fantazisė poetike, pasqyrojnė ngjarje tė vėrteta historike qė kanė ndodhur shumė mė para se tė krijoheshin poemat. Kėto ngjarje kanė ndodhur nė shekulljt XIII - XII p.e.s. Tė dhėnat qė rrjedhin nga poemat e Homerit kanė shėrbyer dhe shėrbejnė si burime historike pėr njohjen e historisė sė Greqisė antike. Gjithashtu vlen per tu theksuar se mbi figurėn e Homerit janė hedhur shumė hije dyshimi te cilat vėnė nė dyshim vetė ekzistencén e tij. Por ajo qe bie mė shumė nė sy ėshtė diferenca artistike ndėrmjet dy veprave. Pėrderisa Iliada ėshtė shkruar né njé stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studjues tė shumtė ėshtė hedhur ideja se ndoshta kėto dy vepra nuk janė shkruar nga i njėjti autor.

    Edited by Etore - 12/2/2010, 14:37
     
    .
  3. Etore
     
    .

    User deleted


    Thukididiimage (rreth 460 p.e.s. - 400 p.e.s.), ishte historiani i parė i vėrtetė, nėse merret se Herodoti ėshtė babai i Historisė. Lindi nė Athinė rreth vitit 460 p.e.s. dhe vdiq pas vitit 400 p.e.s.. Nė vitin 424 p.e.s. Thukididi ishte komandant i njė njėsie detare athinase, qė gjendej pranė ishullit Thasos. Si komandat i kėsaj njėsie ai kishte pėr detyrė mbrojtjen e Amfipolit, i cili ra, dhe pėr kėtė shkak ai u dėnua nga athinasit nė mungesė me vdekje. Nga kėtu jetoi nė mėrgim deri nė vitin 404 p.e.s. kur u kthye nė Athinė.

    Thukididi ka shkruar Historinė e luftės sė Peloponezit, sė cilės ia ka kushtuar tėrė jetėn. Si njė historian i vėrtetė, ai nuk i pėrshkruan ngjarjet nė bazė tė perėndive e mrekullirave, siē e bėnin paraardhėsit e tij, por nė bazė tė njė kriteri shkencor. Ai thekson thėnie tė personave qė kishin ndikim nė ngjarje. Kjo e bėri atė shembull pėr historianet e mėvonshėm tė antikitetit, tė cilėt e ēmuan lart punėn e tij.

    Sokratiimage (470—399 p.e.s.) ishte njė filozof i lashtė grek. Ndihmesa e tij mė e rėndėsishme nė mendimin evropian ėshtė mėnyra e hulumtimit, e njohur si pėrzgjedhje, qė e zbatoi nė shqyrtimin kritik tė koncepteve themelore morale. Pėr kėtė arsye Sokrati njihet si babai i etikės apo filozofisė morale si dhe filozofisė nė pėrgjithėsi.

    Sokrati nuk la pas asnjė shkrim. Burimi kryesor i tė dhėnave mbi Sokratin ėshtė nxėnėsi i tij Platoni, e mė pas Ksenofoni. Dėshmi tjetėr mbi Sokratin gjendet nė komedinė "Retė" tė Aristofanit.

    Pėrgjithsisht mendohet se Sokrati nuk shkroi asgjė, pėr shkak tė mendimit tė tij, se filozofia nuk mund tė ēohet pėrpara nga njė shkrim, gjersa ai pėrēon njohuri por jo dituri.

    Thėnie tė Sokratit
    Duhet tė hahet pėr tė jetuar, jo tė jetohet pėr tė ngrėnė.
    Kush do tė lėvizė botėn tė lėvizė mė parė vetveten.
    Un e di qė s“di.
    Sak isha njė njeri shumė i ndershėm pėr tė jetuar dhe qenė politikan.
    Kėshilla ime pėr ty ėshtė tė martohesh; nėse do tė gjesh njė grua tė mirė, do tė jesh i lumtur; nėse nuk do ta gjesh do tė bėhesh njė filozof.
    Padija ėshtė zanafilla e tė gjitha tė kėqiave.
    Ėshtė mė mirė tė pėsosh padrejtėsi sesa tė ushtrosh.
    Kujtohu gjithnjė, se ēdo gjė ėshtė kalimtare (e pėrkohėshme); atėherė nuk do tė jesh tepėr i gėzuar nė lumturi dhe jo shumė i pikėlluar nė fatkeqėsi (vuajtje).
    Kush beson, se ėshtė diēka, ka ndaluar, tė bėhet diēka.
    Ku s“ka me fjalosje, fillon dhuna.
    Nuk ėshtė marre (kori), tė mos dish asgjė, por, tė mos duash tė mėsosh kurrgjė.
    Jo sepse ėshtė e vėshtirė, nuk guxojmė, por sepse nuk guxojmė, ėshtė e vėshtirė.
    Unė nuk mund ta mėsoj askėnd pėr asgjė ; Unė vetėm mund t'i bėj tė mendojnė.


    Isokrati image( rreth 436 p.e.s. - 338 p.e.s. ), lindi nė Athinė nė vitin 436 p.e.s dhe vdiq po kėtu nė moshen 100 vjeēare (338 p.e.s.). Ishte orator i njohur dhe mėsues i retorikės. Nė Kio e mė von edhe nė Athinė hapi shkollėn e oratorisė dhe e ngriti zhvillimin e artit tė fjalės. Nė shkollėn e Isokratit morren mėsime historianė, poetė e burra shteti tė mėvonshėm. Kishe mardhėnje tė mira mė shumė prijės dhe mbretė tė kohės sė tij.

    Ėndrra e tij ishte tė gjente njė mbret i cili do tė bashkonte prirsit grekė nė luftė kundėr persėve.

    Nga ky autorė janė ruajtur, pjesėrisht jo nė origjinal ; 21 ligjėrata dhe 9 letra. Ligjėratat e tij janė tė pėrpunuara artistikishtė, mirpo gjatėsia e tyre tė lodhė.

    Isokrati nė ligjėratat e tij pėrmendė Ilirin, ku mė interesante ėshtė ligjėrata pėr Filipin e II tė Maqedonisė nė tė cilen bėhet fjalė pėr pushtimet e tij nė pjesėn Jugore tė Ilirisė.
     
    .
  4. Etore
     
    .

    User deleted


    Platoniimage ishte njė filozof i greqisė antike dhe ka jetuar nė Athinė prej 427 p.e.s. deri 347 p.e.s., ai vlen si nje ndėr filzofėt mė tė rėndėsishem tė historisė, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisė nė Athinė ku studioi edhe Aristoteli. Kjo Akademi qėndroi nėntė shekuj me rradhė.

    Platoni ka dhėnė mėsim nė Akademi intenzivisht dhe ka shkruar mbi shumė ēėshtje filozofike, qė kanė qėnė veēanėrisht tė lidhura me politikėn, etikėn, metafizikėn dhe epistimologjinė. Ndėr shkrimet mė tė njohura tė Platonit janė dialogjet e tij. Mendohet qė tė gjitha dialogjet autentike tė Platonit kanė mbijetuar.

    Platoni shihte si idhullin e tij sokratin prandaj ai shkruan ne veprat e tij ne formen e djalogut ate cka shpreh sokrati.ne veprat e tij si republika ai ve theksin tek drejtesia duke e theksuar se drejtesia eshte ti besh mire miqve dhe keq armiqve por ky ishte thejeshte nje perkufizim paraprak per platonin drejtesia eshte harmoni e shpirtit eshte e cuditshme qe platoni qe ne ate kohe tregon mbi barazine qe duhet te kishte femra me mashkullin. nje femer mund te ishte edhe mbrete filozofe qe do te thote te ishte kruetare e shtetit.


    Demosthenisimage ( rreth 384 p.e.s. - 322 p.e.s.), ishte orator i Greqisė sė lashtė i lindur nė Athinė nė vitin 384 p.e.s. Demonsteni vdiq mė 322 p.e.s.. Qė nė moshėn 20 vjeēare filloj tė mbajė fjalime me rėndėsi sė pari fjalim para gjyqit dhe pastaj nė vitin 354 fjalim publik me pėrmbajtje politike. Mė vonė udhėhoqi partin athinaseje pėr pavarėsi, qė luftonte kundėr Filipit II tė Maqedonisė. Ligjėratat e tij kundėr Filipit janė tė njohura si shembuj tė paarritshėm tė artit retorik.

    Nė vitin 345 p.e.s. sė bashku me Eskinin morri pjesė nė delegacionin i cili nėnshkroi paqen e pafavorshme pėr Athinėn me Filipin e II tė Maqedonisė. Ndėrsa nė vitin 340 p.e.s. organizojė lidhjen anti maqedonase, mori pjesė edhe fisi ilirė i taulatėve.

    Mori pjesė personalisht nė luftėn e Keronesė dhe aty mbajti njė fjalim tė pėrmotshėm pėr tė varėt nė luftė.

    Skylaksi ėshtė njė udhėtar, gjeograf dhe historian grek qė ka jetuar midis shek. VI-V para e. sonė.

    Me emrin e kėtij gjeografi ėshtė lidhur edhe vepra e titulluar "Periplus tes thallases tes eikumenes Europes kai Azias kai Libyes" (Lundrimi buzė brigjeve tė Evropės, tė Azisė dhe tė Afrikės). Nė kėtė vepėr jepet njė pėrshkrim gjeografik i krahinave bregdetare tė Ilirisė.

    Aristoteliimage (384 p.e.s. Stragira, Maqedoni – 7 mars, 322 p.e.s. Halkidhiki, Ev“via) ishte filozof i Greqisė sė lashtė. Ai sė bashku me Platonin mendohet si njė nga personat mė me ndikim nė filozofinė e botės perėndimore. Ai shkroi shumė libra mbi fizikėn, letėrsinė, retorikė, biologjinė, zoologjinė, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte student i Platonit dhe mėsues i Aleksandrit tė Madh.

    Aristoteli sipas shumė mendimtarėve ėshtė mendimtari mė i gjithanshėm dhe filozofi mė i madh i botės antike dhe njė ndėr filozofėt mė tė mėdhnj nė tėrė historinė e filozofisė, nė pėrgjithėsi. Pėr nga thellėsia mendore, pėr nga gjerėsia e interesimit shkencor, pėr nga mėnyra e shpjegimit tė ēėshtjeve nė shqyrtim dhe pėr nga numri i veprave qė shkroi, Aristoteli ėshtė gati i pashoq nė historinė e mendimit njerėzor.

    Aristoteli lindi nė Stragira, tė Trakisė , rrjedh nga njė familje e arsimuar, nė tė cilėn tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekėsia. I ati i Aristotelit ishte mjek nė oborrin mbretėror tė mbretit maqedonas Amintesi II, kurse mė vonė edhe tė Filipit.

    Nė moshėn shtatėmbėdhjetė vjeēare, Aristoteli shkoi nė Athinė, nė akademinė e Platonit, ku qėndroi plot 20 vjet me radhė, derisa vdiq mėsuesi i tij Platoni.

    Sipas Aristotelit, qenia e ēdo gjėje apo ndodhie zhvillohet nga shumė mundėsi tė lėndėve tė fshehta me ndihmėn e lėvizjeve tė fuqisė formuese. Afirmimi dhe pėrdorimi i sistemit tė Aristotelit nė mesjetėn evropiane ėshtė i njohur si Aristotelizmi.

    Nė njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisė sė tij, merita tė mėdha kanė dijetarėt myslimanė nė radhė tė pare Ibėn Sina i njohur nė perėndim me emrin Avicena dhe Ibėn Rushd (Averročs) nga Kordoba, tė cilėt me punėn e tyre dhe analizat e komentet e shkėlqyera e bėnė tė kuptueshme dhe akoma mė cilėsore filozofinė e Aristotelit.
     
    .
  5. Etore
     
    .

    User deleted


    Polybiimage (rreth 200 p.e.s. - pas 120 p.e.s.), ishte historiani mė i madh grek i lindur nė Megalopol tė Arkadisė.

    Polibi ishte aktiv nė jetėn politike tė Greqisė sė atėhershme dhe ishte njė ndėr udhėheqėsit e lidhjes sė Ahesė. Pas humbjes nė luftėn e tretė maqedonase-romake ai sė bashku me aheasit tjerė u zu rob dhe u dėrguan nė Romė. Deri nė kėtė kohė ai ishte i njohur si kundėrshtarė i Romės, mirėpo prezenca e tij nė Romė dhe kontaktet e tija me shoqėrinė aristrokate romake ndikuan nė mendimin e tij politik mbi Romėn. Edhe pse ai kishte fituar tė drejtėn tė kthehej nė vendlindje ai pas njė vizite tė shkurtėr tė vendit tė tij u kthye pėrsėri nė Romė ku tashmė kishte vendosur kontakte shumė tė afėrta me Scipion Emilianin. Nė Emilianin ai kishte gjetur njė mik tė ngushtė dhe e pėrcolli atė nė ekspeditat luftarake.

    Polibi ėshtė autori i parė i historisė botėrore tė kohės antike, ai pėrpiloi njė vepėr tė quajtur "Historitė" e cila pėrbėhet prej 40 librash. Fatkeqėsisht nga vepra e tij janė ruajtur vetėm pesė librat e parė, nga tė tjerėt kanė mbetur vetėm disa fragmente.

    Polibi nė veprat e tij zakonisht si masė kohore e ngjarjeve merr Olimpiadat e nė raste tė rralla pėrdorė datime tjera tė ndonjė ngjarje krahasuese. Burimet qė pėrdor ai janė tė zgjedhura dhe mundohet qė ato dhe mendimet e tija tė i dokumentoi. Ai si detyrė tė historisė merr jo vetėm pėrshkrimin por edhe shpjegimin e ngjarjeve.

    Skymni (jetoi nė III - II p.e.s ), ishte gjeograf grek nga Hiosi qė jetoi nė shek. III-II p.e.s . Pėr kėtė autor thuhet pa tė drejtė se ka pėrpiluar njė vepėr tė emėrtuar "Periegesis" (Pėrshkimi i botės). Autori i vėrtet i kėsaj vepre ka hyrė nė histori si Pseudo-Skymni qė si duket ka jetuar diku nė shek. e I p.e.s .

    "Periegesis" apo latinisht "Orbis descriptio" ėshtė e shkruar nė vargje, prej kėsaj vepre kanė mbetur vetėm disa fragmente. Vepra pėrbėhej nga disa libra dhe si duket ndahej nė dy pjesė tė veēanta pėr Evopėn dhe Azinė.

    Burimet e pėrdorura nė kėtė vepėr janė nga shekulli IV p.e.s dhe nė disa raste ka tė dhėna edhe nga shekulli V e VI p.e.s . Autorėt mė tė preferuar kanė qenė Herodoti, Efori, Theopompi dhe Eratosthen. Nė kėtė vepėr nuk pėrenden ngjarjet pas shekullit IV p.e.s.

    Nė fragmentet e ruajtuara tė vepres mund tė nxjerrėn disa tė dhėna gjeografike pėr truallin e Ilirėve.

    Apollodori (rreth 180 p.e.s. - rreth 109 p.e.s.), ishte shkrimtarė grekė i lindur nė Athinė rreth vitit 180 jetoi diku rreth 70 vite. Ishte nxėnės i Aristarhut dhe njė nga dijetarėt mė tė shumė anėshėm tė Greqisė antike. Shkroi shumė vepra e traktate nė prozė e poezi por fatkeqėsisht nga veprat e tij ka mbetur e ruajtur njė pjesė e vogėl e tyre. Si vepra mė e rėndėsishme e tij merret vepra e titulluar "Kronika" e shkruar nė vargje qė paraqesin njė grumbull ngjarjesh qė kanė ndodhur nga shkatėrrimi i Trojės e deri te pushtimi romak i Greqisė. Po ahtu si vepėr e njohur e tij ėshtė edhe traktat i quajtur "Peri theon" (Mbi perėnditė) qė pėrbėhet nga 24 libra por fatkeqėsisht nga kjo vepėr janė ruajtur vetėm disa fragmente. Apollodori llogaritet tė jetė edhe pėrpiluesi i veprės "Biblioteka" e cila ėshtė krijuar shumė mė vonė (rreth shekullit I-II)

    Nė veprėn qė i atribohet Apollodorit tė quajtur "Biblioteka" gjejmė tė dhėna interesante pėr mitet dhe pėr Ilirėt.

    Straboni imagejetoi gjatė viteve 63 p.e.s. - 20, ishte gjeograf dhe historian i Greqisė sė lashtė.
    Harta e Evropa sipas tijimage

    Straboni lindi nė Amasia tė Pontit diku rreth vitit 63 para e. sonė dhe vdiq rreth vitit 20 tė e. sonė. Pėrpos udhėtimeve tė shumta qė bėri nėpėr pjesėt e perandorisė romake si Greqi, Azi, Itali dhe Egjipt, ai kaloi edhe njė pjesė tė jetės nė Romė. Straboni, duke u nisur nga vrojtimet e tija personale nga udhėtimet dhe duke u mbėshtetur nė veprat e autorėve tė ndryshėm antik Artemidori, Eratosthenit, Apollodorit, etj. shkroi veprėn "geographica" (Gjeografia) e cila pėrbėhet nga 17 libra. Strabosi disi vazhdon veprėn e Polibit qė mbaron nė vitin 144, dhe ai pėrshkruan ngjarjet historike deri nė kohėn e luftės civile. Nga vepra historike kanė mbetė tė ruajtura vetėm disa fragmente.

    Dionisi i Halikarnasit image(jetoi nė I-rė p.e.s - I-rė), ishte dijetar i lashtė grekė nga Halikarnasi i Karisė. Jetėn e tij e kaloi kryesisht nė Romė nė kohėn e Augustit. Dionisi nga studiuesit e dijetarėve tė antikės vlerėsohet si njė dijetar i cili nė veprat e tij mundohet tė plotėsoi Polibin pėr periudhėn e kohės mė tė lashtė.

    Pėrndryshe ai shkroi vepren Romaiki arheologia nė latinishte e njohur si Antiquitatum Romanarum (Historia e vjetėr e Romės) njė pėrmbledhje prej 20 librash. Po ashtu Dionisi shkroi edhe copa me karakter retoriko-letra tė titulluara Opuscula.

    Nė krijimtarinė e Dionisit gjejmė disa tė dhėna me interes pėr pellazgėt dhe fshatrat e Piros nė Italin e asaj kohe.
     
    .
  6. Etore
     
    .

    User deleted


    Erastoteni image
    (276 p.e.s. - 194 p.e.s.) ishte astronom, gjeograf dhe matematikan grek.

    Erastoteni lindi nė Kirenė (Shahat, Libi), ndėrsa vdiq nė Aleksandri.

    Famėn e arriti pasi qė i pari i futi nė pėrdorim kuptimet pėr gjerėsinė dhe gjatėsinė gjeografike, dhe i pari arriti tė llogarisė sipėrfaqen e Tokės.

    Rreth vitit 200 p.e.r Eratosteni i pari filloi tė pėrdorte termin gjeografi, qė do tė thotė pėrshkrim i Tokės. Nė matematikė ėshtė i njohur pėr studimin e numrave tė thjeshtė ku e pėrkufizoi njė metodė pėr gjetjen e numrave tė thjeshtė e cila quhet Sita e Eratostenit
     
    .
  7. elmedina
     
    .

    User deleted


    :woot: :woot: :woot: :woot: :woot: :woot: :woot:
     
    .
6 replies since 12/2/2010, 13:07   7846 views
  Share  
.