Poezi - Prozė!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. one_man
     
    .

    User deleted


    Ēast!

    “Ēast” m. sh.
    2. Kohė e shkurtėr, nė tė cilėn ndodh ose kryhet diēka; rrethanė e pėrkohshme, qė ka ndonjė veēori; rast, koha e pėrshtatshme ose e papėrshtatshme pėr diēka.
    Nga (Fjalori Elektronik i Gjuhės Shqipe (FESh)



    Ngre celularin para syve dhe pavarėsisht se numrin nuk e njeh vendos tė shtypė butonin qė pranon thirrjen hyrėse me njė Po?! tė dyshimtė me anė tė sė cilės mendon tė thyejė heshtjen shurdhuese qė merr pėr njė ēast si pėrgjigje dhe ndėrsa ndjen hapin t’i vdesė nė ajėr je njė engjėll? a ke njė engjėll? a pe njė engjėll? dėgjon dhe ėshtė si tė ketė prekur me dorė njė fije tė zhveshur korrenti dhe ėshtė si tė qėllohet nga njė rrymė e tensionit tė lartė e cila depėrton nė ēdo milimetėr tė asaj qenies komplekse qė ėshtė dhe ėshtė e ēuditshme qė i mbijeton goditjes siē dhe ėshtė njė mrekulli qė ndjen veten tė marrė frymė edhe pasi zemra kapėrcen njė tė rrahur dhe kur nė ēastin e parė nuk kupton asgjė dhe kur njėkohėsisht kupton gjithēka bėhet gati tė ulė dorėn e tė verifikojė edhe njė herė tė dytė numrin por ende pa mbaruar mirė ai ēast e kupton qė nuk ėshtė aspak e nevojshme sepse ende pa filluar ēasti tjetėr koha humbet ndėr kohė dhe gjithēka pėrreth ēdo gjėje qė i bėn botėn tretet si njė shėmbėlltyrė dhe nė asgjėnė e boshatisur qė e mbush pėrreth e gjen veten tė kthyer nė njė flutur me ajrin e para stuhisė qė i shtron lagėshtirėn mbi flatrat e brishta ndėrkohė qė dėgjon nėse ėshtė njė engjėll? a ka njė engjėll a sheh njė engjėll? dhe nuk arrin ta kuptojė mirė por kupton shumė mirė qė goja i murmurin disa tinguj nė formė fjalėsh tė pakuptimta dhe shumė kohė pėrpara se nga ana tjetėr tė shkarkohet sėrish rrymė e tensionit tė lartė flutura nė tė cilėn ėshtė kthyer psherėtin dhe klith ndėrsa tenton tė shkundė prej krahėve ajrin e rėnduar prej stuhisė dhe tė gjejė njė strehė ku tė mund tė futet e tė mbrohet por nuk ia del dot sepse nuk ka kohė dhe stuhia e shurdhon me rrebeshin e fortė tė tingullit tė zėrit dhe e verbon me imazhin qė i ndriēon para syve dhe i merr frymėn me vrullin e furishėm tė aromės dehėse ndėrkohė qė nga ana tjetėr pak pėrpara se tė dėgjojė sinjalin e linjės sė lirė i duket sikur dėgjon diēka mes njė psherėtime dhe njė ngashėrimi dhe e kupton qė fluturės ėshtė duke i ardhur ēasti i fundit i jetės kėshtu qė mbyll sytė e mbledh flatrat e njoma rreth trupthit tė brishtė dhe resht pėrfundimisht sė kėrkuari strehėn plot druajtje se porsa ka humbur pėrgjithmonė tė vetmen strehė tė mbetur.
     
    .
  2. el_a
     
    .

    User deleted


    Proze e paperfunduar Migjeni

    ik, moj flutur

    Ik! Ik, moj flutur, se do te digjesh!
    Se ke me ra nė gyp tė llambės dhe me flakėt e
    saj ke me u djegė.
    Por flutura s'dėgjon, sillet, silet e sillet.
    Dhe m'atė tė sjellun shkrepet pėr gyp, largohet,
    shkrepet, rrotullohet rreth llambes dh(j)etė herė
    pėr m'i shkrepė...
     
    .
  3. el_a
     
    .

    User deleted


    Malli i atdheut
    nga Faik Konica

    Kur vete njeriu, i lirė e i vetėm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ėmbėlsia e udhėtimit e njė mijė gjėra qė vihen re ndėr popuj tė huaj, tė gjitha kėto ta pėrgėzojnė zemrėn e tė bėjnė jo tė harosh Shqipėrinė, po tė mos tė vejė tek ajo aq dendur mendja. Mė tutje, si ngopen sytė sė pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ē`tė mungon, s`di se ē`tė duhet.
    Njė hije trishtimi ta mbulon fytyrėn; e, pikė sė pari herė-herė, mbastaj mė dendur e mė nė fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindėrve, i miqve e shokėve, kujtimi i dheut ku u lindėm e u rritėm, ku qajtėm foshnja e ku lozėm djelm, kujtimi i atyre maleve larg tė cilėve nuk rron dot mirė njė shqiptar, kujtimi i kombit, qė, me gjithė ca tė liga qė ka, ėshtė kombi ynė, e mė tepėr kujtimi e dėshira e etja e gjuhės sone ta shtrėngojnė e ta dėrrmojnė me tė vėrtetė zemrėn. Ah, malli i Shqipėrisė, malli i atdheut tė dashur, i shenjtė mall e dashuri e shenjtė, kush ėshtė ai shqiptar qė s`e ka pasur nė dhe tė huaj! Duhet tė jeshė jashtė Shqipėrisė, e tė jesh larg, pėr tė kuptuar se ē`forcė e ē`bukuri tė ėmbėl ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! Ajo mė e zbrazura letėr, ajo fjala mė e vogėl, na sjell, kur vjen nga Shqipėria, njė gaz tė parrėfyeshėm, se na sjell si njė copė tė atdheut…
     
    .
  4. one_man
     
    .

    User deleted


    Pashė Ninėn tek fluturonte
    Fabrizio De Andre, Poezi

    Pėrtyp dhe bėshty
    Nga njėra anė mjaltin
    Pėrtyp dhe bėshty
    Nga tjetra dyllin

    Pėrtyp dhe bėshty
    Pėrpara se tė bjerė borė
    Dritė dritė e largėt
    Mė e ulėt se yjet

    Cila ėshtė ajo dorė
    Qė tė ndezė e tė fikė
    Pashė Ninėn tek fluturonte
    Nė krahėt e lisharses

    Njė ditė do ta kap
    Porsi era, pas shpine
    Nėse ati im do e marr vesh
    Do tė mė duhet iki gjetkė
    Nėse ati im do e marr vesh
    Do tė nisem pėr det

    Pėrtyp dhe bėshty
    Nga njėra anė mjaltin
    Pėrtyp e bėshty
    Nga tjetra dyllin

    Pėrtyp dhe bėshty
    Pėrpara se tė bjerė borė
    Kėtė natė erdhi hija
    Hija qė mė pėrqesh

    I tregova thikėn
    Dhe maskėn time mahnitėse
    Nėse ati im do e marr vesh
    Do tė marr rrugėt
    Nėse ati im do e marr vesh
    Do tė nisem pėr larg

    Pėrtyp dhe bėshty
    Nga njėra anė mjaltin
    Pėrtyp e bėshty
    Nga tjetra dyllin

    Pėrtyp e bėshty
    Pėrpara se tė bjerė borė
    Pashė Ninėn tek fluturonte
    Nė krahėt e lisharses

    Njė ditė do ta kap
    Porsi era, pas shpine
    Dritė dritė e largėt
    Qė ndizet dhe fiket

    Cila ėshtė ajo dorė
    Qė i ndez gjithė yjet
    Pėrtyp dhe bėshty
    Pėrpara se tė bjerė borė.
     
    .
  5. el_a
     
    .

    User deleted


    Nė rradhė pėr security check
    Shkelqim Cela

    Nė security check
    Rradhėt e udhėtarėve
    Zvarriten si gjarpėrushė paralelė
    Qė rrėzojnė lėkurėt
    Me striptizė patriotike.
    Xhupa gjithfarėsh,
    Plagosur mbi konvejerė
    Me astarzorrėt pėrjashta,
    Rripa mesi me sekrete
    Tė zbėrthyer,
    Blekberri me tė fshehta
    Zukatėse,
    Kėpucė si rebuse
    Tė zgjidhura,
    Orė tė ftohta
    Si Zvicra,
    Bizhu tė mardhura
    Si hirushe tė braktisura,
    Ndėrsa ēiftet zhvishen duke u zvragur drejt shtretėrve
    Tė dashurisė,
    Turma heq mbulojat
    Drejt skanerash zhvirgjėrues
    Me epsh metalik
    Bzzzz….. bzzzzz

    Rradhė,
    Mirkuptim solidar.
    Vetėm unė, katunari anarkik i Ali Demit,
    Cingėrisem
    (Kur u bone ti?!)
    Jo, vėrtet,
    Zėt i kam rradhėt,
    Unė vij nga rradhalandi,
    Jam rradhor,
    Shumėfaqėsh si radhła,
    Unė kam ardhur nė rradhė
    Njėmijė herė
    Ushtarakisht
    Pėr qejf tė nėntogerit
    Dhe tė kumandarit lab tė skuadrės
    Apo civilisht
    Pėr qejf tė
    Mister Bulmetit
    Monsinjor Mishit,
    Kont Teritalit,
    Apo lartmadhėrisė sė saj
    Queen Patates.

    Llogaris
    Sa pėrqind e jetės
    Mė shkoi rradhave,
    Krahasoj orėt e rradhės me orėt e dashurisė,
    Inekuacion themelor i jetės,
    Kush ėshtė mė shumė
    S’e tregoj
    Se qejfin s’dua ti bėj
    Rradhės.

    Security check
    Qelizat gjarpėrore
    I teston njė pas njė
    Nė qiellzat metalike
    Dhe helm nuk gjen,
    Veē lėngje tė pafajshėm,
    Koka kola tė shkujdesura,
    Martini tė shthurura,
    Fanta qė s’dinė gjė prej gjėje,
    Ponēe frutash
    Tropikale gjithė hare
    Qė s’marrin gjė pėr ters
    Me ėmbėlsi mangosh e papajash,
    Verė e kuqe Kalifornie si mėndafsh i errėt
    Me pėrmbajtje aristokratike,
    Ujė neutral si Zvicra,
    Me pehąsh 7
    Qė s’gėrric,
    I filtruar nga gjithė
    Prohirat e kimirat,
    I tejdukshėm qelibar si sinqeritet i distiluar,
    Tė gjithė me fajin e pėrbashkėt
    Se janė mė shumė se 100 mL,
    Se njė dopjo,
    Se dy teke,
    Mė tepėr se dy gllėnjka eks….
    O kohė, o zakone monogllėnjkė,
    Ku mollė e Adamit
    Bie poshtė veē njė herė
    Kurnacėrisht
    Nė kopshtin e Njutonit
    Njė tjetėr rėndesė
    Tė na kujtojė.
    Gėll-ding
    Gėll-titur
    Gllėnjka,
    Eks eksiq,
    Dhe aq,
    The show is off,
    Shkreti gurmazi,
    Truri shkretėtirė
    Ku rudhat e fundit era mbulon
    Dhe dunat rrafshohen
    Nga rruspa marrėzie….

    Pėr xhakete nduk pragmatizmi:
    Kapitalizo mbi rradhėn
    Tė ysht
    Make use….
    Si dikur plakat
    Njė rradhė e tri punė,
    Thurnin ēorape e shkuesira
    Duke pritur “Furnizimin”.
    (Threesome monist,
    “Ēorapja, Shkuesia, Furnizimi”
    Lėngonte ky i fundit,
    I shterrur,
    I dėrrmuar,
    I kafshuar nga ato tė dyja,
    Me allate tė dėmtuara
    Varur nėpėr kėmbė)
    Make use….
    Pra qerasi sytė me sheqerka,
    “Trick or treat”,
    Si dele kulloti
    Nė bar tė huaj
    Qė ėshtė gjithnjė mė i gjelbėr,
    Me ardhangi,
    Me turgor joshės….
    Pėr tė tretėn herė bjonden me xhinse tė grisura,
    Qerthulli i rradhės bie karshi,
    Rradha – kjo nepėrka pika pika,
    Bjondinka e ka marre vesh qė ja pėlqej
    Formėn e pėrkryer tė kofshėve,
    Me atė plagė tė ēelėt xhinsesh qė s’mbyllet,
    Ku sytė e mi kulluan pa fund
    Dyllė retine tė nxehtė
    Dhe pak lyrė alidemse…..
    Ja tjetra me pamje latine,
    Zot ē’ke tėrbuar ashtu qelizat e gjoksit,
    Gracias, gracias,
    S’mė duket mė seksi (ē’dreqin pati qė foli!)
    Kot zbukuron gjoksin me pėrēina
    Nikel
    Qė bashkon thithkat kryengritėse
    Si muri kinez majat e kodrinave.
    Ajo vija nė mes,
    That cleavage,
    Kanale grande djersėsh hispanike
    Qė rrjedh pa u fshirė
    Me viskozitet tė yndyrshėm
    Nė dhoma motelesh
    Me kondicionerė tė prishur,
    Mė kujton
    Gjurmėn e dhisė dhe pėrē bagėtishė,
    Bishtin e paturpshėm pėrpjetė
    Dhe zgjeben si indiane
    Indeshqyer.


    Gėrmat e fjalės terrorist
    Pengohen nėpėr kėmbė tė zbathura
    Nėpėr ēorape qė u turpėruan
    Pėr vrimat e tyre mėkatare,
    Kėmbėzbathur
    Udhėtarėt ecin ca metra
    Si nomadėt
    Prej vėrteti
    Nė rrafshirat primitive
    Pėrzhitur nga dielli
    Ku djepin paskėsh e keqja
    Dhe embrionet dreqi.
    Thembra, shputa, kavilje,
    Erė djerse,
    Erė lule gomari,
    Era lule ēorap ushtari,
    Ecin tė pėrēudur
    Nėn sinjale tė verbra
    Qė u ulėrijne vėthėve tė sapodhuruar
    Prej dashnorėve tė vėmendshėm,
    Heronj tė bizhuve,
    Qė pėr pėrvjetorėt e tė dashurave
    Kujtohen me “MS Outlook”.

    Pasagjerėt ndihen fajtorė
    Spese janė kashta qė padashur
    Fsheh gjėlpėrėn e vogėl tė helmit,
    Janė inde tė pafajshėm
    Qė fshehin qelizėn kanceroze,
    Terroristin,
    Mitikun urban tė parruar
    Dhe tė palarė prej gjashtė muajsh,
    Qė, shokė, e kemi nė mest tėnė…..

    Security check is on,
    Membranė gjysėm e pėrshkueshme
    E osmozės avdalle ku endemi tė gjithė,
    Me gradientė tė hutuar, lesh e li,
    Qė humbin rrugėn,
    Si Geisterfahrer,
    Kapur nė kurthe autobahnash gjermanike,
    Me kahje ngatėrruar domosdo,
    Nė itinerare lėmsh
    Britanike,
    Nė udhėt e botės si fije makaronash
    Qė kohės i ngjisin nė dhėmbė
    Si spaghetti al dente italike,
    Bllokuar, hutuar, hundėkuar
    Nė gracka emboutillage poli-stike,
    Frankofone,
    Zhytur nė salcė
    Ala hot calzone,
    Lazarone,
    Alen-delone
    S. Stallone,
    Al Kapone,
    Al Jazeera,
    Al Banira
    Shakira,
    Shazam,
    Bam bam bam….

    Pėr kė bien kambanat?
    Pėr kė po bėzzzzz ky skaner?
     
    .
  6. el_a
     
    .

    User deleted


    Kafshėt

    (Proze)

    Pasdrekja ėshtė e ngrohtė, lėbyrėse, ftuese por unė nuk mundem ta shijoj. Duhet tė shkoj nė punė. Sapo arrij, marr kovėn e madhe dhe shkopin me pece dhe nisem tė filloj pastrimin nga koridori i hyrjes. Hyrja ėshtė ajo qe duket mė shumė dhe duhet pastruar mirė. Solucioni larės mban njė erė shpuese. Tė mirė ? Hmmm, mua mė duket shumė e fortė ka banorė qė e pėlqejnė shumė, aq sa mė pyesin pėr emrin e solucionit.
    Pastroj ashensorėt. Edhe kėta duhen pastruar mirė sepse bėjnė pjesė nė pjesėt qė shihen mė shumė nga banorėt.Ata ankohen nėse nuk i shohin ambientet e dukshme tė pastra dhe unė mund tė humbas punėn.
    Njerėzit hyjnė e dalin. Sapo janė kthyer nga puna. Unė pėrmbahem tė mos i shoh me inat kur mė shkelin nė dyshemenė e sapolarė. Shkoj pas kėmbeve tė tyre dhe i fshi gjurmėt pėrseri « Derra », them me vete. Shumė nga ata mė buzėqeshin dhe mė pėrshėndesin dhe unė ia kthej po ashtu. Kushedi cfarė thonė me vete.... Askush nuk e di qė nė mėngjes unė jam studente nė Universitet, ndėrsa mbasdite vij dhe pastroj kėtu. Kafshėt hera-herės mė afrrohen dhe ato dhe kėrkojnė tė mė pėrshėndesin me gjuhėn e tyre tė kuqe dhe tė lagėsht. Vazhdoj tė lėviz krahėt... majtas.. djathtas....fėrkoj mirė dyshemenė. Bishti i peces larėse ėshtė penduli qė vdes minutat e jetės time. Fakti qė jam perfeksioniste dhe atė gjė qė e bėj, dua ta bėj nė mėnyrė perfekte mė sjell shumė andralla nė punė dhe njė lodhje tė pajustifikueshme. Nė rrugicat e hollit pėrpiqem tė shkoqis ēimēakizat e hedhur pa kujdes aty kėtu. Pastaj pastroj xhamat tė cilet gjithsesi do bėhen me shenja gishterinjsh sapo unė tė kem kthyer shpinėn. Shenjat e gishtrinjve janė unike dhe per rrjedhojė pėrcaktojnė karakteret e njerėzve. Unė shoh shenjat nė xham. Gishtrinj grash, burrash, kriminelėsh, psikopatėsh, fėmijėsh, fėmijėsh gjeni, fėmijėsh tė zakonshėm, fėmijėsh kriminelė tė ardhshėm. Nga dera kryesore futet zotėria i katit pėrdhes me qenin e tij. Qėnka njė qen tjetėr, jo ai i pari. Pėrpiqem tė dukem miqėsore me kafshėt, sipas traditės sė kėtushme. Nė fakt nuk kam asgjė kundėr kafshėve tė shkreta, vetėm qe nuk do doja kurrė tė kisha njė kafshė nė shtėpi. Secili nė strufullėn e vet- ėshtė parimi im. Ja qė nuk ia duroj dot erėn, kam qėlluar me hundė nazike, por ama nuk dua aspak qė ti mundojnė dhe torturojnė kafshėt e shkreta. Zoteria mė pėrshėndet. Pėrpiqem tė kujtoj emrin e qenit tė mėparshėm por kujtesa nuk dėshiron tė bashkėpunoje.E di qė ėshtė njė emėr shteti nė US. Gjithmonė me kujtohej sapo e shikoja qenin, dhe i thėrrisja nė emėr.Tani nuk ka kush tė ma kujtojė. Qeni mė afrohej dhe unė i pėrkėdheja kokėn me duart tė veshura me dorezat e pastrimit, sigurisht. Ai pėrpiqej tė mė lepinte duart, por dukej sikur nuk i pėlqente era e lateksit. Paskeni marrė qen tjetėr ?- e pyes. Po, me thotė, atij tė parit u detyrova ti bėj njė gjilpėrė pėr ta ngordhur, ishte shumė plak dhe pėsoi njė infarkt nga i cili nuk kishte shėrim. Nuk doja ta shikoja tė vuante.Oh, - bėj sikur mė vjen keq. Vėrtet mė vjen por jo aq sa dukem. Zoteria mė tregon qenin tjetėr qe ka marre, emrin e tė cilit e harroj menjėherė.
    Ēdo shtėpi e ka nje qoshe tė “magjepsur”. Njė qoshe tė paspjegushme, tė frikshme. Edhe ēdo pallat e ka sigurisht qoshen e vet tė frikshme. Unė mendoj qė ky vend janė shkallėt qe tė ēojnė poshtė nė garazhd, nga njė anė qė nuk para pėrdoren. Unė nuk pastroj kurrė aty mbasditeve vonė. Ajo ndoshta ėshtė qoshja e magjepsur e pallatit tim. Apo jo... jo... qoshja e magjepsur ėshtė kati i sipėrm fare nga ana djathtė e pallatit. Aty gjej vazhdimisht ca lėngje tė pista, spermė, prezervativa, urinė. Prostitucion ? Vras mėndjen... Nė atė krah jeton vetėm njė familje me dy gra tė moshuara dhe njė familje me njė nėnė, njė djalė pak si tė leshtė dhe njė tufė me kafshė. Po po... njė tufė me kafshė. Njėherė kam shkuar atje, kur ishim ngarkuar nga zyra e pronarėve pėr tė kontrolluar nėse funksiononte aparati i alarmit kundėr zjarrit. Ajo na la tė prisnim jashtė derės njė copė herė tė mirė. Kam qenin lėshuar na tha dhe nuk ju le tė hyni. Pastaj e mbylli qenin nė njė dhomė bashkė me djalin e saj dhe ne u futėm. Pamja ishte shushatėse. Nė dhomėn e ndenjes ishte njė kėnd si studio xhirimi. Dy prozhektorė tė mėdhenj lėshonin dritė nė njė si skenė dhe njė perde blu e errėt varej pas tyre. Njė tufė me kafshė silleshin nėpėr shtėpi. Minj tė bardhė, tė zinj, hamstera, nja dy lepuj. Nė dhomėn e gjumit, pėrbri shtratit tė saj , nėse ishte i saji, qėndronte njė si shtrat mė i lartė dhe mė i vogėl ku ishin kafazet e kafshėve. Era e kafshėve tė shponte hundėt. Gruaja trupmadhe, bjonde me nofulla tė dala dhe flokė tė mbėshtjella mbrapa kokės, me kujtonte njė gardiane burgu sa herė qė e shikoja. Ia kisha parė dhe djalin qė i mbante sytė gjithmonė pėrdhe dhe qė mua me dukej si i vonė. Shpesh ai dilte me qenin. Qenin ia quanin Xhina. Nje femėr madhėshtore e rracės St Bernard. Ishte krejtėsisht e bardhė me pulla tė mėdha tė kuqėrreme. Ndoshta ishte vetėm njė vit . Kurrė nuk i isha afruar, ndoshta ngaqė nuk honepsja dot tė zonjėn. Po studioja e xhirimit pėr ēfarė ishte ? Nga nuk mė shkonte mėndja dhe fillova tė shikoj kafshėt me dhimbje. Mu kujtuan pėrsėri prezevativet,... lėngjet e ndyra... djali.... qeni i tyre.

    Shkallėt nuk pėrdoren shumė nga kafshėt e kėtushme. Njerėzit dembele dhe tė lodhur nga puna preferojnė tė ngjiten me ashensor. Shkallėt fillojnė tė kryejnė funksione tė tjera. Unė i pastroj, pasi mbaroj me koridorin e hyrjes. I di pėrmėndėsh tashmė manirat e atyre qė banojnė nė kate tė ndryshme edhe pse nuk di saktėsisht cili nga banorėt e katit ėshtė pikėrisht « maniaku ». Nė shkallėt e krahut tė majtė, nė katin e shtatė gjithmonė dikush pi cigare, ndonjėherė e shoqėron me ndonjė kanaēe birrė, tė cilėn ma le pastaj mua peshqesh pėr ta pastruar. Nė katin e gjashtė dikush urinon vazhdimisht. Era e urinės me shpon hundėt. « Derra » pėrsėris pėrsėri me veten time. Zemėrimi m’i vė flakėn fantazisė. Dua tė dal njė natė natėn nėpėr shkallė dhe ta gjej ketė kopuk qė e bėn kėtu e ta bėj per njė lek. Dua tė lajmėroj rojen qė tė vijė dhe ta kapi. Dua tė shkruaj njė parrullė nė mur me marker tė zi : « derra, mos shurroni tek shkallėt. Ėshtė e ndaluar me ligj. Do ju gjobisim » Pa emėr sigurisht, si ato fjalėt turpe qė shkruajnė njerėzit nėpėr mure. Nuk e bėj dhe njė nga arėsyet ėshtė se do mė duhet pastaj ta pastroj po vetė. Laj urinėn duke mposhtur neverinė dhe... nuk bėj asgjė nga ato qė mendoj mė sipėr. E di mirė qe lodhja do e mundi inatin pas pak.

    Kati i pėrdhes i pallatit banohet nga njė familje me dy djem, qė marrin drogė. Pėrdorin mariuhanė tė cilėn e pijnė nė katin e fundit tė shkallėve. I mallkoj sa mundem dhe ata, bashkė me copat e gjetheve tė hedhura nėpėr shkallė, monedhat njė centėshe, urinėn dhe lėngje tė tjera qė nuk dua ti emėrtoj aspak. Pėrsėri inat-fantazi shkrepin. Ti shkoj nė shtėpi – mendoj- ti trokas nė derė dhe ti them « Shikoni ēuna, mua nuk mė duhet ēfarė bėni ju brėnda shtėpisė, pėrjashta e dua tė pastėr, ndryshe nuk do i kemi mirė punėt bashkė » Po sikur tė mė kthehen me sharje ? Ata janė njerėz tė mbaruar krejtėsisht. Epo mirė, edhe unė do i them qė do lajmėroj policinė dhe do e lajmėroj vertet ! Hėhėėė nuk do e bėj sigurisht. Kushedi ēmund tė mė gjejė pastaj nga bandat e tyre tė drogės. Ēdo fund muaji shoh ėndėrr sikur ata ikin nga pallati, sikur vjen policia dhe i arreston pėr drogė. Sikur lodhja ime tkurret sado pak.

    Nė disa nga pallatet nuk lejohen kafshėt me katėr kėmbe. Nė ketė qė pastroj unė lejohen. Hera herės edhe ata urinojnė nėpėr shkallė apo nė ashensor. Urina e kafshėve ėshtė e ndryshme nga ajo e njerėzve. Kur e kuptoj qė kanė urinuar kafshėt, nuk mė vjen inat pėr ēudi. Vazhdoj e pastroj duke mallkuar tė zotin e kafshės qė nuk e ka mėsuar ta bėje aty ku duhet. Njė ditė pesė minuta pasi kisha pastruar ashensorin gjej nje pellg urinė nė mes. Vendosa tė shkoja dhe tė shikoja nė kamerat, se kush nga banorėt kishte dalė nga dera gjatė asaj kohe dhe ta bėja shėmbull por pėr ēudi, njė zonjė mė vjen dhe mė kėrkon tė falur duke mė thėnė qė qeni i saj kishte urinuar dhe se ajo ishte gati ta pastronte vetė. Inati mu zhduk si me magji. I thashė tė zonjės qė tė mos shqetėsohej dhe vazhdova punėn.
    Pastrimi i koridoreve ka tjetėr ndjesi. Nga dyert degjohen tinguj tė ndryshėm dhe erėra tė ndryshme pėrzihen me njėra tjetrėn. Unė kaloj shpejt , mledh letrat dhe gjėrat e dukshme. Muzikė… britma… ankesa… zėra fėmijėsh… erė gjelle…. Erėzat karakteristike…tringėllim i pjatave qė shtrohen nė tryezė…. Tringėllimi i pjatave qė lahen nė lavaman… nota pjanoforte. Nota pjanoforte?… mbaj kėmbėt. Tingujt rrjedhin. Ėshtė perfekte. Krejtėsisht perfekte. Lė fshesėn, ulem nė shkallėt e sapolara dhe dėgjoj. Humbas me tingujt. Dua ti trokas nė derė. “ Tė lutem mund tė dėgjoj kur luan?” Ēfarė do jetė vallė ? Unė e di qė aty banon nje ēift nė moshė mesatare dhe njė vajzė e re. Kush do jetė personi qė i bie... vajza apo i ati ? Tingujt rrėshkasin mbi shkallėt qė ishin me urinė pak mė parė, herė tė ulėt e herė tė lartė …. hyjnorė…. Jo, njerėzorė, pabesueshmėrisht njerėzorė. Pėrfytyroj gishtrinjtė mbi tastierėn bardhė e zi tė pianos, pastaj pėrfytyroj shenjat e gishtrinjve mbi xhamin e derės sė sallonit. Si i kanė vijėzat e gishtrinjve virtuozėt vallė?
    Mė kujtohet njė nga profesorėt e mi tė Universitetit ku studioj. Ai ėshtė i moshuar, i pa martuar, pa fėmijė, strikt, i egėr, cinik tmerri i studentėve. Njė fije dritė e pashtershme qesėndie ia ndriēon shikimin. Nė njė nga leksionet na bėri tė qartė qė dashuria e tij mė e madhe ishte dashuria pėr kafshėt dhe qė ēdo vit jepte dhurata nė para, pėr organizatėn e mbrojtjes sė kafshėve dhe pėr fjetoren ku mblidhnin kafshėt e pa zot qė gjenin rrugėve. Pas kėtij spjegimi, shumė gjėra qė lidheshin me sjelljen e tij tė egėr me studentėt, u ndriēuan nga njė tjetėr kėnd.
    Ngjitem nė katin e sipėrm tė pallatit. Ėshtė pikėrisht ana ēuditėrisht « e magjepsur » e pallatit ku banon gruaja me St Bernadin Xhina dhe djalin e saj. Kohėt e fundit kam parė njė burrė tjetėr qė e merr qenin me vete dhe e sjell pastaj mė vonė nė shtėpi. Ngjis shkallėt pėrtueshėm qė tė shkoj tė pastroj .Tek dera e hyrjes nga larg shoh gruan dhe dy burra. Dua ti pėrgjoj dhe tė shoh ēfarė bėjnė. Njėri ėshtė ai i ardhuri dhe tė dytin nuk e kam pare ndonjėherė. I ardhuri i zgjat gruas njė tufė me kartmonedha dhe ajo i jep nė dorė zinxhirin e qenit. Ai e merr qenin pėrdore, e perkėdhel dhe niset qė ta nxjerrė jashtė. Ku do e ēojmė ? pyet tjetri. Diku kėtu jashtė- pėrgjigjet i pari- nė park me mire, sepse unė e njoh vendin atje. Ata dalin tė dy. I ardhuri mė pėrshėndet pėrzemėrshisht duke buzėqeshur dhe pastaj zgjat dorėn nė ethe nga qeni. Unė shoh sytė kurioze dhe zbirues tė Xhinės. Mė kujtohen pėrsėri, kamerat, kafshėt, sjellja e ēuditėshme e gruas dhe djalit tė saj.
    « Kafshėt » them dhe vazhdoj tė pastroj papastėrtitė e tyre.
     
    .
  7. el_a
     
    .

    User deleted


    Klithma

    Dilni nje mbremje ne bregun e detit
    kur shpirti juaj te jete i qete e brengen e perditshme
    ta keni lene brenda thonjeve te vetmise se saj.
    Dilni ne castin kur varkat kthehen nga peshkimi
    dhe tufa pulebardhash i shoqerojne me klithma.
    Atehere kapni nje klithme pulebardhe
    vendoseni pas xhamit te nje kornize, ose mbi bezen
    e bardhe te nje tabloje.
    Beni pak mbrapa dhe verejeni me kujdes.
    Vertet , verejeni me shume kujdes.
    A s'eshte ai portreti i nje emigranti?
     
    .
  8. Red_i
     
    .

    User deleted


    Rutina perfekte

    Ai punon shume larg. Asgje interesante ne punen e tij. Ndersa pergatit bilancet e akullta financiare te kompanise, sidoqofte ka nje ore pushimi ne mesdite kur ai shplodhet dhe ndjen ngohtesine t’ia mbuloje tere qenien. Kete ore pushimi ai e quan ora e castit: gjate asaj ore pushimi ai ngrohet me castet e nates se shkuar...me gjurmet e tyre te shperndare kudo ne dhomen e rremujshme …me perfytyrimin e aromes se flokeve te saj...te gjinjve te saj...te sqetullave te saja…te fundbarkut te saj te pyllezuar hijshem…zgjat doren ne ajer sikur do te preke formen e trupit te saj mbi dyshek…zgjat kemben nga ana e saj e boshatisur kur ajo eshte ngritur per te pire nje qetesues…perqafon nje jastek imagjinar ku akoma ndodhet gjurma e kokes se bukur... …dhe ia dorezon veten teresisht kujtimit te asaj dhome ku dashuriberja mbreteron me gjithe crregullsine e saj… Kur ora e castit i afrohet fundit ai shkon ne banje...zberthen kemishen dhe nuhat ne trupin e tij aromen e saj…eren e saj…eren e femres qe ajo i dhuron cdo nate…dehet me te...

    Prej vitesh nuk ben dush ne mengjez …

    Ajo cdo mengjes, sapo del ai, ben dushin e zakonshem te mengjesit dhe nis e rregullon dhomen e gjumit. E urren crregullsine dhe rremujen. Heq kellefet e jastekeve qe mbajne eren e flokeve te tyre…Ndrron carcafet e zhubrosur e te zbukuruar vende vende me lule sperme. Shkund dyshekun deri sa te zhduket forma e trupave te tyre mbi te…hap dritaren qe te dalin nga dhoma grahmat renkimtare te frymemarrjes se nates se shkuar dhe era e trupave te tyre te dirsur…Sistemon diku ne nje cep pantoflat e hedhura permbys…Hedh ne koshin e rrobave te palara mbathjet e neperkembura…Gjithnje para se te dale nga dhoma i hedh nje veshtrim te kujdesshem nese ka harruar ndonje gje pa rregulluar akoma ne ate dhome gjumi. Jo…asgje nuk ka harruar… Asnje gjurme e nates se mbremshme… Gjithshka eshte perfekte.

    Ne darke ai kthehet. Futet ne dhome…dhe rri i menduar ne prag te saj.
    “Cfare ke qe mendohesh? E shikon se si e kam sistemuar dhe rregulluar dhomen tone? A nuk eshte perfekte? Eshte perfeksioni qe une ta dhuroj ty , i dashur qe ti te shplodhesh pas tere kesaj dite te lodhshme e te gjate pune…”, pyet ajo duke pritur nje falenderim mirenjohjeje..

    Ai nuk pergjigjet.

    Asnjehere nuk pergjigjet.
    Fundja edhe neser si zakonisht do shkoje perseri ne pune pa bere dushin e mengjezit.
     
    .
  9. one_man
     
    .

    User deleted


    Ndjenjė e pathėnė
    (Teodor Keko)

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    fjalėt ti m’i ktheve nė harrim,
    nė qiell ėshtė hėna, s’i them dot hėnė
    s’tė flas dot pėr mjegullėn nė agim.

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    nė gjoks ti vėr ēdo fjalė nė vend tė saj.
    Pastaj do tė pėrkund nė njė djep-kėngė,
    me hėnėn flokėve si karficė e bardhė.

    Dhe nėse rrugėt pėr nė zemėr dot s’i gjen,
    mė thuaj tė t’i zgjas gishtėrinjtė e mi.
    Mbi ta mbėshtete kokėn,
    dhe pėr njė ēast ti pendė do tė kthehesh,
    brenda meje do tė vėrtitesh, shpirt!

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    kur ti je kaq pranė dhe kaq e thjeshtė,
    u kėput njė gjethe nga njė pemė,
    e verdhė si harresa … ishte vjeshtė.
     
    .
  10. _i_martuari
     
    .

    User deleted



    Zemra kerkon zemren, Fjala kerkon fjalen, Besa kerkon besen, I penduari faljen.

    Tė kėrkosh falje
    (anonim)

    Tė kėrkosh falje ėshtė e rėndė,
    Punė burrash,
    E ne burrat na i kanė vra...

    Harresa asht e keqe,
    asht gur varri nė natėn e kujtdo,
    Asht e lodhshme...

    E lodhshme asht edhe urrejtja,
    Asht e randė si gur varri
    Nė netėt e gjithsecilit.

    Prandaj s’dimė me kėrku falje,
    Mbajmė mbi shpinė
    gurėt e varreve tė atyre qė s’patėn varr
    Asnjėherė,
    Tė atyre qė qenė ushtarė tė panjohur
    tė luftėrave pa kuptim.

    Na s’dimė me kėrku falje,
    Tė gjallėt tremben prej kujtesės,
    Kanė frikė tė shohin pasqyrat, e gjejnė armiq ngado
    Te tė cilėt shfryjnė
    Inatin ndaj vetes...

    Po s’lypet nė qiell c’ka asht nė tokė.
    Qielli asht i tė vdekurve dhe perėndisė.

    E tė vdekurit janė tė fortė,
    Kanė nevojė
    pėr njė gur varri mbi shpinė e zemėr
    Pėr tė harru.
    Se tė vdekurit s’dinė as tė urrejnė as tė bėrtasin.

    Tė kėrkosh falje asht e randė,
    Punė burrash,
    po burrat na i kanė vra.
    Asht e randė me e shkullė njė gur varri prej shpirti
    E me e vu mbi shpinėn e njė tė vdekuri...
     
    .
  11. ommonimo
     
    .

    User deleted


    i Huaji
    (Charles Baudelaire)

    - Kė do mė shumė ti, njeri enigmatik, mė thuaj ? babain, nėnėn, motrėn apo vėllain ?
    - Nuk kam as baba, as nėnė, as motėr, as vėlla.
    - Miqtė ?
    - Ju po pėrdorni kėtu njė fjalė nuk ia di kuptimin deri mė sot.
    - Atdheun ?
    - Nuk e di ku gjendet ky.
    - Bukurinė ?
    - Do ta doja me dėshirė, hyjneshė dhe tė pėrjetshme.
    - Arin ?
    - E urrej siē ju urreni Zotin.
    - Eh ! po ēfarė do ti pra, i huaj i ēuditshėm ?
    - Dua retė… retė qė kalojnė… atje… atje… retė e mrekullueshme !
     
    .
  12. ommonimo
     
    .

    User deleted


    Mjegulli i Dashurisė

    Ka muaj qė duart s`mė punojnė
    dhe koka me bėn dimėr tej e tej;
    s`e di se nga mė vijnė dhe ku shkojnė
    ca akuj kallur tinėz nėpėr dej.

    Ēdo ditė gishtėrinjtė i flasin nikotinės
    ca fjale uloke…dhe…sot ashtu…si…dje;
    aq sa je gati me grusht ti biesh pasqyrės,
    fytyrėn tėnde ta rrėzosh pėrdhe.

    Mungesa e vetmisė mė ka munduar
    tani i vetėm ndihem si nė morg;
    nė se pėrshesh me kocka mė kanė shtruar
    as korbit vetė unė nuk i ndolla kob.

    Ngre kurthe ditė-nata;dimėr-vera
    shtrigon,mpreh thikat;ē`besėlidhje e zezė!
    Pas ēdo rrėnoje iluzionesh, era
    fryn,o njeri , mbi ty si mbi varrezė.
     
    .
  13. ommonimo
     
    .

    User deleted


    Mė di a nuk mė di

    Mė di a nuk mė di se qaj,
    mė di a nuk mė di se vuaj
    nė orėt e thella tė natės,
    kur ngrihem i ēmėndur tė shkruaj
    me gjakun e zemrės tė shkruaj.

    Mė di a nuk mė di se agimet
    mė gjejnė pa gjumė nė shtrat,
    me shpirt tė shkretuar nga dhembja,
    e dhimbshėm i pres perėndimet,
    me ankth i pres perėndimet.

    Mė di a nuk mė di se sot
    u drodha kur pashė pranverėn, (vjeshtėn)
    qė zbriste me flladet e prillit (tetorit),
    e ėmbėl siē ishte qėmot,
    e hidhur siē ishte qėmot.

    Mė di a nuk mė di se vuaj
    nė orėt e thella tė natės,
    ku ndjehem nga jeta i huaj,
    nga vėndi i lemjes i huaj.

    Mė di a nuk mė di….
     
    .
  14. ARMANDA
     
    .

    User deleted


    Pritje


    Kruarjet e shpeshta qė kam prej dregėzave tė kokės s’kanė tė sosur. Meqė lapsi nuk e kreu dhe aq mirė kėtė punė, tash kam marrė celėsat e shtėpisė dhe po vazhdoj tė kruaj, si pjesėn e pėrparme, po ashtu edhe atė anėsore gjer nė rrėze tė veshit. Thellė dhe vrazhdė, kėshtu e do qelbėsira. Dy banjo rresht dhe ende s’kam gjetur rehat.
    Dėgjoj cezmėn tė pikojė, ndėrsa cigares nė tavėll po i digjet filtri. Pėrtoj t’i ndreq. Pėrtoj tė marr frymė.
    Shoh orėn: Mė kanė mbetur edhe 2 orė e 47 minuta jetė. Si t’i shfrytezoj? Pėr cfarė dhe pėr kė? Nuk kam asnjė keqardhje apo pendesė nė vecanti. Ndėrgjegjen e kam tė qetė, sic duhet ta kem patur castin kur rastėsisht gjeta ditarin e njė studenti homoseksual, ose sic do ta kisha pasnesėr gjatė flirtit miqėsor mė bashkėshorten e kolegut; mė mirė po them, sic e lyp ekzistenca e duhur, por prapėseprapė mungon dicka, shumėcka. Asgjė mangut, ndjeheh bosh. Ne thellėsinė intime tė qenies sime dua tė qaj dhe nuk e di pse, megjithatė s’ka lidhje fare me vdekjen time tė afėrt.
    Ja ku filloi edhe shiu. C’ironi!? As rasti im nuk i shpėtoi dot kontekstit patetik. Ankth.
    Shoh orėn: Mė kanė mbetur edhe 2 orė e 36 minuta jetė. Dua tė qaj dhe pikė. Vetėm kėshtu gjendja mund tė marrė njė tjetėr ngjyrim, sė paku. Po ta mendoj hollė-hollė nuk ndjej kurrfarė keqardhje as per gjėrat qė nuk kam bėrė. Kėtu edhe e qara e humb tharmin emocional dhe, si tek gjithkush, ky proces, ose ėshtė i parakohshėm, ose i vonuar. Para disa vjetesh, kur rastiste tė gjendesha fillikat nė shtėpi, zhvishesha krejt lakuriq, dhe ashtu, cullak i bėja tė gjitha: lexoja, gatuaja, degjoja muzikė… mendoja. Them ta provoj prapė. Nuk kam cfarė tė humb, as cfarė tė fitoj, dua dhe duhet vetem te arratisem nga vetja. Televizorin e mbaj te fikur per shume arsye, mbi tė gjitha sepse, edhe tani, jam i mendimit se e kundėrta e mencurisė nuk ėshtė injoranca por adhurimi i saj.
    Mė mirė po ia fus gjumit. Tė fle sa tė fle, tė dalė ku tė dalė, mjafton tė pėrshpejtoj kohėn. Maezallah. Gjumi nuk mė zė. Fyti mė ėshtė tharė dhe sytė mė djegin. Mbasi i hedh njė grusht ujė syve, zvarritem drejt raftit tė librave. Rileximi i disa poezive tė zemrės me siguri do m’i njehsojė barrierat e brendshme. Dhe kėshtu bėj.
    Shoh orėn: Mė kanė mbetur edhe 2 orė e 3 minuta jetė. Mos. Dreqi e mori, e kam tė pamundur tė rri edhe dy orė tė tjera mes katėr muresh. Vishem. Kisha ndėr mend tė vdisja ashtu sic mė ka bėrė nėna, por s’qenka e thėnė. Dal. Tė paktėn shtėpinė e lashė tė pastėr dhe tė rregullt. Cigaren e vetėshuar nė tavėll e flaka nga dritarja dhe rubinetin e cezmės e shtrėngova fort. Letėr lamtumire nuk shkruajta, pėr shumė arsye, mbi tė githa sepse, rrallėhere, rrallėkund, kam dashur t’i jap rėndėsi vetes; pastaj, a s’ėshtė vdekja njė cėshtje krejtėsisht vetjake!?
    Tek zbres shkallėt shkembehem me fqinjin e katit te trete. Natyrisht qe e respektoj. Nder te tjera, ai me llomotit dicka rreth krizės financiare tė Wall Street-it, tė drejtėn e studimit qė i ka dalė tė bijės nė Padova, bėn njė koment bajat pėr politikėn dhe, duke u shfajėsuar sa pėr sy e faqe, me citon njė nga ato aforizmat e Oscar Wilde-it. Pėrderisa nuk ia kam prishur terezinė askujt me parė, nuk kam pse tė ndryshoj sjellje pikėrisht tani. Megjithė pasionin e tij pėr filozofėt gjermanė, as fqinji nuk ka si ta dije qė copėn e fundit tė mishit e kam lėnė nė frigorifer. Ja ku e hoqa qafe edhe fqinjin.
    Mendova se jashtė bente ftohtė, pėrkundrazi, tė gjitha shqisat e mia ndijojne njė lloj lagėshtire ekzotike tė pėrbėrė prej teprica endrrash. Ajri’. Thuhet se ecja tė bėn mirė nė cdo rrethanė. Mjerisht paskam ngecur. Nuk di nga t’ia mbath. Zona ku banoj me duket e huaj. I huaj zgjatimi i degės sė fikut, e huaj pesha e gurickave tė hapėrdara nėpėr rrugė, i huaj pigmenti i casteve, i huaj…(.) Nderkohė ende s’kam lėvizur. Symbyllur ndjej rrotullimin e tokės; zhurmėrimen e ujėrave tė nėndheshme, kalbėzimin e gjetheve. Oh, dekompozimin! Qėndroj nė vend sikur po pėrpiqem ta filtroj ajrin me mendje para se ta kaloj nė mushkėri. Gjymtyrėt mė janė mpirė. Shpirti ma kėrkoj edhe njė kafe tė fundit. S’kam si t’ia prish. Ulem.
    Shoh orėn: Mė kanė mbetur edhe 1 orė e 8 minuta jetė. Gjithcka pėrreth ėshtė ne harmoni tė pėrkyer: zhurma e ekspresit tė kafesė, avulli qė vesh porcelanin, kendvėshtrimi naiv i banakieres pėr dashurinė, parketi, kolesteroli i lartė nė gjakun e kėngėtarit qė interpreton nė radio; madje nga ky i fundit arrij tė pėrkthej njė pjesė tė tekstit:

    ”Ne ishim dy vise gjumi
    qė lidheshim prej shkallėve tė gurta
    ku derdhej uji i tejdukshėm i njė ėndrre
    qė grumbullohej orė e cast, copėtohej orė e cast”

    Matanė tė ndarės sė banakut shoh njė dhomėz tė sajuar, dera e tė cilės ėshtė e paputhitur. Fasha e dritės qė hyn prej andej vė nė dukje gjithė papastėrtine e ngrohtė tė lokalit. Njė mendje mė thotė se aty engjejt i rrefejne barsaleta sho-shoqit, ose perralla zgjimi, kushedi. Gjithcka vazhdon te mbajė ritmin e absurdit; dhe unė nuk dua ta prish assesi harmoninė e pėrkryer tė gjithė sa ėshtė, ka qenė e do tė jeteė. Cdo send i pranishėm, cdo lėvizje qė ndodh pėrreth, transhendohet me veten, me pjesėn tjeter, me perceptimin tim, pastaj serish me veten, dhe pėrhere jep tė njėjtin pėrfundim: Ekzistencė.
    …
    U krye! Mė nė fund mbaroi: shpirti doli nga entropia. Tani qė u bėra njėsh me jashtėsine edhe vdekja u ripėrtėri brenda natyrės sė vet, nė rastin mė tė keq, u zhbė.
    Orėn nuk po e shoh kėtė herė: e di qė ėshtė ceshtje minutash, sekondash. Di, gjithashtu, se diku, ndoshta nė njė kapak libri, kam shkruar me stilolaps hungarez: ”Nga lindja deri nė vdekje- njė frymė; Nga casti nė cast- njė dimension”. Po, ende i pėrmbahem kėtij parimi. Po pres…
     
    .
  15. one_man
     
    .

    User deleted


    Kёpucёt

    Brenga tё balcamosuna nё kёmbanore kishash, rrugё tё pёrgjumuna tue u pёrpёlit nё harta tё venituna tё pritjes, janё atje, harru nё kanavacёn e piktorit, dorё e ngrime nё pёrziemje ngjyrash.
    Frymёmarrin. Psherёtijnё. Pulsojnё pa peshё nё galaktika yjesh tё shuem, lodrojnё nё gazmendin e hirtё tё hanёs.
    Kёpucёt nuk kanё gojё. As tinguj. As ndjenja! Ato janё atje, tё harrueme prej vedit, si vargje tё binduna, si vargje tё pazgjueme, si fjalё tё mylluna prej kohёsh nё nji zarf tё adresuem askund!!! Askujt!!!
    Kёpucёt nuk dёshirojnё. Janё durimplota ato. Pentagrame andrrash, lumej aventurash dhe ngjyrash gjallojnё duf e vrull.

    Kёpucёt. Ato tё bindurat! Ato qё nuk tё lanё kurrё vetёm fundja, si nji shikim i dashtun. Si njё pёrkёdhelje e amёl natmirimi, e ma e amёl se zgjimi vullnetshumё. Ato kanё diēka nga nata, kanё diēka nga agimi, tё bindurat ato, kёpucёt. Tё devotshmet, ato, kёpucёt.
    Janё atje… dhe presin!!!

    Kёpucёt janё hapat e parё.
    Kёpucёt janё hapat e fundit.
    Kёpucёt janё tendenca, ato kanё tendenca. Janё flladi i fillimprillit qё zgjon buzёqeshjen. Janё pёrqafjet lojcake tё gjethit rebel me kalldramin, hare gjethnajash e kordash tё ngadhnjume.
    Kёpucёt janё bulime sythash e punila tё njomё nё kryqin e harrumё pa Krisht tё besimit. Ato dinё edhe tё dashurojnё. Betohen nё heshtje se njohin sekretin se si bahet paqe me vdekjen. Kanё shpirt, tё shenjtё madje, si buka e norme e djathi i gjaktё i ringjalljes. Po t’i prekёsh kёpucёt, do ta nigjosh pjalmimin e psalmit – gjuhё e ngrohtё nё plagё tё pashёrueme.
    Kёpucёt, ato, tё harruemet, ato tё paveshunat, ato virgjneshat tё gatshme pёr natёn e parё tё flijimit. Brenga tё balcamosuna por qё frymёmarrin ngjyra, nё sytё e piktorit, kureshtje pa fre fёmije, janё atje, palosun, si urtёsia bri oxhaku tue pleqnue gjasёn, e tue u pa sy m’sy me vedin.

    Tek dera!
     
    .
16 replies since 5/2/2010, 12:48   33654 views
  Share  
.