Gjyqi ndaj Mehmet Shehut nė Byronė Politike

Dokumentet arkivore tė PPSH-sė

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Kadri Hazbiu:- Nė qoftė se ju vuani nga sentimentalizmi, pse nuk u treguat sentimental pėr normat e Partisė? Ta gjykojmė kėtė ēėshtje njė ēikė edhe nga kjo anė. Mė gjerė duhet ta shikojmė kėtė ēėshtje.


    Mehmet Shehu:- Pėr kėtė ēėshtje, gabimi ėshtė bėrė vetėm tek ky djalė, pėr traumėn qė ka pėsuar.
    - Jo, rezerva nuk kam, prandaj i kam dhėnė urdhėr djalit qė tė kthehet.


    Pali Miska:- Po nė rast se nuk ke rezerva, atėherė pse nuk e bėrė kėtė nė kohė? Kjo ėshtė njė gjė shumė e thjeshtė. Po tė jepje urdhėr ti si Kryeministėr, djali kthehej brenda ditės nė Shqipėri. Ē'urdhėr pret ti shoku Mehmet? Kėtu nuk ėshtė puna tė themi ne, ti duhet ta kishe bėrė kėtė punė.

    Mehmet Shehu:- Po, unė them se po tė duhet, unė i jap urdhėr qė tė kthehet qė sot, po e kam lajmėruar qė sapo tė mbarojė provimin qė ka nėpėr duar, tė kthehet.

    Pali Miska:- Po ai nuk meriton, more shoku Mehmet, qė t'i mbarojė provimet! Kjo duhet kuptuar mirė.

    Mehmet Shehu:- Pėr kėtė ēėshtje, vajta u konsultova edhe me shokun Ramiz dhe mbetėm dakord me tė qė tė mbetej kėshtu.

    Ramiz Alia:- Jo, jo, nuk ėshtė ekzakt ashtu. Me shokun Ramiz, ti erdhe u konsultove, por unė tė thashė tė njėjtėn gjė qė tė tha edhe shoku Pali, ai djalė menjėherė duhet kthyer. Pastaj se kur duhet kthyer, kėtė ti e di vetė, vendosni ju pėr kohėn.

    Mehmet Shehu:- Dhe unė e lajmėrova, sa tė mbarojė provimin edhe tė kthehet.

    Ramiz Alia:- Jo, e drejtė ėshtė ajo qė thotė shoku Pali. Ju, pse nuk e menduat kėtė gjė vetė, pse pritnit t'ua thoshim ne?

    Manush Myftiu:- Shqip, ai nuk e mendoi kėtė pėr tė ruajtur prestigjin dhe pėrpiqet tė gjejė forma tė ndryshme, qė tė mos i preket autoriteti. Duhen thėnė hapur gjėrat, se djali i tij jo vetėm nuk e meritonte tė shkonte pėrsėri jashtė, po ē'rėndėsi ka pėr tė se do t'i mbarojė apo s'do t'i mbarojė provimet, pasi ai kthehet pėr dėnim, jo pėr vizitė, qė nuk duhet tė humbiste provimet.

    Kadri Hazbiu:- Tė flasim hapur, ju tė tjerėve ndoshta nuk u ka rėnė rasti, por unė i kam thėnė hapur shokut Mehmet: Ktheje djalin!

    Ramiz Alia:- Edhe shoku Enver ia ka thėnė, edhe unė i thashė nė njė mbledhje qė kemi bėrė: Shoku Mehmet, duhet kthyer djali!

    Enver Hoxha:- Le tė kalojmė tani nė pyetje tė tjera, se kjo ēėshtje ėshtė e qartė tani.

    Mehmet Shehu:- Pyetem se a jam ēliruar plotėsisht nga sentimentalizmi pėr kėtė djalė? Mua mė duket se nė reflektimin qė kam bėrė, jam ēliruar plotėsisht dhe se djali duhet tė kthehet tė japė llogari nė Parti dhe tė dėrgohet tė punojė atje ku tė caktohet. Tjetėr pyetje: Nga cilėt shokė duhet tė ndihmohesha? Nga shoku Enver, por nuk kisha vetėm shokun Enver, kisha edhe shokė tė tjerė.

    Llambi Gegprifti:- Ju, shoku Mehmet, thoni se shokėt po ta dinin, do tė tė ndihmonin, nuk do ta kishe bėrė kėtė veprim. Unė bėj pyetjen: Cilėt janė kėta shokė qė e dinin problemin e fejesės sė djalit tėnd?

    Mehmet Shehu:- Nė qoftė se ndonjė shok do tė mė kishte ardhur, do ta kishte marrė vesh e do ta kishte kuptuar, do tė mė kapte pėr palltoje e do tė mė thoshte: "Shoku Mehmet, e ke gabim!". Unė u siguroj, shokė tė Byrosė, se menjėherė do ta korrigjoja.

    Llambi Gegprifti:- Po nga e dinin kėta shokė, shoku Mehmet?

    Enver Hoxha:- Shiko si tė tha ai; nga ta dinim ne? Po cilėt ishin ata qė e dinin? Kush e dinte qė ti kishe fejuar djalin, me njė vajzė me tė tillė pėrbėrje?

    Kadri Hazbiu:- Po cilėt e dinin? Ndryshe, pse e shtrojmė nė autokritikė kėtė gjė? "Po tė mė kishin ndihmuar shokėt" thotė! Cilėt, kush janė ata shokė, thuaj emrat e tyre, kėtu nė Byronė Politike!

    Mehmet Shehu:- Unė nuk them se shokėt e dinin, por nė qoftė se ndonjėri nga ata do ta kishte marrė vesh dhe tė mė thoshte.

    Pali Miska:- Atėherė, si do tė ndihmonim ne, kur nuk e dinim?!

    Kadri Hazbiu:- Mė falni shoku Pali, meqenėse u hap kjo ēėshtje kėtu, unė kam pėr ta thėnė kėtė edhe nė diskutimin tim, ai e shtron ēėshtjen qė "edhe shokėt duhet tė mė kishin ndihmuar". Domethėnė, ai aludon sikur dikush e kishte ditur dhe nuk e ka ndihmuar. Nė autokritikė kėshtu ėshtė shkruar. Atėherė, pa na thuaj, kush e dinte?

    Mehmet Shehu:- Unė nuk them qė edhe shokėt duhet tė mė kishin ndihmuar, por tė gjithė duhet tė ndihmojmė njeri-tjetrin.

    Kadri Hazbiu:- Nė autokritikė kėshtu ėshtė shkruar.

    Enver Hoxha:- Ashtu ėshtė shkruar, prandaj lind pyetja e natyrshme: Pse nuk ua the shokėve? Ata nuk e dinin kėtė.

    Mehmet Shehu:- Dhe pikėrisht, nuk ua thashė shokėve. Duhet tė kisha vajtur, nė radhė tė parė tek shoku Enver, por edhe tek shokėt e tjerė, me tė cilėt isha nė kontakt ēdo ditė. Kjo ka ndodhur se unė nė atė kohė kam gjykuar se kisha vendosur drejt, ndėrsa vendimi nuk ishte i drejtė, duhet tė kisha vajtur tek shoku Enver.

    Kadri Hazbiu:- Po mė fal, po shokun Feēorr Shehu, pse e pyete qė ēfarė mendonte ai?

    Mehmet Shehu:- Sepse prej tij mora tė dhėnat.

    Kadri Hazbiu:- Avash, avash, pse, nga ai e merr vijėn ti? Nga i merr kėshillat pėr tė mbrojtur vijėn e Partisė? E diskutove vetė ēėshtjen kur e vure pyetjen? Pėrse bėre kėshtu? Kush mungonte kėtu? Mungonte shoku Ramiz, se ishte nė Durrės nė kohėn qė ju keni bėrė krushqinė, atje bashkė takoheshim ēdo ditė. Unė kam qenė edhe ministėr i Brendshėm, pra ishte e hijshme qė tė mė thoshe: More Kadri, ti, di gjė pėr kėtė familje apo jo? Gjatė kėsaj kohe ju keni shkuar dhe nė Pogradec, po shokut Enver pse nuk i thatė? Prandaj duhet reflektuar thellė, shoku Mehmet, nuk duhet kaluar lehtė.

    Mehmet Shehu:- Shoku Kadri, unė shokun Feēorr e pyeta, se djali mė informoi se ky kishte dy njerėz tė arratisur jashtė shtetit.

    Kadri Hazbiu:- Jo vetėm, por ju ka thėnė shoku Feēorr informacionin, ju i keni thėnė mos i thuaj njeriu, tė mbetet kėshtu kjo punė.

    Mehmet Shehu:- Edhe vajza punonte nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Jo, unė nuk i kam thėnė mos i thuaj njeriu! I kam thėnė qė ka dy njerėz tė arratisur jashtė, siē mė tha djali, prandaj tė lutem shumė mė jep informacionin pėr kėtė ēėshtje.

    Enver Hoxha:- Nuk qėndrojnė kėto, Mehmet. Lidhur me ēėshtjen "si nuk mė zuri njeri prej palltoje", ti Feēorr Shehut i bėre pyetjen: Do ta lejoje ti kėtė fejesė nė familjen tėnde po tė ngjiste? Dhe ai tė dha pėrgjigjen qė do tė pyeste Partinė. Kur u mor vesh qė ti kishe bėrė kėtė fejesė, shokėt menjėherė tė shkulėn veshin..., po, po ti ke thėnė nė fund tė autokritikės "se po tė mė zinte njeri nga palltoja...".

    Mehmet Shehu:- Feēorri mė tha qė vajzėn unė do ta merrja pėr djalin, pėr familjen do tė pyeste. Nė kėtė kuptim, nė qoftė se shokėt do tė kishin pasur mundėsinė tė merrnin vesh, do... Gabimi im ėshtė dhe unė e pranoj qė duhet tė kisha vajtur tek shokėt.

    Enver Hoxha:- Prapė ky kuptim nuk ka baza, pėr arsye se edhe sikur ta supozojmė ēėshtjen se njeri nuk e mori guximin tė vinte tė tė thoshte ty, ta pranojmė njė situatė tė tillė, po ti ia vure pyetjen vetes se ēdo tė bėje, kur Feēorri tė tha se do tė pyeste mė lart. Do tė pyesja ty? Ti pėrnjėherė do mė thoshe, qė edhe unė do tė vete t'i them pėr kėtė gjė shokut Enver dhe shokėve tė mi.

    Mehmet Shehu:- Duhej ta bėja kėtė, por nuk e bėra nisur nga rrethanat qė thashė.

    Enver Hoxha:- Po pse?

    Kadri Hazbiu:- Se e di vetė kėtė.

    Adil Ēarēani:- Se edhe ju e thoni vetė nė autokritikė, pėr mendjemadhėsinė tėnde. Kjo ėshtė tamam mendjemadhėsi.

    Enver Hoxha:- Kėtu ėshtė ēėshtja.

    Mehmet Shehu:- Unė e them edhe vetė nė autokritikė atė.

    Enver Hoxha:- Kėto pėrgjigje janė shumė normale, Mehmet, por nuk po e thua drejt. Autokritikėn merre lexoje, shikoje edhe njė herė. Ajo ėshtė kėshtu siē thonė shokėt, siē themi ne dhe tė gjitha kėto pyetje qė t'u bėnė, tė ndihmojnė tė kuptosh thellė gabimin, tė largohesh pėrgjithmonė nga pozitat e vjetra. Kur thua "sentimentalizėm", sentimentalizmi ėshtė butėsi e nė kėtė rast ėshtė oportunizėm. Mirėpo oportunizmi ka edhe tė kundėrtėn e vet. Kėto gjėra duhet t'i shikosh, kur flasin shokėt pėr punėn tėnde, duhet t'i analizosh njė ēikė edhe nė mėnyrė filozofike kėto. Ndėrsa ti i merr si gjėra tė rastit. Veē, ama, tė mos harrojmė se rastet e pėrsėritura bėhen vijė.

    Mehmet Shehu:- Po t'i lėsh, po tė mos i luftosh, bėhen vijė.

    Enver Hoxha:- Po t'i lėsh..., po kėtu ėshtė ēėshtja qė ne, me kėtė rast, po tė ndihmojmė ty qė tė kuptosh se tek ti, nė disa raste, gjėrat janė bėrė vijė. Vetėm kur ta kuptosh drejt kėtė, nuk do t'i pėrsėritėsh mė. Ne do t'i themi kėto gjėra se ka pasur shokė qė tė kanė ardhur, tė kanė vėnė nė dijeni dhe pėr qėndrime tė tjera jo tė rregullta tė njerėzve e tė familjes tėnde dhe ti i ke pritur me mosbesim, u ke thėnė "mos i ekzagjeroni punėt". Kėto m'i kanė raportuar mua shokėt dhe ata do t'i thonė mendimet e tyre. Kjo, ēfarė tregon? Kjo tregon pėrsėri oportunizėm ndaj veprimeve tė disa fėmijėve tė tu, jo tė tė tėrėve.

    Ramiz Alia:- Edhe besimi nė vetvete qė unė i di tė tėra, ē'tregon? Kjo tregon pėrsėri oportunizėm. Njė gjė, shoku Mehmet, ju pėrmendni sentimentalizmin, por keni edhe mendimin se i dini tė tėra dhe shiko sa bukur u pėrgjigjesh pyetjeve qė tė bėhen!

    Mehmet Shehu:- Jo, unė nuk mendoj se i di tė tėra, shoku Ramiz, po them qė ka mendjemadhėsi tek unė.

    Ramiz Alia:- Po mirė, le tė marrim vetėm kėtė: Pse nuk pyete shokėt? Kjo s'i pėrgjigjet sentimentalizmit.

    Adil Ēarēani:- Po pse nuk pyete more shoku Mehmet, ju keni pyetur edhe pėr gjėra mė tė vogla, ju jeni konsultuar me shokėt. Po pėr kėtė rast, pse?

    Mehmet Shehu:- Pikėrisht kėtu ėshtė dhe mendjemadhėsia, mendimi qė pėr kėto ēėshtje unė jam i imunizuar.

    Ramiz Alia:- Epo, e kupton atėherė? Je i imunizuar! Jo vetėm kaq, por thuaj jam edhe interpretues i saktė se si duhet bėrė lufta e klasave.

    Mehmet Shehu:- Unė e them edhe vetė nė autokritikė kėtė.

    Ramiz Alia:- Po unė them ato qė thoni ju, nuk i kundėrshtoj. Vetėm po tė nisemi kėtej, mendoj se do t'i kuptoni mė mirė gjėrat, se me sentimentalizėm ato nuk shkojnė.

    mehmet Shehu:- Dhe nuk ėshtė vetėm sentimentalizėm, por unė aty rendis edhe elementė tė tjerė.

    Kadri Hazbiu:- Shoku Mehmet, mė fal se ngelėm vetėm nė njė ēėshtje, nė atė tė sentimentalizmit, qė ju ka futur ju nė veprime. Nė qoftė se do ta marrim kėtė, ti i shikon se kėto veprime nuk janė brenda normave tė Partisė? Tė flasim pėr kėtė.

    Mehmet Shehu:- Nuk e kuptoj pyetjen.

    Kadri Hazbiu:- Ja, po ta them unė. Edhe nė marrėdhėniet e tua me Partinė, edhe nė marrėdhėniet e familjes, domethėnė ndėrtimi i kėtyre marrėdhėnieve, a ėshtė bėrė nga ju, nė bazė tė tė gjitha normave tona?

    Mehmet Shehu:- Marrėdhėniet e mia me Partinė, nė ē'kuptim? Se marrėdhėniet me familjen, unė ato qė i kam dėgjuar e marrė vesh...

    Kadri Hazbiu:- Atėherė vemi tek ajo qė thamė qė nė fillim, qė ju veproni pa pyetur njeri fare, pa pyetur se ka Parti, ka rregulla e norma etj.

    Mehmet Shehu:- Jo, jo, nuk ėshtė kėshtu, nuk ėshtė se unė nuk kam besim tek Partia.

    Qirjako Mihali:- Jo vetėm kaq xhanėm, por mendoj se Nazarin ju e keni thirrur qė t'ju vėrtetonte ndonjė gjė tė kundėrt e tė thoshte pastaj, "ja, nuk ėshtė kėshtu si njoftove, po ndryshe".

    Mehmet Shehu:- Unė, anėtarit i fola si anėtar i Komitetit Qendror dhe emri tė cilit pėrmendej nė atė informacion, e pyeta nėse kishte vėrejtur gjė e ēfarė kishte vėrejtur qė mund tė ishte e tepėrt. Po mund tė ishte edhe ashtu siē thoni ju, qė unė tė kisha vajtur tek shoku Simon.

    Pali Miska:- Mirė shoku Mehmet, po pse nuk e gjykoni nė anėn tjetėr kėtė ēėshtje, se unė nuk e di punėn e informacionit, si ėshtė e ku ėshtė, kėtė e dini ju, ne nuk dimė as ēėshtjen e t'i thoni, bravo i qoftė atij komunisti tė thjeshtė, qė preokupohet pėr ēėshtjen e Partisė!

    Mehmet Shehu:- Unė nuk e kam kritikuar atė komunist. I thashė edhe shokut Simon, se kėshtu duhet vepruar.

    Pali Miska:- Nuk ishte nevoja tė thėrrisje ti Nazarin, qė tė vėrtetoje ato qė thuheshin nė informacion, ose Nazari tė tė thoshte disa gjėra tė tjera.

    Mehmet Shehu:- Po unė nuk e kam kritikuar komunistin qė dėrgoi informacionin dhe nuk mund tė mos e thėrrisja unė vajzėn (nusen) dhe djalin t'i kritikoja, dhe i kritikova rėndė, po ajo qė mė tha, qė kishte shkuar vetėm sa tė blinte ēokollatė

    Enver Hoxha:- Ua shpjego mirė ēėshtjen shokėve, se kjo nuk ėshtė diēka e thjeshtė. Mė parė se tė thoshin Simoni e Nazari pėr nusen, tė kam lajmėruar unė, qė tė merrje masa se e ndjek francezi.

    Mehmet Shehu:- Edhe unė ashtu kam vepruar.

    Enver Hoxha:- Nuk them se nuk ke reaguar, por kėtė unė nuk mund ta thoshja pa qenė i sigurt. Dhe ti, porsa tė njoftova, e thirre nusen dhe i fole. Kėtė ma ke bėrė edhe mua tė ditur, dhe ke bėrė mirė. Tani ty tė vjen njė informatė tjetėr, se ajo ecėn prapė nė atė rrugė, prandaj ti nuk kishe asnjė arsye pse tė pyesje kurrkund, por me kėtė tė forcohej besimi se kjo vajzė diēka ka. Mbase ajo nuk ka gjė me francezin, dhe ishalla nuk ka, por ēėshtja ėshtė qė ai po e sulmon.

    Mehmet Shehu:- Edhe unė e kritikova shumė rėndė vajzėn.

    Enver Hoxha:- Tani, unė po u tregoj njė gjė tjetėr mė tė re. Pasi ti e kritikove rėndė nusen, pėrsėri unė kam informata nga Sigurimi, se kur ajo ka vajtur nė shkollė, francezi e ka ndjekur nga pas me automobil. Biseduan apo nuk biseduan me njėri-tjetrin, kjo nuk dihet, po ja, i kanė parė tė ecin paralel. Tani, ēėshtja nuk shtrohet e pyete apo nuk e pyete ti Nazarin. Ajo qė tė dėrgoi Simoni ėshtė njė informatė pėr vajzėn, tė cilėn ti e dije mė parė diēka nga unė, tė erdhi dhe njė tjetėr herė, e u bėnė dy, tė erdhi edhe njė herė e u bėnė tre. Ja, tani po tė them edhe kėtė, qė ėshtė mė e re. Prandaj nuk bėhet fjalė pse e pyete ti Nazarin, por ti e bėre se nuk ishe i bindur nga ato qė tė tha Simoni, harrove dhe ato qė tė thashė unė.

    Mehmet Shehu:- Jo, ato nuk i harrova.

    Enver Hoxha:- Po e harrove, se tė erdhi dhe njė informatė tjetėr nga Partia dhe njė person tjetėr. Tani shtrohet ēėshtja pėr atė qė tė thashė unė dhe shtrohet ēėshtja: Ti ke tė drejtė t'i thuash Feēorrit, kush e ka parė kėtė gjė? Filan person, do tė tė thotė ai, njė funksionar i ministrisė. Atėherė ti, po tė vazhdosh kėshtu, do ta thėrrasėsh funksionarin dhe do ta pyesėsh: E pe, apo nuk ke parė gjė?

    Mehmet Shehu:- Jo, unė nuk e kam pyetur Feēorrin pėr njė gjė tė tillė?

    Enver Hoxha:- Jo, jo, nuk e ke pyetur, por ta zėmė se do ta pyesje. Meqenėse e pyete Nazarin, pse tė mos e pyesėsh edhe "Selmanin"? Ti je anėtar i Byrosė Politike dhe e ke kėtė tė drejtė, por ama ne kemi besim nė organizatat tona, nė kuadrot tona. Ato qė na thonė ata, nuk na ēojnė nė rrugė tė gabuar, nė tė kundėrtėn, ndihmojnė qė tė ndreqemi.

    Mehmet Shehu:- Unė konsiderova se nuk bėra ndonjė gabim qė pyeta Nazarin, qė ėshtė anėtar i Komitetit Qendror, nėse kishte edhe ndonjė gjė tjetėr, veē atyre gjėrave qė thuheshin nė informacion, nuk e di, por unė vajzėn e kritikova, duke u mbėshtetur plotėsisht nė informacionin qė mė dha shoku Simon.

    Simon Stefani:- Shoku Mehmet, unė kam tė drejtė tė nxjerr konkluzionin se ju, jo vetėm qė nuk patėt besim tek ai informacion, por edhe nė pėrgjigjen qė mė dhatė, ju filluat t'i rrėzoni njė pjesė tė tė dhėnave, duke thėnė se nuk kishte njeri atje kur... domethėnė, dėgjuat nusen, nuk dėgjuat komunistin.

    Mehmet Shehu:- Unė ua thashė si mė foli vajza.

    Simon Stefani:- Mua nuk mė duhej si tha vajza, mua mė duheshin ata qė tha komunisti pėr vajzėn. Po, nė fund tė fundit, si do u thoshte ju ajo (nusja e djalit)? Ju, ju ka vėnė nė dijeni vetė shoku Enver dhe megjithatė, ajo pėrsėri ka vazhduar rrugėn e saj. Tė nesėrmen nė mėngjes, kur shkonte nė shkollė, makina e francezit i qėndronte njė metėr larg, ecte paralel me tė, ndėrsa ajo ecte nė kėmbė, me avash, ecte edhe makina me francezin brenda, me atė me mustaqe.

    Mehmet Shehu:- Mundet qė francezi t'i jetė qepur me gjithė mend!

    Enver Hoxha:- Ai mund tė jetė njė provokator.

    Mehmet Shehu:- Po, ndonjė fakt qė ajo mund tė ketė pasur kontakt me francezin, unė nuk kam pasur deri tani. Nė qoftė se vėrtetohet njė gjė e tillė, unė do tė marr masat qė janė pėr tė marrė.

    Pali Miska:- Jo shoku Mehmet, ēėshtja ka tė bėjė me atė, qė gjėrat duhet tė vlerėsohen nga ana juaj, pėr ēfarė ju informojnė tė tjerėt. Ju vetė thoni se "nuk ju kam vlerėsuar, duhet tė jem i thjeshtė, duhet tė mos jem kėshtu dhe ashtu"... Por tani, kur informacioni tė jetė nga Komiteti Qendror, e atė e bėn njė komunist i cili ka marrė guximin, dhe i lumtė pėr kėtė, kjo duhet vlerėsuar nga ana jote.

    Enver Hoxha:- Realizoje (analizoje) mirė ēėshtjen. Ne nuk gjykojmė vajzėn, por gabimet e tua dhe ēėshtjen si i kupton ti kėto gabime. Nuk gjykojmė, ka pasur apo nuk ka pasur kontakte ajo me francezin, po tė ketė fakte pėr kėtė, do t'i japim, por me sa di unė, deri tani, pėrveē tė fėrkuarit tė faqeve tė kalamanit nuk ka gjė tjetėr, por edhe qė tė rrinė ata karshi-karshi me njėri-tjetrin, tė shikohen e buzėqeshin, edhe kėto janė fakte. Kėto fakte nuk mund tė mos kenė asgjėkafshė.

    Edited by tiranaforum - 1/2/2010, 14:34
     
    .
1 replies since 29/1/2010, 22:56   1510 views
  Share  
.