Gjyqi ndaj Mehmet Shehut nė Byronė Politike

Dokumentet arkivore tė PPSH-sė

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Kokėulur dhe nė mėshirėn e shokėve tė njė ideali, kryeministri i Shqipėrisė pranon gjithēka dhe i merr mbi supet e veta. Nė vijim tė mbledhjes sė Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, nė 16 dhjetor 1981, Mehmet Shehu vijon tė pėrgjigjet para anėtarėve tė Byrosė. Tonet nuk janė agresive, madje nė pyetjet e anėtarėve tė Byrosė, duket njė lloj familjariteti, qė kapet pas fejesės sė djalit me vajzėn e Turdijve. Ata i kėrkojnė llogari pse nuk u kishte treguar dhe marrė mendimin pėr kėtė fejesė tė djalit tė njeriut mė tė rėndėsishėm tė vendit me vajzėn e njė tė deklasuari, ndėrsa Shehu pėrgjigjet se kishte pyetur vetėm Feēorr Shehun.

    Nė njė pikė tė debatit, Mehmet Shehu pranon se ishte bėrė mendjemadh dhe ishte imunizuar nga mendjemadhėsia, qė e kishte shpėnė deri te injorimi i tė gjitha fakteve pėr tė lidhur krushqi me njė familje tė deklasuar dhe duke shkelur vijėn e partisė. Krahas kėsaj teme, Enver Hoxha i kėrkon llogari Shehut edhe pėr sjelljen e nuses sė djalit tė tij, duke i kujtuar njė episod dhėnė nga informatat e Sigurimit se ajo ėshtė ndjekur nga njė shtetas francez ndėrsa shkonte nė shkollė dhe kryeministri nuk i kish raportuar kėtė as kishte kėrkuar mendim.



    Enver Hoxha, (hap mbledhjen):- Sot nė rend tė ditės tė Byrosė Politike kemi shqyrtimin e njė gabimi politik qė ka bėrė shoku Mehmet. Siē e dini, pėr kėtė ai ka paraqitur njė autokritikė me shkrim dhe ju keni marrė dijeni mbi pėrmbajtjen e saj. Nė qoftė se shoku Mehmet ka ndonjė shtesė pėr tė bėrė, mund ta bėjė apo tė fillojmė menjėherė nga diskutimet?


    Mehmet Shehu: Shtesė tjetėr, shoku Enver, nuk kam pėr tė bėrė. Jam pėrpjekur dhe kam reflektuar sa kam mundur pėr tė realizuar shkaqet, arsyet pėrse e bėra kėtė gabim tė rėndė politik dhe me aq sa kam mundur do tė tėrheq mėsime nga ky pėsim. Shokėt le tė thonė mendimin e tyre si ta shikojnė e si ta gjykojnė tė arsyeshme. Unė jam gati tė dėgjoj.


    Simon Stefani: - Kam disa pyetje pėr t'i bėrė shokut Mehmet.
    - Si mendoni ju, shoku Mehmet, e keni marrė parasysh apo nuk e keni marrė parasysh se ē'qėndrim do tė mbante partia ndaj kėtij veprimi tuaj tė gabuar?
    - Kėto veprime qė keni bėrė ju, janė rezultat i drejtpėrdrejtė ose i tėrthortė i presionit tė armikut tė klasės mbi ju?
    -Disa veti apo vese negative, siē i quani ju e qė duken te ju, sa kanė influencuar negativisht nė punėn tuaj si drejtues?
    -A e keni informuar organizatėn bazė tė partisė pėr gabimin qė keni bėrė dhe a ėshtė diskutuar nė tė nė bazė tė normave tė partisė?
    -Me gjithė kritikat e bėra, pse e dėrguat djalin pėrsėri jashtė? Pse nuk iu nėnshtrua ai mė parė si komunist analizės sė veprimit tė tij nė organizatėn bazė tė partisė?

    Llambi Gegprifti:- Sentimentalizmi i theksuar dhe i tepruar jashtė normave komuniste, thotė shoku Enver, ka qenė njė faktor ndikues negativ te shoku Mehmet.
    -Ai thotė se ky sentimentalizėm i theksuar mikroborgjez jashtė logjikės komuniste e ka shtyrė qė tė bėjė njė veprim tė tillė pėr djalin e tij, Skėnderin.
    -Unė pyes: A je ēliruar plotėsisht tani nga ky sentimentalizėm?
    -Nė autokritikėn e tij, shoku Mehmet thotė se po tė ishte ndihmuar nga shokėt e nga njerėzit pėr konstatimet qė kanė pasur dhe t'ia kishin vėnė nė dukje hapin e gabuar qė po ndėrmerrte, nuk do ta bėnte kėtė veprim. Pėr cilėt shokė e ke fjalėn, shoku Mehmet, qė e kanė ditur kėtė problem edhe nuk ta kanė vėnė nė dukje?


    Enver Hoxha: - Ka pyetje tė tjera?


    Ramiz Alia: - A ke bindje tė plotė, shoku Mehmet, se ky veprim, ky gabim i madh politik qė bėtė e ka dėmtuar partinė, dhe se po tė mos ishte ndėrhyrė do ta dėmtonit atė shumė rėndė? -


    Pali Miska:- Nė autokritikėn qė bėn shoku Mehmet i nxjerr fare tė pafajshėm dhe i pėrjashton nga pėrgjegjėsia si Fiqretin, ashtu edhe djalin, ndėrsa pėrgjegjėsia e tyre ėshtė e qartė. Pėrse e bėn kėtė shoku Mehmet dhe merr mbi vete ēdo gjė?
    - Jeni tė bindur se gabimi i madh politik qė bėtė ėshtė rrjedhim logjik i tėrė atyre tė metave, dobėsive e gabimeve qė keni pasur nė punė dhe nė jetė? I njihni apo nuk i njihni kėto tė meta, dobėsi e gabime? Gabimi politik qė bėtė nuk ėshtė diēka aksidentale, as rrjedhim i veprimit tė njė dite.

    Rita Marko:- Ē'mendoni ju pėr atė qė thuhet nė masat e nė opinion rreth qėndrimit dhe sjelljeve tė djalit tuaj tė vogėl dhe nuses sė tij?
    - Ē'mendoni ju pėr arrogancėn nė sjelljet e veprimet tuaja? A ėshtė fjala kėtu pėr shfaqje tė rastit, momentale, siē thoni nė autokritikė, apo rrjedhim i mendjemadhėsisė dhe i mbivlerėsimit tė mendimeve e tė punės suaj?
    - Ju nė autokritikė thoni se, po tė mė kishin bėrė shokėt vėrejtje, unė do ta kisha korrigjuar gabimin. Pyes: A keni pasur nė atė kohė ndonjė vėshtirėsi qė tė merrnit kontakt me shokėt qė kanė munguar dhe sidomos me ndonjė qė kishit afėr deri te shoku Enver? Keni pasur ndonjė vėshtirėsi pėr tė mos i pyetur ata?


    Prokop Murra:- Shoku Enver nė mbledhjen e fundit tė Byrosė Politike shtroi njė sėrė ēėshtjesh shumė tė rėndėsishme; autokritika juaj ėshtė dorėzuar njė ditė mė vonė. Tani pyes: Pse shoku Mehmet nuk shprehet nė autokritikėn e tij pėr asgjė lidhur me kėto ēėshtje?


    Enver Hoxha:- Unė nė Byronė Politike shtrova disa ēėshtje organizative.


    Lenka Ēuko: 1- Po ta kishte bėrė ndonjė komunist i thjeshtė, ē'qėndrim do tė mbanit ju shoku Mehmet?
    2- A ėshtė informuar shoku Mehmet, se cila ka qenė jehona ndaj veprimit tė tij nė masat poshtė?
    3- Shoku Mehmet, duke mbivlerėsuar punėn e tij, mos mbivlerėsonte zonėn apo krahinėn e vet dhe nėnvleftėsonte krahinat e tjera?


    Besnik Bekteshi:- Pėrsa i pėrket autokritikės; atė e bėre me iniciativėn tėnde, shoku Mehmet, apo t'u kėrkua nga shokėt?
    -...Do tė dėmtohej Partia nėse kjo do tė pėrfundonte (fejesa e djalit me vajzėn e Turdinjve) dhe ēfarė dėmesh mendon shoku Mehmet, konkretisht, do t'i sillte Partisė veprimi i tij?


    Manush Myftiu:- Shoku Mehmet thotė se, "po ta bėnte njė tjetėr gabimin qė ka bėrė ai, nuk do ta lejonte". Si e gjykon ai kėtė? Kur nuk ia lejon njė tjetri njė gabim tė tillė, pse ia lejon vetes?
    - Nė ē'pozitė e vė veten e tij, nė raport me tė tjerėt? 3- Thuhet se njė nga arsyet qė e ēoi nė gabim ėshtė sentimentalizmi, por nė rastin konkret, kur ėshtė fjala pėr njė gabim tė rėndė politik, a duhet sentimentalizmi tė kalojė deri nė kėtė cak sa tė cenohet vija e Partisė?


    Enver Hoxha:- Mund t'u pėrgjigjet shoku Mehmet, se mė duket se s'ka mė pyetje?


    Mehmet Shehu:- Shoku Simon (mė parė) pyeti se si mendoja unė, ēfarė qėndrimi do tė mbante Partia, nė rast se fejesa do tė bėhej; domethėnė, tė kthehej nė martesė? Unė mendoj se Partia do tė mbante qėndrim tė drejtė, nuk do ta miratonte atė, dhe unė do ta prishja martesėn, pra do ta kuptoja gabimin.


    Po a e morėt ju parasysh, ėshtė pyetja, kėtė ēėshtje, nė atė moment qė morėt kėtė vendim? Siē e shpjegoj nė autokritikėn time, nė atė moment gjykova siē e gjykova, e sigurisht, nuk gjykova drejt, u tėrhoqa nga sentimentalizmi mikroborgjez kundrejt djalit, pėr arsye qė thuhen nė autokritikėn time; dhe mendova se mund tė ishte njė fejesė e tillė. Veē arsyeve tė tjera qė thuhen nė autokritikėn time, ku kanė qenė shkaqet themelore qė mė bėnė mua tė kaloj nė atė gabim.


    E para, ėshtė ēėshtja e traumės psikologjike qė ka pasur prej kohėsh djali im, e dyta, dhe kjo mė e rėndė, qė e ndava familjen, e konsiderova nė kufirin e ngushtė tė Qazim Turdiut, duke u nisur nga ajo se ēfarė do tė mė bėjė mua kjo familje, qė i ka shkėputur marrėdhėniet me pjesėn tjetėr tė jashtme tė saj. Pastaj, janė edhe shkaqe tė tjera qė numėrohen (nė autokritikėn me shkrim), ėshtė rrėmbimi, qė mė bėri tė gaboj.



    Pali Miska:- Pėrse vė ti djalin, para interesave tė Partisė?


    Mehmet Shehu:- Unė, shoku Pali, nė kėtė ēėshtje, nuk u nisa nga vėnia e interesave tė Partisė nėn interesat e djalit dhe tė familjes sime, sepse fakt ėshtė qė nė kėtė gabim qė bėra u prek edhe interesi i Partisė, u prek edhe interesi i familjes, edhe i vetė djalit. Nuk u nisa, pra, nga ajo.


    Po tė nisesha nga kjo, qė e vija interesin e djalit dhe tė familjes mbi interesin e Partisė, do tė isha njė armik, po nuk e gjykova ēėshtjen kėshtu, nė kėtė mėnyrė; nė kėtė lėmsh kontradiktor, jam plotėsisht dakord me kritikat.



    Simon Stefani:- Jo shoku Mehmet, nuk jam aspak i kėnaqur me pėrgjigjet qė jepni, nuk jam i kėnaqur nė kuptimin si tė thuash, sepse nuk nxirrni rrėnjėt e gabimit, pse e bėtė atė, mos mendonit se Partia do ua falte, se jeni si tė thuash veē tė tjerėve, pse vijėn e Partisė ju e dini, e njihni?
    -Pėrsa i pėrket ndarjes qė i bėni familjes sė Turdiut nė familje tė ngushtė e nė familje tė gjerė, ku i gjeni ju kėto emėrtime, kur Partia me orientime e me udhėzime tė veēanta tė Byrosė Politike e ka saktėsuar mirė se kush hyn nė trungun e familjes, tė afėrmit dhe njerėzit e tjerė, pa lėnė shteg pėr tė livadhisur? Shqetėsimi ynė qėndron nė atė qė tha shoku Pali, pse ju vutė interesat e familjes, interesat e djalit, mbi interesat e Partisė?


    Mehmet Shehu:- Jo, shoku Simon, nuk u nisa nga ajo qė tė vė interesat e djalit mbi interesat e Partisė. Mendova ngushtė duke e marrė familjen e Qazim Turdiut si njė profesor dhe njė kuadėr i dekoruar, qė njė djalė e ka nė universitet, njė vajzė gjithashtu e ka nė universitet, tė shoqen e ka llogaritare nė Kombinatin e Autotraktorėve, se ka dhe tė arratisur, por qė i ka shkėputur marrėdhėniet.

    Bile u informova qė Qazimit i ka qenė kėrkuar nga organet e Sigurimit tė Shtetit, qė t'i shkruante tė vėllait nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr tė shkėputur lidhjet me armiqtė, domethėnė, pėr tė hequr dorė nga puna armiqėsore, por ai nuk ka pas pranuar dhe atėherė Qazimi i ka shkėputur marrėdhėniet me tė.



    Kadri Hazbiu:- Ē'rėndėsi ka kjo!? Pėr mendimin tim s'ka asnjė rėndėsi, pse tė futemi nė tė tilla hollėsira ne?


    Enver Hoxha:- I shkrojti letėr e si shkrojti letėr, kjo ėshtė punė agjenturiale dhe ti i di shumė mirė kėto, Mehmet.

    Kadri Hazbiu:- Ē'rėndėsi ka kjo pėr ne, qė nuk e lehtėson aspak.


    Mehmet Shehu:- Unė kėshtu e gjykova kėtė punė, kjo sigurisht e ka dėmtuar punėn e Partisė, por unė nuk u nisa nga ajo, qė tė vė interesat e djalit mbi interesin e Partisė. E gjykova gabim. Njė pyetje tjetėr, ėshtė qė vetitė negative...


    Simon Stefani (e ndėrpret Mehmetin):- Mė fal shoku Enver, dua t'i bėj njė pyetje tjetėr lidhur me problemin e luftės sė klasave. Ju shoku Mehmet, mos keni lėkundje nė vijėn e Partisė?


    Mehmet Shehu:- Jo, lėkundje nė vijėn e Partisė unė nuk kam pasur. Kėtu, nė kėtė ēėshtje, unė kam gabuar dhe e pranoj gabimin. Ky, siē e them edhe nė autokritike, ėshtė njė gabim i rėndė.


    Ramiz Alia:- Po mirė, si e pranoni ju atėherė mendimin qė do tė influencoheshit tek vajza? Ē'do tė thotė kjo? A mundet t'i kėshillojmė Partisė, o burra, merrni vajzat e kulakėve, merrni vajzat e ballistėve, futini nė familje, se ne do tė influencojmė mbi 'to? Kjo, nuk ėshtė vallė njė tezė oportuniste?


    Mehmet Shehu:- Po, kjo ėshtė njė tezė oportuniste, nė kėtė rast, qėndrimi im nuk ėshtė konsekuent, prandaj them qė kam gabuar rėndė, nė raste tė tjera unė nuk kam gabuar, dhe e them pėr rastin konkret.


    Ramiz Alia:- Kjo ka tė bėjė me bindjen tuaj.


    Kadri Hazbiu:- Po edhe ta bėsh kėtė, shoku Mehmet, nė prag tė Kongresit, ēfarė do tė thotė kjo? Ju mendoni se nuk ėshtė njė qėndrim oportunist, por bėhet ama nė njė moment qė i kushton rėndė Partisė, kur e gjithė Partia ėshtė mobilizuar tė zbatojė vijėn e saj nė tė gjitha fushat! Pastaj, mendoni njė ēikė mė drejt mbi kėtė!


    Mehmet Shehu:- Unė e them nė autokritikė, shoku Kadri, se sikur djemtė e tjerė tė ma kėrkonin kėtė fejesė tė tillė, po tė mos ishin tė martuar bile, pėr asnjeri tjetėr nuk do ta pranoja. Pėr kėtė djalė e pranova pėr arsyet qė e kam thėnė; pėr traumėn psikologjike qė ka pasur djali, si dhe pėr gabimin qė bėra nė ndarjen e familjes sė Qazim Turdiut.


    Ramiz Alia:- Mė falni, shoku Mehmet, domethėnė ju e pranoni qė kėtė veprim e keni bėrė me ndėrgjegje tė plotė, e dinit qė po bėnit njė veprim qė ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e Partisė.


    Mehmet Shehu:- Jo!

    Ramiz Alia:- Po pse!? Ju, kur thoni se kėtė nuk do ta bėnit pėr ndonjė nga fėmijėt e tjerė, nė fakt, pėr Skėnderin e keni bėrė me ndėrgjegje tė plotė.
    -Kėtė ua them edhe pėr t'u ndihmuar, se edhe nė autokritikė, pėr tė cilėn do tė them mendimin tim, ju nuk i bini drejt nė ballė gjėrave. Ē'do tė thotė kjo qė shprehni ju, se pėr fėmijėt e tjerė nuk e bėni njė gabim tė tillė?
    -Kjo do tė thotė, qė ju ishit tė bindur qė fejesa qė bėtė ishte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė. Bile thoni qė njė veprim tė tillė s'ia rekomandoni asnjė shoku dhe drejt e thoni kėshtu, duket tė mos ia rekomandoni askujt, sepse ėshtė nė kundėrshtim me politikėn e Partisė.
    -Me gjithė kėtė, ju thatė "unė do ta bėj" dhe e bėtė, sepse donit ta bėnit duke menduar qė kėtė do t'ua toleronte Parti, menduat qė ju, kjo ju lejohet. Po pse menduat qė Partia, pėr kėtė qė bėtė, nuk do tė reagonte?
    -Po tė mendonit ju qė Partia do tė reagonte dhe ju prapė do ta prishnit fejesėn, pse ta bėnit atėherė? Normat e Partisė pėr ju nuk kanė vlerė. Atėherė si shpjegohet ajo qė thoni, ky ėshtė mendimi im? Kėtu duhet tė reflektoni ju, mendoj unė.


    Mehmet Shehu:- Unė, shoku Ramiz, nuk e vė veten mbi Partinė. Sigurisht qė kam gabuar nė kėtė ēėshtje, ashtu siē e shpjegoj nė autokritikė, por mbi Partinė unė nuk e vė veten.


    Ramiz Alia:- Po nuk e shpjegon kjo ēėshtje, shoku Mehmet, se ju vetė thoni se ajo qė bėtė ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e Partisė, ju vetė e thoni se njė gjė tė tillė nuk do e bėnit pėr fėmijėt e tjerė, s'do tua lejoje as shokėve dhe vėrtetė kėshtu ėshtė, pse ishit tė bindur qė kjo ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e Partisė. Atėherė pse e pranuat atė, ja kėtu ėshtė problemi, kėtu ėshtė kyēi.


    Mehmet Shehu:- Ja, nė kompleksin e gjithė kėtyre gjėrave...


    Ramiz Alia:- Atėherė kanė tė drejtė shokėt, kur thonė pse vure interesin e familjes mbi Partinė!


    Mehmet Shehu:- Unė e thashė, nuk e kam vėnė me ndėrgjegje interesin e Partisė...


    Simon Stefani (ndėrpret Mehmetin):- Po ju vetė e thoni, shoku Mehmet, se e bėra me ndėrgjegje pėr kėtė djalė.


    Ramiz Alia:- Ju vetė thoni se nuk do ta pranonit kėtė pėr fėmijėt e tjerė.


    Pali Miska:- Shoku Mehmet, nuk ėshtė ēėshtja qė tė lozim me fjalė pėr tė shkuar kohėn, kėtu. Ēėshtja ėshtė se ju nuk jeni nė atė nivel, sa tė mos gjykonit mbi kėtė veprim qė ka tė bėjė me vijėn e Partisė.
    -Edhe nė rastin konkret, derisa ju keni ndjenja sentimentale ndaj djalit, del e qartė qė tė tėra veprimet tuaja qė sollėn nė kėtė ēėshtje, qėndrojnė tek vėnia e interesit tė djalit mbi atė tė Partisė. Kėtu ėshtė gabimi.


    Mehmet Shehu:- Po unė nuk jam nisur qė ta bėja me ndėrgjegje.


    Pali Miska:- Nga se nisesh ti, ėshtė punė tjetėr, po veprimi kėtu tė nxjerr. Ne gjithnjė, nė ēdo veprim, nė ēdo argument, nė ēdo gjė qė themi, nuk duhet ta harrojmė Partinė. Ky veprim nga ana juaj, ėshtė njė rast shumė flagrant dhe i madh. Si e harroni nė kėtė rast Partinė?


    Mehmet Shehu:- E di qė ėshtė i madh e flagrant.
     
    .
1 replies since 29/1/2010, 22:56   1510 views
  Share  
.