Kadri Hazbiu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Hekuran Isai: Ēfarė mė tha Kadri Hazbiu nė takimin e fundit

    “Me Kadri Hazbiun jam takuar nė qelitė e burgut 313 pak ditė para se tė dilte nė gjyq.
    Ai nuk pranonte asnjė nga akuzat qė i kishte bėrė grupi i hetimit. Nė ēdo kėrkesė qė i bėja unė si ministėr i Brendshėm, tregohej indiferent dhe thoshte se pėr to duhej t’u pėrgjigjej vetėm hetuesve”


    Kėshtu i kujton Hekuran Isai, ish-ministri i fundit i qeverisė komuniste takimet nė qelitė e burgut me paraardhėsin e tij, qė duhej tė pėrgjigjej para drejtėsisė pėr veprėn e tradhtisė ndaj partisė dhe pushtetit popullor. I arrestuar vetėm pak ditė pas mbledhjes sė Sekretariatit tė KQ, ku u kryqėzua me akuza tė shumta si bashkėpunėtorė i Mehmet Shehut, ish-ministri i Brendshėm duhej t’u jepte shpjegime disa prej ish-bashkėpunėtorėve mė tė afėrt tė tij, kėtė radhė nė pozicionin e tė pandehurit. Njėherazi me shpjegimet pėr ta, duhej tė rrėfehej edhe pėr pasardhėsin e tij pėr tė gjitha mėkatet qė kishte bėrė fshehurazi nė dėm tė partisė dhe Enver Hoxhės. Madje, siē akuzohej atėherė Kadri Hazbiu nė finale tė misionit tė tij kishte asgjėsimin fizik tė Enver Hoxhės.
    Hekuran Isai qė e ka dėgjuar nga afėr nė qelitė e burgut 313 dėshmon pėr gazetėn, se ai jo vetėm nuk pranoi asnjė nga akuzat qė i ishin adresuar nė fillim nga organet partiake, por shpėrfilli edhe ēdo dėshmitar tė manipuluar me tė cilin u ballafaqua gjatė procesit. Po si e mban mend Hekuran Isai takimin e fundit me Kadri Hazbiun. Cili ishte mesazhi qė mori ministri i Brendshėm pak ditė para se tė pushkatohej paraardhėsi i tij...

    Zoti Hekuran! Ju keni ardhur nė krye tė Ministrisė sė Brendshme pikėrisht nė kohėn kur ėshtė dėnuar Kadri Hazbiu, ish-ministri historik i Sigurimit tė Shtetit...

    Desha tė saktėsoj se unė jam caktuar me detyrėn e ministrit tė Brendshėm, jo pas dėnimit tė Kadri Hazbiut, por pas arrestimit tė Feēorr Shehut, i cili ishte bėrė shef i shėrbimit tė fshehtė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Ndėrkaq, Kadriu, kur unė u emėrova ministėr i Brendshėm ishte me detyrė ministėr i Mbrojtjes.

    Pra, nė tė njėjtėn kohė qė ju keni bėrė ministrin e Brendshėm, Kadriu ka kryer detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes...

    Ka qenė njė periudhė rreth njė vit, njė vit e gjysmė qė me Kadriun kemi ushtruar kėto detyra nė qeverinė e drejtuar nga Adil Ēarēani. Po me tė isha njohur shumė mė herėt. Madje, e kisha njė nga miqtė e asaj kohe. Nė shoqėrinė e tij shumė tė diela i kaloja nė zonėn e gjuetisė nė Vainin e Lezhės, nė Labinot, Qafė Shtamė etj. Pėr atė periudhė kur tė dy ishim pjesėtarė tė Byrosė Politike dhe tė kabinetit qeveritar, kemi kaluar mjaft mirė. Ishte njė miqėsi qė do tė ndėrpritej me furtunėn qė nisi gjatė gjykimit qė Enveri dhe Partia filloi t’i bėjė si pjesėtar i grupit tė Mehmet Shehut.

    Kur filloi kjo fushatė pėr kryqėzimin e Kadri Hazbiut?

    Kjo fushatė qė vinte nė diskutim besnikėrinė e Kadri Hazbiut dhe hidhte dyshimin pėr pjesėmarrjen e tij nė grupin armiqėsor tė Mehmet Shehut, filloi diku aty nga vera e vitit 1982.

    Ju atėherė ishit shefi i Sigurimit tė Shtetit dhe njė nga njerėzit mė tė besuar tė Enverit. Kur u njohėt pėr herė tė parė me dosjen e re qė u hap pėr Hazbiun, ndėrkohė qė ai kryente detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes?

    Ishte periudha kur partia kishte nisur aksionin politik kundėr pasojave qė kishte sjellė veprimtaria armiqėsore e Mehmet Shehut. Hap pas hapi gjurmimet me sa duket e ēuan Enverin deri te Kadriu, pasi dihej qė ai kishte qenė njė nga miqtė mė tė afėr tė tij. Pėr mė tepėr qė Kadri Hazbiu kishte qenė titullari kryesor i Sigurimit tė Shtetit gjatė gjithė kohės qė Mehmet Shehu kishte ushtruar veprimtarinė e tij tė fshehtė nė dėm tė partisė. Me sa mbaj mend ballafaqimi i parė me Kadri Hazbinė ka qenė mbledhja e Sekretariatit tė KQ e shtatorit ‘82, pastaj mbledhja e Byrosė Politike pesė ditė mė vonė, pėr t’u finalizuar me arrestimin e tij nė tetor tė po kėtij viti...

    A e mbani mend akuzėn kryesore qė ju vu nė dukje Kadri Hazbiut nė mbledhjen e Sekretariatit tė KQ?

    E para akuzė qė u adresua pėr tė kishte tė bėnte me dorėzimin e listės sė agjentėve tė Sigurimit tė Shtetit te KGB-ja e Bashkimit Sovjetik. Nė arkivat sekrete tė KQ ishte gjetur lista e kėtyre bashkėpunėtorėve qė ishin rekrutuar qė nė vitet e studimit nė Moskė dhe nuk e kishin ndėrprerė veprimtarinė deri mė ’75-ėn. Kjo u soll nė mbledhje si provė e pakontestueshme. Mė kujtohet se Kadriu u shfajėsua pėr kėtė me faktin se kjo procedurė kishte mbetur qė nga koha kur ne vazhdonim tė kishim marrėdhėnie tė mira me BS-nė.

    Sa u bindet ju si ministėr i Brendshėm akuza se Kadri Hazbiu mund tė kishte punuar pėr agjenturat e huaj? A rezultonte nga studimi qė i kishit bėrė juve dokumentacionit tė praktikės sė paraardhėsit se ai kishte shkelur vijėn e partisė?

    Kadri Hazbiu ka qenė njeri shumė kėmbėngulės nė punėn e vet. Tė paktėn mua kėshtu mė rezultonte. Pastaj kur u bė kjo mbledhje e Sekretariatit tė KQ, Enver Hoxha, nxori disa probleme tė rėndėsishme qė nuk mund tė rrinte pa u penalizuar Kadri Hazbiu. Njėra ėshtė kjo puna e agjentėve tė KGB-sė...
    Gjatė asaj mbledhjeje, Kadri Hazbiu ėshtė akuzuar se i ka dhėnė KGB-sė platformėn e Sigurimit tė Shtetit.

    Cila ishte e vėrteta e kėsaj dhe si u pėrgjigj ai ndaj kėsaj akuze?

    Platforma e Sigurimit tė Shtetit ishte si tė thuash pėr atė kohė “kushtetuta” e kėtij shėrbimi tė fshehtė. Miratimi i saj ishte ekskluzivitet i Byrosė Politike dhe ishte klasifikuar si njė dokument tepėr sekret me tė cilėn edhe sekretarėt e parė tė komiteteve duhet tė njiheshin me njė lloj rezerve. Kėtė praktikė unė kėshtu e gjeta, por edhe mė parė kėshtu kishte qenė. Nė mbledhje na doli qė ky sekret kaq i madh kishte shkuar deri nė Moskė. Kėtu ishte problemi qė e rėndonte Kadriun.

    Mbani mend si u pėrgjigj ai ndaj kėtij denoncimi qė nuk ishte i parėndėsishėm?

    Kadri Hazbiu e shkarkoi kėtė pėrgjegjėsi me faktin qė kjo platformė ėshtė bėrė gjatė kohės sė marrėdhėnieve tė mira me BS-nė. Sipas tij, kėshilltarėt sovjetik qė nė atė periudhė ishin nė Ministri tė Brendshme, jo vetėm qė kishin marrė pjesė nė hartimin e saj, por ata deri nė ditėn qė ikėn e kishin kėtė dokument nė zyrat e tyre.

    Nė atė mbledhje, siē del nga dokumenti i procesverbalit, Kadri Hazbiu ndėr tė tjera ėshtė akuzuar se ka mbytur Teme Sejkon nė ditėn qė ishte caktuar pėr tu pushkatuar...

    Historia e Teme Sejkos nuk ėshtė aq e mistershme sa ēfarė bėhet sė fundi. Kur ka ndodhur kjo ngjarje unė kam qenė nė Cėrrik, por kam lexuar dokumentet nė kohėn qė isha ministėr i Brendshėm. Sipas tyre, Temja del agjent i grekėve, i amerikanėve, por edhe i jugosllavėve. Ėshtė hedhur nė letėr e zeza nė tė bardhė...

    Nė fakt, ē’ndodhi me Teme Sejkon?

    Ishte vendosur dėnimi me pushkatim nga gjykata, ndėrkohė qė Ministria e Brendshme me njerėzit e saj shkon e merr natėn nė qeli dhe e mbyt diku nė njė bazė tė saj...

    Ēfarė ka ndodhur me Temen?

    Kur ishin mbyllur tė gjitha procedurat e gjykimit tė tij dhe grupit armiqėsor qė pėrfaqėsonte, Kadri Hazbiu i kėrkoi autorizim Enverit pėr tė vazhduar edhe njė seancė torturash ndaj tij me shpresėn se mos nxirrnin ndonjė gjė tė re. Dhe Kadriu ēoi aty Xhep Kollin dhe Nevzat Havzidarin. Ata e nxorėn Teme Sejkon qė priste skuadrėn e pushkatimit nė qeli dhe vazhduan siē kishin porosinė me tė nė njė bazė tė sigurimit nė periferi tė Tiranės. Me sa duket u mbeti nė dorė gjatė torturave dhe... Kaq.

    Pra, atė e mbytėn, nuk e pushkatuan...

    Thashė se u mbeti nė duar. Si ka qenė ajo punė ata e dinė. Kadriu foli dhe e shpjegoi gjatė nė mbledhjen e Sekretariatit kėtė ngjarje. E tha kėshtu siē po e rrėfej unė. Kėshtu erdhi fundi i Temes...

    Ndėrkaq, ju disa muaj mė vonė keni urdhėruar pėr tė gjetur eshtrat e tij. Ndėrkohė, ende edhe sot nuk dihet ku ėshtė vendvarrimi i Teme Sejkos...

    Sipas praktikės sė atėhershme, sigurimi kishte hartėn pėrkatėse pėr tė gjitha vendvarrimet e atyre qė ekzekutoheshin me vendim tė gjyqit. Kam pasur rastin tė shikoj mjaft nga kėto harta dhe desha tė shtoj se saktėsia e pasqyrimit nė to ėshtė mjaft e hollėsishme. Sa pėr Teme Sejkon, mesa kam dijeni nuk ėshtė gjetur akoma vendi ku prehen eshtrat e tij.

    Gjatė njė interviste qė Gani Kodra, ish shefi i sigurimit tė Byrosė Politike, ka dhėnė sė fundi pėr gazetėn dėshmon se gjatė kohės qė Kadri Hazbiu ka qėnė nė procesin e hetimit ju keni shkuar disa herė nė qeli tė tij, madje keni ushtruar edhe dhunė fizike...

    Gani Kodra, sė pari nuk ka qėnė me detyrė drejtor i Sigurimit tė Udhėheqjes, por thjesht njė shoqėrues i Mehmet Shehut. Ajo qė pretendon ai se unė kam ushtruar dhunė mbi Kadri Hazbiun, apo kam urdhėruar pėr ta torturuar nuk ėshtė e vėrtetė. Unė nuk kisha nevojė, madje as detyrė tė hetoja pėr Kadriun, pasi pėr kėtė punė kisha nė vartėsi grupin hetimor, me tė gjithė specialistėt pėrkatės.

    A ėshtė e vėrtetė qė ju keni shkuar nė qeli dhe keni marrė takim me Kadri Hazbiun nė kohėn qė ai ishte nė procesin e hetimit?

    Ėshtė tjetėr gjė shkuarja ime nė qelinė e Kadri Hazbiut dhe tjetėr gjė dėshmia e rreme se paskam ushtruar dhunė ndaj tij. Kam shkuar nė qeli bashkė me grupin hetimor. Ideja ka qėnė qė tė mėsoja nga afėr atė qė kishte ndodhur me tė. Tė mėsoja diēka mė shumė pėr ato qė ai akuzohej.

    E mbani mend sa herė keni shkuar nė qelinė e Kadri Hazbiut?

    Kam shkuar disa herė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kam qėnė i shoqėruar me grupin e hetuesėve Dilaver Bengasi etj

    A i pranonte akuzat Kadri hazbiu gjatė kėtyre takimeve qė ju bėnit me tė?

    Kadri Hazbiu nuk pranonte asnjė akuzė dhe tė gjitha ato qė hetuesit i hidhnin nė takim i rrėzonte, madje nė formė tė prerė.

    E mbani mend takimin e fundit me tė dhe ēfarė u tha Kadriu gjatė tij?

    E mbaj mend si tani. Kadri Hazbiu vazhdonte tė qėndronte kėmbėngulės nė ato qė kishte thėnė qė nė fillim. Nė takimin e fundit unė i thashė diēka dhe ai qė e dinte fort mirė pozicionin tim, sqaroi se pėrcka interesohesha unė duhej tu pėrgjegjej hetuesėve, pasi ishte detyra e tyre tė dėgjonin shpjegimet e tė pandehurit. Mė kujtohet qė ishte prerė nė fytyrė dhe ishte dobėsuar jashtė mase.

    Gjithėsesi, a morėt ndonjė mesazh tė veēant nga ky takim i fundit me Kadri Hazbiun?

    Me sa dukej ai ishte ndėrgjegjėsuar pėr atė qė e priste. Nė merakun e tij ishte familja me tė cilėn kishte lidhje shumė tė veēanta. Ishin fėmijėt qė i donte jashtė mase. Pėr ta pėr fatin e tyre ai mund tė bėnte gjithēka.

    Ēfarė u tha kur u ndatė me tė?

    Ishte njė dialog i vėshtirė, ishte njė pėrballje delikate. Nė ndonjė rast tjetėr do ta zbardh tė plotė atė qė mė kėrkoi Kadri Hazbiu...
     
    .
7 replies since 28/1/2010, 18:24   5222 views
  Share  
.