Kadri Hazbiu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Kadri Hazbi Dautaj image


    Lindi mė 15 korrik 1922 nė Mavrovė tė Vlorės, ishte djali i Hazbi Cano Dautaj,
    I martuar me Hedijen me te cilin kishte pese femije. Elena, Bashkime, Mimoza, Petrit, Agron

    Gjuhet e huaja: Italisht, rusisht

    Nje nga komandantet e Luftes se Vlores 1920. Pasi mbaroi Shkollėn Tregtare tė Vlorės, pas luftės mbaroi nė Moskė tė BRSS-sė shkollėn e lartė tė sigurimit. Ka qenė drejtues i disa formacioneve partizane nė Luftėn e Dytė Botėrore, ku dhe u plagos dy herė.

    Gjatė viteve 1950-1954 ka qenė zėvendėsministėr i parė i Ministrisė sė Brendshme.
    Gjatė 16 viteve 1954-1980 ka qenė Ministėr i Punėve tė Brendshme.
    Gjatė viteve 1979-1982 ka kryer detyrėn e Ministrit tė Mbrojtjes.
    Mė 10 tetor 1982 shkarkohet nga detyra e Ministrit tė Mbrojtjes.

    Vdekja
    Mė 13 tetor 1982 Plenumi i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė e pėrjashton dhe nga partia, arrestohet mė 15 tetor 1982, ndėrsa mė 10 shtator 1983 pushkatohet.

    Raprezaljet ndaj familjes
    15 tetor 1982, e gjithe familja internohen ne Kurbnesh, 1989 vritet djali Agroni, ish-futbollisti i Dinamos, vdes ne burg vellai i Kadriut, Hasani, i denuar per agjitacion propagande, 1991,
    vdes pas nje internimi te veshtire dhe gruaja Hedija image

    Mė 4 nėntor 1995 gjenden eshtrat e tij nė afėrsi tė Selitės, Tiranė dhe rivarrosen nga familjarėt
    Curiculumi i Kadri Hazbiut
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Jeta e panjohur e Kadri Hazbiut

    Petrit Hazbiut nuk i duhej te pyeste babane e tij minister te Brendshem, se si ishte situata ne Shqiperi: E qete, e nxehte, me probleme, apo dhe gati per lufte. Mjafton te shikonte se si i ati, Kadriu, mbante pistoleten ne trup dhe gjithcka merrejvesh. Nese ajo ishte e futur ne kellef dhe e mberthyer me percinen, do te thoshte se punet ecnin vaj. Shqiperia nuk rrezikohej nga kush, babai po ashtu dhe se punet e partise ishin krejt normale. Por, nese pistoleta ishte vendosur perpara, edhe pse ishte ne kellef, do te thoshte se dicka kishte ndodhur. Ose, sepaku, pritej te ndodhte. Po te mos kishte ate kellefin prej lekure: po behej nami. Nje pozicion i tille ishte edhe ato dite shtatori te vitit 1982, kur Kadri Hazbiu u perjashtua nga partia, nga Pleniumi i Komitetit Qendror dhe me pas u arrestua. Qe nga ky moment, djalit te ministrit te Brendshem qe qendroi ne post per 25 vjet, nuk i humbi vetem ai baromentri me te cilin maste situatat e vendit, por i humbi fizikisht edhe babai, xhaxhai, vellai, me vone nena dhe mbi te gjitha jeta normale. Neser, kur mbushen 80 vjet nga lindja e Kadri Hazbiut, i biri i tij 48 vjecar, per here te pare rrefen per median se kush ishte Kadri Hazbiu, si e ka njohur ai, jeta nga lindja deri ne vdekje, raportet me familjen por edhe nje te fshehte qe del ne drite pas kaq vjetesh: Kadriu Hazbiu i ka kerkuar doreheqjen Enver Hoxhes dy here gjate karrieres se tij, por kjo nuk i eshte pranuar.

    Kadri Hazbiu, i harruari i byrositeve

    Eshte me i palakuari. Edhe ne media nuk ka qene personazh. Kadri Hazbiu mund te quhet i harruari i byroisteve. Kjo edhe per faktin se familjaret e tij nuk kane dashur ti bejne ekspoze. Petriti tregon se gjate kesaj kohe eshte munduar te beje ate detyrim moral qe ka nje djale per babane e tij dhe vetem kaq. Per te tjerat ai thote i bindur se eshte historia ajo qe do ta vleresoje figuren e tij. Me nje qetesi te habitshme Petriti nuk kerkon ti bejne elozhe te atit. "Per mua,- thote ai,- Kadriu ka qene model i nje prindi dhe i nje jeriu te perkushtuar per punen. Porse si e vlereson historia ate, ajo eshte pune e saj. Mua me mjafton te them se babai im ka qene idealist per kete vend dhe per kete shtet".

    Doreheqjet e pazbuluara

    Rekordi me 25 vjet ne krye te Ministrise se Brendhsme mundet te mos ishte i tille nese Partia e Punes dhe Enveri nuk do te ishin dakord me dy momente jo pak te rendesishme ne jeten e Kadri Hazbiut. Pergjate karrieres se tij pushtetare dhe partiake, njeriu i hekurt i ka kerkuar dy here me shkrim Enver Hoxhes doreheqjen. Petriti tregon se e para ka ndodhur ne vitin 1959 dhe e dyta ne vitin 1966. Ne te dy moment ishte minister i Brendshem. Por cila ishte arsyeja e nje terheqje te tille? Petriti tregon se ato ne fakt nuk lidheshin me ndonje problem personal, apo perplasje me ndonje personazh nga kasta e asaj kohe. "Ishte thjeshte nje reflektim i babait lidhur me brezat". "Edhe sot,- tregon ai,- keto kerkesa jane te shkruara dhe ndodhen si dokumenta ne arkiva. Aty duket qarte qe Kadriu i ka motivuar keto doreheqje me lirimin e postit qe ai mbante me nje kuader me te ri ne moshe". Petriti shton me tej se e di mire qe Kadriu eshte shprehur se "eshte koha t'ua leme stafeten brezave te rinj". "Nje zevendesim mund ti bente mire te gjitheve", ka shkruar ai gati me te njetat fjale ne te dy kerkesat. Por, nuk ishte e thene qe idealizmi i Kadriut te realizohej. Kushedi pastaj si i eshte dukur kjo Enver Hoxhes. Ndoshta nje terheqje e Hazbiut do te thoshte qe efekti domino mund te kapte edhe vete Hoxhen. Keshtuqe, ato dy doreheqje jo vetem qe nuk u moren parasysh, por u mohuan te ishin bere edhe ne ate te famshin Plenium kur Hoxha e akuzoi Kdriun se ka dashur te merrte pushtetin.

    "Vetem diktator jo"

    "E nisem luften si patriot dhe e perfunduam si komuniste". Petritit edhe sot i rri ne mendje kjo fraze qe sipas tij babai e perseriste shpesh. "Nuk e vleresoja si atehere dhe tani, por e them me bindje se ideali i babit qe iu fut asaj lufte ishte me shume si atdhetar se sa si komunist. Me pas cdo gje morri rrjedhe tjeter. Per Petritin nuk i takon atij te vleresoje nese i ati beri apo nuk beri mire qe u be komunist dhe u lidh me Partine Komuniste dhe me vone me pushtetin e saj. "Ajo ka qene nje zgjedhje e babait tim dhe une kurrsesi nuk mund te marre atributet e njeriut qe te beje vleresuesin", thote ai. Per mua me shume kane rendesi faktet qe tregojne se babi im ka qene nje njeri i devotshem dhe i prirur per te bere dicka per vendin etij. "Te tjerat,- thekson ai", jane vetem ne duart e historianeve". Por nese e pyet Petritin nese babai i tij ishte apo jo diktator ai qesh dhe pergjigjen e jep duke vene ne pune retoriken: Nese babi im quhet diktator, atehere kush mbetet per te mos u cilesuar i tille?

    I prirur per te ndihmuar

    Petrit Hazbiu edhe sot e ka si ne fotografi ate dite dite dimri te vitit 1964. Teksa ecte drejt Lezhes me babane e tij ne nje xhips dora e ngritur e nje kalimtari u shoqerua me nje urdher, "ndalo": "Kam gruan shtatzane dhe i kane nisur dhimbjet. A ka mundesi te ma coni ne qytet"? Pa mbaruar mire fjalet e fshatarit qe nuk e dinte se po i drejtohej vete ministrit te Brendshem, Kadriu zbriti nga makina. Te njejten gje beri edhe Petriti e bashke me te edhe shoqeruesi. "Ktheje makinen dhe dergoje ne qytet", ishte urdheri i dyte. Djaloshi 12 vjecar por edhe shoqeruesi u habiten: Me cfare do te vazhdonte rrugen me tej nje nga njerezit me te fuqishem te Shqiperise se asaj kohe? Shume e thjeshte. Duke ngritur doren si kalimtar. Dhe nje nga makinat e rastit nuk nguroi te merrte kete kalimtar te rralle, shoferi i se ciles nuk e dinte se pasagjeri ishte i kaq i rendesishem. Vetem kur mberriti ne Lezhe drejtuesit e Deges se Puneve te Brendshme dhane alarmin per shefin qe u kishte ardhur me nje makine rastit. Perkujdesja shkoi deri atje saqe u hetua se cili ishte ai njeri qe e ktheu prapsh ministrin. Vetem ne pake ore nje sigurims grumbulloi te dhena dhe mesoi se Kadri Hazbiu i kishte dhene ndihme nje te deklasuari, armiku te partise dhe te internuar. Por keto fjale nuk pine shume uje kur nga goja e tij nisen te renditeshin ne syte e Kadriut cilesite armike. "Ai kishte nevoje per ndihme ishte njeri dhe nuk ka rendesi ishte apo jo armik", ia ktheu babai, tregon Petriti. Ky ishte Kadriu Hazbiu: "I rrepte, i thjeshte, autoritar, por kurre i ashper", thote i biri
     
    .
  3. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Cilesite e nje ministri me 25 vjet ne detyre

    Modest, entuziast, i zgjuar, ekspresiv, me karakter, psikolog, me nje dashuri te pakufishme per njerezit. Dhe si nje kapak qe mbulon enen, me nje memorie qe do ta kishte zili edhe kompjuteri. Petriti nis te rendise nje e nga nje te gjitha to cilesi qe ai mban mend per babain e vet. "Kur linda une babi ishte minister dhe une jam rritur si nje djale ministri. Por ama asnjehere nuk kam pare tek babai njeriun qe gezonte privilegje. Njeriun vetem te rrepte dhe te ashper qe e ben detyra. Ai ishte krejt tjeter ne shtepi. Shume i dashur i perkujdesur. Ndersa per memorien? Ajo ishte antastike. Petriri tregon nje rast kur ne ate Pleniumin e zi Enveri mes te tjerave i thote se kishte ikur njehere ne Gjermani pa i marre leje. Por Kadriu cohet ne kembe dhe i drejtohet Hekuran Isait, ne ate kohe Minister i Brendshem: shko ne arkiv, merr filan dosje me kete numer, hape ne faqen filan dhe ke 18 faqe te shkruar me boje te kuqe dhe aty keni te shkruar informacionin. Dhe ne fakt ashtu doli. Verifikimet nxoren se pikerisht kjo adrese arkivore ishte sakte dhe me e sakte se kjo, ishte dhe njoftimi per ate vizite. Por vetite e Kadriut nuk jane shprehur vetem ne detyren e tij. Petriti tregon se ai kishte miqesi me te gjithe llojet e njerezve, me artiste, sportise e aktore. Madje ne vitin 1950 ai eshte themeluesi i ekipit te Dinamos. Ndersa gjuetaret edhe sot e kesaj dite thone se qites si Kadriu nuk ka.

    Familja dhe Kadri Hazbiu

    Kur e pyet djalin e Kadri Hazbiut nese e ka genjyer ndonjehere babane, ai leshon menjere nje "cfare thua more". "Une jo vetem qe nuk guxoja ta genjeja, por nuk e di nese ndonje atje te puna mund te kete bere bere gje te tille", thote Petriti. Sipas tij, kjo nuk ishte per frike se sa per nje raport qe ia vendoste me njerezit. "Eshte e vertete,- thote ai-, babi asjehere nuk na ka perkeledhur ne femijeve, por ama shembulli i jeteses se tij e kultures e i bagazhit flisnin me shume se keshillat". "Fjala vjen,- thote Petriti. Sot femijeve mundohemi ti mesojme per gjithcka dhe mes tyre futet edhe si duhet te sillen kur dikush vjen ne shtepi. Ndersa ndyshe ndodhte me babane tim. Ai nuk thoshte fjala vjen se kur miku cohet per te ikur nga shtepia, ne femijet duhet ta percillnim deri tek dera. Por ama, po te cohej babai dhe ta percillte ate per ne ky veprim ishte nje "urdher". Ne fakt te jesh femije i nje ministri te Brendshem duhet te jesh i privuar nga shume gjera. Por Petriti tregon se asnjehere Kadriu nuk u transmetonte shqetesimet dhe problemet e tij. Vetem nje rregull kishte vene: ora 20.00 duhet te ishim ne shtepi. Si cdokush qe do te pelqente te kishte nje relike nga babi qe nuk jeton me edhe Petriti e ka nje te tille. "Kollaren e marteses ma dhuroi dhe ma lidhi babai. Qe nga ajo dite ajo nuk eshte zgjidhur ansjehere. Per kete arsye une edhe sot nuk di te lidh kollare", tregon ai. Por edhe dhomen e gjumit, nje cante dhe disa sende te tjera, jane objekte me te cilat duket sikur cmallet.

    Perse e eleminuan?

    Duhet roman per te shkruar te gjitha arsyet e medha perse u eleminua Kadri Hazbiu. Ne kete pike Petriti duket haptaz qe nuk ka fare deshire te flase. "Jane gjera qe nese i meson te renditura mire, cdokush i kupton", pergjigjet ai. Sipas Petritit, karakteri i Kadriut dhe tipi krejt ndryshe mes asaj kaste byroistesh perbente jo pak problem i cili rritej ne progresion. "Me kujtohet mire fraza e Hoxhes: ti Kadri po na ben karshillek. Cili ishte ky karshillek: fakti qe njerezit e donin? Fakti qe ai ishte i thjeshte? Qe nuk banonte ne bllok? Qe nuk merrte asnjehere pushime ndersa byroistet e tjere rrinin me muaj te tere ne plazh? Qe nuk merrte asnjehere dietat? Qe ndihmonte kedo qe i kerkonte ndihme? "Pra, ky tip tjeter per ate kohe ishte bere nje pengese" thote Petriti.

    Hazbiu, 25 vjet minister i Brendshem

    Vetem nje grup shume i vogel njerezisht duhet te kene qene ata qe parashikonin ne ate illim vjeshte te vitit 1982 se njeriut te fuqishem te asaj kohe po i rreshkiste toka nen kembe. Me nje background per ta pasur zili, me nje karriere te shkelyer dhe per me teper nje nga figurat me kryesore te shtetit per dekada me radhe, kurrkush nuk mund ta merrte me mend se nje dite e gjithe veprimtaia e tij do te therrmohej si nje pirg rere. Por vetem pas kaq vitesh, per here te pare ne shtyp publikohet nje curriculm i plote i ketij njeriu. Ne te njejten kohe Kadri Hazbiu eshte edhe rekordmbajtesi per jetegjatesine me te madhe ne detyren e ministrit te Brendshem. Me 25 vjet ne krye te dikasterit me te rendesishem, as qe mund te mendohet se dikush mund ta thyeje kete rekord. Por qe te vinte deri aty, Kadriut i eshte dashur shume mund, energji e deri tek sakfrica fizike. Kadri Hazbiu rridhte nga nje familje me shume tradita ne fushen intelektuale por edhe pasurore ne Vlore. I ati i tij, Cano Dautaj, kishte studiuar ne Stamboll dhe ishte nje nga kater udheheqesit e Luftes se Vlores. Nisja e Luftes Antifashiste e perfshiu edhe nxenesin e shkolles Tregtare ne qytetin bregdetar. Te dhenat dokumetare flasin se Hazbiu ka qene nje nga organizatoret e protestave te organizuar nga rinia ne kete qytet. Ne vitin 1942 ai pranohet ne radhet e Partise Komuniste duke nisur keshtu nje aktivitet qe me pas do te vihej ne funksion te shtetit te asaj kohe. Gjate luftes ai vuri ne dispozicion te gjithe pasurne e tij monetare dhe shpirterore. Banesa e tij ne fshatin Mavrove ishte nje strehe e partizaneve. Me tej Hazbiu lufoi me arme ne dore i inkuadruar ne Ceten Plake te Vlores, ne Brigaden e V-te duke luftuar deri ne Gjakove. Gjate luftes plagoset dy here ku me e rende ka qene ajo e betejes ne qytetin kosovar. Per gati 22 vjet Hazbiu ka jetuar me plumbin ne bark, nje rast krejt i rralle ky per mjekesine. Clirimi i Shqiperise per Kadri Hazbiun ishte edhe nje start i mire per karrieren e tij. Ishte vetem 23 vjec kur u emerua Shef i Sigurimit te Ushtrise edhe pse profesioni i deriatehershem ishte ekonomia. Por, studimet ne kete kohe ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske e profilizuan ne fushen e agjentures dhe te ceshtjeve te policise. Pas kthimit ne atdhe perpara e prisnin detyra shume me te rendesishme aq sa do ta kthehnin ate shume shpejt ne nje nga shtyllat me te forta te shtetit. E nis ne fillim si punonjes i thjeshte ne Ministrine e Brendshme, por cilesite e tij bien shpejt ne sy dhe emerohet zevendesminister detyre qe e mban deri ne vitin 1954. Me pas emerohet Minister i Brendshem, nje detyre qe do ta mbante per gati nje cerek shekulli. Ne vitin 1979 ai u emeroua Minister i Mbrojtjes. Pikerisht ky post duket se ishte tersi i tij. Ne vitin 1981 u vra Mehmet Shehu dhe qe nga ai moment furtuna dhe rrebeshi i sulmeve te Hoxhes do te sillej rreth e qark tij. U perjashtua me shume buje nga Partia ne Pleniumin e Komitetit Qendroi ne vitit 1982, i akuzuar si armik i popullit dhe i partise. Me akuzen e permbysjes me dhune te pushtetit popullor dhe si autor i nje tentatvie per te eleminuar Enver Hoxhen, Hazbiu denohet me vdekje dhe ekzekutohet ne 10 shtator te vtit 1983. Per gati 12 vjet eshtrat e tij nuk diheshin se ku ishin. Vetem pas nderrimit te sistemeve djali i tij Petriti nisi kalvarin e kerkimeve dhe pas pese vjet pune invesigative arrin te zbuloje ne 4 nentor te viti 1995 ne afersi te Selites eshtrat e e babait ne nje varr me ato te zevendes ministrit te Brendshem Fecorr Shehu.
     
    .
  4. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Shkarkimi i Kadri Hazbiut si ministėr dhe arrestimi i tij si "armik"

    5 tetorit 1982 -1 shtator 1983

    Pas gjyqit politik, dėnimi me vdekje i Kadri Hazbiut


    Pas gjyqit politik nė Byro qė nisi mė 5 tetor 1982, prangat pėr ministrin e Mbrojtjes, "armikun" Kadri Hazbiu, ishin njė formalitet. Disa muaj nė hetuesi, ku provoi dhe torturat, Hazbiu dėnohet me vdekje nga Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė mė 1 shtator 1983. Ja si thuhet mes tė tjerave nė kėtė vendim tė Kolegjit, shkėputur nga arkivi i Ministrisė sė Brendshme, Dosja "Hazbiu"

    Data 8 tetor 1982

    Pas diskutimit 15-ditor nė Komitetin Qendror dhe nė Byronė Politike tė veprimtarisė armiqėsore tė Mehmet Shehut, nė orėn 07:00, mbi 50 oficerėt mė tė zgjedhur tė Sigurimit tė Shtetit rrethuan shtėpinė e Kadri Hazbiut, qė ndodhej atje ku sot ėshtė vendosur njė stacion televiziv sportiv privat.

    Qė nė orėn 22:00 ishin paralizuar rojet e Kadri Habiut dhe ishin marrė masat qė tė bėhej njė arrestim shumė spektakolar.

    Kadri Hazbiu dilte nė orėn 07:00 nga shtėpia dhe sapo zbriti shkallėt dhe u drejtua pėr te makina qė e priste e ndezur nė oborr, atij iu vunė prangat.

    Mbi trupin e tij u derdhėn mbi 15 oficerė tė Sigurimit, tė cilėt i shkaktuan shumė hematoma.

    Ata e lidhėn kėmbė e duar duke i vendosur dhe skafandėr nė kokė.

    Ai u ēua nė Burgun 313. Historia e torturės sė Kadri Hazbiut ishte mė tronditėsja dhe mė makabrja.

    Atij iu shkulėn dhėmbėt, iu shkulėn thonjtė dhe tėrė kohėn mbahej i lidhur kėmbė e duar me zinxhirė dhe me skafandėr nė kokė.

    E reja e tėrė kėtij raportimi ėshtė se nė qelinė e tij qėndronin brenda, gjatė gjithė kohės, tre oficerė tė Sigurimit me skafandėr nė kokė, nga frika se mos i vriste Kadri Hazbiu.

    Tmerri nga Kadri Hazbiu ishte shumė shumė i madh…


    "Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, prej datės 22 gusht gjer mė datėn 1 shtator 1983, gjykoi nė seancė gjyqėsore me dyer tė mbyllura ēėshtjen penale qė u pėrket tė pandehurve:

    1-Kadri Hazbiu: I biri i Hazbiut dhe i Xhevos, lindur nė vitin 1922 nė Mavrovė tė Vlorės dhe banues nė Tiranė, me origjinė shoqėrore fshatar i pasur dhe me gjendje shoqėrore nėpunės (ish-ministėr i Mbrojtjes), i martuar me katėr fėmijė, i pėrjashtuar nga Partia, i padėnuar mė parė, nuk mban tituj e dekorata, i arrestuar mė 15 tetor 1982, 2-Feēorr Shehu… 3- Mihallaq Ziēishti, 4- Llambi Peēini..., 5- Gani Kodra..., 6-Ali Ēeno..., 7- Xhavit Ismailaga...., tė cilėt akuzohen se:

    Kanė tradhtuar Atdheun duke u vėnė nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja, duke kryer detyrat e ngarkuara nga ata dhe nė drejtimin e poliagjentit Mehmet Shehu, kanė marrė pjesė nė pėrgatitjen e njė puēi ushtarak pėr pėrmbysjen e diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri. Kanė marrė pjesė aktive nė organizatėn kundėrrevolucionare komplotiste e puēiste, kanė kryer veprime pėrgatitore pėr eliminimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė KQ, kanė sabotuar vijėn politike tė partisė nė fusha tė ndryshme dhe nė ekonomi duke i sjellė shtetit njė dėm pasuror me vlerė 1.219,764 lekė, si dhe kanė zhvilluar agjitacion e propagandė pėr dobėsimin dhe minimin e shtetit tė diktaturės sė proletariatit.Trupi gjykues i bazuar nė rrethanat e faktet e ēėshtjes, vėren:

    Tė pandehurit, pėr tė arritur qėllimin kriminal tė pėrmbysjes sė pushtetit popullor nė Shqipėri, e kanė realizuar veprimtarinė e tyre nė disa drejtime:

    Sė pari: Tė pandehurit duke qenė agjentė tė zbulimeve tė huaja, kanė zhvilluar aktivitet tė gjerė spiunazhi nė favor tė kėtyre tė fundit.

    Poliagjenti Mehmet Shehu qė ka qenė edhe kreu i organizatės ėshtė rekrutuar nga shėrbimet e huaja qė nė kohėn e luftės nacionalēlirimtare... Ndihmėsi mė i afėrt i poliagjentit Mehmet Shehu ka qenė i pandehuri Kadri Hazbiu, i cili ėshtė vėnė nė shėrbim tė Zbulimit jugosllav qysh gjatė luftės nga Dushan Mugosha... I pandehuri tjetėr, Mihallaq Ziēishti, ėshtė vėnė fillimisht nė shėrbim tė Zbulimit jugosllav dhe mė vonė nė shėrbim tė Zbulimit sovjetik. Sipas dėshmisė sė Fiqrete Shehut, kėta tė pandehur janė vėnė nga mercenari Mehmet Shehu nė shėrbim tė agjenturave tė huaja.

    Sė dyti: Nga gjykimi i ēėshtjes rezultoi plotėsisht e provuar se tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti janė pjesėtarė aktivė tė organizatės kundėrrevolucionare tė krijuar nga armiku Mehmet Shehu, e cila ka kryer veprime tė shumta duke synuar tė godasė Partinė dhe Udhėheqėsin e saj, si dhe tė pėrmbysė diktaturėn e proletariatit e tė vendosė nė Shqipėri rendin borgjezo-revizionist...

    ... Ekzistenca e kėsaj organizate kundėrrevolucionare dhe veprimtaria e gjerė, si dhe e gjatė e saj pėrbėn njė pjesė tė rėndėsishme tė komplotit tė madh tė kurdisur nga imperializmi e social-imperializmi revizionist, dhe nė pėrgjithėsi nga reaksioni botėror kundėr shtetit dhe popullit shqiptar. Mehmet Shehu qysh nė vitin 1942, i urdhėruar nga agjencitė e Zbulimit amerikan dhe anglez erdhi nė Shqipėri me qėllim qė tė futet nė radhėt e Partisė e tė marrė pjesė nė LANĒ pėr ta dėmtuar e minuar nga brenda kėtė. ...Pasi mėson nga Dushan Mugosha pozicionin armiqėsor tė Fiqrete Sanxhaktarit, Mehmet Shehu vihet nė bashkėpunim e madje martohet me tė. E qysh atėherė kėta dy armiq tė egėr e dinakė nisin luftėn e tyre pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor. Ata dhe pjesėtarėt e tjerė tė kėsaj organizate, pas ēdo goditje qė u ka dhėnė partia grupeve armiqėsore kanė pėrdorur tė njėjtėn taktikė pėr tė mbuluar gjurmėt e tyre armiqėsore: Nga njėra anė godasin me forcė armiqtė e demaskuar, e nga ana tjetėr punonin nė prapaskenė pėr tė shpėtuar kėdo qė mundnin. Dhe kėshtu studionin kandidatėt e pėrshtatshėm pėr tė shtuar radhėt e tyre, siē kanė bėrė me tė pandehurit Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga, Llambi Ziēishti etj. Sikurse doli, qėndrimi pėrfundimtar i kėsaj organizate ishte kthimi i vendit tonė nė njė shtet kapitalist me anėn e njė puēi ushtarak...

    Sė treti: Nga zhvillimi i gjyqit rezultoi plotėsisht e provuar se tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti, nė bashkėpunim me agjenturat e huaja, kanė kryer veprime terroriste pėr likuidimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror... Tė pandehurit Kadri Hazbiu e Feēor Shehu sė bashku me tė pandehuri Llambi Peēini, nuk e pranojnė gjithė kėtė veprimtari terroriste...

    Sė katėrti: Nga gjithė zhvillimi i hetimit dhe i gjykimit u vėrtetua plotėsisht se njė nga drejtimet kryesore tė kėsaj organizate, tė drejtuar nga tradhtari Mehmet Shehu, ka qenė sabotimi i zbatimit tė direktivave tė partisė nė fushat e ndryshme tė zhvillimit tė vendit.

    Tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti kanė pėrmbushur detyra tė posaēme pėr tė penguar e shtrembėruar zbatimin e vijės sė partisė dhe pėr tė sabotuar sektorėt qė mbulonin...

    Sė pesti: U vėrtetua gjithashtu se tė shtatė tė pandehurit kanė kryer krimin e agjitacionit e tė propagandės kundėr partisė dhe shtetit tonė tė diktaturės sė proletariatit. Tė gjithė anėtarėt e kėsaj organizate kundėrrevolucionare i janė kundėrvėnė vijės marksiste-leniniste tė partisė sonė nė tė gjitha fushat, duke agjituar e propaganduar me njėri-tjetrin kundėr tė gjitha fitoreve tė arritura nė vendin tonė...

    Tė pandehurit Kadri Hazbiu e Feēor Shehu nė bashkėpunim me tė tjerėt kanė sabotuar qėndrimin e Partisė tonė pėr ngjarjet e Kosovės dhe i kanė quajtur zhvillimet aty si tė shpejtuara... Gjykata, duke analizuar tė gjitha provat e administruara nė hetuesi e nė gjykatė, arrin nė pėrfundimin se akuzat nė ngarkim tė tė pandehurve Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti, janė tė drejta e tė bazuara. Pėr kėto arsye, Trupi gjykues nė mbėshtetje tė neneve 149 dhe 150 tė Kodit tė Procedurės Penale tė Shqipėrisė, vendosi: Tė deklarojė fajtorė tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti pėr krime e tradhti ndaj Atdheut, pjesėmarrje aktive nė organizatė kundėrrevolucionare, veprės terroriste tė ngelur nė fazėn e pėrgatitjes, sabotimit dhe agjitacionit e propagandės kundėr shtetit, dhe i dėnon:

    1-Kadri Hazbiun, me vdekje dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 2- Feēorr Shehu me vdekje dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 3- Mihallaq Ziēishti me 25 vjet tė heqjes sė lirisė dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 4- Llambi Peēini, me vdekje, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 5- Ali Ēenon, me 10 vjet heqje tė lirisė, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e tė drejtės sė zgjedhjeve pėr 5 vjet, 6- Gani Kodrėn me 10 vjet heqje tė lirisė, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e tė drejtės sė zgjedhjeve pėr 5 vjet, 7- Xhavit Ismailagėn me 10 vjet heqje tė lirisė, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e tė drejtės sė zgjedhjeve pėr 5 vjet..!"

    (Arkiva e Ministrisė sė Brendshme)

    Edited by tiranaforum - 29/1/2010, 20:28
     
    .
  5. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Misteri i natės sė fundit: E vranė apo vrau veten djali i Hazbiut?!

    Ishte janari i vitit 1989 kur ndėrroi jetė Agron Dauti, i biri i ish-ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu. Lajmin e morėn vesh tė parėt familjarėt, qė jetonin nė internim, nė Kurbnesh.

    Pastaj tragjedia do tė bėhej e njohur edhe pėr rrethin e gjerė tė shokėve tė tij. Fillimisht do tė ndihej tronditja pėr ngjarjen e papritur, mandej interesimi pėr rrethanat nė tė cilat ishte vrarė djali i ish-ministrit tė pushkatuar. Lėndimi do tė kapėrcente kufijtė e shtėpisė mes malesh e do tė pushtonte njė opinion tė gjerė. Shumėkush qė e pati njohur dhe adhuruar futbollistin e fillimviteve ‘80, do tė tronditej nga lajmi tragjik, pa mundur tė shkonte mė tej nė fatin e paracaktuar tė familjes sė destinuar pėr tė vuajtur si pjesė e “armikut tė partisė e tė popullit”. Dhimbja do t’ia linte vendin heshtjes dhe ēdo gjė pėr vrasjen e djaloshit 30-vjeēar do t’i destinohej hamendjeve tė gjithėfarėllojta.

    Ndėrkaq, Agron Dauti do tė shkonte nė banesėn e pėrjetshme nė prani tė katėr pesė tė afėrmve dhe ndonjė tė krisuri, qė kishte guxuar t’i linte lamtumirėn e tij shokut tė afėrt.

    Kanė kaluar 17 vjet nga ēasti mortor i saj pėrcjelljeje tė dhimbshme diku nė rrethinat e Kurbneshit tė largėt. Rrethanat e martirizimit tė djaloshit, qė e deshi aq shumė jetėn dhe sportin, kanė mbetur edhe sot ende tė pazbardhura. Dilema: “E vranė, apo vrau veten?” vazhdon tė dominojė tek tė gjithė ata qė e njohėn dhe i lidhi puna me tė. Pėrballė versionit zyrtar, sipas tė cilit, Agron Dauti u vetėshpėrthye me dinamit nė thellėsitė e galerisė nė kushtet e njė goditjeje nervore, qėndrojnė me dhjetėra opinione tė tjera qė bėjnė fjalė pėr njė asgjėsim nga tė tjerėt. Ka madje edhe hamendje qė e adresojnė krimin sa te punonjėsit e Sigurimit, aq edhe te njerėzit qė provuan penalizmin e tė atit nė kohėn kur bėnte ministrin e Brendshėm. Gjithsesi, misteri i dilemės vazhdon tė lėndojė paqen e njeriut qė ndėrroi jetė kur ende ishte nė lulen e jetės...

    Petrit Hazbiu dhe paqja e lėnduar e tė vėllait

    Petrit Hazbiu, i vėllai i Agronit ėshtė bėrė i njohur nė Tiranė sė fundmi me studion e famshme, diku nė rrugėn “Myslym Shyri”, ku projekton realitetet e nesėrme tė qyteteve shqiptare. Emri i mirė qė ka krijuar si arkitekt e mban tė angazhuar mbi projekte pėr orė tė tėra. Megjithatė, kur troket te zyra e tij dhe i kėrkon tė tė rrėfejė pėr Agronin, shkėputet paksa nga puna, mbushet nga ngazėllimi dhe fillon tė tregojė nė mirėbesim pėr ato qė ka pėrjetuar nga bashkėjetesa me tė si vėlla, por edhe si shok. Eshtė i prirur t’i bjerė shkurtazi bisedės dhe tė flasė nė pėrgjithėsi pėr jetėn e Agronit, pa u futur nė detaje dhe aspekte, qė ende kanė profilin e misterit. E ka shumė tė vėshtirė dhe hera-herės mundohet tė fshehė lotėt qė i rrjedhin prapa xhamave tė errėt tė syzeve. Nuk ka dėshirė tė tėrheqė vėmendjen e opinionit me dhimbjen e familjarėve tė tij dhe mundohet tė arsyetojė pse ndihet ngushtė sa herė i kėrkojnė diēka pėr tė vėllanė. Mė shumė se njė reagim emocional i ēastit, ėshtė njė pakt moral i tij dhe i familjes Hazbiu pėr ta pėrjetuar tragjedinė e njeriut tė dashur nė vetminė e tyre. “Se nuk duam t’ia lėndojmė paqen aty ku prehet Agroni ynė i shtrenjtė!”, tė shpjegon Petriti me mirėsjellje arsyet e kėsaj sjelljeje fisnike, ndėrkohė qė pėr mė shumė tė ofron takimet me shokėt e shumtė qė pati Agroni nė Tiranė e nė Kurbnesh, tė cilėt edhe tani kanė mbetur mysafirė tė nderuar nė shtėpinė e tyre. Pastaj vjen njė moment qė biseda me arkitektin e plagosur shpirtėrisht ngec si me komandė. Eshtė pikėrisht ēasti kur i kėrkon tė tė kujtojė aq sa mban mend nga dita fatale e tė vėllait dhe rrethanat nė tė cilat ndėrroi jetė ai. Aty Petriti ėshtė gati ta prishė “kontratėn e fjalės” dhe mblidhet nė vetvete sikur t’i kesh shkaktuar njė gjė tronditėse.

    Me kėtė qėndrim i vėllai i dinamovitit tė talentuar qė nuk jeton mė, tė mbyll ēdo hapėsirė pėr tė rrėmuar ditėvrasjen e Agronit. Ndėrkaq, Petriti nuk rri pa pėrmendur edhe njė lėndim qė i shkaktojnė gazetarėt, tė cilėt nė mjaft raste sa herė bėhet fjalė pėr tė vėllanė, i shmangen emrit tė tij dhe nuk pėrtojnė tė citojnė djalin e ish-ministrit. Agroni kishte emrin e tij dhe ishte shumė dinjitoz pėr kėtė, thotė ai duke tė pėrmendur emrat e shokėve me tė cilėt ai ishte mik deri nė ēastet e fundit tė jetės. Dhe aty pėr aty tė pėrmend Viktor Gjikolėn, Luigj Gjinin, Gjergj Lucėn, Nue Gjikolėn, Shpresa Pepkolėn...
    Gjithsesi, Petriti ėshtė i vendosur nė bindjen se i vėllai ėshtė interesant me jetėn, me gjalljen dhe rininė e tij qė pati njė shkėlqim tė veēantė.

    konturet e njė vrasjeje misterioze

    Viktor Gjikola, ish-minatori i dikurshėm i Kurbneshit, tashmė punon nė njė nga zyrat e marrėdhėnieve me publikun nė Qarkun e Lezhės. Pėr tek ai tė adreson i vėllai i Agronit, qė e veēon shoqėrinė me tė, sidomos gjatė periudhės kur punonin tė tre nė sektorėt e vėshtirė tė galerive tė nėntokės. Ishte koha kur Viktori, pėr ēėshtje biografie, do tė mbetej poet i ndaluar, ashtu sikundėr do tė mbetej i burgosur talenti i Agronit pėr futbollin. Kjo ishte njė arsye mė shumė qė i bashkonte nė ato vite tė vėshtira. Nė bisedėn me tė, tė bėn pėrshtypje njė lloj detyrimi qė ndjen pėr tė rrėfyer tė pathėnat e vėrteta, siē shpjegohet ai pėr djalin e shkėlqyer qė mbėrriti nga Tirana nė Kurbnesh dhe u bė miku i minatorėve dhe i banorėve tė tjerė tė zonės. “Ishte njeri i shkėlqyer, i dashur, i afrueshėm, kėmbėngulės dhe gjithmonė energjik, pavarėsisht kushteve tė jashtėzakonshme nė tė cilat jetonte”, shprehet pėrmbledhtazi Viktori, qė, siē thotė, e ka pasur nga shokėt mė tė mirė qė ka njohur. Nė kėtė linjė me konsiderata e mbresa nga miqėsia me Agronin, tė cilat i ka ngulitur nė kujtesė, Viktori vazhdon gjatė tregimin e tij.

    Madje diku kėmbėngul pėr ta dėgjuar me vėmendje. Ai kujton njė ēast dobėsinė e Agronit pėr nėnė Hedon, e cila ishte e sėmurė, me probleme serioze nga zemra. “Hedo pėr tė ishte perėndia”, cilėson miku i ditėve tė vėshtira i familjes Hazbiu, pa harruar tė pėrmendė dashurinė e veēantė tė Agronit pėr nipėrit e mbesat, qė u detyruan pėr arsye politike tė rriteshin jetim me prindėr tė gjallė. Po rrėfimi i tij ngec pikėrisht kur biseda vjen te ēasti fatal i janarit ‘89. Pėr Viktorin, njeriun e lidhur ngushtė me familjen Hazbiu, dilema “vrau veten apo e vranė?!” ėshtė njė mėdyshje, qė anon mė shumė nga kjo e dyta. Megjithatė, ai e vlerėson jo shumė tė rėndėsishėm kėtė fakt, pasi cilado tė ketė qenė mėnyra e vrasjes sė tij, tragjedia ishte produkt i sistemit antinjerėzor me emėrtimin komunist. Nuk ėshtė ndodhur nė ato ēaste nė vendin e ngjarjes dhe gjithmonė ka dyshuar nė versionin e njė vetėvrasjeje. Madje as tani, pas 17 vjetėsh, nuk e beson qė miku i tij tė arrinte deri kėtu. Kėtė bindje e mbėshtet nė argumente, qė siē thotė, janė tė patjetėrsueshme. Dhe fillon t’i rreshtojė nė mėnyrėn e vet...

    “E para, Agroni ishte njė djalė me kurajė, qė edhe nė kushtet mė tronditėse dinte tė delte mbi to. E dyta, jemi nė vitin ’89, kur ishte konturuar pak a shumė tjetėrsimi i sistemit dhe kėtė Agroni e ndiqte me shumė vėmendje dhe shpresė. Nga ana tjetėr, tė gjithė ne qė i kemi njohur marrėdhėniet e tyre familjare gjatė kohės sė internimit, mbajmė mend kurajėn qė rrezatonte Agroni tek tė tjerėt. Dhe mė kryesorja, ai ishte njė njeri qė e pėrbuzte aktin e vetėvrasjes nė ēdo lloj rrethane, madje shpesh, kur qėllonte biseda pėr raste tė kėsaj natyre, ai e quante njė lloj krimi”. Interesimit pėr tė shkuar tek e vėrteta, Viktor Gjikola i pėrgjigjet me shpjegimet qė mund tė ofrojnė njerėzit qė kanė qenė atė ditė pranė Agronit. Kėtu, me sa i kujtohet atij, mund tė ndihmojė Shpresa Koleka (Pepkola) njė nga ekonomistet e ish-minierės, qė ka marrė vesh e para lajmin pėr vrasjen e tij. Pėr mė tej, sipas mikut tė ish-futbollistit tė martirizuar nė minierė, mund tė ofrojė informacion ish-drejtori i minierės, Ndue Marku, qė duhet ta ketė marrė vesh patjetėr kushtet nė tė cilat ndodhi ngjarja makabre atė mbrėmje janari tė vitit ‘89...

    tronditja e ēasteve tė para

    Ajo ka qenė nė zyrė nė momentin e shpėrthimit qė mori jetėn e Agron Dautit. Ka qenė nga tė parat qė ėshtė njohur me lajmin tragjik pėr vdekjen e tij. “Aksident nė galeri, ėshtė vrarė Agron Dauti!”, kujton ajo thirrjen e njė minatori tė ri, i cili sapo kishte dalė nga hyrja e minierės qė ishte afėr zyrės sė saj. “Ua, Goni, djali i Kadri Hazbiut!”, kujton Shpresa tronditjen dhe habinė e shoqeve tė saj ato momente. Mė tej, tregimi i saj ka tė bėjė me pėrjetimet e para pas ngjarjes fatale. “Ato momente tė gjithė pėrmendnin vetėm fjalėn aksident, shton Shpresa. Kėshtu flitej shpesh nė raste tė kėsaj natyre.

    Fjalėn aksident e dėgjova edhe gjatė njė raportimi qė u bė nė telefon pak minuta mė vonė. Vazhduan kėshtu ēaste tė tėra. Dikush u porosit pėr tė lajmėruar Petritin, tė vėllanė, qė atė ditė ishte turn tjetėr. Pastaj u dukėn dritat e njė gazi tė Degės sė Punėve tė Brendshme. Pas kėsaj thanė se nė galerinė ku kishte ndodhur shpėrthimi ishin futur ekspertėt. Ndėrkohė kishte rėnė nata. U larguam nga puna me dhimbjen qė kishte shkaktuar vdekja aksidentale e Agronit. Tė pakėn deri nė kohėn qė ishim aty e dinim se kishim tė bėnim me njė aksident. Vetėm tė nesėrmen do tė dėgjonim nė zyrat e ndėrmarrjes se ajo kishte qenė njė vetėvrasje (!)”.

    Teksa i kthehet kėsaj retrospektive tė dhimbshme. Shpresa Pepkola, vajza nga Bregu. qė e ka kaluar rininė e saj nė kėto vise tė largėta, tė shpalos dyshimet e para qė ka ndjerė nė ndryshimin e cilėsimit tė ngjarjes nga aksident, nė vetėvrasje. Ndėrsa tė rekomandon njė takim me ish drejtorin e minierės tė asaj periudhe, ka dėshirė tė tė japė edhe konsideratat e saj pėr Agronin, qė siē e mban mend ajo, ka qenė njė djalė i kulturuar, i sinqertė dhe shumė fisnik, pavarėsisht kushteve tejet tė vėshtira nė tė cilat jetonte. “Njė djalė i tillė, me njė kurajė tė spikatur, nuk mund tė arrinte kurrė nė njė akt tė tillė fatal”, pėrmbledh ajo rrėfimin pėr njeriun qė ka humbur jetėn nė minierė njė ditė janari tė vitit ‘89, nė kapėrcyellin e sistemeve politike nė Shqipėri...

    Drejtori Marku dhe “vetėvrasja” zyrtare

    Ndue Marku ka qėnė drejtor i minierės sė Kurbneshit nė kohėn e tragjedisė sė Agron Dautit. Eshtė njė tip i mbyllur dhe duket mė serioz nga mosha qė ka. Megjithatė, bėhet shumė disponibėl kur i kėrkon diēka nga mbresat e tij pėr Agronin. “Ata ishin dy vėllezėr qė filluan punė me turne nė minierė menjėherė sa mbėrritėn nė Kurbnesh”, tregon ai, “Tė dy djem tė qetė e tė edukuar. U integruan me dinjitet nė shoqėrinė me minatorėt dhe qysh nė fillimet e punės fituan respektin e tyre”. Pėr ish-drejtorin e Kurbneshit, fakti qė ata nuk i kishin sjellė as shqetėsimin mė tė vogėl, madje ishin ndėr punėtorėt qė tejkalonin vazhdimisht normėn, ishte diēka domethėnėse, pavarėsisht “lėndės” qė kėrkonin fshehtas punonjėsit e Sigurimit pėr ēdo detaj tė jetės sė tyre, si dy nga fėmijėt e “armikut tė partisė e tė popullit”. Mė tej Ndue Marku ndjehet disi ngushtė kur i kėrkon diēka pėr ngjarjen tragjike tė janarit ‘89. Rrėfimi i tij herė pas here merr profilin e njė ndodhie, qė e ka mėsuar nga tė tjerėt...

    “Mbrėmjen qė ka ndodhur ngjarja unė isha nė shtėpi nė Rrėshen. E kam marrė vesh nė mėngjes. Nė orėn 03:00 pas mesnate, trokiti nė derė njė nga policėt e qytetit dhe mė tha se ishte vrarė djali i Kadri Hazbiut. U gjenda nė zyrė aty nga ora 07:00. Aty gjeta dhjetėra hetues e policė dhe njė dyzinė ekspertėsh, qė kishin mbėrritur nga Prokuroria e Pėrgjithshme. Nė tė gjitha rastet e kėsaj natyre ngjarjet ishin mjaftuar me ekspertizėn e specialistėve tė rrethit. Kėtė herė porosia mesa dukej ishte dhėnė pėr tė tejkaluar profesionalizmin dhe besueshmėrinė e tyre. Kjo ndoshta pėr nga specifika e emrit tė viktimės. Me pėrfundimet e tyre u njoha sapo mbėrrita. Bėhej fjalė pėr vetėvrasje nė kushtet e njė tronditjeje psikike. Mė shumė se kaq, unė drejtori i minierės nuk mund tė zbardhja version tjetėr. Aty pėr aty dhashė urdhėr pėr tė marrė masat e nevojshme pėr tė ndihmuar me aq sa kishim mundėsi familjen. Ndėrkaq, i pari qė mė trokiti nė zyrė ishte i vėllai i Agronit, Petriti, i cili kishte me vete rrobat me tė cilat do tė vishte trupin e viktimės, qė nė atė moment e kishim sistemuar nė njė nga zyrat e minierės. Pasi e ngushėllova dhe i shpjegova rrethanat qė kishin zbardhur ekspertėt, dėgjova vetėm njė reagim nga goja e tij: “Zoti drejtor, vėllai im nuk mund ta bėnte kurrė kėtė, madje ai me shpirtin qė kishte nuk mund tė therte as njė pulė!” E shoqėrova pėr te trupi i tė vėllait dhe komunikova me pėrgjegjėsin e komunales pėr ceremoninė mortore...”

    Kėshtu e kujton drejtori i minierės sė Kurbneshit ditėn e ngjarjes sė 28 janarit 1989. Ai pėr ēdo gjė i referohet ekspertizės zyrtare, qė mė shumė se aksident, e cilėson vetėvrasje. Megjithatė, drejtori, pėrtej pozicionit zyrtar, ėshtė njeri qė jo pėr ēdo gjė mund t’u besojė letrave. “Mė kanė munduar edhe mua dyshimet qė dėgjoheshin nėn zė atėherė, shton ai nė mirėbesim. Madje, kam bėrė edhe njė lloj investigimi privat, duke u kthyer te njerėzit qė kanė qenė dėshmitarė nė ngjarje. Po deri tani nuk kam gjetur ndonjė argument tė fortė qė ta pėrjashtojė vetėvrasjen...” Tė fundit qė ka takuar vetėm para pak kohėsh ka qenė Geg Lufi (Shkurti), i cili ka qenė nė ēastet e fundit nė ballė tė galerisė me Agronin...

    ēastet fatale nė ballė tė galerisė

    Njeriu qė ka ndarė minutat e fundit tė jetės sė tij me Agron Dautajn, quhet Gegė Lufi, i cili dikur mbante mbiemrin Shkurti, pėr efekt biografie. Mjafton njė trokitje nė rajonin e policisė tė Rubikut dhe tė shfaqet pėrpara profili i tij me uniformėn qė i shkon nė trupin e bėshėm. Ka qenė dikur minator dhe pas viteve ‘90 e ka gjetur veten e tij nė radhėt e forcave tė Rendit. Sa e merr vesh shkakun se, pėr ēfarė e ke kėrkuar, tė fton nė kafe dhe fillon tė tregojė me qetėsi...

    “Ishte pasditja e datės 28 shkurt 1989. Para se tė fillonim punė nė galeri me Gonin, u takuam me pėrgjegjėsin e sektorit, pėr t’u kėshilluar pėr ēka do tė bėnim nė turn. Agroni rikthehej nė punė pas tetė ditėsh, pasi kishte qenė i sėmurė me regjim shtrati. Kishte mbaruar raportin mjekėsor dhe detyrimisht duhej tė paraqitej nė minierė. Mbaj mend qė kėrkoi pėr tė vazhduar pushimin, se nuk ndjehej mirė, po pėrgjegjėsi hezitoi, madje me kėmbėngulje. “Mė beso, nuk mundem, ndjehem keq”, iu lut Agroni, por ishe e kotė. Madje, aty pėr aty punėdhėnėsi na ndėrroi edhe galerinė e zakonshme ku punonim gjithnjė me Gonin. Nejse, filluam punė dhe deri aty rreth orės tetė tė mbrėmjes gati kishim mbyllur ciklin, siē i thoshim atėherė pėrfundimit tė evadimit tė mineralit nga balli i frontit tė galerisė. Teksa lashė Gonin tė mbushte njė gjysmė vagoni qė kishte mbetur ende, u largova nga galeria pėr tė pėrgatitur pajisjet e nevojshme pėr procesin e plasjeve. Nuk kaluan as dhjetė minuta pas kėsaj, kur u dėgjua njė zhurmė shpėrthimi, qė u pasua me tymin qė filloi tė vinte nga balli i galerisė. Pėr momentin mendova se do tė kishim tė bėnim me ndonjė minė tė paplasur dhe vrapova pėr te Goni. Mbėrrita nė ēast aty, po ē’tė shikoja, trupi i tij ishte copėtuar dhe copat e mishit ishin shpėrndarė nė tė gjitha faqet e galerisė. Nė brez kishte fitilin detonator rreth 2 metra. Gjithēka rreth tij ishte mbuluar me pluhur. Dola me vrap dhe dhashė lajmin. U thirra pas kėsaj edhe nga ekspertėt. Dėshmova atė qė dija dhe bindjen time se kishim tė bėnim me vetėvrasje. Ishte tronditėse dhe e dhimbshme humbja e tij. E kisha njė nga shokėt mė tė mirė. Ndėr tė tjera na bashkonte edhe ndėshkimi politik, unė si nipi i Lufajve dhe ai si djalė i Kadri Hazbiut, qė ishte pushkatuar nga regjimi. Kaq, dhe pastaj...”
    Mė tej, njeriu qė ėshtė ndarė i fundit me viktimėn e datės 28 janar 1989, tė thotė se ēdo dilemė pėrtej kėtij varianti ėshtė e kotė. Duket i bindur nė atė qė tė thotė dhe tė kėrkon pėr ta ndihmuar me adresėn e familjarėve tė Agronit, pėr tė bėrė njė vizitė si miku i tij...

    Largimi nga ekipi i futbollit tė Kurbneshit, dėnimi i dytė i Agronit

    Prania e Agron Dautit nė ekipin e futbollit tė minierės sė Kurbneshit, do ta bėnte kėtė tė fundit tė sfidonte tė gjitha skuadrat e tjera tė rrethit tė Mirditės. I kujtohet mirė ky detaj Ndue Markut, ish-drejtorit tė minierės, pasi e bėnte tė ndjehej mirė pėrballė kolegėve tė tjerė qė drejtonin ndėrmarrjet e mėdha nė zonė. Ndėrkaq, nga kjo histori ruan edhe njė qortim, qė pėr kohėn nuk ishte i rėndomtė. Teksa ekipi i drejtuar nga Agroni kishte mundur mė nė fund edhe atė tė qytetit, dikush nga lart do tė pozicionohej parimisht dhe bashkė me urdhrin pėr tė zhdukur nga skuadra e futbollit djalin e armikut tė partisė, do tė ndėshkonte edhe drejtorin pėr mungesė tė luftės sė klasave.
    Nga kjo histori, Ndueja mban mend sidomos paraqitjen e djalit tė ish-ministrit tė Brendshėm me kostumin e bukur sportiv dhe atletet me njė mbishkrim anash. Te kjo pamje e tij dikush kishte kėrkuar origjinėn borgjeze tė veshjes dhe kishte kėmbėngulur pėr pėrkthimin e mbishkrimeve nė tė. “Kjo, shton ish-drejtori i ndėrmarrjes, do ta lėndonte edhe mė shumė Agronin, i cili do ta pėrjetonte me dhimbjen e njė dėnimi tė dytė...”
     
    .
  6. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Si u katandis Kadri Hazbiu nga 83 nė 47 kilogramė, pas njėmbėdhjetė muajve hetuesie

    Komuniteti shqiptar i Amerikės, lojėn me Xhevdet Mustafėn e konsideroi njė katastrofė. Enver Hoxha pėrdori njė trafikant droge pėr tė goditur Kadri Hazbiun, Feēor Shehun, Llambi Ziēishtin dhe 18 anėtarėt e tjerė tė grupit armiqėsor tė Mehmet Shehut. Sigurimi i Shtetit, falė njė loje shumė tė rafinuar, arriti qė me anė tė njė oficeri Sigurimi tė infiltruar nė diasporė, tė sjellė njė bandė tė kryesuar nga Xhevdet Mustafa pėr tė asgjėsuar Enver Hoxhėn. Kaq u desh qė tė kryqėzohej Kadri Hazbiu. Arrestimi i vėrtetė i Kadri Hazbiut kishte filluar tė merrte formė qė me vetėvrasjen e Mehmet Shehut. Kadri Hazbiu, edhe pse mbi tė ranė mbi 20 akuza shumė tė rėnda, nuk ishte armik i Partisė dhe as i Enver Hoxhės. Pėrkundrazi, ai ishte njėsoj i inkriminuar sa edhe vetė Enver Hoxha dhe tėrė anėtarėt e tjerė tė Byrosė Politike. Por falė betejės sė ashpėr qė zhvillohej brenda gjirit tė Byrosė Politike, fati i Kadri Hazbiut ishte tragjik, i dhimbshėm dhe i mbėshtjellė me njė mister shumė tė madh.

    Kadri Hazbiu Pėr 26 vjet qėndroi si ministėr i Brendshėm dhe pėr gati dy vjet si ministėr i Mbrojtjes. Ai kishte lidhje gjaku me Mehmet Shehun. U arrestua mė datėn 15 tetor 1982, dy ditė pas plenumit tė famshėm tė Enver Hoxhės, pėr tė ashtuquajturėn «tė vėrtetė tė bandės sė Xhevdet Mustafės» dhe tė lidhjeve tė tij me anėtarė tė Byrosė Politike pėr tė vrarė Enver Hoxhėn.

    Ndaj Kadri Hazbiut u bėnė 11 muaj hetuesi nė Burgun 313. Hetuesia dhe tėrė procesi gjyqėsor ndaj Kadri Hazbiut dhe Feēor Shehut ngjason me hetuesinė dhe ekzekutimin qė Hitleri u bėri bashkėpunėtorėve tė vetė mė tė afėrt nė vitin 1944, me pretendimin se gjoja ata do t’i bėnin atentat.

    Ēfarė ndodhi nė orėn 23:30 tė datės 10 shtator 1983 nė Kodrėn e Saukut

    Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehu janė ekzekutuar. Fjala pushkatuar ėshtė e papėrfillshme, ėshtė si melhem mbi plagė nė raport me atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė. Kadri Hazbiu, ditėn qė ėshtė arrestuar peshonte 83 kilogramė. Nė ditėn e pushkatimit peshonte 47 kilogramė. Feēor Shehu thuhet se ka humbur mė shumė se gjysmėn e peshės trupore.

    Pėr gati 11 muaj ata janė torturuar, lanēuar dhe pėrēudnuar nė qelitė e Burgut 313, me metoda naziste. Mbasi mbaronin seancat e hetuesisė, gjithmonė nga ora 19:00 deri nė orėn 05:00 tė mėngjesit, ata mbėrtheheshin nė zinxhirė dhe nė kokė u vendoseshin skafandra. Edhe pse pyetja pranoni qė jeni armiq tė Partisė dhe tė popullit u ėshtė bėrė me mijėra herė, dhe nė kushtet e torturės mizore, ata asnjėherė nuk e kanė pranuar akuzėn.

    Kadri Hazbiut i janė shkulur thonjtė, dhėmbėt, i janė pėrvėluar sqetullat dhe nga njėri krah ėshtė gjymtuar. Por pėrsėri nuk ėshtė pėrulur.
    E njėjta gjė pothuajse ka ndodhur dhe me Fiēor Shehun.

    Mė datėn 10 shtator 1983 ėshtė vendosur qė ata tė pushkatoheshin. Makina e tipit «ZIS» ka hyrė nė Burgun 313, nė orėn 19:30 tė datės 10 shtator 1983. Nė spondin e saj ishte vendosur «toga e vdekjes». Makina ishte e mbuluar me mushama.
    I pari nga qelia ėshtė marrė Feēor Shehu, i cili e kishte pothuajse tė pamundur qė tė ecte. Atė e kanė marrė peshė katėr oficerė tė Sigurimit, nga mė tė besuarit e Enver Hoxhės, dhe e kanė hipur nė krahun e majtė tė spondit tė makinės. Nė kokė kishte kapuēonin e zi.
    Pas 10 minutash, kur burgu ishte nė heshtje tė plotė, ėshtė marrė Kadri Hazbiu. Ai ishte plotėsisht i tretur dhe i gjymtuar. Veē skafandrės nė kokė i kanė vėnė dhe kapuēonin e zi. Kjo ėshtė njė kėrkesė absolute e ligjit pėr tė gjithė ata qė pushkatohen.
    Nė vendin e ekzekutimit ēohen me kapuēonin tė zi. Kjo lloj kėrkese ėshtė zbatuar dhe me nėntė tė pushkatuarit e viteve 1992-1995, kur president ishte kryeministri aktual. Askush nuk e dinte se ku do tė shkonte makina. Nė orėn 21:05 makina ka dalė nga Burgu 313 dhe ėshtė drejtuar pėr nga Unaza nė drejtim tė Stacionit tė Trenit.

    Ishin marrė tė gjitha masat qė asgjė tė mos binte nė sy. Makina, pasi ka pėrshkruar Unazėn, pas rreth 25 minutash ka marrė kthesėn te rrugica nė krahun perėndimor, ku sot ndodhet Akademia e Rendit, nė kodrėn e Saukut. Pasi ka ecur rreth 800 metra, ka ndalur nė njė lėndinė. Tėrė operacionin e ekzekutimit tė Kadri Hazbiut e ka udhėhequr oficeri i Sigurimit M. D.

    Operacioni i ekzekutimit tė Kadri Hazbiut ėshtė koduar “Mavrova”. (emri i fshatit ku ka lindur Kadriu)
    Gjatė gjithė rrugės askush nuk ka folur. Dy viktimat e pushkatimit ishin dy kufoma qė nuk dallohej fare se merrnin frymė. Nė gjyq Kadri Hazbiu nuk e kishte pranuar akuzėn, kishte injoruar tė gjithė dėshmitarėt qė ishin ballafaquar me tė nė sallėn e gjyqit dhe tė gjithė atyre u kishte drejtuar shumė pyetje.
    Pėrgjigjja e Kadri Hazbiut ishte e njėjtė: “Unė e kam dashur me mish e me shpirt Partinė. Nuk jam agjent i askujt dhe nuk jam armik i partisė”. Pothuajse tė njėjtėn pėrgjigje kishte dhėnė dhe Feēor Shehu.

    Tė dy zyrtarėt e lartė tė diktaturės e kishin pritur me shumė gjakftohtėsi vendimin e gjykatės. Vendimi ishte shumė i shkurtėr. Nė tė thuhej se Kadri Hazbiu dėnohej me vdekje, me pushkatim. Feēor Shehu dėnohej me vdekje, me pushkatim.
    Po tė njėjtin dėnim kishte marrė dhe Llambi Ziēishti dhe Llambi Peēini. Me vendimin gjyqėsor ishin njohur tė gjithė, edhe pse ai ishte zhvilluar me dyer tė mbyllura. Vetėm toga e pushkatimit nuk dinte asnjė gjė. Komandanti i togės sė pushkatimit atė ditė kthehej nga njė qitje stėrvitore. Toga kishte bėrė qitje nė distancė 200 metra, objektiv gjoks, me karabina automatike “10 korriku”, qė nė krehrin e tyre mbanin nga 20 fishekė.

    Nė orėn 16:00, tėrė toga ishte furnizuar me nga dy karikatorė me fishekė. Tė 18 ushtarėt e togės sė pushkatimit ishin gardistė qė kishin marrė pjesė nė 10-garėshin e Spartakiadės sė Ushtrisė, qė ishte zhvilluar mė datėn 10 korrik 1982 nė Tiranė.
    Tė dy karikatorėt ata i mbanin nė ēantėn e krehrave. Nė orėn 18:00 ata kishin marrė pajimet me vete, kishin vėnė armėt nė siguresė dhe kishin hipur nė spondin e makinės.
    Ata e dinin se do tė kryenin qitje natėn, sipas programit mėsimor. Makina, pasi ishte futur nė njė rrugicė, mes njė vreshti me rrush, i pavjelė akoma, i cili i pėrkiste fermės “Gjergj Dimitrovi”, kishte ndaluar pranė njė lėndine tė vogėl. Nė krye tė lėndinės ndodhej njė gardh dhe rreth 300 metra mė tej njė shtėpi, e cila nuk kishte dritė fare... I pari zbriti oficeri M. D., pastaj zbritėn tėrė ata qė ndodheshin nė spondin e makinės...
     
    .
  7. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Detajet e pushkatimit te Kadri Hazbiut dhe Feēor Shehut, ne daten 10 shtator 1983

    Ora 23:15


    Dy nga shtate civilet plotesonin formularet qe mbahen sipas ligjit kur pushkatohet nje njeri, nderkohe qe nje prej tyre, me nje kasetofon ne dore, u afrua prane te denuarve me pushkatim.
    Civili me pistolete te varur krahe-qafe u tha me nje ton te prere: “Te denuar. Cila eshte deshira juaj e fundit?”.

    Kaluan me shume se gjashtedhjete sekonda dhe askush nuk po fliste. Asgje nuk pipetinte. Dy te denuarit qendronin te ngrire para toges se pushkatimit. Sipas ligjit, duhet te priten 90 sekonda qe i denuari te thote deshiren e fundit.
    Por heshtjen e theu Kadri Hazbiu. Ai tha me nje ze te mbytur: “Ne djall vafshi te gjithe”.
    Zeri i tij ishte shume veshtire te degjohej ne distance te larget. Ai tingellonte i trashe, ashtu siē del zeri i nje njeriu qe i jane shkulur te gjithe dhembet e gojes. Civilit qe regjistronte deshiren e fundit i ngriu kasetofoni ne dore kur degjoi keto pese fjale. Te gjithe prisnin qe ai te thoshte “kerkoj meshire”, qe ta regjistronin dhe t’ia ēonin ne zyre komandantit.
    Deshira e fundit e Kadri Hazbiut i shtangu te gjithe. Askush nuk orientohej dot.

    Ligji e kishte qe te fliste dhe Feēor Shehu. Civili me pistolete ne krah, qe ishte prokurori qe firmos vdekjen e te denuarve, i tha me ze me imponues, por qe nuk kishte timbrin e zerit te tij te vertete: “Deshira e fundit, i denuari Feēor Shehu”. “Edhe ju vafshi ne djall”. Feēor Shehu e njohu prokurorin qe kishte perballe. Ai i kishte propozuar qe ai te transferohej nga Prokuroria e Fierit ne ate te Tiranes. Tani nuk u besonte syve. Nje prej atyre qe u kishte bere mire ndodhej perballe tij si ekzekutor i nje vendimi te gjykates.

    Por 90 sekondat e deshires se fundit ishin plotesuar dhe dy oficeret civile qe mbanin shenime i thane diēka ne vesh oficerit M. D. Ai dha komanden qe ushtaret te hiqnin armet nga siguresa. Pas 30 sekondave dha komanden “Zjarr!”. Rreth 100 plumba 7.62 milimetershe ishin derdhur mbi trupat e Kadri Hazbiut dhe te Feēor Shehut. Nje ne 10 fisheke ishin gjurmelenes. Me shume se 10 plumba kishin depertuar ne trupat e dy te pushkatuarve.

    Ata u keputen si gjethe dhe rane ne fillim ne gjunje dhe pastaj ne toke. Toga e ushtareve vuri armet ne sigurese, dhe hipi ne makine. Makina u nis andej nga kishte ardhur. Shate civile ndenjen perballe dy te pushkatuarve. Prokurori qe do te firmoste per vdekjen e tyre, ne fillim nxori pistoleten e tij “TT” nga kellefi dhe me nje terheqje te tytes mbrapa i futi fishek ne goje.
    U afrua ne fillim te Feēor Shehu dhe i dha goditjen e fundit ne temthin e majte. Pas “Colpo di gracias” qe i kishte dhene ish-ministrit te Brendshem ai urdheroi qe te kthenin brinjas Kadri Hazbiun, i cili kishte rene permbys nga goditja e toges se pushkatimit. I dha dhe atij “Colpo di gracia” po ne temthin e majte.
    Pastaj urdheroi qe t’i lidhin te dy kufomat me nje pale pranga. Kapteri i lidhi. I shtyne drejt gropes dhe kater varrmihesit, qe po prisnin rreth 200 metra me tutje, erdhen dhe mbuluan gropen.

    Heret ne mengjes ata mbuluan me plisa me bar vendin e varrit dhe rreth tij mbollen disa ferra. Civilet kishin plotesuar harten, kishin firmosur dhe ishin larguar ne momentin qe ishin mbjelle dhe ferrat.

    Nje prej kater varrmihesve ne vitin 1994 u erdhi ne ndihme familjeve te dy te pushkatuarve, duke u treguar se ku ishin varrosur....
     
    .
  8. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Hekuran Isai: Ēfarė mė tha Kadri Hazbiu nė takimin e fundit

    “Me Kadri Hazbiun jam takuar nė qelitė e burgut 313 pak ditė para se tė dilte nė gjyq.
    Ai nuk pranonte asnjė nga akuzat qė i kishte bėrė grupi i hetimit. Nė ēdo kėrkesė qė i bėja unė si ministėr i Brendshėm, tregohej indiferent dhe thoshte se pėr to duhej t’u pėrgjigjej vetėm hetuesve”


    Kėshtu i kujton Hekuran Isai, ish-ministri i fundit i qeverisė komuniste takimet nė qelitė e burgut me paraardhėsin e tij, qė duhej tė pėrgjigjej para drejtėsisė pėr veprėn e tradhtisė ndaj partisė dhe pushtetit popullor. I arrestuar vetėm pak ditė pas mbledhjes sė Sekretariatit tė KQ, ku u kryqėzua me akuza tė shumta si bashkėpunėtorė i Mehmet Shehut, ish-ministri i Brendshėm duhej t’u jepte shpjegime disa prej ish-bashkėpunėtorėve mė tė afėrt tė tij, kėtė radhė nė pozicionin e tė pandehurit. Njėherazi me shpjegimet pėr ta, duhej tė rrėfehej edhe pėr pasardhėsin e tij pėr tė gjitha mėkatet qė kishte bėrė fshehurazi nė dėm tė partisė dhe Enver Hoxhės. Madje, siē akuzohej atėherė Kadri Hazbiu nė finale tė misionit tė tij kishte asgjėsimin fizik tė Enver Hoxhės.
    Hekuran Isai qė e ka dėgjuar nga afėr nė qelitė e burgut 313 dėshmon pėr gazetėn, se ai jo vetėm nuk pranoi asnjė nga akuzat qė i ishin adresuar nė fillim nga organet partiake, por shpėrfilli edhe ēdo dėshmitar tė manipuluar me tė cilin u ballafaqua gjatė procesit. Po si e mban mend Hekuran Isai takimin e fundit me Kadri Hazbiun. Cili ishte mesazhi qė mori ministri i Brendshėm pak ditė para se tė pushkatohej paraardhėsi i tij...

    Zoti Hekuran! Ju keni ardhur nė krye tė Ministrisė sė Brendshme pikėrisht nė kohėn kur ėshtė dėnuar Kadri Hazbiu, ish-ministri historik i Sigurimit tė Shtetit...

    Desha tė saktėsoj se unė jam caktuar me detyrėn e ministrit tė Brendshėm, jo pas dėnimit tė Kadri Hazbiut, por pas arrestimit tė Feēorr Shehut, i cili ishte bėrė shef i shėrbimit tė fshehtė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Ndėrkaq, Kadriu, kur unė u emėrova ministėr i Brendshėm ishte me detyrė ministėr i Mbrojtjes.

    Pra, nė tė njėjtėn kohė qė ju keni bėrė ministrin e Brendshėm, Kadriu ka kryer detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes...

    Ka qenė njė periudhė rreth njė vit, njė vit e gjysmė qė me Kadriun kemi ushtruar kėto detyra nė qeverinė e drejtuar nga Adil Ēarēani. Po me tė isha njohur shumė mė herėt. Madje, e kisha njė nga miqtė e asaj kohe. Nė shoqėrinė e tij shumė tė diela i kaloja nė zonėn e gjuetisė nė Vainin e Lezhės, nė Labinot, Qafė Shtamė etj. Pėr atė periudhė kur tė dy ishim pjesėtarė tė Byrosė Politike dhe tė kabinetit qeveritar, kemi kaluar mjaft mirė. Ishte njė miqėsi qė do tė ndėrpritej me furtunėn qė nisi gjatė gjykimit qė Enveri dhe Partia filloi t’i bėjė si pjesėtar i grupit tė Mehmet Shehut.

    Kur filloi kjo fushatė pėr kryqėzimin e Kadri Hazbiut?

    Kjo fushatė qė vinte nė diskutim besnikėrinė e Kadri Hazbiut dhe hidhte dyshimin pėr pjesėmarrjen e tij nė grupin armiqėsor tė Mehmet Shehut, filloi diku aty nga vera e vitit 1982.

    Ju atėherė ishit shefi i Sigurimit tė Shtetit dhe njė nga njerėzit mė tė besuar tė Enverit. Kur u njohėt pėr herė tė parė me dosjen e re qė u hap pėr Hazbiun, ndėrkohė qė ai kryente detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes?

    Ishte periudha kur partia kishte nisur aksionin politik kundėr pasojave qė kishte sjellė veprimtaria armiqėsore e Mehmet Shehut. Hap pas hapi gjurmimet me sa duket e ēuan Enverin deri te Kadriu, pasi dihej qė ai kishte qenė njė nga miqtė mė tė afėr tė tij. Pėr mė tepėr qė Kadri Hazbiu kishte qenė titullari kryesor i Sigurimit tė Shtetit gjatė gjithė kohės qė Mehmet Shehu kishte ushtruar veprimtarinė e tij tė fshehtė nė dėm tė partisė. Me sa mbaj mend ballafaqimi i parė me Kadri Hazbinė ka qenė mbledhja e Sekretariatit tė KQ e shtatorit ‘82, pastaj mbledhja e Byrosė Politike pesė ditė mė vonė, pėr t’u finalizuar me arrestimin e tij nė tetor tė po kėtij viti...

    A e mbani mend akuzėn kryesore qė ju vu nė dukje Kadri Hazbiut nė mbledhjen e Sekretariatit tė KQ?

    E para akuzė qė u adresua pėr tė kishte tė bėnte me dorėzimin e listės sė agjentėve tė Sigurimit tė Shtetit te KGB-ja e Bashkimit Sovjetik. Nė arkivat sekrete tė KQ ishte gjetur lista e kėtyre bashkėpunėtorėve qė ishin rekrutuar qė nė vitet e studimit nė Moskė dhe nuk e kishin ndėrprerė veprimtarinė deri mė ’75-ėn. Kjo u soll nė mbledhje si provė e pakontestueshme. Mė kujtohet se Kadriu u shfajėsua pėr kėtė me faktin se kjo procedurė kishte mbetur qė nga koha kur ne vazhdonim tė kishim marrėdhėnie tė mira me BS-nė.

    Sa u bindet ju si ministėr i Brendshėm akuza se Kadri Hazbiu mund tė kishte punuar pėr agjenturat e huaj? A rezultonte nga studimi qė i kishit bėrė juve dokumentacionit tė praktikės sė paraardhėsit se ai kishte shkelur vijėn e partisė?

    Kadri Hazbiu ka qenė njeri shumė kėmbėngulės nė punėn e vet. Tė paktėn mua kėshtu mė rezultonte. Pastaj kur u bė kjo mbledhje e Sekretariatit tė KQ, Enver Hoxha, nxori disa probleme tė rėndėsishme qė nuk mund tė rrinte pa u penalizuar Kadri Hazbiu. Njėra ėshtė kjo puna e agjentėve tė KGB-sė...
    Gjatė asaj mbledhjeje, Kadri Hazbiu ėshtė akuzuar se i ka dhėnė KGB-sė platformėn e Sigurimit tė Shtetit.

    Cila ishte e vėrteta e kėsaj dhe si u pėrgjigj ai ndaj kėsaj akuze?

    Platforma e Sigurimit tė Shtetit ishte si tė thuash pėr atė kohė “kushtetuta” e kėtij shėrbimi tė fshehtė. Miratimi i saj ishte ekskluzivitet i Byrosė Politike dhe ishte klasifikuar si njė dokument tepėr sekret me tė cilėn edhe sekretarėt e parė tė komiteteve duhet tė njiheshin me njė lloj rezerve. Kėtė praktikė unė kėshtu e gjeta, por edhe mė parė kėshtu kishte qenė. Nė mbledhje na doli qė ky sekret kaq i madh kishte shkuar deri nė Moskė. Kėtu ishte problemi qė e rėndonte Kadriun.

    Mbani mend si u pėrgjigj ai ndaj kėtij denoncimi qė nuk ishte i parėndėsishėm?

    Kadri Hazbiu e shkarkoi kėtė pėrgjegjėsi me faktin qė kjo platformė ėshtė bėrė gjatė kohės sė marrėdhėnieve tė mira me BS-nė. Sipas tij, kėshilltarėt sovjetik qė nė atė periudhė ishin nė Ministri tė Brendshme, jo vetėm qė kishin marrė pjesė nė hartimin e saj, por ata deri nė ditėn qė ikėn e kishin kėtė dokument nė zyrat e tyre.

    Nė atė mbledhje, siē del nga dokumenti i procesverbalit, Kadri Hazbiu ndėr tė tjera ėshtė akuzuar se ka mbytur Teme Sejkon nė ditėn qė ishte caktuar pėr tu pushkatuar...

    Historia e Teme Sejkos nuk ėshtė aq e mistershme sa ēfarė bėhet sė fundi. Kur ka ndodhur kjo ngjarje unė kam qenė nė Cėrrik, por kam lexuar dokumentet nė kohėn qė isha ministėr i Brendshėm. Sipas tyre, Temja del agjent i grekėve, i amerikanėve, por edhe i jugosllavėve. Ėshtė hedhur nė letėr e zeza nė tė bardhė...

    Nė fakt, ē’ndodhi me Teme Sejkon?

    Ishte vendosur dėnimi me pushkatim nga gjykata, ndėrkohė qė Ministria e Brendshme me njerėzit e saj shkon e merr natėn nė qeli dhe e mbyt diku nė njė bazė tė saj...

    Ēfarė ka ndodhur me Temen?

    Kur ishin mbyllur tė gjitha procedurat e gjykimit tė tij dhe grupit armiqėsor qė pėrfaqėsonte, Kadri Hazbiu i kėrkoi autorizim Enverit pėr tė vazhduar edhe njė seancė torturash ndaj tij me shpresėn se mos nxirrnin ndonjė gjė tė re. Dhe Kadriu ēoi aty Xhep Kollin dhe Nevzat Havzidarin. Ata e nxorėn Teme Sejkon qė priste skuadrėn e pushkatimit nė qeli dhe vazhduan siē kishin porosinė me tė nė njė bazė tė sigurimit nė periferi tė Tiranės. Me sa duket u mbeti nė dorė gjatė torturave dhe... Kaq.

    Pra, atė e mbytėn, nuk e pushkatuan...

    Thashė se u mbeti nė duar. Si ka qenė ajo punė ata e dinė. Kadriu foli dhe e shpjegoi gjatė nė mbledhjen e Sekretariatit kėtė ngjarje. E tha kėshtu siē po e rrėfej unė. Kėshtu erdhi fundi i Temes...

    Ndėrkaq, ju disa muaj mė vonė keni urdhėruar pėr tė gjetur eshtrat e tij. Ndėrkohė, ende edhe sot nuk dihet ku ėshtė vendvarrimi i Teme Sejkos...

    Sipas praktikės sė atėhershme, sigurimi kishte hartėn pėrkatėse pėr tė gjitha vendvarrimet e atyre qė ekzekutoheshin me vendim tė gjyqit. Kam pasur rastin tė shikoj mjaft nga kėto harta dhe desha tė shtoj se saktėsia e pasqyrimit nė to ėshtė mjaft e hollėsishme. Sa pėr Teme Sejkon, mesa kam dijeni nuk ėshtė gjetur akoma vendi ku prehen eshtrat e tij.

    Gjatė njė interviste qė Gani Kodra, ish shefi i sigurimit tė Byrosė Politike, ka dhėnė sė fundi pėr gazetėn dėshmon se gjatė kohės qė Kadri Hazbiu ka qėnė nė procesin e hetimit ju keni shkuar disa herė nė qeli tė tij, madje keni ushtruar edhe dhunė fizike...

    Gani Kodra, sė pari nuk ka qėnė me detyrė drejtor i Sigurimit tė Udhėheqjes, por thjesht njė shoqėrues i Mehmet Shehut. Ajo qė pretendon ai se unė kam ushtruar dhunė mbi Kadri Hazbiun, apo kam urdhėruar pėr ta torturuar nuk ėshtė e vėrtetė. Unė nuk kisha nevojė, madje as detyrė tė hetoja pėr Kadriun, pasi pėr kėtė punė kisha nė vartėsi grupin hetimor, me tė gjithė specialistėt pėrkatės.

    A ėshtė e vėrtetė qė ju keni shkuar nė qeli dhe keni marrė takim me Kadri Hazbiun nė kohėn qė ai ishte nė procesin e hetimit?

    Ėshtė tjetėr gjė shkuarja ime nė qelinė e Kadri Hazbiut dhe tjetėr gjė dėshmia e rreme se paskam ushtruar dhunė ndaj tij. Kam shkuar nė qeli bashkė me grupin hetimor. Ideja ka qėnė qė tė mėsoja nga afėr atė qė kishte ndodhur me tė. Tė mėsoja diēka mė shumė pėr ato qė ai akuzohej.

    E mbani mend sa herė keni shkuar nė qelinė e Kadri Hazbiut?

    Kam shkuar disa herė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kam qėnė i shoqėruar me grupin e hetuesėve Dilaver Bengasi etj

    A i pranonte akuzat Kadri hazbiu gjatė kėtyre takimeve qė ju bėnit me tė?

    Kadri Hazbiu nuk pranonte asnjė akuzė dhe tė gjitha ato qė hetuesit i hidhnin nė takim i rrėzonte, madje nė formė tė prerė.

    E mbani mend takimin e fundit me tė dhe ēfarė u tha Kadriu gjatė tij?

    E mbaj mend si tani. Kadri Hazbiu vazhdonte tė qėndronte kėmbėngulės nė ato qė kishte thėnė qė nė fillim. Nė takimin e fundit unė i thashė diēka dhe ai qė e dinte fort mirė pozicionin tim, sqaroi se pėrcka interesohesha unė duhej tu pėrgjegjej hetuesėve, pasi ishte detyra e tyre tė dėgjonin shpjegimet e tė pandehurit. Mė kujtohet qė ishte prerė nė fytyrė dhe ishte dobėsuar jashtė mase.

    Gjithėsesi, a morėt ndonjė mesazh tė veēant nga ky takim i fundit me Kadri Hazbiun?

    Me sa dukej ai ishte ndėrgjegjėsuar pėr atė qė e priste. Nė merakun e tij ishte familja me tė cilėn kishte lidhje shumė tė veēanta. Ishin fėmijėt qė i donte jashtė mase. Pėr ta pėr fatin e tyre ai mund tė bėnte gjithēka.

    Ēfarė u tha kur u ndatė me tė?

    Ishte njė dialog i vėshtirė, ishte njė pėrballje delikate. Nė ndonjė rast tjetėr do ta zbardh tė plotė atė qė mė kėrkoi Kadri Hazbiu...
     
    .
7 replies since 28/1/2010, 18:24   5215 views
  Share  
.