Kadri Hazbiu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Detajet e pushkatimit te Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut, ne daten 10 shtator 1983

    Ora 23:15


    Dy nga shtate civilet plotesonin formularet qe mbahen sipas ligjit kur pushkatohet nje njeri, nderkohe qe nje prej tyre, me nje kasetofon ne dore, u afrua prane te denuarve me pushkatim.
    Civili me pistolete te varur krahe-qafe u tha me nje ton te prere: “Te denuar. Cila eshte deshira juaj e fundit?”.

    Kaluan me shume se gjashtedhjete sekonda dhe askush nuk po fliste. Asgje nuk pipetinte. Dy te denuarit qendronin te ngrire para toges se pushkatimit. Sipas ligjit, duhet te priten 90 sekonda qe i denuari te thote deshiren e fundit.
    Por heshtjen e theu Kadri Hazbiu. Ai tha me nje ze te mbytur: “Ne djall vafshi te gjithe”.
    Zeri i tij ishte shume veshtire te degjohej ne distance te larget. Ai tingellonte i trashe, ashtu siç del zeri i nje njeriu qe i jane shkulur te gjithe dhembet e gojes. Civilit qe regjistronte deshiren e fundit i ngriu kasetofoni ne dore kur degjoi keto pese fjale. Te gjithe prisnin qe ai te thoshte “kerkoj meshire”, qe ta regjistronin dhe t’ia çonin ne zyre komandantit.
    Deshira e fundit e Kadri Hazbiut i shtangu te gjithe. Askush nuk orientohej dot.

    Ligji e kishte qe te fliste dhe Feçor Shehu. Civili me pistolete ne krah, qe ishte prokurori qe firmos vdekjen e te denuarve, i tha me ze me imponues, por qe nuk kishte timbrin e zerit te tij te vertete: “Deshira e fundit, i denuari Feçor Shehu”. “Edhe ju vafshi ne djall”. Feçor Shehu e njohu prokurorin qe kishte perballe. Ai i kishte propozuar qe ai te transferohej nga Prokuroria e Fierit ne ate te Tiranes. Tani nuk u besonte syve. Nje prej atyre qe u kishte bere mire ndodhej perballe tij si ekzekutor i nje vendimi te gjykates.

    Por 90 sekondat e deshires se fundit ishin plotesuar dhe dy oficeret civile qe mbanin shenime i thane diçka ne vesh oficerit M. D. Ai dha komanden qe ushtaret te hiqnin armet nga siguresa. Pas 30 sekondave dha komanden “Zjarr!”. Rreth 100 plumba 7.62 milimetershe ishin derdhur mbi trupat e Kadri Hazbiut dhe te Feçor Shehut. Nje ne 10 fisheke ishin gjurmelenes. Me shume se 10 plumba kishin depertuar ne trupat e dy te pushkatuarve.

    Ata u keputen si gjethe dhe rane ne fillim ne gjunje dhe pastaj ne toke. Toga e ushtareve vuri armet ne sigurese, dhe hipi ne makine. Makina u nis andej nga kishte ardhur. Shate civile ndenjen perballe dy te pushkatuarve. Prokurori qe do te firmoste per vdekjen e tyre, ne fillim nxori pistoleten e tij “TT” nga kellefi dhe me nje terheqje te tytes mbrapa i futi fishek ne goje.
    U afrua ne fillim te Feçor Shehu dhe i dha goditjen e fundit ne temthin e majte. Pas “Colpo di gracias” qe i kishte dhene ish-ministrit te Brendshem ai urdheroi qe te kthenin brinjas Kadri Hazbiun, i cili kishte rene permbys nga goditja e toges se pushkatimit. I dha dhe atij “Colpo di gracia” po ne temthin e majte.
    Pastaj urdheroi qe t’i lidhin te dy kufomat me nje pale pranga. Kapteri i lidhi. I shtyne drejt gropes dhe kater varrmihesit, qe po prisnin rreth 200 metra me tutje, erdhen dhe mbuluan gropen.

    Heret ne mengjes ata mbuluan me plisa me bar vendin e varrit dhe rreth tij mbollen disa ferra. Civilet kishin plotesuar harten, kishin firmosur dhe ishin larguar ne momentin qe ishin mbjelle dhe ferrat.

    Nje prej kater varrmihesve ne vitin 1994 u erdhi ne ndihme familjeve te dy te pushkatuarve, duke u treguar se ku ishin varrosur....
     
    .
7 replies since 28/1/2010, 18:24   5222 views
  Share  
.