Kadri Hazbiu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Misteri i natės sė fundit: E vranė apo vrau veten djali i Hazbiut?!

    Ishte janari i vitit 1989 kur ndėrroi jetė Agron Dauti, i biri i ish-ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu. Lajmin e morėn vesh tė parėt familjarėt, qė jetonin nė internim, nė Kurbnesh.

    Pastaj tragjedia do tė bėhej e njohur edhe pėr rrethin e gjerė tė shokėve tė tij. Fillimisht do tė ndihej tronditja pėr ngjarjen e papritur, mandej interesimi pėr rrethanat nė tė cilat ishte vrarė djali i ish-ministrit tė pushkatuar. Lėndimi do tė kapėrcente kufijtė e shtėpisė mes malesh e do tė pushtonte njė opinion tė gjerė. Shumėkush qė e pati njohur dhe adhuruar futbollistin e fillimviteve ‘80, do tė tronditej nga lajmi tragjik, pa mundur tė shkonte mė tej nė fatin e paracaktuar tė familjes sė destinuar pėr tė vuajtur si pjesė e “armikut tė partisė e tė popullit”. Dhimbja do t’ia linte vendin heshtjes dhe ēdo gjė pėr vrasjen e djaloshit 30-vjeēar do t’i destinohej hamendjeve tė gjithėfarėllojta.

    Ndėrkaq, Agron Dauti do tė shkonte nė banesėn e pėrjetshme nė prani tė katėr pesė tė afėrmve dhe ndonjė tė krisuri, qė kishte guxuar t’i linte lamtumirėn e tij shokut tė afėrt.

    Kanė kaluar 17 vjet nga ēasti mortor i saj pėrcjelljeje tė dhimbshme diku nė rrethinat e Kurbneshit tė largėt. Rrethanat e martirizimit tė djaloshit, qė e deshi aq shumė jetėn dhe sportin, kanė mbetur edhe sot ende tė pazbardhura. Dilema: “E vranė, apo vrau veten?” vazhdon tė dominojė tek tė gjithė ata qė e njohėn dhe i lidhi puna me tė. Pėrballė versionit zyrtar, sipas tė cilit, Agron Dauti u vetėshpėrthye me dinamit nė thellėsitė e galerisė nė kushtet e njė goditjeje nervore, qėndrojnė me dhjetėra opinione tė tjera qė bėjnė fjalė pėr njė asgjėsim nga tė tjerėt. Ka madje edhe hamendje qė e adresojnė krimin sa te punonjėsit e Sigurimit, aq edhe te njerėzit qė provuan penalizmin e tė atit nė kohėn kur bėnte ministrin e Brendshėm. Gjithsesi, misteri i dilemės vazhdon tė lėndojė paqen e njeriut qė ndėrroi jetė kur ende ishte nė lulen e jetės...

    Petrit Hazbiu dhe paqja e lėnduar e tė vėllait

    Petrit Hazbiu, i vėllai i Agronit ėshtė bėrė i njohur nė Tiranė sė fundmi me studion e famshme, diku nė rrugėn “Myslym Shyri”, ku projekton realitetet e nesėrme tė qyteteve shqiptare. Emri i mirė qė ka krijuar si arkitekt e mban tė angazhuar mbi projekte pėr orė tė tėra. Megjithatė, kur troket te zyra e tij dhe i kėrkon tė tė rrėfejė pėr Agronin, shkėputet paksa nga puna, mbushet nga ngazėllimi dhe fillon tė tregojė nė mirėbesim pėr ato qė ka pėrjetuar nga bashkėjetesa me tė si vėlla, por edhe si shok. Eshtė i prirur t’i bjerė shkurtazi bisedės dhe tė flasė nė pėrgjithėsi pėr jetėn e Agronit, pa u futur nė detaje dhe aspekte, qė ende kanė profilin e misterit. E ka shumė tė vėshtirė dhe hera-herės mundohet tė fshehė lotėt qė i rrjedhin prapa xhamave tė errėt tė syzeve. Nuk ka dėshirė tė tėrheqė vėmendjen e opinionit me dhimbjen e familjarėve tė tij dhe mundohet tė arsyetojė pse ndihet ngushtė sa herė i kėrkojnė diēka pėr tė vėllanė. Mė shumė se njė reagim emocional i ēastit, ėshtė njė pakt moral i tij dhe i familjes Hazbiu pėr ta pėrjetuar tragjedinė e njeriut tė dashur nė vetminė e tyre. “Se nuk duam t’ia lėndojmė paqen aty ku prehet Agroni ynė i shtrenjtė!”, tė shpjegon Petriti me mirėsjellje arsyet e kėsaj sjelljeje fisnike, ndėrkohė qė pėr mė shumė tė ofron takimet me shokėt e shumtė qė pati Agroni nė Tiranė e nė Kurbnesh, tė cilėt edhe tani kanė mbetur mysafirė tė nderuar nė shtėpinė e tyre. Pastaj vjen njė moment qė biseda me arkitektin e plagosur shpirtėrisht ngec si me komandė. Eshtė pikėrisht ēasti kur i kėrkon tė tė kujtojė aq sa mban mend nga dita fatale e tė vėllait dhe rrethanat nė tė cilat ndėrroi jetė ai. Aty Petriti ėshtė gati ta prishė “kontratėn e fjalės” dhe mblidhet nė vetvete sikur t’i kesh shkaktuar njė gjė tronditėse.

    Me kėtė qėndrim i vėllai i dinamovitit tė talentuar qė nuk jeton mė, tė mbyll ēdo hapėsirė pėr tė rrėmuar ditėvrasjen e Agronit. Ndėrkaq, Petriti nuk rri pa pėrmendur edhe njė lėndim qė i shkaktojnė gazetarėt, tė cilėt nė mjaft raste sa herė bėhet fjalė pėr tė vėllanė, i shmangen emrit tė tij dhe nuk pėrtojnė tė citojnė djalin e ish-ministrit. Agroni kishte emrin e tij dhe ishte shumė dinjitoz pėr kėtė, thotė ai duke tė pėrmendur emrat e shokėve me tė cilėt ai ishte mik deri nė ēastet e fundit tė jetės. Dhe aty pėr aty tė pėrmend Viktor Gjikolėn, Luigj Gjinin, Gjergj Lucėn, Nue Gjikolėn, Shpresa Pepkolėn...
    Gjithsesi, Petriti ėshtė i vendosur nė bindjen se i vėllai ėshtė interesant me jetėn, me gjalljen dhe rininė e tij qė pati njė shkėlqim tė veēantė.

    konturet e njė vrasjeje misterioze

    Viktor Gjikola, ish-minatori i dikurshėm i Kurbneshit, tashmė punon nė njė nga zyrat e marrėdhėnieve me publikun nė Qarkun e Lezhės. Pėr tek ai tė adreson i vėllai i Agronit, qė e veēon shoqėrinė me tė, sidomos gjatė periudhės kur punonin tė tre nė sektorėt e vėshtirė tė galerive tė nėntokės. Ishte koha kur Viktori, pėr ēėshtje biografie, do tė mbetej poet i ndaluar, ashtu sikundėr do tė mbetej i burgosur talenti i Agronit pėr futbollin. Kjo ishte njė arsye mė shumė qė i bashkonte nė ato vite tė vėshtira. Nė bisedėn me tė, tė bėn pėrshtypje njė lloj detyrimi qė ndjen pėr tė rrėfyer tė pathėnat e vėrteta, siē shpjegohet ai pėr djalin e shkėlqyer qė mbėrriti nga Tirana nė Kurbnesh dhe u bė miku i minatorėve dhe i banorėve tė tjerė tė zonės. “Ishte njeri i shkėlqyer, i dashur, i afrueshėm, kėmbėngulės dhe gjithmonė energjik, pavarėsisht kushteve tė jashtėzakonshme nė tė cilat jetonte”, shprehet pėrmbledhtazi Viktori, qė, siē thotė, e ka pasur nga shokėt mė tė mirė qė ka njohur. Nė kėtė linjė me konsiderata e mbresa nga miqėsia me Agronin, tė cilat i ka ngulitur nė kujtesė, Viktori vazhdon gjatė tregimin e tij.

    Madje diku kėmbėngul pėr ta dėgjuar me vėmendje. Ai kujton njė ēast dobėsinė e Agronit pėr nėnė Hedon, e cila ishte e sėmurė, me probleme serioze nga zemra. “Hedo pėr tė ishte perėndia”, cilėson miku i ditėve tė vėshtira i familjes Hazbiu, pa harruar tė pėrmendė dashurinė e veēantė tė Agronit pėr nipėrit e mbesat, qė u detyruan pėr arsye politike tė rriteshin jetim me prindėr tė gjallė. Po rrėfimi i tij ngec pikėrisht kur biseda vjen te ēasti fatal i janarit ‘89. Pėr Viktorin, njeriun e lidhur ngushtė me familjen Hazbiu, dilema “vrau veten apo e vranė?!” ėshtė njė mėdyshje, qė anon mė shumė nga kjo e dyta. Megjithatė, ai e vlerėson jo shumė tė rėndėsishėm kėtė fakt, pasi cilado tė ketė qenė mėnyra e vrasjes sė tij, tragjedia ishte produkt i sistemit antinjerėzor me emėrtimin komunist. Nuk ėshtė ndodhur nė ato ēaste nė vendin e ngjarjes dhe gjithmonė ka dyshuar nė versionin e njė vetėvrasjeje. Madje as tani, pas 17 vjetėsh, nuk e beson qė miku i tij tė arrinte deri kėtu. Kėtė bindje e mbėshtet nė argumente, qė siē thotė, janė tė patjetėrsueshme. Dhe fillon t’i rreshtojė nė mėnyrėn e vet...

    “E para, Agroni ishte njė djalė me kurajė, qė edhe nė kushtet mė tronditėse dinte tė delte mbi to. E dyta, jemi nė vitin ’89, kur ishte konturuar pak a shumė tjetėrsimi i sistemit dhe kėtė Agroni e ndiqte me shumė vėmendje dhe shpresė. Nga ana tjetėr, tė gjithė ne qė i kemi njohur marrėdhėniet e tyre familjare gjatė kohės sė internimit, mbajmė mend kurajėn qė rrezatonte Agroni tek tė tjerėt. Dhe mė kryesorja, ai ishte njė njeri qė e pėrbuzte aktin e vetėvrasjes nė ēdo lloj rrethane, madje shpesh, kur qėllonte biseda pėr raste tė kėsaj natyre, ai e quante njė lloj krimi”. Interesimit pėr tė shkuar tek e vėrteta, Viktor Gjikola i pėrgjigjet me shpjegimet qė mund tė ofrojnė njerėzit qė kanė qenė atė ditė pranė Agronit. Kėtu, me sa i kujtohet atij, mund tė ndihmojė Shpresa Koleka (Pepkola) njė nga ekonomistet e ish-minierės, qė ka marrė vesh e para lajmin pėr vrasjen e tij. Pėr mė tej, sipas mikut tė ish-futbollistit tė martirizuar nė minierė, mund tė ofrojė informacion ish-drejtori i minierės, Ndue Marku, qė duhet ta ketė marrė vesh patjetėr kushtet nė tė cilat ndodhi ngjarja makabre atė mbrėmje janari tė vitit ‘89...

    tronditja e ēasteve tė para

    Ajo ka qenė nė zyrė nė momentin e shpėrthimit qė mori jetėn e Agron Dautit. Ka qenė nga tė parat qė ėshtė njohur me lajmin tragjik pėr vdekjen e tij. “Aksident nė galeri, ėshtė vrarė Agron Dauti!”, kujton ajo thirrjen e njė minatori tė ri, i cili sapo kishte dalė nga hyrja e minierės qė ishte afėr zyrės sė saj. “Ua, Goni, djali i Kadri Hazbiut!”, kujton Shpresa tronditjen dhe habinė e shoqeve tė saj ato momente. Mė tej, tregimi i saj ka tė bėjė me pėrjetimet e para pas ngjarjes fatale. “Ato momente tė gjithė pėrmendnin vetėm fjalėn aksident, shton Shpresa. Kėshtu flitej shpesh nė raste tė kėsaj natyre.

    Fjalėn aksident e dėgjova edhe gjatė njė raportimi qė u bė nė telefon pak minuta mė vonė. Vazhduan kėshtu ēaste tė tėra. Dikush u porosit pėr tė lajmėruar Petritin, tė vėllanė, qė atė ditė ishte turn tjetėr. Pastaj u dukėn dritat e njė gazi tė Degės sė Punėve tė Brendshme. Pas kėsaj thanė se nė galerinė ku kishte ndodhur shpėrthimi ishin futur ekspertėt. Ndėrkohė kishte rėnė nata. U larguam nga puna me dhimbjen qė kishte shkaktuar vdekja aksidentale e Agronit. Tė pakėn deri nė kohėn qė ishim aty e dinim se kishim tė bėnim me njė aksident. Vetėm tė nesėrmen do tė dėgjonim nė zyrat e ndėrmarrjes se ajo kishte qenė njė vetėvrasje (!)”.

    Teksa i kthehet kėsaj retrospektive tė dhimbshme. Shpresa Pepkola, vajza nga Bregu. qė e ka kaluar rininė e saj nė kėto vise tė largėta, tė shpalos dyshimet e para qė ka ndjerė nė ndryshimin e cilėsimit tė ngjarjes nga aksident, nė vetėvrasje. Ndėrsa tė rekomandon njė takim me ish drejtorin e minierės tė asaj periudhe, ka dėshirė tė tė japė edhe konsideratat e saj pėr Agronin, qė siē e mban mend ajo, ka qenė njė djalė i kulturuar, i sinqertė dhe shumė fisnik, pavarėsisht kushteve tejet tė vėshtira nė tė cilat jetonte. “Njė djalė i tillė, me njė kurajė tė spikatur, nuk mund tė arrinte kurrė nė njė akt tė tillė fatal”, pėrmbledh ajo rrėfimin pėr njeriun qė ka humbur jetėn nė minierė njė ditė janari tė vitit ‘89, nė kapėrcyellin e sistemeve politike nė Shqipėri...

    Drejtori Marku dhe “vetėvrasja” zyrtare

    Ndue Marku ka qėnė drejtor i minierės sė Kurbneshit nė kohėn e tragjedisė sė Agron Dautit. Eshtė njė tip i mbyllur dhe duket mė serioz nga mosha qė ka. Megjithatė, bėhet shumė disponibėl kur i kėrkon diēka nga mbresat e tij pėr Agronin. “Ata ishin dy vėllezėr qė filluan punė me turne nė minierė menjėherė sa mbėrritėn nė Kurbnesh”, tregon ai, “Tė dy djem tė qetė e tė edukuar. U integruan me dinjitet nė shoqėrinė me minatorėt dhe qysh nė fillimet e punės fituan respektin e tyre”. Pėr ish-drejtorin e Kurbneshit, fakti qė ata nuk i kishin sjellė as shqetėsimin mė tė vogėl, madje ishin ndėr punėtorėt qė tejkalonin vazhdimisht normėn, ishte diēka domethėnėse, pavarėsisht “lėndės” qė kėrkonin fshehtas punonjėsit e Sigurimit pėr ēdo detaj tė jetės sė tyre, si dy nga fėmijėt e “armikut tė partisė e tė popullit”. Mė tej Ndue Marku ndjehet disi ngushtė kur i kėrkon diēka pėr ngjarjen tragjike tė janarit ‘89. Rrėfimi i tij herė pas here merr profilin e njė ndodhie, qė e ka mėsuar nga tė tjerėt...

    “Mbrėmjen qė ka ndodhur ngjarja unė isha nė shtėpi nė Rrėshen. E kam marrė vesh nė mėngjes. Nė orėn 03:00 pas mesnate, trokiti nė derė njė nga policėt e qytetit dhe mė tha se ishte vrarė djali i Kadri Hazbiut. U gjenda nė zyrė aty nga ora 07:00. Aty gjeta dhjetėra hetues e policė dhe njė dyzinė ekspertėsh, qė kishin mbėrritur nga Prokuroria e Pėrgjithshme. Nė tė gjitha rastet e kėsaj natyre ngjarjet ishin mjaftuar me ekspertizėn e specialistėve tė rrethit. Kėtė herė porosia mesa dukej ishte dhėnė pėr tė tejkaluar profesionalizmin dhe besueshmėrinė e tyre. Kjo ndoshta pėr nga specifika e emrit tė viktimės. Me pėrfundimet e tyre u njoha sapo mbėrrita. Bėhej fjalė pėr vetėvrasje nė kushtet e njė tronditjeje psikike. Mė shumė se kaq, unė drejtori i minierės nuk mund tė zbardhja version tjetėr. Aty pėr aty dhashė urdhėr pėr tė marrė masat e nevojshme pėr tė ndihmuar me aq sa kishim mundėsi familjen. Ndėrkaq, i pari qė mė trokiti nė zyrė ishte i vėllai i Agronit, Petriti, i cili kishte me vete rrobat me tė cilat do tė vishte trupin e viktimės, qė nė atė moment e kishim sistemuar nė njė nga zyrat e minierės. Pasi e ngushėllova dhe i shpjegova rrethanat qė kishin zbardhur ekspertėt, dėgjova vetėm njė reagim nga goja e tij: “Zoti drejtor, vėllai im nuk mund ta bėnte kurrė kėtė, madje ai me shpirtin qė kishte nuk mund tė therte as njė pulė!” E shoqėrova pėr te trupi i tė vėllait dhe komunikova me pėrgjegjėsin e komunales pėr ceremoninė mortore...”

    Kėshtu e kujton drejtori i minierės sė Kurbneshit ditėn e ngjarjes sė 28 janarit 1989. Ai pėr ēdo gjė i referohet ekspertizės zyrtare, qė mė shumė se aksident, e cilėson vetėvrasje. Megjithatė, drejtori, pėrtej pozicionit zyrtar, ėshtė njeri qė jo pėr ēdo gjė mund t’u besojė letrave. “Mė kanė munduar edhe mua dyshimet qė dėgjoheshin nėn zė atėherė, shton ai nė mirėbesim. Madje, kam bėrė edhe njė lloj investigimi privat, duke u kthyer te njerėzit qė kanė qenė dėshmitarė nė ngjarje. Po deri tani nuk kam gjetur ndonjė argument tė fortė qė ta pėrjashtojė vetėvrasjen...” Tė fundit qė ka takuar vetėm para pak kohėsh ka qenė Geg Lufi (Shkurti), i cili ka qenė nė ēastet e fundit nė ballė tė galerisė me Agronin...

    ēastet fatale nė ballė tė galerisė

    Njeriu qė ka ndarė minutat e fundit tė jetės sė tij me Agron Dautajn, quhet Gegė Lufi, i cili dikur mbante mbiemrin Shkurti, pėr efekt biografie. Mjafton njė trokitje nė rajonin e policisė tė Rubikut dhe tė shfaqet pėrpara profili i tij me uniformėn qė i shkon nė trupin e bėshėm. Ka qenė dikur minator dhe pas viteve ‘90 e ka gjetur veten e tij nė radhėt e forcave tė Rendit. Sa e merr vesh shkakun se, pėr ēfarė e ke kėrkuar, tė fton nė kafe dhe fillon tė tregojė me qetėsi...

    “Ishte pasditja e datės 28 shkurt 1989. Para se tė fillonim punė nė galeri me Gonin, u takuam me pėrgjegjėsin e sektorit, pėr t’u kėshilluar pėr ēka do tė bėnim nė turn. Agroni rikthehej nė punė pas tetė ditėsh, pasi kishte qenė i sėmurė me regjim shtrati. Kishte mbaruar raportin mjekėsor dhe detyrimisht duhej tė paraqitej nė minierė. Mbaj mend qė kėrkoi pėr tė vazhduar pushimin, se nuk ndjehej mirė, po pėrgjegjėsi hezitoi, madje me kėmbėngulje. “Mė beso, nuk mundem, ndjehem keq”, iu lut Agroni, por ishe e kotė. Madje, aty pėr aty punėdhėnėsi na ndėrroi edhe galerinė e zakonshme ku punonim gjithnjė me Gonin. Nejse, filluam punė dhe deri aty rreth orės tetė tė mbrėmjes gati kishim mbyllur ciklin, siē i thoshim atėherė pėrfundimit tė evadimit tė mineralit nga balli i frontit tė galerisė. Teksa lashė Gonin tė mbushte njė gjysmė vagoni qė kishte mbetur ende, u largova nga galeria pėr tė pėrgatitur pajisjet e nevojshme pėr procesin e plasjeve. Nuk kaluan as dhjetė minuta pas kėsaj, kur u dėgjua njė zhurmė shpėrthimi, qė u pasua me tymin qė filloi tė vinte nga balli i galerisė. Pėr momentin mendova se do tė kishim tė bėnim me ndonjė minė tė paplasur dhe vrapova pėr te Goni. Mbėrrita nė ēast aty, po ē’tė shikoja, trupi i tij ishte copėtuar dhe copat e mishit ishin shpėrndarė nė tė gjitha faqet e galerisė. Nė brez kishte fitilin detonator rreth 2 metra. Gjithēka rreth tij ishte mbuluar me pluhur. Dola me vrap dhe dhashė lajmin. U thirra pas kėsaj edhe nga ekspertėt. Dėshmova atė qė dija dhe bindjen time se kishim tė bėnim me vetėvrasje. Ishte tronditėse dhe e dhimbshme humbja e tij. E kisha njė nga shokėt mė tė mirė. Ndėr tė tjera na bashkonte edhe ndėshkimi politik, unė si nipi i Lufajve dhe ai si djalė i Kadri Hazbiut, qė ishte pushkatuar nga regjimi. Kaq, dhe pastaj...”
    Mė tej, njeriu qė ėshtė ndarė i fundit me viktimėn e datės 28 janar 1989, tė thotė se ēdo dilemė pėrtej kėtij varianti ėshtė e kotė. Duket i bindur nė atė qė tė thotė dhe tė kėrkon pėr ta ndihmuar me adresėn e familjarėve tė Agronit, pėr tė bėrė njė vizitė si miku i tij...

    Largimi nga ekipi i futbollit tė Kurbneshit, dėnimi i dytė i Agronit

    Prania e Agron Dautit nė ekipin e futbollit tė minierės sė Kurbneshit, do ta bėnte kėtė tė fundit tė sfidonte tė gjitha skuadrat e tjera tė rrethit tė Mirditės. I kujtohet mirė ky detaj Ndue Markut, ish-drejtorit tė minierės, pasi e bėnte tė ndjehej mirė pėrballė kolegėve tė tjerė qė drejtonin ndėrmarrjet e mėdha nė zonė. Ndėrkaq, nga kjo histori ruan edhe njė qortim, qė pėr kohėn nuk ishte i rėndomtė. Teksa ekipi i drejtuar nga Agroni kishte mundur mė nė fund edhe atė tė qytetit, dikush nga lart do tė pozicionohej parimisht dhe bashkė me urdhrin pėr tė zhdukur nga skuadra e futbollit djalin e armikut tė partisė, do tė ndėshkonte edhe drejtorin pėr mungesė tė luftės sė klasave.
    Nga kjo histori, Ndueja mban mend sidomos paraqitjen e djalit tė ish-ministrit tė Brendshėm me kostumin e bukur sportiv dhe atletet me njė mbishkrim anash. Te kjo pamje e tij dikush kishte kėrkuar origjinėn borgjeze tė veshjes dhe kishte kėmbėngulur pėr pėrkthimin e mbishkrimeve nė tė. “Kjo, shton ish-drejtori i ndėrmarrjes, do ta lėndonte edhe mė shumė Agronin, i cili do ta pėrjetonte me dhimbjen e njė dėnimi tė dytė...”
     
    .
7 replies since 28/1/2010, 18:24   5222 views
  Share  
.