Kadri Hazbiu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Shkarkimi i Kadri Hazbiut si ministėr dhe arrestimi i tij si "armik"

    5 tetorit 1982 -1 shtator 1983

    Pas gjyqit politik, dėnimi me vdekje i Kadri Hazbiut


    Pas gjyqit politik nė Byro qė nisi mė 5 tetor 1982, prangat pėr ministrin e Mbrojtjes, "armikun" Kadri Hazbiu, ishin njė formalitet. Disa muaj nė hetuesi, ku provoi dhe torturat, Hazbiu dėnohet me vdekje nga Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė mė 1 shtator 1983. Ja si thuhet mes tė tjerave nė kėtė vendim tė Kolegjit, shkėputur nga arkivi i Ministrisė sė Brendshme, Dosja "Hazbiu"

    Data 8 tetor 1982

    Pas diskutimit 15-ditor nė Komitetin Qendror dhe nė Byronė Politike tė veprimtarisė armiqėsore tė Mehmet Shehut, nė orėn 07:00, mbi 50 oficerėt mė tė zgjedhur tė Sigurimit tė Shtetit rrethuan shtėpinė e Kadri Hazbiut, qė ndodhej atje ku sot ėshtė vendosur njė stacion televiziv sportiv privat.

    Qė nė orėn 22:00 ishin paralizuar rojet e Kadri Habiut dhe ishin marrė masat qė tė bėhej njė arrestim shumė spektakolar.

    Kadri Hazbiu dilte nė orėn 07:00 nga shtėpia dhe sapo zbriti shkallėt dhe u drejtua pėr te makina qė e priste e ndezur nė oborr, atij iu vunė prangat.

    Mbi trupin e tij u derdhėn mbi 15 oficerė tė Sigurimit, tė cilėt i shkaktuan shumė hematoma.

    Ata e lidhėn kėmbė e duar duke i vendosur dhe skafandėr nė kokė.

    Ai u ēua nė Burgun 313. Historia e torturės sė Kadri Hazbiut ishte mė tronditėsja dhe mė makabrja.

    Atij iu shkulėn dhėmbėt, iu shkulėn thonjtė dhe tėrė kohėn mbahej i lidhur kėmbė e duar me zinxhirė dhe me skafandėr nė kokė.

    E reja e tėrė kėtij raportimi ėshtė se nė qelinė e tij qėndronin brenda, gjatė gjithė kohės, tre oficerė tė Sigurimit me skafandėr nė kokė, nga frika se mos i vriste Kadri Hazbiu.

    Tmerri nga Kadri Hazbiu ishte shumė shumė i madh…


    "Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, prej datės 22 gusht gjer mė datėn 1 shtator 1983, gjykoi nė seancė gjyqėsore me dyer tė mbyllura ēėshtjen penale qė u pėrket tė pandehurve:

    1-Kadri Hazbiu: I biri i Hazbiut dhe i Xhevos, lindur nė vitin 1922 nė Mavrovė tė Vlorės dhe banues nė Tiranė, me origjinė shoqėrore fshatar i pasur dhe me gjendje shoqėrore nėpunės (ish-ministėr i Mbrojtjes), i martuar me katėr fėmijė, i pėrjashtuar nga Partia, i padėnuar mė parė, nuk mban tituj e dekorata, i arrestuar mė 15 tetor 1982, 2-Feēorr Shehu… 3- Mihallaq Ziēishti, 4- Llambi Peēini..., 5- Gani Kodra..., 6-Ali Ēeno..., 7- Xhavit Ismailaga...., tė cilėt akuzohen se:

    Kanė tradhtuar Atdheun duke u vėnė nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja, duke kryer detyrat e ngarkuara nga ata dhe nė drejtimin e poliagjentit Mehmet Shehu, kanė marrė pjesė nė pėrgatitjen e njė puēi ushtarak pėr pėrmbysjen e diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri. Kanė marrė pjesė aktive nė organizatėn kundėrrevolucionare komplotiste e puēiste, kanė kryer veprime pėrgatitore pėr eliminimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė KQ, kanė sabotuar vijėn politike tė partisė nė fusha tė ndryshme dhe nė ekonomi duke i sjellė shtetit njė dėm pasuror me vlerė 1.219,764 lekė, si dhe kanė zhvilluar agjitacion e propagandė pėr dobėsimin dhe minimin e shtetit tė diktaturės sė proletariatit.Trupi gjykues i bazuar nė rrethanat e faktet e ēėshtjes, vėren:

    Tė pandehurit, pėr tė arritur qėllimin kriminal tė pėrmbysjes sė pushtetit popullor nė Shqipėri, e kanė realizuar veprimtarinė e tyre nė disa drejtime:

    Sė pari: Tė pandehurit duke qenė agjentė tė zbulimeve tė huaja, kanė zhvilluar aktivitet tė gjerė spiunazhi nė favor tė kėtyre tė fundit.

    Poliagjenti Mehmet Shehu qė ka qenė edhe kreu i organizatės ėshtė rekrutuar nga shėrbimet e huaja qė nė kohėn e luftės nacionalēlirimtare... Ndihmėsi mė i afėrt i poliagjentit Mehmet Shehu ka qenė i pandehuri Kadri Hazbiu, i cili ėshtė vėnė nė shėrbim tė Zbulimit jugosllav qysh gjatė luftės nga Dushan Mugosha... I pandehuri tjetėr, Mihallaq Ziēishti, ėshtė vėnė fillimisht nė shėrbim tė Zbulimit jugosllav dhe mė vonė nė shėrbim tė Zbulimit sovjetik. Sipas dėshmisė sė Fiqrete Shehut, kėta tė pandehur janė vėnė nga mercenari Mehmet Shehu nė shėrbim tė agjenturave tė huaja.

    Sė dyti: Nga gjykimi i ēėshtjes rezultoi plotėsisht e provuar se tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti janė pjesėtarė aktivė tė organizatės kundėrrevolucionare tė krijuar nga armiku Mehmet Shehu, e cila ka kryer veprime tė shumta duke synuar tė godasė Partinė dhe Udhėheqėsin e saj, si dhe tė pėrmbysė diktaturėn e proletariatit e tė vendosė nė Shqipėri rendin borgjezo-revizionist...

    ... Ekzistenca e kėsaj organizate kundėrrevolucionare dhe veprimtaria e gjerė, si dhe e gjatė e saj pėrbėn njė pjesė tė rėndėsishme tė komplotit tė madh tė kurdisur nga imperializmi e social-imperializmi revizionist, dhe nė pėrgjithėsi nga reaksioni botėror kundėr shtetit dhe popullit shqiptar. Mehmet Shehu qysh nė vitin 1942, i urdhėruar nga agjencitė e Zbulimit amerikan dhe anglez erdhi nė Shqipėri me qėllim qė tė futet nė radhėt e Partisė e tė marrė pjesė nė LANĒ pėr ta dėmtuar e minuar nga brenda kėtė. ...Pasi mėson nga Dushan Mugosha pozicionin armiqėsor tė Fiqrete Sanxhaktarit, Mehmet Shehu vihet nė bashkėpunim e madje martohet me tė. E qysh atėherė kėta dy armiq tė egėr e dinakė nisin luftėn e tyre pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor. Ata dhe pjesėtarėt e tjerė tė kėsaj organizate, pas ēdo goditje qė u ka dhėnė partia grupeve armiqėsore kanė pėrdorur tė njėjtėn taktikė pėr tė mbuluar gjurmėt e tyre armiqėsore: Nga njėra anė godasin me forcė armiqtė e demaskuar, e nga ana tjetėr punonin nė prapaskenė pėr tė shpėtuar kėdo qė mundnin. Dhe kėshtu studionin kandidatėt e pėrshtatshėm pėr tė shtuar radhėt e tyre, siē kanė bėrė me tė pandehurit Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga, Llambi Ziēishti etj. Sikurse doli, qėndrimi pėrfundimtar i kėsaj organizate ishte kthimi i vendit tonė nė njė shtet kapitalist me anėn e njė puēi ushtarak...

    Sė treti: Nga zhvillimi i gjyqit rezultoi plotėsisht e provuar se tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti, nė bashkėpunim me agjenturat e huaja, kanė kryer veprime terroriste pėr likuidimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror... Tė pandehurit Kadri Hazbiu e Feēor Shehu sė bashku me tė pandehuri Llambi Peēini, nuk e pranojnė gjithė kėtė veprimtari terroriste...

    Sė katėrti: Nga gjithė zhvillimi i hetimit dhe i gjykimit u vėrtetua plotėsisht se njė nga drejtimet kryesore tė kėsaj organizate, tė drejtuar nga tradhtari Mehmet Shehu, ka qenė sabotimi i zbatimit tė direktivave tė partisė nė fushat e ndryshme tė zhvillimit tė vendit.

    Tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti kanė pėrmbushur detyra tė posaēme pėr tė penguar e shtrembėruar zbatimin e vijės sė partisė dhe pėr tė sabotuar sektorėt qė mbulonin...

    Sė pesti: U vėrtetua gjithashtu se tė shtatė tė pandehurit kanė kryer krimin e agjitacionit e tė propagandės kundėr partisė dhe shtetit tonė tė diktaturės sė proletariatit. Tė gjithė anėtarėt e kėsaj organizate kundėrrevolucionare i janė kundėrvėnė vijės marksiste-leniniste tė partisė sonė nė tė gjitha fushat, duke agjituar e propaganduar me njėri-tjetrin kundėr tė gjitha fitoreve tė arritura nė vendin tonė...

    Tė pandehurit Kadri Hazbiu e Feēor Shehu nė bashkėpunim me tė tjerėt kanė sabotuar qėndrimin e Partisė tonė pėr ngjarjet e Kosovės dhe i kanė quajtur zhvillimet aty si tė shpejtuara... Gjykata, duke analizuar tė gjitha provat e administruara nė hetuesi e nė gjykatė, arrin nė pėrfundimin se akuzat nė ngarkim tė tė pandehurve Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti, janė tė drejta e tė bazuara. Pėr kėto arsye, Trupi gjykues nė mbėshtetje tė neneve 149 dhe 150 tė Kodit tė Procedurės Penale tė Shqipėrisė, vendosi: Tė deklarojė fajtorė tė pandehurit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga e Mihallaq Ziēishti pėr krime e tradhti ndaj Atdheut, pjesėmarrje aktive nė organizatė kundėrrevolucionare, veprės terroriste tė ngelur nė fazėn e pėrgatitjes, sabotimit dhe agjitacionit e propagandės kundėr shtetit, dhe i dėnon:

    1-Kadri Hazbiun, me vdekje dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 2- Feēorr Shehu me vdekje dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 3- Mihallaq Ziēishti me 25 vjet tė heqjes sė lirisė dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 4- Llambi Peēini, me vdekje, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e sė drejtės sė zgjedhjes pėr pesė vjet, 5- Ali Ēenon, me 10 vjet heqje tė lirisė, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e tė drejtės sė zgjedhjeve pėr 5 vjet, 6- Gani Kodrėn me 10 vjet heqje tė lirisė, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e tė drejtės sė zgjedhjeve pėr 5 vjet, 7- Xhavit Ismailagėn me 10 vjet heqje tė lirisė, me heqjen e dekoratave dhe me heqjen e tė drejtės sė zgjedhjeve pėr 5 vjet..!"

    (Arkiva e Ministrisė sė Brendshme)

    Edited by tiranaforum - 29/1/2010, 20:28
     
    .
7 replies since 28/1/2010, 18:24   5222 views
  Share  
.