Kadri Hazbiu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Cilesite e nje ministri me 25 vjet ne detyre

    Modest, entuziast, i zgjuar, ekspresiv, me karakter, psikolog, me nje dashuri te pakufishme per njerezit. Dhe si nje kapak qe mbulon enen, me nje memorie qe do ta kishte zili edhe kompjuteri. Petriti nis te rendise nje e nga nje te gjitha to cilesi qe ai mban mend per babain e vet. "Kur linda une babi ishte minister dhe une jam rritur si nje djale ministri. Por ama asnjehere nuk kam pare tek babai njeriun qe gezonte privilegje. Njeriun vetem te rrepte dhe te ashper qe e ben detyra. Ai ishte krejt tjeter ne shtepi. Shume i dashur i perkujdesur. Ndersa per memorien? Ajo ishte antastike. Petriri tregon nje rast kur ne ate Pleniumin e zi Enveri mes te tjerave i thote se kishte ikur njehere ne Gjermani pa i marre leje. Por Kadriu cohet ne kembe dhe i drejtohet Hekuran Isait, ne ate kohe Minister i Brendshem: shko ne arkiv, merr filan dosje me kete numer, hape ne faqen filan dhe ke 18 faqe te shkruar me boje te kuqe dhe aty keni te shkruar informacionin. Dhe ne fakt ashtu doli. Verifikimet nxoren se pikerisht kjo adrese arkivore ishte sakte dhe me e sakte se kjo, ishte dhe njoftimi per ate vizite. Por vetite e Kadriut nuk jane shprehur vetem ne detyren e tij. Petriti tregon se ai kishte miqesi me te gjithe llojet e njerezve, me artiste, sportise e aktore. Madje ne vitin 1950 ai eshte themeluesi i ekipit te Dinamos. Ndersa gjuetaret edhe sot e kesaj dite thone se qites si Kadriu nuk ka.

    Familja dhe Kadri Hazbiu

    Kur e pyet djalin e Kadri Hazbiut nese e ka genjyer ndonjehere babane, ai leshon menjere nje "cfare thua more". "Une jo vetem qe nuk guxoja ta genjeja, por nuk e di nese ndonje atje te puna mund te kete bere bere gje te tille", thote Petriti. Sipas tij, kjo nuk ishte per frike se sa per nje raport qe ia vendoste me njerezit. "Eshte e vertete,- thote ai-, babi asjehere nuk na ka perkeledhur ne femijeve, por ama shembulli i jeteses se tij e kultures e i bagazhit flisnin me shume se keshillat". "Fjala vjen,- thote Petriti. Sot femijeve mundohemi ti mesojme per gjithcka dhe mes tyre futet edhe si duhet te sillen kur dikush vjen ne shtepi. Ndersa ndyshe ndodhte me babane tim. Ai nuk thoshte fjala vjen se kur miku cohet per te ikur nga shtepia, ne femijet duhet ta percillnim deri tek dera. Por ama, po te cohej babai dhe ta percillte ate per ne ky veprim ishte nje "urdher". Ne fakt te jesh femije i nje ministri te Brendshem duhet te jesh i privuar nga shume gjera. Por Petriti tregon se asnjehere Kadriu nuk u transmetonte shqetesimet dhe problemet e tij. Vetem nje rregull kishte vene: ora 20.00 duhet te ishim ne shtepi. Si cdokush qe do te pelqente te kishte nje relike nga babi qe nuk jeton me edhe Petriti e ka nje te tille. "Kollaren e marteses ma dhuroi dhe ma lidhi babai. Qe nga ajo dite ajo nuk eshte zgjidhur ansjehere. Per kete arsye une edhe sot nuk di te lidh kollare", tregon ai. Por edhe dhomen e gjumit, nje cante dhe disa sende te tjera, jane objekte me te cilat duket sikur cmallet.

    Perse e eleminuan?

    Duhet roman per te shkruar te gjitha arsyet e medha perse u eleminua Kadri Hazbiu. Ne kete pike Petriti duket haptaz qe nuk ka fare deshire te flase. "Jane gjera qe nese i meson te renditura mire, cdokush i kupton", pergjigjet ai. Sipas Petritit, karakteri i Kadriut dhe tipi krejt ndryshe mes asaj kaste byroistesh perbente jo pak problem i cili rritej ne progresion. "Me kujtohet mire fraza e Hoxhes: ti Kadri po na ben karshillek. Cili ishte ky karshillek: fakti qe njerezit e donin? Fakti qe ai ishte i thjeshte? Qe nuk banonte ne bllok? Qe nuk merrte asnjehere pushime ndersa byroistet e tjere rrinin me muaj te tere ne plazh? Qe nuk merrte asnjehere dietat? Qe ndihmonte kedo qe i kerkonte ndihme? "Pra, ky tip tjeter per ate kohe ishte bere nje pengese" thote Petriti.

    Hazbiu, 25 vjet minister i Brendshem

    Vetem nje grup shume i vogel njerezisht duhet te kene qene ata qe parashikonin ne ate illim vjeshte te vitit 1982 se njeriut te fuqishem te asaj kohe po i rreshkiste toka nen kembe. Me nje background per ta pasur zili, me nje karriere te shkelyer dhe per me teper nje nga figurat me kryesore te shtetit per dekada me radhe, kurrkush nuk mund ta merrte me mend se nje dite e gjithe veprimtaia e tij do te therrmohej si nje pirg rere. Por vetem pas kaq vitesh, per here te pare ne shtyp publikohet nje curriculm i plote i ketij njeriu. Ne te njejten kohe Kadri Hazbiu eshte edhe rekordmbajtesi per jetegjatesine me te madhe ne detyren e ministrit te Brendshem. Me 25 vjet ne krye te dikasterit me te rendesishem, as qe mund te mendohet se dikush mund ta thyeje kete rekord. Por qe te vinte deri aty, Kadriut i eshte dashur shume mund, energji e deri tek sakfrica fizike. Kadri Hazbiu rridhte nga nje familje me shume tradita ne fushen intelektuale por edhe pasurore ne Vlore. I ati i tij, Cano Dautaj, kishte studiuar ne Stamboll dhe ishte nje nga kater udheheqesit e Luftes se Vlores. Nisja e Luftes Antifashiste e perfshiu edhe nxenesin e shkolles Tregtare ne qytetin bregdetar. Te dhenat dokumetare flasin se Hazbiu ka qene nje nga organizatoret e protestave te organizuar nga rinia ne kete qytet. Ne vitin 1942 ai pranohet ne radhet e Partise Komuniste duke nisur keshtu nje aktivitet qe me pas do te vihej ne funksion te shtetit te asaj kohe. Gjate luftes ai vuri ne dispozicion te gjithe pasurne e tij monetare dhe shpirterore. Banesa e tij ne fshatin Mavrove ishte nje strehe e partizaneve. Me tej Hazbiu lufoi me arme ne dore i inkuadruar ne Ceten Plake te Vlores, ne Brigaden e V-te duke luftuar deri ne Gjakove. Gjate luftes plagoset dy here ku me e rende ka qene ajo e betejes ne qytetin kosovar. Per gati 22 vjet Hazbiu ka jetuar me plumbin ne bark, nje rast krejt i rralle ky per mjekesine. Clirimi i Shqiperise per Kadri Hazbiun ishte edhe nje start i mire per karrieren e tij. Ishte vetem 23 vjec kur u emerua Shef i Sigurimit te Ushtrise edhe pse profesioni i deriatehershem ishte ekonomia. Por, studimet ne kete kohe ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske e profilizuan ne fushen e agjentures dhe te ceshtjeve te policise. Pas kthimit ne atdhe perpara e prisnin detyra shume me te rendesishme aq sa do ta kthehnin ate shume shpejt ne nje nga shtyllat me te forta te shtetit. E nis ne fillim si punonjes i thjeshte ne Ministrine e Brendshme, por cilesite e tij bien shpejt ne sy dhe emerohet zevendesminister detyre qe e mban deri ne vitin 1954. Me pas emerohet Minister i Brendshem, nje detyre qe do ta mbante per gati nje cerek shekulli. Ne vitin 1979 ai u emeroua Minister i Mbrojtjes. Pikerisht ky post duket se ishte tersi i tij. Ne vitin 1981 u vra Mehmet Shehu dhe qe nga ai moment furtuna dhe rrebeshi i sulmeve te Hoxhes do te sillej rreth e qark tij. U perjashtua me shume buje nga Partia ne Pleniumin e Komitetit Qendroi ne vitit 1982, i akuzuar si armik i popullit dhe i partise. Me akuzen e permbysjes me dhune te pushtetit popullor dhe si autor i nje tentatvie per te eleminuar Enver Hoxhen, Hazbiu denohet me vdekje dhe ekzekutohet ne 10 shtator te vtit 1983. Per gati 12 vjet eshtrat e tij nuk diheshin se ku ishin. Vetem pas nderrimit te sistemeve djali i tij Petriti nisi kalvarin e kerkimeve dhe pas pese vjet pune invesigative arrin te zbuloje ne 4 nentor te viti 1995 ne afersi te Selites eshtrat e e babait ne nje varr me ato te zevendes ministrit te Brendshem Fecorr Shehu.
     
    .
7 replies since 28/1/2010, 18:24   5222 views
  Share  
.