Kadri Hazbiu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Jeta e panjohur e Kadri Hazbiut

    Petrit Hazbiut nuk i duhej te pyeste babane e tij minister te Brendshem, se si ishte situata ne Shqiperi: E qete, e nxehte, me probleme, apo dhe gati per lufte. Mjafton te shikonte se si i ati, Kadriu, mbante pistoleten ne trup dhe gjithcka merrejvesh. Nese ajo ishte e futur ne kellef dhe e mberthyer me percinen, do te thoshte se punet ecnin vaj. Shqiperia nuk rrezikohej nga kush, babai po ashtu dhe se punet e partise ishin krejt normale. Por, nese pistoleta ishte vendosur perpara, edhe pse ishte ne kellef, do te thoshte se dicka kishte ndodhur. Ose, sepaku, pritej te ndodhte. Po te mos kishte ate kellefin prej lekure: po behej nami. Nje pozicion i tille ishte edhe ato dite shtatori te vitit 1982, kur Kadri Hazbiu u perjashtua nga partia, nga Pleniumi i Komitetit Qendror dhe me pas u arrestua. Qe nga ky moment, djalit te ministrit te Brendshem qe qendroi ne post per 25 vjet, nuk i humbi vetem ai baromentri me te cilin maste situatat e vendit, por i humbi fizikisht edhe babai, xhaxhai, vellai, me vone nena dhe mbi te gjitha jeta normale. Neser, kur mbushen 80 vjet nga lindja e Kadri Hazbiut, i biri i tij 48 vjecar, per here te pare rrefen per median se kush ishte Kadri Hazbiu, si e ka njohur ai, jeta nga lindja deri ne vdekje, raportet me familjen por edhe nje te fshehte qe del ne drite pas kaq vjetesh: Kadriu Hazbiu i ka kerkuar doreheqjen Enver Hoxhes dy here gjate karrieres se tij, por kjo nuk i eshte pranuar.

    Kadri Hazbiu, i harruari i byrositeve

    Eshte me i palakuari. Edhe ne media nuk ka qene personazh. Kadri Hazbiu mund te quhet i harruari i byroisteve. Kjo edhe per faktin se familjaret e tij nuk kane dashur ti bejne ekspoze. Petriti tregon se gjate kesaj kohe eshte munduar te beje ate detyrim moral qe ka nje djale per babane e tij dhe vetem kaq. Per te tjerat ai thote i bindur se eshte historia ajo qe do ta vleresoje figuren e tij. Me nje qetesi te habitshme Petriti nuk kerkon ti bejne elozhe te atit. "Per mua,- thote ai,- Kadriu ka qene model i nje prindi dhe i nje jeriu te perkushtuar per punen. Porse si e vlereson historia ate, ajo eshte pune e saj. Mua me mjafton te them se babai im ka qene idealist per kete vend dhe per kete shtet".

    Doreheqjet e pazbuluara

    Rekordi me 25 vjet ne krye te Ministrise se Brendhsme mundet te mos ishte i tille nese Partia e Punes dhe Enveri nuk do te ishin dakord me dy momente jo pak te rendesishme ne jeten e Kadri Hazbiut. Pergjate karrieres se tij pushtetare dhe partiake, njeriu i hekurt i ka kerkuar dy here me shkrim Enver Hoxhes doreheqjen. Petriti tregon se e para ka ndodhur ne vitin 1959 dhe e dyta ne vitin 1966. Ne te dy moment ishte minister i Brendshem. Por cila ishte arsyeja e nje terheqje te tille? Petriti tregon se ato ne fakt nuk lidheshin me ndonje problem personal, apo perplasje me ndonje personazh nga kasta e asaj kohe. "Ishte thjeshte nje reflektim i babait lidhur me brezat". "Edhe sot,- tregon ai,- keto kerkesa jane te shkruara dhe ndodhen si dokumenta ne arkiva. Aty duket qarte qe Kadriu i ka motivuar keto doreheqje me lirimin e postit qe ai mbante me nje kuader me te ri ne moshe". Petriti shton me tej se e di mire qe Kadriu eshte shprehur se "eshte koha t'ua leme stafeten brezave te rinj". "Nje zevendesim mund ti bente mire te gjitheve", ka shkruar ai gati me te njetat fjale ne te dy kerkesat. Por, nuk ishte e thene qe idealizmi i Kadriut te realizohej. Kushedi pastaj si i eshte dukur kjo Enver Hoxhes. Ndoshta nje terheqje e Hazbiut do te thoshte qe efekti domino mund te kapte edhe vete Hoxhen. Keshtuqe, ato dy doreheqje jo vetem qe nuk u moren parasysh, por u mohuan te ishin bere edhe ne ate te famshin Plenium kur Hoxha e akuzoi Kdriun se ka dashur te merrte pushtetin.

    "Vetem diktator jo"

    "E nisem luften si patriot dhe e perfunduam si komuniste". Petritit edhe sot i rri ne mendje kjo fraze qe sipas tij babai e perseriste shpesh. "Nuk e vleresoja si atehere dhe tani, por e them me bindje se ideali i babit qe iu fut asaj lufte ishte me shume si atdhetar se sa si komunist. Me pas cdo gje morri rrjedhe tjeter. Per Petritin nuk i takon atij te vleresoje nese i ati beri apo nuk beri mire qe u be komunist dhe u lidh me Partine Komuniste dhe me vone me pushtetin e saj. "Ajo ka qene nje zgjedhje e babait tim dhe une kurrsesi nuk mund te marre atributet e njeriut qe te beje vleresuesin", thote ai. Per mua me shume kane rendesi faktet qe tregojne se babi im ka qene nje njeri i devotshem dhe i prirur per te bere dicka per vendin etij. "Te tjerat,- thekson ai", jane vetem ne duart e historianeve". Por nese e pyet Petritin nese babai i tij ishte apo jo diktator ai qesh dhe pergjigjen e jep duke vene ne pune retoriken: Nese babi im quhet diktator, atehere kush mbetet per te mos u cilesuar i tille?

    I prirur per te ndihmuar

    Petrit Hazbiu edhe sot e ka si ne fotografi ate dite dite dimri te vitit 1964. Teksa ecte drejt Lezhes me babane e tij ne nje xhips dora e ngritur e nje kalimtari u shoqerua me nje urdher, "ndalo": "Kam gruan shtatzane dhe i kane nisur dhimbjet. A ka mundesi te ma coni ne qytet"? Pa mbaruar mire fjalet e fshatarit qe nuk e dinte se po i drejtohej vete ministrit te Brendshem, Kadriu zbriti nga makina. Te njejten gje beri edhe Petriti e bashke me te edhe shoqeruesi. "Ktheje makinen dhe dergoje ne qytet", ishte urdheri i dyte. Djaloshi 12 vjecar por edhe shoqeruesi u habiten: Me cfare do te vazhdonte rrugen me tej nje nga njerezit me te fuqishem te Shqiperise se asaj kohe? Shume e thjeshte. Duke ngritur doren si kalimtar. Dhe nje nga makinat e rastit nuk nguroi te merrte kete kalimtar te rralle, shoferi i se ciles nuk e dinte se pasagjeri ishte i kaq i rendesishem. Vetem kur mberriti ne Lezhe drejtuesit e Deges se Puneve te Brendshme dhane alarmin per shefin qe u kishte ardhur me nje makine rastit. Perkujdesja shkoi deri atje saqe u hetua se cili ishte ai njeri qe e ktheu prapsh ministrin. Vetem ne pake ore nje sigurims grumbulloi te dhena dhe mesoi se Kadri Hazbiu i kishte dhene ndihme nje te deklasuari, armiku te partise dhe te internuar. Por keto fjale nuk pine shume uje kur nga goja e tij nisen te renditeshin ne syte e Kadriut cilesite armike. "Ai kishte nevoje per ndihme ishte njeri dhe nuk ka rendesi ishte apo jo armik", ia ktheu babai, tregon Petriti. Ky ishte Kadriu Hazbiu: "I rrepte, i thjeshte, autoritar, por kurre i ashper", thote i biri
     
    .
7 replies since 28/1/2010, 18:24   5222 views
  Share  
.