Miqėsia e Enverit me Eqerem Ēabejn

Nexhmije Hoxha

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Mirroor
     
    .

    User deleted


    16 tetori mė nxiti t'i kthehem dy ngjarjeve tė shėnuara qė vitit qė shkoi 2008, ku u pėrkujtuan 100 vjetorėt e lindjes sė dy djemve vėrsnikė tė Gjirokastrės, Enver Hoxhės dhe Eqerem Ēabejt.
    Prof. Eqerem Ēabej dhe Enver Hoxha, pa diskutim janė dy bijtė mė tė shquar qė lindi Gjirokastra nė fillimet e shekullit tė 20-tė dhe i ka vėnė ata nė panteonin e bijve tė vet mė tė nderuar, qė nga Rilindasit dhe deri te ata qė luftuan pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė nga zgjedha pesėshekullore otomane si dhe ata qė luftuan pėr ēlirimin e atdheut nga pushtuesit e rinj, nazifashistėt italo-gjermanė.

    Dy djemtė vėrsnikė tė Gjirokastrės, si atdhetarė tė mėdhenj shqiptarė, njėri si politikan tjetri si dijetar, janė jo vetėm krenaria e popullit tė kėsaj ane, por edhe e gjithė Shqipėrisė dhe e kombit shqiptar, pėr ēka ata u dhanė kėtyre. Shteti shqiptar heshti dhe i injoroi kėto dy ngjarje tė shėnuara, kėto dy personalitete tė shquara nė realitetin politik dhe kulturor tė vendit, siē qenė Enver Hoxha dhe prof. Eqerem Ēabej, por shokėt, kolegėt, miqtė e tyre, si nė Gjirokastėr, si nė Tiranė, nė Shqipėri, nė Kosovė e kudo ku jetojnė shqiptarė, i pėrkujtuan dhe i nderuan denjėsisht pėr luftėn e punėn gjysėm shekullore qė bėnė, njėri nė rrugėn e lirisė dhe tė pavarėsisė, tjetri nė rrugėn e dijes dhe tė shkencės.


    Po kėshtu edhe nėpėr botė, ku ka dashamirės tė Shqipėrisė dhe tė Enverit, nga njė anė, si dhe nga njė palė tjetėr, bashkėpunėtorė dhe admirues, albanologė tė shkencėtarit tonė, prof. Eqerem Ēabejt, u organizuan mbledhje e u shkruan artikuj. Nė gjithė kėto veprimtari njė angazhim total pati secili nga ana e familjes sė vet. Pėr familjen time ka qenė njė kėnaqėsi e madhe qė i pėrjetuam me shumė emocion festimet pėrkujtimore pėr njeriun tonė mė tė dashur. U jemi thellėsisht mirėnjohės gjithė shqiptarėve e miqve tė huaj, si atyre brenda e jashtė vendit qė na nderuan me pjesėmarrjen e mbėshtetjen dashamirėse tė tyre.

    Nga kujtimet qė ka lėnė Enveri nuk rezulton qė nė fėmijėrinė e rininė e tyre nė Gjirokastėr tė kenė qenė shokė, tė kenė luajtur bashkė ose tė kenė ndjekur tė njėjtėn shkollė. Ėshtė i njohur fakti qė tė dy ndoqėn rrugė tė ndryshme pėr arsimimin e tyre: Enveri shkoi nė Korēė, nė Liceun Francez mė vonė nė Francė, nė Montpelie, kurse Eqerem Ēabej shkoi nė Austri, nė Vjenė, ku ndoqi studimet e larta.

    Eqerem Ēabej, i pajisur me njė kulturė tė gjerė nė fushėn e gjuhėsisė, iu pėrkushtua totalisht e me pasion sqarimit tė prejardhjes e problemeve tė tjera tė gjuhės shqipe, gjuhės qė mbajti tė gjallė popullin tonė nė shekuj dhe arriti t'i japė asaj baza shkencore. Ky pasion nė profesion, por njėkohėsisht i bindur pėr shėrbimin e tij atdhetar, bėri qė prof. Eqerem Ēabej tė qėndrojė i mbyllur nė punėn e vet, i mėnjanuar nga Lufta Nacionalēlirimtare, por asnjė ēast kundėr saj. Askush mė mirė e mė bukur sesa Enveri nuk e ka pėrcaktuar qėndrimin e kėtij personaliteti tė lartė tė shkencės sonė, kur ai, nė njė mbledhje me intelektualė tė kryeqytetit e trupėn mėsimore tė Universitetit tė ri tha: "Eqeremi mori njė kulturė gjermane kur ishte i ri dhe mori rrugėn e tij nė jetė, ashtu si e gjykonte ai, rrugė e ndryshme nga ajo e jona. Ėshtė fakt se ai nuk ka qenė nė njė radhė me ne, por kur u ēlirua atdheu nuk e mori baltėn e atdheut nė thundrėn e kėpucėve si disa" - tha Enveri shumė i emocionuar, duke vazhduar me vlerėsime tė larta si shkencėtar e me kulturė tė gjerė e pėr ndihmėn qė po i jepte shkollės sonė me tekste tė njė niveli tė lartė tė gjuhės shqipe dhe me pėrgatitjen e kuadrove tė reja nė kėtė fushė.

    Unė, nga ana ime do tė shtoja kėtu nga jeta ime ilegale gjatė luftės Nacionalēlirimtare, kur punoja nė Tiranė dhe merreshim me afrimin e nacionalistėve, patriotėve dhe intelektualėve progresistė, kisha dėgjuar qė disa nga kėta kuadro, qė quheshin "dojē kultur", duke pėrjashtuar politikanėt qė u vunė nė shėrbim tė pushtuesve, e kam fjalėn pėr tė tjerė, si mjekė e profesorė, mblidheshin ēdo natė nė lokale tė caktuara ose nė shtėpitė e tyre me oficerė tė lartė gjermanė dhe luanin deri nė agim me karta, poker a ku di unė. Pėr kėto takime na informonin punėtorėt e shėrbimit, simpatizantė tė Luftės Nacionalēlirimtare, madje, nė ndonjė rast, edhe vetė zonja e shtėpisė, me tė cilėn kisha lidhje antifashiste, mė pati thėnė: "na kanė ardhė nė majė tė hundės, por s'kemi ē'tė bėjmė, vijnė!".


    Kurse Eqerem Ēabej qe njė nga ata intelektualė dinjitozė qė qėndroi larg kėtyre presioneve e "miqėsive" tė imponuara".

    Qė nė vitet e para pas ēlirimit, Enveri mė radhėn e shumė problemeve tė atyre viteve tė vėshtira, u angazhua t'i hapte rrugėn e zhvillimit tė kulturės. Ėshtė e njohur qė ai, qė nė ditėn e parė tė hyrjes sė qeverisė sė re nė Tiranė i premtoi popullit: "Mė shumė bukė, mė shumė kulturė!". Dhe kėtė premtim e mbajti: zhduku kandilėt e analfabetizmin dhe e bėri Shqipėrinė me universitet e Akademi tė Shkencave e tė Arteve. Tė mė falin lexuesit qė fitore tė tilla tė shtetit socialist po ia atribuoj personalisht Enverit. Jo, unė mė shumė se kushdo, mund tė dėshmoj se, edhe nė rrethana tė jashtėzakonshme Enveri punonte dhe mendonte kolegjialisht, me forumet e zgjedhura nga partia. Unė e kam tė qartė edhe konceptin mbi rolin e individit nė shoqėri, qė s'ka tė bėjė fare me kultin e individit.


    Enveri ėshtė i pandarė nga Partia e Punės e Shqipėrisė dhe shteti socialist i Republikės Popullore, por unė po pėrdor kėtė gjuhė, emrin e pėrveēėm tė Enverit, sepse kėtė gjuhė po pėrdorin politikanėt e sotėm shtetėrorė dhe propaganda politike nė pėrgjithėsi: gjersa Enverit i ngarkohen gjithė tė ligat e tė kėqijat qė janė bėrė nė kėtė vend gjatė gjysėm shekulli, atėherė le t'i njihen, le tė flasim edhe pėr tė mirat qė i ka lėnė Enver Hoxha kėtij vendi, si politikan e si burrė shteti, me kulturė tė gjerė e vision tė qartė, pėr tė ardhmen progresive, pėrparimtare tė shoqėrisė shqiptare. E them me plot gojėn, qė as nė kaluarėn, as edhe nė ditėt e sotme, unė nuk njoh njė politikan tė lartė shtetėror qė tė kenė qenė a tė jetė afėr intelektualėve, njeėrėzve tė kulturės e tė shkencave, se sa Enver Hoxha, jo duke iu imponuar atyre, por duke i dėgjuar ata, duke peshuar vlerėn e propozimeve, iniciativave tė tyre dhe ai, nga pozitat e funksionit tė tij, tė lartė nė parti e njėkohėsisht nė shtet t'u siguronte mundėsitė ligjore, materiale, financiare e mbėshtetje politike pėr projektet e tyre.

    Le tė ndalemi te shkenca e gjuhėsisė e studiuesit tonė nė kėtė fushė. Mund tė them se Enveri ndiqte drejtpėrdrejt e me interesim tė veēantė hapat qė bėheshin nė drejtim tė sqarimit tė problemeve tė gjuhės shqipe, qė nga pėrkatėsia e saj e deri nė arritjen e problemit madhor tė njehtėsimit tė gjuhės letrare. Ai ishte i vetėdijshėm se pėr arritjen nė kėtė majė tė gjuhėsisė kombėtare shqiptare, duhej - siē thoshte - "ecur shkallė-shkallė" se kjo punė nuk bėhet me "dekret". Enveri kishte bindjen se kjo punė do tė bėhej nga gjuhėtarėt shqiptarė, te tė cilėt ai kishte besim, si te Eqerem Ēabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj dhe bashkėpunėtorė tė tyre, se ai njihte formimin e lartė kulturor dhe shkencor tė tyre, pėrkushtimin lidhur me studimet pėr gjuhėn shqipe, punėn kolosale qė bėnė pėr tekstet e shkollave qė u shtrinė edhe nė skajet mė tė thella tė vendit dhe po pregatisnin pranė tyre njė plejadė kuadrosh tė rinj nė fushėn e gjuhėsisė nė pėrgjithėsi e tė gjuhės shqipe nė veēanti, duke u treguar nxėnės e vazhdues tė denjė tė albanologėve nėpėr botė e duke transferuar qendrėn e tyre nga kryeqytetet e Evropės nė Tiranė, me mbėshtetjen e plotė tė shtetit, po edhe nė Prishtinė me iniciativat dhe pėrkushtimin e intelektualėve kosovarė pėr zhvillimin e shkencave, lidhur me gjuhėn shqipe dhe kulturėn e pėrbashkėt tė kombit shqiptar.

    Kur qė nė kongreset e para tė Partisė nė pushtet, Enver Hoxha, nė raportin e tij nė detyrat pėr tė ardhmen, nė radhėn e tyre vinte edhe hartimin e tre veprave themelore qė do tė ndihmonin sistemin e normėzimit tė gjuhės letrare, siē ishin: "gramatika e gjuhės sė sotme shqipe", "Fjalori shpjegues normativ" dhe "Ortografia e re", kjo nuk do tė thoshte se pėr kėto u vendos nė aparatin e Komitetit Qendror, apo nga vetė Enver Hoxha. Do tė ishte absurde tė mendohej kėshtu, por "lidershipi" - siē pėrdoret sot - i partisė nė pushtet, dėgjonte e merrte mendimin e specialistėve tė fushės dhe nga pozita e funksionit politik dhe shtetėror, ai pėrkrah hekurudhės sė parė, hidrocentralit a objekteve tė para industriale e nė bujqėsi, pėrfshinte nė programin e Partisė e nė planet shtetėrore edhe vepra tė tilla, si ato qė u pėrmendėn mė lart. Po kėshtu, veprohej pėr objektivat qė duheshin arritur brenda planeve pesėvjeēare ose edhe atyre perspektive dhjetė e pesėmbėdhjetė vjeēare pėr arsimin, shėndetėsinė, kinematografinė, sportin etj.

    Me kėtė bashkėveprim nė mes politikės dhe shkencės u arrit brenda njė dhjetėvjeēari tė hartohen "Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe" qė u botuan si "projekt", i cili qe njė kod drejtshkrimor pėr njė gjuhė kombėtare tė njehėsuar. Ky "projekt" u bė i detyrueshėm pėr organet shtetėrore, pėr shtypin etj. Por Enveri mendonte se kjo ēėshtje "nuk mund tė zgjidhet thjesht nė rrugė administrative, por duhet tė pranohet nga e gjithė shoqėria si njė zgjidhje themelore". Prandaj, sipas porosive tė Enverit, "Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe" u diskutuan gjatė pesė viteve nė tė gjitha rrethet me pjesėmarrjen aktive tė organizatave tė Partisė, atyre shoqėrore, tė institucioneve ekzekutive shtetėrore, me pjesėmarrjen e gjerė, sidomos tė arsimtarėve, krijuesve tė letėrsisė, punonjėsve tė shtypit, qytetarė dashamirės pėr gjuhėn letrare shqipe etj.

    Zbatimi i kėtyre rregullave tė drejtshkrimit u vendos edhe nė Kosovė e nė vise tė tjera tė banuara nga shqiptarė, tė pranuara nga Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės (prill 1968). Duke u nisur nga parimi "Njė komb - njė gjuhė letrare", kjo konsultė vendosi "si gjuhė letrare e shqiptarėve nė Jugosllavi tė njihej "njėzėri" gjuha letrare e vendit amė". Ky qe njė hap me rėndėsi historike epokale.

    Kur, nė vazhdim tė kėtij bashkėpunimi pozitiv, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė dėrgoi nė Komitetin Qendror tė Partisė propozimin pėr organizimin e njė mbledhjeje tė pėrqendruar shkencore, ku tė merrnin pjesė njėzet gjuhėtarė dhe arsimtarė me pėrvojė, disa nga shkrimtarėt dhe gazetarėt mė tė njohur si dhe redaktorė tė shtėpive botuese. Gjithashtu, propozohej qė nė kėtė mbledhje tė ftoheshin edhe studiues tė shqipes nga Kosova dhe arbėreshėt e Italisė. Kur u njoh Enveri me kėtė propozim modest pėr njė ēėshtje tė madhe, me rėndėsi mbarėkombėtare e historike, shprehu mendimin tė bėhej jo njė mbledhje e ngushtė, por njė Kongres Shkencor Kombėtar, tė cilin ai e pėrfytyronte si njė Kongres i Dytė, nė vazhdim tė Kongresit tė Manastirit (1908). "tė dy kėta kongrese - tha ai - do tė lidhnin dy epoka tė mėdha historike -Kongresi i Manastirit vendosi njehsimin e alfabetit, kurse ky "Kongres" i dytė pas 60 vjetėsh, do tė vendosė pėr njėsimin e drejtshkrimit tė gjuhės sonė letrare".

    Ky sugjerim u prit me mjaft entusiazėm nga shkencėtarėt e gjuhėsisė, tė cilėt iu vunė punės seriozisht, qė nga kryearkitekti i "projektit" shkencor pėr tė ardhmen e gjuhės shqipe, prof. Eqerem Ēabej me bashkėpunėtorėt e tij tė vjetėr e deri te gjuhėtari mė i ri dinamik, Androkli Kostallari.

    Kėshtu u konceptua dhe u arrit tė organizohej Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, i cili i zhvilloi punimet nė Tiranė, nga data 20 deri nė 25 nėntor 1972, nė sallėn e Kuvendit. Nė Kongres morėn pjesė 87 delegatė dhe mbi 300 tė ftuar nga tė gjitha rrethet e vendit, nga shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė e tė Malit tė Zi dhe nga arbėreshėt e Italisė. Ishin ftuar edhe albanologė tė huaj.

    Enveri asistoi nė Kongres nė ditėn e hapjes dhe nė seancėn e mbylljes. Ndoqi me shumė interesim dhe vėmendje referatin dhe diskutimet e shkencėtarėve gjuhėtarė dhe kur nga presidiumi ku isha unė, hidhja sytė nga llozha ku ishte Enveri, pashė qė ishte shumė i emocionuar saqė, fshehurazi, fuste nė gjuhė ndonjė trinitinė, qė i mbante nė xhepin e jelekut. Kur u kthyem nė shtėpi, ende i prekur, mė shprehu pėrshtypjet e tij pėr referatin dhe diskutimet, vlerėsoi lart kumtesėn e Ēabejt, duke e cilėsuar si "dijetar i shquar i gjuhės sonė dhe me horizont tė gjerė mbi trashėgiminė kulturore tė vendit".

    Ndėr tė tjerė ai veēoi profesorin kosovar Idriz Ajetin, pėr tė cilin tha (dhe qė i ka tė shkruara nė ditarin e tij): "foli shumė mirė" dhe e cilėson si "luftėtar i shquar i mbrojtjes e i pėrhapjes dhe mė nė fund i vendosjes sė gjuhės letrare shqipe edhe nė Kosovė".

    Nė pushimin mes seancave tė mbylljes sė Kongresit atij i thanė se Komisioni Organizues i Kongresit mendonte qė "Rezoluta", pėrpara se tė nėnshkruhej, t'i nėnshtrohej miratimit tė tė gjithė pjesėmarrėsve. Enveri, pasi vlerėsoi me fjalė sipėrore "Rezolutėn" e kėtij Kongresi u tha: "Ėshtė mirė qė atė ta shtypni disa herė, si kopje tė parė dhe jo me riprodhim, qė ēdonjėra tė jetė si dokument original, me qėllim qė kėtė dokument ta ruajmė nė institucionet tona, por ashtu si ne, nė original ta kenė edhe vėllezėrit tanė nė Kosovė, nė Maqedoni e nė Mal tė Zi. Pa dyshim, edhe ata do ta ruajnė si ne. Njėsimi i gjuhės letrare ėshtė njė fitore e pėrbashkėt e tė gjithė pjesėtarėve tė kombit tonė".


    Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė ende nė ditėt e sotme vazhdohet tė mohohet e tė anatemohet ēdo arritje pozitive dhe fitore nė tė kaluarėn, gjatė regjimit tė pushtetit popullor socialist, nė emėr tė luftės kundėr komunizmit, sipas devizės famėkeqe "deri nė kuotėn zero".

    Janė krejt artificiale dhe me prapamendime tė liga, qė i bėhen Enver Hoxhės, sikur vendimet qė mori Kongresi i Drejtėshkrimit ishin tė imponuara nga ideologjia e tij komuniste si dhe si jugor ishte ai qė nė bazėn e gjuhės letrare vuri toskėrishten.


    Pėr tė gjithė ėshtė e njohur qė as profesori i nderuar, iniciatori i hershėm pėr lėvrimin shkencor tė gjuhės shqipe, as edhe ata rilindės e luftėtarė, shkronjat e alfabetin shqip para atij, as profesori i shquar, Eqerem Ēabej e shumė nga bashkėpunėtorėt e tij, qė e ngritėn gjuhėn shqipe nė shkencė, nuk ishin komunistė, por ishin patriotė e njerėz me kulturė, qė dashuria pėr gjuhėn shqipe i bėri t'i pėrkushtohen me passion shkencės sė gjuhėsisė.


    Arritjet shkencore nė gjuhėn shqipe janė meritė e padiskutueshme e gjuhėtarėve tanė, tė atyre nė Shqipėri e nė Kosovė. Pas kėtyre zėrave kritikė pėr mendimet e Kongresit tė Drejtėshkrimit, qė ēuditėrisht po vijnė nga Kosova e porsaēliruar dhe e shpallur si shtet mė vete, fshihen disa forca qė kanė qėllime tė errėta, qė synojnė kthimin prapa, qė kėrkojnė prapė ndarjen e gjuhės shqipe nė tė folmen toskėrishte dhe gegėrishte, ndarje pas sė cilės fshihen qėllime tė tjera edhe mė tė dyshimta, siē ėshtė ajo qė po dėgjojmė: "copėzimi" i kombit shqiptar, i idealit dhe ėndėrrės shekullore tė shqiptarėve pėr bashkimin e kombit, i paska ikur koha, shfaqjet patriotike nė erėn mondialiste, globaliste , euroatlantike quhen anakronike, teza e prirje kėto jo mė pak tė rrezikshme nga ato qė na serviren nga Serbia. Gjuha letrare e pėrbashkėt, unike e shqipes, ėshtė aliazhi magjik, i madhėrishėm i bashkimit tė kombit shqiptar nė njė shtet tė vetėm i respektuar e si i barabartė nė Ballkan dhe anėtar i denjė nė Bashkimin Evropian.


    Ndonėse Enveri dhe Cabej nuk shiheshin shpesh, seicili i dhėnė pas punės, disa herė iu drejtuan njėri-tjetrit dhe komunikuan vazhdimisht si miq.

    Kur filloi puna pėr botimin e veprave tė Enverit, redaksia ra nė hall, pasi, pėr shembull, nė shkrimet e dy vėllimeve tė para, qė i pėrkisnin periudhės sė luftės, Enveri ka pėrzier dy dialektet, duke e bėrė kėtė me vetėdije, me qėllim qė tė theksonte se shkrimi, trakti, thirrja pėr luftė e liri i drejtohej gjithė popullit nė Jug e nė Veri.

    Kur ia thamė kėtė preokupim Enverit, si autor qė ishte, ai nuk u nxitua tė pėrgjigjej, por iu drejtua Cabejt, tė cilit ia pozoi problemin dhe e pyeste: "Si thua duhet t'i unifikojmė?".

    "Jo iu pėrgjigj shkencėtari, shkrimet tė ruajnė origjinalitetin e kohės kur janė krijuar...".

    Mė pas erdhi radha e veprave tė mėvonshme, sidomos e kujtimeve, ku Enveri nuk ndalej nė tė shkruar dhe, ndėrsa nxitonte pėr t'i hedhur nė letėr, nuk kursehej por pėrdorte shumė fjalė dhe shprehje nga gjiha frėnge. I sugjeruam Enverit t'i pėrkthenim disa prej tyre nė shqip. Pėrsėri na tha: "Do tė marr mendimin e Cabejt...!".

    Dhe gjuhėtari i shquar i gjuhės shqipe i tha Enverit: "Jo, nuk ėshtė nevoja, ėshtė mė mirė qė tė ruhet koloriti i gjuhės suaj nė tė folur dhe nė tė shkruar, aq mė shumė kur ėshtė fjala pėr shkrime tė karakterit personal, si kujtimet, ditaret etj".

    Kėshtu, kur vinte puna pėr tė bėrė ndonjė redaktim nė kėtė drejtim dhe nuk bindej pėr nevojėn e tyre, Enveri na thoshte: "Unė kam leje nga Eqerem Cabej...". Dhe me kėtė na e mbyllte gojėn. Kjo tregon besimin qė ai kishte te miku i tij shkencėtar dhe sa e vlerėsonte atė.
     
    .
0 replies since 27/1/2010, 11:00   58 views
  Share  
.