Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    DOSJA E SIGURIMIT MBI VDEKJEN E MEHMET SHEHUT/ III
    DESHMITARI 4/ TRUPROJA


    Proces-verbal (Dėshmije) Nė Tiranė, mė 18 dhjetor 1981

    Unė, Koēo Josifi, hetues nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme Tiranė, nė prani tė shokut Elham Gjika pyeta me cilėsinė e dėshmitarit Ali Ceno, i biri i Shemsedinit dhe i Qamiles, i dtl., 1943, lindur e banues nė Tiranė, me arsim tė lartė, banues nė lagjen Nr.2, rruga Luigj Gurakuqi, pallati nr.4, apartamenti 13, anėtar Partie.

    -Mora njoftim mbi pėrgjegjėsinė qė kam sipas nenit 202, nė rast se bėj dėshmi tė rreme.

    Dėshmitari Ali Ēeno
    Mė datėn 17 dhjetor 1981, rreth orės 20.30 unė pasi rregullova shėrbimin nė grup, jam lajmėruar pėr nė shtėpi. Mbasi shkova nė shtėpi mė mori nė telefon mjeku Llesh Rroku dhe mė tha nė telefon se isha nė zyrė tek Mehmet Shehu dhe mė pyeti se kush nga oficerėt ėshtė sonte me shėrbim, mė tha Lleshi qė i thashė se sonte ėshtė Pėllumbi dhe Aliu, ai e kishte pyetur se aty ėshtė Aliu, Lleshi i ishte pėrgjigjur se po, dhe Lleshi mė tha mua se ėshtė mirė tė vish kėtu edhe ti qė edhe unė mos dalė me gėnjeshtėr. Kėshtu unė, mbasi hėngra darkė nė shtėpi, u nisa dhe erdha nė grup rreth orės 23.00 dhe atė natė fjeta aty. Gjatė natės Mehmet Shehu nuk mė kėrkoi.

    Nė mėngjezin e datės 18.12.1981, rreth orės 8.00, kur unė isha sė bashku me shokėt e tjerė nė dhomėn e shėrbimit, mė njofton djali i tia, Vladimir Shehu me sterjofoni qė tė shkoja lart nė katin e dytė tek dhoma e fjetjes sė Mehmet Shehut. Kur shkova lart nė koridor para dhomės sė gjumit tė Mehmet Shehut gjeta aty Fiqirete Shehun sė bashku me Vladimir Shehun dhe gruan e tia Farbardha Shehu duke qarė, nė kėtė kohė Vladimiri mė thotė shko nė dhomė dhe shife babanė, unė hyra nė dhomė dhe e pashė Mehmet Shehun tė shtrirė nė krevat tė verdhė dhe kur e kapa nga dora, i ftohur, kur unė hyra ishte i mbuluar me kuvertė dhe ēarēaf ashtu siē ishte kur erdhi grupi hetimor. Nuk para pashė gjak nė anėn e majtė tė gjoksit dhe nė krah tė djathtė tė trupit njė pistoletė, kuptova se ishte vetvrarė dhe nė ēast njoftova mjekėt Milto Kostaqin dhe Llesh Rrokun, tė cilėt erdhėn menjėherė aty, pas kėsaj njoftova shokėt e Partisė.

    Kur unė njoftova pėr herė tė dytė nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut ku kishin ardhur aty edhe mjekėt Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, pashė mbi komodinėn e majtė tė krevatit njė gėzhojė pistolete, u thashė mjekėve po kjo kėtu si ka mundur tė ketė qėndruar nė kėtė formė, Milto Kostaqi tha se gėzhoja qe poshtė anės sė krevatit, e shkeli Llesh Rroku me kėmbė dhe e mori e vendosi mbi komodinė. Dua tė sqaroj se, kur hyra unė nė dhomė duart e Mehmet Shehut ishin brėnda kuvertės tė mbėshtetura nė gjoks nė gjendje tė ngurtė dhe tė mbuluar deri afėr mjekrės me ēarēaf e kuvertė. Unė pėr t'i parė pulsin e zbulova pak kuvertėn, sa i zbulova dorėn i pashė pulsin dhe konstatova se pulsi nuk punonte, ndėrsa nė krahun e majtė afėr zemrės i vura re qė kishte njė njollė gjaku. Mbas kėsaj unė pėrsėri e mbulova siē ishte mė parė.

    Nė grup atė natė qė kemi fjetur nė vendin e shėrbimit, kemi qenė unė, mjekėt Milto Kostaqi e Llesh Rroku, oficeri shėrbimit Dashamir Rrapaj, Pėllumb Rustaj, shofer Astrit Mitaj, ndėrsa me shėrbim deri tek dera e jashtme e oborrit prej orės 20.00 deri nė orėn 02.00 tė datės 18.12.1981 ka qenė Astrit Veliaj, ndėrsa nga ora 02.00 e datės 18.12.1981 deri nė orėn 7.00 ka qenė Asim Beja.

    Unė atė natė kam rėnė pėr tė fjetur nė dhomėn time rreth orės 11.30, nė dhomė me mua nuk ka fjetur njeri tjetėr dhe jam zgjuar rreth orės 6.45 tė datės 18.12.1981. Gjatė gjithė natės nuk jam zgjuar ndonjėherė, nuk kam dėgjuar ndonjė lloj zhurme dhe nuk mė kanė njoftuar shokėt pėr ndonjė nevojė ose shqetėsim nė shėrbim.

    Edhe njėherė sqaroj se mbas lajmėrimit qė mė bėri Vladimir Shehu pėr tė shkuar shpejt lart nė katin e dytė nė dhomėn ku flinte Mehmet Shehu, nė koridorin para derės sė kėsaj dhome gjeta Fiqirete Shehun, Vladimir Shehun dhe Fatbardha Shehun, qė po bėrtisnin dhe qanin, bile Fiqiretja me Fatbardhėn u nisėn nė drejtim tė dhomės sė gjumit Fiqiretes, ndėrsa Vladimiri mė tha mua "shko shiko babanė". Unė hyra vetėm nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut dhe e gjeta nė pozicionin shtrirė nė anėn e majtė tė krevatit me fytyrė nga tavani, syzet qė mbante pėr punė me skelet metalik i kishte tė vura, i mbuluar me ēarēaf e batanie deri poshtė mjekrės, krevati nuk kishte asnjė lloj ērregullimi, sytė dhe gojėn Mehmet Shehu i kishte tė mbyllura, duart dhe pjesėn tjetėr tė trupit i kishte tė mbuluara me ēarēaf e kuvertė. Unė sa ju afrova krevatit tė tij, ngrita pak kuvertėn (batanijen dhe ēarēafin) dhe me dorėn time i kapa dorėn e majtė ku kishte dhe sahatin pėr tė parė nėse i punonte ose jo pulsi. Pulsi nuk i punonte, dora ishte e ngrirė e ngurrosur dhe e ftohtė. Nė kėto momente duke patur batanijen dhe ēarēafin pjesėrisht tė ngritura nga unė, vura re qė Mehmet Shehu nė krahun e majtė afėr zemrės kishte njė njollė tė kuqe gjaku dhe thashė me vete, se paska vrarė veten. Tė dy duart e tia ishin tė pėrthyera e mbėshtetura nė gjoks dhe tė mbuluara me batanie e ēarēaf. Mbas kėsaj unė kam thirur menjėherė nė sterjofoni mjekėt duke u thėnė qė tė vinin shpejt nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut. Sqaroj se kur unė dallova njollėn e gjakut nė trupin e Mehmet Shehut afėr zemrės, vura re se mbi krevat sipėr batanijes nė krahun e djathtė tė trupit Mehmet Shehut, pothuajse nė mesin e krevatit pashė pistoletėn e tipit Makarov, kalibri 9 mm qė unė e dija se Mehmet Shehu e mbante nė kasafortėn e tia nė shtėpi.

    Veē sa sipėr dua tė them se mė datėn 19 dhjetor 1981, mbasi Mehmet Shehu kishte vrarė veten, oficer Astrit Velia qė natėn e datės 17 dhjetor 1981 duke u gdhirė data 18 dhjetor 1981, kur ai ishte me shėrbim pėrpara shtėpisė banimit Mehmet Shehut, tek porta nė hyrje tė oborrit, kishte vėnė re qė Mehmet Shehu rreth orės 22.00 tė datės 17 dhjetor 1981 kishte hapur portėn e hyrjes sė ndėrtesės dhe duke nxjerrė gjysmėn e trupit jashtė derės, kishte parė majtas e djathtas dhe pėrpara nė oborr, mbas njė kohe shumė tė shkurtėr u fut brenda dhe mbylli pėrsėri derėn me ēelės.

    Gjithashtu dua tė them se mė ka bėrė pėrshtypje njė rast me Mehmet Shehun qė konkretisht ka ndodhur kėshtu: rreth 5-6 ditė pėrpara se Mehmet Shehu tė vriste veten, mė duket ka qenė ditė e dielė nė darkė, Mehmet Shehu sė bashku me Fiqirete Shehun ishte nė shtėpinė e pritjes nė qytetin "Stalin" dhe rrinin vetėm tė dy nė dhomat e shtėpisė sė pritjes, njeri tjetėr nuk kishte. Rreth orės 20.30 ka marrė nė telefon ēentralistja e Beratit dhe mė ka thėnė se njeri nga telefonat e shtėpisė sė pritjes tė qytetit "Stalin" ai me numur interurban tė mbyllet, pasi jep sinjal nė ēentral qė ėshtė hapur. Unė i thashė ēentralistes sė Beratit mirė dhe thirra punėtoren e shtėpisė sė pritjes dhe i thashė qė tė shkonte nė dhomėn ku rrinte Mehmet Shehu me Fiqirete Shehun dhe t'u thoshte tė vendosnin mirė dorezėn e telefonit qė ishte vendosur nė dhomėn ku ishin ata, sepse qėndronte hapur dhe jepte sinjale. Punėtorja shkoi nė dhomėn e tyre dhe ja u tha kėtė gjė, por mbas pak Mehmet Shehu mė kėrkoi mua pėr t'i shkuar nė dhomė. Unė shkova nė dhomėn e tyre dhe si Mehmeti ashtu dhe Fiqiretja me nervozizėm filluan tė mė bėrtisnin mua duke mė thėnė se kush tė lajmėroj ty qė telefoni ishte i hapur, i thashė se mė lajmėroi kontrolli i telefonave tė ēentralit tė Beratit. Mehmet Shehu mė tha mua, po nga e di qė ishte kontrolli i telefonave tė Beratit, unė i thashė se fola vetėm me kontrollin e Beratit nė telefon. Mehmet Shehu mė tha jo, ky ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe na kanė dėgjuar tė gjitha bisedat qė unė kam bėrė me Fiqireten, unė i thashė se ky nuk ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, por ėshtė interurban me tre numura. Mehmet Shehu insistonte se ky ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe mė kanė dėgjuar bisedat qė bėra me Fiqireten. Unė i thashė se ky numur telefoni nuk ėshtė i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe u mata t'i nxirrja numuratorin, duke i thėnė pėrsėri se Ministria e Punėve tė Brendshme nuk ka telefon kėtu, ai mė bėrtiti duke u shprehur, ik mbushi se nuk di gjė ti. Mbas kėsaj unė kam dalė nga dhoma e tyre dhe vajta tek vendi i shėrbimit.

    Nuk kaloi shumė kohė dhe mė thirrėn pėrsėri Mehmet Shehu me Fiqirete Shehun nė dhomėn ku rrinin dhe mė thoshin se kush mė ka pėrgjuar bisedėn qė kemi bėrė, kush e la hapur telefonin, ky duhet tė jetė telefoni i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ē'masa keni marrė juve pėr telefonat. Unė pėrpiqesha t'i sqaroja ashtu siē shpjegova mė lart, por ata nuk bindeshin. Kėshtu qė pėr kėtė problem atė natė Mehmet dhe Fiqirete Shehu mė thirrėn 5-6 herė dhe mė pyesnin duke u shprehur se ata mendonin qė telefoni ishte i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe bisedat qė kishin bėrė bashkėrisht nė dhomė ishin dėgjuar. Kjo punė ka vazhduar deri rreth orės 21.15, pastaj nuk mė thirrėn dhe shkuam pėr tė fjetur. Ato mė thirrėn vetėm mua pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa nga oficerėt e tjerė nuk thirrėn njeri. Tė nesėrmen e kthyem nė Tiranė dhe as Mehmet Shehu e as Fiqirete Shehu nuk mė kanė pyetur mė pėr kėtė ēėshtje.


    Ndonjė gjė tjetėr nuk kam pėr tė thėnė.

    Procesin mbasi e lexova thėniet e mija janė shkruar drejt e firmos.

    Dėshmitari: Ali Ēeno

    Hetuesi: Koēo Josifi

    Asistoi: Elham Gjika
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10999 views
  Share  
.