Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    image


    Emri: Mehmet
    Mbiemri: Shehu
    Datėlindja: 10 janar 1913
    Vendlindja: Ēorrush, rrethi i Mallakastrės
    Arsimimi: Kreu Akademinė e Lartė Ushtarake nė Bashkimin Sovjetik, 1935 nisi studimet e larta nė shkollėn ushtarake tė Napolit, ku mė pas u pėrjashtua pėr bindjet politike
    Gjendja civile: I martuar me 3 fėmijė
    Karriera: Nė vitet 1937 - 1939 mori pjesė nė brigadat vullnetare internacionale kundėr fashizmit nė Spanjė
    Nė vitin 1942 u kthye nė Shqipėri, ku nisi luftėn kundėr pushtuesve italianė
    Nė vitin 1943 u zgjodh kandidat i KQ tė PKSH-sė
    Nė gusht tė vitit 1943, deri nė gusht tė vitit 1944 ka qenė komandat i Brigadės I Sulmuese
    Nė nėntor tė vitit 1944 u zgjodh anėtar i Divizionit I S tė UNĒ
    Maj 1944 u zgjodh anėtar i kėshillit ANĒ
    Pas ēlirimit tė vendit ishte zėvendėsshef i Shtabit tė Ushtrisė Popullore dhe nė vitet 1946 - 1947 shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm
    Nė 1948 u zgjodh anėtar i KQ dhe i Byrosė Politike tė KQ tė PPSH-sė
    Nga viti 1948 deri nė vitin 1954 ka qenė zv/kryetar i Kėshillit tė Ministrave dhe ministėr i Punėve tė Brendshme
    Nga viti 1954 deri sa vdiq kryetar i Kėshillit tė Ministrave
    Mė 17 dhjetor 1981 u njoftua se vrau veten, po enigma e kėsaj vetėvrasjeje ka mbetur e pasqaruar ende deri nė fund.



    Rėnia e ish-kryeministrit


    Mehmet Shehu ėshtė kryeministri mė jetėgjatė i Shqipėrisė. Ai cilėsohej si krahu i djathtė i Enver Hoxhės dhe ishte kandidati mė i mundshėm qė mund ta zėvendėsonte atė pas vdekjes sė kėtij tė fundit. Fejesa e djalit tė tij, Skėnderit, me Silva Turdiun, vajzėn e njė profesori matematike, por me njerėz tė arratisur jashtė vendit dhe tė cilėsuar si armiq tė regjimit, shėnoi edhe fundin e Mehmet Shehut. Enver Hoxha e quajti tė papranueshme kėtė fejesė, dhe menjėherė pas kėsaj filluan sulmet ndaj ish-kryeministrit. Megjithėse fejesa u prish dhe Mehmeti i kėrkoi falje Enverit, ky i fundit filloi ta sulmojė edhe mė shumė. Mė 17 dhjetor 1981, Mehmet Shehu gjendet i vdekur nė dhomėn e tij, i qėlluar me njė plumb nė zemėr. Edhe pse kanė kaluar 25 vjet, vdekja e tij mbetet ende mister, pasi akoma nuk ėshtė zbardhur plotėsisht e vėrteta nėse ish-kryeministri u vra apo u vetėvra.


    Shtėpia e Mehmetit nė ēorrush, e kthyer nė stallė bagėtish


    Njė njeri qė niset tė vizitojė shtėpinė ku ka lindur Mehmet Shehu, doemos duhet tė ketė menduar si ne. Saraje tė larta e tė mėdha, njė lėndinė e madhe pėrreth, pėr tė mos e tepruar se gjithēka duhet tė jetė madhėshtore.
    Por zhgėnjimi ėshtė i madh sapo vėmė kėmbėn nė shtėpinė ku si sot 93 vjet mė parė lindi kryeministri mė jetėgjatė i Shqipėrisė. Njė gomar qė futet nė portėn e madhe dhe njė dhi e lidhur me litar mes kavaletave tė kashtės, janė shenjat e para qė tregojnė se vetėm me njė shtėpi banimi nuk kemi tė bėjmė. Kėshtu ėshtė vetėm njė stallė. Aty strehohet bagėtia e familjes Velaj, e cila jeton nė kėto saraje, qė nga viti 1991.
    "Shtėpia ėshtė rrėnuar shumė dhe ne duam tė lėvizim qė kėtej", tregon 45-vjeēari, Nuri Velaj, duke na treguar dhomat njė pėr njė. Flet me konsideratė pėr Mehmet Shehun, duke theksuar se ai ishte bir Ēorrushi. "Mehmeti ka bėrė shumė jo vetėm pėr fshatin tonė Ēorrushin, po pėr tė gjithė Shqipėrinė", tregon ai me zell, duke kujtuar me nostalgji se kėtė shtėpi e vizitonin me mijėra njerėz gjatė kohės kur Mehmet Shehu ishte kryeministėr.
    Historia e kėsaj shtėpie dykatėshe nė fshatin Ēorrush, ėshtė po aq e lavdishme dhe tragjike sa historia e Mehmet Shehut. Deri para natės sė 19 dhjetorit tė vitit 1981, ajo ishte shtėpia e kryeministrit, e kthyer nė muze tė Mallakastrės.
    Nga viti 1981 ishte shtėpia e armikut, e kthyer nė njė depo farash luledielli dhe plehrash kimikė pėr bujqėsinė. Ndėrsa pas viteve '90, strehė pėr bagėtinė e familjes qė jeton nė kėtė shtėpi, me frikėn se sė shpejti gjithė ēfarė do tė bjerė jashtė do tė kullojė brenda.
    Por ndėrsa brenda ėshtė kthyer nė stallė, jashtė ruan pothuaj tė njėjtėn hijeshi me atė tė 32 viteve mė parė, kur u restaurua pėr t'u kthyer nė muze. "Pjesa e jashtme e shtėpisė, qė ėshtė si mozaik me gura, ėshtė ndėrtuar nė vitin 1976", tregon Teki Pashaj, mėsues i historisė nė shkollėn e Ēorrushit. Ai shpjegon se shtėpia ėshtė ringritur edhe njėherė nga e para, pasi gjatė luftės ėshtė djegur disa herė.
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Ka kaluar mesnate e 17 dhjetorit e vitit 1981 mes akuzave pafund tėanėtarėve tė Byrosė Politike dhe pėrgjigjeve tė kryeministrit Mehmet Shehu, tė cilat vlerėsohen nga Enver Hoxha e mbashtetėsit e tij si jo bindėse e si "fshehje e qėllimshme e aktivitetit tė Mehmetit e familjes sė tij nė dėm tė vijės sė Partisė". Me detyrėn-urdhėr tė Enverit "thellohu nė autokritikė" e "reflekto", mbledhja e Byrosė Politike mbyllet pėr tė vazhduar tė nesėrmen. Por gjithēka, nė pak orė, merr rrjedhė tjetėr. Sipas versionit zyrtar e dokumentave arkivore tė kohės, Mehmet Shehu vret veten duke lėnė njė le tėr-amanet pėr Enver Hoxhėn ku i shpjegon arsyet qė e ēuan nė vetėvrasje, duke lėnė njėkohėsisht dhe amanetet e fundit tė tij.


    Letra e Mehmetit, pėr Enver Hoxhėn: Ja pse povras veten!


    “Ta hapi personalisht vetėm sh. Enver Hoxha e kėrkush tjetėr”


    Shoku Enver!

    Nė librin "Kur lindi Partia", nė pjesėn e shkruar me dorėn tėnde, ndėr tė tjera, me shkruaje: "Ti, i dashur Mehmet, ke qenė dhe je njė nga udhėheqėsit e lavdishėm tė Partisė, kurdoherė nė ballė tė ēdo lufte, nė ēdo moment i gatshėm, i papėrkulur e parimor pėr tė mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinė qė na rilindi e na kaliti si udhėheqės revolucionarė, luftėtarė tė papėrkulur pėr komunizmin, shėrbėtorė tė devotshėm pėr popullin, pėr luftėn e madhe qė ti ke bėrė e po bėn si bir dhe ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do tė jenė mirėnjohės. Unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve, tė pėrqafoj. 11 qershor 1981, Enver!".

    Por unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kohėt e fundit, duke pranuar fejesėn e djalit tim, Skėnderit me vajzėn e Qazim Turdiut, fejesė tė cilėn, me ndėrhyrjen tėnde tė drejtė, unė e prisha. Arsyet pse e bėra unė kėtė gabim politik, i shpjegova nė autokritikėn qė bėra. Asaj autokritike tė datės 12 nėntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjė presje”, sepse ėshtė autokritikė e sinqertė, absolutisht e sinqertė. Kjo autokritikė, nė mbledhjen e Byrosė Politikė tė datės 17 nėntor (1981) u hodh poshtė nga gjithė anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike dhe mė nė fund, ju e quajtėt atė “alibi”, duke kėrkuar qė unė sonte tė reflektoja dhe tė pranoja tė gjitha kritikat qė m’u bėnė nė Byronė Politike, dhe pėr tė rrėzuar krejtėsisht autokritikėn time, qė ju e quajtėt “alibi”, d.m.th. gėnjeshtėr, mashtrim.

    Nė njė shėnim qė mė dėrgove nė 28 tetor 1981, nė lidhje me projekt-autokritikėn time qė ta kisha dėrguar, mė thoshe qė t’u bėja analizė elementėve negative nė karakterin tim, se aty do tė gjeja edhe arsyen e vėrtetė tė gabimeve. Dhe i quajte”...disa elementė negative tė karakterit (tim), qė shfaqen shpeshherė nė punėn shumė tė frytshme qė bėj pėr interesin e Partisė, qė ti (unė) e do (dua) dhe lė jetėn pėr tė”. Po, shoku Enver, unė gjithmonė kam qenė i gatshėm pėr tė lėnė jetėn pėr Partinė. Dhe pikėrisht kėtė po e bėj tash: po lė jetėn pėr Partinė, pėr tė tė dhėnė rastin e vetėm qė mė mbeti, ty, shokut, mėsuesit dhe vėllait tim tė dashur, unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve, siē mė ke quajtur me tė drejtė, qė tė mėsosh tė vėrtetėn.

    Unė po lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe gjakftohtėsi, se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė [ Nga kush? Nga Jagua-gjarpėr dhe Hrushovi qė arritėn pėr fat tė keq tė Partisė, tė tė rrethonin, tė manovronin pėr tė tė shkėputur pėrgjithmonė nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilėt janė kėta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), tė takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.]

    Unė nuk heq “asnjė presje” nga gjithēka kam shkruar e thėnė pėr ty si shok, si mėsuesi im marksist-leninist dhe si vėlla. Por tash qė po ndahemi fizikisht, tė them atė qė nuk mund tė ta thosha gjer sot, sepse kurrė s’mė krijove kushtet tė tė thosha tė vėrtetėn [pėr ta]. Unė nuk po vras veten, por mė vrau Jagua intrigant, kėlysh i Koēi Xoxes e nxėnės i tij, qė me intrigat e tij tė pėshtira, duke hyrė nė aleancė tradhtie me Hrushovin qė ju e konsideroni “tė sinqertė”, tė dy sė bashku e me fijet e tyre do t’i bėjnė varrin Shqipėrisė socialiste; atė qė s’e bėri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bėjė nesėr Hrushovi ynė, i cili, siē e kam dėgjuar me veshėt e mi, por qė kurrė nuk kam mundur tė ta them se, ndėrsa pėr gjithēka mė kishe krijuar kushtet pėr tė biseduar, pėr kėta dy (Jagon –gjarpėr, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), - pra siē e kam dėgjuar me vesh tha, kur u prishėm me Moskėn: “Pse vetėm ne qenkemi tė vetmit marksistė –leninistė? “d.m.th.s’ishte dakord qė u ndamė me revizionistėt hrushovianė. Ju mos besoni kėtė qė po ju them po tė doni, kjo ėshtė puna juaj, por unė, duke mos pasur mundėsi tjetėr tė zbuloj kėtė komplot Jago-Hrushov, po veproj siē veprova.

    Kėta sot hiqen si komunistė “tė kulluar”, por nesėr nuk do tė jeni ju, Hrushovi do tė kthehet nga Moska hrushoviane. E rastit qė ajo qė ai propozoi nė vitin 1977 nė Byronė Politike pėr tė revizionuar sistemin arsimor tonin e pėr ta kthyer shkollėn e mesme nė shkollė 10-vjeēare, njėsoj si shkolla sovjetike?... (Nuk kuptohen disa fjalė nė origjinal). [Po Foto Ēami qė nė vitin 1975 me grupin e tij, nėn drejtimin e Ramizit... Pse s’u bė ēėshtje ai propozim?]

    Unė bėra njė faj politik dhe kjo u fry, nėn ndikimin e Jagos dhe Hrushovit tonė (ėshtė e vetmja kritikė qė tė bėj) Jagua ishte nė luftėn antifashiste dhe s’ka qenė krejtėsisht i pastruar, gjersa nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Politike, [nėn ndikimin pikėrisht tė manipulimeve tė Jagos] unė u quajta “Uni qė e vė veten mbi Partinė”, mendjemadhi qė s’pyet pėr tė tjerėt”, “monopolist i gjithė punės shtetėrore, dhe njėmijė e njė akuzave shtet.

    Jo shoku Enver, unė gabova pėr arsyet qė thashė nė autokritikė, unė kam edhe tė meta nė punė, por qė tė kem punuar pėr “dualizėm”(me ju!), pėr tė vėnė veten mbi partinė, etj akuza tė kėsaj natyre qė m’u bėnė, kėtė kurrė nuk e kam bėrė, kjo ishte njė akuzė e pėrbindshme qė unė kurrė nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi por e sinqertė. Unė kam punuar gjithė jetėn pėr Partinė, pėr popullin, kurrė nuk kam luftuar e punuar pėr “karrige”, pėr “nam”, pėr t’u quajtur “strateg”, pėr tė dale pėrpara Enver Hoxhės(dualizėm)., pėr privilegje personale.

    Akuza mė e rėndė qė m’u bė [nga Jagua e nga Hrushovi e nga tė tjerė nėn ndikimin e tyre,] ishte se unė gabimin e kam bėrė pėr tė vėnė veten time mbi Partinė”, se unė kultivoj “unin” pėr t’u dukur, d.m.th kundėr Partisė. Kaq shpejtė u harruan luftėrat qė bashkė kemi bėrė kundėr armiqve tė brendshėm e tė jashtėm? Ju, personalisht, nuk mė quajtėt armik, por [Jagua, Hrushovi e edhe] tė tjerė, duke mė akuzuar se e vė veten mbi Partinė, praktikisht mė kanė akuzuar armik.

    E jo, shoku Enver, unė nuk jam armik,[armiku ėshtė Jagua] A e mbani mend kur bisedonim njė herė pėr fejesėn e Skėnderit nė shtėpinė tėnde, ku kisha ardhur tė qanim hallin e atij gabimi politik qė bėra unė, e tė shoh se armiku gjithmonė ėshtė pėrpjekur pėr tė futur pykat midis nė tė dyve, d.m.th pėr tė pėrcaktuar udhėheqjen, e tė pėrmenda Koēi Xoxen, Liri Belishovėn e Cu En Lain? Ata s’mundėn t’ia arrinin dot qėllimit. Edhe Beqir Balluku bėri tė njėjtėn orvatje, por s’ia doli dot nė krye komplotit.[Kėtė herė ia doli nė krye Jagua(Kadri Hazbiu)]. Ju mund tė ma quani si tė doni, e keni vetė nė dorė!

    Por unė po vdes pėr Partinė, pėr tė tė thėnė amanetin e fundit: Ruaje Partinė dhe socializmin [nga Jagua dhe Hrushovi] se, ndryshe, pas teje kėtu do sundojnė hrushovjanėt dhe socializmi do tė marrė fund. Po e dekonsiderove kėtė qė po them [pėr Jagon dhe Hrushovin tonė,] atėherė unė s’tė kam faj, i dashur Enver aherė e gjithė pėrgjegjėsia do tė bjerė mbi ty. Unė e bėra detyrėn time me tė vetmen mėnyrė, me tė cilėn m’u dha mundėsia-vetėvrasja.

    Edhe njė herė : Amanet Partinė nga Jagua e Hrushovi! Partia jonė ka kuadro plot besnikė plot tė tjerė.

    Rroftė Partia jonė e lavdishme, me vijėn e saj kurdoherė tė drejtė, marksiste leniniste! Rrofshi ju, tė paktėn sa tė siguronim Partinė e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistėt e sotshėm mė tė rrezikshėm dhe shumė e shumė vjet tė tjera!

    Poshtė imperializmi, me imperializmin amerikan nė krye! Poshtė revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atė kinezė) nė krye! Rroftė komunizmi! Poshtė reaksioni!


    Amanet familjen time - Fiqiretin, djemtė (pėrfshi dhe Skėnderin dhe Bashkimin), fėmijėt e nuset e djemve! Po tė shihni se ėshtė interesi i Partisė thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armėt!” ose si tė doni. Edhe armik po mė quajtėt, kam besim se asgjė s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vėrteta s’vdes kurrė.

    Po vdes i pafajshėm, [mė vrau Jagua i Shqipėrisė!]


    Mehmet Shehu

    Firma

    Tiranė 18.12.1981


    image

    Mehmet Shehu i vdekur nė shtratin e tij.
     
    .
  3. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Po vdes i pafajshėm, [mė vrau Jagua i Shqipėrisė!]


    “Unė po lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe gjakftohtėsi, se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė nga Jagua-gjarpėr dhe Hrushovi qė arritėn pėr fat tė keq tė Partisė, tė tė rrethonin, tė manovronin pėr tė tė shkėputur pėrgjithmonė nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve”, - shkruan Mehmet Shehu, nė tė gdhirė tė 18 dhjetorit tė vitit 1981. Mė tej ai shkruan se po e ndėrmerr kėtė veprim, i detyruar nga situata e krijuar nė Parti nga personat, tė cilėt ai i quan Jago dhe Hrushov.


    Mehmet Shehu: KADRI HAZBIU DHE RAMIZI(ALIA)INTRIGA KUNDĖR MEJE


    “Jagua dhe Hrushovi i partisė sonė”. Pothuaj e gjithė letra e fundit e gjetur pranė shtratit tė vdekjes sė ish-kryministrit autoritar Mehmet Shehu, nė 18 dhjetorin e 1981, ka kėtė lajtmotiv. Kėto pjesė qė mund tė hidhnin dritė mbi kėta dy personazhe janė pikėrisht ato qė janė censuruar nė botimin e parė tė kėsaj letre. Dy drejtues tė lartė tė Byrosė Politike, tė cilėt kishin intriguar dhe sjellė situatėn rreth Shehut, deri aty sa njeriu mė besnik i udhėheqėsit tė detyrohej tė shkrehte armėn drejt vetes. Po cilėt ishin kėta dy personazhe qė kishin arritur tė thyenin karakterin e tij tė ashpėr deri nė kėtė pikė. “Unė po e lė jetėn pėr partinė pa hezitim dhe me gjakftohtėsi se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur partinė…- shkruan Mehmet Shehu, - Cilėt janė kėta (Jagua dhe Hrushovi) tė takon ty ti gjesh, ata dihen, njihen”. Nė njė rast ai e zbulon se kė quan Jago, pjesėn kur flet pėr Kadri Hazbiun, ndėrkohė qė “Hrushovin” preferon ta lėrė misterioz. Megjithatė nė kėtė version tė plotė tė letrės sė fundit tė Mehmet Shehut, pėr herė tė parė, zbulohet edhe emri i Ramiz Alisė, qė sipas tij ishte drejtuesi i Foto Ēamit dhe njė grupi tjetėr drejtuesish tė partisė qė kishin arritur tė shpėtonin nga pėrndjekja edhe pse kishin bėrė tė njėjta gabime ideologjike me ato tė cilat pėrballej Shehu. Ish-kryeministri, qė shkruante rreshtat e fundit nė jetėn e tij, ka preferuar tė mos ta thotė hapur se kush ėshtė “Hrushovi” i PPSH, megjithatė ka lėnė shumė gjurmė pėr tė arritur deri te ai. Mė poshtė po botojmė pėr herė tė parė tė plotė letrėn e fundit tė Shehut, tė gjetur pranė shtratit tė tij pas vdekjes. e.t.


    image

    Kreu i letrės sė Mehmet Shehut
     
    .
  4. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Pjese nga Intervista(itervista e plote) e ABC me ish-presidentit Ramiz Alia


    Ēėshtja e Mehmet Shehut vazhdon edhe sot tė zėrė faqet e shtypit. Keni ndonjė refleksion tė tanishėm tė nxitur nga ky shtyp? Ē’mund tė thoni rreth tij si figurė politike e intelektuale? Cili ka qenė raporti juaj me tė?

    R. Alia: Pėrsa i pėrket Mehmet Shehut, ēėshtja themelore pėr tė cilėn shkruajnė autorė tė ndryshėm sot, ėshtė: Vrau veten apo e vranė? Unė do tė them nė mėnyrė kategorike se Mehmet Shehu e vrau veten dhe prova pėr kėtė ėshtė, jo ku u gjet e jo ku nuk u gjet koburja, por letra e shkruar prej tij. Nė atė letėr, e shkruar nga dora e tij, thuhet qė ai po vret veten, jep rekomandimet, etj., etj.

    Nė ato rekomandime, ai ju pėrmend edhe juve….

    R. Alia: Nė atė letėr mė pėrmend edhe mua, nė kuptimin qė i thotė Enver Hoxhės “ruaju nga njerėzit qė ke pėrreth”, e pėrmend Kadri Hazbiun qė e quan “Jago”, pėrmend emrin tim dhe tė Foto Ēamit. Por kryesisht, emrin tim, qė mė cilėson si “Hrushov”, etj. Kėto ishin mendime qė kishte Mehmeti.

    Pse e kishte kėtė mendim Mehmeti pėr ju?

    R. Alia: Para se tė them se pėrse e kishte kėtė mendim, doja tė tregoja raportet e mia me Mehmet Shehun, ose mė mirė, mendimin tim pėr Mehmetin. Ai ka qenė njė kuadėr e udhėheqės i talentuar i vendit tonė. Ai ka qenė i ditur, njeri qė lexonte, i mprehtė nga pikėpamja politike, ishte shumė punėtor e aktiv. Nuk kishte lėnė zonė tė Shqipėrisė qė Mehmeti nuk e kishte shkelur me kėmbė, si i thonė fjalės. Nga kjo pikėpamje, ai ishte padiskutim njė prej kuadrove kryesorė tė partisė.

    Kishte divergjenca me ju, qė e bėnin atė tė arrinte nė konkluzione tė tilla?

    R. Alia: Jo divergjenca. Ai nuk pajtohej, ose e shihte me sy sektar qėndrimin tim, qė ishte relativisht i butė. Nuk kam qenė i egėr me njerėzit qė punoja, me sektorėt qė kontrolloja, etj. Pėr shembull, ndodhi ajo qė ndodhi me grupin ku ishte edhe Todi Lubonja, qė ishte sektori qė drejtoja unė. Mehmeti u ngrit nė Pleniumin e Komitetit Qėndror e tha qė pėrgjegjės ėshtė Ramizi, domethėnė donte, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, qė tė mė implikonte edhe mua nė atė problem.

    Pra, atėherė, raportet tuaja ishin tė ftohta?

    R. Alia: Tė ftohta nuk kanė qenė asnjėherė, por unė do tė thoja korrekte. Marrėdhėniet e mia me Hysni Kapon, kanė qenė shumė mė tė afėrta se sa me Mehmetin.

    Qėndrimi i Mehmetit nė letrėn e fundit para vdekjes, ka pasur si pikėnisje qėndrimin tuaj kritik ndaj tij nė mbledhjen e Byrosė?

    R. Alia: Jo, nuk e besoj. Qėndrimi im ka qenė i matur. Unė nuk jam futur nė kritikė ndaj Mehmetit me fjalė kot. Por atė mendim pėr mua, Mehmeti duhet ta ketė krijuar pėrpara, duke parė tolerancėn time nė drejtimin e sektorėve pėr tė cilėt kisha pėrgjegjėsi. Unė isha mė i kuptueshėm me njerėzit. Nuk isha i egėr nė drejtimin e kėtyre sektorėve, ku ai mendonte se influencat e huaja po shfaqeshin, po dukeshin.

    Mos vallė ka qenė pjesė e luftės pėr pushtet? Mos ndoshta ju konsideronte si rival kryesor pėr tė qenė pasardhės i Enver Hoxhės?

    R. Alia: Nuk besoj tė jetė nisur nga ky koncept pasi, pėr drejtuesit e partisė, Mehmeti konsiderohej si njeriu qė do tė vinte pas Enver Hoxhės. Sa ishte gjallė Hysni Kapo, kishte njė lloj dyshimi se cili do tė ishte pasuesi i Enverit, por absolutisht pėr mua qė isha nė radhėn e tretė apo tė katėrt. Pasi vdiq Hysniu, ishte Mehmeti ai qė konsiderohej si pasardhės. Madje edhe ne, sekretarėt e Komitetit Qendror, kur nuk ishte Enveri, shkonim te Mehmeti pėr t’u kėshilluar. Prandaj, nuk ka qenė ky motiv.

    Nė momentin kur kanė nisur fėrkimet e Mehmetit me Enverin, pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit, ai mund tė ketė menduar pėr ndonjė konspiracion ku ju ka pėrfshirė edhe juve….

    R. Alia: Ai mund tė ketė menduar shumė gjėra, por nuk jam nė gjendje tė flas pėr ato qė ka menduar ai.

    Edited by tiranaforum - 25/1/2010, 18:11
     
    .
  5. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Nė kėtė intervistė tė marrė nga emisioni “Opinion”, Alia pergjigjet:

    Kur e ndjetė realisht se do tė ishit zėvendėsi i Enver Hoxhės?

    Pasi vdiq Mehmeti, sepse para se tė vdiste ai mendohej se do tė ishte ai ose shokėt e tjerė. Hysniu konsiderohej njė nga kryesorėt, po kėshtu edhe Mehmeti dhe Beqiri. Kėshtu qė nuk mė shkonte mendja ndonjėherė. Vetėm pasi vrau veten Mehmet Shehu ishte e qartė.

    A u eliminua Mehmet Shehu pėr t’ju hapur ju rrugėn drejt pushtetit? A u detyrua tė vriste veten?

    Mehmet Shehu vrau veten, eliminoi veten. U detyrua tė vriste veten, sepse ishte njė njeri me katarker tė vėshtirė. Mehmeti nuk e duronte dot qė tė kritikohej, tė jetonte si tė thuash me njė barrė mbi kurriz. Por u habitėm qė vrau veten.

    Ju keni qenė, me sa duket, njeriu qė lajmėroi Enver Hoxhėn pėr kėtė?

    E lajmėrova Enverin, sepse mua mė lajmėroi shoqėruesi i Mehmet Shehut. Mė mori nė telefon dhe mė tha: “Ky ka vrarė veten”. Edhe unė vajta drejt nga shtėpia tek Enveri dhe e gjeta duke ngrėnė bukė. Atė ditė kishim mbledhjen e Byrosė dhe ai tha: ‘Do tė mbarojmė shpejt sot, do tė dėgjojmė fjalėn e Mehmetit, do tė flas edhe unė, jam dakord me atė qė propozuat ju”. Ne kishim propozuar vėrejtje me shkrim nė kartėn e regjistrimit. Kaq. Pasi tha kėtė, i thashė: “S’kemi ēfarė mbarojmė se ai e mbaroi punėn, vrau veten”.

    Ishte befasuese pėr Enver Hoxhėn?

    Shumė befasuese. Nuk e priste, sepse edhe Mehmeti nuk pati ndonjė arsye. Tė tėrė shokėt bėnė kritika, por konkluzioni ishte vetėm vėrejtje nė kartėn e regjistrimit dhe aq.

    Si shpjegohet fakti qė Mehmet Shehu vrau veten nė njė moment qė ai nuk i duronte dot kritikat e tjera, por pa pasur ndonjė paramendim, si shpjegohet qė dėnimi ndaj familjes sė tij qe ekstrem?

    Nuk mendoj se kishte ndonjė gjė tė veēantė ndaj familjes sė tij. Ai ishte njė problem qė ka ndodhur edhe herė tė tjera. Pas vetėvrasjes sė Mehmetit u bė ajo tabloja sinoptike nė tė cilėn gruaja e tij paraqitej si njė njeri qė ishte agjent i tė huajve dhe ai vetvetiu kishte hyrė nė kėtė rrugė ku implikohej edhe e shoqja. Masat qė u morėn ndaj sė shoqes ishin tė lidhura me kėtė agjenturė.

    Ju vetė besuat se ai kishte qenė agjent?

    Dokumentet qė unė kam parė me sytė e mi, thonė qė ėshtė. Mė 1987-ėn kam marrė personalisht njė letėr nga Argjentina, qė e dėrgonte njė amerikan ku thoshte se ato dokumente janė tė sakta. Pra, dokumentet thonė se ky ishte. Tani, mė tej, ndosnjė fakt a ndonjė dokument qė tė vėrtetojė saktėsinė e tyre nuk ka. Marrim anėn tjetėr. Enver Hoxha dhe Hysni Kapo kėto dokumente i panė nė vitin 1964 dhe i mbyllėn, sepse ata nuk konstatuan se Mehmeti kishte bėrė ndonjė gjė deri nė atė moment.

    Nė letrėn qė ka lėnė pas vdekjes, Mehmet Shehu ėshtė shumė i ashpėr. Pse kjo mėri ndaj jush?

    Unė nuk kam pasur ndonjė kontradiktė me tė. Kemi shkuar mirė nė pėrgjithėsi. Tani ndoshta dy karaktere tė ndryshme; ai ishte nervoz, i ashpėr, i rreptė, thoshte gjithmonė fjalėn e fundit tė parėn, ndėrsa unė e kundėrta. Nga kjo mė vunė mua titullin liberali. Ai ishte ekstremist, unė isha liberal.
     
    .
  6. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Flet Kristofor Martiro, oficeri madhor i sigurimit

    “13 provat, tė cilat vėrtetojnė se Mehmetin e vranė”



    Vdekja e Mehmet Shehut mė 17 dhjetor tė vitit 1981 i ka ndarė nė dy grupe bashkėkohėsit e tij qė jetojnė ende. E vranė apo u vetėvra kryeministri mė jetėgjatė i Shqipėrisė, kjo dilemė vazhdon tė jetė ngėrēi i ngjarjes mė tė madhe tė sistemit tė kaluar.
    Ish-kryetari i degės sė veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, Kristofor Martiro, mbetet njė nga ata ish-kuadro tė lartė tė sistemit tė kaluar qė mbetet besnik i variantit se Mehmet Shehun e kanė vrarė. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Tirana Observer”, Martiro shpjegon 13 faktet qė e bėjnė tė mendojė se ish-kryeministri ėshtė ekzekutuar. Ai e nis rrėfimin e tij me atė qė ndodhi pas vdekjes sė Shehut.
    Ndėrsa duke hyrė nė analizė profesionale tė shqyrtimit tė fakteve, ish-sigurimsi shprehet se kėqyrja e vendngjarjes, moskryerja e autopsisė, mosanalizimi i pėrmbajtjes sė lėngut nė gotėn qė ndodhej mbi komodinėn nė krah tė krevatit, zhvarrosja e kufomės nė rrethana misterioze dhe zhdukja e infermieres sė familjes, apo dhe fakte tė tjera, i krijojnė bindjen oficerit madhor tė Sigurimit tė Shtetit se Mehmet Shehun e vranė dhe mė pas e trumbetuan me tė madhe si vetėvrasje.

    Ja se si shprehet Martiro nė intervistėn e tij.

    Jeni marrė me hetimin e familjes sė ish-kryeministrit pas vdekjes sė tij. Ēfarė ndodhi me ta pas 17 dhjetorit tė vitit 1981?

    Mbas ngjarjes sė Mehmet Shehut, unė u ngarkova nga udhėheqja e ministrisė tė merresha me familjen e Mehmet Shehut. Detyrėn e mora nga ministri i Brendshėm, Feēor Shehu, dhe prezent gjatė komunikimit tė saj ishte edhe Kadri Hazbiu. Ata mė thanė qė tė merrja masat. Mė thanė tė merrja masat pėr ruajtjen e tyre, pasi do tė largoheshin nga vila dhe do tė sistemoheshin nė vilėn numėr tre nė Rrugėn e Elbasanit. Pritej tė vinte i biri nga Suedia, Skėnderi i shoqėruar nga Gani Kodra. Nė kėtė kohė, nė zyrėn e ministrit disa herė ata morėn nė telefon ambasadėn tonė nė Suedi, nė Greqi dhe nė pikėn e kalimit kufitar nė Kapshticė. Drejtuesit interesoheshin nėse kishin mbėrritur Skėnderi dhe Gani Kodra. Nė darkė erdhi Skėnderi dhe iu bashkua familjes nė vilėn e partisė. Pas kėsaj familja u transferua nė Belsh tė Elbasanit. Tri ditė pas ngjarjes kam shkuar bashkė me punonjės tė tjerė tė Sigurimit nė shtėpinė e Mehmet Shehut. Nuk kisha qenė nė grupin e ekspertėve qė bėnė ekspertizėn e vendit tė ngjarjes dhe tė kufomės sė tė ndjerit, por pashė fotografitė qė ishin nė dosjen e ekspertėve. Ishin disa fotografi tė kufomės sė kryeministrit, qė e kishin fiksuar atė nė pozicione tė ndryshme. Nga ky moment unė isha i dyzuar nė mendimin tim, nėse Mehmeti ishte vrarė apo vetėvrarė.

    Cilat janė arsyet qė ju bėjnė tė mendoni se Mehmet Shehun e kanė vrarė?

    Nisur nga fotografitė vura re:

    1-Pozicioni i kufomės shtrirė me gjyslykė, me kėmishė, duart e mbledhura mbi bark dhe i mbuluar me batanije deri nė grykė.

    2-Pistoleta ishte mbi batanije, nė krahė tė djathtė tė kufomės. Kėtu dua tė sqaroj se si ishte e mundur qė Mehmeti tė ishte vetėvrarė, duke pasur sytė e mbyllur, me kėmbė tė shtrira dhe me duart mbi bark nėn batanije.

    3-Nė aktekspertimin nuk pėrcaktohej nė u gjet i mbuluar apo e mbuluan kufomėn e Mehmet Shehut me batanije.

    4- Mbi kėmishė, nė anė tė zemrės kishte vetėm njė njollė tė zezė. Kėtu vetėm sa nisėn dyshimet, pasi mė pas, kur bėmė kėqyrjen e dhomės sė Mehmetit, konstatova edhe gjėra tė tjera tė dyshimta. Shkova nė krevatin ku ishte gjetur kufoma e Mehmet Shehut. Ngrita mbulesat pėr tė parė gjakun dhe pashė:

    5-Atje kishte shumė pak gjak. Kjo mė bėri pėrshtypje se pasi mė ishte dhėnė rasti, ndėrsa kryeja detyrėn e zėvendėskryetarit tė degės sė Punėve tė Brendshme tė Korēės, tė ndodhesha nė zyrėn e ish-kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit, Zenun Shahollari, qė kishte vrarė veten. Atje pashė se zyra ishte e mbushur me gjak.

    6-Ende sot nuk e kam kuptuar arsyen e moskryerjes sė autopsisė sė kufomės. Ishte rregull se, nė raste vdekjesh, qoftė edhe natyrale, kryhej ekspertiza mediko-ligjore pėr tė pėrcaktuar shkakun e vdekjes. Si ka mundėsi qė vdiq njė kryeministėr nė kėto rrethana dhe atij as qė i behėt autopsia.

    7-Nė njė akt ekspertize thuhet se plumbi i pistoletės e kishte marrė o nė zemėr ose nė arterien kryesore. Si punonjės i Sigurimit tė Shtetit di qė nė ekspertizė nuk thuhet ose, ose, por pėrcaktohet qartė ku e kishte pėrshkruar plumbi dhe se a ishte ky shkaku kryesor i vdekjes sė personit. Po sjell nė kujtesėn e bashkėkohėsve tė mi rastin e vetėvrasjes sė Nako Spirut, i cili ėshtė publikuar nė shtyp. Nga raporti i ekspertėve mediko-ligjorė thuhej se plumbi i kishte pėrshkuar zemrėn dhe shtyllėn kurrizore.

    8-Po tė analizohen aktet e ekspertimit tė kufomės gjen gjėra qė tė lėnė dyshime. Ka probleme tė tė dhėnave kriminalistike qė tė bėn tė dyshosh.

    9- Pėrse u zhvarros kufoma e Mehmet Shehut. Kush ishte ai qė trembej edhe nga ish-kryeministri i vdekur.

    10- Njė tjetėr arsye qė mė bėn tė jem pėr variantin se Mehmet Shehun e vranė, ėshtė edhe ajo qė kam dėgjuar qė nė atė kohė, nga persona me influencė qė ministri i Shėndetėsisė sė asaj kohe, Llambi Ziēishti, kishte thėnė nė vendngjarje se rasti nė fjalė nuk ishte vetėvrasje. Pėr kėtė, edhe pse mė vonė e kthehu dėshminė e tij, Ziēishti nuk mundi t’i shpėtonte dėnimit me vdekje.

    11-Nė materiale e aktekspertizė ishte shėnuar nė procesverbal edhe ekzistenca e njė gote tė mbushur me lėng mbi komodinėn nė krah tė krevatit tė kryeministrit. Asnjėherė nuk iu bė analiza pėrmbajtjes sė gotės. Kjo nuk ėshtė e rregullt.

    12-Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje nuk u interesua kush pėr infermieren e familjes Shehu, shoqen e Marjetės, gruas sė Bashkimit.

    13-Fakt ėshtė qė nga pyetjet e personelit qė shėrbente nė vilėn e Mehmet Shehut dhe pjesėtarėve tė tij tė familjes, mėsova se pas mbledhjes sė Byrosė, kryeministri kishte shkuar nė shtėpi dhe ishte i qetė. Ai kishte shkuar nė studion e tij pėr tė punuar. Madje, sipas dėshmisė sė Gani Kodrės, Mehmeti i kishte telefonuar atė ditė tė birit nė Suedi fare normalisht.


    Kristofor Ilia Martiro. nė vitin 1982, pikėrisht mė 13 prill, arrestohet e dėnohet me 15 vjet heqje lirie dhe deri nė vitin 1989 vuajti dėnimin nė Lezhė, Burrel e Shėn Vasi nė Sarandė.
     
    .
  7. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Ali Ēeno, shoqėruesi i kryeministrit pėr ngjarjen

    “Njoftova menjėherė Ramiz Alinė nė telefon. Ai mė pyeti se ēfarė kishte ndodhur qė e merrja kaq herėt nė telefon.

    I thashė se Mehmeti kishte vrarė veten. “Ashtu”, mė tha pa e prishur gjakun dhe e mbylli telefonin…..

    Kur hyra nė dhomėn e Mehmetit pashė nė fund tė krevatit njė gotė ēaji qė ishte bosh. Nuk pashė gjak nė gjoksin e tij, por vetėm njė njollė tė zezė.
    Mbas kėsaj erdhi grupi i ekspertėve, nuk e di se ēfarė ndodhi aty. Nė grup ishte dhe Xh. Ēiraku dhe ministri i Shėndetėsisė, Llambi Ziēishti.
    Di qė Xh. Ēiraku nuk e firmosi aktin e ekspertizės.

    Kufomės nuk iu bė ekspertiza, u varros po atė ditė nė mėngjes nė varrezat e Sharrės. Pas disa ditėve, kufoma e Mehmetit u zhduk”.

    image

    Edited by tiranaforum - 26/1/2010, 13:20
     
    .
  8. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    DOSJA E SIGURIMIT MBI VDEKJEN E MEHMET SHEHUT / III DESHMITARI 3/ GRUAJA

    Fiqireti: Ja ēfarė pashė unė

    PROCES-VERBAL (DESHMIE) TIRANE, ME 18 DHJETOR 1981


    Unė, Koēo Josifi, hetues nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme Tiranė, pyeta me cilėsinė e dėshmitarit shoqen Fiqirete Shehu.

    Mbasi u pyet lidhur me ēėshtjen tregoi:

    Fiqireti: Ja ēfarė pashė unė

    Mbrėmė, mė tha nesėr nė mėngjes mė zgjo nė orėn 8.00. Sot mė datė 18 dhjetor 1981, rreth orės 7.55, erdhi nė dhomėn time djali, Vladimir Shehu. Nė dhomė mė gjeti sė bashku me gruan e tia, Fatbardha Shehu. Mbasi erdhi Vladimiri nė dhomėn time, unė shkova nė dhomėn e gjumit tia pėr t'a zgjuar, kur shkova atje pashė se ishte i zverdhur dhe sipėr kėmishės kishte gjak. Dola dhe shkova nė dhomėn time, ku i thashė Vladimirit dhe nuses Fatbardhės qė babaj ka vdekur. Kėto u ngritėn dhe shkuan menjėherė nė dhomėn e tij ku lajmėruan mjekėt dhe shokėt e tjerė. Mbasi ishte i qetė, mė tha tė iki se nė mbrėmje do qėndrojė vonė, prandaj nesėr mė zgjo nė orėn 8.00.

    Dėshmitari: Fiqirete Shehu

    Hetuesi: Koēo Josifi
     
    .
  9. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    DOSJA E SIGURIMIT MBI VDEKJEN E MEHMET SHEHUT/ III
    DESHMITARI 4/ TRUPROJA


    Proces-verbal (Dėshmije) Nė Tiranė, mė 18 dhjetor 1981

    Unė, Koēo Josifi, hetues nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme Tiranė, nė prani tė shokut Elham Gjika pyeta me cilėsinė e dėshmitarit Ali Ceno, i biri i Shemsedinit dhe i Qamiles, i dtl., 1943, lindur e banues nė Tiranė, me arsim tė lartė, banues nė lagjen Nr.2, rruga Luigj Gurakuqi, pallati nr.4, apartamenti 13, anėtar Partie.

    -Mora njoftim mbi pėrgjegjėsinė qė kam sipas nenit 202, nė rast se bėj dėshmi tė rreme.

    Dėshmitari Ali Ēeno
    Mė datėn 17 dhjetor 1981, rreth orės 20.30 unė pasi rregullova shėrbimin nė grup, jam lajmėruar pėr nė shtėpi. Mbasi shkova nė shtėpi mė mori nė telefon mjeku Llesh Rroku dhe mė tha nė telefon se isha nė zyrė tek Mehmet Shehu dhe mė pyeti se kush nga oficerėt ėshtė sonte me shėrbim, mė tha Lleshi qė i thashė se sonte ėshtė Pėllumbi dhe Aliu, ai e kishte pyetur se aty ėshtė Aliu, Lleshi i ishte pėrgjigjur se po, dhe Lleshi mė tha mua se ėshtė mirė tė vish kėtu edhe ti qė edhe unė mos dalė me gėnjeshtėr. Kėshtu unė, mbasi hėngra darkė nė shtėpi, u nisa dhe erdha nė grup rreth orės 23.00 dhe atė natė fjeta aty. Gjatė natės Mehmet Shehu nuk mė kėrkoi.

    Nė mėngjezin e datės 18.12.1981, rreth orės 8.00, kur unė isha sė bashku me shokėt e tjerė nė dhomėn e shėrbimit, mė njofton djali i tia, Vladimir Shehu me sterjofoni qė tė shkoja lart nė katin e dytė tek dhoma e fjetjes sė Mehmet Shehut. Kur shkova lart nė koridor para dhomės sė gjumit tė Mehmet Shehut gjeta aty Fiqirete Shehun sė bashku me Vladimir Shehun dhe gruan e tia Farbardha Shehu duke qarė, nė kėtė kohė Vladimiri mė thotė shko nė dhomė dhe shife babanė, unė hyra nė dhomė dhe e pashė Mehmet Shehun tė shtrirė nė krevat tė verdhė dhe kur e kapa nga dora, i ftohur, kur unė hyra ishte i mbuluar me kuvertė dhe ēarēaf ashtu siē ishte kur erdhi grupi hetimor. Nuk para pashė gjak nė anėn e majtė tė gjoksit dhe nė krah tė djathtė tė trupit njė pistoletė, kuptova se ishte vetvrarė dhe nė ēast njoftova mjekėt Milto Kostaqin dhe Llesh Rrokun, tė cilėt erdhėn menjėherė aty, pas kėsaj njoftova shokėt e Partisė.

    Kur unė njoftova pėr herė tė dytė nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut ku kishin ardhur aty edhe mjekėt Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, pashė mbi komodinėn e majtė tė krevatit njė gėzhojė pistolete, u thashė mjekėve po kjo kėtu si ka mundur tė ketė qėndruar nė kėtė formė, Milto Kostaqi tha se gėzhoja qe poshtė anės sė krevatit, e shkeli Llesh Rroku me kėmbė dhe e mori e vendosi mbi komodinė. Dua tė sqaroj se, kur hyra unė nė dhomė duart e Mehmet Shehut ishin brėnda kuvertės tė mbėshtetura nė gjoks nė gjendje tė ngurtė dhe tė mbuluar deri afėr mjekrės me ēarēaf e kuvertė. Unė pėr t'i parė pulsin e zbulova pak kuvertėn, sa i zbulova dorėn i pashė pulsin dhe konstatova se pulsi nuk punonte, ndėrsa nė krahun e majtė afėr zemrės i vura re qė kishte njė njollė gjaku. Mbas kėsaj unė pėrsėri e mbulova siē ishte mė parė.

    Nė grup atė natė qė kemi fjetur nė vendin e shėrbimit, kemi qenė unė, mjekėt Milto Kostaqi e Llesh Rroku, oficeri shėrbimit Dashamir Rrapaj, Pėllumb Rustaj, shofer Astrit Mitaj, ndėrsa me shėrbim deri tek dera e jashtme e oborrit prej orės 20.00 deri nė orėn 02.00 tė datės 18.12.1981 ka qenė Astrit Veliaj, ndėrsa nga ora 02.00 e datės 18.12.1981 deri nė orėn 7.00 ka qenė Asim Beja.

    Unė atė natė kam rėnė pėr tė fjetur nė dhomėn time rreth orės 11.30, nė dhomė me mua nuk ka fjetur njeri tjetėr dhe jam zgjuar rreth orės 6.45 tė datės 18.12.1981. Gjatė gjithė natės nuk jam zgjuar ndonjėherė, nuk kam dėgjuar ndonjė lloj zhurme dhe nuk mė kanė njoftuar shokėt pėr ndonjė nevojė ose shqetėsim nė shėrbim.

    Edhe njėherė sqaroj se mbas lajmėrimit qė mė bėri Vladimir Shehu pėr tė shkuar shpejt lart nė katin e dytė nė dhomėn ku flinte Mehmet Shehu, nė koridorin para derės sė kėsaj dhome gjeta Fiqirete Shehun, Vladimir Shehun dhe Fatbardha Shehun, qė po bėrtisnin dhe qanin, bile Fiqiretja me Fatbardhėn u nisėn nė drejtim tė dhomės sė gjumit Fiqiretes, ndėrsa Vladimiri mė tha mua "shko shiko babanė". Unė hyra vetėm nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut dhe e gjeta nė pozicionin shtrirė nė anėn e majtė tė krevatit me fytyrė nga tavani, syzet qė mbante pėr punė me skelet metalik i kishte tė vura, i mbuluar me ēarēaf e batanie deri poshtė mjekrės, krevati nuk kishte asnjė lloj ērregullimi, sytė dhe gojėn Mehmet Shehu i kishte tė mbyllura, duart dhe pjesėn tjetėr tė trupit i kishte tė mbuluara me ēarēaf e kuvertė. Unė sa ju afrova krevatit tė tij, ngrita pak kuvertėn (batanijen dhe ēarēafin) dhe me dorėn time i kapa dorėn e majtė ku kishte dhe sahatin pėr tė parė nėse i punonte ose jo pulsi. Pulsi nuk i punonte, dora ishte e ngrirė e ngurrosur dhe e ftohtė. Nė kėto momente duke patur batanijen dhe ēarēafin pjesėrisht tė ngritura nga unė, vura re qė Mehmet Shehu nė krahun e majtė afėr zemrės kishte njė njollė tė kuqe gjaku dhe thashė me vete, se paska vrarė veten. Tė dy duart e tia ishin tė pėrthyera e mbėshtetura nė gjoks dhe tė mbuluara me batanie e ēarēaf. Mbas kėsaj unė kam thirur menjėherė nė sterjofoni mjekėt duke u thėnė qė tė vinin shpejt nė dhomėn e gjumit tė Mehmet Shehut. Sqaroj se kur unė dallova njollėn e gjakut nė trupin e Mehmet Shehut afėr zemrės, vura re se mbi krevat sipėr batanijes nė krahun e djathtė tė trupit Mehmet Shehut, pothuajse nė mesin e krevatit pashė pistoletėn e tipit Makarov, kalibri 9 mm qė unė e dija se Mehmet Shehu e mbante nė kasafortėn e tia nė shtėpi.

    Veē sa sipėr dua tė them se mė datėn 19 dhjetor 1981, mbasi Mehmet Shehu kishte vrarė veten, oficer Astrit Velia qė natėn e datės 17 dhjetor 1981 duke u gdhirė data 18 dhjetor 1981, kur ai ishte me shėrbim pėrpara shtėpisė banimit Mehmet Shehut, tek porta nė hyrje tė oborrit, kishte vėnė re qė Mehmet Shehu rreth orės 22.00 tė datės 17 dhjetor 1981 kishte hapur portėn e hyrjes sė ndėrtesės dhe duke nxjerrė gjysmėn e trupit jashtė derės, kishte parė majtas e djathtas dhe pėrpara nė oborr, mbas njė kohe shumė tė shkurtėr u fut brenda dhe mbylli pėrsėri derėn me ēelės.

    Gjithashtu dua tė them se mė ka bėrė pėrshtypje njė rast me Mehmet Shehun qė konkretisht ka ndodhur kėshtu: rreth 5-6 ditė pėrpara se Mehmet Shehu tė vriste veten, mė duket ka qenė ditė e dielė nė darkė, Mehmet Shehu sė bashku me Fiqirete Shehun ishte nė shtėpinė e pritjes nė qytetin "Stalin" dhe rrinin vetėm tė dy nė dhomat e shtėpisė sė pritjes, njeri tjetėr nuk kishte. Rreth orės 20.30 ka marrė nė telefon ēentralistja e Beratit dhe mė ka thėnė se njeri nga telefonat e shtėpisė sė pritjes tė qytetit "Stalin" ai me numur interurban tė mbyllet, pasi jep sinjal nė ēentral qė ėshtė hapur. Unė i thashė ēentralistes sė Beratit mirė dhe thirra punėtoren e shtėpisė sė pritjes dhe i thashė qė tė shkonte nė dhomėn ku rrinte Mehmet Shehu me Fiqirete Shehun dhe t'u thoshte tė vendosnin mirė dorezėn e telefonit qė ishte vendosur nė dhomėn ku ishin ata, sepse qėndronte hapur dhe jepte sinjale. Punėtorja shkoi nė dhomėn e tyre dhe ja u tha kėtė gjė, por mbas pak Mehmet Shehu mė kėrkoi mua pėr t'i shkuar nė dhomė. Unė shkova nė dhomėn e tyre dhe si Mehmeti ashtu dhe Fiqiretja me nervozizėm filluan tė mė bėrtisnin mua duke mė thėnė se kush tė lajmėroj ty qė telefoni ishte i hapur, i thashė se mė lajmėroi kontrolli i telefonave tė ēentralit tė Beratit. Mehmet Shehu mė tha mua, po nga e di qė ishte kontrolli i telefonave tė Beratit, unė i thashė se fola vetėm me kontrollin e Beratit nė telefon. Mehmet Shehu mė tha jo, ky ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe na kanė dėgjuar tė gjitha bisedat qė unė kam bėrė me Fiqireten, unė i thashė se ky nuk ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, por ėshtė interurban me tre numura. Mehmet Shehu insistonte se ky ėshtė telefon i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe mė kanė dėgjuar bisedat qė bėra me Fiqireten. Unė i thashė se ky numur telefoni nuk ėshtė i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe u mata t'i nxirrja numuratorin, duke i thėnė pėrsėri se Ministria e Punėve tė Brendshme nuk ka telefon kėtu, ai mė bėrtiti duke u shprehur, ik mbushi se nuk di gjė ti. Mbas kėsaj unė kam dalė nga dhoma e tyre dhe vajta tek vendi i shėrbimit.

    Nuk kaloi shumė kohė dhe mė thirrėn pėrsėri Mehmet Shehu me Fiqirete Shehun nė dhomėn ku rrinin dhe mė thoshin se kush mė ka pėrgjuar bisedėn qė kemi bėrė, kush e la hapur telefonin, ky duhet tė jetė telefoni i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ē'masa keni marrė juve pėr telefonat. Unė pėrpiqesha t'i sqaroja ashtu siē shpjegova mė lart, por ata nuk bindeshin. Kėshtu qė pėr kėtė problem atė natė Mehmet dhe Fiqirete Shehu mė thirrėn 5-6 herė dhe mė pyesnin duke u shprehur se ata mendonin qė telefoni ishte i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe bisedat qė kishin bėrė bashkėrisht nė dhomė ishin dėgjuar. Kjo punė ka vazhduar deri rreth orės 21.15, pastaj nuk mė thirrėn dhe shkuam pėr tė fjetur. Ato mė thirrėn vetėm mua pėr kėtė ēėshtje, ndėrsa nga oficerėt e tjerė nuk thirrėn njeri. Tė nesėrmen e kthyem nė Tiranė dhe as Mehmet Shehu e as Fiqirete Shehu nuk mė kanė pyetur mė pėr kėtė ēėshtje.


    Ndonjė gjė tjetėr nuk kam pėr tė thėnė.

    Procesin mbasi e lexova thėniet e mija janė shkruar drejt e firmos.

    Dėshmitari: Ali Ēeno

    Hetuesi: Koēo Josifi

    Asistoi: Elham Gjika
     
    .
  10. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    FEJESA

    Ngjarjet zhvillohen nė shtatorin e vitit 1981. Mehmet Shehu kishte hyrė nė shtėpinė e re dhe e kishte fejuar djalin e tij, Skėnderin, me vajzėn e Qazim Turdiut, i cili gjatė luftės kishte qenė me Ballin.
    Familjet e ish-diktatorit dhe ish-kryeministrit i kishin bėrė pushimet veē e veē atė verė. Enver Hoxha sapo ishte kthyer nga Pogradeci dhe qysh tė nesėrmen e kthimit i bėjnė vizitė Mehmetit dhe Fiqretin.
    Kjo ishte edhe njė vizitė urimi me rastin e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit.

    Njė mbrėmje, kur familja e diktatorit po darkonte, Iliri, djali i Enverit, u jep lajmin familjarėve tė tjerė se Neli (Skėnder Shehu) ishte fejuar. Atė e kishin njoftuar pėr kėtė dhe e kishin ftuar bashkė me Teutėn vetėm njė orė mė parė. Kjo ishte edhe vizita e parė qė bėnte e fejuara e Skėnder Shehut, Silva Turdiu, nė shtėpinė e Mehmetit”.
    Iliri u thotė se vajza quhej Silva dhe ishte e bija e Qazim Turdiut, pedagog matematike nė Universitetin e Tiranės.

    Tė nesėrmen vendosėn tė shkonin pėr vizitė nė shtėpinė e Mehmetit pėr t’i uruar fejesėn e djalit. Kjo vizitė qė ėshtė pėrshkruar me hollėsi, botuar e ribotuar, shkoi normalisht dhe u thanė fjalė tė mira pėr Qazim Turdiun, Enveri dhe Nexhmija uruan ēiftin e ri si dhe Mehmetin e Fiqretin dhe madje u bėnė edhe fotografi. Gjithēka rrodhi normalisht.

    Tė nesėrmen
    Enver Hoxha i kėrkon Mehmet Shehut ta prish fejesėn e djalit, sepse familja e tė fejuarės sė Skėnderit kishte 6-7 tė dėnuar politikė dhe nėna e vajzės ishte nga familja e Pipajve, e Muzafer e Arshi Pipės.
    Mehmeti atė ditė ndodhej nė Konferencėn e Korēės, por Enveri e thėrret tė kthehet pėr ta sqaruar kėtė ēėshtje sa mė parė. E dha porosinė qė atė natė dhe tė nesėrmen Mehmeti kthehet nė Tiranė.

    Ditari

    Enver Hoxha, qysh tė nesėrmen e vizitės nė shtėpinė e Mehmet Shehut dhe pasi e ka uruar atė pėr fejesėn e djalit tė tij, Skėnderit, me Silva Turdiun, bėri njė kthesė 180 gradė dhe e trajtoi ashpėr aktin e Mehmet Shehut lidhur me fejesėn e djalit tė tij.
    Enveri, gjithė atė ditė dhe pas darke, siē ka treguar Nexhmije Hoxha, fliste pėr kėtė ngjarje, duke reflektuar.

    Madje kishte thėnė: “Mehmeti sot ėshtė nė Konferencėn e Korēės, por kjo ēėshtje duhet sqaruar sa mė parė… sa mė parė duhet mbyllur!…

    Gjatė kėsaj kohe, Enveri bėri me Mehmetin tri takime nė shtėpi dhe njė nė zyrė. Pra, gjithsej katėr takime pėr ēėshtjen e fejesės qė u shndėrrua nė njė tragjedi.

    Shėnimet lidhur me kėto takime janė marrė nga shėnimet e Enverit tė regjistruara nė diktafon, tė cilat janė tė zbardhura, tė daktilografuara nė 3 fletore me nga 200 e ca faqe.
     
    .
  11. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Tė nesėrmen ishte e diel dhe nė shtėpinė e ish-diktatorit mbėrrijnė pėr tė sqaruar ēėshtjen e fejesės Mehmeti bashkė me Fiqretin.


    Takimi i Mehmet Shehut me Enver Hoxhėn pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut zgjati rreth 2 orė, sipas shėnimeve tė Enver Hoxhės, tė regjistruara nė diktafon dhe mandej tė zbardhura e tė daktilografuara

    Mehmet Shehu: Ky djalė ka pasur disa probleme qė mė kanė preokupuar, sepse po vonohej nė krijimin e familjes sė tij. Prandaj, kur erdhi njė ditė e mė tha se ka gjetur njė vajzė me tė cilėn do qė tė fejohet, unė u gėzova shumė. E pyeta kush ishte dhe e kujt ishte. Mė tha se ishte e Qazim Turdiut, qė ėshtė profesor matematike nė Universitetin e Tiranės. Djali mė tha se ka ndonjė nga njerėzit e familjes me tė kaluar a qėndrim jo tė mirė, por ai i ka prerė marrėdhėniet me ta.

    Enver Hoxha: Po ti, Mehmet, nuk pyete njeri pėr familjen me tė cilėn do tė lidhej djali?

    Mehmet Shehu: Po, pyeta Feēor Shehun. Ai mė solli “curriculum vitae”. Mė tha se vajza ėshtė e mirė, e ndershme, e zgjuar. Babai i saj, Qazim Turdiu, ėshtė njeri i nderuar, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Ka njė vėlla tė arratisur, por i ka prerė marrėdhėniet me tė. Njė vėlla tjetėr, gjatė kohės sė Luftės ka qenė pėr studime nė Itali, pastaj, pas ēlirimit, meqenėse nuk e kishte mbaruar shkollėn, pushteti ynė e dėrgoi nė Jugosllavi pėr ta pėrfunduar dhe, kur ne u prishėm me Jugosllavinė, ai mbeti andej. Kėshtu, bashkė me Fiqretin gjykuam ta pranonim kėtė fejesė, meqė “i ati vajzės nuk kishte ndonjė gjė negative, lidhje me tė arratisurit nuk kishte, vetė vajza, gjithashtu, ishte e mirė, prandaj vendosėm dhe i thamė djalit qė “ne jemi dakord tė fejohesh me vajzėn qė ke zgjedhur”.

    Enver Hoxha: Po pėrbėrja e rrethit familjar tė njerėzve tė vajzės si ėshtė? Nuk tė tha gjė Feēori?

    Mehmet Shehu: Jo, nuk mė tha gjė

    Enver Hoxha: Atėherė po t’i tregoj unė, -Nėna e vajzės, me sa mė kanė thėnė, ka njė vėlla tė pushkatuar, qė quhet... – (dhe Enveri e lexoi nė njė copė letėr qė e mori nga tryeza e xhamtė ) – quhet Muzafer Pipa. Nėna e vajzės ka, gjithashtu, njė vėlla tjetėr tė arratisur bashkė me tė motrėn. Njė motėr tjetėr e nėnės sė vajzės ka qenė “metresa” e njė tregtari tė madh nga Durrėsi. Por, mbi tė gjitha, Arshi Pipa, njė nga krerėt e reaksionit, armik i betuar, qė ndodhet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nuk e ditke ti kush ėshtė Arshi Pipa?

    Mehmet Shehu: Cilin Arshi Pipa? – (pyet befasuar)

    Enver Hoxha: Pse mė pyet? ti ke qenė ministėr i Punėve tė Brendshme dhe duhet ta dish mirė. Veē kėsaj, neve na kanė ardhur vazhdimisht informata pėr tė, se Arshi Pipa ėshtė njė nga armiqtė mė tė egėr e nga mė agresivėt.

    Mehmet Shehu: Kėto unė nuk i dija… - tha Mehmeti me gjysmė zėri, i zėnė ngushtė – po, ėshtė e qartė tani, gabim tė madh kam bėrė, nuk u thellova mė tej me Feēor Shehun. Pėr sa mė tha, kur mė solli informacionin, unė i bėra pyetjen: “Feēor, ti je shoku ynė, pa vure veten nė kėmbėn time! Sikur tė tė ndodhte njė ngjarje e tillė me djalin tėnd, ēfarė do tė bėje?”. Dhe Feēori i kishte thėnė: “Po tė ishte pėr ēupėn, do ta merrja, pėr tė tjerėt do tė vija tė tė pyesja ty”.

    Enver Hoxha: Feēori do tė tė pyeste ty? po ti a nuk duhej tė pyesje ndonjė shok tjetėr? Natyrisht, nė kėtė situatė kė do tė pyesje? Duhej, pra tė vije tė mė pyesje mua, nė radhė tė parė. Pse nuk e bėre ti kėtė? Familja me tė cilėn ti u lidhe kishte diēka tė madhe politike nė biografinė e saj. Le tė supozojmė se rrethin familjar tė nėnės sė vajzės ti nuk e njihje, por, tė paktėn, pėr pėrbėrjen familjare tė Qazim Turdiut, pėr aq sa tė informoi Feēor Shehu, duhej tė informoheshe mirė. Pse nuk e bėre kėtė? Kėtė ti nuk e bėre, se tė pėlqeu mendja jote… Megjithėse re nė dilemė, - vazhdoi Enveri, - ti nuk mė pyete as mua, as ndonjė nga shokėt. Dhe ka njė shkak qė nuk pyete. Nuk na pyete, sepse e vendose qė fejesa tė bėhej, edhe duke qenė i vetėdijshėm se ky akt ishte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė, pate frikė se nuk do tė tė pranohej kjo fejesė nga shokėt dhe mendove mė mirė ta bėsh “fait accompli”, kėshtu, duan s’duan, do ta pranojnė… Por kjo vjen edhe nga diēka tjetėr. E kupton, ti, Mehmet, ē’do tė thotė fjala frėngjisht “cachottier”? Do tė thotė fsheharak, pra, ai qė fsheh veprimet pėrpara tė tjerėve. Edhe ti, edhe Fiqreti, ēėshtjet familjare e personale tė kėsaj natyre i fshihni, nuk jeni tė hapėt ashtu siē duhet tė jeni me shokėt mė tė ngushtė. Njeriu nė asnjė mėnyrė nuk ka arsye tė njoftojė shokun pėr ēdo gjė qė bėhet nė shtėpinė e tij. Por kur ka ēėshtje tė kėsaj natyre, si kjo qė tė ndodhi ty, ėshtė e domosdoshme tė bisedojė e tė konsultohet me dikė, edhe me shokėt, kurse ju, nė fakt, nuk e bėtė kėtė. As ti, as Fiqreti, tė paktėn, nuk na morėt as nė telefon tė na njoftonit pėr kėtė fejesė tė djalit, qė tė gėzoheshim. Pse duhej tė na e bėnit tė njohur fejesėn nėpėrmjet Ilirit dhe gruas sė tij, duke i ftuar ata – dhe vetėm ata – nė takimin tuaj tė parė familjar me nusen e djalit? Ju edhe ata i vutė para njė fakti tė kryer.
     
    .
  12. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Enver Hoxha: Mund tė na sqarosh kush ia bėri djalit kėtė fejesė? Mos e kanė futur tė tjerėt, pėr ta komprometuar? Dhe tė vjen ty nusja e tij nė shtėpi e ti bie nė pozita tė atilla, sa e gjykon me shumė lehtėsi kėtė fejesė, nė njė kohė qė ti je aq i ashpėr me tė tjerėt. Ēfarė do tė thonė kuadrot e Shkollės sė Partisė pėr Fiqretin, qė bėri skandal dhe organizoi mbledhje pas mbledhjeje pėr njė nga pedagogėt, sepse djali i tij u fejua a u martua me njė vajzė qė kishte “diēka“ nė biografi dhe kjo “diēka”, sigurisht, ishte shumė larg nga biografia e tė fejuarės sė djalit tė saj. Si mund tė japė ajo mėsim tani pėr luftėn e klasave nė Parti? Po ti, Mehmet, si do tė guxosh tė flasėsh me shokėt, me kuadrot, me komunistėt, me masat pėr luftėn e klasave?
    Kjo qė bėre ti, - vazhdon Enveri,- na dėmton edhe neve. Po tė flasim tani ne pėr luftėn e klasave, tė tjerėt do tė thonė: “E po ē’na pėrrallisin edhe kėta pėr luftėn e klasave, nuk shikojnė ē’ka bėrė Mehmet Shehu?”.
    Kjo ngjarje ka marrė dhenė, fejesa e djalit tėnd ėshtė biseda e ditės nė gjithė Tiranėn, nė popull po i bėjnė biografinė vajzės dhe bėjnė pyetjen: “A i di kėto tė dhėna shoku Mehmet? Si ta ketė bėrė njė hap tė tillė?!”.

    (Mehmeti, qė dėgjonte nė heshtje, i menduar dhe si i ngrirė)
    Mehmet Shehu: E bėra, e bėra kėtė gjė! Unė e kam fajin, se djali mė pyeti.

    Enver Hoxha: Kėshtu si bėn ti, qė e merr tėrė fajin pėr vete, bėn mirė, se je kryesori, po faj ka, gjithashtu, edhe Fiqreti, pastaj, edhe djali juaj nuk ėshtė pa pėrgjegjėsi, qė ėshtė marrė shumė nėpėr gojė pėr lidhjet e tij me vajza imorale dhe ti, pėr ta shpėtuar nga kėto lidhje, re nga shiu nė breshėr. Mirėpo ēfarė do tė bėsh tani pėr ta ndrequr kėtė gjendje tė rėndė tė krijuar?

    Mehmet Shehu: Do tė mendohem, - tha Mehmeti, - dhe do ta rregulloj. Nuk ma ka fajin djali nė kėtė ēėshtje, fajin e kam unė… unė! – pėrsėriti ai pėr tė disatėn herė.

    Enver Hoxha: Kjo fejesė, Mehmet, duhet tė prishet menjėherė. Pėr interesin e Partisė ne nuk mund tė vemi t’i themi popullit se kėtė gabim e ka bėrė Mehmet Shehu, prandaj ne do tė tė mbrojmė ty, se kėshtu mbrojmė Partinė. Ne do tė pėrpiqemi qė ta kapėrcejmė kėtė vėshtirėsi, qė iu krijua Partisė nga kjo ngjarje jo e menduar thellė. Megjithatė, - vazhdoi Enveri, - ndėrgjegjja ty do tė tė rėndojė, jo vetėm para Partisė, por edhe pėrpara djalit tėnd, se i ke thėnė vetė qė mund tė fejohet me atė vajzė. Partia do tė tė ndihmojė qė ta kapėrcesh kėtė situatė, po mė parė duhet tė bėsh pėrpjekje vetė pėr ta kapėrcyer atė. Gabimi tani u bė dhe ti nuk duhet tė dėshpėrohesh. Unė e njoh karakterin tėnd, ti je njeri i ekstremeve, ki kujdes se mos hidhesh nė ekstremin tjetėr!

    Pas afro dy orė debati, nga ana e Mehmetit pėr tė bindur Enverin pėr rrethanat lehtėsuese qė e bėnė ta pranonte kėtė fejesė, kurse nga ana e Enverit qė ta bindte Mehmetin se kjo fejesė duhej prishur, Enveri e mbylli bisedėn, duke i thėnė Mehmetit: “Mendohu, por s’ka rrugė tjetėr”. Ata u ndanė nė hollin para studios. Fiqreti mbajti kėmbėt dhe filloi t’i fliste Enverit, duke u munduar tė justifikonte Skėnderin pėr zgjedhjen qė kishte bėrė dhe, kur i tha “Skėnderi ėshtė parimor, shoku Enver…”, Enveri, i acaruar, ia ktheu mė zė tė lartė: “Ē’parimor, moj shoqe!… Ai frekuenton lokale nate, shoqėrohet me njerėz jo tė mirė. Nuk i di ti kėto?!”. Mehmeti dukej shumė i rėnė, i mėrzitur, i menduar dhe, duke zbritur shkallėt ngadalė, ai tha: “Ja, edhe Ladi po mė lė…”. Nė njė kohė kur sapo kishte mbaruar sė ndėrtuari vila e re e Mehmetit, ku tė tre djemtė kishin apartamentet e tyre, Vladimiri, djali i madh i Mehmetit, po meremetonte njė apartament tė vjetėr, ku do tė kalonte me gruan e vet, vajzėn dhe me fėmijėn e dytė qė priste. Tė nesėrmen, Mehmeti me Fiqretin kėrkuan sėrish tė takohen me Enverin qė i priti nė shtėpi, pasdreke.

    Bisedoi Enveri me Mehmetin nė takimin e dytė pėr fejesėn e djalit.

    Kur erdhėn Mehmeti me Fiqretin nė takimin e dytė dukeshin shumė tė tronditur pėr gabimin e madh politik qė bėnė, por edhe tė alarmuar pėr ēfarė mund t’i ngjiste Skėnderit, kur t’i thoshin se duhej tė priteshin marrėdhėniet me tė fejuarėn. Ata kishin imagjinuar disa variante se ē’mund tė ngjiste, tė cilat Mehmeti filloi t’i parashtrojė:

    (Varianti i parė):
    Skėnderi tė kuptonte gabimin e tij dhe tė tyre (tė prindėrve) dhe tė pranonte likuidimin e kėsaj situate tė rrezikshme.

    (Varianti i dytė):
    Skėnderi mund tė mos e pranonte ndarjen dhe tė martohej me vajzėn, duke zėnė njė apartament jashtė shtėpisė sė Mehmetit.

    (Varianti i tretė):
    Djali mund tė vriste veten nga dėshpėrimi.


    Ky qėndrim i Mehmetit e acaroi Enverin, sepse shikonte qė ai ende s’po e kuptonte ose s’po e pranonte dot se kishte bėrė njė gabim tė madh politik. Prandaj nė pėrgjigjet e tij pėr kėto variante, Enveri pėrdori njė gjuhė tė drejtpėrdrejtė:

    Enveri: Varianti i parė do tė ngjasė, - tha Enveri, - ai duhet tė ngjasė. Kurse dy variantet e tjera, tė siguroj unė se nuk do tė ngjasin. Po tė ngjasė varianti i dytė, djali braktis rrugėn e Partisė dhe hyn nė rrugė armiqėsore. Por nuk do ta lėmė tė ngjasė njė gjė e tillė dhe s’ka pse e mendon kėtė variant, Mehmet. Ti e njeh mirė djalin tėnd, por mua, - theksoi Enveri, - mė ēudit fakti pse ti mendon kėshtu. Sa pėr variantin e tretė, mos ki merak fare! Skėnderi yt ka kaluar disa herė nė kėto rrugė dhe as qė ėshtė turbulluar fare, pa le mė “tė vrasė veten”.

    Mehmeti: Ishallah kėshtu u bėftė, por kėto variante mė shkuan ndėr mend. Pastaj nxori nga xhepi njė tok me letra, tė formatit tė vogėl, dhe filloi t’i tregojė Enverit mbi pėrbėrjen e plotė tė familjes sė Turdiut dhe tė gruas sė tij.

    Enveri: S’ėshtė nevoja, ato qė duhet tė di, t’i thashė dhe ato qėndrojnė.

    Mehmeti: Po, ato janė, por dua t’ju bėj vetėm disa pėrcaktime: Arshi Pipa, udhėheqėsi i reaksionit shqiptar nė Amerikė, nuk ėshtė i vėllai i nėnės sė vajzės, por djali i xhaxhait...

    Enveri: Njėlloj ėshtė.

    Mehmeti: Tė ta lexoj njė ēikė, ja tri faqe janė: Kriminelėt e luftės, tė burgosurit, tė arratisurit janė, por nga familja e Turdiut ka nja katėr a pesė nė punė dhe filloi tė tregonte: ky punon kėtu, njė tjetėr atje etj.

    (Si duket Enverit nuk i erdhi mirė qė Mehmeti po mundohej tė lehtėsonte veten, tė shfajėsohej disi, ndaj i tha:)
    Enveri: Ato qė kemi biseduar nuk i luan topi, kjo ėshtė njė familje plot me armiq.

    Mehmeti: Ashtu ėshtė, - tha Mehmeti para se tė largohej.
     
    .
  13. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    AUTOKRITIKA E MEHMET SHEHUT

    Shėnim:
    Autokritikėn e tij Mehmet Shehu e paraqiti nė Byronė Politike, me shkrim, mėngjesin e 17 dhjetorit tė vitit 1981, kur tė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike e kritikuan pėr gabimin dhe fejesėn e kryer. Pas paraqitjes sė autokritikės dhe dėgjimit tė kritikave, Enver Hoxha nuk ia jep fjalėn Mehmet Shehut, duke i thėnė se duhet tė reflektojė akoma pėr tė kuptuar mė mirė gabimin dhe i thotė se tė nesėrmen nė seancėn e dytė tė mbledhjes sė Byrosė Politike do tė flasė i pari Enveri dhe mandej Mehmeti. Deri nė kėtė pikė, pavarėsisht vėrejtjeve dhe kritikave, tė gjitha anėtarėt e Byrosė Politike kishin propozuar vetėm vėrejtje me shkrim nė kartėn e regjistrimit nė parti pėr kryeministrin e tyre.

    Autoriktika e Mehmet Shehut nė mbledhjen e Byrosė Politike 17 dhjetorit 1981

    I dashur shoku Enver. Tė dashur shokė tė Byrosė Politike,

    Si anėtar partie dhe si anėtar i Byrosė Politike, e ndjej pėr detyrė qė, megjithėse shumė nga ju, tashmė, jeni nė dijeni, pėr njė gabim tė rėndė qė unė e kam bėrė kėto muajt e fundit, tė them diēka qysh nė fillim, rreth thelbit tė tij e mbi rrethanat se si rashė unė nė atė gabim, dhe pastaj tė analizoj shkaqet e tė bėj autokritikė para jush pėr gabimin qė bėra.

    Gjatė gjithė jetės sime si komunist, unė jam pėrpjekur qė ta zbatoj drejt vijėn e Partisė, nė tė gjitha fushat e saj, qė ta zhvilloj luftėn e klasave sipas mėsimeve tė Partisė sonė, tė marksizėm-leninizmit, dhe jam munduar pėr tė qenė kurdoherė konsekuent nė zhvillimin drejt tė luftės sė klasave kundėr tė gjithė armiqve, tė brendshėm e tė jashtėm. Por, kėto kohėt e fundit unė bėra njė gabim tė rėndė pikėrisht nė kuadrin e luftės sė klasave. Ėshtė fjala pėr dhėnien e aprovimit nga unė, djalit tim tė mesėm, Skėnderit, pėr fejesė me vajzėn e profesor Qazim Turdiut, i cili ka njė rreth familjar tė gjerė me pėrbėrje politiko-shoqėrore armiqėsore, krejtėsisht tė papėrshtatshme pėr t’u bėrė fejesa e djalit tim me vajzėn e tij.

    Dhe tashti, kur e shoh ēėshtjen thellė, mė bėhet e qartė se, pavarėsisht nga ato informata qė mora pėr familjen e Qazim Turdiut (pėr vetė Qazimin, tė shoqen, djalin dhe vajzėn) dhe pavarėsisht nga ajo qė m’u tha se familja e ngushtė e Qazim Turdiut nuk mban lidhje me fisin e arratisur e me qėndrim armiqėsor - pavarėsisht nga tė gjitha kėto, edhe me aq sa u informova nė fillim nga vetė djali (Skėnderi), ato tė dhėna ishin tė mjaftueshme pėr t’u refuzuar fejesa nga ana ime menjėherė dhe nė mėnyrė kategorike. Dhe e them me ndėrgjegje tė pastėr dhe me sinqeritetin komunist se patjetėr do ta kisha refuzuar njė fejesė tė tillė, me njė vajzė nga njė familje me njė rreth familjar tė tillė, po tė qe se do tė mė kėrkonte ndokush tjetėr mendim pėr lidhjen e njė fejese me atė vajzė, nga ai rreth familjar.

    Kėshtu do tė kisha vepruar, sikur propozimi tė mė qe bėrė qoftė nga njėri nga dy djemtė e tjerė (po tė ishin tė pamartuar), qoftė nga vėllezėrit pėr djemtė e tyre ose dhe nga kushdo tjetėr qoftė. Por nė rastin e djalit tim tė dytė, Skėnderit, e dhashė pėlqimin tim pėr fejesė, duke u nisur nga mendime e konsideracione tė gabuara; siē do tė mundohem ta shpjegoj mė poshtė, kur tė flas pėr arsyet dhe shkaqet, qė mė ēuan nė atė gabim tė rėndė, duke e parė tash ēėshtjen nė dritėn e kritikės sė drejtė dhe tė ndihmės shoqėrore, qė mė ka dhėnė disa herė me radhė, nė kėtė rast, shoku Enver.

    Pėrse e bėra unė kėtė gabim, ē’mė bėri mua tė jepja fjalėn pėr fejesė tė djalit tim me njė vajzė nga njė rreth i atillė, tė bija nė njė gabim tė tillė, qė ėshtė nė kundėrshtim me parimet e luftės sė klasave tė Partisė dhe nė kundėrshtim edhe me vetė traditat revolucionare tė familjes sime?
    Mendoj se shkaqet qė mė ēuan nė atė gabim tė rėndė pėrbėhen nga disa faktorė tė ndryshėm, qė lidhen edhe me disa elemente negative tė vetė karakterit tim, qė, nė raste tė veēanta, shfaqen edhe gjatė punės dhe jetės sime. Kėto elemente negative nė karakterin tim, tė marra nė pėrgjithėsi, nuk kanė lindur sot, nuk janė shfaqur nė vitet dhe kohėt e fundit; ato, si tė thuash, kanė qenė prezent vazhdimisht, gjatė gjithė jetės sime, si njeri dhe si komunist, gjatė sė cilės unė edhe i kam luftuar ato (elementet negative), por, siē duket, kjo luftė nuk ka qenė aq intensive dhe aq efektive e nė shkallėn e duhur saqė t’i shkulė dhe t’i shuante ato krejtėsisht. Si rezultat i luftės qė kam bėrė, natyrisht, pėrmirėsime kam pasur nė kėto drejtime, por jo gjer nė shkallėn saqė elemente negative tė karakterit tim tė jenė zhdukur plotėsisht.

    (....)
    Do tė desha tė theksoj se unė nuk duhet ta kisha bėrė kėtė gabim, qoftė edhe sikur tė bėhej realitet ai dyshim dhe ajo frikė, qė unė kisha pėr jetėn e djalit e qė mė ēuan nė gabimin e rėndė qė bėra. Por, unė e realizova qė, nė kėtė rast, kisha bėrė njė gabim tė rėndė vetėm atėherė kur mė kapi pėrdore shoku Enver dhe mė tha: “Ē’po bėn kėshtu, Mehmet!”. Atėherė, po, e mblodha menjėherė dhe i thashė shokut Enver se gabimi do tė ndreqej me ēdo kusht. Dhe me kėto fjalė “me ēdo kusht” kisha parasysh edhe mundėsinė qė djali tė mė thoshte: “Unė ta parashtrova ēėshtjen dhe aprovimin vetė ma dhe. Unė tė thashė qė, po tė mos aprovohej propozimi im, mund edhe tė mos i futesha kėsaj pune, se akoma s’kisha marrė kontakt pėr bisedime pėr fejesė me vajzėn, dhe, fundi i fundit, “martesa pėr mua mund edhe tė mos bėhet fare problem” e, pastaj, djali tė kalonte nė gabimin akoma mė tė rėndė, gjer nė dėshpėrim ekstrem, ndoshta, gjer nė vetėvrasje, siē dhe ka ndodhur nė ndonjė rast tė tillė. Kėshtu mendoja unė, gjithmonė i nisur nga ato konsideracione qė thashė. Por Skėnderi, megjithėse bėri faj qė nuk zgjodhi ndonjė vajzė sipas kritereve politiko-shoqėrore qė i kishim rekomanduar disa herė unė dhe Fiqreti, por vajti e ra nė vajzėn qė thashė, ai ruajti gjakftohtėsinė dhe reagoi drejt, pikėrisht siē e parashikoi shoku Enver dhe jo siē admetohej edhe njė mundėsi ekstreme e kėtillė me supozimin tim subjektivist, jorealist, sentimentalist dhe mikroborgjez.

    (...)

    Njė element tjetėr negativ qė mė ēoi mua nė kėtė gabim tė rėndė ėshtė edhe karakteri im shumė i rrėmbyeshėm, shumė herė impulsiv, nė jetė, nė punė dhe nė marrjen e vendimit. Ky element negativ nė karakterin tim (impulsiviteti) ka qenė gjithmonė pothuajse i pėrhershėm gjatė gjithė jetės sime, si para Luftės dhe pas Luftės. Impulsiviteti shfaqet tek unė edhe nė jetėn familjare. Unė kėtė element negativ nė karakterin tim e kam njohur edhe publikisht dhe e njoh: nė raste tė ndryshme kam bėrė edhe autokritika dhe jam pėrpjekur qė ta luftoj atė, sepse e di qė nuk ėshtė njė veti normale, veēanėrisht pėr njė komunist, dhe sidomos pėr njė udhėheqės. E, si rezultat i luftės sime kundėr kėtij elementi negativ nė karakterin tim, kam pasur edhe ndonjė pėrmirėsim, por jam i ndėrgjegjshėm se kjo e metė nuk mė ėshtė zhdukur akoma dhe, siē thashė, nga koha nė kohė shfaqet edhe gjatė punės, sikurse shfaqet edhe nė jetėn time familjare.

    (...)

    Mendoj se njė element tjetėr negativ, qė mė ēoi mua nė gabimin e rėndė qė bėra nė rastin e fejesės sė djalit tim tė dytė, ka qenė, ndoshta, ndjenja se “unė kam imunitet” ndaj influencės sė armikut tė klasės, ndaj oportunizmit, ndaj rrezikut tė djathtė. Nė vendimin qė mora pėr fejesėn e djalit me vajzėn e Qazim Turdiut mendova se, meqė “vajza ėshtė e mirė dhe mban qėndrim moral-politik tė mirė”, siē mė informuan, kurse “familja e saj e ngushtė s’mban lidhje me farefisin e saj armiqėsor”, nė kėto kushte, mendova unė atėherė, “s’ka se si tė influencojė ajo nė familjen tonė pėr tė keq, por, nė tė kundėrtėn, do tė influencojmė ne pėr tė mirė tek ajo”, pa u thelluar nė kėtė rast, veē tė tjerave, siē them mė lart, edhe nė atė se ē’efekt negativ do tė kishte tek tė tjerėt ky veprim i gabuar i imi nė zbatimin e parimeve tė Partisė pėr luftėn e klasave nė raste martesash ose edhe nė raste tė tjera.

    (...)

    Mbyllja nė vetvete, kur ėshtė rasti pėr ēėshtje familjare, mendoj se ėshtė njė element tjetėr negativ qė ndikoi tek unė nė bėrjen e gabimit tim. Gabimi qė bėra unė, me siguri, do tė ishte evituar, po tė isha kėshilluar me shokun Enver apo qoftė edhe me ndonjė shok tjetėr ose, po tė ishte kėshilluar, tė themi, Fiqreti me shoqen Nexhmije apo edhe me ndonjė shoqe tjetėr, para se tė vendosnim pėr fejesėn e djalit. Por atėherė unė mendova: “tė mos e shqetėsoj shokun Enver pėr njė ēėshtje tė kėtillė”. Dhe mendova kėshtu, duke u nisur nga gjykimi e ndjenja se i gjithė vlerėsimi im pėr ēėshtjen e fejesės u bė nga ai kėndvėshtrim i gabuar, qė thashė – metafizik, subjektivist, sentimentalist mikroborgjez. Edhe nė kėtė ēėshtje unė influencova te Fiqreti pėr ters.

    (...)

    Dhe duke u nisur po nga ky gabim, u arrit nė thellimin e mėtejshėm tė tij nga ana ime, aq sa shoku Enver dhe shoku Ramiz, pa ditur gjė mbi rrethin e keq tė Qazim Turdiut, duke mos u shkuar atyre kurrė ndėr mend se unė do tė kisha lidhur fejesėn e djalit me vajzėn e njė familjeje me pėrbėrje politiko-shoqėrore tė keqe, me rreth armiqėsor, erdhėn si shokė, si vėllezėr, e mė uruan pėr fejesėn (dhe pėr shtėpinė qė mė rindėrtoi Partia), ndaj tė cilėve unė jam fajtor dhe ju kėrkoj ndjesė me sinqeritet komunisti e me ndėrgjegje tė vrarė. Elementi tjetėr negativ, qė mė ēoi mua nė gabimin qė bėra, mendoj se ėshtė edhe shfaqja e mendjemadhėsisė nė kėtė rast. Mė sipėr unė fola pėr njė faktor qė ndikoi nė bėrjen e gabimit tim tė rėndė klasor - pėr “ndjenjėn e imunitetit” tek unė ndaj influencės sė ideologjisė armikut tė klasės, qė ndikoi nė marrjen e vendimit tė gabuar nė kėtė rast, mendoj se ėshtė, njėkohėsisht, edhe njė shfaqje mendjemadhėsie.

    Unė nuk mendoj dhe nuk ndjej se mendjemadhėsia ėshtė tipar karakteristik tek unė, domethėnė qė tė karakterizojė gjithė veprimtarinė dhe jetėn time, se, po tė kishte qenė kėshtu, atėherė Partia kurrė nuk do tė mė kishte lejuar qė tė vazhdoja nė atė rrugė tė gabuar. Por dua tė them se, sikurse edhe ndaj shfaqjeve tė tjera negative tė karakterit mikroborgjez, qė duken akoma tek unė dhe qė pėrmenda mė sipėr, edhe ndaj shfaqjes sė mendjemadhėsisė, nė raste tė veēanta, tė asaj qė Lenini e ka quajtur “mendjemadhėsia komuniste”, unė nuk jam i imunizuar.

    (...)

    Raste tė shfaqjes sė kėsaj lloj mendjemadhėsie mund tė konsiderohen dhe ndėrhyrjet e shpeshta qė unė bėj nė mbledhjen e Qeverisė, tė Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave, ose edhe nė ndonjė mbledhje tjetėr, duke i ndėrprerė fjalėn atij qė flet, pėr tė bėrė pyetje ose pėr t’i kėrkuar ndonjė sqarim, tė cilin folėsi, ndoshta, mund ta jepte edhe pa pyetjen e ndėrhyrjen time. Edhe kjo mėnyrė veprimi – tashmė qė mendoj e thellohem nė elementet negative tė karakterit tim, - konsideroj se nuk ėshtė e drejtė, bile ėshtė e gabuar, sepse e bėn folėsin qė tė mos e shprehė mendimin ashtu siē e ka, gjer nė fund, i pret atij iniciativėn etj. Ndėrhyrje mendoj se duhet tė bėhen nė mbledhje tė ndryshme, por vetėm atėherė kur ai qė flet del jashtė temės, pėr tė cilėn flitet ose kur i duhet kėrkuar njė sqarim a plotėsim i domosdoshėm, por jo nė ēdo rast.

    Unė i premtoj Partisė dhe shokut Enver se do tė luftoj me gjithė ndėrgjegjen dhe forcėn time nė kėtė drejtim, pėr tė qenė gjithmonė i thjeshtė, pėr tė mos ndjerė veten kurrė tė pagabueshėm dhe tė imunizuar ndaj shfaqjeve tė huaja e pėr tė qenė gjithmonė i vėmendshėm ndaj mendimit tė shokėve, pėr ta dėgjuar mendimin e shokėve me kujdesin e duhur, me kujdesin maksimal.

    Dhe ju siguroj, shokė, se tė gjitha kėto tė meta subjektive, tė karakterit mikroborgjez, tė gjitha kėto lemente negative, qė mė ēuan nė atė gabim qė bėra, do t’i luftoj me tė gjitha forcat qė t’i zhduk. Ju siguroj, gjithashtu, se kurrė nuk do t’i ndaj ēėshtjet familjare nga ēėshtjet shoqėrore dhe tė Partisė e do tė konsultohem me shokėt edhe pėr ēėshtjet familjare (kur ėshtė ēėshtja pėr t’u konsultuar), duke pasur parasysh se pėr ne komunistėt ēėshtjet familjare s’ndahen, por janė tė lidhura ngushtė me ēėshtjet e Partisė.

    (...)

    Nuk e ndjeva e nuk e diktova dot vetė se “mė kishte rrėshqitur kėmba”, nė rastin e kėtij gabimi tė rėndė qė bėra, pėr arsyet dhe shkaqet qė shpjegova mė lart, se ma penguan shikimin dhe gjykimin e drejtė elementet negative qė vihen re akoma nė karakterin tim e tė cilėt unė do t’i luftoj qė tė zhduken. Dhe tash, duke pėrfunduar, edhe njė herė ju siguroj, shoku Enver dhe shokė tė Byrosė Politike, se do tė punoj dhe do tė luftoj me besnikėri tė pafund gjer nė vdekje, siē jam munduar tė bėj kėtė gjatė gjithė jetės sime nė Parti, se do tė punoj me tė gjitha forcat pėr tė vėnė nė jetė me konsekuencė mėsimet marksiste-leniniste tė Partisė e tė shokut Enver dhe kam bindjen e plotė se nė kėtė drejtim do tė kem edhe ndihmėn e vazhdueshme e tė vlefshme tė tė gjithė juve, shokė, ndihmėn shoqėrore e revolucionare tė shokut Enver, ndihmėn e pandėrprerė tė Partisė, e cila, si Mėmė e dashur dhe e pagabueshme, i ndihmon me kujdes bijt e saj qė tė ndreqen kur gabojnė e tė ecin vetėm nė rrugėn e saj, nė rrugėn e marksizėm-leninizėm, tė cilėn Partia jonė heroike e ka ndjekur vendosmėrisht e me konsekuencė tė pashembullt pėr 40 vjet me radhė, qysh nga 8 Nėntori 1941, atėherė kur e themeloi atė shoku Enver, dhe gjer nė ditėt e sotme dhe nė tė cilėn ajo do tė vazhdojė gjithmonė. Kėtė premtim komunist e bėj, shokė, nė 40-vjetorin e themelimit tė Partisė sonė tė lavdishme, pėr interesat e sė cilės jam gati tė jap nė ēdo moment dhe jetėn.

    Me respekt tė thellė e revolucionar
    Mehmet Shehu
     
    .
  14. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Fjala-dėnuese e Enver Hoxhės ndaj Mehmet Shehut pas vetėvrasjes, 18 dhjetor 1981. Tė nesėrmen e vetėvrasjes ai e shpall ish-kryeministrin armik tė partisė

    Enver Hoxha: "Mehmeti, armik deri nė ēastin e vdekjes"


    Tani edhe unė do tė lexoj, ashtu si e kisha pėrgatitur, kritikėn qė pata menduar t’i bėja punės sė Mehmet Shehut, pavarėsisht se kjo po zhvillohet nė mungesė tė tij, se ai u tregua armik i Partisė deri nė ēastin e fundit, derisa vrau veten. Por, Partia si kurdoherė, ėshtė e fortė dhe nė gjendje t’i kapėrcejė tė gjitha vėshtirėsitė; ashtu sikurse ka kapėrcyer edhe tė tjera tė tilla edhe mė tė mėdha, prandaj puna jonė vazhdon.


    Shokė,

    Byroja Politike po diskuton pėr njė ēėshtje me shumė rėndėsi, pėr gabimin e madh politik qė bėri shoku Mehmet, duke aprovuar fejesėn e djalit tė tij me njė vajzė qė, nė rrethin e babait dhe tė nėnės sė saj, ka 6-7 armiq tė egėr tė pushtetit tonė popullor, tė arratisur, kriminelė lufte, tė burgosur e tė internuar.

    Para Kongresit tė Partisė, Mehmeti mė dėrgoi njė variant tė parė tė autokritikės sė tij, prej 26 faqesh, dhe kėrkonte ta ndihmoj. Ia ktheva kėtė variant me vėrejtjen qė neve nuk na interesonte tė flitej gjerė e gjatė mbi historikun se si ngjau gabimi, e kėshilloja tė thellohej nė shkaqet e kėtij gabimi, tė cilat, i theksova, janė tė lidhura me disa koncepte e qėndrime jo tė drejta, me disa elemente negative nė karakterin e tij dhe se duhej tė kuptonte rrezikshmėrinė e fajit dhe tė gabimeve qė bėri.
    Pas Kongresit, shoku Mehmet dorėzoi pėr Byronė Politike autokritikėn prej 39 faqesh, qė ju e lexuat. Autokritika e tij nuk mė bind qė ta ketė kuptuar thellė gabimin qė ka bėrė. Nė autokritikė ai zgjatet nė disa rrethana, nė faktorė e justifikime, mė shumė pėr tė shfajėsuar veten dhe pėr tė minimizuar gabimin.

    Shoku Mehmet e vė theksin sidomos nė momentet psikologjike, momente tė njė emotiviteti e sentimentalizmi tė madh lidhur me disa anė patologjike tė djalit, qė e shtynė tė gabonte. Por nuk janė kėto arsyet kryesore dhe vendimtare, qė e ēuan nė kėtė gabim, por janė tė tjera, janė disa anė tė karakterit te Mehmetit, qė ai i kalon pėrciptazi, qė i quan sporadike dhe tė rastit dhe qė, duke “filozofuar”, del nė konkluzionin qė, po tė mos korrigjohen, bėhen tė rrezikshme. Pikėrisht kėto shfaqje nė karakterin e Mehmetit janė bėrė tė dėmshme dhe tė rrezikshme pėr vijėn dhe pėr punėn e Partisė. Nė kėto ēėshtje ai duhej tė ishte thelluar dhe nė kėtė drejtim duhet ta ndihmojmė edhe ne qė t’i kuptojė dhe t’i zhdukė kėto shfaqje negative.

    Nė planin politik, Byrosė Politike nuk i interesojnė rrethanat psikologjike tė fejesės sė djalit tė Mehmetit. Ajo ėshtė e preokupuar pėr gabimin politik qė bėri njė nga anėtarėt e saj mė tė vjetėr e kryesorė, pėr tė gjetur ē’e shtyri nė kėtė gabim dhe i ē’natyre ėshtė ai? Me kėtė fejesė Mehmeti ka bėrė njė gabim tė rėndė politiko-ideologjik. Ai, duke e konkretizuar kėtė lidhje familjaro-shoqėrore, bėri aleancė politiko-ideologjike me armiq tė klasės. Ai e vuri veten mbi Partinė, s’pyeti fare udhėheqjen e Partisė, shkeli vijėn e saj nė lidhje me luftėn e klasave.

    Mehmeti e bėri gabimin me plot ndėrgjegje, duke qenė plotėsisht nė dijeni me kė e lidh kėtė aleancė. Formalisht, ai e pyeti ministrin e Punėve tė Brendshme, Feēor Shehun, i cili e vuri nė dijeni pėr veprimtarinė e tė atit tė vajzės, qė ka qenė nė pėrpunim nė organet e Sigurimit tė Shtetit, e vuri, gjithashtu, nė dijeni edhe pėr dy vėllezėrit e tij tė arratisur. Feēori mė shumė nuk dinte aty pėr aty, por nga Mehmeti u kėshillua qė tė mos e fuste sigurimin nė kėtė ēėshtje. Pse? Sepse, nė fakt, i kishte tė gjitha tė dhėnat. Fiqreti e pyeti edhe pėr familjen e Pipajve. Kjo do tė thotė qė Mehmeti dhe Fiqreti ishin nė dijeni edhe pėr rrethin familjar tė nėnės sė vajzės, qė kishte pjesėtarė tė burgosur e tė arratisur, ndėr tė cilėt, kriminelin e luftės, Myzafer Pipėn, dhe reaksionarin e egėr dhe shumė aktiv, Arshi Pipėn, qė edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė vjellė vrer nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kundėr pushtetit tonė popullor.

    Megjithėse Feēori, si anėtar Plenumi dhe ministėr i Punėve tė Brendshme, nuk mbajti qėndrim tė prerė kur e pyeti Mehmeti: “Ēdo tė bėje ti, po tė tė ngjiste njė rast i tillė nė familjen tėnde?”, ai iu pėrgjigj: “Do tė vija t’ju pyesja ju”, domethėnė do tė pyesja Partinė.
    Atėherė, Mehmeti pėrse nuk reflektoi pak mbi kėtė pėrgjigje? Pse nuk erdhi tė bisedonte me mua pėr kėtė ēėshtje, qė dilte nga kuadri i zakonshėm familjar? Nė njė vend tė autokritikės sė tij, Mehmeti thotė: “Nė fillim mendova tė veja te shoku Enver”. Pse mendoi tė vinte? Kur krushqitė midis familjeve bėhen nė vijėn e partisė nuk ka arsye qė tė kėrkojmė aprovim. Por ai mendoi tė vinte tek unė, se e kuptonte qė kjo lidhje familjare nuk ishte nė pėrshtatje me vijėn e Partisė. Pastaj pėrpiqet ta shpjegojė mosardhjen qė: “tė mos e shqetėsoja shokun Enver pėr ēėshtje tė tilla”. Kjo nuk qėndron. Ai nuk erdhi tek unė, jo qė tė mos mė shqetėsonte, por se e dinte qė nuk do t’ia aprovoja vendimin qė kishte marrė. Pėrse nuk bisedoi ai as me ndonjė shok tjetėr tė Byrosė Politike, si fjala vjen, me shokun Kadri, qė ka qenė edhe ministėr i Punėve tė Brendshme?

    Mehmeti veproi kėshtu pėr dy arsye: E para, se e merrte me mend qė asnjė nga shokėt nuk do tė aprovonte kėtė krushqi, dhe, e dyta, qė ėshtė akoma edhe mė e rėndė dhe burimi kryesor i gabimit tė tij, se e konsideron veten mbi shokėt.
    Ai e pėrjashton ose e vė veten mbi disiplinėn e Partisė, gjė qė e bėri tė shkelė vijėn e saj, qė ėshtė njė dhe e detyrueshme pėr tė gjithė komunistėt, pa dallim, aq mė tepėr pėr njė komunist, qė Partia e ka zgjedhur nė udhėheqje pikėrisht pėr ta ruajtur tė pastėr kėtė vijė e pėr ta mbrojtur nga shkeljet e shtrembėrimet.

    Mehmeti, jo vetėm nuk u kėshillua me asnjėrin nga ne pėr kėtė krushqi, por, mendoi ta bėnte “fait accompli” me njė nxitim tė pashpjegueshėm. Kėtė ēėshtje unė e mora vesh indirekt, nga djali im, Iliri, qė e kishin ftuar nė fejesėn e Skėnderit. Po tė gjykosh, edhe kjo ftesė nuk ėshtė pa hile. Pse duhej tė asistonte djali im nė vizitėn e parė tė njohjes qė bėnte e fejuara e Skėnderit me prindėrit e kėtij? Qė unė ta merrja vesh indirekt? Qė tė tatonte pulsin tim ose tė mė komprometonte edhe mua e familjen time nė kėtė ēėshtje?

    Ne, nė familjen tonė, pėr Qazim Turdiun nuk dinim gjė tjetėr pėrveē asaj qė ai ishte profesor matematike, kurse rrethin familjar, qoftė tė tij, ashtu edhe tė sė shoqes, s’e njihnim fare. Shkuam tok me Nexhmijen te Mehmeti, mė shumė ta uronim pėr shtėpinė e re. Aty gjetėm fėmijėt dhe tė fejuarėn e Skėnderit (qė Mehmeti vetė e kishte njohur njė ditė mė parė), i uruam, bėmė edhe fotografi. Mehmeti me Fiqretin ishin shumė tė gėzuar dhe kjo ishte e drejta e tyre. Po si nuk u shqetėsuan pak nė ndėrgjegjen e tyre, qė po pėrzienin e po futnin nė kėtė valle tė ndyrė edhe shokun Enver? Ata menduan se me kėtė prezantim u vulos kjo punė, u mor aprovimi i shokut Enver. Fotografitė qė u bėnė me mua, shkuan te Qazim Turdiu, ato shkuan deri edhe nė Athinė, me skuadrėn e vajzės dhe, qė andej, pėrse tė mos i shkonin edhe Arshi Pipės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i cili do tė shikonte kėshtu se me kė iu fejua mbesa dhe, pėr kėtė fakt, i dėrgohej edhe vėrtetimi me fotografi?
     
    .
  15. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Plani i Enver Hoxhės pėr likujdimin e Mehmet Shehut

    Pjese nga intervista e Duro Shehut (Vellai i Memetit)
    . image

    ...U desh njė orė qė tė takoja Kadri Hazbiun. Me sa dukej ai kishte biseduar me Komitetin Qendror pėr kėtė takim me mua.

    Fjala e para qė mė tha Kadri Hazbiu, pa mė dhėnė as dorėn ishte: “Ēfarė do Duro? Pse erdhe?”

    - Mė erdhi shumė keq nga ajo pritje e Kadriut, por s’kishja ē’tė bėja...
    Pas pak, Kadriu mė thotė tekstualisht: “Po ja, more Duro, Mehmeti (Jo shoku Mehmet) vrau veten pėr ēėshtjen e asaj vajzės, tė fejuarės sė Skėnderit, pėr atė vajzėn e Turdiut”.

    -“Mė fal qė tė ndėrpres, i thashė Kadri Hazbiut, por unė nuk di asgjė pėr atė vajzė...” Pasi mė tha nja dy fjalė pėr mbledhjen e Byrosė Politike, Kadriu mė porositi qė bashkė me dy vėllezėrit e tjerė, Arshiun dhe Nexhipin, bashkė me gratė tė shkoja dhe ta pėrgjonim Mehmetin tėrė natėn dhe tė nesėrmen tė shkonim ta varrosnim.
    Atje ėshtė dhe Fiqreti me djemtė, mė tha... Partia dhe qeveria nuk i varrosin armiqtė, se puna e Mehmetit mund tė jetė armiqėsore. Ky ėshtė urdhėr nga lart, mė tha Kadriu.
    Nga kryeministria nė varrim do tė vijė njė mikrobuz me disa veta nga administrata. Kam kaq me ty. Ik tani!

    - Duke dalė nga zyra, pavarėsisht nga gjendja qė isha, i thashė Kadri Hazbiut me zė tė ulėt: “Po ju si do bėni, shoku Kadri?” Kadriu u nxeh dhe m’u kthye me zė tė lartė: “Dil jashtė! Nuk kam mė punė me tyja!”
    Nė tė vėrtetė unė nuk ia thashė me ndonjė qėllim tė keq Kadriut ato fjalė.

    Nga ajo pritje e ftohtė dhe arrogante qė mė bėri Kadri Hazbiu nė moment krijova sa njė urrejtje, edhe njė pendim ndaj tij, duke menduar se Enver Hoxha do ta hante njė ditė Kadri Hazbiun, ashtu si hėngri Mehmet Shehun. Enver Hoxha nuk mund ta linte gjallė Kadri Hazbiun. Enver Hoxha kishte frikė. Dhe nuk vonoi ta eleminonte Kadriun dhe ta shpallte armik e bashkėpunėtor me Mehmet Shehun.

    ...Mė 18 dhjetor, ditėn e premte, fill mbas takimit me Kadri Hazbiun, bėra siē mė urdhėroi ai. Lajmėrova vėllezėrit tė vinin bashkė me gratė nė shtėpinė e Mehmetit, por pa u thėnė pse-nė.
    Mora gruan dhe shkuam. Vajzat i lashė tė lebetitura nė shtėpi.
    Me tė shkuar nė shtėpinė e Mehmetit, sapo hymė nė bllok, ē’tė shohim! Kudo ushtarė nė pozicione luftimi nė ēdo dhjetė hapa gati pėr tė hapur zjarr, mitraloza, tanke e makina tė blinduara kudo, sikur tė kishte sulmuar ndonjė fuqi e madhe armike. Pėr mua si ushtarak ajo qė pashė atė ditė ishte njė situatė lufte. I jam kthyer e rikthyer me qindra herė asaj nate dhe nuk ma heq dot asnjeri mendimin se vrasėsi i Mehmet Shehut, pra Enver Hoxha, ishte nė panik dhe dukej se tmerrohej edhe nga Mehmeti i vrarė.

    Neve nuk na ndaluan. Me sa duket ashtu ishte urdhri. Hymė nė shtėpi. Po ē’tė shikoje?! Mehmet Shehun pasi e kishin ujdisur, i kishin veshur kostum tė zi me kėmishė tė bardhė e kravatė tė zezė dhe e kishin vendosur nė dhomėn e pritjes. Dukej si i gjallė.

    ...

    Gramsh ku Vladimirin e vranė, pavarėsisht se ėshtė thėnė se vrau veten. Fiqreti vdiq nė burg, por sipas tė dhėnave tė sakta e droguan, e helmuan dhe e varrosėn nė Zejmen tė Lezhės. Gruan dhe fėmijtė e Bashkimit i internuan nė Belsh tė Elbasanit.

    Mua mė pėrjashtuan nga partia, mė shkarkuan nga detyra e sekretarit tė komitetit tė partisė tė aviacionit dhe mė burgosėn nė Burrel. Gruan time e pėrjashtuan nga partia.

    Vėllanė tjetėr, Arshi Shehun, i cili kishte bėrė aq sakrifica pėr Enver Hoxhėn dhe pėr partizanėt gjatė luftės e pėrjashtuan nga partia dhe e vranė, duke thėnė se edhe ai vrau veten ashtu si Mehmeti dhe Vladimiri dhe nuk lejuan njerėz tė tjerė pėrveē fėmijve tė tij tė merrnin pjesė nė varrim.

    Vėllanė tjetėr, Nexhip Shehun, e pėrjashtuan nga partia dhe e internuan nė Kavajė.

    Vajzėn e Arshi Shehut, Shqiponjėn, tė cilėn e kishte rritur Mehmeti, e internuan nė fshatrat e Korēės.

    Po kėshtu masa me pushim nga puna dhe pėrjashtime nga partia pėsuan tė gjithė tė afėrmit tanė.

    Por masat nuk pėrfunduan kėtu. Me porosi tė Enver Hoxhės u zhduk varri i Mehmet Shehut. Duket se paranojaku dhe vampiri Enver Hoxha edhe tė vdekur ia kishte frikėn Mehmet Shehut. Eshtrat e Mehmetit u gjetėn me shumė mundim nga djemtė e tij 20 e ca vjet mė vonė matanė Ndroqit, buzė lumit.

    Po atė ditė qė zhvarrosėn dhe zhdukėn varrin e Mehmetit, zhvarrosėn dhe zhdukėn edhe varret e nėnės dhe tė babait tonė.

    Mė tej masakra vazhdoi me arrestimin e shumė ish-kuadrove tė rėndėsishėm tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė “armikut” Mehmet Shehu, si Feēor Shehu, ish-ministėr i Brendshėm, Llambi Ziēishti, ish-ministėr i Shėndetėsisė (sepse ai pati kurajon e tha kur pa Mehmetin tė vrarė: Kjo nuk ėshtė vetėvrasje, ėshtė vrasje), Lambi Premti e sa e sa oficerė e kuadro tė tjerė emrat e tė cilėve janė pėrsėritur shumė shpesh vitet e fundit. Njė pjesė e tyre u pushkatuan, tė tjerėt vuajtėn burgime tė rėnda...

    Terrori vazhdoi edhe nė Mallakastėr ku u arrestuan dhe u burgosėn ish-partizanė qė kishin luftuar me Mehmet Shehun, njerėz fisnikė e tė nderuar...

    Pėrse e akuzuan Mehmet Shehun mbasi e vranė?

    Si qėndron problemi i fejesės sė Skėnder Shehut me vajzėn e Turdiut?

    Kjo fejesė ishte vetėm njė pretekst pėr tė zhdukur Mehmet Shehun. Rrėnjėt janė shumė mė tė thella. Dhe ja pse:

    Aty nga viti 1956 kur u ktheva nga Akademia ushtarake nė Moskė, mbas pėrfundimit tė studimeve, motrat e Enver Hoxhės mė propozuan tė fejohesha me mbesėn e Enver Hoxhės, bile mė kishin siguruar dhe biletat nė Teatrin Popullor. Refuzova kategorikisht. Nuk doja tė miqėsohesha nė Bllokun e Byrosė me asnjė, qoftė edhe me familjen e E.Hoxhės. Kisha dėgjuar dhe nga motrat e E.Hoxhės qė babai i vajzės qė do tė fejohesha kishte qenė pronar i madh tokash ēifligar nė Berat, dhe ishte sjellė shumė keq me fshatarėt me bujqit, prandaj fshatarėt e Uznovės tė Beratit e kishin vrarė me shat nė kokė.

    Tani qė po shkruaj kėto kujtime pėr Mehmet Shehun them se bėra shumė mirė qė veprova kėshtu, pavarėsisht se ē’hoqa.

    Mendoj se refuzimi im pėr t’u fejuar me mbesėn e E. Hoxhės do t’i ketė ngelur gozhdė Enverit e Nexhmijes, tė cilėt duhet tė kenė ditur patjetėr pėr atė prishje. Refuzimi im do tė ketė qenė njė farė plage pėr familjen e Enver Hoxhės, megjithėse mua nuk ma zunė mė nė gojė.

    Kur u rritėn fėmijėt e udhėheqėsve tė Bllokut, dėgjova se djalit tė madh tė Mehmetit, Vladimirit, i kishin propozuar vajzėn e Enver Hoxhės pėr t’u fejuar. Ladi kishte refuzuar, mori grua atė qė deshi, vajzėn e Tanush Shytit, gjeneral, luftėtar dhe patriot, burrė i ndershėm e parimor nga Tragjasi i Vlorės.

    Nė rast se ka qėnė kėshtu siē mė thanė mua, kjo ka qėnė plaga ose gozhda e dytė e familjes sė Enver Hoxhės.

    Nexhmije Hoxha i propozoi Skėnder Shehut, djalit tė dytė tė Mehmetit, pėr t’u fejuar me mbesėn e saj, vajzėn e vėllait tė Nexhmijes. Skėnderi refuzoi.

    Kjo do tė ketė qenė gozhda e tretė.

    Unė nuk dua tė mburr djemtė e Mehmetit, nipėrit e mi, por ata tė tre ishin mė tė zgjuar se fėmijėt e Enverit. Bashkimi pėr moshėn dhe kohėn ishte mė i hedhuri, mė i avancuari, me shenjat e njė shkrimtari tė talentuar. Fėmijėt e E. Hoxhės merrnin dekorata e lėvdata jo se i meritonin, por se kishin baba Enver Hoxhėn dhe nėnė Nexhmijen. Ata tė tre, jetėn mė tė madhe nuk e kalonin nė punė por nė dėfrime e qejfe.

    E fejuara e Skėnder Shehut ishte e bija e profesor Turdiut nė Universitetin e Tiranės, njė njeri shumė i nderuar, tė cilin e kishte dekoruar vetė E. Hoxha mbasi e kishte gjirokastrit dhe e njihte familjarisht. Tė gjitha ato qė u thanė mė pas pėr tė janė pėrralla dhe sajesa tė ndyra, vetėm e vetėm pėr tė eleminuar Mehmet Shehun.

    Me normat dhe ligjet e sotme tė demokracisė nuk diskutohet qė ndarja e Skėnderit me atė vajzė qė deshi ishte krim i rėndė moral. Por edhe me normat e asaj kohe.

    Unė e dėgjova fejesėn e Skėnder Shehut dhe atė ditė qė u fejuan vajta nė shtėpi, takova Mehmetin dhe Fiqreten, por meqė erdhėn njerėz tė tjerė ika, e nuk mėsova dot cila qe ajo vajzė, vetėm mė thanė se babain e kishte profesor nė universitetin e Tiranės. Ajo ditė qe takimi im i fundit i gjatė me Mehmetin, mbasi unė u sėmura dhe shkova pėr kurim nė Vjenė.

    Atė ditė qė isha pėr urim tek Mehmeti, kishte qėnė pėr urim dhe sapo kishin ikur Enver Hoxha me Nexhmijen.

    Nexhmije Hoxha kur doli tek dera, mbasi uroi Mehmet Shehun i tha tė fejuarės sė Skėnderit: Jepi tė fala mamasė tėnde, se e njoh.

    Me ligjet e normat e asaj kohe, tė fotografoje Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun kudo qė ishin, edhe nė shtėpi, por sidomos E. Hoxhėn, ishte kategorikisht e ndaluar.

    Prandaj gėnjen Enveri dhe Nexhmija kur thonė se Mehmeti urdhėroi oficerin e tij tė na fotografonte pėr tė na komprometuar mua e Nexhmijen me vajzėn e Turdiut. Shpifjet dhe gėnjeshtrat ishin nė karakterin e Enverit. Ai gėnjeu edhe para Plenumit tė Komitetit Qėndror kur u dėnua Hito Ēako, kur tha se shyqyr nuk hipa nė avionin qeveritar ku ishte pilot Ēobo Skėnderi nipi i Hito Ēakos se do mė kishte rrėzuar nga avioni.

    Ēobo Skėnderi qė ishte pilot i shkėlqyer nė avionin qeveritar dhe Edip Ohri ish-komandant i Aviacionit kanė deklaruar nė shtyp se E. Hoxha e gėnjeu Plenumin e Komitetit Qėndror, pasi Ēobo Skėnderi ishte piloti i parė qė e solli E. Hoxhėn me avion nga Shkodra nė Tiranė ku Enveri ishte nė njė kongres. Ēobo Skėnderi tha se unė po tė isha ai qė mė akuzoi E. Hoxha kur e ngrita avionin nga Fusha e Shtoit nė Shkodėr pėr pesė minuta e ktheja avionin drejt Veriut dhe e zbrisja E. Hoxhėn nė Podgoricė.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10986 views
  Share  
.