Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Flet Kristofor Martiro, oficeri madhor i sigurimit

    “13 provat, tė cilat vėrtetojnė se Mehmetin e vranė”



    Vdekja e Mehmet Shehut mė 17 dhjetor tė vitit 1981 i ka ndarė nė dy grupe bashkėkohėsit e tij qė jetojnė ende. E vranė apo u vetėvra kryeministri mė jetėgjatė i Shqipėrisė, kjo dilemė vazhdon tė jetė ngėrēi i ngjarjes mė tė madhe tė sistemit tė kaluar.
    Ish-kryetari i degės sė veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, Kristofor Martiro, mbetet njė nga ata ish-kuadro tė lartė tė sistemit tė kaluar qė mbetet besnik i variantit se Mehmet Shehun e kanė vrarė. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Tirana Observer”, Martiro shpjegon 13 faktet qė e bėjnė tė mendojė se ish-kryeministri ėshtė ekzekutuar. Ai e nis rrėfimin e tij me atė qė ndodhi pas vdekjes sė Shehut.
    Ndėrsa duke hyrė nė analizė profesionale tė shqyrtimit tė fakteve, ish-sigurimsi shprehet se kėqyrja e vendngjarjes, moskryerja e autopsisė, mosanalizimi i pėrmbajtjes sė lėngut nė gotėn qė ndodhej mbi komodinėn nė krah tė krevatit, zhvarrosja e kufomės nė rrethana misterioze dhe zhdukja e infermieres sė familjes, apo dhe fakte tė tjera, i krijojnė bindjen oficerit madhor tė Sigurimit tė Shtetit se Mehmet Shehun e vranė dhe mė pas e trumbetuan me tė madhe si vetėvrasje.

    Ja se si shprehet Martiro nė intervistėn e tij.

    Jeni marrė me hetimin e familjes sė ish-kryeministrit pas vdekjes sė tij. Ēfarė ndodhi me ta pas 17 dhjetorit tė vitit 1981?

    Mbas ngjarjes sė Mehmet Shehut, unė u ngarkova nga udhėheqja e ministrisė tė merresha me familjen e Mehmet Shehut. Detyrėn e mora nga ministri i Brendshėm, Feēor Shehu, dhe prezent gjatė komunikimit tė saj ishte edhe Kadri Hazbiu. Ata mė thanė qė tė merrja masat. Mė thanė tė merrja masat pėr ruajtjen e tyre, pasi do tė largoheshin nga vila dhe do tė sistemoheshin nė vilėn numėr tre nė Rrugėn e Elbasanit. Pritej tė vinte i biri nga Suedia, Skėnderi i shoqėruar nga Gani Kodra. Nė kėtė kohė, nė zyrėn e ministrit disa herė ata morėn nė telefon ambasadėn tonė nė Suedi, nė Greqi dhe nė pikėn e kalimit kufitar nė Kapshticė. Drejtuesit interesoheshin nėse kishin mbėrritur Skėnderi dhe Gani Kodra. Nė darkė erdhi Skėnderi dhe iu bashkua familjes nė vilėn e partisė. Pas kėsaj familja u transferua nė Belsh tė Elbasanit. Tri ditė pas ngjarjes kam shkuar bashkė me punonjės tė tjerė tė Sigurimit nė shtėpinė e Mehmet Shehut. Nuk kisha qenė nė grupin e ekspertėve qė bėnė ekspertizėn e vendit tė ngjarjes dhe tė kufomės sė tė ndjerit, por pashė fotografitė qė ishin nė dosjen e ekspertėve. Ishin disa fotografi tė kufomės sė kryeministrit, qė e kishin fiksuar atė nė pozicione tė ndryshme. Nga ky moment unė isha i dyzuar nė mendimin tim, nėse Mehmeti ishte vrarė apo vetėvrarė.

    Cilat janė arsyet qė ju bėjnė tė mendoni se Mehmet Shehun e kanė vrarė?

    Nisur nga fotografitė vura re:

    1-Pozicioni i kufomės shtrirė me gjyslykė, me kėmishė, duart e mbledhura mbi bark dhe i mbuluar me batanije deri nė grykė.

    2-Pistoleta ishte mbi batanije, nė krahė tė djathtė tė kufomės. Kėtu dua tė sqaroj se si ishte e mundur qė Mehmeti tė ishte vetėvrarė, duke pasur sytė e mbyllur, me kėmbė tė shtrira dhe me duart mbi bark nėn batanije.

    3-Nė aktekspertimin nuk pėrcaktohej nė u gjet i mbuluar apo e mbuluan kufomėn e Mehmet Shehut me batanije.

    4- Mbi kėmishė, nė anė tė zemrės kishte vetėm njė njollė tė zezė. Kėtu vetėm sa nisėn dyshimet, pasi mė pas, kur bėmė kėqyrjen e dhomės sė Mehmetit, konstatova edhe gjėra tė tjera tė dyshimta. Shkova nė krevatin ku ishte gjetur kufoma e Mehmet Shehut. Ngrita mbulesat pėr tė parė gjakun dhe pashė:

    5-Atje kishte shumė pak gjak. Kjo mė bėri pėrshtypje se pasi mė ishte dhėnė rasti, ndėrsa kryeja detyrėn e zėvendėskryetarit tė degės sė Punėve tė Brendshme tė Korēės, tė ndodhesha nė zyrėn e ish-kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit, Zenun Shahollari, qė kishte vrarė veten. Atje pashė se zyra ishte e mbushur me gjak.

    6-Ende sot nuk e kam kuptuar arsyen e moskryerjes sė autopsisė sė kufomės. Ishte rregull se, nė raste vdekjesh, qoftė edhe natyrale, kryhej ekspertiza mediko-ligjore pėr tė pėrcaktuar shkakun e vdekjes. Si ka mundėsi qė vdiq njė kryeministėr nė kėto rrethana dhe atij as qė i behėt autopsia.

    7-Nė njė akt ekspertize thuhet se plumbi i pistoletės e kishte marrė o nė zemėr ose nė arterien kryesore. Si punonjės i Sigurimit tė Shtetit di qė nė ekspertizė nuk thuhet ose, ose, por pėrcaktohet qartė ku e kishte pėrshkruar plumbi dhe se a ishte ky shkaku kryesor i vdekjes sė personit. Po sjell nė kujtesėn e bashkėkohėsve tė mi rastin e vetėvrasjes sė Nako Spirut, i cili ėshtė publikuar nė shtyp. Nga raporti i ekspertėve mediko-ligjorė thuhej se plumbi i kishte pėrshkuar zemrėn dhe shtyllėn kurrizore.

    8-Po tė analizohen aktet e ekspertimit tė kufomės gjen gjėra qė tė lėnė dyshime. Ka probleme tė tė dhėnave kriminalistike qė tė bėn tė dyshosh.

    9- Pėrse u zhvarros kufoma e Mehmet Shehut. Kush ishte ai qė trembej edhe nga ish-kryeministri i vdekur.

    10- Njė tjetėr arsye qė mė bėn tė jem pėr variantin se Mehmet Shehun e vranė, ėshtė edhe ajo qė kam dėgjuar qė nė atė kohė, nga persona me influencė qė ministri i Shėndetėsisė sė asaj kohe, Llambi Ziēishti, kishte thėnė nė vendngjarje se rasti nė fjalė nuk ishte vetėvrasje. Pėr kėtė, edhe pse mė vonė e kthehu dėshminė e tij, Ziēishti nuk mundi t’i shpėtonte dėnimit me vdekje.

    11-Nė materiale e aktekspertizė ishte shėnuar nė procesverbal edhe ekzistenca e njė gote tė mbushur me lėng mbi komodinėn nė krah tė krevatit tė kryeministrit. Asnjėherė nuk iu bė analiza pėrmbajtjes sė gotės. Kjo nuk ėshtė e rregullt.

    12-Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje nuk u interesua kush pėr infermieren e familjes Shehu, shoqen e Marjetės, gruas sė Bashkimit.

    13-Fakt ėshtė qė nga pyetjet e personelit qė shėrbente nė vilėn e Mehmet Shehut dhe pjesėtarėve tė tij tė familjes, mėsova se pas mbledhjes sė Byrosė, kryeministri kishte shkuar nė shtėpi dhe ishte i qetė. Ai kishte shkuar nė studion e tij pėr tė punuar. Madje, sipas dėshmisė sė Gani Kodrės, Mehmeti i kishte telefonuar atė ditė tė birit nė Suedi fare normalisht.


    Kristofor Ilia Martiro. nė vitin 1982, pikėrisht mė 13 prill, arrestohet e dėnohet me 15 vjet heqje lirie dhe deri nė vitin 1989 vuajti dėnimin nė Lezhė, Burrel e Shėn Vasi nė Sarandė.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10999 views
  Share  
.