Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Ka kaluar mesnate e 17 dhjetorit e vitit 1981 mes akuzave pafund tėanėtarėve tė Byrosė Politike dhe pėrgjigjeve tė kryeministrit Mehmet Shehu, tė cilat vlerėsohen nga Enver Hoxha e mbashtetėsit e tij si jo bindėse e si "fshehje e qėllimshme e aktivitetit tė Mehmetit e familjes sė tij nė dėm tė vijės sė Partisė". Me detyrėn-urdhėr tė Enverit "thellohu nė autokritikė" e "reflekto", mbledhja e Byrosė Politike mbyllet pėr tė vazhduar tė nesėrmen. Por gjithēka, nė pak orė, merr rrjedhė tjetėr. Sipas versionit zyrtar e dokumentave arkivore tė kohės, Mehmet Shehu vret veten duke lėnė njė le tėr-amanet pėr Enver Hoxhėn ku i shpjegon arsyet qė e ēuan nė vetėvrasje, duke lėnė njėkohėsisht dhe amanetet e fundit tė tij.


    Letra e Mehmetit, pėr Enver Hoxhėn: Ja pse povras veten!


    “Ta hapi personalisht vetėm sh. Enver Hoxha e kėrkush tjetėr”


    Shoku Enver!

    Nė librin "Kur lindi Partia", nė pjesėn e shkruar me dorėn tėnde, ndėr tė tjera, me shkruaje: "Ti, i dashur Mehmet, ke qenė dhe je njė nga udhėheqėsit e lavdishėm tė Partisė, kurdoherė nė ballė tė ēdo lufte, nė ēdo moment i gatshėm, i papėrkulur e parimor pėr tė mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinė qė na rilindi e na kaliti si udhėheqės revolucionarė, luftėtarė tė papėrkulur pėr komunizmin, shėrbėtorė tė devotshėm pėr popullin, pėr luftėn e madhe qė ti ke bėrė e po bėn si bir dhe ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do tė jenė mirėnjohės. Unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve, tė pėrqafoj. 11 qershor 1981, Enver!".

    Por unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kohėt e fundit, duke pranuar fejesėn e djalit tim, Skėnderit me vajzėn e Qazim Turdiut, fejesė tė cilėn, me ndėrhyrjen tėnde tė drejtė, unė e prisha. Arsyet pse e bėra unė kėtė gabim politik, i shpjegova nė autokritikėn qė bėra. Asaj autokritike tė datės 12 nėntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjė presje”, sepse ėshtė autokritikė e sinqertė, absolutisht e sinqertė. Kjo autokritikė, nė mbledhjen e Byrosė Politikė tė datės 17 nėntor (1981) u hodh poshtė nga gjithė anėtarėt dhe kandidatėt e Byrosė Politike dhe mė nė fund, ju e quajtėt atė “alibi”, duke kėrkuar qė unė sonte tė reflektoja dhe tė pranoja tė gjitha kritikat qė m’u bėnė nė Byronė Politike, dhe pėr tė rrėzuar krejtėsisht autokritikėn time, qė ju e quajtėt “alibi”, d.m.th. gėnjeshtėr, mashtrim.

    Nė njė shėnim qė mė dėrgove nė 28 tetor 1981, nė lidhje me projekt-autokritikėn time qė ta kisha dėrguar, mė thoshe qė t’u bėja analizė elementėve negative nė karakterin tim, se aty do tė gjeja edhe arsyen e vėrtetė tė gabimeve. Dhe i quajte”...disa elementė negative tė karakterit (tim), qė shfaqen shpeshherė nė punėn shumė tė frytshme qė bėj pėr interesin e Partisė, qė ti (unė) e do (dua) dhe lė jetėn pėr tė”. Po, shoku Enver, unė gjithmonė kam qenė i gatshėm pėr tė lėnė jetėn pėr Partinė. Dhe pikėrisht kėtė po e bėj tash: po lė jetėn pėr Partinė, pėr tė tė dhėnė rastin e vetėm qė mė mbeti, ty, shokut, mėsuesit dhe vėllait tim tė dashur, unė, shoku yt mė i afėrt i halleve dhe i fitoreve, siē mė ke quajtur me tė drejtė, qė tė mėsosh tė vėrtetėn.

    Unė po lė jetėn pėr Partinė pa hezitim dhe gjakftohtėsi, se s’mė latė rrugė tjetėr pėr tė mbrojtur Partinė [ Nga kush? Nga Jagua-gjarpėr dhe Hrushovi qė arritėn pėr fat tė keq tė Partisė, tė tė rrethonin, tė manovronin pėr tė tė shkėputur pėrgjithmonė nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilėt janė kėta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), tė takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.]

    Unė nuk heq “asnjė presje” nga gjithēka kam shkruar e thėnė pėr ty si shok, si mėsuesi im marksist-leninist dhe si vėlla. Por tash qė po ndahemi fizikisht, tė them atė qė nuk mund tė ta thosha gjer sot, sepse kurrė s’mė krijove kushtet tė tė thosha tė vėrtetėn [pėr ta]. Unė nuk po vras veten, por mė vrau Jagua intrigant, kėlysh i Koēi Xoxes e nxėnės i tij, qė me intrigat e tij tė pėshtira, duke hyrė nė aleancė tradhtie me Hrushovin qė ju e konsideroni “tė sinqertė”, tė dy sė bashku e me fijet e tyre do t’i bėjnė varrin Shqipėrisė socialiste; atė qė s’e bėri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bėjė nesėr Hrushovi ynė, i cili, siē e kam dėgjuar me veshėt e mi, por qė kurrė nuk kam mundur tė ta them se, ndėrsa pėr gjithēka mė kishe krijuar kushtet pėr tė biseduar, pėr kėta dy (Jagon –gjarpėr, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), - pra siē e kam dėgjuar me vesh tha, kur u prishėm me Moskėn: “Pse vetėm ne qenkemi tė vetmit marksistė –leninistė? “d.m.th.s’ishte dakord qė u ndamė me revizionistėt hrushovianė. Ju mos besoni kėtė qė po ju them po tė doni, kjo ėshtė puna juaj, por unė, duke mos pasur mundėsi tjetėr tė zbuloj kėtė komplot Jago-Hrushov, po veproj siē veprova.

    Kėta sot hiqen si komunistė “tė kulluar”, por nesėr nuk do tė jeni ju, Hrushovi do tė kthehet nga Moska hrushoviane. E rastit qė ajo qė ai propozoi nė vitin 1977 nė Byronė Politike pėr tė revizionuar sistemin arsimor tonin e pėr ta kthyer shkollėn e mesme nė shkollė 10-vjeēare, njėsoj si shkolla sovjetike?... (Nuk kuptohen disa fjalė nė origjinal). [Po Foto Ēami qė nė vitin 1975 me grupin e tij, nėn drejtimin e Ramizit... Pse s’u bė ēėshtje ai propozim?]

    Unė bėra njė faj politik dhe kjo u fry, nėn ndikimin e Jagos dhe Hrushovit tonė (ėshtė e vetmja kritikė qė tė bėj) Jagua ishte nė luftėn antifashiste dhe s’ka qenė krejtėsisht i pastruar, gjersa nė mbledhjen e djeshme tė Byrosė Politike, [nėn ndikimin pikėrisht tė manipulimeve tė Jagos] unė u quajta “Uni qė e vė veten mbi Partinė”, mendjemadhi qė s’pyet pėr tė tjerėt”, “monopolist i gjithė punės shtetėrore, dhe njėmijė e njė akuzave shtet.

    Jo shoku Enver, unė gabova pėr arsyet qė thashė nė autokritikė, unė kam edhe tė meta nė punė, por qė tė kem punuar pėr “dualizėm”(me ju!), pėr tė vėnė veten mbi partinė, etj akuza tė kėsaj natyre qė m’u bėnė, kėtė kurrė nuk e kam bėrė, kjo ishte njė akuzė e pėrbindshme qė unė kurrė nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi por e sinqertė. Unė kam punuar gjithė jetėn pėr Partinė, pėr popullin, kurrė nuk kam luftuar e punuar pėr “karrige”, pėr “nam”, pėr t’u quajtur “strateg”, pėr tė dale pėrpara Enver Hoxhės(dualizėm)., pėr privilegje personale.

    Akuza mė e rėndė qė m’u bė [nga Jagua e nga Hrushovi e nga tė tjerė nėn ndikimin e tyre,] ishte se unė gabimin e kam bėrė pėr tė vėnė veten time mbi Partinė”, se unė kultivoj “unin” pėr t’u dukur, d.m.th kundėr Partisė. Kaq shpejtė u harruan luftėrat qė bashkė kemi bėrė kundėr armiqve tė brendshėm e tė jashtėm? Ju, personalisht, nuk mė quajtėt armik, por [Jagua, Hrushovi e edhe] tė tjerė, duke mė akuzuar se e vė veten mbi Partinė, praktikisht mė kanė akuzuar armik.

    E jo, shoku Enver, unė nuk jam armik,[armiku ėshtė Jagua] A e mbani mend kur bisedonim njė herė pėr fejesėn e Skėnderit nė shtėpinė tėnde, ku kisha ardhur tė qanim hallin e atij gabimi politik qė bėra unė, e tė shoh se armiku gjithmonė ėshtė pėrpjekur pėr tė futur pykat midis nė tė dyve, d.m.th pėr tė pėrcaktuar udhėheqjen, e tė pėrmenda Koēi Xoxen, Liri Belishovėn e Cu En Lain? Ata s’mundėn t’ia arrinin dot qėllimit. Edhe Beqir Balluku bėri tė njėjtėn orvatje, por s’ia doli dot nė krye komplotit.[Kėtė herė ia doli nė krye Jagua(Kadri Hazbiu)]. Ju mund tė ma quani si tė doni, e keni vetė nė dorė!

    Por unė po vdes pėr Partinė, pėr tė tė thėnė amanetin e fundit: Ruaje Partinė dhe socializmin [nga Jagua dhe Hrushovi] se, ndryshe, pas teje kėtu do sundojnė hrushovjanėt dhe socializmi do tė marrė fund. Po e dekonsiderove kėtė qė po them [pėr Jagon dhe Hrushovin tonė,] atėherė unė s’tė kam faj, i dashur Enver aherė e gjithė pėrgjegjėsia do tė bjerė mbi ty. Unė e bėra detyrėn time me tė vetmen mėnyrė, me tė cilėn m’u dha mundėsia-vetėvrasja.

    Edhe njė herė : Amanet Partinė nga Jagua e Hrushovi! Partia jonė ka kuadro plot besnikė plot tė tjerė.

    Rroftė Partia jonė e lavdishme, me vijėn e saj kurdoherė tė drejtė, marksiste leniniste! Rrofshi ju, tė paktėn sa tė siguronim Partinė e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistėt e sotshėm mė tė rrezikshėm dhe shumė e shumė vjet tė tjera!

    Poshtė imperializmi, me imperializmin amerikan nė krye! Poshtė revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atė kinezė) nė krye! Rroftė komunizmi! Poshtė reaksioni!


    Amanet familjen time - Fiqiretin, djemtė (pėrfshi dhe Skėnderin dhe Bashkimin), fėmijėt e nuset e djemve! Po tė shihni se ėshtė interesi i Partisė thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armėt!” ose si tė doni. Edhe armik po mė quajtėt, kam besim se asgjė s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vėrteta s’vdes kurrė.

    Po vdes i pafajshėm, [mė vrau Jagua i Shqipėrisė!]


    Mehmet Shehu

    Firma

    Tiranė 18.12.1981


    image

    Mehmet Shehu i vdekur nė shtratin e tij.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10999 views
  Share  
.