Albanologji

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Albanologjia ėshtė fushė e shkencės qė merret me studimin e historisė sė shqiptarėve, tė gjuhės shqipe dhe tė letėrsisė e kulturės shqiptare.
    Nė trojet shqiptare ekzistojnė institucione tė veēanta, qė merren me studime albanologjike. Nė Tiranė ato kryhen nga disa institute kėrkimore -shkencore: Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, Instituti i Historisė, Instituti i Kulturės Popullore, Qėndra e Kėrkimeve Arkeologjike dhe Qendra e Studimit tė Arteve.
    Njė rol jo tė rėndėsishėm pėr dekada ka luajtur dhe luan Universiteti i Tiranės
    Nė Prishtinė Instituti Albanologjik i Prishtinės ėshtė qendra e studimeve albanologjike. Kontributet e tyre albanologėt nga Kosova, i publikojnė nė revistėn "Gjurmime albanologjike", qė ka tri seri: serinė e shkencave historike, serinė e shkencave filologjike dhe serinė e folklorit dhe etnologjisė.

    Nė Tiranė, ashtu edhe nė Prishtinė ekziston njė rreth i gjerė bashkėpunėtorėsh shkencorė: studiues tė historisė, gjuhės, letėrsisė, etnologjisė dhe tė tjerė, tė cilėt realizojnė projekte tė rėndėsishme studiuese nga kėta lėmenj.
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Albanologėt austriakė zbulojnė njė libėr shqip para Buzukut

    Profesorėt Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanė arritur tė zbulojnė njė dokument qė mendohet t’i pėrkasė shekullit tė XIV, ku shkruhet njė shqipe me gėrma latine. Dy profesorėt nė studimin e tyre kanė arritur nė pėrfundimin se njė pjesė e gjuhėve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa mė e madhe e gjuhėve tė Ballkanit, kanė elementė tė rėndėsishėm tė gjuhės shqipe.

    Janė pėrsėri ata, austriakėt, tė dashuruarit e pėrjetshėm me shqipen, qė kėtė radhė na befasojnė me njė tjetėr zbulim. Bėhet fjalė pėr njė dokument qė mund tė hedhė dritė pėr shkrimin mė tė hershėm tė gjuhės shqipe. Profesorėt Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanė arritur tė zbulojnė njė dokument qė mendohet t’i pėrkasė shekullit tė XIV, ku shkruhet njė shqipe me gėrma latine.

    Studimi ka si qėllim zbulimin e ndikimit tė gjuhės shqipe nė tė gjithė gjuhėt e rajonit, por edhe nė gjuhėt e vdekura. Dy profesorėt nė studimin e tyre kanė arritur nė pėrfundimin se njė pjesė e gjuhėve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa mė e madhe e gjuhėve tė Ballkanit, kanė elementė tė rėndėsishėm tė gjuhės shqipe. Fakti se njė pjesė e foljeve kryesore tė shqipes gjenden nė kėto gjuhė, e vėrteton mė sė miri kėtė gjė. Dy profesorėt kanė paraqitur fletėn e njė libri tė Biblės qė dokumenton gjuhėn shqipe tė shkruar nė fillim tė shekullit tė XVI. Nėse do tė vėrtetohet origjinaliteti i kėtij dokumenti, atėherė kemi tė bėjmė me njė libėr mė tė hershėm se “Meshari” i cili daton nė mes tė shekullit tė XVI.

    Zbulimi
    Nuk dihet nėse kemi tė bėjmė me njė zbulim tė mirėfilltė shkencor apo jo. Dokumenti qė publikohet nė web-in zyrtar tė Akademisė sė Shkencave tė Austrisė pretendon se bėhet fjalė pėr shqipe tė shkruar rreth shekullit XIV. Pėrcaktimi mė i saktė i datės do tė shėrbente pėr tė vėrtetuar nėse “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė i pari libėr i shkuar nė shqip apo mė nė fund gjuhėsia ka arritur tė gjejė dokumente tė tjerė qė e vėrtetojnė kėtė gjė. Nė foto jepet fleta e njė libri fetar, i shkruar nė italisht dhe nė shqip.
    “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Tė paretė tanė print”, qė kuptohet. “Ligjėrta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evėn, prindėrit tanė tė parė”.

    Nė gjurmėt e Joklit
    Dy profesorėt austriakė kanė pėrdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit tė shkencės sė Albanologjisė, Norber Jokl. Jokl ka lindur nė 25 shkurt 1887 dhe ėshtė vrarė nga nazistėt nė maj 1942. Edhe pse me njė formim juridik, Jokl iu pėrkushtua gjuhėsisė dhe kryesisht studioi gjuhėt indo-evropiane, gjuhėt sllave dhe gjuhėt romane. Njė vėmendje tė veēantė i ka kushtuar gjuhės shqipe. Nė moshėn 30-vjeēare mėsoi gjuhėn shqipe. Ėshtė autor i librave “Studime mbi etimologjinė dhe fjalėformimin e shqipes” dhe “Kėrkime gjuhėsore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

    Dokumentet e hershme tė shqipes
    Deri mė sot tre cilėsohen si dokumentet mė tė hershme tė shqipes. Edhe pse gjithė gjuhėtarėt pranojnė se shqipja duhet tė jetė shkruar shumė kohė mė parė, dokumenti i parė qė e dėshmon kėtė ėshtė “Formula e pagėzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Ėngjelli, gjatė njė vizite nė dioqezėn e Matit nė 8 nėntor 1462. Dokumenti i dytė ėshtė fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti qė pėrmban njė numėr fjalėsh dhe shprehjesh qė i duheshin udhėtarit gjerman gjatė kalimit tė tij nė Shqipėri nė Durrės dhe nė Ulqin. Tė sė njėjtės rėndėsi, gjuhėtarėt rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės”. Njė dokument i shkruar nė greqisht, qė mendohet se i pėrket shekullit XV ose fillimit tė shekullit XVI. Ky dokument pėrbėhet nga 2 pjesė tė vogla Bible nė gjuhėn shqipe, qė u gjetėn nė njė dorėshkrim greqisht tė shekullit XIV. Por si dokumenti mė i rėndėsishėm deri mė sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libėr nė gjuhėn shqipe. “Meshari” i pėrket vitit 1555. Por tė gjithė studiuesit janė tė njė mendimi kur flasin pėr dokumentet mė tė hershme. Kėtė e dėshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, qė ka udhėtuar nė Shqipėri. Nė njė relacion latinisht tė vitit 1332, ai shkruan: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė fare tė ndryshme nga gjuha latine, prapė ata kanė nė pėrdorim edhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine”. Njė gjė mund tė thuhet me siguri: Nėse dokumentet shqipe ekzistojnė, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonė nga tė huajt.

    Formula e Pagėzimit 1462
    Dokumenti i parė i vėrtetuar i shqipes i pėrket datės 8 nėntor 1462. Ėshtė shkruar nga Kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Ėngjelli, gjatė njė vizite nė dioqezėn e Matit. Duke parė mangėsitė nė ushtrimin e fesė, Pal Ėngjelli lėshon njė qarkore latinisht, ku lejon qė nė kohė lufte fėmijėt tė pagėzoheshin nė shqip. Formula ėshtė: “Un tė pagėzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip .

    Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)
    Janė 26 fjalė shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhėtarit Arnold Fon Harfit ka njė rėndėsi tė madhe pėr gjuhėn shqipe, duke qenė ėshtė i pari dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori ėshtė zbuluar nė vitin 1860, Fon Harvi udhėtoi nė Durrės dhe nė Ulqin.

    “Meshari” i Buzukut 1555
    Ėshtė i pari libėr i gjuhės shqipe qė ėshtė gjendur deri mė sot. “Meshari” pėrbėhej nga 110 fletė ose 220 faqe. Origjinali i librit qė ka arritur tė gjendet pėrbėhet nga 94 fletė. Libri ėshtė kishtar dhe ėshtė shkruar nė gjuhėn latine, ka 154 000 fjalė. Ėshtė nė dialekt verior dhe origjinali gjendet nė Arkivat e Vatikanit.
     
    .
  3. FRI_DA
     
    .

    User deleted


    Kontributi i Gustav Mejer ne fushe te Gjuhesise


    Mė shumė se nė fushė tė letėrsisė sė shkruar dhe tė folklorit, ndihmesa e Gustav Majerit ėshtė parė kryesisht nė fushė tė gjuhėsisė. Pėr mėse njė shekull nuk ka asnjė fushė e historisė sė gjuhės shqipe nė tė cilėn nuk ėshtė pėrmendur emri i tij dhe qė nuk ėshtė shkruar pėr ndihmesėn e Gustav Majerit. Duke filluar nga artikujt gjuhėsorė pėr prejardhjen e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe e deri te studimet etimologjike qė kulmojnė me Norbert Joklin e Eqrem Ēabejn, Shaban Demirajn, Jup Kastratin, Kolec Topallin etj., vepra e tij pėrbėn bazėn themelore pėr hulumtimin diakronik dhe sinkronik tė shqipes. (Christo Dako, Holger Pedersen, Dr. Treul Lajos, Aleksandėr Xhuvani, M(ati) L(ogoreci), Shpend Bardhi (Pseudonim), Namik Resuli). Mirėpo, me gjithė praninė e veprės sė tij nė shtrirje kohore pėr mė se njė shekull, ndihmesa e tij ėshtė parė kryesisht pėrmes artikujve pėrgjithėsues dhe as sot e kėsaj dite ende nuk ėshtė botuar ndonjė monografi e veēantė pėr ndihmesėn e tij nė fushė tė studimeve albanologjike, as ndonjė nga veprat e tij tė shumta, pėrveē disa fragmenteve tė caktuara.

    Pikėpamjet e tij pėr letėrsinė e shkruar Nė botimet shqipe tė historisė sė letėrsisė, kontributi i Gustav Majerit nuk shėnohet veēanėrisht as nė rrjedhat e studimit, as nė kuadėr tė bibliografisė (Anton N. Berisha: 1985, 14-15). Nė bibliografinė e zgjedhur tė Historisė sė letėrsisė shqipe (Grup autorėsh: 1989, 606) gjejmė vetėm veprėn e tij Della lingua e delle lčtteratura albanese. Vol. L. Serie II, 15. IV. 1885, e cila pėrmendet edhe brenda nė tekst si njėra ndėr veprat studimore, qė ishin botuar nė fund tė shekullit XIX. Nė veprėn Histori e letėrsisė shqipe (Romantizmi), I (Qosja: 1984, 395-396), viti i lindjes sė Gustav Majerit nuk ėshtė shėnuar nė “Pasqyrėn kronologjike” mjaft tė zgjeruar pėr vitin 1850.

    Po nė kėtė pasqyrė emri i tij shėnohet vetėm pėr vitet 1883, 1987, 1891 dhe 1897, pra vitet kur Gustav Majeri botoi Fjalorin etimologjik tė gjuhės shqipe dhe Studimet shqiptare I-VI. Nė kėtė vepėr sintezė tė Rexhep Qosjes, emri i Gustav Majerit pėrmendet si botues i letėrsisė popullore, si mbrojtės i tezės sė prejardhjes ilire tė popullit shqiptar, si njohės dhe shfrytėzues i veprave tė Jeronim de Radės nga aspekti gjuhėsor, si letėrkėmbyes me Jeronim de Radėn, Thimi Mitkon, Konstandin Kristoforidhin, Ndre Mjedėn, i cili ia kishte pėrkushtuar vjershėn Gjuha shqipe dhe kishte pasur njė letėrkėmbim shkencor me tė, si mik i Zef Skiroit etj., por jo edhe si autor i studimeve pėr letėrsinė shqipe.

    Nė Historinė e letėrsisė shqipe tė Robert Elsit gjejmė njė bibliografi mė tė zgjeruar, por pa ndonjė funksion tė veēantė brenda tekstit. Brenda teksteve qė merren me historinė e letėrsisė shqipe, vendi i studimeve tė Gustav Majerit ėshtė mė i peshuar nė veprėn e Namik Resulit I pił antichi testi albanesi. Brenda kapitullit tė kėtij studimi, nė tė cilin janė komentuar veprat studimore tė shekullit XIX, Namik Resuli ka radhitur edhe katėr artikuj tė Gustav Majerit, (Resuli: f. 39; Majer: 1883, 211-225; 1888, 128; 1888) siē i quan autori, dhe ka tėrhequr vėrejtjen se “kėta artikuj e ruajnė vlerėn e tyre edhe sot” (Resuli, 39).

    Botimi i letėrsisė popullore

    Ndihmesa e Gustav Majerit nė fushė tė letėrsisė popullore po ashtu ende nuk ėshtė shikuar nė shkallė tė kėnaqshme, mirėpo ndryshe nga konsultimi i artikujve tė tij nė fushė tė letėrsisė, ndihmesa e tij nė mbledhjen, botimin dhe studimin e folklorit shqiptar, ėshtė konsultuar mė shumė pėr faktin se kjo ndihmesė ėshtė mbledhur dhe ribotuar nė vėllime tė veēanta tė folklorit shqiptar. Njėra nga veēantitė e kėsaj fushe, ndėrkaq, ėshtė marrė fakti qė Gustav Majeri ėshtė botues i parė i kėngės kreshnike.

    Botimi i letėrkėmbimit tė Gustav Majerit

    Ndryshe nga interesimi i studiuesve pėr botimin e veprave tė tij, interesimi posaēėrisht i madh ka qenė pėr botimin, madje edhe ribotimin e letėrkėmbimit tė tij, shpesh me komente dhe sqarime hyrėse, me rilindėsit shqiptarė. Pavarėsisht nga botimet e deritashme, nga studiuesit dhe hulumtuesit e letėrkėmbimit tė Majerit me bashkėkohėsit shqiptarė, vėrehet se botimi i letrave tė tij nuk ka pėrfunduar. Vetėm viteve tė fundit njė hulumtues i pasionuar i arkivave, Albert Rama, ka njoftuar se nė bashkėpunim me Universitetin e Gracit ėshtė duke pėrgatitur letėrkėmbimin e plotė tė Gustav Majerit me rilindasit shqiptarė. Dhe tash si tė shpjegohet qėndrimi jo dinjitoz i studiuesve shqiptarė ndaj personalitetit dhe ndihmesės sė tij shkencore dhėnė kulturės dhe historisė sė shqiptarėve. Me njė fjalė, ky qėndrim do shpjeguar me qėndrimin e pėrgjithshėm, qė paten shqiptarėt gjatė kėtij shekulli qė po e lėmė, ndaj trashėgimisė sė brendshme dhe tė jashtme kulturore e historike tė tyre.

    Bibliografia e tij

    Nė artikujt e pėrgjithshėm dhe tė veēantė tė studiuesve shqiptarė, ndihmesa e Majerit ėshtė cilėsuar kryesisht si autor i Fjalorit etimologjik dhe i Studimeve shqiptare, nė tė cilat ai i ka botuar studimet etimologjike tė shqipes, studime krahasuese, studime mbi fonetikėn dhe gramatikėn historike tė shqipes, dokumente tė shkrimeve tė para, fjalorė, leksik, folklor (poezi dhe prozė), studime mbi letėrsinė, bibliografi, tekste popullore dhe tekste fetare tė pėrkthyera mė parė, tė gjitha kėto tė pėrcjella me komente dhe shėnime etj., dhe si mik dhe bashkėpunėtor i rilindėsve shqiptarė, por deri mė tash, nė kėto shkrime asnjėherė nuk ėshtė ndonjė bibliografi shteruese e tij. Prandaj, pa pretenduar se do tė bėjmė njė punė tė madhe rreth kėsaj ēėshtjeje, po i radhisim veprat e tij, qė kapin ndihmesėn e tij nė fushė tė albanologjisė, e qė nuk lėnė pa prekur edhe studimet nė fushė tė ballkanistikes dhe indoevropianistikės.

    Jeta dhe vepra

    Gustav Majer u lind mė 25 nėntor 1850 nė Gross-Strelitz, krahina e Silezisė sė Epėrme tė Gjermanisė. Ishte bir i njė nėpunėsi prusian. Mėsimet i filloi nė Gjimnazin e Opelit dhe i vazhdoi nė Universitetin e Breslaut. Tregoi interesim tė veēantė pėr studimin e gjuhėve tė lashta: pėr indishten, sanskritishten, latinishten e nė mėnyrė tė veēantė pėr greqishten. Nė fillim emėrohet asistent i gjuhėve tė lashta nė Gjimnazin e Gotės (1871), por vetėm pas njė viti emėrohet profesor i universitetit tė kėtij qyteti. Pas dy vjetėsh emėrohet profesor i gjuhėve tė lashta nė Universitetin e Pragės dhe mė 1877 emėrohet profesor i Gjuhėsisė indoevropiane nė Universitetin e Gracit, ku i vazhdoi studimet pėr greqishten e vjetėr, turqishten, dhe bėri njė punė tė madhe sidomos nė studimet albanologjike. Rezultat i studimeve tė tij nė fushė tė gjuhėve klasike, nė kėtė kohė, ėshtė studimi “Ndihmesė pėr teorinė e fjalėformimit tė greqishtes dhe tė latinishtes”.(1872)

    Aktiviteti i tij si mėsimdhėnės dhe studiues nė Universitetin e Gracit, baza e gjerė e dijes shkencore qė kishte fituar deri mė 1877 dhe metodat e rrepta shkencore qė nė fushė tė gjuhėsisė shtroheshin nė fund tė shekullit XIX, bėnė qė horizonti studimor i Gustav Majerit tė kufizohej nė zona mė tė ngushta gjuhėsore. Interesimi i tij pėr gjuhėn greke, e cila nė studimet indoevropiane mbahej pėr gjuhė mis, nuk ishte i rastit, ashtu sikur edhe pėr gjuhėn latine, por as interesimi i tij pėr gjuhėn shqipe nuk mund tė thuhet se ishte njė rastėsi. Shqipja tashmė ishte bėrė fushė studimi nga shumė paraardhės tė tij, si: Lajbnici, Ksilanderi, Mikloshiqi, Hani, Shuhardi, e ndonjė tjetėr filozof, historian, arkeolog a gjuhėtar, dhe kishte zėnė vend tė qėndrueshėm nė familjen e madhe indoevropiane e nė bashkėsinė gjuhėsore tė Ballkanit, bashkėthemelues i sė cilės do tė bėhet edhe vetė Gustav Majeri.

    Pėr ne kėtu ėshtė me interes tė thuhet se, ndryshe nga studiuesit e mėparshėm (historianė, filozofė, gjuhėtarė, etnografė, arkeologė etj.), Gustav Majeri me studimet albanologjike nuk do tė merret nė kontekst krahasues ose tė rastit, por edhe me studimet e brendshme tė shqipes. Aq mė shumė, Majeri do tė bėhet mbledhės, botues, studiues dhe sintetizues i folklorit, leksikut, tė folmeve, letėrsisė sė shkruar etj. Njė jetė tė tėrė do t’ia kushtojė albanologjisė, duke u bėrė kėshtu edhe themelues shkencor i saj.

    Duke hulumtuar materiale pėr studimet greke nė Itali, Gustav Majeri u interesua edhe pėr gjuhėn, folklorin dhe letėrsinė shqiptare, prandaj tė njėjtin interesim e vijoi edhe gjatė hulumtimeve tė tij shkencore nė Greqi. Kėshtu, dy kolonitė arbėreshe, kolonia e arbėreshėve tė Italisė dhe kolonia shqiptare e arbėreshėve tė Greqisė, u bėnė nxitje e tij pėr gjuhėn, kulturėn dhe historinė e tyre, pėr tė cilat do tė punojė deri nė fund tė jetės sė tij. Studiuesit shqiptarė dhe tė huaj asnjėherė nuk e kanė vėnė nė pyetje karakterin thjesht shkencor tė interesimeve tė tij, mirėpo tash sė fundi nė njė analizė tė zgjeruar lidhur me studimet austro-hungareze pėr shqiptarėt, kanė vėnė re se interesimi i Gustav Majerit pėr gjuhėn shqipe dhe shqiptarėt, pas Kongresit tė Berlinit, nuk ka qenė i rastit

    Gustav Majeri nė studimet shqiptare

    Jeta dhe vepra e Gustav Majerit, edhe njė shekull pas vdekjes sė tij, ende nuk ėshtė bėrė objekt studimi nė shkallėn qė ajo e meriton tė studiohet. Shėnimet, artikujt dhe studimet e deritashme dėshmojnė se themeluesi i albanologjisė, Gustav Majeri, ende nuk ėshtė i njohur sa duhet as si personalitet i gjithanshėm, as pėr bėmat e tij, pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn e tij, prandaj ėshtė e kuptueshme pse nė bibliografinė e tij ende nuk i janė shėnuar tė gjitha ato elemente themelore, tė cilat do ta rrumbullaksonin plotėsisht jetėn dhe veprėn e tij.

    Pėr jetėn e tij ende nuk kemi monografi tė veēantė, kurse njė pjesė e aktivitetit tė tij pėr shqiptarėt ende nuk na ėshtė e njohur. Megjithatė nė artikujt, vėshtrimet, studimet shkencore dhe paraqitjet vulgare pėr veprėn e Majerit dhe temat qė lidhen me veprėn e tij, autorėt shqiptarė apo tė huaj, janė pėrpjekur tė paraqesin biografinė e tij jetėsore dhe bibliografinė e tij shkencore, lidhjet e tij kulturore, shkencore dhe politike me studiues shqiptarė e tė huaj. Po tė paraqitej njė pasqyrė e pėrgjithshme e pranisė sė Gustav Majerit nė letrat shqipe brenda kėtij shekulli tė fundit, e nxjerrė nga bibliografia e Palok Dakės (Bibliografi retrospektive e gjuhėsisė dhe e onomastikės shqiptare, (1879-1944), I (18791921), II (1921-1941), III (1941-1944), (Bibliografi me anotacione hartuar sipas tė dhėnave tė shtypit periodik shqiptar e mbi Shqipėrinė tė viteve 1848-1944).

    Pėr pėrdorim tė brendshėm, ASH e RPSSH-IGJL, Tiranė, 1984), kjo pasqyrė do tė dukej kėshtu: Calvosa, nė njė nekrologji pėr Zef de Radėn njofton se gramatika e tij, veē tė tjerėve, i kishte tėrhequr vėmendjen edhe Gustav Majerit; gazeta Albania njofton pėr gjendjen shėndetėsore tė Majerit pa shpresė se do tė mund tė shėrohet; Kremones, duke u nisur nga vepra e Naim Frashėrit Qerbelaja, paraqet njė parashtresė tė tij pėr diskutim lidhur me alfabetetet e shqipes, ndėrsa nė radhėn e alfabeteve mė tė njohura radhit edhe atė tė Gustav Majerit; Bauer, nė njė notes tė tij tė botuar nė Albania, veē tė tjerash, njofton edhe pėr gjendjen shėndetėsore tė Gustav Majerit; Kalendari i Maleve boton njė fotografi dhe shėnime pėr jetėn dhe veprėn e Majerit; nė gazetėn Albania njoftohet pėr vdekjen e Majerit; Asdreni kundėrshton mendimin e Sami Frashėrit dhe tė Majerit lidhur me prejardhjen e etnonimit shqiptar dhe e kėrkon kėtė fjalė te legjenda e Pirros; revista Albania e Londrės njofton se Albert Thumbi ka botuar njė studim interesant mbi Gustav Majerin;

    Kalendari Kombiar boton njė skicė tė shkurtėr pėr Majerin dhe e shoqėron me njė fotografi; Bogdan P. Hazdeu, profesor i Universitetit tė Bukureshtit dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave, nė njė ligjėratė tė mbajtur mė 25 maj 1901, pikėpamjet e tij pėr prejardhjen ilire tė popullit shqiptar i mbėshtet edhe te Gustav Majeri; nė njė mbledhje tė prelatėve tė Shkodrės, sipas gazetės La Nazione albanese, Ndre Mjeda kishte mbrojtur njė sistem alfabetik, i cili nuk ishte tjetėr veēse njė mutatis mutandis i atij tė Brugmanit, Majerit etj; nė njė letėr tė tij dėrguar Albanisė, paraqet pikėpamjet e tij pėr alfabetet e shqipes, ndėrsa pėr alfabetin e Gustav Majerit ka konsideratė, por me kusht qė t’i hiqen karakteret greke, punė tė cilėn, siē dihet, e bėri Ndre Mjeda; me rastin e vdekjes sė Gustav Majerit, Albert Thumbi boton nė Albania njė artikull me shėnime pėr jetėn dhe veprėn e tij;

    Loreochio mban njė qėndrim kritik dhe madje favorizues ndaj shqiptarėve pėr rolin qė kishin nė zhvillimin e shqipes nė kolonitė e ndryshme, pėrkundrazi sa u pėrket studiuesve tė huaj, nė mesin e tė cilėve radhit edhe Majerin, mendon se gjuha shqipe ishte njė mjet pėr ushtrime doktrinash morfologjike e filologjike tė krahasuara; Pashko Bardhi, pasi riprodhon dy fragmente tė Ungjillit tė Shėn Lukės nė tė folmen e Borgo Ericos, njofton se kėto fragmente mė parė i kishte botuar nė dialekte tė ndryshme edhe Gustav Majeri; fletorja e Selanikut Diturija jep shėnime pėr Fjalorin etimologjik tė gjuhės shqipe dhe e radhit nė mesin e nėntė fjalorėve qė mund tė shėrbejnė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, siē thuhet, derisa tė botohet njė fjalor i plotė i gjuhės shqipe.

    Besoj se Anton Zanoni i ka bėrė vėshtrimin mė tė mirė kėtij fjalori nė fillim tė shekullit XX, duke dhėnė edhe vėrejtje dhe shpjegime shumė tė arsyeshme lidhur me tė dhe rezultatet e tij. Autori i paidentifikuar deri mė tash nė Fjalorin e pseudonimeve, anagrameve e siglave tė botuara me pseudonimin H., nė gazetėn Bashkimi tė Shkodrės boton shėnime pėr veprat dhe autorėt e huaj qė u morėn me gjuhėn shqipe, duke i dhėnė njė vend tė merituar edhe Gustav Majerit; Lorecchio, duke i kundėrshtuar mendimet e xhonturqve, qė po e mohonin gjuhėn shqipe, flet pėr lashtėsinė e saj, duke iu referuar, mes tė tjerash, edhe Gustav Majerit, si dhe bėn thirrje pėr njė alfabet tė pėrbashkėt, duke ftuar kėshtu edhe njė Kongres gjuhėsor pėr arbėreshėt e Italisė, me ēka, sipas autorit, do tė dėshmohej se nuk kishte asgjė kontestuese ndėrmjet kongreseve tė arbėreshėve tė Italisė pėr gjuhėn shqipe dhe Kongresit tė Manastirit.

    Aleksandėr Xhuvani, duke bėrė njė polemikė me Nolin, lidhur me disa terma fetarė, kritikon edhe disa zgjidhje etimologjike tė Gustav Majerit; Kristo Dako nė njė artikull pėr gjuhėn shqipe sipas dijetarėve tė huaj, veē tė tjerash, mbėshtetet edhe te Gustav Majeri. Pashko Bardhi, duke shkruar pėr historinė e alfabeteve tė shqipes, thotė se pėr alfabetin e Dhaskal Todhrit, Hahni mendonte se ishte i lashtė, ndėrsa pėrcaktimin e drejtė tė tij e bėri Gustav Majeri. Kristo Floqi boton njė artikull divulgativ, mbi lashtėsinė e gjuhės shqipe, duke u mbėshtetur, veē tė tjerash, edhe nė veprėn e Gustav Majerit. Aleksandėr Xhuvani boton njė artikull gjuhėsor, duke u mbėshtetur nė veprėn e Gustav Majerit Die Pluralbildung der albanischen Nomina, Wien 1883.

    At Pashk Bardhi, me pseudonimin B., boton njė artikull nga gjuhėsia krahasuese, nė tė cilin u bėhet njė vėshtrim tezave kryesore tė Gustav Majerit pėr etnogjenezėn e gjuhės shqipe, emrin kombėtar dhe vendit tė tyre Shqipni apo Albani etj.Nė revistėn Hylli i Dritės, botohet njė artikull pėrmbledhės pėr etnogjenezėn e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, mbi tė arriturat e gjuhėsisė krahasuese, nė tė cilėn pasqyrohen edhe rezultatet e Gustav Majerit; Petro Vullkani boton njė artikull divulgativ nė lidhje me origjinėn e emrit Alban dhe lokalizimin e vendit Albanopolis, nė tė cilin radhit edhe mendimin e Gustav Majerit pėr kėtė ēėshtje. Brandejs, duke shkruar mbi albanologun e parė ēek Jan Urban Jarnikun, nė bibliografinė e tij radhit edhe njė recension mbi tri vepra tė Gustav Majerit: Gramatikėn e shkurtė tė shqipes (1888), Fjalorin etimologjik tė gjuhės shqipe (1891) dhe Studimet shqiptare, II(1892).

    Faik Konica boton njė artikull divulgativ pėr gjuhėt e botės dhe citon njė vepėr pėr gjuhėsinė, tė botuar nėn udhėheqjen e prof. Groberit, nė tė cilėn njė artikull mbi elementin latin tė gjuhės shqipe e kishte botuar edhe Gustav Majeri. Dr. Glottofil (pseudonim), boton njė artikull mbi origjinėn e popullit shqiptar dhe radhit tri teoritė kryesore me pėrfaqėsuesit e tyre, duke i dhėnė edhe Majerit njė vend shumė tė merituar nė mesin e pėrkrahėsve tė prejardhjes lire tė popullit shqiptar. Lajos jep njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė veprave tė Gustav Majerit pėr gjuhėn shqipe. Gelli, nė njė artikull pėr Dhimitėr Kamardėn, veē tė tjerash, shkruan pėr jehonėn qė pat vepra e tij Saggio di grammatica comparata sulla lingua albanese (1864) edhe te Majeri

    Te Gazeta e re e Tiranės i bėhet vėrejtje Gustav Majerit, se kuptimi i fjalės nameta, qė sipas tij ka etimologji greke, nė gjuhėn shqipe d.m.th. “mė vonė, mbi kėtė”. Nė njė studim tė shkurtėr rreth etnonimit shqiptar, arbnuer e alban, Marin Sirdani e mendon mė tė qėndrueshme tezėn e Gustav Majerit pėr toponimin Shqipni. Nė njė studim tė tij Namik Resuli kundėrshton mendimin e Gustav Majerit pėr fjalėn regj dhe pranon mendimin e tij pėr etimologjinė e fjalės rig; Mati Logoreci boton njė studim biografik dhe shkencor pėr Gustav Majerin. Po kėtė vit Logoreci boton edhe njė vėshtrim me pikėpamjet e tij rreth fjalės shqyp, pėr tė cilėn Gustav Majeri mendonte se vjen nga shqiptoj, Logoreci e lidh me greqishten skopos, nga fjala skopeio = kqyr, vrej. Mustafė Kruja, me pseudonimin Shpend Bardhi, nė njė studim mbi origjinėn e popullit shqiptar, nė mesin e tezave tė radhitura, gjendet edhe ajo e Gustav Majerit pėr shqipen si gjuhė iliroindoevropiane, e cila iu prin tezave tė tjera dhe studiuesve tė tyre. Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm pėr problemin e gjuhės letrare shqipe, ndalet edhe nė gjykimet e Gustav Majerit pėr kėtė problem. Nė studimin e Norbert Joklit pėr popullin shqiptar e tė gjuhės sė tij, vendi qė zė Gustav Majeri ėshtė i rėndėsishėm nė shumė aspekte.

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore emri i Gustav Majerit pėrmendet mė rrallė nė artikujt dhe nė studimet shqiptare pėr njė kohė tė gjatė, nėse kėtu pėrjashtohet emri dhe vepra e Profesor Ēabejt, sado as ai nuk ka shkruar ndonjė artikull tė veēantė, qoftė pėr veprėn qoftė pėr jetėn e tij, ashtu sikur kishte shkruar pėr autorė dhe vepra tė tjera tė studiuesve gjermanė apo austro-gjermanė sikur i paraqet Eqrem Ēabej.

    Deri mė 1995, nė asnjėrin nga artikujt e botuar gjatė kėtyre pesėdhjetė vjetėve tė fundit, nuk ėshtė shėnuar se Gustav Majeri nuk ishte vetėm mik i rilindėsve shqiptarė, por ishte edhe mė shumė se kaq, ai ishte mik i ēiltėr i popullit shqiptar, dhe kėtė e ka dėshmuar edhe me letrat qė ua kishte dėrguar sulltanėve tė kohės, pėr lejimin e hapjes sė shkollave shqipe pėr shqiptarėt. Se ky element i rėndėsishėm nė jetėn e tij dhe nė historinė tonė nuk ishte i njohur, dėshmon edhe biografia e tij e paraqitur nė Fjalorin enciklopedik shqiptar. Autori i njėsisė Gustav Majer (1850-1900), akademiku Shaban Demiraj, vlerėson kontributin e Gustav Majerit nė studimet etimologjike, duke pėrmendur disa lėshime (fjala ėshtė pėr ndikimin e madh tė latinishtes, qė Gustav Majeri dhe bashkėkohėsit e tij shihnin nė leksikun e shqipes), theksohet se ai ishte grecist e turkist, por nuk shėnohet asnjė fjalė pėr punėn e tij nė mbledhjen dhe botimin e folklorit shqiptar, e cila gjė dihej, por sigurisht autori nė fjalė nuk dinte pėr interesimin e tij rreth ēlirimit tė popullit shqiptar nga zgjedha turke, pra nuk dinte se Gustav Majeri ishte mik i veēantė i shqiptarėve, cilėsi kjo e cila personaliteteve tė huaja u mbiēmohet nė kėtė vėllim, madje edhe atėherė kur kėtė e meritojnė mė sė paku.
     
    .
  4. FRI_DA
     
    .

    User deleted


    Shqipja, gjuhė Indoevropiane

    Prej letrave tė Lajbnicit e deri te teza themelore e Gustav Majerit pėr vendin e shqipes nė rrethin e gjuhėve indoevropiane, mendimet e dijetarėve sado qė nuk kanė qenė shumė tė ndryshme, nė thelb ato janė dalluar nė aspekte tė caktuara. Lajbnici kėrkonte nga studiuesit qė gjuhės shqipe t’i caktohej vendi qė i takonte nė mesin e gjuhėve indoevropiane; Franc Bopi, sipas Ēabejt, vendin e gjuhės shqipe e caktoi me kėto fjalė: “gjuha shqipe, nė elememtet e saj themelore, nuk ka ndonjė lidhje mė tė ngushtė, ose, aq mė pak, ndonjė lidhje derivacioni me asnjėrėn nga gjuhėt motra sanskrite tė kontinentit tonė” (1959/1976, 13). A. Shllajher, ndonėse shqipen e pėrfshiu brenda drurit gjenealogjik, kėtė vend ia bėri nė kuadėr tė familjes pellazgjike, d.m.th. pranė e pranė greqishtes, pėr ēka me kohė u pajtuan edhe rilindėsit shqiptarė nė krye me De Radėn e sidomos gjuhėtarin Dhimitėr Kamarda.

    Njė vend i veēantė shqipes iu caktua edhe nė teorinė e valėve nga Johanes Shmid, por sipas Ēabejt, vetėm mė 1883, Gustav Majeri, me artikullin Vendi i shqipes nė rrethin e gjuhėve indogjermane, hapet njė epokė e re nė punėn e afrive tė shqipes me gjuhėt simotra. Duke ndarė mirė pasurinė vetiake tė shqipes nga elementet e huazimit, pas njė analize krahasimtare tė sistemit fonetik e tė disa elementeve tė leksikut, ky dijetar i caktoi shqipes me dorė tė sigurt njė vend, i cili, nė vija tė pėrgjithshme, mbetet i vlefshėm edhe sot e gjithė ditėn. Ky vend ėshtė i caktuar me kėto dy drejtime: “shqipja ėshtė njė gjuhė indoevropiane lindore dhe njėkohėsisht njė gjuhė indoevropiane veriore” (Ibid.14). Nėse kthehemi pėrsėri te kėrkesa e Lajbnicit pėr t’i gjetur njė vend shqipes nė mesin e gjuhėve indoevropiane dhe tė atyre tė mėvonshme, pėr tė parė vendin e shqipes nė mesin e kėtyre gjuhėve, lidhjet e saj me gjuhėt indoevropiane, pėrkimet e veēanta dhe tė pėrgjithshme etj., qė lidhen po ashtu me vlerėsimet e Ēabejt pėr formulimin e Majerit, atėherė edhe kėtu do tė gjejmė vlerėsimet e Ēabejt.

    Bie fjala, sa u pėrket elementeve tė trashėguara tė shqipes, Ēabej mendonte se “Gustav Majeri qe i pari qė konstatoi e qė vuri nė dukje nė njė formė pėrmbledhėse e tėrėsore elementin e trashėguar tė shqipes dhe qė e vendosi atė nė vendin qė i pėrket kėsaj gjuhe nė rrethin e gjuhėve tė tjera indoevropiane” (Ēabej: 1981-1986, 185). Sa u pėrket konkordancave leksikore tė shqipes me gjuhėt baltike, tė cilat dalin nga teoria e valėve e Johanes Shmitit, Ēabej, ndonėse pėr hapjen e rrugės e vlerėsonte Majerin, meritėn pėr rezultate shteruese megjithatė ia njihte mėsuesit tė vet, Norbert Joklit (Ēabej: 1976, 15). Pra, konstatonte Ēabej, “Norbert Jokli e ka vėrtetuar dhe thelluar rrugėn qė pat rrahur Gustav Majeri (…), qė shqipja ka lidhje tė ngushta sidomos me gjuhėt baltike, dhe qė tė parėt e shqiptarėve, duke zbritur nga vise mė veriore ngulen nė brigjet e Mesdheut” (Ēabej: 1972/1976, 205).

    Mirėpo, pas Gustav Majerit, Holger Pedersenit e Norbert Joklit, tė cilėt zbuluan lidhjet gjuhėsore tė shqipes me gjuhėt simotra indoevropiane, ėshtė Ēabej ai i cili me sintezėn e tij Studime etimologjike nė fushė tė shqipes plotėsoi kėrkesėn e themeltė tė Hygo Shuhardit, tė bėrė mė 1827: “Kur njėherė t’i jetė caktuar shqipes njė vend i ngulėt e i paluajtur brenda gjuhėve indoevropiane, atėherė mjaft fjalė qė ne sot i konsiderojmė, dhe me plot tė drejtė, si huazime, ka tė ngjarė qė do tė na duhet t’ia kthejmė prapė asaj, si njė pjesė tė pronės sė saj tė trashėguar” (Ēabej: 1964/1977, 243). Rrjedhimisht, nė qoftė se kėtė “vend tė ngulėt e tė paluajtur brenda gjuhėve indoevropiane”, ia kanė caktuar njė varg studiuesish, e sidomos Majeri, Holger Pederseni e Norbert Jokli, atėherė fjalėt e konsideruara si huazime, tė vjela dhe tė arsyetuara nga zhvillimi i brendshėm historik i shqipes, i ka kthyer Ēabej.

    Prejardhja e popullit shqiptar dhe e gjuhės shqipe

    Problemi i prejardhjes sė popullit shqiptar pėr disa shekuj me radhė ka qenė ēėshtje shqyrtimi nga historianėt, arkeologėt, historianėt e gjuhės etj. Prej letrave tė Lajbnicit (1774) e deri sot, kahet e studimit tė kėtij problemi kanė qenė nga mė tė ndryshmet. Nė qoftė se ēėshtja e prejardhjes sė popullit shqiptar nga ilirėt u zgjidh kryesisht nga arkeologėt dhe historianėt, ēėshtja e prejardhjes sė gjuhės shqipe, e trajtuar shumėfish nga gjuhėtarėt hapi edhe probleme tė reja, sidomos pas hipotezave pėr prejardhjen trake tė gjuhės shqipe, qė dolėn nė fillim tė kėtij shekulli.

    Nga radhėt e gjuhėtarėve tė huaj prejardhjen ilire tė gjuhės shqipe e kish trajtuar Lajbnici, Tunmani, Hani, Kopitari, Benfej, Mikloshiq etj., mirėpo vetėm me punėn e Gustav Majerit hidhen bazat shkencore tė studimeve albanologjike, kurse leksiku i gjuhės shqipe bėhet bazė pėr tė nxjerrė analogjitė me ilirishten. Lidhur me prejardhjen e popullit shqiptar dhe tė gjuhės shqipe, Gustav Majeri ka konstatuar qė nga fundi i shekullit XIX, se: “Sa kohė qė nuk del ndonjė fakt i kundėrt, duhet tė pranojmė qė shqiptarėt banojnė qė prej kohėsh tė lashta nė Shqipėri ose sė paku nė njė pjesė tė saj dhe qė janė pasardhėsit e ilirėve, tė cilėt nė kohė tė vjetra banonin nė Dalmaci, Bosnje e Shqipėri” (Majer: 1943, 122), kurse shqipen e quajti me fjalė tė peshuara “njė epokė tė dialekteve tė lashta ilire” (Majer, Ibid. 130).

    Heqjen e kėsaj murane e ka ēmuar qė mė parė studiuesi i vijės sė tij gjuhėsore nė fushė tė albanologjisė, Norbert Jokli (Jokli, Historia e shqipes...1972: 255). Sipas Ēabejt, mendimin e Gustav Majerit pėr ēėshtjen e burimit tė gjuhės shqipe e mbron dhe e pėrforcon edhe Kreēmeri kur thotė se “shqipja paraqet fazėn mė tė re tė njėrit nga dialektet e moēme ilire” (Ēabej: 1957/1976, 171).

    Madje Kreēmeri thotė nė njė rast tjetėr: “kjo ėshtė nė bazė tė tė gjithė situacionit aq afėr mendsh, sa duhet njeriu tė sillte arsye shumė tė rėnda pėr tė hedhur poshtė. Sepse shqiptarėt banojnė atje ku nė kohė tė vjetėr rronin popuj ilirė, dhe i mbajnė kėto vise tė paktėn qė nga shekulli X pas erės sė re”. (Kretschmer, Gröbers Grundriss der romanischen Philologie, I, 804, sipas E. Ēabej: 1976, 29-30). Prof. Ēabej edhe mendimin e Trajmerit pėr shqiptarėt si mbeturinė tė fundit tė botės ilire e shihte tė pajtuar nga pikėpamja gjuhėsore me Gustav Majerin, i cili kėtė ēėshtje po nė fund tė shekullit XIX, e kishte formuluar drejt, pra: “gjuha shqipe ėshtė mbeturinė e fundit e njė dialekti tė ilirishtes mė fort sesa mbeturinė e ilirishtes sė vjetėr” (Ēabej: 1962/1975, 237).

    Po tė jetė kėshtu, – vazhdonte Ēabej – dhe kėshtu ka tė ngjarė qė tė jetė, atėherė populli shqiptar si mbeturinė e njė populli tė madh tė Evropės Juglindore dhe tė Mesme ėshtė prodhim jo i njė ekspansioni, po i njė restriksioni; edhe trualli gjuhėsor i kėtij populli ėshtė pra pėrfundimi jo i njė zgjerimi, po i ngushtimit tė njė treve mė tė hapur”. (Ēabej, Ibid, 237). Kėshtu, pra, prejardhja ilire e popullit shqiptar dhe e gjuhės shqipe e mbrojtur nga historianėt, etnografėt, arkeologėt, gjuhėtarėt etj., nė shekullin e kaluar dhe nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit XX (pra, deri sa nuk lindi teoria e Gustav Vajgandit pėr prejardhjen trake tė shqipes), mbėshtetje kryesore kishin Gustav Majerin (Ēabej: 1969/1977,197) dhe rezultatet e sintezės sė tij e tė studiuesve tė mėvonshėm, tė cilėt ishin tė shumtė:
    Holger Pedersen,
    Sophus Bugge,
    Albert Thumb,
    Francesco Ribezzo,
    Matteo Bartoli,
    W. Meyer-Lübcke,
    S. Puscariu,
    Sigmund Feist,
    C. Karstien,
    Lehr-Sptavinski,
    Vacslav Cimochowski,
    Radoslav Katiqiē etj.,

    historianėt si Fellmerayer, Nopcsa, Haberlandti, Hahni, Hertzberg, Jorga etj.

    Pėr kėtė arsye, Norbert Joklin, Prof. Ēabej e quante pasardhės tė Gustav Majerit “pėr sa i pėrket caktimit tė karakterit gjuhėsor tė shqipes” (Ēabej: 1977, 205). Edhe pėrkufizimi i Katiēiqit pėr shqipen, si njė “ilirishte moderne-gjuha shqipe”, i cili ėshtė cituar shpesh nga studimet shqiptare nė Kosovė, do kėrkuar krejtėsisht te pėrfundimet e mėparshme tė Gustav Majerit. Vėshtruar nė tėrėsi, ndihmesa e Gustav Majerit nuk do parė si e tėrėsishme, por edhe si e veēantė, pra edhe pėr probleme tė caktuara tė lidhjeve gjuhėsore iliro-shqiptare.

    Bie fjala, ndonėse, siē shkruante Ēabej, “pėr periodėn paralinguistike njė nga gurėt themelorė e vu J.G. Hahni, Gustav Majeri nė studimet qė zhvilloi rreth shqipes preku e zgjidhi edhe disa nga problemet e ilirishtes nė lidhje me shqipen”. (Ēabej: Ibid, 20) Nisur nga rezultatet e arritura shekuj me radhė, sidomos nga shkollat mė tė arritura tė Evropės dhe i pėrgatitur edhe vetė nė po kėto shkolla, Ēabej, jo njėherė, e ka pėrkufizuar prejardhjen e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, kėshtu: “djepi ballkanik i shqiptarėve sė paku qė nga epoka greko-romake e kėtej ėshtė Ballkani Perėndimor, e jo Lindor.

    Atyre qė pėrfaqėsojnė mendimin e pėrkundėrt, do t’u binte tė zėvendėsonin kėtė pamje historike solide me njė tjetėr, e mė saktėsisht tė na dėftonin se nė cilin vend mė nė lindje u bė marrje e kėtyre dorėzimeve. Nė mėnyrė pėrmbledhėse do tė themi pra se njė gjykim objektiv i situatės historiko-gjuhėsore pas mendimit tonė na ēon tė shohim nė shqipen e sotme vijimėsi e ilirishtes ose pėr ta thėnė me fjalėt e G. Majerit (Grobers Grundriss der romanischen Philologie), I (1888) 804) fazėn mė tė re tė njėrit nga dialektet e vjetra ilire.” (Ēabej, 1962/1977, 175).

    Marrėdhėniet e Shqipes me gjuhėt e tjera


    Biografia shkencore e Gustav Majerit tregon se ai ishte indoevropeist, grecist i shquar, turkist, ballkanolog, madje bashkė me Franc Mikloshiqin ishte edhe themelues i kėsaj dijeje gjuhėsore, – por mbi tė gjitha ai do tė mbetet albanolog. Prandaj ėshtė e kuptueshme pse Gustav Majeri, duke pasur njohuri tė thella pėr zhvillimin e gjuhėve indoevropiane, duke qenė njėri nga autorėt mė tė mirė tė gramatikės greke dhe njohės i mirė i studimeve turke, sllave e rumune dhe sidomos studiues i shquar i studimeve albanologjike, kėtė tė fundit e bėri objekt studimi e krahasimi edhe me gjuhėt e tjera nga shumė anė. Nga ky kėnd, nė njėsi tė shumta tė Fjalorit etimologjik, nė Studimet gjuhėsore etj., Majeri ka trajtuar lidhjet e ngushta tė shqipes, sidomos me gjuhėt baltike, me gjuhėn greke, me gjuhėt sllave, me gjuhėn rumune, me gjuhėn turke etj.

    Kėtu ėshtė me interes tė shihet se si ai shprehet pėr kėto lidhje tė shqipes me gjuhėt e tjera. Derisa pėr huazimet latine, turke e greke flet si pėr “ndikesa”, pėr huazimet sllave shprehet si pėr “vrragė”, ose thėnė me fjalėt e tij: “nė gjuhėn shqipe nuk mund tė mohohen vrragė tė forta tė gjuhėve sllave” (Majer: 1943, 125). Po tė lihen mėnjanė huazimet latine, ėshtė me rėndėsi tė the ksohet se interesimi i Gustav Majerit ishte i veēantė, para sė gjithash, pėr faktin se ai trajtoi jo vetėm huazimet greke tė gjuhės shqipe, por edhe tė kundėrtėn, pra edhe huazimet shqipe nė greqishten e re. Madje, problemit tė huazimeve tė shqipes nė greqishten e re, i ka kushtuar njė monografi mė vete (Neugrieschische Studien, II 64-71) dhe sipas saj, kėto huazime arrijnė afro 70 (Ēabej:1976, 72).

    Prof. Ēabej, duke e vlerėsuar mirė dhe duke e ēmuar kėtė vepėr me interes pėr studimet krahasimtare tė shqipes dhe ballkanistikės nė pėrgjithėsi, vijoi zgjerimin saj, zbuloi edhe njė varg fjalėsh tė shqipes nė greqishten bizantine, sidomos nė dialektet e veriut, dhe arriti tė konstatojė se “nga tė tilla huazime del se elementi shqiptar nė greqishten e re ėshtė mė i madh nga ē’e llogariste Gustav Majeri” (Ibid, 72), madje, po sipas Ēabejt, “shihet se ky ndikim pėrfshin edhe tė tjera fjalė, si tė mbarė gjuhės si dialektore” (1966/1976, 341, 342). Edhe sa i pėrket elementit shqiptar nė Greqi, ndryshe nga studiuesit e kohės sė tij qė pėrgjithėsisht pėrkrahen edhe sot nė studimet shqiptare, Gustav Majeri mbante qėndrimin qė “shqiptarėt jetuan nė Greqi edhe para vitit 1349, kur pėrmenden nė Peloponez” (Majer, Vep. e cit., 126).

    Lidhur me marrėdhėniet e shqipes me rumanishten, tė trajtuara nga Gustav Majeri, Ēabej ėshtė ndalur disa herė nė studimet e tij, por kėtu po i veēojmė dy elemente themelore. Duke shkruar pėr elementet e pėrbashkėta (simbioza) tė leksikut shqiptaro-rumun, Ēabej tėrhiqte vėrejtjen se “do vėnė re mendimi i Gustav Majerit, qė thotė se disa cilėsi fonetike e semantike tė elementeve shqipe tė rumanishtes na shpien nė njė kohė, e cila ėshtė mė e moēme se formimi i gjuhės e i kombėsisė rumune” (Ēabej: 1976, 77). Nė marrėdhėniet e rumanishtes dhe tė shqipes prej shumė kohėsh studiuesit hulumtojnė mundėsinė e gjetjes sė njė substrati tė pėrbashkėt, madje shumė herė edhe duke i nxjerrė si gjuhė pranė e pranė njėra tjetrės. Sikur dihet, lidhur me kėtė ēėshtje, kanė ekzistuar mė shumė se njė teori pėr prejardhjen e tyre nga njė burim i vetėm: trak, dako-miz, iliro-trak etj. Pranė e pranė kėsaj ēėshtjeje ėshtė trajtuar edhe njė dorė fjalėsh tė shqipes e tė rumanishtes qė gjallojnė edhe sot nė njėrėn gjuhė apo nė tė dyjat njėkohėsisht.

    Duke shkruar pėr problemin e substratit tė rumanishtes dhe tė shqipes, Ēabej tėrheq vėrejtjen pėr dallimin e tyre me dy fjalė: “Kundra mendimit tė vjetėr, tė cilin e ka p.sh. edhe Gustav Majeri (Alb. Studien, III, 22,vv), qė substrati i rumanishtes ėshtė njė dialekt ilir dhe qė baza jolatine e gjuhės dhe kombėsisė rumune ėshtė ilire, gjer mė sot nuk janė paraqitur gjėkund arsye vendimtare. Ndėrkaq shtrurja e konceptit tė substratit duke e zbatuar edhe pėr shqipen, duhet tė kundėrshtohet. Substrati lidhet e kushtėzohet me njė ndėrrim gjuhe; njė ndėrrim i tillė, nga sa dihet nė truall tė Shqipėrisė nuk vėrehet nė periodėn historike, sikurse pėrkundrazi pranohet me siguri pėr Rumaninė”. (Ēabej: 1977, 176)

    Historia e dialekteve tė shqipes

    Nė fushė tė studimit tė zhvillimit tė brendshėm tė shqipes, problemi i moshės sė dialekteve zė njė vend tė rėndėsishėm. Siē dihet, nė studimet e tij Hani, kohėn e ndarjes sė dialekteve e kishte shtyrė aq larg nė antikitet, sa e vinte nė lidhje me ilirishten dhe epirotishten (Hahn: 1854, 219; Cit. Ēabej: (1967/1977, 191), mirėpo mė vonė kjo tezė qe kundėrshtuar nga njė lagje studiuesish qė vjen nga shekulli i kaluar deri nė kohėn tonė: Norbert Jokli, Justin Rrota, Karlo Taliavini Marko la Piana e sidomos Gustav Majeri, i cili i priu kėsaj lagjeje. Gustav Majeri, duke u nisur nga materialet qė kishte pėr tė folmen e shqiptarėve nė Greqi, ndarjen e dialekteve tė shqipes e konsideronte mė tė vonshme (Nuova Antologija: 50/1885, 588; Cit. Ēabejt: 1976, 190-91). Pra, sipas kėsaj lagjeje gjuhėtarėsh, tė cilėve u printe Majeri, tė dy dialektet e shqipes nuk ishin diferencuar deri te dy shekujt e fundit.

    Prof. Ēabej thotė se “nė fillim i kėtij mendimi kam qenė edhe vetė. Tash veē rezulton qė aty duhet zbatuar njė shtresim i dyfishtė”. (Ēabej: 1968/1975, 256) Nė njė hulumtim shterues nė veprat e Ēabejt nuk ėshtė vėshtirė tė shihet sesi ai, duke u mbėshtetur nė hulumtimet dialektore dhe nė dukuritė qė i kanė pėrcjellė ato te njė varg leksemash, (tė cilat Majeri dhe studiuesit para tyre i konsideronin tė lashta, ose mė saktė tė ilirishtes), ai shihte jo dukuri tė lashta. Mirėpo, te dukuri tė pėrtrira brenda zhvillimit gjuhėsor tė shqipes, qė mė parė, pėr shumė kohė ishin shuar, e qė Gustav Majeri dhe studiuesit e mėvonshėm shihnin bazėn huazuese tė gjuhės latine, greke ose tė ndonjė tjetre., Prof. Ēabej shihte dhe lidhte nyjat kohore nėpėr tė cilat leksema pėrkatėse kishte kaluar brendshėm ndėrtimit tė gjuhės shqipe qė nga lashtėsia. Me njė fjalė, Ēabej pasi ua njihte meritėn lagjes sė gjuhėtarėve nė krye me Gustav Majerin pėr pėrmbysjen e tezės sė Hanit, besonte qė kėtė mendim, siē shprehej ai “ta kem pėrforcuar nė pika tė veēanta sidomos me anėn e krahasimit tė dialekteve tė Atdheut e tė kolonive si midis tyre si me monumente tė vjetra letrare e me emrat historikė tė vendeve e tė personave ta kem ēuar mė tej duke e ngjitur nė periodat e mėparme tė gjuhės e ta kem pjesėrisht dhe modifikuar” (Ēabej: 1936/1977, 305).

    Themeluesi i fonetikės historike tė shqipes

    Nė fushė tė studimit tė fonetikės historike tė shqipes, kontributi i Gustav Majerit ėshtė parėsor dhe kėtė rėndėsi Ēabej e ka vlerėsuar ēdo herė. Studiuesit e historisė sė gjuhės qė mė parė e kanė theksuar se vepra e Gustav Majerit Albanesische Studien III (1892), prof. Ēabejt i kishte shėrbyer si bazė pėr pėrgatitjen e veprės Fonetika historike e shqipes (1959), qė pėr mėse njė gjysmė shekulli, krahas arritjeve tė tjera tė tij dhe tė albanologjisė si tėrėsi, nė fushė tė fonetikės historike ėshtė vepėr themelore universitare nė studimet albanologjike. Kėtė vepėr tė Majerit Ēabej e quante “studim bazė deri nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, kur nė mėnyrė sistematike ėshtė trajtuar fonetika historike e shqipes”. Mirėpo, tėrheq vėrejtjen Ēabej, sado qė “kurrkush nuk e mohon qė Gustav Majeri nė veprat e tij ka vėnė themelet e fonetikės historike dhe tė etimologjisė (…) megjithatė ndėrtesa e ngrehur prej kėtij dijetari tė shquar, kryesisht pėr arsye tė kohės, ėshtė vjetruar nė disa pika, si bie fjala nė lėmin e fonetikės historike, nė kapitullin e grykoreve (guturaleve), tė likuideve e hundoreve rrokjesore (silabike) (Ēabej: 1975, 255).

    Pėr ndihmesė tė veēantė tė studimit tė fonetikės historike tė shqipes, meritėn ua njihte sidomos edhe Holger Pedersenit, autorit tė studimit monografik pėr guturalet e shqipes dhe mėsuesit tė tij Norbert Joklit tė cilėt, siē shkruante Ēabej, “i kanė shpėnė mė tej e sqaruar shumė ēėshtje tė papėrfunduara definitivisht prej Majerit” (Ēabej: 1988, 9). Fjala ėshtė kėtu pėr njėrin nga problemet mė tė rėndėsishme tė fonetikės historike tė shqipes dhe pėrgjithėsisht tė studimeve indoevropiane nė fushė tė fonetikės historike, pra, ēėshtjen e guturaleve dhe aty “sidomos ēėshtja e mėnyrės sė trajtimit tė palataleve indoevropiane, tė cilat edhe sot mbeten temė e hapur e diskutimeve shkencore. (Topalli: 1996, 37-44)

    “Dihet se kėto dy teza – shkruan Ēabej – qėndrojnė pėrballė njėra-tjetrės. Nė njėrėn anė ėshtė rregulla e Gustav Majerit (…) e nė anėn tjetėr ajo e Pedersenit” (Ēabej: 1977, 212). Nė kėtė problem Ēabej e pėrforcon rezultatin e Holger Pedersenit, ndėrsa sa u pėrket rezultateve tė Majerit, ai gjen njė rrugė tjetėr. “Rregullat e Majerit – shkruan Ēabej – ne i zėvendėsojmė me dy rregulla tė tjera: 1. Njė -nd- intervokalike e lashtė, pavarėsisht nga theksi, nėpėrmes tė njė trajte -nn- ka dhėnė -n-; 2. Njė -nd-, -ng- e gjuhės sė sotme, nė ēdo pozicion qė tė jetė nė njė fjalė, ėshtė historogjene, sekondare. Me fjalė tė tjera, edhe ne pranojmė bashkė me Majerin qė nė ato fjalė ku n-ja intervokalike nuk ėshtė kthyer nė -r- nė toskėrishten, kjo -n- ka dalė nga njė -nn- dhe ky grup rrjedh nga asimilimi i njė konsonanti tjetėr me n-nė; veēse ne, nė kundėrshtim me Majerin, besojmė qė edhe njė konsonant qė vinte pas n-sė mundi e u asimilua me kėtė” (Ēabej: 1953/1977, 56).

    Autori i fjalorit tė parė etimologjik tė shqipės

    Nė studimet etimologjike tė Gustav Majerit, “Fjalori etimologjik i gjuhės shqipe” (1891) zė vendin kryesor. Kjo ėshtė vepra pėr tė cilėn autori fillimisht ėshtė lavdėruar mė sė shumti dhe pėr tė cilėn mė vonė ėshtė kritikuar po kaq shumė. E shikuar kėshtu nė mėnyrė tė skajshme, pėr mė se njė shekull, ajo ėshtė bėrė vepėr referimi, vepėr bazė e studimeve albanologjike dhe njėkohėsisht vepėr e kritikuar. Le tė kujtojmė kėtu vetėm ēmimin e vitit tė Akademisė Franceze, poezinė e Ndre Mjedės nė shenjė nderimi pėr Gustav Majerin dhe kritikėn e Holger Pedersenit me shprehjet e rrepta: “Mė vjen keq tė them se linguisti gjerman dhe miku im Gustav Majeri ka bėrė shumė pėr tė pėrhapur mendime tė rreme nė kėtė fushė (d.m.th. se gjuha shqipe ka njė karakter tė pėrzier -BB)”. (Pedersen: 1917/1988, 23-24) Pavarėsisht nga kėto, vlerėsimi i Eqrem Ēabejt pėr studimet etimologjike tė Gustav Majerit ka qenė i gjithanshėm dhe shterues.

    Pėr Ēabejn, Gustav Majeri nė studimet e gjuhėsisė historike ėshtė figurė qendrore e studimeve etimologjike. Duke e vlerėsuar me maturi kėtė vepėr, Ēabej thotė: “Autori i kėsaj vepre ėshtė pėrfolur shpeshherė qė ai e kishte mbiēmuar disi elementin e huaj nė visarin e fjalėve tė shqipes dhe se ky visar nuk pėrfaqėsohet nė masėn e duhur nė fjalorin e tij”. (Ēabej: 1972/1975, 289) “Megjithatė, – thotė Ēabej – duhet pranuar qė ai edhe sot pėrbėn njė bazė jo vetėm pėr studimet shqiptare, po edhe pėrgjithėsisht pėr studimet ballkanistike” (Ēabej: 1972/1975, 289). Prof. Ēabej e ka njohur mirė gjendjen e studimeve albanologjike nė fund tė shekullit tė kaluar, sidomos i ka njohur dhe studiuar mirė edhe kritikat qė i janė bėrė veprės sė Gustav Majerit deri nė kohėn e tij, prandaj qasja e tij veprės sė Majerit nė pėrgjithėsi, e sidomos Fjalorit etimologjik tė gjuhės shqipe, ėshtė e tipit analitik dhe referues.

    Cilat ishin ato veēanti objektive qė dallonte Ēabej pėr tė arsyetuar “tė metat e Fjalorit tė Gustav Majerit, sidomos nė punė tė materialit”: (Ēabej: Ibid. 289) – gjendja e pėrgjithshme kulturore nė Shqipėri, nė tė cilėn nuk kishte kushte hulumtimi pėr punė tė tilla sistematike; – njohja e kufizuar e literaturės sė shkruar, sidomos e letėrsisė sė vjetėr; – mungesa e fjalorėve tė shqipes deri nė fillim tė shek. XX; – gjendja e studimeve albanologjike dhe mbėshtetja e studimeve tė saj kryesisht vetėm nė burimet e diasporės etj. Sa i pėrket pasqyrės sė paraqitur nė parathėnien e Fjalorit lidhur me karakterin gjuhėsor, Ēabej thotė: “Karakterizimin e shqipes si “njė gjuhė e pėrzier gjysmėromane”, qė e dha sė pari Franc Bopi, e pėrfaqėsuan disa gjuhėtarė tė shquar tė shek.XIX, si F. Miklosichi, Schuchardti e Gustav Majeri” (Ēabej:1976, 54).

    Mė nė fund vlerėson Ēabej, nė mbivlerėsimin e kėtij elementi pėrveē qė ishte prirje e kohės sė tij, ai kishte edhe arsye objektive, vėrtetėsie. Pra, sipas Ēabejt ka pasur shumė arsye objektive qė ky fjalor tė dalė i mangėt, ndėrsa autori i tij tė nxjerrė rezultate tė gabuara, pėr tė cilat edhe vetė Majeri mė vonė ishte i vetėdijshėm, sepse pėr njė numėr njėsish, tė cilat i rimori mė vonė, ai solli pėrfundime qė shkonin nė tė mirė tė shqipes. Duhet pranuar se Gustav Majeri ndikimin latin e ka mbiēmuar, por pas punės sė tij dhe mė tutje tė Holger Pedersenit e tė Norbert Joklit, gurra vetjake e pėrfitimit tė shqipes ka krijuar mundėsi pėr tė hequr nga rendi i ditės ēėshtjen e mbisundimit tė latinishtes dhe italishtes mė vonė, ose mendimin e pėrgjithshėm se shqipja ėshtė gjuhė romane.

    Ky mendim tashmė nuk pėrsėritet. Ēėshtjen e heqjes sė kėsaj hijeje mbi shqipen Ēabej e mori shumė seriozisht, prandaj nė vend qė t’i bėnte njė kritikė kaluese, ai fillimisht objektin e studimit (d.m.th. Fjalorin) e pėrkufizoi kėshtu: “Kjo ēėshtje ėshtė me rėndėsi themelore pėr gjuhėsinė shqiptare, sepse prek nė vetė problemin e karakterit gjuhėsor tė shqipes. Pėr shqiptarėt kjo pėrtej caqeve tė gjuhėsisė ka edhe njė rėndėsi nacionale; megjithatė dijes si kudo edhe nė kėtė ēėshtje i ka hije tė ruajė objektivitetin e duhur” (Ēabej:1976, 70).
     
    .
3 replies since 24/1/2010, 21:05   354 views
  Share  
.