Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Intervista/Nė 98- vjetorin e lindjes sė ish-prokurorit tė pėrgjithshėm Bedri Spahiut, flet i biri, Spartaku

    "Marrėdhėniet e tim eti me Enverin dhe Mehmetin"

    Bedri Spahiu nuk e ka vlerėsuar kurrė Enver Hoxhėn. Djali i tij, Spartaku, thotė i bindur se i ati e ka shpėrfillur gjithmonė ish-udhėheqėsin, pasi e quante njeri pa principe. Por tjetėr mendim kishte Bedriu pėr Mehmet Shehun, tė cilin e quante sa njeri mizor, aq edhe njeri me dinjitet. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer" nė 98-vjetorin e lindjes tė Bedri Spahiut, djali i tij, Spartaku rrėfen momentet e fundit tė jetės sė ish-prokurorit nė vitet '46-'50. Mendimet qė kishte ai pėr dy nga drejtuesit e diktaturės komuniste, Enverin dhe Mehmetin. Spartaku rrėfen edhe parashikimin e tė atit pėr fundin tragjik tė Mehmet Shehut pas prishjes sė marrėdhėnieve me Kinėn, si dhe ēfarė mendonte pėr vdekjen e dyshimtė tė ish-krahut tė djathtė tė Enver Hoxhės.

    Si i kujtoni ju momentet e ditėlindjes sė babait tuaj?

    Ato momente kanė mbetur gjithmonė nė mendjen time. Kjo pėr faktin se nė periudhėn mė tė gjatė tė kohės qė ka jetuar babai, ne nuk e kemi pasur pranė pėr shkak tė burgosjes sė tij. Por ne kemi pasur mamanė shumė tė kujdesshme pėr kėtė punė. Ajo gjithmonė kujdesej tė kujtonte ditėlindjen e babait nė ēdo pėrvjetor, edhe kur ai ndodhej i burgosur apo i internuar. Babai pjesėn mė tė madhe e kaloi nė burg. Kur iku, ne na la tė vegjėl, kur erdhi na gjeti tė mėdhenj, unė isha 28 vjeē kur ka dalė babai nga burgu. Mamaja kujdesej gjithmonė qė ēdo 13 korrik t'i dėrgonim letra urimi babait dhe njėkohėsisht me rastin e ditėlindjes tė babait ajo do tė bėnte gjithmonė ndonjė ėmbėlsirė pėr ta kujtuar.

    A i mbani mend momentet e fundit tė babait tuaj?

    Babai vdiq nė moshėn 90 vjeē dhe nė momentet e fundit ai ishte bėrė shumė i heshtur, nuk fliste me asnjeri. Tri ditėt e fundit tė jetės sė tij ai i kaloi duke qėndruar nė kolltuk dhe as nuk hante dhe as nuk pinte. Babai nuk vuante nga asnjė sėmundje para se tė vdiste, ai vdiq nga pleqėria.

    A ju ka lėnė babai ndonjė amanet?

    Babai im, tė gjitha amanetet qė ka pasur, i ka lėnė nė librat qė ka shkruar. Janė tre libra tė babait tim, tė titulluar "Testamenti" 1, 2 dhe 3, tė cilėt unė i kam botuar, pasi nė to janė amanetet e tij. Madje njė libėr i tij i quajtur "Maja e Preshės" ka dalė nga botimi vetėm pak kohė mė parė. Po pėrveē disa materialeve qė janė botuar, babai ka lėnė edhe shumė materiale tė tjera, tė cilat nuk janė botuar ende. Edhe ato unė mund t'i botoj mė vonė.

    Si e priti babai juaj ndryshimin e regjimit komunist nė vitet '90?

    Rrėzimin e regjimit komunist nė vendin tonė babai e priti me optimizėm. Madje kėtė e reflektoi edhe nė njė shkrim qė bėri tek gazeta "Republika" nė atė periudhė, me titullin ""Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun". Artikulli u prit shumė mirė dhe shumė njerėz e pėrgėzonin dhe i kėrkonin qė ai tė vazhdonte tė shkruante akoma qė tė zbardhte shumė ngjarje. Por mė pas babai u zhgėnjye shumė edhe nga ta qė erdhėn nė pushtet.

    Sipas jush, pse e shkroi babai juaj kėtė artikull-pendesė?

    Babai im pendesėn e kishte shprehur me kohė. Ai artikull ishte i njėjtė me ato qė ai kishte shkruar nė burg nė vitet '60. Kėtė mund ta gjeni tek libri "Testamenti Politik". Madje kur doli nė shtyp artikulli me titullin "Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun" unė u habita dhe i thashė babait se pse u vendos ky titull nė kėtė shkrim, ti e ke bėrė qė nė vitet '60. Por babai mė tha se nuk ka gjė dhe mė pas heshti.

    Si e vlerėsonte Bedri Spahiu Enver Hoxhėn?

    Pėr babanė tim Enveri nuk ekzistonte(!) Kur ka bėrė babai dorėshkrimet e para nė vitin 1959 dhe ia ka dorėzuar Mehmet Shehut, i thotė qė po t'i dėrgoj ty dorėshkrimet e mija, sepse pozita jote zyrtare e tillė ėshtė. Pasi dihet qė Mehmet Shehu nė atė kohė ishte kryeministėr. Unė e di qė je kriminel nga natyra, por tė paktėn je njeri me taban. Ndėrsa Enver Hoxha ėshtė njė njeri pa princip dhe unė tregoj mospėrfilljen time pėr tė. Nė tė gjithė dorėshkrimet e babait qė kam marrė nė Kryeministri nė Arkivin e Shtetit, nė Komitetin Qendror, nė Ministrin e Brendshme, tė cilat unė i kam nė shtėpi, nuk kam parė askund tė pėrmendet Enver Hoxha. Babai i kishte vėnė vizėn Enverit. Ai kishte thėnė se ai ėshtė njeri pa principe dhe unė nuk merrem me tė.

    Si priti babai juaj vrasjen e Mehmet Shehut?

    nė vitin 1978 ne kemi qenė si familje nė internim. Nė kėtė kohė ne dėgjuam pėr prishjen e marrėdhėnieve me Kinėn zyrtarisht, pasi de facto vendi ynė i kishte prerė marrėdhėniet kohė mė parė. Unė e pyeta babanė, se si do tė bėhet tani? Dhe ai mė thotė tanimė si rregull Enver Hoxha do tė godasė Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Por, tha babai, ai do t'i lerė edhe pėr pak kohė, se ka goditur shumė persona. Pra pėr babanė, vrasja e Mehmetit ishte diēka qė pritej, dhe ai e kishte parashikuar atė tre vjet para se ajo tė ndodhte.

    Cili ėshtė varianti i Bedri Spahiut lidhur me vdekjen e Mehmet Shehut?

    Pėr babanė, Mehmet Shehu nuk kishte vrarė veten, por e kishin vrarė. Madje, pas shembjes sė regjimit, Bashkimi, djali i Mehmet Shehut ka ardhur dhe e ka pyetur babanė se ē'mendonte lidhur me raportin e Mehmetit me Enverin, dhe ai i ka thėnė se kėta nuk bėnin dot pa njeri-tjetrin. Dhe Bashkimi e ka pėrmendur kėtė nė librin e tij. Bashkimi ngul kėmbė se Mehmet Shehu ėshtė vetėvrarė, ndėrsa babai ngulte kėmbė se e kanė vrarė.

    Cilėt ishin faktet qė babai mendonte se Mehmeti nuk e vriste veten?

    Kur e kam pyetur babanė se ku e bazonte ai kėtė fakt, qė Mehmetin e kishin vrarė, ai mė tha se e njihte mirė, dhe mendonte qė Mehmeti nuk ishte njė natyrė qė tė vriste veten. Pasi, sipas tij, ai ishte me karakter tė fortė dhe nuk ishte nga ata tipa qė tė vriste veten.

    A ka pasur Bedri Spahiu nė qeli ndonjė prej atyre qė kishte arrestuar dhe dėnuar vetė?

    Babai ka qenė nė qeli me shumė nga ata qė kishte dėnuar vetė. Ai ka pasur nė qeli edhe shumė njerėz me pikėpamje tė djathta. Por me tė gjithė ata babai nuk pati asnjė problem, madje ata e ndihmuan shumė dhe qė tė gjithė kanė folur mirė pėr babanė tim. Po kėshtu edhe unė, kur jam arrestuar, kam pasur mundėsi qė tė kem nė qeli disa persona qė janė dėnuar nga babai im, por edhe kėta janė sjellė mirė me mua dhe mė kanė pėrkrahur.

    Si e ndjente veten babai qė ndodhej nė qeli me ata persona, tė cilėt i kishte arrestuar vetė?

    Tė gjithė janė sjellė shumė mirė me babanė. Duhet thėnė qė mė mirė flisnin ata qė vuanin dėnimin me babanė se ata qė quheshin komunistė.

    Ēfarė ndjesie pati babai juaj pėr rrėzimin e bustit tė Enver Hoxhės nė fillim tė viteve '90?

    Babai ishte njė tip jo emocional dhe nuk pati ndonjė reagim tė dukshėm lidhur me kėtė episod. Ai ishte natyrė e mbyllur.

    Cili ishte pengu mė i madh i babait tuaj?

    Nuk mė kujtohet ndonjė peng nė veēanti.

    Po pėr Ramiz Alinė ēfarė mendonte babai juaj?

    Nė artikullin qė nxori babai, nė fillim tė viteve '90, "Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiu", diku nė shkrim thotė qė "doli nxėnėsi mė i fortė se mėsuesi", domethėnė e nxjerr Ramiz Alinė mė tė keq se Enver Hoxhėn. Madje njė shok burgu i babait mė ka thėnė qė nė vitin '82, kur doli Ramizi, nė skenė: Dėgjo, mor djalė, ēfarė mė ka thėnė babai yt nė vitin 1972, kur e kishin pyetur pėr Ramizin, ai ėshtė "njė mi gjirizi qė do tė bėjė karrierė". Dhe ky cilėsim ėshtė bėrė nė vitin 1972.

    A ka ndonjė drejtues tjetėr tė kupolės drejtuese tė sistemit tė kaluar, tė ketė shfaqur njė lloj pendese pėr kohėn qė ishte nė drejtim si babai juaj?

    Deri tani nuk kam dėgjuar njė rast tė tillė. Babai ėshtė i vetmi qė i ka lėnė me shkrim ato qė ai mendonte. Ai ka tre libra testamenti, i parė, i dytė dhe i tretė. Testamenti i tretė titullohet "Pendimi" nė turqisht. Kėto libra janė shkruar nė vitin '66, qė ishte shumė e vėshtirė, pasi sot ėshtė kollaj tė flasėsh.
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.