Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted


    Kujtime

    Pas gati 46 vitesh i internuar, i burgosur nė burgjet e diktaturės dhe i privuar nga ēdo e drejtė, ish-prokurori nuk mund tė gjente rast mė tė mirė se verėn e vitit 1991 pėr tė "zbrazur" tė gjithė tė vėrtetėn e regjimit. Nė 98-vjetorin e lindjes, gazeta "Tirana Observer" riboton promemorien e Bedri Spahiut, tė botuar 15 vjet mė parė tek gazeta "Republika". Bedri Spahiu ėshtė i vetmi funksionar i lartė i regjimit komunist qė ka pranuar gabimet e veta gjatė kohės kur ishte prokuror si dhe ka kėrkuar ndjesė publike pėr tė gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist. Nė kėtė shkrim Bedri Spahiu tregon shumė nga tė vėrtetat e regjimit komunist. Ai tregon edhe pėr marrėdhėniet me Enverin si dhe tė vėrtetat e ngritjes sė ish-diktatorit dhe tė shumė prej figurave tė regjimit komunist. Pendesa e ish-prokurorit ka ardhur nė njė kohė kur nė Shqipėri sapo ishte vendosur demokracia dhe Partia e Punės (Komuniste) ishte duke bėrė Kongresin e saj tė 10, qė do t'i jepte asaj njė emėr tė ri.

    Kėto kujtime ia dėrgoj si njė mesazh Kongresit tė 10-tė tė PP, nėpėrmjet gazetės "Republika". Qė nė fillim, me kėnaqėsinė mė tė madhe, pėrshėndes studentėt tanė universitarė, bij tė mrekullueshėm e fatlumė tė Shqipėrisė sė martirizuar, qė do tė mbeten nė historinė e saj, si njė brez heroik i kėtij kombi, si brezi nismėtar i demokracisė, qė ėshtė gjėja mė e ēmuar nė jetėn e njė populli.
    Ėshtė rregull ndėrkombėtar qė ēdo parti, cilado qoftė, kur ndodhet para kėrkesave tė rinovimit tė saj ideologjik e organizativ, puna e parė qė bėn ėshtė qė t'i hapė dyert e saj pėr disidencėn dhe tė ēelė nė kėtė mėnyrė rrugėn e rinovimit tė saj. Pėrgatitėsit e Kongresit tė 10-tė tė PP nuk e bėnė kėtė gjė. Mos vallė ėshtė fjala pėr mungesė pėrvoje apo harrese? Jo, as njėra as tjetra, pasi ky veprim buron nga logjika komuniste e atyre qė pėrgatisin Kongresin, nga mentaliteti enverist e totalitar i patriarkut tė komunistėve. Njė nismė e rrezikshme dhe fatzezė pėr anėtarėt e kėtij Kongresi, i cili pretendon tė jetė Kongresi i rilindjes sė Partisė e tė komunistėve, i flakjes tej tė sektarizmit e tė miopisė, tė prepotencės e tė absolutizmit tė botės shqiptare. Komunistėve u ndodhi si dikur trashėgimtarėve tė mbretėrve absolutė "Le roi est mort, vive le roi". (Mbreti vdiq, rroftė mbreti). Unė jam po ai disident qė kam qenė atė ditė qė mė dhanė shkelmin e mė pėrjashtuan nga partia. I tillė jam e i tillė do mbetem, se e ēmoj pėrjashtimin tim si njė fatbardhėsi nė jetėn time. Jam njė nga ata disidentėt qė i jam kundėrvėnė Enverit me tėrė forcėn dhe burrėrinė e gjeneratės sime. Unė do tė kisha vendin nė Kongresin e 10-tė, pavarėsisht nga dėshira dhe qėllimet e liberalėve apo tė konservatorėve. Do tė isha me Ramiz Alinė, pasi ai, sapo mori fuqinė nė dorė, i dha fund ndarjes sė popullit me murin e klasave dhe konservatorėt nuk mundėn mė tė lėshojnė slogane denigruese e asgjėsuese. Por ky liberator, duke qenė trashėgimtar i Enver Hoxhės, u bė mė ėndėrrimtar e mė shkatėrrues se prijėsi i vet, mė konservator e mė represiv se paraardhėsi i tij (nxėnėsi tejkalon mėsuesin). Ai pėrdori forma represive qė Enveri as nuk kish mundur t'i konceptonte. Ai jo vetėm qė i ekzekutoi ata qė tentuan tė arratiseshin, por zvarriti trupat e viktimave nė rrugėt e qyteteve dhe tė fshatrave, pėr tė terrorizuar ata qė tentuan tė arratiseshin. Ai premtoi se do tė ecte nė rrugėn e Enverit, sipas mėsimeve tė tij. Vuri ligjin mbi mbrojtjen e monumenteve kombėtare, qė nė praktikė do tė thotė ligj pėr mbrojtjen e monumentit tė Enverit. Nė politikėn e tij ekuivoke, qė e bėnte herė tė distancohej e herė tė afrohej, ai humbi kredinė e popullit nė atė shkallė, saqė populli i refuzonte monoēartizmit ushtrimin e pushtetit. Ata qė pėrgatisin Kongresin e 10-tė u refuzojnė komunistėve materialet e tė gjithė disidentėve, dokumentet e tyre historike e midis tyre, edhe ato qė i pėrkasin Bedri Spahiut, testamentet e tij tė dėrguara nga burgu Komitetit Qendror, mbrojtja e tij nė gjyq, materialin e plenumit qė e dėnoi atė mė 1955 e gjitha materialin e luftės sė tij pėr njė shtet juridik e demokratik etj. E di fort mirė se askush nga ata qė u dėnuan tė vazhdojnė tė ushtrojnė pushtetin diktatorial nė Shqipėri nuk ka nevojė e as tė dėgjojnė mendimet e mia. Po diktatura qė iu imponua mizorisht pėr 45 vjet kėtij populli tė marrė nėpėr kėmbė, tė gėnjyer, tė mashtruar, ka marrė fund, dhe unė, Bedri Spahiu, i shpallur "armik i popullit", "fashist" dhe armiku mė i pėrbindshėm qė ka kaluar nė gjyqet e Republikės", ndihem sot i fortė tė shpėrthej publikisht dhe tė informoj nė sajė tė opozitės, duke qenė i bindur se tė vėrtetat e mia do tė shėrbejnė, qė populli dhe komunistėt tė ndėrgjegjėsohen mė shumė pėr disa ngjarje tė rėndėsishme tė Partisė. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me unanimitet qė unė tė bėhesha Prokuror i Gjyqit Special, qė tė mbroja pėrpara kėtij gjyqi ēėshtjen e popullit. Ngjan se nė kėtė ēėshtje si fitimtar unė e mbrojta mirė. Por, duke kujtuar kėto 46 vjet terrori, mizorie, e mjerimi qė ka kaluar populli im, mua mė vjen turp qė kam qenė prokuror i atij Gjyqi Special. Kam revizionuar veten, idealet dhe gjithēka tė shenjtė qė kam pasur nė jetėn time. Nuk jam mė ai prokuror qė nxori Lufta Nacionalēlirimtare, as pėrkrahės i utopisė komuniste mė tė lemerishme qė nxori gjenerata jonė.

    Kongresistė komunistė!

    Po ju drejtohet njė nga paraardhėsit tuaj, njė nga misionarėt e parė tė komunizmit shqiptar, pjesė e njė gjenerate qė i kushtoi rininė, ėndrrat e energjitė mė tė mira njė ideali tė lartė e fisnik, por, pėr fat tė keq, utopik. Rinia universitare e sotme, me veprimet e saj, doli si njė forcė disidente pėr liri e demokraci. Kėtė ngjarje unė as kam mundur ta mendoja se do tė ndodhte, edhe pse ishim tamam ne, tė rinjtė e gjeneratės sime, qė u vumė nė ballė tė luftės pėr ēlirim. Por sot, ne, disidentėt e djeshėm, jemi krenarė pėr gjithė rininė e sotme dhe e ēmojmė atė, sepse u tregua jo vetėm heroike, por edhe mė e ditur dhe mė inteligjente se ne. Ne e kemi pėr nder tė ecim nė rrugėn e rinisė sonė, t'i shtrohemi me bindje iniciativave tė saj dhe tė presim kritikat e saj, si njė nevojė pėr t'u ēliruar nga barra e rėndė e gabimeve tona, tė shumta e tė hatashme. Ėshtė detyra jonė t'i nėnshtrohemi me ndershmėri dhėnies llogari kėsaj rinie. Dhe duhet filluar, qoftė paksa, me vitet 1930-38. Ē'ėshtė e vėrteta, qė nė atė kohė kishte shumė rrethe antizogistėsh qė bisedonin pėr politikė, qė merreshin me politikė. Ishin kėta nga intelektualėt mė tė shquar tė vendit tonė, qė ne, komunistėt, ashtu siē ishim, megallomanė, prepotentė e absolutė i quanin njerėz tė llogjeve e tė kafeneve. Por kishte ardhur koha tė dilnim nga guacka jonė nė dritėn e realitetit, tė ballafaqimit, sepse gjendeshim jo vetėm pėrballė zogistėve, por edhe para pushtimit fashist. Ky kuptim qė kishim ne pėr intelektualėt nuk mund tė mos mė ēonte mua tė tregoja njė interes tė veēantė pėr Enver Hoxhėn, qė e kisha pasur nė rini shok klase. Ai ishte kthyer nė Shqipėri dhe dukej shpesh nėpėr kafenetė e Tiranės, nė mes tė intelektualėve tė saj. Ky njeri i "ndryshuar" e i "evropianizuar", sipas mendimit tim, do tė qe i pėrshtatshėm pėr t'u aktivizuar nė lėvizjen tonė. Por E. Hoxha i tha Tahir Kadaresė (qė e dėrgova pėr tė biseduar) tė refuzonte tė takohej me mua dhe shtoi: "Mua mos mė pėrzini nė kėto punė".
    Lėvizja komuniste nė Shqipėri ka lindur nga plejada heroike e komunistėve tė grupeve tė Korēės, tė tė Rinjve, Tė Shkodrės, tė Zjarrit dhe nga grupi i ushtarakėve tė Tiranės dhe i komunistėve tė Gjirokastrės. Nė kėto grupe pėrfshihen tė gjithė ata qė asgjėsoi intriga e Kominternit. Konferenca e themelimit tė PKSH, pėr tė cilėn flasin apologjistėt e Enverit, ėshtė mė shumė njė tendencė diversioni, se sa njė shpjegim i vėrtet i gjendjes. Jo njė, por dy janė konferencat pėr themelimin e Partisė. Konferenca e parė u thirr nga Dushan Mugosha. Nė tė bėnin pjesė kryetarėt e grupeve tė asaj kohe, si Koē Tashko, Kristo Themelko, Qemal Stafa etj. Unė isha pėrfaqėsues grupit tė ushtarakėve dhe i Gjirokastrės. Tė gjithė ishin pėr bashkimin e lėvizjes komuniste. Por u ndamė nė ēėshtjen nėse duhej tė besohej qė Dushani tė ishte njė i dėrguar autentik i Kominternit pėr ēėshtjen. Tė gjithė delegatėt kėmbėngulėn qė ai tė paraqiste njė dokument autorizues. Mugosha, qė ishte njė organizator i kualifikuar, me njė pėrvojė tė madhe organizimi, u tregua jo nė lartėsinė e duhur. Ai u tha i inatosur pėrfaqėsuesve tė grupeve: "Ju doni tė vij te ju si mushka e dėrzhavės me vulė nė prapanicė", dhe ngriti kėmbėn e djathtė. Dushani e mbajti fjalėn. Nuk u kthye mė pėr tė sjellė ndonjė autorizim. Rrethanat e prunė qė tė lirohej nga burgu Miladin Popoviēi, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisė Komuniste Jugosllave tė vinte nė dispozicion gjithė pėrvojėn e tij tė madhe pėr tė ndihmuar komunistėt shqiptarė qė tė bashkoheshin. Me Koēo Tashkon kemi biseduar shpesh herė ēėshtjen e organizmit tonė. Ai e shpjegon kėshtu: "Nė konferencėn pėr formimin e Partisė (e dyta) duhej tė vinin nga dy delegatė pėr ēdo grup. Kurse grupi im i Korēės u paraqit me njė delegat, qė isha unė, Koēo Tashko. Miladini mė thotė se duhej tė sillja edhe delegatin e dytė tė grupit. Dola nga dhoma pėr tė gjetur shok tė grupit. Rrugės takova E. Hoxhėn, qė ishte anėtar i grupit tė Korēės nė Tiranė. E mora Enverin dhe e ēova si delegat nė konferencė". Ndėrsa Tuk Jakova mė tregonte: "Unė kam qenė nė konferencėn e dytė tė formimit tė Partisė, por atje nuk u zgjodh kurrkush sekretar i parė. Si u bė dhe kur u bė sekretar i parė Enver Hoxha, kjo ka qenė gjithmonė njė mister dhe kam ardhur nė konkluzionin se sekretari i parė politikė i partisė sonė ka qenė prodhim i flirteve tė Miladin Popoviēit me E. Hoxhėn. Miladini ishte intelektual, Enveri gėnjeshtar. Njė dashuri e miqėsi prej intelektualėsh u krijua midis kėtyre dy personave. Ėshtė fakt se Miladinit i pėlqenin gjėrat e shėrbimit personal, si stilografė e sahate tė florinjta dhe tryezat e pasura, e kėto gjėra i a servirte me bujari E. Hoxha, i cili dispononte kėto nėpėrmjet lidhjeve tė tij dhe tė ndihmave qė populli jepte pėr lėvizjen komuniste".
    Pėrse nuk u zgjodh sekretar i parė i Partisė Komuniste Shqiptare njėri nga kryetarėt e kėtyre grupeve komuniste qė pėrfaqėsoheshin nė konferencė?
    Miladin Popoviē mendonte sinqerisht se po pėrjashtonte krerėt e grupeve nga udhėheqja monolite. Koha vėrtetoi se njė zgjidhje e tillė ishte sa utopike, aq edhe e dėmshme. Ditėt e zhvillimit tė asaj konference tė formimit tė Partisė takova Xhepin (Sadik Premtja) dhe Bacėn (Ramdan Ēitakun) nė shtėpinė e Xhepit. Ky mė informoi pėr zhvillimet e konferencės. "Venė mbrapsht",-tha ai. Kjo, sepse konferenca e akuzonte Xhepin se nuk kishte denoncuar tė gjithė elementin e Grupit tė tė Rinjve (me qė formohej Partia, tė gjithė kryetarėt e grupeve duhej tė tregonin emrat e anėtarėve). Xhepi e shpjegonte kėtė veprim tė tij nė mėnyrėn e vetė. Unė e justifikova nė mėnyrėn time. Teza ime ishte, qė kryesorja ėshtė bashkimi e ky bashkim do doemos denoncimin e plotė tė anėtarėve tė ēdo grupi. Nė qoftė se punėt e konferencės kanė marrė atė kthesė qė thua ti, i them, atėherė le t'ia lemė kohės pėr tė gjykuar rezultatet. Baca, qė kishte njė natyrė qė mė shumė dėgjonte se sa fliste, heshtte me vėmendje nė bisedėn qė zhvillohej midis meje dhe Xhepit. Koha tregoi se kishte tė drejtė ai, labi i Vlorės dhe jo unė, labi i Gjirokastrės. Xhepi u dėnua si tradhtar i Partisė dhe pėsoi konsekuencat e njė dėnimi tė padrejtė tė tipit enverist. Ai shkoi nė Francė ku militoi nė Partinė Komuniste Franceze. Unė u shkriva nė birucat e errėta tė regjimit barabar e sadist tė komunizmit enverian...
    Nė vitin 1953 kthehesha nga kongreset e partive komuniste tė njė sėrė vendesh tė demokracive popullore. Nė fund tė raportit qė i bėra Komitetit Qendror kam bėrė kėtė shėnim me penė me dorėn time: "Nė kongreset e Partisė Komuniste tė Hungarisė e Ēekosllovakisė u shtrua ēėshtja e kultit tė individit nė kėto dy parti. Besoj se ka ardhur koha tė ngrihet kjo ēėshtje edhe nė partinė tonė". Nė plenumin qė pasoi, E. Hoxha doli me tezėn e revizionimit tė kultit tė individit nė Partinė tonė dhe e filloi raportin e tij kėshtu: "U krijua njė gjendje e padurueshme nė Partinė tonė. Mjafton qė tė shfaqem nė penxhere apo nė ndonjė tribunė, qė masat tė shpėrthejnė nė brohoritje tė furishme "Enver, Enver"! U kam thėnė shokėve shpesh herė qė tė marrė fund kjo praktikė, por shokėt e Byrosė kanė pasur menduar se unė e ngrita kėtė ēėshtje duke u nisur nga konsiderata personale. "Ėshtė i thjeshtė shoku Enver", mendonin ata, prandaj e ngre kėtė ēėshtje dhe vazhdonin t'i linin punėt ashtu siē qenė. Jo! Enver Hoxha nuk nisej nga konsiderata individuale siē kujtonin ata shokėt e Byrosė, por nga konsiderata e kėrkesave teorike tė vetė jetės sė Partisė. Pasi mbaroi kjo hyrje e shkurtėr, ngrihet Hysni Kapua dhe thotė: "Ėshtė e vėrtetė, shoku Enver na ka kėshilluar pėrherė ashtu siē thotė, dhe qė ne e kemi kuptuar ashtu siē e shpjegoi ai". E vėrteta qe krejt ndryshe, qė E. Hoxha kurrė as nė Byro e as veēas nuk ka folur kurrė pėr kultin e tij, madje s'kishte si tė fliste, sepse vetė nocioni i kultit tė personit ishte i panjohur pėr tė atė kohė. Qė tė gėnjente E. Hoxha ishte e natyrshme pėr mua, sepse ai ishte antiteza e ndershmėrisė, por qė tė shndėrrohej Hysni Kapo si dėshmitar i Enverit, kjo as mė shkonte nė mend. Megjithatė unė e nxora nga zemra Hysni Kapon, sepse kishte qenė njė bashkėpunėtor i imi nė tė gjitha peripecitė e luftės sė Zonės sė Parė dhe zėvendėskomisar politik i kėsaj zone. "Nuk shitet kali se pengohet pėr tė parėn herė". Asnjė nga anėtarėt e Byrosė qė ishin prezent nuk e aprovoi dėshminė e Hysni Kapos, por asnjė, dhe unė bashkė me ta, nuk e kundėrshtoi atė. E. Hoxha ishte diktatori mė i urrejtshėm e mė shtypės, ishte organizator i sistemeve tė goditjes me zona, me grupe shoqėrore, me nacionalistėt dhe komunistėt. Enveristėt i atribuojnė udhėheqėsit tė tyre tė gjitha cilėsitė e mira morale tė njė udhėheqėsi. Unė, duke qenė kundėrshtar i tij, nuk mund t'i atribuoj veēse cilėsitė mė negative qė ka pasur ndonjėherė figura diktatoriale e tė gjitha kohėrave. I begatė ka qenė vendi ynė nė nxjerrjen e udhėheqėsve diktatorialė, si monarkisti konstitucional A. Zogu, pashallarėt si A. Tepelena etj. E. Hoxha ishte i madh, se ishte i paturpshėm. Askush, veē logjikės satanike tė kėtij udhėheqėsi, nuk do tė mund tė ideonte atė politikė qė ndoqi sistemi ynė kundėr gjithė botės, nė emėr tė njė populli aq heroik, i cili u dashka tė rrojė me bar, tė njė populli qė ka "ēarė historinė me shpatė nė dorė". Askush nga gjenerata jonė nuk mund tė bėnte atė qė bėri Enver Hoxha, qė tė deklarohej e tė paraqitej si i rrethuar, i izoluar, duke qenė ai vetė subjekti i kėtij izolimi. Askush nga ne disidentėt nuk do tė guxonte ta bėnte Shqipėrisė pro sovjetike, pro kineze sot, pėr t'i deklaruar nesėr si armiqtė mė tė tėrbuar tė vendit tonė.
    Nė raportin e Byrosė Politike tė Plenumit tė 9-tė, Hoxha deklaroi:
    1. "Ėshtė e vėrtet se nė Berat Liri Gegėn e dėnuam mė shumė nga meritonte, por ajo me veprimtarinė qė zhvilloi mė vonė tregoi se e kishte tė merituar dėnimin qė i dhamė ne".
    2. "Thuhet se Kristo Themelko ka vrarė shumė veta me rastin e ēlirimit tė Tiranės, por ēėshtja e rėndėsishme ėshtė se tė gjithė ata qė u vranė nga ai ishin armiq".
    Nė qershor tė vitit 1955 E. Hoxha konkludoi me propozimin e tij: "Ėshtė e vėrtetė se ne s'kemi sot prova pėr njė dėnim kaq tė rėndė tė B. Spahiut, por Partia me siguri do tė na i japė kėto prova". Kjo ishte njė tendencė e degjenerimit tė plotė tė Zeusit tė drejtėsisė, njė sfidė kundėr tėrė mendimit juridik tė popullit. Dhe padrejtėsitė nisėn nga Mukja. Ajo u paraqit si disfata mė e madhe e kohės dhe Ymer Dishnica u bė viktima e asaj kohe. Ēfarė ka tė vėrtetė nė gjithė kėtė?
    Nė plenumin e Helmėsit u paraqit ēėshtja e Mukjes, e oportunizmit tė Beratit, pėrgjegjėsia e Ymer Dishnicės nė ndarjen e pushtetit dhe kompromisi i Gjin Markut me gjermanėt. Dishnica dhe Gjin Marku ishin dy nga figurat e ndritura tė Luftės Nacionalēlirimtare. Kam qenė unė ai qė kėrkoi nė plenumin e Beratit largimin e Ymer Dishnicės nga Komiteti Qendror dhe kjo ishte pėr mua atėherė njė domosdoshmėri e vetė jetės, njė kėrkesė e rrethanave, e kushteve ku kisha lindur, luftoja e punoja dhe jam pėrsėri unė ai disident qė e hedh poshtė me pėrbuzje atė propozim dhe qė rivendos nė piedestal kėto dy figura tė ndritura tė LANĒ. Fatkeqėsisht propozimi im u pranua edhe nga Enver Hoxha. E s'kish si tė ishte ndryshe. Nė tėrė jetėn e tij, nė tė gjitha vendimet pro, kundra apo abstenime, E. Hoxha ka vepruar nė kėtė mėnyrė nga baza oportuniste e sektare, nga baza e interesit personal tė ēastit apo tė perspektivės. Kjo ka qenė njė cilėsi qė e ka karakterizuar e qė i ka dhėnė epėrsinė e diktatorit mbi disidentėt e tij. Thonė nė Mukje Ymer Dishnica ndau pushtetin me Ballin Kombėtar. Do tė qe mė mirė qė ta kishte bėrė, por Ymeri nė Mukje veproi plotėsisht sipas udhėzimeve qė kishte marrė nga Partia. Por kėtė le tė flas vetė Ymer Dishnica. Revizionimi i Beratit qe njė pėrpjekje e Hoxhės pėr tė nxjerrė veten e tij nga pozita e pulės sė lagur. Nė atė plenum u tha se E. Hoxha gjatė gjithė Luftės Nacionalēlirimtare ka qenė oportunist dhe sektar, veprimtari kjo nga tė dy krahėt e gabuar, dhe u sollėn mjaft shembuj. Sejfulla Malėshova tha se Partia jonė ishte duke u shndėrruar nė njė parti terroristėsh. Jam njė nga ata partizanė mė tė zjarrtė tė Kongresit I, tė atij kongresi qė u cilėsua kongresi i luftės kundėr trockizmit dhe jugosllavėve. Nė mbarim tė seancės qė u mbyll me diskutimin tim, Mehmet Shehu m'u afrua dhe mė shtrėngoi dorėn pėr atė diskutim, pastaj iu drejtua E. Hoxhės: "Ishte njė diskutim qė plotėsoi analizėn tėnde tė kongresit". Enverit iu errėsua fytyra e nuk pipėtiu. Dy herė Enver Hoxha ka caktuar prokuror tė dy gjyqeve mė tė rėndėsishme historike tė vendit tonė njė injorant tė fushės sė drejtėsisė si Bedri Spahiu. Herėn e parė si prokuror tė Gjyqit Special, pėr tė dėnuar tė ashtuquajturin armiq tė popullit dhe herėn tjetėr prokuror tė Gjyqit tė Koēi Xoxes. Sot ndihem i turpėruar qė kam luajtur rolin e prokurorit tė atyre gjyqeve. Komunistėt e dinė pozitėn time ndaj Kongresit I dhe ndaj Koēi Xoxes (qė e kam nxjerr tė pafajshėm nė gjyqi kundėr meje), dinė e dhe kėngėn qė kėndonte populli ato ditė tė zhvillimit tė Gjyqit Special: "Kush e ēliroi Shqipėrinė/ Koēi Xoxe me Partinė/ Kush e krijoi ushtrinė/, Enver Hoxha me Partinė,/ Tradhtarėt porsi miu,/ i dėnoi Bedri Spahiu".
    Sot unė do tė thosha: "Shumė lavdi pėr njerėz tė palavdishėm". Si prokuror i Gjyqit Special mu desh, nė bazė tė ligjit, tė asistoja nė ekzekutimin e 17 fatzinjve. U gjenda ndėrmjet tė dėnuarve dhe skuadrės sė pushkatimit. Kur komandantit i skuadrės sė pushkatimit dha urdhėr, njė lėvizje u pa nė rreshtin e tė dėnuarve, tė cilėt i kthyen krahėt tytave tė armėve siē kishte urdhėruar komandanti. Vetėm njė njeri pati guximin t'i kundėrvihet urdhrit. "Jo askush s'duhet tė kthejė krahėt nga tytat, pasi nga shpina vriten vetėm tradhtarėt, dhe ne nuk jemi tradhtar. Kėtė do ta vėrtetojė historia". Ky ishte Bahri Omari, njė burrė i zgjuar e patriot. "Tjetėr rrugė do tė marrin ngjarjet", iu pėrgjigja unė me bindje. Disa nga ata nuk dėgjuan, kurse tė tjerėt mė besuan amanetet e tyre. Midis tyre, Javer Rushiti dhe Bishqemi kėrkuan tė ruhej paprekshmėria e familjeve dhe e fėmijėve tė tyre. Unė, u thashė, e u garantova se familjet e tyre do tė kishin nė Shqipėri po atė trajtim qė do tė kishin tė gjithė banorėt. Sa besuan nė kėto slogane tė Prokurorit tė Gjyqit Special, njė perėndi e di. Por ngjarjet u zhvilluan nė njė mėnyrė tė tillė qė pėrgėnjeshtruan deklaratat e mia dhe turpėruan deklaruesin dhe gjithė ata qė pretendonin ndėrtues tė njė Shqipėrie tė re e tė lumtur njerėzore.

    Njė ditė udhėtoja nga Tirana pėr nė urėn e Farkės. Nė tė zbritur tė rrugės sė Farkės, has njė grup fshatarėsh qė bisedonin tė eksituar me njėri-tjetrin. I them shoferit tė ndalet dhe zbres e qepem nė vendin ku ishin ata. Pranė tyre nė tokė qe shtrirė njė burrė i veshur me rroba ushtarake, pa grada dhe ngjante tė ishte njė oficer i vjetėr i ushtrisė sė Zogut. Afėr trupit tė tė vdekurit gjendej varri i zbrazur, dhe aty ku fillonte varri, njė pellg gjaku i freskėt. "Vrisni sa tė doni, por mos na pėrdhosni tokėn tonė dhe mos na tmerroni fėmijėt tanė"!- mė tha njė fshatar plak. Nga goja e tij mora vesh se nė tokat e tij ishte varrosur trupi i personit tė vrarė, tė shtrirė pėrdhe. Lopa e fshatarit, duke kullotur kishte marre erėn e gjakut tė ngrohtė dhe kishte filluar tė niste, siē bėjnė lopėt nė kėto raste. Fshatari ishte afruar dhe gėrmoi vendin ku ishte dheu i shkrifėt, prej nga nxorėn trupin e viktimės. Ne kėto rrethana ēfarė mund tė bėnte B. Spahiu qė ishte nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nė kėtė "rifugium pecatorum"? Urdhėrova shoferin tė kthente makinėn dhe "fluturova" drejt shtėpisė sė E. Hoxhės. E gjeta Enverin ndanė zjarrit dhe i them i emocionuar, pa e pėrshėndetur: "Pa mė tregoni, shoku Enver, sa kohė do tė zgjas ky terrorizėm"? Ai u zverdh dhe filloi tė ēokanisė me mashėn e tij tė gjatė zjarrin qė flakėronte nė oxhakun e tij tė bukur. U ktheva pa marrė as njė pėrgjigje. Dola pa e pėrshėndetur, duke e lėnė nė tė njėjtin pozicion. Ndan Bllokut, siē quhet sot, unė do ta quaja "Kremlini i Tiranės", kulloste dhentė Muhamet Karagjozi, njė nga paria e madhe e qytetit tė Gjirokastrės. Qenė dhėntė e fundit qė i kishin mbetur pas rekuizimeve tė vazhdueshme e tė zgjatura. Ndeshet Enver Hoxha me kėtė ish-aga dhe pėrqafohet me tė si me njė mik tė vjetėr, pėrmallohet dhe nga sytė i dalin lot nga mallėngjimi. Ku je, i thotė Muhametit, na ndau revolucioni. Ndėrsa vazhdonte ta shtrėngonte nė gji. Si t'ia vėmė emrin kėtij takimi tė mallėngjyeshėm me Muhamet Karagjozin? E pra, ky qe Enver Hoxha, njė artist i madh, i aftė tė angazhohej me mjeshtėri nė tė gjitha skenat e tė dalė para publikut si pėrfaqėsues autentik i ēdo pjese si ushtrues i ēdo roli.

    Vetėvrasja konsiderohej dhe dėnohej si njė akt i turpshėm

    Ē'ishte nė tė vėrtetė vetėvrasja nė atė kohė? Ishte njė protestė e individit kundėr dhunės dhe sundimit diktatorial. U hap fjala se u vra Nako Spiru. Fjala nė veshin tim arriti nė rrugėt e thashethemeve dhe jo nė rrugė zyrtare. Pyeta ku gjendej trupi i tij dhe pėr pak minuta u gjenda nė dhomėn e spitalit. Gjeta kirurgun dhe njė grup gjermanėsh (robėr) me llėrėt e pėrveshura gati pėr transfuzion gjaku, dhe Nesti Kerenxhin (zėvendėsministėr i Brendshėm), me Kristo Themelkon. E pashė tė udhės t'i drejtohem Nakos: "Do tė shėrohesh, ke pėr tė parė". Ai ishte i plagosur nė anė tė zemrės, megjithatė unė besoja nė atė qė thashė. Por ai mė hodhi njė shikim plot kėrcėnim e pėrbuzje dhe mė tha: "Jo, nuk do tė shėrohem dhe as dua tė shėrohem", dhe humbi ndjenjat. U shkėputa nga kjo sallė e pėrmortshme dhe u ktheva nė shtėpinė e Enverit. Hyra brenda i pasuar nga Nesti Kerenxhi dhe Kristo Themelko. A ishte rastėsi shkėputja e tyre nga shtrati i Nakos dhe ndjekja ime prej tyre deri nė dhomėn e Enverit? Kėtė e dinė dy shokėt nė fjalė. Enverin e gjeta duke biseduar me Koēin pėr ēėshtje tė ndryshme. Unė u ula nė njė kolltuk aty pranė dhe fillova tė shprehja e tė argumentoja dyshimet e mia se N. Spiru nuk mund tė kishte vrarė veten, por dikush e ka vrarė. "Ua, tha Koēi Xoxe, shiko ē'na nxjerr prokurori i Pėrgjithshėm!" "Sa tė ketė nevojė vendi pėr njė prokuror tė Pėrgjithshėm, ia ktheva, do tė ketė edhe variante tė zbulimit tė krimeve".

    Njė herė nė shtėpinė e E. Hoxhės hasa nė njė dokument qė ka mundėsi tė jetė lėnė aty me qėllim qė ta lexoja unė. Aty jepeshin tė gjitha pėrshėndetjet tona drejtuar Dushan Mugoshės qė po largohej nga Shqipėria. Pėrshėndetja ishte e thjeshtė, por plot eufori pėr ndihmėn e kėtij militanti tė vjetėr tė PK. Pėrshėndetja e Nakos ishte e njė natyre tjetėr. Ai hapte njė ēėshtje centrale tė situatės, atė tė biografisė sė Enver Hoxhės dhe tė rolit negativ tė kėtij intelektuali shqiptar nė zhvillimin e LANĒ dhe nė ndėrtimin e vendit tonė. Pėrshėndetja e Nakos pėr punėn e Mugoshės nė Shqipėri zbulonte njė tė vėrtetė tė jetės shqiptare, sipas sė cilės, diktatori nuk ishte ai qė besohej tė qe dhe qė reklamohej nė shtypin shqiptar. Vetėvrasja e Nakos ishte njė protestė ala Nako Spiru kundėr permanencės sė njė figure qė ekzistonte nė idealitetin e popullit tonė. E. Hoxha ishte shndėrruar nė njė idhull dhe jetonte nė sajė tė idiolatrisė sė masave tė popullit tonė. Asnjė nga udhėheqėsit e asaj kohe nuk do tė mundte tė jepte me njė forcė vėrtetėsie figurėn autentike tė Hoxhės. Mė 1946 kur frymėmarrja e popullit tonė dukej se po shuhej, unė lėshova kushtrimin me njė promemorie tė bėrė nė dy kopje, njėrėn prej tė cilave ia dėrgova E. Hoxhės dhe tjetrėn Koēi Xoxes. "Kanė filluar, shkruaja, t'u marrin njerėzve edhe shtėpitė e tyre. Kėshtu ia morėn njė fshatari nė Theth. Nė Vasjar tė Tepelenės njė tregtari i kanė marrė tėrė plaēkat e dyqanit tė tij, ndėr to edhe 8 sapunė me erė. Mos vallė ky ishte qėllimi i reformės sonė?" Disa ditė pas kėsaj promemorie, qė mbeti e papėrfillur nga Enveri e nga Koci, unė u dėrgova njė tjetėr. Ėshtė krijuar nė vendin tonė njė situatė e papėrmbajtur nė fushėn e drejtėsisė, shkruaja unė. Ėshtė Partia qė gjykon e qė merr vendime dhe jo gjyqet e Republikės. Kjo gjendje duhet tė marrė fund sa mė shpejt e ta kthejmė situatėn nė normalitet. Dhe aty shpjegoja si e mendoja unė rrugėn pėr t'ia arritur kėtij qėllimi. Njė ditė shkova tek shtėpia e Hoxhės ku gjeta dhe Koēin. Po bisedonin. Kur unė u ula, Koēi tha si njė vazhdim bisede tė lėnė pėrgjysmė a mė saktė si ndėrrim teme: "Tė poshtėr e tė rrezikshėm janė kėta priftėrinjtė, tė venė e tė vėnė armė nė altarin e kishės...". Enveri pėrgjigjet: "Ata bėjnė punėn e tyre, derisa ne na mungon vigjilenca dhe i mbyllim sytė parė tyre". "Jo, jo, tha Koēi nuk iu ka munguar vigjilenca organeve tė Sigurimit, pėrkundrazi kanė qenė ata qė e kanė zbuluar kėtė krim tė shėmtuar". Nga ky bisedim i tė dyve kuptova se ata donin tė mė mbushnin mendjen jo pėr ekzistencėn e njė fakti, por tė mė bindur nė vėrtetėsinė e njė trillimi. Kur isha duke vuajtur dėnimin tim 25-vjeēar nė burgun e ri tė Tiranės, njė miku im shkodran, i burgosur politik, mė tregoi: "Mė 1948 nė Shkodėr ėshtė dėnuar njė grup antiparti, shumica e tė cilėve ishin oficerė sigurimi qė kishin marrė pjesė mė parė nė arrestime e dėnime njerėzish e qė dikur ishin mėrzitur nga kėto teprime. Nė gjyq pėr ta u kėrkuan dėnime mesatare. Nė pretencėn e vetė prokurori i drejtohet Pjerin Kēirės: "Turp pėr ty, partizan, komunist, oficer, i vure njollė Partisė". Pjerini u ngrit dhe tha: "Pėr hir tė asaj partie qė thua ti, unė mbaj mbi ndėrgjegje njė njollė tė madhe e njė barrė tė rėndė. Nė filan natė, me udhėzim tė Zoi Themelit me ēelėsa false kemi hyrė nė kishėn franēeskane tė Gjuhadollit dhe kemi futur prapa altarėve armė, dokumente e gjėra tė tjera kompromentuese. Nė mėngjes kemi rrethue vendin, kemi "zbulue" armėt etj. Arrestuam shumė priftėrinj franēeskan, mjaft prej tė cilėve edhe janė pushkatuar". Pas kėsaj deklarate, gjyqi u mbyll. Seancėn tjetėr kryetari e ngriti dėnimin, nė dėnim me vdekje. Pjerini u pushkatua pėr kėtė dekonspirim. Ndodhesha pėrsėri nė shtėpinė e Enverit, nė njė nga ditėt qė zhvillohej Kongresi I. Pas meje arriti Mehmet Shehu, i cili, para se tė ulej, nxori nga ēanta e vetė njė letėr tė daktilografuar dhe ia vendosi nė tryezė Enverit. "Lexoje, i tha, dhe firmose!" Letra u vu nė tavolinė nė tė tillė mėnyrė qė tė mund ta lexoja lirisht edhe unė, sigurisht kjo kishte qėllim. Ky ishte urdhėr i Ministrisė sė Brendshme qė u dėrgohej degėve tė sigurimit nė rrethe e qė caktonte rregulla mbi pėrdorimin e torturave. Kėtej e tutje, thoshte urdhri, nuk ėshtė e lejueshme tortura e tė pandehurve pa marrė mė parė autorizimin e ministrit. Autorizohet! Sekretari Politik i Partisė Enver Hoxha!

    Kongresi I ishte njė ngjarje e madhe

    Nė historinė e popullit tonė. Kurrė si atėherė nuk u ngritėn tė munduarit e fatkeqit nė luftė kundėr mizorive tė njė barbarie obskurantiste siē ishte Sigurimi i Shtetit. Hoxha i ngarkoi Koēi Xoxes gjithēka tė keqe e qė kishte bėrė Arma e Sigurimit. Nė kėto rrethana kur punimet e Kongresit shkonin duke u mekur nė sajė tė ndėrhyrjes sė turpshme tė Enverit, akti i paraqitur nga Mehmeti pėr tė firmosur nga sekretari i Parė i Partisė e qė e shndėrronte Kongresin I, kėtė eufori tė kohės, nė shumė zhurmė pėr asgjė, ishte tamam ajo qė unė duhej pėr hakmarrje ndaj Enverit. Kur u dėnova mė 1958, nė gjyqin tim unė e paraqita Enver Hoxhėn si objekt tė tė gjitha fatkeqėsive qė i kishin ndodhur vendit tonė nė vitet e socializmit, si pėrgjegjėsin kryesor tė kėtyre dhe rehabilitova Koēi Xoxen. I thashė Siri Ēarēanit, prokurorit tė gjyqit se ishte e vėrtetė qė Koēi Xoxe kishte bėrė tė gjitha gabimet qė i atribuoheshin, por ai nuk i ka pranuar asnjėherė akuzat qė i janė bėrė, pasi tė gjitha ato gabime ai ka bėrė nė marrėveshje dhe me Enverin. Ruaje, i thashė Siri Ēarēanit, nė sirtarin e tryezės tėnde pretencėn time, qė po bėn ti sot pėr Bedri Spahiun, pasi nuk do tė jetė e largėt dita kur kėto dy pretenca historia do t'i flakė nė koshin e plehrave. Pastaj vazhdova duke iu drejtuar trupit gjykues: "Kini parasysh se prokurori nuk ėshtė konsekuent me veten e tij. Ja duhet ta refuzoni kėrkesėn e dėnimit tė Bedri Spahiut me 25 vjet heqje lirie dhe tė vendosni dėnimin e tij me vdekje. Nėse ju vendosni dėnimin tim me 25 vjet heqje lirie, kjo do tė thotė se ju nuk keni guximin tė kapėrceni kufijtė e njė vendimi qė e keni nė xhep, qė ėshtė vendimi i Enverit, pėrderisa ai nuk mė dėnoi mua me vdekje, kjo do tė thotė se pozita e tij ėshtė dobėsuar qė nga dita qė pushkatoi Liri Gegėn dhe Dali Ndreun.
    Dėshmitarja e akuzės nė kėtė gjyq tha se unė e kisha njoftuar atė mbi tė gjitha tė fshehtat e Partisė. Ndėrhyra, duke pyetur kėtė dėshmitare: "A i kam folur dėshmitares pėr faktin se nė Plenumin e 8-tė E. Hoxha propozoi qė tė zgjidhej mareshali Tito si sekretar i Parė i KQ tė Partisė Komuniste Shqiptare e se Koēi Xoxe kėrcen pėrpjetė dhe i tha duke i u drejtuar plenumit: "Ē'na propozon kėshtu Enveri? Ne s'kemi nevojė pėr sekretar tė Parė. Askush nuk ka shtruar zėvendėsimin e Enverit, pra ai ėshtė dhe mbetet sekretari i Parė i Partisė. Pėrsa i pėrket propozimit pėr tė vėnė mareshalin Tito sekretar tė Partisė sonė, unė them se ky propozim nuk ka vlerė nga ana parimore, se Partia jonė ėshtė e pavarur dhe si e tillė nuk mund tė zgjedhė njė sekretar qė nuk ėshtė i Partisė sonė". Nė vitin 1959, kur Bedri Spahiun e izoluan nė njė dhomė tė njė shtėpie tė zakonshme tė periferisė sė Bllokut, pa lajmėruan familjen, Hoxha nė prani tė disa anėtarėve tė Byrosė Politike i thotė njė sovjetiku se kishin arrestuar Bedri Spahiun pėr disa dyshime qė binin mbi tė. Sovjetiku ia ktheu se kėshtu veprohej edhe nė BS, nė kohėn e Stalinit, bile njė anėtari tė KQ i shkonte koka pėr gjėra tė tilla, por tani nuk ndodh mė kėshtu. Nuk dėnohet mė njė anėtar i KQ vetėm pse dyshohet ose dha njė mendim tė ndryshėm. Shumė-shumė vetėm mund tė pėrjashtohet, nė rast se faktohet pėr ēka akuzohet. Tri ditė mė pas unė u lirova. Nė kėto rrethana qė krijoi ndėrhyrja e kėshilltarit sovjetik, kuptohet se nuk mund tė ekzekutohesha pėr ēfarėdo akuze qė tė mė bėhej. Arrestimi im ishte njė ndalim "internim i izoluar", siē quhej. Mė mbanin nė Kalanė e Kaninės nė Vlorė. U desh protesta ime drejtuar nė tri kopje kryetarit tė DPB Vlorė, Presidiumit tė Kuvendit dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė ta bėnin Kadri Hazbiun tė ndryshonte opinionin dhe formėn e atij burgu "siu generis" qė kishte sajuar pėr mua. Shqipėria ishte katandisur nė njė qendėr dezinformacioni ndėrkombėtar tė sovjetikėve. Mė kujtohet qė njė herė Enveri mė dha njė informatė tė marrė nga sovjetikėt qė t'ia jepja Thanas Nanos pėr ta transmetuar. Atėherė isha sekretar i agjitacion-propagandės. Nuk mbaj mend pėrmbajtjen e informatės, por mė kujtohet se qe fjala qė ATSH duhej tė emetonte njė lajm tė marrė nga Zyrihu pėr diēka qė diku kishte ndodhur. Ia dhashė kėtė informacion fals Thanas Nanos dhe ai e dha si informatė tė vėrtetė tė ATSH prej Zyrihut. Se sa tė tilla informata ka dhėnė ATSH, gjoja tė marra nga vende tė ndryshme tė Evropės, kėtė e di vetė Thanas Nano.

    Shqipėria nėnė diktaturėn e Enver Hoxhės

    Shqipėria nėnė diktaturėn e Enver Hoxhės u shndėrrua sistematikisht nė njė pashallėk tė Moskės staliniane, nė njė Vojvodinė dhe bregdeti i saj nė njė fushė minash pėr provokacionin e Titos. Unė pėrshėndes kėtė vendim dhe jam gati tė dėshmoj sot drejtėsinė e njė vendimi tė tillė, nė qoftė se ėshtė nevoja. Propaganda e Enver Hoxhės ka kėmbėngulur vazhdimisht se shqiptarėt nuk i kanė vendosur minat. Kjo ėshtė e vėrtet, sepse minat nuk mund tė t'i vinin shqiptarėt, pasi nuk kishin nga ato, por i vunė jugosllavėt me pėlqimin e Enver Hoxhės. Ēėshtja e minave ka qenė njė sekret shtetėror pėr ne dhe unė mund tė akuzohem nga enveristėt se sot po shkel kėtė sekret. Por unė sot jam vendosur tė shkel ēdo sekret shtetėror tė diktaturės dhe e ndiej kėtė detyrė tė qytetarit tė ēliruar nga tė gjitha vargonjtė e diktaturės enveriane. Dihet se arkivat kanė njė rėndėsi kapitale pėr historinė e ēdo populli. Tė shpėrdorosh nė ēdo mėnyrė arkivat, ėshtė krimi mė i madh qė mund t'i bėsh njė kombi. Gjithė opozita pėrballohet sot, sikurse edhe dje, me kultin e Enverit. Unė mendoj se ajo do tė vazhdojė gjithnjė tė pėrballohet me kėtė kult, sepse nė qoftė se nuk hapen e nuk vihen nė dispozicion tė tė gjithė popullit materialet e arkivave tė shtetit, tė Partisė, e sidomos tė organeve tė Sigurimit, nė qoftė se nuk formohet ndėrgjegjja e popullit mbi bazėn e dokumenteve burimore e fakteve tė realitetit enverist, atėherė ky Enver i diskretituar do tė paraqitet nga simpatizantėt e tij, sado tė pakėt, si viktimė e demokracisė, dhe kufiri i tolerancės do tė kapėrcehet nė dėm tė ēėshtjes sė demokracisė. Enver Hoxha, ky "teoricien" i madh i njeriut tė ri shqiptar, ky partizan i zjarrtė i purifikimit tė njerėzve nėpėrmjet autokritikės, ky organizator i shpėrnguljes sė kuadrit pėr nė bazė, si kusht i domosdoshėm qė kuadri tė gjallėrohet, pastrohet, frymėzohet e burokratizohet nga fryma e shėndoshė e klasės punėtore, ishte po ai qė kemi njohur tė gjithė nė praktikė, njė demagogė i madh, njė mashtrues po aq i madh, njė falsifikator i historisė. Tė vazhdosh tė mbrosh Enverin do tė thotė tė mbrosh bėmat e tij, tė marrėsh pėrsipėr tė zezat e tij.

    Roli i personaliteteve nė krye tė pushtetit shtetėror

    Pėrsa i pėrket rolit tė personaliteteve nė krye tė pushtetit shtetėror, unė kam arritur nė tė njėjtat konkluzione qė ka arritur Shileri. Ēdo udhėheqės pushteti sado i mirė qė tė jetė, do tė shndėrrohet nė diktator, nėse i jepet pushtet i pakufizuar. Enver Hoxhės ia dhamė ne, shokėt e tij, dhe kėtu pėrgjegjėsia jonė ėshtė e plotė. Pėrsa i pėrket konceptit tė lirisė, unė bashkohem me mendimin e Engelsit, se liria ėshtė e drejta e informacionit tė lirė, se vetėm informacioni i lirė formon atė ndėrgjegje mbi tė cilėn ngrihet demokracia. Pėrsa i pėrket sundimit diktatorial tė Hoxhės, unė konkludoj se asnjė kult personi tė Enver Hoxhės nuk do tė ishte i mundur, nėse nuk do mbėshtetej nė cilėsinė e popullit qė ta ekzaltojė dhe nė idolatrinė e vetė. Ēdo popull i vogėl apo i madh qoftė, ka nė natyrėn e vetė qė tė ekzaltojė udhėheqėsit e vetė, qoftė popull i qytetėruar apo jo. Vetėm nė fushėn e kardinalizimit tė pushtetit rezulton se demokracia dhe absolutizmi forma e regjimeve tė prapambetura, se demokracia dhe absolutizmi, janė regjime tipike kauzave, dmth tė atillė qė janė tė destinuar tė jetojnė gjatė ose tė zėvendėsohen shpejt.

    Kongresistė!

    Qofshi komunistė me tesera tė dorėzuara, qofshi komunistė me tesera nė xhep, qofshi kundėrshtarė tė orėve tė para tė diktaturės sė Hoxhės, unė ju pėrshėndes tė gjithėve si pjesėtarė i lėvizjes demokratike nė Shqipėri, por unė jam armiku mė i tėrbuar dhe mė i papėrmbajtshėm me diktaturėn e Hoxhės e me atė vetė. Jam sot po ai rebeli i djeshėm i Labėrisė qė ngriti popullin nė kėmbė, e asaj Labėrie nė tėrė zonėn Vlorė-Gjirokastėr-Mallakastėr, armik i pėrjetshėm i ēdo lloj diktature. Si i tillė kam jetuar tėrė jetėn time e si i tillė jam persekutuar nga tė gjitha regjimet nė Shqipėri. Tani qė lėvizja demokratike nė Shqipėri ėshtė nė hapat e para, partizanėt e saj flasin pėr njė komb e pėrjashtojnė nga ky komb tė drejtėn kombėtare tė ballistėve, legalistėve apo tė zogistėve, pėr tė qenė pjesėtar tė kėsaj demokracie, tė drejtėn e kėtyre shqiptarėve tė kthehen nė Atdheun e tyre, tė shfaqin botėkuptimin e tyre lirisht dhe tė kenė tė drejtėn t'i kėrkojnė popullit shqiptar pushtetin nė zgjedhjet e lira. Demokracia juaj ėshtė vetėm demokraci pėr ata qė jetojnė nė Shqipėri, brenda kufijve tė vendit, pra ėshtė gjysmake. Demokracia qė kėrkon bota nga ne dhe interesi i vetė kombit ėshtė demokracia e plotė e tė gjithė shqiptarėve brenda dhe jashtė atdheut. Unė nuk besoj se KSBE do ta pranoj kėtė demokraci tė cunguar nė gjirin e vetė e nuk besoj se Evropa e sotme, e ngritur nė kėtė shkallė, tė denjojė tė ulet nė tryezėn e rrumbullakėt me partnerė si Shqipėria e sotme e, nė qoftė se e bėn kėtė, kjo do tė jetė fillimi i mbarimit tė Evropės sė re. Unė e di se shumė nga komunistėt dhe nga opozita do tė jenė kundėr pretendimit tė njė demokracie tė tillė pėr tėrė shqiptarėt, pėr tėrė kombin tonė; nėse ne nuk pėrdorim epitet e vjetra tė Enver Hoxhės, do t'i quajmė kėto pretendime si inoportunitete politike. Por unė dal nga burgjet e errėta tė regjimit enverian, dhe jam shumė i preokupuar tė them tė vėrtetat e asaj qė do tė vijė (ashtu si mendoj unė) se sa tė vėrtetat e sotme). Ju mund tė thoni se unė mund tė dua njė demokraci edhe pėr kundėrshtarėt e mi tė djeshėm. Unė do thosha diēka mė tepėr. Bedri Spahiu ėshtė kthyer nė kristianizėm dhe predikon teorinė e Krishtit, po, po, tė Muhametit, tė Budės e tė filozofisė fetare tė gjithė njerėzimit. I tillė ėshtė Bedri Spahiu, qė ka vuajtur mizoritė e diktaturės komuniste, diktaturės mė tė egėr qė ka parė toka shqiptare nė historinė e saj.
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.