Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted


    Kujtime

    “Enver Hoxha, si e kam njohur unė”

    1. Kur pėrfundoi sė institucionalizuari diktatura e proletariatit, unė shkrova dhe dėrgova volumin e dytė tė Testamentit tė 1966 dhe u deklarova kundėr zhvillimit diktatorial dhe pro zhvillimit demokratik tė vendit.
    2. Unė shkruaj sot jo se kam arsye tė ndryshoj diēka nga ai “Testament”, por pse gjithēka erdhėn prej tij, vėrtetuan drejtėsinė e atij “Testamenti”.
    3. Unė dhe Enveri kemi qenė dy tė kundėrta pra, alterego tė njeri – tjetrit.
    a) Me shtėpi fqinjė,
    b) Kemi lindur nė njė lagje e nė njė qytet,
    c) Kemi mėsuar nė njė shkollė,
    ē) Kemi pasur tė njejtėt mėsues,
    d) Kemi luajtur nė tė njejtat rrugė dhe me tė njejtat lodra.
    4. Familja e Enverit ishte tradicionalisht klerikale. Ajo sillej nė periferi tė parisė, e nxitur nga aspirata e re dhe e zhuritur nga pasioni pėr t’u futur nė radhėt e saj. Por kjo pari puritane dhe tekanjoze siē ishte, nuk e pranoi kurrė nė radhėt e saj.
    Familja ime ishte tradicionalisht e varfėr dhe punėtore. Kjo zhuritej nga dėshira qė tė tregohej e denjė pėr klasėn sė cilės i pėrkiste, qė tė shquhej me sqimėn e saj.
    Nė qoftė se ėshtė e vėrtetė se familja ėshtė institucioni i parė i formimit tė njeriut, atėherė mund tė konkludojmė se unė dhe Enveri jemi krijesa tė familjeve tona dhe mbartim nė vetveten tonė edukatėn e tyre dhe prandaj jemi edhe alteregoja e njėri – tjetrit.

    Unė dhe Enver Hoxha, alterego tė njėri – tjetrit

    a)Ēdo gjė qė ėshtė e mangėt te njėri ėshtė e tepėrt te tjetri.
    b)Marrėdhėniet e mia me tė kanė qenė kundėrshtuese, siē kemi qenė ne vetė.
    c)Kur Enver Hoxha propozoi nė Plenumin e Tetė Titon pėr kryetar tė Partisė sonė, unė kam qenė kundėr kėtij propozimi.
    ē) Kur nė prag tė Kongresit tė Dytė kėrkova qė tė largohesha nga Udhėheqja, Enveri ishte kundėr.
    Por ka qenė ai qė ka marrė iniciativėn nė ēdo goditje timen.
    d) Unė dhe Enver Hoxha qepėm majėn e Piramidės sė Partisė dhe tė Shtetit jo falė meritave individuale, as falė dashurisė sė njėri – tjetrit, por pse tė dy ishim alteregoja e njėri – tjetrit.
    dh) Me rastin e revizionimit tė Plenumit tė Beratit ai konfirmoi: “Ē’ėshtė e vėrteta unė nuk isha dakord qė nė Berat tė futej nė Byronė Politike Bedriu me Tukun”.
    e) Unė kisha njė natyrė leale. Enveri ishte ileal ndaj tė gjithėve.
    ė) Kur Enver Hoxha shkoi nė Vlorė pėr tė demaskuar tė ashtuquajturin “fraksion tė Sadik Premtes”, mė ftoi mua nga Gjirokastra nė Vlorė dhe mė kishte nė krah nė tė gjithė punėn qė bėri atje.
    f) Enveri e hapi rrugėn me supe, pa u merakosur pėr ata qė rrėzohen. Unė jo, druaj se mos dėmtoj, se mos i bie nė qafė ndokujt, se mos i mbes nė qafė pa tė drejtė interlokutorit.
    g) Si alterego tė tij, Enveri ma besoi mua rolin e Prokurorit nė Gjyqin Special dhe atė tė Prokurorit nė gjyqin e Koēi Xoxes.
    gj) Unė dhe Enver Hoxha ishim tė dy injorantė nė fushėn e ligjeve, por unė kisha njė sens tė lartė tė drejtėsisė, tė ligjshmėrisė, kurse Enveri kishte njė sens arbitrar, pikėpamje ekstremiste intolerance dhe antiligjshmėrie.

    Internim Dushk – Belsh. Elbasan 1977

    Ja cilat ishin principet e drejtėsisė sė Enver Hoxhės

    1. Shpesh Enveri ka deklaruar se ne kemi fituar se i kemi goditur armiqtė qė nė embrion.
    2. Ai ka pėrsėritur sa ėshtė lodhur, se janė revolucionarė ata qė zbatojnė sipas vendit dhe kohės, duke i interpretuar ligjet.
    3. Nė Plenumin e 9-tė tė vitit 1949, Enver Hoxha konkludoi: “S’kemi tė drejtė tė kritikojmė shokun Shule pse vrau shumė mė 1944 nė Tiranė, se fundi i fundit ata tė gjithė armiq ishin”.
    4. Nė Plenumin e 9-tė tė vitit 1949 ai deklaroi: “Ē’ėshtė e vėrteta, Liri Gegėn e dėnuam shumė nė Plenumin e Beratit, por ajo me veprimtarinė e vet tė mėpastajme provoi se e meritonte atė masė dėnimi.”
    5. Nė Plenumin e qershorit 1955 Enveri deklaroi: “Ne s’kemi fakte pėr njė dėnim kaq tė rėndė tė Bedri Spahiut, por Partia do tė na i japė faktet”. Kėto janė principet monstruoze qė krijuan atė arbitraritet qė s’ka tė krahasuar as me kohėt mė tė errėta tė historisė dhe me okupacionet mė tė egra dhe qė u bėnė pikėnisja e asaj goditjeje ēoroditėse e torturonjėse qė karakterizojnė epokėn tonė.

    “Unė me Tuk Jakovėn, kundėrshtarė tė Enverit”

    Njerėzit janė tė mirė e tė kėqinj jo ndaj tė tretėve, por ndaj njėri – tjetrit. Tradhtia, armiqėsia janė nocione diskriminuese dhe denigruese qė njerėzit ia afishojnė njėri-tjetrit pėr tė justifikuar asgjėsimin e tyre. Armik ėshtė term i fushės sė betejės. Bashkėkombasi nuk mund tė jetė armik, pse me armikun nuk bashkėjetohet. Asnjė nga ata qė ranė viktima tė terrorit tė Enver Hoxhės, nuk kanė qenė armiq, por kundėrshtarė tė rregjimit. Tė gjithė viktimat e regjimit nuk janė as tradhtarė, as armiq, pse s’kanė pasur kė tė tradhtojnė dhe pse askurrė nuk kanė qenė nė njė fushė beteje dhe nuk janė pėrballur me ndonjė si armik. Por tė gjithė kanė qenė kundėrshtarė tė Enverit dhe tė stalinizmit tė tij. Pra, a ėshtė ky njė faj pėr tė justifikuar shfarosjen e tyre ?
    Ja pse ata pėrfaqėsonin opozitėn e regjimit. Opozita ėshtė njė pjesė e popullit, njė element struktural i bashkėsisė, aq e nevojshme sa ē’ėshtė Pushteti. Opozita ka nė popull rolin qė ka bishti nė trupin e peshkut dhe nė atė tė aeroplanit. Opozita ėshtė rezerva e pushtetit ekzistues. Nėpėrmjet opozitės ushtruesit tė pushtetit i ndritet rruga e vet, ai sheh tek ajo rrugėn qė nuk duhet tė ndjekė. Pa opozitėn ushtruesi i pushtetit ecėn nė tym, nė errėsirė.
    Unė dhe Tuku nuk kemi qenė kurrė armiq tė Enverit, nuk e kemi ndjerė veten kurrė si tė tillė. Por kemi qenė kundėrshtarė tė njėri – tjetrit, opozitarė tė tė gjitha prapėsive tė tij. Ne kemi qenė kundėrshtarė si dy faqet e njė medaljeje. Kundėrshtimi ynė ishte dialektik, ishte si ai i dy poleve qė tėrheqin varkėn nga dy brigje tė kundėrta pėrpjetė njė lumi. Varka ēan midis lumit mbi rezultanten e atyre dy forcave tė kundėrta.
    Ēdo zhvillim ecėn pėrpara duke i nxjerrė gjuhėn palėve tė kundėrta dhe pritjes sė tyre.

    C’mė bashkonte mua me Tuk Jakovėn

    Njėri prej Shkodre, tjetri prej Gjirokastre. Njėri me origjinė myslimane, tjetri katolike e me gjithė kėtė, njė ngjashmėri e habitshme ndėrmjet ne tė dyve. Tė dy ateistė, por tė dy arritėm nė ateizėm jo nėpėrmjet argumenteve ideologjike, por nėpėrmjet argumenteve filozofike tė jetės. Prandaj qė tė dy ruajtėm tė paprekur sensin e tė qenit njeri dhe tė humanizmit, sensin e heqkeqjes dhe tė pėrkrahjes tė heqkeqėsave. Tė dy ishin tė papajtueshėm me padrejtėsinė. Nė tė gjitha mėnyrat me tė mirėn, kur i pėrgjigjen qėllimit. Pėr tė gjitha ēėshtjet kryesore ne kemi qenė dakord. Tė dy jemi vėnė nė shenjestėr nga Enver Hoxha. Nuk jemi gjendur kurrė ballė pėr ballė, por nė krah tė njėri-tjetrit, jo pėr ndjenjė oportuniteti, por pėr hir tė sė drejtės dhe tė sė vėrtetės. Tė dy jemi shquar kundėr tendencave tė Enverit, kundėr trajtimit formal tė kuadrit, tė inteligjencės dhe tė patriotėve dhe tė krijimit tė pozitave formale pėr ta, kundėr politikės sė dy vijave.

    Kur na thureshin vjersha!

    “Turma gjithnjė i personifikon ngjarjet dhe fenomenet pėr t’i kuptuar e pėr t’i shpjeguar. Ajo pas ēlirimit lėshoi tri sloganet e saj qė u bėnė tė famshme: “Kush e ēliroi Shqipėrinė?/ Enver Hoxha me ushtrinė/ Koēi Xoxja me Partinė/ Nako Spirua me rininė”. Dhe pas Gjyqit Special: “Tradhtarėt porsi miu/ I dėnon Bedri Spahiu.”

    Si u pushkatua Koēi Xoxe

    “Pas dėnimit, Koēi Xoxe i dėrgoi njė letėr Enverit pėr t’i falur jetėn: “Edhe nė qoftė se nuk e meritoj, dua tė jetoj pėr fėmijėt e mi”. Por ai nuk ia fali jetėn dhe Koēi u ekzekutua. Skuadrės sė pushkatimit, qė i kishte drejtuar pushkėt mbi kokė tė tij, Koēi u thirri: “Jam gati. Ē’prisni? Fitoi Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu.” Kjo ndėrhyrje e Koēit ia behu si njė urdhėr zjarri pėr skuadrėn. Pushkėt mizore u zbrazėn dhe jehona e tyre u pėrhap nė ato kodra tė shkreta. Kufoma e tij ra nė njė gropė qė ngjante mė shumė me njė gropė plehrash, se sa me njė varr tė hapur pėr tė qenė varr njeriu.”

    Fjalėt e fundit tė Bahri Omari para ekzekutimit

    “Kur tė dėnuarit nga Gjyqi Special u gjendėn tė rreshtuar me shpinė nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me njė ton urdhėronjės: “Ktheni fytyrėn nga pushkėt, se nga shpina vriten vetėm armiqtė. Ne s’jemi armiq dhe kėtė do ta vėrtetojė historia!”
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.