Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Kujtime

    “Isha njė prokuror injorant nė fushėn e ligjeve”

    Ēfarė gjyqesh ka bėrė nė kėtė kohė dhe ēfarė mendonte mė pas pėr vendimet qė kishte ndikuar?

    Gjyqi i parė qė ka bėrė ka qenė ai ku u dėnuan me pushkatim 17 veta si bashkėpunėtorė tė fashizmit. Mes tyre ishte edhe Bahri Omari. Babai thoshte mė vonė se ata nuk duheshin dėnuar. Nė fakt shumėkush thotė se Bedri Spahiu i ka dėnuar ata dhe kjo ėshtė e vėrtetė se babai ishte prokurori. Por duhet kuptuar se nė njė vend komunist nuk mund tė bėjė asgjė prokurori pa urdhėr tė sekretarit tė parė dhe mbi tė gjitha kur mes tyre ishte edhe kunati i Enver Hoxhės, Bahri Omari. Nė njė takim qė ka bėrė gruaja e Bahriut me babain, babai i kishte thėnė se “shko thuaj Enverit se unė nuk kam ēfarė tė bėj”.

    Ka qenė edhe prokuror nė gjyqin e Koēi Xoxes, apo jo?

    Po, njė tjetėr gjyq qė ka bėrė babai ishte gjyqi i Koēi Xoxes. Me sa mė ka thėnė babai njė ditė para se ai tė arrestohej shkoi dhe e takoi Koēi Xoxen nė shtėpinė e kėtij tė fundit dhe e pyet nėse kishte dokumenta pėr urdhrat me shkrim qė kishte marrė nga Enver Hoxha dhe ai i pėrgjigjet se nuk kishte. Se si ėshtė zhvilluar gjyqi tanimė kjo gjė dihet, sepse ėshtė publikuar.

    A u pendua Bedri Spahiu mė vonė qė u bė edhe vetė ingranazh i regjimit?

    Po, siē e kam thėnė edhe gjatė intervistės sė parė, ai u pendua pėr gjithēka dhe madje u kėrkonte falje tė gjithėve duke thėnė “ma bėni hallall”. Edhe pėr gjyqin e parė me 17 tė pushkatuar nė 1945, edhe pėr gjyqin e Koēi Xoxes.

    Keni folur shkarazi pėr Tuk Jakovėn nė dy pjesėt e para tė intervistės pėr tė, por nė fakt Bedri Spahiu djhe Tuk Jakova ishin shokė tė ngushtė dhe mbetėn tė tillė edhe nė burg, apo jo?

    Po. Babai e ka dashur jashtė mase Tuk Jakovėn. Pėr shembull mbaj mend diēka, kur babai doli nga burg mbante njė karton nga ato tė burgut tė ngjitur me brumė i cili mua mė dukej shumė i shėmtuar dhe i rreckosur. Mė vinte zor ta shihja qė e mbante atė dhe bleva njė tjetėr me njė kapak ku shkruhej Gjirokastra dhe i them tė mbajė kėtė nė vend tė atij qė kishte. Por babai mė thotė se kutinė qė ruante e kishte kujtim nga Tuku dhe nuk e ndėrronte me asgjė tjetėr.
    Ndėrkohė kam edhe njė rast tjetėr i cili nė fakt mė ka mbetur gjysmė-enigmė edhe pėr vete. Mė tregonte njė shok se kur ishte Tuku nė burg dhe del nė kaush, salla ku kalonin tė burgosurit e tjerė, nė njė moment fillon tė flasė me zė tė lartė duke thėnė “Ah bre burrė, ē’bėra, mora nė qafė Shqipėrinė, mora nė qafė familjen, mora nė qafė Bedriun” dhe kur shokėt e pyesin se ēfarė kishte qė turfullonte ashtu kundėr vetes, ai thotė se Bedri Spahiu i kishte thėnė nė fillim kur ishte prokuror ta arrestonin Enverin, por Tuku i kishte thėnė prit tė shohim njėherė. Megjithatė nuk jam i sigurtė se ata kishin njė plan tė vėrtetė pėr tė arrestuar Enverin. Ndoshta kjo qarkullonte si legjendė e krijuar nga tė burgosurit. Por fakt ishte qė Tuk Jakova dhe babai vazhdonin tė ishin shumė shokė edhe mė vonė nė burg, ku ndanin tė njėjtėn qeli.

    Si ėshtė e vėrteta e vdekjes sė Tuk Jakovės nė fund tė viteve gjashtėdhjetė?

    E vėrteta pėr Tuk Jakovėn ėshtė se atė e lanė tė vdiste nga apendisiti. Qė kur i kanė filluar dhimbjet, babai mė ka treguar se i kishte rėnė derės pėr tė lajmėruar qė tė vinte ambulanca e ta merrte, sepse Tuku u sėmur shumė rėndė. Pėrdorte pėr t’i rėnė derės qė tė dėgjohej fort nallanet qė pėrdornin tė burgosurit, ku kishte futur duart dhe i pėrplaste pas derės. Po tė lexosh testamentin qė ka lėnė babai kur flet pėr Tuk Jakovėn nė momentet e fundit shprehet “ma tėrhoqėn zvarrė Tukun”.


    SHĖNIM
    Dėshmitė qė la Bedri Spahiu pėr zhvillimin e gjyqit kundėr tij, pasi thoshte se sekretarja qė kishte mbajtur shėnimet nė gjyq kishte censuruar me urdhėr gjėra tė rėndėsishme

    Bedri Spahiu shkruan kronikėn e gjyqit tė vet

    Nė bankėn e tė akuzuarėve Bedri Spahiu ishte zotuar tė ishte ai akuzuesi. Nė gjyqin qė iu bė nė 1958, ku u mbrojt vetė, vijoi tė akuzonte Enver Hoxhėn se ishte Enveri ai qė vetė kishte propozuar pėr nė krye tė Partisė Titon dhe jo Koēi Xoxe, akuzon Sigurimin e shtetit pėr dėshmitė e rreme ndaj tij, hetuesinė pėr arbitraritetin e gjykimit pėr tė, prokurorin pėr pretencė tė dobėt...

    Pjesėt e kėsaj kronike nga gjyqi me dyer tė mbyllura i ka shkruar mė vonė kur vuante dėnimin nė burgun politik tė Burrelit. Mundi t’i shpėtonte ato me anė titujsh tė rremė qė pėrmbanin zakonisht fraza tė tilla si “nėn dritėn e marksizėm-leninizmit” apo ‘kursi i ri i zhvillimit dhe konservatorizmit’, etj ose duke ia adresuar Mehmet Shehut siē tregoi nė intervistėn dhėnė pėr ‘Shekullin” Spartaku, djali i Bedri Spahiut. Njė pjesė e kėtyre shėnimeve sapo janė botuar nė njė libėr qė mban autorėsinė e Bedri Spahiut. Ato janė mė tepėr tė natyrės teorike, ndėrsa shėnimet qė nisim tė botojmė nga sot nė rubrikėn “Dossier” janė tė pabotuara mė parė.

    Pjesė nga gjyqi qė iu bė Bedri Spahiut nga regjimi i Enver Hoxhės sipas shėnimeve tė mbajtura prej tij nė Burgun e Burrelit

    JA GJYQI IM!

    Nė 1958... Nė bangėn e tė akuzuarve.

    Qysh pėrpara kisha elaboruar principet qė do tė udhėhiqnin mbrojtjen time:
    1. Tė shkurtoj tė gjitha urat qė mė lidhin me jetėn.
    2. Tė mbrohem duke sulmuar.
    3. Nga i akuzuar tė kthehem nė akuzonjės.
    Ēobani e mbylli mbrojtjen e tij mė kėtė proverb:
    “Atje tek furri nė vėrė, Do tė futemi tė tėrė !”

    Porsa futa kėmbėt nė sallė, kėrkova fjalėn:
    1. Tė zėvendėsohet prokurori i gjyqit me njė tjetėr, pse ky (Siri Ēarēani)
    ėshtė ai qė ka refuzuar tė pranojė protestėn time kundėr arbitraritetit tė hetuesisė.
    Pse ka refuzuar t’ia pėrcjellė kėtė protestė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.
    2. Kam pėr tė deklaruar se jam sjellė kėtu me akuzėn se kam bashkėpunuar me agjenturėn jugosllave, por po tė isha i lirė do tė puthesha me jugosllavė dhe me sovjetikė, me polakė e me kinezė.
    3. Nė se dėnohem me vdekje, kėrkoj qė shtypi tė mos shkruajė pėr mua
    formulėn e tij tė zakonshme, se Bedri Spahiu u ekzekutua mbasi Presidiumi refuzoi kėrkesėn e tij pėr falje, sepse unė nuk i drejtoj kurrkujt kėrkesė pėr falje.
    4. Ju keni mbyllur derėn e sallės. Vetė e kuptoj se keni vendosur ta zhvilloni
    kėtė gjyq me dyer tė mbyllura, por unė nuk e kuptoj pse keni mbyllur edhe dritaret e sallės me perde tė rėnda.
    E bėra kėtė deklaratė pėrpara zhvillimit tė gjyqit, pėr ta bėrė fakt tė kryer principin e punės, pėr t’i hequr gjyqit, Sigurimit dhe Enver Hoxhės ēdo iluzion se do ta kapėrcenin lumin pa u lagur.

    Nuk ishte njė godinė gjyqi, por njė sallė e ndėrtuar nė kopshtin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Zura vend e po dėgjoja dėshmitaren e akuzės Dh.L. Ishte kjo njė ish antare e vjetėr partie, ish partizane, qė kish patur fatin e zi, tė binte nė kthetrat e Sigurimit dhe tė vihej nė shėrbim tė tij.

    Ajo tha se unė i paskėsha njoftuar tė gjitha tė fshehtat e Partisė.

    “Dua t’i bėj njė pyetje dėshmitares !”, - i thashė kryetarit tė gjyqit.
    “A tė kam thėnė dėshmitare se nė Plenumin e Beratit Enver Hoxha i propozoi Plenumit qė tė vihej nė krye tė Partisė tonė Titua dhe se ishte pikėrisht Koēi Xoxe ai qė kėrceu pėrpjetė duke i thėnė: “Ē’na thua kėshtu ?! Partia jonė ėshtė e pavarur. Ē’do Titua kėtu ?!”

    E shkreta Dhora, shtangu nė vend. Ndėrsa kryetari i gjyqit m’u drejtua mua:
    “Mos provoko Bedri Spahiu !”

    Nė tė vėrtetė unė s’kisha pse tė provokoja kėrkėnd, por doja t’i sfidoja tė gjithė: gjyqin, Enverin dhe Sigurimin: -

    Gjyqit:
    - Nė qoftė se ju pėlqen tė dėgjoni tė vėrteta tė kėsaj natyre, vazhdoni tė fusni dėshmitarė tė tillė tė pėrgatitur nga Sigurimi.

    Enver Hoxhės:
    - Vazhdo, po qe se tė intereson tė manipulosh gjyqet dhe Sigurimin dhe t’i zhveshėsh nga funksionet e tyre tė ligjshme. Unė jam plotėsisht i vendosur tė zbuloj prapaskenat e njė veprimtarie tė tillė.

    Sigurimit:
    - Nė qoftė se nuk ju dhimbsen dėshmitarėt, atėhere hiqeni vallen deri nė fund. Unė jam i vendosur t’ia heq petėt lakrorit njė e nga njė deri sa tė dalė fundi i tepsisė.

    Si u mbrojta nė gjyq

    1. Enver Hoxha ka pas deklaruar se Tuk Jakova dhe unė ishim organizatorė tė Konferencės sė Tiranės. Kėtė mund ta thotė me kompetencė vetėm Konferenca e Tiranės. Unė mund tė them vetėm se, ajo qė thotė Enveri, mua as mė ngroh dhe as mė ftoh. Unė do ta kisha pėr nder tė isha organizator i asaj Konference, pse ajo nuk kishte nevojė pėr perkursorė, por pėr organizatorė.
    Pse ajo ishte shprehja mė besnike e dufit dhe e revoltės sė njė partie tė munduar nga gabimet e devijimet e pamerituara.
    Ajo shprehte vullnetin e gjithė komunistėve pėr tė hedhur jashtė Partisė ēdo gjė qė kish filluar tė gangrenizohej nė gjirin e saj, gjithēka ishte tek ajo e huaj dhe kontrabandė.
    Ajo u bė e mundshme falė besimit dhe vullnetit qė i dhanė asaj komunistėt.
    Ajo ishte shprehje autentike e kombit dhe vėrtetėsi leniniste e Partisė sonė.
    Ju e akuzoni Tuk Jakovėn dhe mua se kemi dashur tė rehabilitojmė Koēi Xoxen.
    Ē’ėshtė e vėrteta Koēi Xoxe nuk i ka nderur kurrkujt dorėn pėr t’i kėrkuar shfajėsim me rehabilitim tė tij. Atė e ka rehabilituar e vėrteta, vetė jeta.
    Ju mė akuzoni mua pėr paudhėsitė mė tė ndryshme dhe heshtni pėr Enver Hoxhėn qė ėshtė flamurtar i tė gjitha paudhėsive, prototip i tė gjitha pengesave e vėshtirėsive qė ka sot nė ecjen pėrpara vendi ynė.

    Prokurorit:
    - Ti i paraqite gjyqit njė pretencė tė stėrfryrė e tė ngjeshur, pėr ta ēorientuar se fajėsia ime ėshtė e plotė, por njėkohėsisht ti i paraqet gjyqit njė kėrkesė dėnimi vetėm prej 25 vjetėsh. Ti nuk je konseguent me pretencėn. Tė ta kisha bėrė unė atė pretencė, do tė kėrkoja dėnimin me vdekje, siē do tė bėnte ēdokush tjetėr.

    Gjyqit:
    - Unė i kėrkoj gjyqit qė ta rregullojė kėtė inkonseguencė tė prokurorit, tė vejė nė vend kėtė parregullsi, duke shqiptuar njė dėnim me vdekje pėr mua.
    Nė qoftė se nuk e bėn kėtė, kjo do tė thotė se gjyqi ka ardhur nė kėtė sallė me njė masė dėnimi tė dhėnė nga Enver Hoxha Nė kėtė rast unė s’kam se ē’bėj mė.

    Prokurorit:
    - Ruajeni pretencėn e bėrė pėr mua, bashkė me atė qė kam bėrė unė pėr Koēi Xoxen. Pse ato tė dyja kanė njė platformė, njė metodologji dhe do tė kenė njė fat tė pėrbashkėt.

    1. Duhet t’i jepet fund praktikės sė caktimit sė masės sė dėnimit nga Partia. Kjo nuk ėshtė as e nevojshme, as e dobishme. T’i lihet prokurorit dhe gjyqit tė vendosin lirisht sipas ndėrgjegjes sė tyre.

    Shkruar nė burgun e Burrelit
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.