Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    Kujtimet e Bedri Spahiut

    ”Kėto kujtime ia dėrgoj si njė mesazh Kongresit tė 10-tė tė PP.

    Ėshtė rregull ndėrkombėtar qė ēdo parti cilado qoftė, kur ndodhet para kėrkesave tė rinovimit tė saj ideologjik e organizativ, puna e parė qė bėn ėshtė qė t’i hapė dyert e saj pėr disidencėn dhe tė ēelė nė kėtė mėnyrė rrugėn e rinovimit tė saj. Pėrgatitėsit e kongresit tė 10-tė tė PP, nuk e bėnė kėtė gjė. Mos vallė ėshtė fjala pėr mungesė pėrvoje apo harresė? Jo, as njėra as tjetra, pasi ky veprim buron nga llogjika komuniste e atyre qė pėrgatisin kongresin, nga mentaliteti Enverist e totalitar i patriarkut tė komunistėve. Njė nismė e rrezikshme dhe fatzezė pėr anėtarėt e kėtij kongresi, i cili pretendon tė jetė kongresi i rilindjes sė partisė e tė komunistėve, i flakjes tej tė sektarizmit dhe tė miopisė, tė prepotencės e tė apsolutizmit tė botės shqiptare. Komunistėve u ndodhi si dikur trashėgimtarėve tė mbretėrve e tė apsolutizmit tė botės shqiptare. Komunistėve u ndodhi si dikur trashėgimtarėve tė mbretėrve apsolutė. Unė jam po ai disident qė kam qenė atė ditė qė mė dhanė shkelmin e mė pėrjashtuan nga partia. I tillė jam e i tillė do tė mbetem, se e ēmoj pėrjashtimin tim si njė fatbardhėsi nė jetėn time. Jam njė nga disidentėt qė i jam kundėrvėnė Enverit me tėrė forcėn e burrėrinė e gjeneratės sime. Unė do tė kisha vendin nė kongresin e 10-tė, pavarėsisht nga dėshira dhe qėllimet e liberalėve apo tė konservatorėve. Tė isha me Ramiz Alinė, pasi ai, sapo mori fuqinė nė dorė, i dha fund ndarjes sė popullit me murin e klasės dhe konservatorėt nuk mundėn mė tė lėshojnė sllogane denigruese e asgjėsuese. Por ky liberator, duke qenė trashgimtar i Enver Hoxhėsu u bė ėndrrimtar e mė shkatėrrues se prinjėsi i vet, mė konservator dhe represiv se paraardhėsi i tij (nxėnėsi tejkalon mėsuesin). Ai pėrdori forma represive, Enveri as nuk kish mundur ti konceptonte. Ai jo vetėm qė i ekzekutoi ata qė tentuan tė arratiseshin por zvarriti trupat e viktimave nė rrugėt e qyteteve dhe tė fshtrave pėr tė terrorizuar ata qė tentonin tė arratiseshin. Ai premtoi se do tė ecte nė rrugėn e Enverit, sipas mėsimėve tė tij. Vuri ligjin mbi mbrojtjen e monumentit tė Enverit. Nė politikėn e tij ekoivoke qė e bėnte herė tė distancohej dhe herė tė afrohej, ai humbi kredinė e popullit nė atė shkallė, saqė populli i Tiranės i refuzoi pushtetin shtetėror. Ėshtė e para herė qė populli i refuzonte monopartizmit ushtrimin e pushtetit.


    Spahiu: Ndihem me turp qė isha prokuror

    Ata qė pėrgatisnin Kongresin e 10-tė u refuzojnė komunistėve materialet e tė gjithė disidentėve, dokumentat e tyre historike dhe ndėrmjet tyre edhe ato qė i pėrkasin Bedri Spahiut, testamentet e tij tė dėrguara nga burgu, Komitetit Qendror, mbrojtja e tij nė gjyq, materialin e palenumit qė e dėnoi atė mė 1955, e gjithė materialet e luftės sė tij pėr njė shtet juridik e demokratik etj. E di fort mirė qė askush nga ata qė duan tė vazhdojnė tė ushtrojnė pushtetin diktaktorial nė Shqipėri nuk kanė nevojė e as do tė dėgjojė mendimet e mia. Po diktatura qė iu imponua mizorisht kėtij populli tė marrė nėpėr kėmbė, tė gėnjyer tė mashtruar ka marrė fund, dhe unė Bedri Spahiu, i shpallur ”armik i popullit”, ”fashist” dhe ”armiku mė i pabindshėm qė ka kaluar nė gjyqet e republikės”, ndihem sot i lirė tė shpėrthej publikisht dhe populli dhe komunistėt tė ndėrgjegjėsohen mė shumė pėr disa ngjarje tė rėndėsishme tė partisė. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me unanimitet qė unė tė bėhesha Prokuror i Gjyqit Special, qė tė mbroja para kėtij gjyqi ēėshtjen e popullit. Ngjan se kėto ēėshtje si fitimtar unė i mbrojta mirė. Por, duke krijuar kėto 46 vjet terrori, mizorie, mjerimi qė ka kaluar populli im, mua mė vjen turp qė kam qenė prokuror i atij Gjyqi Special. Kam revizionuar veten, idealet dhe gjithēka tė shenjtė qė kam pasur nė jetėn time. Nuk jam mė ai prokuror qė nxorri lufta Nacional-ēlirimtare, as pėrkrahės i utopisė komuniste mė tė lemeritshme qė nxorri gjenerata jonė.


    Spahiu i drejtohet kongresistėve Komunistė!

    Po ju drejtohet njė nga paraardhėsit tuaj, njė nga misionarėt e parė tė komunizmit shqiptar, pjesė e njė gjenerate qė i kushtoi rininė, endrrat dhe energjitė mė tė mira njė ideali tė lartė fisnik, por pėr fat tė keq utopik. Rinia universitare e sotme me energjitė e saj, doli si njė forcė disidente pėr liri e demokraci. Kėtė ngjarje unė as kam mundur ta mendoja se do tė ndodhte, edhe pse ishim taman ne, tė rinjtė e gjeneratės sime, qė u vunė nė ballė tė lėvizjes disidente tė asaj kohe, nė ballė tė luftės pėr ēlirim. Por sot ne disidentėt e djeshėm jemi krenarė pėr gjithė rininė e sotme dhe e ēmojmė atė, sepse u tregua jo vetėm heroike, por edhe me e ditur dhe mė inteligjente se ne. Ne e kemi pėr nder tė ecim nė rrugėn e rinisė sonė, ti shtrohemi, e bindje iniciativave tė saj dhe tė presim kritikat e saj, si njė nevojė pėr tu ēliruar nga barra e rėndė e gabimeve tona, tė shumta e tė hatashme. Ėshtė detyra jonė t’i nėshtrohemi me ndėrshmėri dhėnies llogari kėsaj rinie. Dhe duhet filluar qoftė edhe me paksa vitet 1930-1938. Ēėshtė e vėrteta, qė nė atė kohė kishte shumė rrethe antizogistėsh qė bisedonin pėr politikė qė merreshin me poltikė. Ishin kėta nga intelektualėt mė tė shquar tė vendit tonė, qė ne komunistėt ashtu ishim, magallomanė, propetentė e apsolutė i quanim njerėz tė ligjeve dhe tė kafeneve. Por kishte ardhur koha tė dilnim nga guacka jonė nė dritėn e realitetit tė ballafaqimit, sepse gje-ndeshim jo vetėm pėrballė zogistėve por edhe para pushtimit fashist.

    Si u pėrfshi Enveri nė Partinė Komuniste

    Ky kuptim qė kishin ne pėr intelektualėt nuk mund tė mos mė ēonte mua tė tregoja njė interes tė veēantė pėr Enver Hoxhėn, qė e kisha pasur nė rini shok klase. Ai ishte kthyer nė Shqipėri dhe dukej shpesh nė kafenetė e Tiranės, nė mes tė intelektualeve tė saj. Ky njeri ”i ndryshuar” e i ”evropianizuar”, sipas mendimit tim do tė qe i pėrshtatshėm pėr tu aktivizuar nė lėvizjen tonė. Por, Enver Hoxha i tha Tahir Kadaresė(qė dėrgova pėr tė biseduar) se refuzonte tė takohej me mua dhe shoti se ”Mua mos mė pėrzieni nė kėto punė”. Lėvizja komuniste nė shqipėri ka linduar nga plejada heroike e komunistėve tė grupeve tė Korēės, tė tė rinjve tė Shkodrės, tė Zjarrit dhe nga grupi i ushtarakėve tė Tiranės dhe i komunistėve tė Gjirokastrės. Nė kėto grupe pėrfshiheshin tė gjithė ata qė i asgjėsoi intriga e Komiternit. Konferenca e themelit tė Partisė Komuniste Shqiptare, pėr tė cilėt flasin apologjistėt e Enverit ėshtė mė shumė njė tentativė diversioni sesa njė shpjegim i vėrtetė i gjendjes. Jo njė por dy janė konferencat pėr themelimin e kėsaj partie. Konferenca e parė u thirr nga Dushan Mogusha. Nė tė bėnin pjesė kryetarėt e grupeve tė asaj kohe si Koēo Tashko, Kristo Themelko, Qemal Stafa etj. Unė isha pėrfaqėsues i grupit tė ushtarakėve dhe i Gjirokastrės. Tė gjithė ishin pėr bashkimin e lėvizjes komuniste. Por u ndamė nė ēėshtjen nėse Dushani duhej tė besohej se ishte njė i dėrguar autentik i Komiternit pėr ēėshtjen. Tė gjithė delegatėt kėmbėngulėn qė ai tė paraqiste njė dokument autorizues. Mogusha qė ishte njė organizator i kualifikuar, me njė pėrvojė tė madhe organizimi, u tregua jo nė lartėsinė e duhur. Ai u tha i inatosur pėrfaqėsuesve tė grupeve: ”Ju doni qė tė vij tek ju si mushka e Dezhvės me vulėn nė prapanicė” dhe ngriti kėmbėn e djathtė. Dushani e mbajti fjalėn. Nuk u kthye mė pėr tė sjellė ndonjė autorizim. Rrethanat e prunė qė tė lirohej nga burgu Miladin Popoviē, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisė Komuniste Jugosllave tė vinte nė dispozicion tė gjithė pėrvojėn e tij tė madhe pėr tė ndihmuar komunistėt shqiptarė qė tė bashkoheshin. Me Koēo Tashkon kemi biseduar shpeshherė ēėshtjen e organizimit tonė. Ai e shpjegon kėshtu: ”Nė konferencėn pėr formimin e Partisė (e dyta), duhej tė vinin nga dy delegatė pėr ēdo grup. Kurse grupi im i Korēės, u paraqit me njė delegat, qė isha unė, Koēo Tashko. Miladini mė thotė se duhej tė sillja edhe delegatin e dytė, dola nga dhoma pėr tė gjetur njė shok tė grupit. Rrugės takova Enver Hoxhėn qė ishte anėtar i grupit tė Korēės, nė Tiranė. E mora Enverin dhe e ēova si delegat nė Konferencė”. Ndėrsa Tuk Jakova mė tregonte: ”Unė kam qenė nė Konferencėn e Dytė tė formimit tė Partisė Komuniste, por atje nuk u zgjodh kėrkush sekretar i parė. Si u bė dhe kur u bė sekretar i parė Enver Hoxha, kjo ka qenė gjithmonė mister dhe kam ardhur nė konkluzionin se sekretar i parė politik i partisė sonė ka qenė prodhimi i flirteve tė Miladin Popoviēit me Enver Hoxhėn. Miladini ishte intelektual, Enveri gėnjeshtar. Njė dashuri e miqėsi prej intelektualėsh u krijua midis kėtyre personave. Ėshtė fakt qė Miladinit i pėlqenit gjėrat e shėrbimit personal, si stilografė e sahate tė florinjta e tryezat e pasura dhe kėto gjėra i servirte me bujari Enver Hoxha, i cili dispononte kėto nėpėrmjet lidhjeve tė tij dhe ndihmave qė populli jepte pėr lėvizjen komuniste”.


    Intrigat e Enverit pėr postin e sekretarit tė parė tė PK-sė

    Pėrse nuk i zgjodh sekretar i parė i Partisė Komuniste Shqiptare njėri nga kryeratė e kėtyre grupeve komuniste qė pėrfaqėsoheshin nė konferencė? Miladin Popoviē mendonte sinqerisht se po tė pėrjashtonte krerėt e grupeve nga udhėheqja, do tė sajohet njė udhėheqje monolite. Koha vėrtetoi se njė zgjedhje e tilla ishin sa utopike, aq edhe e dėmshme. Ditėt e zhvillimit tė asaj konference tė formimit tė partisė u takova me Xhepin (Sadik Premten) dhe Bacėn (Ramadan Ēitakun), nė shtėpinė e Xhepit. Ky mė informoi pėr zhvillimin e konferencės. ”Venė mbrapsht”, tha ai. Kjo sepse konferenca e akuzonte Xhepin se nuk kishte denoncuar tė gjithė elementin e grupit tė tė rinjve(meqė formohej partia, tė gjithė kryetarėt e grupeve duhet tė tregonin emrat e anėtarėve). Xhepi e shpjegoi kėtė veprim tė tij nė mėnyrėn e vet. Unė e justifikova nė mėnyrėn time. Teza ime ishte qė kryesorja ėshtė bashkimi, e ky bashkim do medoemos denoncimin e plotė tė anėtarėve tė ēdo grupi. Nėse punėt e konferencės kanė marrė atė kthesė qė thua ti, i them atėherė le tia lemė kohės pėr tė gjykuar rezultatet. Baca, qė kishte njė natyrė qė mė shumė dėgjonte sesa fliste, heshtėte me vėmendje nė bisedėn qė zhvillohej midis meje dhe Xhepit. Koha tregoi se kishte tė drejtė ai labi i Vlorės dhe jo unė labi i Gjirokastrės. Xhepi u dėnua si tradhėtar i partisė dhe pėsoi konsekuencat e njė dėnimi tė padrejtė tė tipit Enverist. Ai shkoi nė Francė ku militoi nė Partinė Komuniste franceze. Unė u shkriva nė birucat e errėta tė regjimit barabar sadist tė komunizmit Enverian. Nė vitin 1953 kthehesha nga kongreset e partive komuniste tė njė sėrė vendesh tė demokracive popullore. Nė fund tė raportit qė bėra nė Komitetn Qendror, kam bėrė kėtė shėnim me penė me dorėn time: ”Nė kongreset e Partisė Komuniste tė Hungarisė e Ēekosllovakisė u shtrua ēėshtja e kultit tė individit nė kėto dy parti. Besoj se ka ardhur koha qė tė ngrihet kjo ēėshtje edhe nė partinė tonė”. Nė plenumin qė pasoi Enver Hoxha doli me tezėn e revizionimit tė kultit tė individit nė partinė tonė dhe filloi raportin e tij kėshtu: ”U krijua njė gjendje e padurueshme nė partinė tonė. Mjafton qė tė shfaqem nė penxhere apo tribunė, qė masat tė shpėrthejnė nė brohoritje tė fuqishme ’Enver’ ’Enver’. U kam thėnė shokėve shpeshherė qė tė marrė fund kjo praktikė, por shokėt e Byrosė thanė se unė e ngrita kėtė ēėshtje duke nisur nga konsiderata personale. ”Ėshtė e thjeshtė shoku Enver”, mendonin ata” prandaj e ngre kėtė ēėshtje” dhe vazhdon t’i lini punėt ashtu siē qenė. Jo! Enver Hoxha, nuk nisej nga konsiderata individuale, siē kujonin ata shokėt e Byrosė, por nga konsiderat e kėrkesave teorike tė vetė jetės sė partisė…
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.