Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Letra e Katert

    Dikush! Me kėtė emėr tė kam pagzuar ty nė Testamentin tim tė parė dhe nė fytyrėn tėnde unė pėrfytyroj tė gjithė zyrtarėt antiligjorė, jo vetėm tė atdheut tim, por tė tė them gjithė botės, jo vetėm tė kohės sonė por tė tė gjitha kohėve dhe tė gjitha sistemeve shoqėrore. Tė gjithė zyrtarėt antiligjorė tė shteteve pėrfaqėsojnė pėr tė shtypurit tė keqen mė tė madhe. Nga ana tjetėr, zyrtarėt antiligjorė tė shteteve gjejnė dhe kanė gjetur nė pjesėn e shtypur tė popullit njė mbėshtetje nė luftėn kundėr zyrtarėve antiligjorė dhe kur nuk e kanė kėrkuar, edhe kur nuk e kanė menduar, edhe kur kanė patur nevojė pėr tė.
    Tė kujtohet se nė Testamentin tim tė parė unė u nisa nga shprehja jote:"Do tė mė shohėsh!" Tani unė nisem nga ajo shprehja e dytė e jotja nė hetuesi:"Me dorėn time do tė tė vras ashtu siē vrava Dali Ndreun dhe Liri Gegėn". Dhe unė t'u pėrgjigja:"Lavdi atyre qė vriten nga dora e njė bir beu!". Sigurisht, ti ke kaluar ditė ankthi e ēoroditjeje nė atė periudhė, kur procesi i filluar i ripėrtėritjes sė ligjshmėrisė ishte nė zhvillim e sipėr (1965-1966). Por pėr ty tashmė ai ankth dhe ajo ēoroditje janė ngjarje tė sė shkuarės. Pozitat e tua janė forcuar pėrsėri, tani ti ke filluar pėrsėri epėrsi mbi zyrtarėt antiligjorė; tani ti je edhe pranė kampit ku jam unė, me kthetrat e tua tė pėrgjakura tė ngulura mbi tė. Nuk ta pėrmend emrin. Nuk do ta pėrmend kurrė emrin, sepse e individualizuar figura jote nuk do t'i shėrbente mė pėrgjithsimit. Tė gjithė antiligjorėt janė njėsoj. Tė gjithė derrat njė turi kanė. Sigurisht, ti ke qenė i pari qė ke lexuar 4 protestat dhe "Pėrshėndetjen pėr Komitetin Qėndror" qė kam dorėzuar nė seancėn e fundit tė Gjyqit (18 Prill 1958).

    Shpata e xhelatit mbi tė burgosurit

    Njėra nga protestat tė pėrket ty. Atje ta kam njohur meritėn e xhelatit siē e ke pas dėshiruar, por tė kam paralajmėruar se profesioni i xhelatit ėshtė pa perspektivė. Kanė kaluar 10 vjet nga ky paralajmėrim dhe kur tė kujtohet ti ndien ėmbėlsinė e xhelatit fitimtar. Rryma jote sot ėshtė nė procesin e ngritjes ashtu si ishte atė ditė qė tė hodha nė fytyrė perspektivėn e zezė tė profesionit tė xhelatit. Edhe njėherė akoma represioni juaj i pėrgjakur filloi tė duket nė horizont tė atdheut tonė. Edhe njėherė akoma shpata juaj prej xhelati rri varur nė njė fill pėrmbi kryet e tė burgosurve, tė zyrtarėve ligjorė, tė komunistėve tė devotshėm, nė analizėn e fundit tė tė gjithė popullit. Ju jeni aq cinikė sa tė organizoni provokacione si ato tė priftit Gabon 4 tė Petrogradit ose si shtypja e Hungarisė (1956), po t'iu dojė puna tė justifikoni para opinionit publik represionin dhe terrorin po me tė njėjtėn lehtėsi dhe ēiltėrsi organizoni provokacionin e 7 Prillit, qė tė justifikoni dhe tė argumentoni zhdukjen time. Edhe njėherė po ta pėrsėris: Profesioni i xhelatit dhe i provokatorit masiv ėshtė pa perspektivė dhe ju, edhe pas provokacioneve tė tilla masive tė hatashme, do tė dėshtoni. Ti mund tė ndiesh edhe njėherė tjetėr ėmbėlsinė e fituesit por "Ride bene chi ride l'ultimo" dhe nė fund tė fundit ligjshmėria do tė fitojė mbi arbitraritetin, do tė fitojnė zyrtarėt ligjorė qė janė pėr programin e Statutin e Partisė, pėr kushtetutėn, pėr ligjet ekzistuese, kundėr jush, qė duke u fshehur prapa krahėvce kėtyre, duke i vėnė kėta nė pozicionin me diktaturėn, veproni nėn pėrvojėn qė tė fshihni krimet, krimet e vjetra duke bėrė krime tė reja, qė tė mbuloni perversionin e vjetėr me njė pervesion tė ri. Do tė sjell ndonjė shembull pėr kėtė: 1. Ju i keni halė nė sy ata tė dėnuar qė tė vazhdojnė tė deklarojnė haptazi edhe pas dėnimit se janė dėnuar kot ose janė dėnuar edhe pėr faje qė nuk i kanė bėrė. Sipas rastit ju ushtroni mbi kėta pėr tė zbrapsur nga qėndrimi i tyre, presione disiplinore, kėrcime, premtime tė ndryshme. Shtetit aq i bėn deklarata e tė burgosurit. Ka njė vendim dėnimi nė sirtarėt e Shtetit dhe kjo ėshtė e mjaftueshme nga pikpamja e tė drejtės shtetėrore. Por pėr ju nuk ėshtė kėshtu. Shpallja e pafajėsisė nga i burgosuri ėshtė njė akuzė pėr ju, ėshtė zbulim i arbitraritetit tuaj. Prandaj pėr ju, i burgosuri qė shpall se ėshtė i pafajshėm, ėshtė heretik. Kjo thėnie e tė burgosurve ju tmerron. Kjo ėshtė njė nga shkaqet e dėshirės suaj pėr tė zhdukur tė burgosurit.

    Manipulimet pėr Xoxen

    Tė burgosur tė tillė janė gjurma e krimeve tuaja. Ju keni veē tė tjerash, edhe shembullin e 1948 kur tė dėnuarit u pėrdorėn dėshmitarė akuze kundėr Koēi Xoxes. Kjo herezi e burgut ėshtė herezi ndaj arbitraritetit tuaj dhe pėr kėtė fakt ajo ėshtė njė rivendikim i ligjmėrisė shtetėrore. Kjo ėshtė dikalektika e faktit. 2. Nė testamentin tim tė parė ju kam sqaruar rolin e jallanshahitėve. Tani unė e kam fjalėn pėr njė respekt tė ri (tė kėtyre kohėve) tė kėtij problemi. Ndodh qė, ose, pse harroni ose pse nuk e shikoni tė nevojshme, tė ēoni tė dėnuarin x nė gjyq si dėshmitar tė akuzės kundėr y pa e pėrgatitur atė pėr rolin e jallanshahitit. X deklaron pėrpara gjyqit: "Thėniet e mia nė hetuesi kundėr y janė shpifje qė i kam bėrė nėn regjimin e torturave. Kėto thėnie i pėrsėrita edhe nė gjyq nga frika e torturave pas gjyqit. Tani qė e ndjej veten tė lirė, nuk mund tė mbroj atė qė ėshtė e padrejtė". X u dėnua pėr dėshmi tė rreme. U krijua ky precedent: Do tė dėnohen si dėshmitarė tė rremė tė gjithė ata tė burgosur qė nuk mbrojnė para gjyqit atribuimet e rreme qė iu kanė bėrė qytetarėve tė mirė. Ju vini kėshtu drejtėsinė kundėr drejtėsisė, ashtu siē vini Diktaturėn kundėr ligjeve tė saj, tė drejtėn penale kundėr tė drejtės penale. Me nenin e dėshmisė sė rreme ju dėnoni ata qė rrefuzojnė tė bėjnė dėshmi tė rreme. Ky ėshtė perversioni i perversionit tė ligjit, e keqja e sė keqes. Ju jeni koshient pėr atė qė bėni. Nė qoftė se ju do tė linit pa dėnuar x, kjo do tė shėrbente si njė precedent i rrezikshėm pėr arbitraritetin tuaj. Jallanshahitėt mund tė ndiqnin shembullin e tij (se edhe e mira ėshtė ngjitėse) dhe kjo do tė zbulonte dhe shkeljet qė ju i bėni ligjshmėrisė sė Republikės. Kjo ėshtė tė mbulosh krimet e vjetra duke bėrė krime tė reja. Eshtė llogjiak e fatit. 3. Deri dje tė burgosurve u thuhej:"Rrini urtė, ulni kokėn e mos na detyroni tė marrim masa. Ne nuk ju biem nė qafė. Mos flisni pėrsėri. Rehabilitohuni! Kjo ėshtė nė interesin tuaj". Kjo ishte fryma e kohės sė ripėrtėritjes sė ligjishmėrisė sė 1966. Kjo ishte fryma ligjore qė nuk provokon te tė burgosurit as hesterizėm, as ēiltėrsi dėshpėrimi, as heroizėm dėshpėrimi qė tė bėjė tė burgosurin ashtu siē e ka bėrė qė tė shkojė drejt telesheve me hap tė kandencuar duke i thirrur rojes:"Tė lumtė ajo dorė! Qėllo!". Tani tė burgosurve u thuhet se do tė merren masa raprezaljeje kundėr familjeve tė atyre qeė nuk rrinė "urtė"! Gjendemi pėrpara sistemit tė pengut gangsterian amerikan tė aplikuar nė administrimin e tė burgosurve. Gjendemi pėrpara riprodhimit tė hakmarrjes sė fisit nė kushtet e administratės shtetėrore. Pse ky kėrcėnim me raprezalje tė familjes, ndėrkohė qė shteti ka njė rregullore disipline dhe njė kod penal pėr ata tė burgosur qė i shkelin kėto? Pasi ju nuk e keni hallin te shkelja e ligjshmėrisė nga ana e tė burgosurve. Ju e keni hallin tek Herezia e tė burgosurve, tek ato muhabetet tyre, qė nuk cėnojnė aspak autoritetin e shtetit, ligjet dhe rregulloret, veprimtarinė tuaj antiligjore dhe antishtetėrore. Ju kėrkoni me krime tė reja tė fshihni krimet e vjetra. Fantazia e Herezisė sė arbitraritetit tuaj, perversioni i perversionit tė ligjit dhe represioni nė bazė fisi, tė tria kėto fenomene qė po shfaqen me tėrė shėmtimin e tyre tė hatashėm, nė kushtet e shkrirjes sė ligjshmėrisė, tregojnė se ju u tmeruat se mos ripėrtėritja e ligjshmėrisė do tė cėnonte nė zbulimin e krimeve tuaja. Nė ripėrtėritjen e ligjshmėrisė nuk mund tė mos kishte edhe procese kontradiktore edhe nga krahu i atyre qė quhen "armiq". Gjithkush pėrpiqet ta tėrheqė jorganin nė kėmbėt e veta. Forcimi i ligjishmėrisė vjen pikėrisht nėpėrmjet kapėrcimit tė kėtyre proceseve kontradiktore dhe jo nė rrugėn e zbrapsjes pėrpara tyre. Ne me sa duket ju i tmerruat zyrtarėt ligjorė me kėto procese, i frytė kėto dhe i paraqitėt me njė dritė tė tillė qė ligjorėt tė linin pozitat e tyre. Tani ju punoni qė tė krijoni njė tmerr tė tillė nė rradhėt e tė burgosurve e askush tė mos guxojė tė thotė:"Unė jam viktimė!".
    Deri tani nė praktikėn tuaj tė re ju kėrkoni qė tė tjerėt tė heshtin pėr praktikėn tuaj tė vjetėr. Ju kėrkoni qė me arbitraritetin e ri tė mbuloni arbitraritetin e vjetėr. Eshtė perversioni i perversionit nė fushėn e ligjshmėrisė. A do tė fitojė ky kurs juaj? Ti thuaj po, unė them jo. Por ne jemi palė antagoniste nė kėtė fushė. Qė tė dy mendimet tona antitetike kanė tė drejtėn e qytetarisė dhe janė tė drejta pėr palėt pėrkatėse. Pėr mua do tė ishte njė e rrahur uji nė havan po tė pėrpiqesha tė tė argumentoja paevitueshmėrinė e zhdukjes sė atij arbitrariteti qė ju pėrpiqeni ta ngrini nė system e ta pėrjetėsoni. Tė lė pra qė t'i komunikosh qetėsisht viktimat".

    Me mospėrfillje, Bedri Spahiu. Elbasan, 15 prill 1967.
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.