Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Letėr komandantit tė burgut

    Tė justifikojė plotėsisht. Mėndja dhe ndėrgjegjija e njerėzve normalė nuk mund tė perceptojė njerėz tė veshur me pushtet nė kėtė shkallė tė degradimit njerzor. Tė tillė jua dua edhe unė qė tė jeni o njerėz tė lirė, tė thjeshtė, apo personalitete4 qofshi, njerėz qė tė mos besoni qė tė ketrė nė botė pėrbindsha tė tillė. PO! Se antilogjorėt nuk kanė lindur tė tillė. Ata janė njė produkt objektiv i shoqėrisė njerzore, i kėsaj shoqėrie njerzore qė karakterizohet nga prodhimi i mjeteve tė jetesės me punė tė mundimshme e tė domosdoshme. Antiligjorėt zyrtarė janė njė fenomen i ēdo shteti, cilidoqoftė sistemi shoqėror, cilidoqoftė regjimi apo forma e tij. Kjo shihet edhe nė historinė e Shtetit dhe tė Partisė sonė. Lufta ndėrmjet arbitrarėve dhe ligjorėve tė rradhėve tona partizane tė kohės sė Luftės Nacional-Ēlirimtare, pėrfundoi me fitoren e ligjishmėrisė sė asaj lufte. Ajo periudhė para Kongresit tė parė, pėrfundoi me ligjishmėrinė e Kongresit tė Parė. Ajo pas Kongresit tė Parė, pėrfundoi me ripėrtėritjen e 1965-1966. Unė jam i bindur se ata qė do tė jenė gjallė do ta shohin me sytė e tyre se edhe lufta qė ėshtė nė vazhdim, ndėrmjet zyrtarėve ligjorė dhe antiligjorė, do tė pėrfundojė nė fund tė fundit, me rivendosjen e ligjishmėrisė sė Republikės. Ky repression arrin deri atje sa i burgosuri kėrcėnohet me raprezalje ndaj familjes pėr shkak tė qėndrimit tė tij politik nė burg. Kur i burgosuri dėnohet pėr dėshmi tė rreme pse nuk pranon tė pėrsėritė para gjyqit shpifjet qė ka qenė i detyruar mga torturat t'ja bėjė qytetarit tė lirė, kur i dėnuari politik kėrcėnohet apo dėnohet pėr tė dytėn herė se i mbron nė burg para tė burgosurve tė tjerė politikė, ato pikpamje pėr tė cilat ėshtė dėnuar dhe izoluar nga shoqėria, kur provokimi i ndarjes, i shkatėrrimit tė familjeve pėr shkaqe politike ėshtė ngritur nė sistem, ku ka fenomene tė atilla i nderuari zoti komandant, kjo ėshtė njė shenjė se zyrtarėt ligjorė e kanė pisk. Por e nesėrmja e tyre ėshtė aq e sigurtė dhe e shpejtė, sa mė i gjerė dhe i gjithėanshėm tė jetė arbitrariteti. Nga tė gjitha qė ju relatova nė kėtė letėr ju zoti komandant, do tė keni nė mosbindjen, por tė paktėn njė farė dyshimi se Dikushi nuk mė zgjodhi kot dhe nuk mė pėrdori kot mua si daulle Ramazani me provokacionin e 7 Prillit. Pranoni ju lutem nderimet e mija.

    10 Prill 1967. Bedri Spahiu".

    Letra e Dyte

    Dikush! Me kėtė emėr tė kam pagėzuar ty nė testamentin tim tė parė dhe nė fytyrėn tėnde unė pėrfytyroj tė gjithė zyrtarėt antiligjorė, jo vetėm tė atdheut tim: por tė them tė tė gjithė botės, jo vetėm tė kohės sonė, por tė tė gjithė kohve dhe tė tė gjithė sistemeve shoqėrore. Tė kujtohet se nė testamentin tim tė parė unė u nisa nga shprehja jote: "Do mė shohėsh". Tani unė nisem nga ajo shprehja e dytė e jotja nė hetuesi: "Me dorėn time do tė vras, ashtu siē vrava Liri Gegėn dhe Dali Ndreun". Dhe unė t'u pėrgjigja: "Lavdi atyre qė vriten nga dora e njė bir beu!" Sigurisht ti ke kaluar ditė ankthi e ēoroditje nė atė periudhė, kur procesi i filluar i ripėrtėritjes sė ligjishmėrisė ishte nė zhvillim e sipėr (1965-1966). Por pėr ty tashmė ai ankth dhe ēoroditje janė njė ngjarje e sė shkuarės. Pozitat e tua janė forcuar pėrsėri, tani ti ke filluar pėrsėri epėrsi mbi zyrtarėt antiligjorė: tani ti je edhe pranė kampit ku jam unė, me kthetrat e tua tė pėrgjakura tė ngulura mbi tė. Nuk ta pėrmėnd emrin. Nuk do ta pėrmėnd kurrė emrin, sepse e individualizuar figura jote nuk do t'i shėrbente mė pėrgjithėsimit. Tė gjithė antiligjorėt janė njėsoj. Tė gjithė derrat njė turi kanė. Sigurish, ti ke qenė i pari qė ke lexuar katėr protestat dhe "Pėrshėndetjen pėr Komitetin Qėndror" qė kam dorzuar nė seancėn e fundit tė Gjyqit (18 prill 1958). Njėra nga protestat tė pėrket ty. Atje tė kam njohur meritėn e xhelatit siē e ke pas dėshiruar, por tė kam paralajmėruar se profesioni i xhelatit ėshtė pa perspektivė. Kanė kaluar dhjetė vjet nga ky paralajmėrim dhe kurė tė kujtohet ti ndien ėmbėlsinė e xhelatit fitimtar. Rryma jote sot ėshtė nė procesin e ngritjes ashtu si atė ditė qė tė hodha fytyrės perspektivėn e zezė tė profesionit tė xhelatit. Edhe njėherė akoma represioni juaj i pėrgjakur filloi tė duket nė horizont tė atdheut tonė. Edhe njėherė shpata juaj prej xhelati rri varur nė njė fill pėrmbi kryet e tė burgosurve, tė zyrtarėve ligjorė, tė komunistėve tė devotshėm, nė analizė tė fundit tė tė gjithė popullit. Ju jeni aq cinikė sa tė organizoni provokacione si ato tė priftit Gabon tė Petrogrdit ose si shtypja e Hungarisė (nė 1956), po t'ia dojė puna tė justifikoni para opinionit publik represionin dhe terrorin po me tė njėjtėn lehtėsi dhe ēiltėri organizoni provokacioin e shtatė prillit, qė tė justifikoni dhe tė argumentoni zhdukjen time. Ju i keni halė nė sy ata tė dėnuar qė tė vazhdojnė tė deklarojnė haptazi edhe pas dėnimit se janė dėnuar kot ose janė dėnuar edhe pėr faje qė nuk i kanė bėrė. Sipas rastit ju ushtroni mbi kėta pėr tė zbrapsur nga qėndrimi i tyre, presione disiplinore, kėrcėnime, premtime, tė ndryshme. Shtetit aq i bėn deklarata e tė burgosurit. Ka njė vendim dėnimi nė sirtarėt e shtetit dhe kjo ėshtė e mjaftueshme nga pikpamja e sė drejtės shtetėrore. Por pėr ju nuk ėshtė kėshtu. Shpallja e pafajėsisė nga i burgosuri ėshtė njė akuzė pėr ju, ėshtė zbulimi i arbitraritetit tuaj. Prandaj pėr ju, i burgosuri qė shpall se ėshtė i pafajshėm, ėshtė heretik. Kjo e tė burgosurve ju tmerron. Kjo ėshtė njė nga shkaqet e dėshirės suja pėr tė zhdukur tė burgosurit. Tė burgosurit tė tillė janė gjurma e krimeve tuaja. Ju keni veē tė tjerash, edhe shembullin e 1948 kur tė dėnuarit u pėrdorėn dėshmitarė akuze kundėr Koēi Xoxes. 3) Deri dje tė burgosurve ju thuhej: "Rrini urtė, ulni kokat e mos na detyroni tė marrim masa. Nė nuk ju biem kot nė qafė. Mos flisni pėrsėri. Rehabilitohuni. Kjo ėshtė nė interesnin tuaj". Kjo ishte fryma e kohės sė ripėrtėritjes sė ligjishmėrisė sė 1966. Kjo ishte fryma ligjore qė nuk provokon tek tė burgosurit as histerizėm, as ēiltėrsi dėshpėrimi, as heroizėm dėshpėrimi qė tė bėjė tė burgosurin ashtu siē e ka bėrė qė tė shkojė drejt telasheve me hap tė kandencuar duke i thirrur rojes: "Tė lumtė ajo dorė Qėllo". Tani tė burgosurve u thuhet se do tė merren masa raprezalje kundėr familjeve tė atyre qė nuk rrinė "urtė". Gjendemi pėrpara sistemit tė pengut gangsterian amerikan tė aplikuar nė administratėn e tė burgosurve. Gjendemi pėrpara riprodhimit tė hakmarrjes sė fisit nė kushte e administratės shtetėrore. Pse ky kėrcėnim me raprezalje tė familjes, ndėrkohė qė shteti ka njė rregullore disipline dhe njė kod penal pėr ata tė burgosur qė i shkelin kėto. Pasi ju nuk e keni hallin te shkelja e ligjishmėrisė nga ana e tė burgosurve. Ju e keni hallin tek herezia e tė burgosurve, tek ato muhabetet e tyre, qė nuk cėnoijnė aspak autoritetin e shtetit, ligjet dhe rregulloret, veprimtarinė tuaj antiligjore dhe antishtetėrore. Ju kėrkoni me krime tė reja tė fshihni krimet e vjetra. Fantazia e Herezisė sė arbitraritetit tuaj, perversioni i pėrversionit tė ligjit dhe represioni nė bazė fisi, tė tria kėto fenomene qė po shfaqen me tėrė shėmtimin e tyre tė hatashėm, nė kushtet e shkrirjes sė ligjishmėrisė, tregojnė se ju u tmerruat se mos ripėrsėritja e ligjishmėrisė do tė ēonte nė zbulimin e krimeve tuaja. Nė ripėrtėritjen e ligjishmėrisė nuk mund tė mos kishte edhe procese kontraditore edhe nga krahu i atyre qė quhen "armiq". Gjithkush pėrpiqet ta tėrheqė jorganin nė kėmbėt e veta. Forcimi i ligjishmėrisė vjen pikėrisht nėpėrmjet kapėrcimit tė kėtyre proceseve kontraditore dhe jo nė rrugėn e zbrapjes pėrpara tyre. Me sa duket ju i tmerruat zyrtarėt ligjorė me kėto procese, i frytė kėto dhe i paraqitėt me njė dritė tė tillė qė ligjorėt tė linin pozitat e tyre. Tani ju punoni qė tė krijoni njė tmerr tė tillė nė rradhėt e tė burgosurve e askush tė mos guxojė tė thotė: "Unė jam viktimė". Deri tani nė praktikėn tuaj tė re ju kėrkoni qė tė heshtni pėr praktikėn tuaj tė vjetėr. Ju kėrkoni qė me arbitraritetin e ri tė mbuloni arbitraritetin e vjetėr. Ėshtė perversioni i perversionit nė fushėn e ligjishmėrisė. A do tė fitojė ky kurs i juaji? Ti thua po, unė them jo. Po ne jemi palė antagoniste nė ktė fushė. Qė tė dy mendimet tona antitetike kanė tė drejtėn e qytetarisė dhe janė tė drejta pėr palėt pėrkatėse. Pėr mua do tė ishte njė e rrahur ujė nė havan po tė pėrpiqesha tė argumentoja paevitueshmėrinė e zhdukjes sė atij arbitrariteti qė ju pėrpiqeni ta ngrini nė sistem e ta pėrjetsoni. Tė lė pra qė t'i komunikosh qetėsisht viktimat.

    letra e Trete

    Objekti i testamentit: ju padis!

    -Dy letra qė nuk ėshtė oportune t'u dėrgohen tė adresuarve. Letra e pare. I nderuari Hysen Kapllani. Komandanti i Kampit 303 Elbasan. Mė datėn 7 prill, nė mungesėn time, nė mbledhjen qė bėtė me tė burgosurit, ju u thatė atyre se Bedri Spahiut i pret gjuha brisk, por do t'ia presim. Po tė kundrohet nė kontekstin e fjalimit tuaj; kjo do tė thotė se Bedri Spahiu bėn agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor dhe partisė dhe ne do tė marrim masa kundėr tij. Eshtė pėr tė vėnė re se kėtė akuzė ju ma bėni ditėn qė hordhitė fashiste sulmonin skelat tona. Nė qoftė se kjo nuk ėshtė njė koincidencė, mirė do tė ishte tė mos tė kishit pėrdorur shpatėn e antiligjorit vėllavrasės nė kėtė ditė qė mendimet e atyre qė kanė luftuar pėr mbrojtjen dhe ēlirimin e Shqipėrisė dhe ato tė popullit Nc-Ēlirimtar, ishin pėrqėndruar nė atė ditė tė zezė tė asaj kohe tė rėndė tė pushtetit. Nga ana tjetėr, ėshtė pėr tė vėnė re se ju emrin tim e kishit vėnė nė krye tė njė liste prej 3 vetash. Mua mė duket se nuk gaboj po tė them se dy vetat e tjerė janė njė koperturė qė ju shėrben tė mbuloni faktin se akuza kundėr meje ėshtė njė fabrikim i paramenduar dhe me prapamendim. Eshtė pėr t'u vėnė re gjithashtu, se njėri nga shokėt e bashkėrenduar nė listė ėshtė akuzuar si socialdemorat, tjetri ėshtė prift katolik. Unė kam tė drejtė, pra, tė mendoj se mbasi nga pikpamja ideore ju mė quani revizionist, puna jua ka dashur ta paraqitni atė "tė folur brisk" si njė agjitacion tė frontit revizionist-socialdemokrat-klerikal. Nė qoftė se mbani parasysh se ēfarė eksperience kam unė nė kėsi punėsh dhe kush jam unė, do tė kuptoni se nuk e kam zor tė shquar nėnshtresėn e kėtij rreshtimi dhe efektin qė donit tė bėnit me kėtė rreshtim dhe rezultatit qė pritni. As qė denjoj tė merrem me vetė akuzėn e cila nga ana tjetėr, mbasi i drejtohet njė tė dėnuari politik ėshtė njė turp i shekullit tė XX.

    Kurthi qė po mė ngrini

    Unė dua vetėm tė vė nė dukje: E para se nė bazė tė opinionit tė shėndoshė tė tė burgosurve, Zotėria juaj, deri mė sot, njiheni si njė partizan i ligjshmėrisė, si njė mbrojtės i principeve tė kushtetutės, i ligjeve dhe i rregulloreve tė administrimit tė tė burgosurve. Nga pikpamja e tė kuptuarit tė problemeve politike tė kohės ne jemi dy tė kundėrta unitare. Nė fakt, juve ju duhet tė mbroni ligjet dhe rregulloret se me atė kohė kryeni detyrėn; mua mė duket (mė intereson) ky qėndrimi juaj se me atė mėnyrė mbrohen tė drejtat e mia tė ligjshmėrisė si i dėnuar. Bash pėr kėtė arsye unė kam pėr ju atė respekt qė duhet tė ketė ēdo njeri pėr atė zyrtar qė nuk e vė vetveten mbi ligjet, qė nuk e shpėrdoron pushtetin, qė nuk ushtron pushtet personal. Ka katėr muaj qė jam nė kampin tuaj dhe nuk jemi njohur as pėrpara kėsaj kohe. Nga tė gjitha sa ju thashė mė sipėr mė imponohet tė nxjerr konkluzionin se ju nuk keni patur asnjė predispozitė dhe asnjė arsye personale qė tė mė akuzonit kot. E dyta: unė mendoj se komanda qė ju drejtoni, po tė gjendej pėrpara njė informacioni tė besuar, do tė pėrdorte ose metodėn e kėshillimit veēan siē e ka pėrdorur edhe pėr tė tjerė, ose do tė pėrdorte metodėn e intensifikimit tė pėrgjimit (tė spiunazhit). Ju pėrdorėt me mua metodėn e provokacionit dhe tė kėrcėnimit publik. Ju nuk jeni pasur motive personale pėr njė gjė tė tillė, prandaj unė nuk mund tė besoj qė ju tė jeni zgjedhės i metodės nė fjalė. E treta: Nė kampin e Fushė-Krujės edhe nė kampin qė administroni ju ėshtė njė tabelė ku thuhet se nuk mund tė pėrfitojė falje, lirim me kusht dhe takim special ai qė shprehet kundėr situatės sė vendit. Kjo ėshtė e drejta e shtetit. Asnjė shtet qė dėnon agjitacionin dhe propagandėn nuk i fal ata kundėrshtarė qė nuk janė rehabilituar nė bazė tė pikpamjes sė tij, nė situatėn e dhėnė. Por duket qenė se ēėshtja qėndron kėshtu, lind pyetja: Mbi cilin nen tė Kodit Penal e ngritėt ju akuzėn kundėr meje? Ēfarė masa tė tjera ju lejohet tė merrni kundėr njė tė burgosuri e tė dėnuari politik qė e akuzoni se bėn agjitacion mes qytetarėsh tė burgosur, tė cilėt i keni dėnuar gjithashtu pėr agjitacion e tradhėti. Unė nuk mund tė besoj qė njė njeri i ligjit, siē jeni ju, t'i lejojė vetes tė ngrejė akuzė tė pambėshtetur nė ligjet e Republikės, prandaj mė duhet tė konkludoj se akuzėn e ka ngritur tjetėr kush dhe juve ju ka vėnė nė rolin e zėdhėnės. Mė duhet t'ju sqaroj se, edhe po tė kishit pėrdorur me mua metodėn e kėshillimit dhe jo tė kėrcėnimit edhe po tė kishit pėrdorur metodėn e kėshillimit veēan e jo tė kėrcėnimit publik, unė do tė revoltohesha do tė zemėrohesha dhe do tė pezmatohesha njėsoj, pra do tė reagoja siē po reagoj.

    Ja pse mė luftoni

    Jua them kėtė qė t'i thoni atij qė ju ka stėrvitur materialin provokues se nuk i shitet mish kasapit dhe nuk mund tė zihet i papėrgatitur dhe nė befasi ai qė ka respekt pėr dinjitetin e personit sado tė rrojė me litar nė grykė, siē po jetoj unė. Eshtė njė veprim kontradiktor fakti qė nuk ju dorėzoj juve letrėn qė shkruaj pėr ju. Kjo kontradiktė shpjegohet: Asgjė nuk do t'i vlente antiligjorit kjo letėr qė do tė binte nė dorėn tuaj, nė qoftė se procesi i arbitraritetit ka arritur apo do tė arrijė nė atė shkallė qė ka qenė, nė tė cilin i burgosuri ėshtė njė dash kurbani nė pritje tė dasmės. Edhe nėqoftėse gjendja do tė zhvillohet nė drejtim tė pasigurisė sė tė burgosurit, nuk do tė ishte kjo letėr qė do tė pėrmbante antiligjorin. Unė e kuptoj dhe e justifikoj plotėsisht rolin tuaj si zėdhėnės i antiligjorit. E ēfarė mund tė bėnit tjetėr kur antiligjori tė del pėrpara me flamurin e Partisė, tė Republikės, tė Socializmit, tė cilėve zotėria juaj i keni kushtuar ndjenjat mė fisnike tė njeriut dhe jetėn tuaj? Nė luftėn qė bėn ndėrgjegja juaj si njeri, si ligjor, si komunist, ju i thoni ndėrgjegjes po ashtu siē i kam thėnė edhe unė dikur ndėrgjegjes sime: "Praj! S'ka tė drejtė!" Megjithėse veprimi juaj i tanishėm na vė nė pozicion me njėri tjetrin, ne tė dy pėrbėjmė njė unitet nga pikpamja e perspektivės. Po! Se sado e rėndė qė tė jetė situata e ligjshmėrisė, sado pisk qė ta ketė kjo, sado e rėndė qė tė bėhet nė tė ardhmen (mjaft e rėndė ishte edhe ajo e 1948) nė fund tė fundit kontradikta ndėrmjet zyrtarėve ligjorė e antiligjorė do tė zgjidhet nė favor tė ligjshmėrisė sė Republikės, tė kėsaj Republike, tė kėtij takėmi, se shteti ynė si ēfarėdo shtet tjetėr nuk mund t'i veshė vetvetes funksionet e arbitraritetit. Ripėrtėritja e 1966 ishte njė fenomen simbtomatik nė kėtė drejtim. Nė qoftė se dikushi, e kam fjalėn tek ai qė tė pėrdori si zėdhėnės, u kujtua tė mė vėrė nė shėnjestėr pikėrisht mua, nė qoftė se kėtė e bėri nė kushtet e ēiltėrsisė sė dėshpėrimit tė tė burgosurve dhe tė heroizmit tė dėshpėrimit, nė qoftė se kėtė e bėri nė kushtet qė shfaqen konturet e Represionit me tė gjitha format e tija antiligjore, antishtetėrore, banditeske, ganksteriane dhe mafioze, nė qoftė se mbahet parasysh se i keni vėnė nė shėnjestėr ėshtė njė personalitet dhe shok i ngushtė i Tuk Jakovės, tė cilin e vranė antiligjorėt zyrtarė, nė qoftė se mbahet parasysh se unė nga pikpamja e antiligjorėve nuk jam mė pak i rrezikshėm se Tuk Jakova, nė qoftė se mbahet parasysh se arbitrariteti qė po ravijėzohet karakterizohet nga fshehja e fakteve antiligjore nėpėrmjet akteve tė reja antiligjore, po tė mbahen parasysh tė gjitha kėto nuk mund tė mos konkluzohet se provokacioni i 7 prillit ėshtė preludi i fundit, vėnia nė zbatim e planit tė zhdukjes sė Bedri Spahiut.

    Ja si e terrorizuat Tukun

    Mund tė bėhet vėrejtja se, po tė kishte njė plan tė tillė, do tė mė kishin vrarė bashkė me Tuk Jakovėn. Para sė gjithash duhet thėnė se nė atė periudhė (gusht 1959) antiligjorėve nuk u paraqitej nevoja e zhdukjes as e Bedri Spahiut dhe as e vetė Bedri Spahiut dhe as e vetė Tuk Jakovės. Pėrkundrazi, ata ishin nė nevojė qė Tuku tė jetonte. Ata dyshimomanė, ata dyshimpashuar besonin se Tuku dhe unė do tė kishim material tė padeklaruar, qė mund t'iu interesonte pėr goditje nė udhėheqje. Ata shpresonin nga ana tjetėr, se metodat qė kam pėrshkruar nė Testamentin e 1965, tė vazhduara pa kufizim kohe, do tė na detyronin tė viheshim nė pozitėn e jallanshahitėve pėr goditje nė udhėheqje. Pėrjashtohet, pra, njė dėshirė e antiligjorėve qė tė vinin nė zbatim planin e tyre nė qoftė se pėr Tukun, qoftė pėr mua, nė atė kohė; por ndodhėn tri ngjarje kompleksiteti i tė cilave i detyroi: Nė muajin maj (nuk mė kujtohet ekzaktėsisht) 1959, nė takimin qė pati, me familjen, salloni i burgut oshėtiu nga britmat e Tukut:"Ē'janė kėto qė na bėni, o faqezinj? Ne nuk luftuam 20 vjet pėr kėtė gjendje. Kėtė as fashistėt nuk na e kanė bėrė!". Tuku u inatos pasi i deleguari i hetuesisė, i cili asistonte nė takimin e Tukut me familjen, refuzoi ta lejonte Tukun tė puthte fėmijėt. Vetė prania me tė deleguarit ishte e dėnueshme nga pikpamja ligjore, pasi ne nuk kishim asnjė lidhje me hetuesinė. Pak pėrpara kėsaj ngjarjeje Tukun e thirri njė antiligjor duke e bėrė qė roja ta lidhte me hekura dhe ta kalonte para se ta ēonte tek ai, nė tė gjitha ato rrugė apo vende ku kishte vuajtur nė kohėn e hetuesisė dhe tė izolimit tė vetmuar, pas gjyqit. Ky antiligjor cinik kujtonte se nga njė trajtim i tillė po aq cinik paraprak, Tuku do t'i shkonte nė duar si ajo pula e trėmbur nga qifti. Ndodhi e kundėrta: kur antiligjori e porosity qė tė kėrkonte rrugėn e rehabilitimit, thjėnie kjo e nxjerrė nga goja e njė profesionisti tė proceseve fallco dhe drejtuar njė personaliteti si Tuk Jakova, i cili vazhdimisht pėrpara dhe pas arrestimit ka qenė nė pozita autokritike, donte tė thoshte: Shėrbena si jallanshahit se do tė lirojmė, Tuku iu pėrgjigj: "Mjaft qė mė keni mashtruar deri mė sot. Kėtej e tutje nuk do tė mundni kurrė tė mė mashtroni!". 3- Tuku u sėmur nga apendisiti dhe u shkoi nė dorė si cjapi te kasapi. Unė nuk jam sėmurė. Vrasja nė sėmundje e sipėr ėshtė mė me leverdi nga tė gjitha tė tjerat. Nga ana tjetėr ai u shkoi nė dorė pas ngjarjeve tė lartpėrmendura, kur zyrtarėt antiligjorė ishin mbushur plot urrejtje, nervozizėm dhe dyshime ndaj tij, se mos u zbulonte makinacionin e vetakuzės pėr tė cilin e dėnuan. Ēfarosja e tė burgosurve pėr antiligjorėt ka njė bazė teorike, por ē'na duhet teoria kur praktika flet vetė? Zyrtarėt antiligjorė tashmė e kanė deklaruar hapur tek tė burgosurit se nė prag tė njė rreziku eventual do tė shfaroseshin preventivisht tė gjithė ata. Sikur njė gjė e tillė ta thoshte njė shtetas i lirė i ēfardoshėm, ligji do ta dėnonte si disinformator tė shtetit. Oh ē'ironi e fatit tė njeriut tė lirė! Hej, ti njeri i lirė i kohės sonė dhe i brezave tė ardhshėm! Ti qė asgjė s'ke vuajtur, asnjė s'ke parė me sytė e tu dhe qė asgjė s'ke dėgjuar tė tillė me veshėt e tu, po tė kishte mundėsi qė t'lexoje tė dy testamentet e mija, do tė konkludoje se shkruesi ėshtė relatues i hatave fantastike.

    Edited by tiranaforum - 25/1/2010, 11:05
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.