Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Letėr Mehmet Shehut

    Nė kaushin tim tė izolimit kanė kaluar me dyzina tė burgosur. Izolimi im vazhdon tė jetė i gjatė. Po! Vazhdon, se unė jam Bedri Spahiu qė kam jetuar dhe punuar nė mes tė udhėheqjes sė Partisė dhe tė Shtetit dhe si i tillė, me sa duket, dikujt, iu pandehkam shumė i pėrshtatshėm pėr ta bėrė mish-mash udhėheqjen, pėr tė ndjellur dyshime ndaj njėri-tjetrit, pėr tė intriguar. Janė pikėrisht shpifjet, atribuimet falso, dėshmitė e rreme nė drejtim tė udhėheqsve, ato qė kėrkojnė shkelėsit e ligjeve, me izolimin tim tė pėrjetshėm. A nuk kanė siguruar prova e dėshmira tė rreme nga ata qė kanė qenė tė izoluar me mua gjatė kėtyre vjetėve? E kush nuk i di kėto gjėra. Le tė shėrbeje ky testament si njė paralajmėrim tjetėr, nė vijim tė atij qė kam paraqitur me shkrim nė gjyq, se shkelsit e ligjit nuk do tė mundnin kurrė tė mė katandisnin njė krijues provash tė rreme dhe njė jallanshahit. Le tė shėrbejė ky Testament i depozituar nė arshivat e udhėheqjes sė vėndit, si fjala e fundit e njė njeriu qė duke mos pėrfillur asgjė i thotė udhėheqjes: "Nė qoftė se pėr shkakun tim dhe tė Tukut kanė arritur tė tronditin sado pak besimin tuaj ndaj njėri-tjetrit, pėrmbahuni e hidheni tej dyshimin. Tani unė mund t'u siguroj e t'ju garantoj edhe pėr Tukun (se jetova me tė ditėt e fundit tė jetės sė tij) se nuk ka asnjė udhėheqės, qoftė i Byrosė, i K.Q. apo i Qeverisė, qė tė jetė pėrfolur me mua apo me Tukun: qė tė ketė pasur ēfardo lloj lidhje qoftė kundėr udhėheqjes (si tėrsi apo pėr antarsi tė veēantė tė saj), apo vijės sė saj: qė tė jetė implikuar direkt apo indirekt ose sido qoftė qė tė ketė pasur dijeni pėr ēfardo veprimtarie si ajo qė na u atribua dhe pėr tė cilat u akuzuam dhe u dėnuam unė dhe Tuk Jakova". Ē do udhėheqės veē e veē e beson kėtė deklaratė time se beson veten e tij. Kolektivisht ata nuk e besojnė se, nuk ėshtė oportune, qė tė verė njeriu dorėn mbi zjarr pėr tė gjithė tė tjerėt. Por pas 50 vjetėve, kur udhėheqėsit do tė kenė vdekur, mė i riu qė akoma do tė jetojė, do tė mund tė thotė: "Koha vėrtetoi deklaratėn e Testamentin e Bedri Spahiut. Tė mallkuar qofshin ata qė na bėnė tė dyshojmė pėr njėri-tjetrin. Dhe ky mallkim do tė jetė pėr mua njė shpėrblim post-mortum. 5) Po! Janė po ato metoda dhe po ato synime qė kanė ndjekur antiligjorėt gjatė gjashtė vjetėve tė para, qė po pėrsėriten sot. Ėshtė po ajo veprimtari antiligjore qė po mė persekuton: por unė nuk jam, nga fiziku ai qė kam qenė dy vjet mė parė. Represionet shėndetėsore ia arritėn qėllimit, e rrėnuan trupin tim. Tani unė nuk mund tė dalė i gjallė nga kjo periudhė e re represionesh. Por edhe nuk dua qė tė vdes pa lėnė pas zėrin tim, pa thėnė ato qė pashė, pa lėshuar njė dritė qė udhėheqja tė shohė se ē'po ndodh nė burg. Pikėrisht unė vendosa sot dhe jo mė parė qė ta le kėtė Testament. Nė ēdo shtet ka njė ketegori zyrtarėsh qė merren me ushtrimin e ligjeve penale, me zbatimin e tyre. Nė legjislacionin e ēdo shteti konstitucional parashikohet ēfaqja e shkelėsve tė kėtyre nga rradha e zbatuesėve. Nė ēdo legjislacion penal parashikohen dispozita pėr mbrojtjen e tė burgosurve nga arbitrariteti i zyratrėve dhe sanksione kundėr kėtyre tė fundit. Kjo vėrteton fajktin se ligjėvėnsit kanė mė sė miri pėrvojėn e rrugės sė dhėmbshme e tė pėrgjakur nėpėr tė cilėn ėshtė zhvilluar e drejta penale nė pėrgjithėsi. Kategoria e zyrtarėve tė ngarkuar me zbatimin e ligjeve penale tė shtetit tonė, nuk mund tė mos nxjerrė nga gjiri i tyre, shkelės ligjesh. Kėtė e ka vėretuar vetė edhe historia e popullit tonė: kėtė unė e kam vėrtetuar edhe nga pozita e udhėheqėsit dhe po e shoh tani edhe nga pozita e tė burgosurit. Pėr kėtė flasin dhe dosjet e gjyqit tė zyrtarėve tė lartė tė dėnuar pėr shkelje ligjishmėrie. Stivė janė bėrė listat e qytetarėve, nė zyrat pėrkatėse, tė denoncuar si armiq nga tė burgosurit e torturuar. Nuk mund tė mos ketė lindur pyetja: "Po si ėshtė e mundur tė jenė armiq tė gjithė kėta? "Nuk mund tė mos ketė lindur dyshimi pėr njė punė tė keqe nga ana e hetuesėve qė shkelin ligjet. Janė parė hetues qė, pasi i kanė torturuar pėr 15 muaj me rradhė tė pandehurit qė tė denoncojnė qytetarėt, kthehen pas njė viti tek i pandehuri dhe i hedhin listėn e emrave tė denoncuar duke i thėnė: "I poshtėr na ke gėnjyer". Janė parė hetues qė kur janė gjendur pėrpara njė tė dėnuari qė u ka thėnė me plot gojėn se tė gjitha listat e dhėna prej tij janė tė rreme, ata janė gjendur aq keq sa u ka shpėtuar nga goja pohimi: "Por atėhere u dashka tė futemi brenda nė burg ne!" Dhe tė mos futet "brenda" vetė, e mbajnė tė dėnuarin 9 muaj nė izolim apsolut, qė tė "gjejė mėndtė" tė bėhet" i arsyeshėm", tė pranojė prapė listėn dhe tė heq prej saj vetėm "disa" emra. Tė gjitha kėto tregojnė se po kapėrcehet caku i fshehtėsisė dhe i sė mbuluarės. Enėt e shpuara, pėr tė dalur, nxihen nė diell".

    Ju padis

    Ē'u bė me mua gjatė shtatė muajve nė burgun e Kalasė sė Kaninės, gjatė pesė muajve tė hetuesisė dhe gjatė tetė vjetėve tė izolim, ėshtė ēėshtje e sė shkuarės, ēėshtje personale, ēėshtje qė nuk ēon kandar, se unė nuk padis ata qė mė kanė munduar mua nė hetuesi, dhe ata qė mė mundojnė sot. Unė nuk nisem nga ajo qė mė bėhet mua, qė mė shkelet mua, por nga ajo qė ėshtė e mbrojtur nga ligjet e Republikės. Unė padis tė gjithė ata shkelės ligji qė veprojnė si tė tillė pse akoma nuk janė identifikuar nga udhėheqja si tė tillė. Nė qoftė se kjo padi do t'u bjerė nė dorė atyre, ata nuk do tė habiten nga pėrmbajtja. Ata e dinė mirė se se kjo pėr tė cilėn i akuzoj unė nuk ėshtė veēse njė pjesė e kufizuar dhe e zbehtė e tėrė asaj qė bėjnė ata sė bashku. Me gjithė kėtė ata do tė zemėrohen. Padiaime ndjell zėmėrimin e tė paditurve, tė cilėt janė tė plotfuqishėm: por kjo plotfuqishmėri e tyre, ėshtė e paaftėtė shlyej atė qė unė lė Testament: ėshtė e paftė tė shlyej realitetin dhe tė vėrtetėn qė3 ėshtė nė bazė tė kėsaj padie, jetėn e burgut".
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.