Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    Letėr nga burgu Mehmet Shehut

    Bedri Spahiu.

    Shkėlqesisė sė tij. Mehmet Shehut Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Tiranė. Mė lejoni shkėlqesi t'ju paraqes pjesėn e dytė tė Testamentit tim. Rrethanat e sollėn qė nuk mund tė pėrmbahesha pa ju shqetėsuar dhe njė herė. Nuk po zgjatem, se s'kam asnjė pėr tė shtuar pas letrės shoqėruese tė Testamentit tė parė. Me nderime Bedri Spahiu. Hyrje. Dihet se zakonisht testamentet bėhen nė prag tė vdekjes, por nganjėherė ndodh qė hartuiesi pasjeton dhe i duhet tė bėjė testamentin e dytė, kur vdekja i troket pėrsėri nė derė. Ky ėshtė edhe rasti im. Te njerėzit nė pėrgjithėsi, pasjetimi ėshtė rezultat i njė ripėrtėrirjeje tė shėndetit tė njeriut, ndėrsa tek unė ėshtė rezultat i njė ripėrtėritjeje tė ligjshmėrisė sė Republikės nė fushėn e administrimit tė tė burgosurve. Nė fakt, nė fillim tė vitit 1966, tė dėnuarit qė vuanin njė izolim prej vitesh u nxorrėn nė dritė nga dhomat e izolimit tė Prepotencės; tė burgjeve tė aftė dhe gjysmė tė aftė iu dha mundėsia tė venė nė kampe, duke u nisur nga njė qėllim "humanist: qė "tė mos kalbeshin nė burgje". Tė burgosurit qė nuk ishin tė aftė pėr punė aq sa duhej ose qė dyzonin tė venin nė kamp se mos atje do tė kishin vėshtirė nė punė, inkurajoheshin nga persona zyrtarė se nė kamp do tė ishin shumė mė mirė se nė burg dhe se askush nuk do t'iu kėrkonte punė mė tepėr nga sa mund tė bėnin. Jeta e vėrtetoi se kėto inkurajime ishin tė sinqerta dhe tė burgosurit nė fjalė u kėnaqėn. U hoq dorė nga inkurajimi dhe pėrdorimi i brigadave pėr tė rrahur punėtorėt e burgosur. U kėrcėnuan brigadierėt se do tė dėnoheshin penalisht po tė rrihnin paskėtaj tė burgosurit. Vetė zyrtarėt antiligjorė shpallėn me gojėn e tyre se rrahja e tė burgosurve nuk u lejohet mė as vetė zyrtarėve dhe se do tė zbatoheshin vetėm dėnimet e rregullores dhe, po tė ishte rasti, dhe ato tė Kodit Penal. Marrėdhėniet e tė burgosurve me administratorėt u vunė mbi bazė tė ligjit dhe tė rregullores, mbi bazė tė ligjshėmrisė shtetėrore dhe pra tė dinjitetit njerėzor.
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.