Ditari i Bedri Spahiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    Bedri Spahiu ishte politikan shqiptar, Anetar i Byrose Politike, Sekretar i Komitetit Qendror te PPSh, Ministėr i Arsimit dhe Kulturės i Shqipėrisė qė nga 24 korriku i vitit 1953 e gjer mė 21 qershor tė vitit 1955. Ai u vu gjithashtu nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm me gradėn gjeneral major.image

    Kush ishte Bedri Spahiu

    Ka lindur mė 13 korrik 1908, nė lagjen "Palorto" tė qytetit tė Gjirokastrės. Gjatė fėmijėrisė, gjendja ekonomike e familjes sė tij ishte shumė e rėndė. Babai i tij, Sinani, shkoi nė kurbet (nė Turqi) me shpresė pėr t'u mėkėmbur. Gjatė kėsaj kohe Bedri Spahiu ishte nė shkollėn fillore dhe deri mė 1923 mbaroi filloren me nota tė shkėlqyera. Nė pamundėsi ekonomike pėr tė vazhduar ato klasa qė i mbeteshin si dhe gjimnazin, mė 16 maj 1923 u nis pėr Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresė pėr tė vazhduar shkollėn. Mbaroi shkollėn fillore italiane nė Stamboll dhe mori dėftesėn e lirimit. Periudha e jetės sė tij me idetė komuniste, siē e ndan vetė, pėrbėhet nga tri faza, e para prej tė cilave filloi nė shtatorin e 1927-ės dhe mbaron nė gusht 1931 (nė shkollėn e artilerisė). Nė kėtė fazė aktiviteti i tij ėshtė propaganda komuniste nė shkollė. Faza e dytė fillon nė gusht 1931 (nė ushtrinė e Zogut) deri nė tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Pėrgjithshėm, ai zgjidhet anėtar i kėtij Shtabi. Nė Berat u zgjodh anėtar i Byrosė Politike dhe me kėtė funksion ishte deri nė 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derėn e sallės ku bėhej plenumi i KQ tė PPSH-sė mė 17 qershor 1955 dhe izolohet pėr pesė ditė nė njė shtėpi. Kjo erdhi si pasojė e luftės sė tij tė gjatė kundėr politikės sė Enver Hoxhės. Mbas 15 ditėsh, mė 23 qershor 1955 internohet familjarisht nė Elbasan. Mė 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet nė Kalanė e Kaninės nė Vlorė, prej ku transferohet nė 4 janar 1958 pėr Tiranė. U dėnua me 25 vjet. Nė 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e nė Selenicė. Lirohet nga internimi mė 10 maj 1990, ditėn kur u shpėrnda Komisioni i Internim - Dėbimeve. Bedri Spahiu ka qenė prokuror nė gjyqin special, prokuror nė gjyqin e Koēi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandės, pastaj ministėr i Arsimit dhe Kulturės deri nė kohėn e Plenumit tė vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq mė 11 janar 1998.

    Ka thene per...

    Enver Hoxhen
    "Enver Hoxha ėshtė njė njeri pa principe, dhe unė tregoj mospėrfilljen time pėr tė. Pėrderisa Enver Hoxha nuk do tė mė dėnojė me vdekje, kjo do tė thotė qė pozita e tij ėshtė dobėsuar qė nga dita qė pushkatoi Liri Gegėn dhe Dali Ndreun"

    Mehmet Shehun
    "Mehmet Shehu ėshtė njė kriminel nga natyra, por tė paktėn ėshtė njeri me taban. Mehmeti ishte njė njeri me karakter tė fortė dhe, sipas meje, nuk mund tė vriste kurrė veten, por atė e kanė vrarė"

    Ramiz Aline
    "Ramiz Alia doli mė i fortė se mėsuesi i tij, Enver Hoxha. Pėr mua ai ishte thjesht njė mi gjirizi, qė donte tė bėnte karrierė nė atė kohė. Enver Hoxha ishte i keq, por mė i keq na u shfaq pasardhėsi i tij, Ramiz Alia"

    ---------------------------------------

    Bedri Spahiu eshte i vetmit ish udheheqes komunist qe beri PENDESEN.

    ku ai shpreh keqardhjen per te keqijat e komunizmit dhe ku kerkoj falje boterisht per vitet kur ai punoj si Prokuror i Shtetit ne periudhen 1945-1950.

    "Por pas 50-vjetėve kur udhėheėsit do tė kenė vdekur, mė i riu i tyre qė do tė jetojė akoma do tė shprehet: "Koha vėrtetoi tė drejtėn e Testamentit tė Bedri Spahiut"

    Bedri Spahiu: "Pėrse Enveri mė mban nė burg"


    Njėri prej personaliteteve mė tė spikatura tė Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, Bedri Spahiut, i cili u lind nė vitin 1908 nė qytetin e Gjirokastrės. Spahiu pasi u shkollua pėr disa vjet nė njė kolegj italian nė Stamboll u kthye nė Shqipėri nė 1927-ėn e vazhdoi mėsimet nė gjimnazin e Shkodrės. Mė pasė ai u diplomua nė Shkollėn Ushtarake tė Artilerisė nė Tiranė. Pasi shėrbeu pėr disa vjet si ushtarak i Monarkisė sė Zogut, Bedriu u arrestua nė vitin 1927 i akuzuar si pjesmarrės nė Lėvizjen e Fierit dhe organizator i krijimit tė grupit komunist tė oficerėve zogistė. Qė para pushtimit italian tė vėndit, Spahiu krijoi grupin komunist tė Gjirokastrės dhe pas formimit tė PKSH-sė ai u zgjodh sekretar i pėrgjithshėm i asaj partie pėr degėn e Gjirokastrės. Mė pas Spahiu u zgjodh dhe antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlir, antar i Byrosė Politike dhe nė Qeverinė e Parė Provizore tė kryesuar nga Enver Hoxha ai u emėrua nė funksionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės. Deri nė vitin 1955 kur ai u arrestua pas debateve tė ashpėra qė pati nė Plenium me Enver Hoxhėn lidhur me shtrembėrimin qė po i bėhej historisė sė Luftės, Spahiu mbajti edhe funksionet e Sekretarit tė K.Q. e Ministrit tė Arsimit. Nė vitin 1957 Bedri Spahiu u dėnua me 25 vjet burg dhe pas lirimit nė 1974-ėn ai u internua nė Selenicė tė Vlorės, ku qėndroi deri nė vitin 1990-tė. Nė shkrimin e mėposhtėm po botojmė pjesėn e dytė tė letrės qė ai i dėrgoi Kryeministrit Mehmet Shehu, kur vuante dėnimin nė burg, si dhe letrėn dėrguar Kryehetuesit tė Republikės.

    Autobiografia e Spahiut

    "U linda mė 13 korrik 1908 nė njė familje bujqish nė lagjen Palorto tė qytetit tė Gjirokastrės. Nėna vdiq kur unė isha 10 vjeē. Babain nė prill 1944 erdhėn dhe e morėn nė shtėpi dy ballista dhe e vranė nė njė pėrrua. Trupi nuk u gjet asnjėherė.
    Gjatė fėminisė time gjendja ekonomike e familjes ishte shumė e rėndė. Babai im, Sinani, shkoi nė kurbet (nė Turqi) me shpresė pėr t'u mėkėmbur. Pėrpjekjen e dytė e bėri mė 1922. Gjatė kėsaj kohe unė isha nė shkollėn fillore dhe deri mė 1923 unė mbarova 4 klasė me nota tė shkėlqyera. Nė pamundėsi ekonomike pėr tė vazhduar ato klasė qė mė mbeteshin si dhe gjimnazin, mė 16 maj 1923 u nisa pėr Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresė pėr tė vazhduar shkollėn.
    Ende pa u ēmallur mirė, babai filloi tė mė fliste pėr "punė". "Nuk kam ardhur pėr punė"- i thashė,- "por pėr tė vazhduar gjimnazin". Mė foli pėr vėshtirėsitė qė kishim ne tė ardhurit nė njė vend tė huaj, pa pėrkrahje e pa pasuri.
    I shkreti plak. Ai fliste me logjikėn e jetės, por ishte njė trokitje nė portėn e shurdhit se unė isha i pushtuar nga pasioni pėr tė vazhduar shkollėn. Pas disa kohe i them babait se njė borshiot, Hidajet Xhuveli, qė ishte shėrbėtor nė konsullatėn italiane nė Turqi, kishte marrė pėrsipėr tė mė fuste nė shkollėn Saleziane.
    Nė pritje qė tė vinte shtatori pėr fillimin e shkollės, ai kėrkonte nga punė si shpėrblim qė t'i mėsoja djalit tė tij shqip. Meqė Salezianėt kishin gjimnaz nė Stamboll dhe nė Kajro, shpresoja qė tė vazhdoja atje pasi tė mbaroja ato vite tė fillores qė mė kishin mbetur nė Gjirokastėr.
    Pra, mbarova shkollėn fillore italiane nė Stamboll dhe mora dėftesėn e lirimit, por plani im u hodh nė erė nga doktori. Ai mė kėshilloi tė ndėrpres studimet sepse kisha anemi tė theksuar.
    "Eshtė e pamundur!"-ju pėrgjigja.
    "Sigurisht"-mė tha- "ėshtė keq tė ndėrpresėsh studimet, por Meglio un asino vivo che un dottore morto!"
    I dėshpėruar kthehem tek babai dhe filloi tė ruaj bagėtinė bashkė me tė. Siē duket, nga ajri i pastėr, nga pushimet nė natyrėn e larmishme, shėndeti im filloi tė kthehej pėrsėri. Ndėrkohė (aty nga korriku 1927) vjen nė Izmir ambasadori i Shqipėrisė nė Ankara, Reuf Ficua. Nė kėto rrethana, u pėrtėri pasioni im i vjetėr pėr tė vazhduar mėsimet dhe njė shpresė e re mė shtyti t'i drejtohem ambasadorit pėr njė bursė nga shteti shqiptar. Ky i pa dėftesat shkollore me notat shumė tė mira dhe "Attestato di primo grado" e duke mė shikuar drejt nė sy, m'u pėrgjigj. Po! Do tė kesh bursė. Nga mesi i shtatorit 1927 isha nė Ministrinė e Arsimit nė Tiranė nė pritje tė radhės pėr t'u future tek Sekretari i Pėrgjithshėm. Sapo ēela derėn, sekretari brofi nė kėmbė i gėzuar dhe i hutuar. "Bedriu!" -tha. - "Sa mirė qė erdhe vetė. E di, e di. Na ka shkruar Reufi. E kam bėrė aktin gati pėr gjimnazin e Shkodrės. Tani ēoje vetė. Hajt, udhė e mbarė dhe suksese!" Ky ishte Thoma Papapanua, ai mėsues i Gjirokastrės qė mė 1923 ndėrmjetėsoi tek Javer Beu qė tė mė jepej njė bursė pėr tė vazhduar shkollėn.

    Fillova gjimnazin pas pesė vjetėsh sorollatje. Pesė vjet tė sakrifikuar nė altarin e fukarallėkut. Por pėr kėtė humbje as qė mendjoja nė ato kohė. Kryesorja ishte se kisha marrė bursė dhe mė ishte siguruar gjimnazi. Por a ishte siguruar vallė? Nė pranverėn e vitit tė dytė tė shkollės mė erdhi fletė thirrja pėr ushtar.
    Drejtoria kėrkoi shtyrjen derisa tė mbaroja vitin shkollor. Thirrja ishte arbitrare, se unė isha djalė i vetėm dhe si pasojė pėrjashtohesha nga shėrbimi ushtarak. Ju drejtova Fuat Kikinos, kryetar i zyrės sė rekrutimit, por pa dobi. Me tė dalė nga kjo zyrė, ndeshem ballė pėr ballė me Pandeli Dilon njė banor i lagjes time. "A tė shkretėn!"- ja bėri Pandeliu, kur mori vesh hallin tim. "Si nuk erdhe pak pėrpara! Pėr gjysmė ore kohe humbe njė rast tė mire".
    Pandeliu mė tregoi se nė kazermat qė ishin pėrballė, njė vit mė parė ishte ēelur shkolla e oficerėve tė altilerisė (me mėsues oficerė italianė) dhe se si vjet ishte shpallur njė konkus pėr nxėnėsit e rinj dhe se gjysėm ore pėrpara kishte mbaruar afati i paraqitjes sė lutjeve. "Megjithatė"-shtoi Pandeliu-"kapitenin e lashė nė zyrė. Tė shkojmė njė herė. Mbase e pranon lutjen". Ishte njė nga momentet mė tė vėshtira tė jetės time.
    Unė kisha lindur ditėn e njė ylli tė keq pėr shkollėn e rregullt, por tani duhej vendosur nėse do tė pranoja tė shkoja ushtar dhe, mbas tė kryeja shėrbimin, tė flakesha nė togun e tė papunėve ose nėse do tė pranoja tė futesha nė shkollėn e artilerisė pėr tė pasur pas dy vjetėsh njė rrogė tė siguruar me shėrbimin e urryer tė oficerit. Pranova kėtė tė fundit dhe fillova shkollėn e artilerisė nė Tiranė. Por cili ishte ideali im nė atė kohė? Pėr ta bėrė tė qartė kėtė duhet tė kthehem prapa, nė periudhėn kur jetova nė Izmir.
    Nė Turqi qėndrova 4 vjet e gjysėm, prej 16 Maj 1923 deri 15 Shtator 1927. Dy vjet i kalova nė shkollė ku kisha siguruar fjetje dhe ushqim. Dy vjet e gjysmė bėra jetėn e kurbetit. Kjo jetė ishte njė luftė pėr strehim, pėr ushqim, pėr punė. Punova nė disa vende pune. Privacionet ishin bashkėudhėtarėt tanė. Vajta nė Izmir me idetė e nacionalizmit shqiptar, me mendime demokratike dhe republikane.
    Dashuria pėr njerėzit, dhimbshuria pėr tė vuajturit, pabarazia sociale, bėnė punėn e tyre. Shtojmė kėtu edhe propagandėn marramendėse sovjetike qė hynte nė atė kohė nė Turqi. Unė pėrjetova nė mėnyrėn mė tė natyrshme idetė e Revolucionit tė Tetorit dhe u ktheva nė Shqipėri me bindje komuniste. Tėrė jetėn ia kushtova komunizmit dhe u desh njė praktikė e gjatė individuale dhe kolektive, nė ndėrtimin e shtetit dhe tė jetės nacionale, pėr t'u bindur se kombi i ēdo sistemi begatohet, por kamja dhe skamja riprodhohen brenda begatisė, se pavarėsisht nga sistemi dhe nga shkalla e begatisė, kombi ėshtė i detyruar tė aplikojė shpėrndarjen e diferencuar tė tė ardhurave kombėtare dhe tė ketė njė bashkėjetesė tė formuar nga akumulues dhe punėtorė.
    Eshtė njė bindje e sajuar me shumė vonesė, por mė mirė vonė se kurrė. Kėshtu unė bėra divorcin me komunizmin. Periudha e jetės time me idetė komuniste nė kohė ndahet nė tri faza: Faza e parė fillon nė shtatorin e 1927 dhe mbaron nė gusht 1931 (nė shkollėn e artilerisė). Nė kėtė fazė aktiviteti im ėshtė propaganda komuniste nė shkollė.

    Faza e dytė fillon nė gusht 1931 (nė ushtrinė e Zogut) deri nė tetor 1941.
    Nė ushtrinė e Zogut unė krijova grupin komunist tė ushtarakėve (ndoshta do tė ishte mė mirė tė quhet rrethi i ushtarakėve). Nė 11 qershor 1937 u arrestova duke qenė oficer bashkė me shumicėn e shokėve tė grupit. Kryengritja e Fierit kishte dėshtuar dhe meqė ne kishim lidhje me ta, na arrestuan me akuzėn: pjesmarrje nė tė, subversin nė ushtri dhe propagandė komuniste.
    Pas 7 muajsh hetuesi, na liruan dhe mua me Tahir Kadarenė na internuan nė Gjirokastėr. Nė vitin 1938 u arrestua bashkė me Tahirin nė Vlorė sapo zbritėn nga njė vapor jugosllav ku kishim hipur nė Sarandė me emra tė rremė, pėr tė vajtur jashtė shtetit. Nga Vlora pėrfundova nė birucat e Gjirokastrės ku ishte vendi i internimit.
    Gjatė kohės qė isha i internuar nė kėtė qytet krijova grupin komunist tė Gjirokastrės. Nė Konferencėn e Gjirokastrės u zgjova sekretar i parė i partisė pėr Gjirokastrėn dhe mė vonė komisar politik i qarkorėve Vlorė-Gjirokastėr. Kur u formua Shtabi i Pėrgjithshėm, unė isha anėtar i kėtij Shtabi. Nė Berat u zgjodha anėtar i Byrosė Politike dhe me kėtė funksion isha deri nė 17 qershor 1955.
    Faza e dytė si komunist (dhe qė pėrfshinte periudhėn gusht 1931-tetor 1941) ka tė bėjė me formėn organizative tė punės sime. Rezultatet e arritura me njėrin apo tjetrin individ, unė i pėrforcoja me njė punė tė vazhdueshme propagandistike. Isha njė gjuatės njerėzish qė mė duheshin, aq sa shokėt mė emėruan "Kaēatori".

    Faza e tretė fillon nė nėntor 1941 (themelimi i Partisė) dhe mbaron 17 qershor 1955 qė unė arrestohem sapo kalova derėn e sallės ku bėhej plenumi i KQ tė PPSH-sė dhe mė izoluan pėr pesė ditė nė njė shtėpi. Kjo erdhi si pasojė e luftės sime tė gjatė kundėr politikės sė Enver Hoxhės.

    Mbas 5 ditėsh mė 23 qershor 1955 internohem familjarisht nė Elbasan.
    Mė 1 qershor 1957 arrestohem dhe izolohem nė Kalanė e Kaninės nė Vlorė prej ku transferohem nė 4 janar 1958 pėr Tiranė.
    U dėnova mė 25 vjet.
    Nė 6 tetor 1974 lirohem nga burgu dhe internohem drejt nė Selenicė.
    Lirohem nga internimi mė 10 maj 1990 ditėn kur u shpėrnda Komisioni internim-dėbimeve.

    Arrestimi im i parė ka qenė mė 1925 nė Turqi kur unė nuk pranova tė flas turqisht. Akuza:"krim i pėrdorimit tė gjuhės amėtare". I dyti mė 11 qershor 1937 nė ushtrinė e Zogut. I treti mė 1938 kur arratisem me Tahirin. I katėrti nė nėntorin 1941 pėr organizimin e hedhjen e trakteve sė bashku me Bajram Sinoimerin. I pesti 13 mars 1942 arrestohem i tradhėtuar nga njė golemas. I gjashti mė 4 janar 1958, tani si armik i komunizmit. Jam internuar 4 herė; mė 1934 para se tė vinte Konti Ēiano nė Tiranė, mė 15 Shtator 1937 kur mė liruan nga hetuesia e ushtarakėve. Mė 23 Qershor 1955 nė Elbasan kur pėrjashtohem nga Partia. Mė 6 tetor 1974 mbasi lirohem nga burgu i Burrelit.

    "Lavdi Zotit!"- thoshte gjyshi im, kur binte fjala pėr shtetin- "e kalova qindin e nuk e pashė derėn e Hyqymetit as pėr mirė e as pėr keq". Mua nipit tė tij mė takon tė them: Lavdi Zotit! Tė gjithė regjimet shtetėrore mė kanė arrestuar vetėm pėr ēėshtje politike.

    Edited by el_a - 25/1/2010, 12:35
     
    .
10 replies since 24/1/2010, 14:01   1118 views
  Share  
.