Nga biblioteka e vilės nė Bllok janė vjedhur koleksionet e Enverit

Nexhmije Hoxha

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. newentry
     
    .

    User deleted



    Biblioteka e Enver Hoxhės e kalonte kuadrin e njė biblioteke personale a familjare, si nga numri i vėllimeve, qė siē e kam pėrmendur - arrinte deri nė 25 mijė - ashtu edhe nga pėrmbajtja, shumė e larmishme dhe me autorė tė shumtė tė shquar e me vepra tė njohura tė kulturės e tė shkencės botėrore.

    Menjėherė pas ardhjes nė pushtet tė (ashtuquajturės) Partisė Demokratike, me urdhėr tė kryetarit tė saj, Sali Berishės, e nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Azem Hajdarit, veprat e Enverit dhe gjithė literatura marksiste u dogjėn nė rrugė e sheshe, nė kapica tė mėdha zjarri, siē kishin bėrė nazistėt e Hitlerit, kur morėn pushtetin nė Gjermani apo dhe inkuizicioni, veēse me njė ndryshim, "militantėt" e ekzaltuar tė kėsaj partie qė "do tė na ēonte nė Europė", kėrcėnonin e bėrtisnin rreth kėtyre turrave zjarri e flake si mė primitivėt e tribuve afrikane.

    Me njė vendim qeveritar, Kryeministri i PD-sė, Aleksandėr Meksi, urdhėroi qė gjithė literatura politike e marksiste e bibliotekės sė Enver Hoxhės tė dėrgohet pėr karton. Nuk ka dokument mė tė qartė qė flet vetė pėr injorancėn e intolerancėn e figurave mė tė larta qė erdhėn nė pushtet nė emėr tė demokracisė. Me gjithė urdhrat e lėshuara, kjo lloj literature nuk ėshtė zhdukur.

    Njerėzit e ndershėm, tė guximshėm dhe me kulturė i kanė ruajtur, hapur ose fshehurazi, veprat e Enverit, librat me kujtimet e refleksionet e tij, pėr blerjen e tė cilave thyheshin xhamat e librarive, ku bėhej vargu i njerėzve qė mė 4 tė mėngjesit, megjithėse kishin arritur tė botoheshin disa herė, me njė tirazh deri edhe nė 180 mijė kopje njė titull.

    Edhe ēdonjėri nga ne, si familje, unė dhe tre fėmijėt e mi, mundėm tė sigurojmė serinė e plotė tė Veprave tė Enverit, qė i kishim pėr pėrdorim personal, por ne nuk mundėm t'i tėrheqim disa vėllime tė ruajtura qė nga Lufta Nacionalēlirimtare e viteve tė para pas ēlirimit, gazeta, trakte, broshura, revista etj.

    Kėto i kisha paketuar me kujdes dhe i kisha vėnė nė njė dollap, nė papafingo, siē e quajnė gjirokastritėt katin nėn ēati. Po kėshtu kisha paketuar abetaret, libra, vizatime tė fėmijėve tanė gjatė viteve tė shkollės fillore, bashkė me dėftesat e tyre, si edhe librezat ku mėsueset shėnonin vėrejtje, lavdėrime, karakteristika tė veēanta tė nxėnėsve, qė unė i vlerėsoja shumė dhe Enveri bėnte shėnimet nga ana e tij dhe vinte firmėn si prind.

    Askush nga ata qė kishin nė dorėzim shtėpinė nuk diti tė mė thotė ē'u bėnė kėto. Sigurisht, i hapėn pėr tė parė "ē'dokumente" ishin paketuar me aq kujdes: ato tė luftės ua acaruan nervat, pėr ato tė fėmijėve kanė thėnė: "Sa budallenj!" dhe "tė menēurit, tė emancipuarit" e Partisė Demokratike i ēuan nė furrat ku dogjėn librat e Enverit dhe veprat e Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, duke menduar se kėshtu "digjnin historinė e periudhės komuniste".
    Kėtė fat patėn dhe gjithė librat e shkrimtarėve tanė, si letėrsi e "realizmit socialist", nuk u kursyen as librat "Historia e Shqipėrisė", ato mbi Historinė e Luftės Nacionalēlirimtare etj.

    Nuk dihet ē'kanė bėrė me 5 vėllimet voluminoze (nė formatin e enciklopedive tė mėdha) tė procesverbaleve tė Kominternit (Internacionales Komuniste), qė me kėrkesė tė Enverit i qenė dėrguar nga Moska.
    Ishte kopje e vetme nė Shqipėri, e vyer jo vetėm pėr komunistėt, por pėr ēdo studiues, historian e njeri me kulturė. Nuk di ē'u bė me librat nė gjuhėn ruse, ndoshta edhe kėto janė djegur a ēuar pėr karton, pavarėsisht se ishin kryesisht tė kolosėve tė letėrsisė ruse, Pushkin, Tolstoi, Dostojevski, Gorki etj.
    Nuk e marr dot me mend se nė ē'shtėpi kanė pėrfunduar gjithė ato vėllime tė fjalorit enciklopedik francez "Larousse" (Larus), qė i kishim nė bibliotekė qė nga botimi mė i vjetėr, i madh, i rėndė, si dhe tė gjithė tipat e mėvonshme tė "Petit Larousse" (Larus i vogėl), mė tė pėrsosur nė pėrmbajtje e mė praktik nė pėrdorim, madje, edhe nė format xhepi. Kėta fjalorė pėrdoreshin nga gjithė pjesėtarėt e familjes, qė njihnin dhe punonin nė frėngjisht.

    Ku kanė shkuar enciklopeditė angleze, italiane, ruse, qė ishin njė gurrė e pashterur njohurish, tė cilat Enveri nuk pėrtonte t'i shfletonte e tė gjente atė qė kėrkonte vetė ose qė donin tė dinin fėmijėt?
    Ku vajti tėrė ajo pasuri kulturore, siē ishin albumet e mėdha me riprodhime tė pikturave nga muzetė mė me famė tė Europės, albumet me riprodhime tė ilustruara tė ndėrtimeve mė tė bukura e interesante botėrore, si ato tė antikitetit, piramidat e Egjiptit, tempujt e Athinės, kėshtjellat e Mesjetės e pamje tė tjera me vlera tė veēanta historike e artistike tė popujve tė ndryshėm? Ku kanė pėrfunduar, pra, tė gjitha kėto vėllime tė vyera, cilat duar i kanė pėrvetėsuar?
    Po ai koleksion i pasur pullash postare nga mė tė vjetrat tė shtetit shqiptar dhe nga shumė vende tė huaja, qė ia kishte dhuruar Enverit Drejtoria e PTT-sė, me rastin e njė pėrvjetori datėlindjeje dhe qė ai e mbante nė pjesėn e poshtme tė bibliotekės, tė mbyllur me kapakė, pikėrisht prapa karriges sė tryezės sė tij tė punės, nė cilėn dorė ka rėnė?

    Nuk e di nėse i ka rėnė nė vesh Genc Pollos se ku ka pėrfunduar ky koleksion i rrallė, se, sigurisht, do ta kishte shumė zili, pasi kur ishte i vogėl ai ishte njė koleksionist amator i pasionuar i pullave postare. Kėtė e kam mėsuar, kur isha njė herė nė shtėpinė e tij, pėr tė uruar nė njė datėlindje babanė e tij, shokun tonė Stefanaq Pollo.
    Mamaja e Gencit, kur ma prezantoi djalin e saj, mė tha se atij, nga vendet e Europės i mungonin pullat vetėm tė njė vendi tė vogėl, Lihtenshtejnit. Unė, u interesova sinqerisht t'ia plotėsoja kėtė kėrkesė, por pullėn e kėtij shteti nuk e gjeta.
    Nė njė pjesė me xham tė bibliotekės kishim vendosur librat qė i kishin ardhur Enverit nga miq e shokė tė huaj, me autografe e dedikime. Ishin afro 50 tituj. Disa nga emrat i kujtoj, por tekstet e dedikimeve nuk mbahen mend.
    E, pra, ku tė kenė pėrfunduar edhe kėto libra, qė pėr mua kishin vlerėn e njė tok dekoratash qė i ishin dėrguar Enverit, nė shenjė nderimi, nga personalitete tė shquar botėrorė?

    Kryeministri i PD-sė, Aleksandėr Meksi, pėr tė mbuluar djegiet e grabitjet e Bibliotekės sė Enver Hoxhės, me shkresė tė veēantė urdhėroi qė librat e kėsaj biblioteke tė dorėzohen nė Bibliotekėn Kombėtare.
    Mirėpo kėtu janė dėrguar vetėm 2 675 libra dhe unė, qė jam njohur me listėn e tyre, kam parė qė ato janė disa libra tė dorės sė dytė e tė tretė, qė nuk janė preferuar si pėrmbajtje e paraqitje nga "kusarėt me shkolla tė larta".
    Nė prill tė vitit 2000 mė njoftuan tė shkoj tė marr librat qė kishin mbetur nė shtėpinė ku kishim banuar. Ato i gjeta tė hedhura nė bodrum, ku rrezikoheshin nga uji qė kishte dalė. Ishin rreth 3-4 mijė copė, siē mė thanė. Unė i mora pa ndonjė inventar, "derr nė thes", siē thotė njė fjalė e popullit.

    Mbetem me shpresė se do tė mė kthehen edhe librat qė padrejtėsisht janė nė Bibliotekėn Kombėtare. Se ēfarė mund tė bėj unė mė vonė me librat e Bibliotekės sė Enver Hoxhės, kjo mė pėrket mua tė vendos.
    Jemi akuzuar pėr shumė vendime arbitrare qė qenkan bėrė nga ana e pushtetit popullor, por ama asnjė libėr i Kryetarit tė Ballit Kombėtar, Mit'hat Frashėrit (alias Lumo Skėndo) nuk humbi e nuk u dogj, por biblioteka e tij personale u dorėzua e plotė e u ruajt me kujdes nė Bibliotekėn Kombėtare.
    Po me librat e tjerė tė Enverit ē'u bė? Pjesa mė e madhe dhe mė e mirė e librave nga Biblioteka e Enver Hoxhės u grabit e u pėrvetėsua pa skrupull nga pushtetarėt e lartė tė Partisė Demokratike, duke filluar nga ish-Presidenti Sali Berisha, ish-Kryeministri Aleksandėr Meksi, ish-Kryetari i Kuvendit Popullor Pjetėr Arbnori (Toma), ish-kryetarė tė PD-sė e tė tjerė anėtarė "intelektualė" tė kryesisė sė PD-sė.

    Nga tė gjitha dhimbjet qė kam ndier nė kėto dhjetė vjet tė mbrapshtė, dhimbja mė e thellė, e pashėrueshme ka qenė dhe djegia, grabitja, humbja e bibliotekės sė Enverit.
    Mė duket sikur Enveri, edhe nga varri, mė qorton qė nuk munda ta shpėtoj bibliotekėn, qė ai aq shumė e donte, sa e radhiste menjėherė pas fėmijėve. "Jo - u thoshte mjekėve - s'dua tė shkoj me pushime jashtė Tiranės, pushoj mė mirė nė shtėpi, kėtu kam fėmijėt dhe bibliotekėn!".
    Por kjo dhimbje u qindfishua kur pamė qė u shkatėrrua jo vetėm njė bibliotekė, por u shkatėrrua e gjithė Shqipėria, gjithēka kishte krijuar populli, gjatė gjysmė shekulli, me gjak dhe me djersė!
     
    .
0 replies since 23/1/2010, 20:31   89 views
  Share  
.