Fjalėt e humbura

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. newentry
     
    .

    User deleted


    Me globalizimin nė vendet nė zhvillim rrezikohen tė zhduken shumė gjuhė. Disa prej tyre kanė arritur tė rezistojnė falė internetit, por duket qė fenomeni ėshtė i pandalshė...

    Nė vitin 1899, njė ligj japonez i detyroi ainu-tė, vendasit e ishullit tė Hokaidos, tė hiqnin dorė nga kultura dhe gjuha e komunitetit tė tyre. Ligji u shfuqizua nė vitin 1997, por sot gjuha aiun-e, qė nė tė kaluarėn flitej edhe nė ishujt Sashalin, Honshu dhe Kurili, ka vetėm disa dhjetėra folės. Pėr t‘i zhdėmtuar aiun-tė u vendos qė shenjat e qarkullimit rrugor tė ishin dygjuhėshe. Nė skajin tjetėr tė botės, nė Kamerun nė vitin 1995, gjuha luo ose kasabe flitej vetėm nga njė person. Kur studiuesi qė kishte bėrė kėtė zbulim, Bruce Connell nga Universiteti i Nju Jorkut, shkoi nė atė vend nė vitin 1996 pėr ta takuar, mori vesh se personi qė kėrkonte kishte ndėrruar jetė prej pak kohėsh.

    Po tė shohim me kujdes, do tė kuptojmė se ka njė ndryshim tė vazhdueshėm tė gjuhėve: disa prej tyre vdesin, por ndėrkohė lindin edhe tė tjera. Zhdukja mund tė ketė shkaqe tė ndryshme. Njė popull mund tė zhduket ose tė ndryshojė gjuhė. Megjithatė, ndonjėherė ndėrhyjnė edhe faktorėt politikė, si pėr shembull presioni kulturor i kolonizimit, i cili ka shkaktuar zhdukjen e shumė gjuhėve, sidomos nė Amerikė dhe Australi. Rreziku mund tė vijė si nga faktorėt e jashtėm - dominimi ushtarak, ekonomia, besimi, kultura - ashtu edhe ata tė brendshėm, pėr shembull perceptimi i gabuar qė ka njė komunitet pėr gjuhėn e tij. Gjithashtu ka popuj qė heqin dorė nga gjuha e tyre, sepse e konsiderojnė njė pengesė ndaj progresit.
    Sot, zhdukja e gjuhėve ėshtė shpejtuar edhe nga dy tendenca: globalizimi i shkėmbimeve komerciale dhe urbanizimi nė shkallė tė gjerė, i cili favorizon homogjenizimin linguistik (sot mbi 50 pėr qind e popullsisė sė botės jeton nė qytet).

    Studiuesit mė pesimistė parashikojnė se gjatė kėtij shekulli do tė zhduket 90 pėr qind e shtatė mijė gjuhėve qė fliten aktualisht. Nė analizat e gjuhėtarėve, kjo temė ėshtė relativisht e re. Pėr zhdukjen e gjuhėve ėshtė folur qė prej vitit 1981, kur gjuhėtarja britanike Nancy Dorian publikoi njė roman pėr zhdukjen e gjuhės galeike skoceze. Njė vit mė pas, Komisioni Europian financoi krijimin e zyrės europiane pėr gjuhėt mė pak tė pėrhapura. Nė vitin 1996, UNESCO bėri botimin e parė tė "Librit tė kuq tė gjuhėve nė rrezik". Qė nga ajo kohė veprat mbi argumentin nė fjalė pothuajse janė trefishuar. Nė vitin 2000, pėr shkak tė frikės sė fundshekullit, u publikuan shumė studime mbi tė ardhmen linguistike tė planetit. Disa prej kėtyre studimeve kishin tituj alarmues, si pėr shembull: "Vdekja dhe rilindja e gjuhėve", "Ndryshimet e gjuhės si trashėgimia e njerėzimit". Nė raste tė tjera toni ishte katastrofik, si "Zėrat e heshtjes" dhe "Nė gjurmėt e gjuhėve qė po zhduken", autorė tė tė cilėve ishin Daniel Nettle dhe Suzanne Romaine. Ndėrsa disa studime tė tjera kishin prekur ēėshtjen e pasurisė, si pėr shembull "Vdekja e gjuhėve" e autorit David Crystal.

    Por, a ėshtė thelluar mė tej kjo frikė? Pėr t‘iu pėrgjigjur kėsaj pyetje, duhet tė kemi parasysh pėrhapjen e gjuhėve nėpėr botė. Gjithashtu nuk duhet tė harrojmė se kontinentet nuk kanė tė njėjtėn dendėsi gjuhėsh: nė Europė flitet 3 pėr qind e totalit tė gjuhėve, nė Azi 33 pėr qind dhe nė Afrikė 30 pėr qind. Kėshtu, duke pasur parasysh kėto tė dhėna, dimė se ka kontinente qė janė tė pasura me shumė gjuhė, tė tilla janė Azia, Afrika dhe Oqeania e tė tjera tepėr tė varfra si Europa dhe dy Amerikat. Kjo shpėrndarje e pabarabartė lidhet me vjetėrsinė e shteteve dhe centralizimin e tyre. Ka gjasa qė shtetet afrikane dhe ato aziatike do tė bėhen centralizuese, duke humbur kėshtu pjesė tė rėndėsishme tė gjuhės sė tyre.
    Dihet qė jo tė gjitha gjuhėt kanė tė njėjtėn peshė. Dymbėdhjetė gjuhėt e para nė botė, pra ato qė fliten nga njėqind milionė persona, pėrfaqėsojnė 0.2 pėr qind tė totalit dhe 44.3 pėr qind tė folėsve tė planetit. 72 gjuhėt pasardhėse, qė fliten nga dhjetė deri nė njėqind milionė persona, pėrfaqėsojnė 1.2 pėr qind tė gjuhėve botėrore dhe 38 pėr qind tė folėsve. 84 gjuhėt e para tė planetit (1.4 pėr qind e totalit) fliten nga 82.3 pėr qind e folėsve. Ndėrsa 55 pėr qind e gjuhėve flitet nga dhjetėmijė persona.

    Gjuhėtarėt theksojnė qė njė gjuhė e folur nga mė pak se njėqindmijė persona ėshtė nė rrezik. Kur ka mė pak se dhjetėmijė folės gjuha ėshtė drejt njė fundosjeje tė pakthyeshme. Kėto janė vetėm disa nga tė dhėnat, por sipas studiuesve ėshtė e mjaftueshme pėr tė parashikuar se nė shekullin XXI mund tė zhduken mesatarisht nė harkun kohor tė dy muajve nga 50 deri nė 90 pėr qind e gjuhėve.

    Sigurisht qė kėto janė shifra mjaft shqetėsuese, por gjėrat nuk janė kaq tė thjeshta. Nė fakt, numri i folėsve tė njė gjuhe nuk ėshtė treguesi i vetėm i vlerės sė saj. Disa libra qė lidhen me peshėn e gjuhėve tregojnė ndikimin e parametrave tė tjerė, si pėr shembull: interneti, funksioni i gjuhės zyrtare dhe fluksi i pėrkthimeve. Njė gjuhė e folur nga dhjetėmijė persona, tė cilėt as nuk e shkruajnė, as nuk e pėrdorin nė internet dhe as nuk e konsiderojnė gjuhėn e tyre zyrtare ėshtė mė e rrezikuar se sa njė gjuhė e folur nga i njėjti numėr personash. Gjithashtu, njė gjuhė jo shumė e pėrdorshme, folėsit e sė cilės jetojnė pa kontaktuar me botėn e jashtme, pėr shembull jetojnė nė njė ishull tė humbur, ose nė qendėr tė njė pylli amazonik, ėshtė mė pak e rrezikuar se njė gjuhė qė ėshtė mė e pėrhapur, por qė flitet nga persona tė cilėt jetojnė nė njė qytet ku fliten shumė gjuhė.

    Studimi i historisė sė gjuhėve na jep mjaft tė dhėna. Nė bazė tė informacioneve qė kemi, dimė se vetėm pak gjuhė ekzistojnė prej dymijė vjetėsh, pėrveē ndonjė gjuhe tė shkruar, siē ėshtė ajo kineze, sanskrite ose greqishtja (e cila ka pėsuar ndryshime me kalimin e viteve).
    Megjithatė, disa gjuhė kanė lėnė gjurmė tė rėndėsishme, edhe pse janė zhdukur. Pėr shembull, latinishtja ėshtė njė gjuhė e vdekur, por u ka dhėnė jetė shumė gjuhėve tė tjera. Gjithsesi, latinishtja vazhdon tė ekzistojė e mishėruar nga gjuhė tė tjera. Sigurisht qė gjatė historisė sė tij njeriu ka folur shumė gjuhė, prej tė cilave nuk kanė mbetur gjurmė. Sipas gjuhėtarit Mark Pagell nga Universiteti i Reading, numri i gjuhėve tė folura nga njeriu (mes atyre tė zhdukurave dhe aktuale) ėshtė rreth 140 mijė. Por, nėse sot janė rreth shtatėmijė gjuhė, kjo do tė thotė se janė zhdukur 130 mijė tė tjera. Ndėrkohė, UNESCO flet pėr 30 mijė gjuhė tė humbura. Megjithatė, nė bazė tė kėsaj tė dhėne mund tė kuptojmė se sa e vėshtirė ėshtė tė gjesh numrin e saktė tė gjuhėve tė humbura
     
    .
0 replies since 23/1/2010, 20:14   123 views
  Share  
.