Ramiz Alia pritet si kryetar shteti nė Kosovė

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Ramiz Alia, Takohet me Presidentin Sejdiu, Kryeministrin Ēeku, me Thaēin e Surroin.

    Ish-udhėheqėsi i fundit komunist i Shqipėrisė, Ramiz Alia, zhvilloi njė vizitė nė fundjavė nė Kosovė, ku ėshtė pritur me tė gjitha atributet e njė kreu shteti. Megjithėse i ftuar privatisht nga njė stacion televiziv, ish-presidenti i Republikės ėshtė pritur nga tė gjithė krerėt e institucioneve nė Kosovė, si dhe liderėt e partive politike. Alia ėshtė pritur disi me entuziazėm qė kur ka vėnė kėmbėn nė Aeroportin e Sllatinės.

    Makina tė blinduara i janė vėnė nė gatishmėri pėr ta sjellė nė Prishtinė. Vizitėn e tij e ka nisur duke vėnė lule nė pėrmendoret e dėshmorėve tė UĒK-sė, Luan Haradinajt, dhe Sali Ēekut nė Deēan. Po kėshtu, ai ka bėrė nderime edhe nė Gllogjan. Presidenti i parė shqiptar qėndroi edhe nė shtėpinė e njė ish-tė burgosuri shumė tė njohur politik tė viteve ‘80. Smajl Haradinaj, dita e dytė e ish-presidentit ka nisur me takimet me Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Agim Ēeku, kryetarin e PDK-sė, Hashim Thaēin, liderin e ORA-s, Veton Surroin, dhe kryetarin e AAK-sė, Ramush Haradinajn.

    Alia kishte shprehur vetė dėshirėn qė tė takohej me udhėheqėsit kosovarė dhe kėta tė fundit e kanė pritur pa hezitim. Takimet janė konsideruar private dhe jo tė hapura pėr median. Asnjė deklaratė nuk ėshtė bėrė nė asnjė nga vizita e ish-presidentit tė parė tė Shqipėrisė. Por burime pranė takimeve thonė se ēėshtja e statusit tė Kosovės ka qenė nė qendėr tė tė gjitha takimeve. Presidenti Alia ishte pėr herė tė parė nė Kosovė, ku dha njė intervistė ekskluzive pėr KTV-nė. Ramiz Alia, nė vitin 1982, u zgjodh si personi mė besnik dhe i Enver Hoxhės.

    Pas vdekjes sė ish-diktatorit, ai u zgjodh nė krye tė vendit. Pas Parlamentit tė parė demokratik, Alia u zgjodh gjithashtu President, por si rezultat i fitores sė Partisė Demokratike nė zgjedhjet e parakohshme nė 1992-in, ai dha dorėheqjen nga ky post. Udhėheqėsi i fundit komunist i Shqipėrisė dhe Presidenti i parė i Republikės demokratike postkomuniste, Ramiz Alia, aktualisht ėshtė nė moshėn 81-vjeēare, por gėzon njė shėndet tė mirė, falė edhe kujdesit qė ai i kushton vetes sė tij. Ramiz Alia, origjinėn e largėt tė familjes sė tij e ka nga Kosova, prej ku paraardhėsit e ish-presidentit u zhvendosėn nė Shkodėr.

    Gazeta Shqip.
     
    .
0 replies since 23/1/2010, 19:16   56 views
  Share  
.