Genjeshtrat historike qe u bene 'realitet'

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Tradita i ka shnderruar ne “te verteta historike’, por realisht jane ceshtje te pandodhura kurre. Mediat britanike kane listuar disa, duke marre spunto nga nje zbulim i fundit i bere nga disa arkeologe egjiptiane, te cilet kane gjetur pak metra nga piramida e famshme e Gizas varre te disa punetoreve, gje qe tregon se ndertimet e medha nuk u bene nga sklleverit sic eshte thene nga historia, por prej njerezve te lire.
    Jane rreth 14 “genjeshtra historike” te prezantuara. Keshtu, sipas nje kerkimi historik te studiuesit Alexander Cockburn, ndryshe nga sa eshte folur tradicionalisht, nuk eshte e vertete qe gjate fashizmit, trenet vinin gjithmone ne orar. Ne te vertete, sipas studimit te Cockburn, trenet lokale te kohes musoliane, kishin shpesh nje vonese te konsiderueshme, por Mussolini si strateg i zoti, u imponoi gazetave te mos publikonin keto lajme dhe te propogandonin mitin e saktesise se hekurudhave.

    Edhe historia e molles qe bie ne koken e Isaac Newton dhe qe duhet ta kete frymezuar shkencerarin e madh per teorine e gravitetit universal, ne te vertete eshte nje mit. Duhet te jete perhapur gjate viteve ’70 nga shkrimet e Voltaire, i cili duket se eshte bazuar ne nje rrefim te mbeses se Newton, Catherine Conduitt. Sipas historianeve te besueshem behet fjale per nje histori te sajuar. Duket se pikerisht anglezet jane me fantaziozet per te sajuar mite historike. Per shembull, Robin Hood, princ i hajduteve qe sipas historise vinte nga pylli i Sherwood, nuk duhet te kete shkelur kurre ne pyllin e famshem te Kontese se Nottinghamshire. Personazhi legjendar, qe u vidhte te pasurve, per t’ua dhene te varferve, jetonte ne te vertete ne Yorkshire dhe miti duhet te kete lindur vetem pas publikimit te romanit “Ivanhoe” te Walter Scott.

    Gjithashtu, edhe “karta” e famshme qe kufizonte fuqite mbreterore dhe qe konsiderohet akti i pare qe njeh te drejtat themelore te qytetareve, nuk u firmos kure nga mbreti britanik Senzaterra. Sovrani, ne fakt, nuk dinte te shkruante, prandaj e sigloi dokumentin vetem me vulen mbreterore. Eshte false edhe historia sipas te ciles Canuto I i Anglise e konsideronte veten aq te fuqishem sa mund te komandonte ndodhi natyrore. Ne te vertete sovrani tregoi disa here njerezve te afert te tij sesa te limituara ishin fuqite e tij.

    Nje tjeter mit historik jane edhe fjalet e famshme “Do te jepja te gjithe zoterimet e mia per nje cast te kohes”, te shprehura ne shtratin e vdekjes nga Elisabetta I. Sipas historikeve, mbreteresha e madhe nuk duhet t’i kete thene kurre keto fraza. Tjeter sajese eshte zbulimi i Australise nga ana e James Cook ne vitin 1770. Europianet e pare qe kane shkelur ne territorin australian ishin eksploratoret holandeze Abel Tasman e Dirk Hartog rreth 150 vjet perpara Cook. Gjithmone anglez eshte miti, qe tregon sesi patatet dhe duhani u futen ne Evrope nga lundruesi i madh britanik Walter Raleigh. Patatet dhe duhani u sollen per here te pare ne Kontinentin e Vjeter nga lundruesit italiane plot 26 vjet perpara Raleigh.

    Nder sajesat e tjera historike perfshihet edhe ajo qe thuhej se ne venat e Cleopatras rridhte gjak egjiptian. Ne te vertete rridhte gjak grek, sepse mbreteresha ishte pasardhese direkte e Tolomeo I, qe si te gjithe trashegimtaret e tij, u martua vetem me anetare te fisit te vet, per te mbajtur te paster gjakun. Nuk eshte e vertete as qe Neroni po i binte lires, nderkohe qe Roma digjej. Tashme historianet kane mundur te verifikojne se ky imazh ikonografik i Perandorit eshte fals. Madje, vete sovrani kur mori vesh per zjarrin, hapi kopshtin e tij per te shpetuar popullaten.

    Vec te tjerash, edhe Maria Antonietta nuk permendi kurre frazen “Le te hane briosh” ndaj qytetareve pariziene, te cilet ankoheshin se nuk kishin buke. Ky koment ne fakt u be nga e shoqja e Luigi XIV, plot 100 vjet perpara dhe iu atribua Maria Antoniettas nga revolucionaret per te treguar pandjeshmerine e mbretereshes kundrejt vuajtjeve te popullit.

    Edhe data e shpalljes se pavaresise amerikane nuk eshte ekzakte. Sipas historianeve, :baballaret" e Kushtetutes amerikane e firmosen ate me 2 korrik. Me 4 korrik u stampua dokumenti dhe kjo date "false" kaloi ne histori. Nder te tjera nuk ishte Thomas Edison qe shpiku llampen, qe ne te vertete u ideua nga kimiku anglez Humphry Davy. Ndersa ne vitin 1692, asnje shtrige nuk u dogj ne fshatin e Salem. Ne qytetin amerikan u denuan per shtrigeri 20 persona, por thuajse te gjithe u varen.
     
    .
0 replies since 23/1/2010, 16:47   47 views
  Share  
.