Familja e Kastrioteve

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. one_man
     
    .

    User deleted


    Familja e Kastriotėve (1383-1474) kishte njė principate tė vogėl nė malet midis Matit dhe Dibrės, nė kufirin verior nė zotėrimet e Topijave. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kėtė principatė nė vitin 1383. I biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjesė nė betejėn ogurzezė tė Kosovės mė 1389.

    Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujėn mė 1392. Nė vitin 1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimin e tij nė Krujė, Venediku e shpalli armik dhe i preu kokėn nė Durrės nė vitin 1402. Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujėn pėrsėri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranėn, Matin, Dibrėn dhe Mirditėn, nga Prizreni nė lindje, deri nė detin Adriatik nė perėndim. Kala tė fuqishme ishin ajo nė Krujė, Petrel, afėr Tiranės, Petralbenė Mat, Stefigraf nė Dibrėn e Epėrme dhe Tornak. Nga viti 1407 deri mė 1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herė dhe u detyrua tė pranonte kushte tė rėnda paqeje. Kur turqit, me nė krye Muratin 2, e thyen atė nė vitin 1421, ata e ndoqėn praktiken e tyre tė zakonshme, duke lejuar qė tė mbante nė kontroll tė kufizuar mbi principatėn e tij. Mirėpo i kėrkuan tė paguante haraē vjetor dhe tė dorėzonte katėr djemtė e tij si pengje pėr garantimin e neshtrimin e tij tė pėrhershėm ndaj Sulltanit. Gjithashtu Gjonit i premtuan sė pas vdekjes sė tij ata do ta kthenin djalin e parė qė tė zinte vendin e sundimtarit. Mė i vogli ishte Gjergji 9 vjeēar, i cili do tė njihej mė vonė si heroi Skėnderbeu.

    Kastriotėt ishin njė familje feudale shqiptare. Si dhe tė shumica e bujarėve tė tjerė, mbiemri i tyre ėshtė i lidhur me emrin e njė vendi. Nė Shqipėri ka disa fshatra me emrat Kastriot (Peshkopi), Kastri (Mirditė), Kastra (Shkodėr dhe Tropojė), etj. Burime tė pavarura nga njeri tjetri siē janė shkrimtari shqiptar Frat Bardhi, kronisti raguzan P. Lukari, dhe njė akt i gjetur nė njė kuvend franēeskan Hungari dhe i botuar nga studiozi E. Fermenxhin, pohojnė Skėnderbeu dhe prindėrit e tij quheshin Kastriotė sepse qenė nga fshati Kastrat i krahinės sė Hasit nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė sė sotme, i banuar krejtėsisht nga shqiptarė. Nė disa burime Kastriotėt mbajnė edhe mbiemėr tė dytė, Mazarek, tė cilin e gjejmė sot si emėr fshati, ndėr tė tjera, edhe nė krahinė e Hasit.

    Si feudalė, Kastriotėt nuk kanė njė origjinė tė largėt. Sipas njė gjenealogjie fantaziste tė shkruar nga fisniku shqiptar i shek. XVI Andrea Engjėlli, gjyshi i Skėnderbeut quhej Gjergj Kastrioti dhe stėrgjyshi i tij Kostandin. Historiografi i njohur austriak, J. Hammer (shek. XIX), pėrmend nė veprėn e tij "Historia e Perandorisė Osmane", njė princ shqiptar me emėr Gjergj Kastrioti i cili mori pjesė nė betejėn e Kosovės mė 1389. Por kėto pohime nuk kanė gjetur deri mė sot mbėshtetje nė burimet dokumentare tė cilat nuk bėjnė fare fjalė pėr njė princ e sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammeri ka ngatėrruar emrin e Gjergj Kastriotit me emrin e Gjergj Balshės, i cili nė tė vėrtetė ka marrė pjesė nė betejėn e Kosovės. Sipas njoftimeve qė jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkėluftėtar i Skėnderbeut dhe njohės i mirė i fisnikėve shqiptarė me tė cilėt kishte edhe marrėdhėnie familjare, gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal Kastrioti.

    Sipas tė thėnave tė kronistit Muzakas, Pal Kastrioti kishte nėn zotėrimin e vet feudal vetėm dy fshatra, Sinjėn dhe Gardhin e Poshtėm, qė ndodheshin nė luginėn e Drinit, nė rrethin e Dibrės sė Poshtme, sot rrethi i Peshkopisė. Si duket, Pal Kastrioti ishte njė feudal i vogėl nė shkallėn e njė pronari.

    Biri i Palit, Gjon Kastrioti, e filloi veprimtarinė e vet politike nė fund tė shek. XIV, nė kohėn kur turqit u dyndėn nė tokat e Shqipėrisė. Duke pėrfituar nga dobėsimi dhe ēthurja e principatave shqiptare, Gjoni e shtriu sundimin e vet nė krahinėn e Dibrės, pastaj nė atė tė Matit dhe nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek. XV doli nė viset bregdetare, duke pėrfshirė kėshtu nėn ndikimin e vet edhe peshkopatėn e Arbėrisė. Por, me sa duket, Krujėn nuk e shtiu dot nė dorė.

    Pas disfatės sė Ankarasė, duke pėrfituar nga lehtėsimi i presionit turk, Gjoni vazhdoi t'i zgjeronte edhe mė tej zotėrimet e veta, tė cilat tashmė ishin bėrė fqinje me zotėrimet mė tė rėndėsishme feudale tė Shqipėrisė. Ai hyri gjithashtu nė marrėdhėnie me Venedikun dhe lidhi marrėveshje miqėsore me tė. Por mė 1410 gjendja e tij u keqėsua pėrsėri. Kėtė vit, nėn kėrcėnimin e Musajt, njė nga djemtė e sulltan Bajazidit, i cili kishte siguruar sundimin nė Maqedoni dhe pretendonte fronin turk, Gjon Kastrioti qe detyruar ti jepte peng atij njė nga katėr djemtė e tij. Emri i djalit nuk pėrmendet nė letėr, por ka mundėsi tė ketė qenė mė i madhi nga djemtė e Gjonit, Stanishi.

    Dobėsimi i Turqisė gjatė luftės pėr fron, i dha rast Gjon Kastriotit tė shkėputet pėrsėri nga vartėsia e turqve, sidomos nga ajo e sulltan Musajt, i cili kishte hyrė nė luftė kundėr vėllait tė tij sulltan Mehmetit. Mė 1411 ai u afrua me Republikėn e Venedikut dhe pak mė vonė me atė tė Raguzės, tė cilat e njohėn atė pėr aleat dhe i dhanė qytetarinė e nderit. Por mė 1415, kur ushtritė turke depėrtuan nė Shqipėri, Gjon Kastrioti si duket u nėnshtrua, pasi mė 1416 atė e gjejmė vasal tė sulltan Mehmetit tė I. Si vasal ai i ruajti zotėrimet e veta, ndoshta i zgjeroi edhe mė tepėr. Nga njė marrėveshje tregtare-doganore qė Gjoni lidhi mė 1420 me Republikėn e Raguzės, tė cilin e ka nėnshkruar nė emrin e vet dhe tė djemėve tė tij, kufijtė e kėtyre zotėrimeve pėrcaktoheshin prej Shfadaje nė jug tė Lezhės deri nė Prizren.

    Megjithėse vasal, Gjon Kastrioti vazhdoi tė zhvillonte edhe njė politikė mė vehte me fqinjėt e tij, serbėt dhe venedikasit. Mė 1422 ai i dėrgoi despotit tė Serbisė Stefan Lazereviēit, nė ndihmė njė djalė tė tij nė luftėn kundėr Republikės sė Venedikut pėr t'i marrė kėsaj Shkodrėn. Por nė vitin tjetėr, mė 1423, ai u tėrhoq nga lufta dhe hyri ndėrmjetės pėr paqen qė u lidh midis Venedikut dhe Serbisė.

    Nė vitin 1423, kur sulltan Murati i II filloi fushatėn pėr tė forcuar pushtetin turk edhe nė Shqipėri, Gjon Kastrioti mundi pėrsėri t'i ruante zotėrimet e veta. Kėtė radhė sulltani e detyroi atė tė dėrgonte peng, si duket, tre djemtė e tij.

    Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtėn nė kėto vite zotėrimet e veta edhe fqinjėt e tij, nė veri Pal Dukagjini dhe nė jug Gjergj Arianiti, tė cilėt ishin shpallur edhe ata vasalė tė sulltanit. Por nga kėto, zotėrimet mė tė rėndėsishme u bėnė ato tė Kastriotėve. Kėto shtriheshin nė pjesėn qendrore tė Shqipėrisė nga ku kalonin rrugėt qė lidhnin krahinat veriore me ato jugore dhe viset bregdetare me ato tė pjesės lindore tė Shqipėrisė. Nė kufijtė e zotėrimeve tė Kastriotėve kishte njė varg kėshtjellash qė mbronin shtigjet nga ku kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme tė kohės, si ajo e Petrelės, nė jug tė Tiranės, Gurit tė Bardhė nė Mat, Stelushit nė Murrė, Sfetigradit nė luginėn e Drinit midis Dibrės dhe Ohrit, etj. Ndoshta nė kėtė kohė Gjoni kishte marrė pėrkohėsisht nga turqit, si vasal i sulltanit, edhe qytetin e Krujės. Pėrveē marrėdhėnieve qė Gjoni vazhdonte t'i mbante me shtetet e huaja, ai kishte lidhur me anė martesash miqėsi edhe me disa zotėr feudalė arbėreshė. Tri nga pesė vajzat e tij ishin martuar ose u martuan me bujarė nga familjet feudale tė Topiajve, Muzakėve dhe Arianitėve. Njė vajzė tjetėr ishte martuar me princin e Zetės, Stefan Cernojeviēin.

    Nė zotėrimet e veta Gjon Kastrioti kishte prona feudale ku ishin vendosur fshatarė-bujkrobėr. Nė njė marrėveshje qė ai lidhi me Venedikun, republika mori pėrsipėr t'ia kthente Gjonit bujkrobėrit qė strehoheshin nė zotėrimet e saj. Nė njė akt tė vitit 1426, me tė cilin Gjon Kastrioti sė bashku me tė katėr djemtė e vet i dhuruan manastirit tė Hilandarit, nė Malin e Shenjtė, dy fshatra tė Rekės, Radostushen dhe Trebishtin, janė numėruar detyrimet qė Gjoni merrte nė natyrė angari e nė tė holla nga fshatarėt si zot i tyre feudal. Dhe kėshtu, thuhet nė aktin e dhurimit, duke i dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ata nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe pėr taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė, tė mos ketė nė kėtė krahinė as qefali as zot, as psarė, tė mos tė japin atyre tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė dinarė as para pėr kullote, as tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t'i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit "Megjithatė, nė zotėrimet e Kastriotėve, sikurse edhe nė atė Dukagjinasve dhe Arianitėve, kishte akoma njė masė fshatarėsh tė lirė diku tė organizuar si dhe mė parė nė bashkėsi, diku tė ēliruar nga lidhjet e bashkėsisė. Si duket, kjo masė familjesh patriarkale nė kėto zotėrime qė shtriheshin nė krahinat e brendshme pėrbėnte akoma nė shek. XV, shumicėn e banorėve. Marrėdhėniet tyre, me zotin feudal, kufizoheshin, si dhe mė parė, me pagesėn e njė tributi tė caktuar. Duke paguar kėtė tribut ata ruanin tė drejtėn tradicionale tė vetadministrimit sipas kanunit tė tyre, gjurmėt e tė cilit u ruajtėn deri vonė nėn emrin e Kanunit tė vjetėr. Por kishte nė kėto zotėrime edhe malėsorė tė cilėt nuk paguanin fare tribut. Ata - shkruante analisti turk Uruxh - nuk i paguajnė tribut askujt-"Zoti feudal, ishte i pafuqishėm tė nxirrte me dhunė nga kėta malėsore tributin ose tė ndėrhynte nė jetėn e tyre tė brendshme nė kundėrshtim me normat e kanunit".

    Vendosja e pushtimit turk nė njė shumicė krahinash tė Shqipėrisė dhe futja e zotėrve feudalė shqiptarė nėn vasalitetin e sulltanit, krijoi njė gjendje tė padurueshme pėr masėn e popullsisė vendėse, kryesisht fshatare. Veēanėrisht masat e lira fshatare, tė cilat tani kėrcėnoheshin tė futeshin nėn zgjedhėn feudale-ushtarake ose tė paguanin tribut nė dobi tė njė pushtuesi qė ishte i huaj nga gjuha, nga feja dhe nga zakonet, ishin tė gatshme pėr t'u bėrė rezistencė turqve dhe pėr tė filluar kryengritjen pėr dėbimin e tyre nga territori i Shqipėrisė. I mbėshtetur nė kėtė masė, Gjon Kastrioti filloi luftėn kundėr turqve.

    Nė kohen kur Turqia dhe Venediku hynė nė lufte pėr shkak te zotėrimit te Selanikut, mė 1430, Venediku e nxiti Gjon Kastriotin tė ngrinte krye. Pastaj, mė 1430, Venediku ua dorėzoi turqve portin e lakmueshėm, nėnshkroi njė marrėveshje paqeje me ta dhe e la aleatin e saj nė meshiren e reprezaljet Turke. Sulltani fitimtari menjėherė iu kundėrpėrgjigj Shqiptarėve kryengritės, duke e mundur Kastriotin e duke kofizuar atė ne njė zonė malore. Pastaj, duke pėrdorur si baze Krujen, nga viti 1431 deri nė 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti Shqipėrinė nga Shkodra nė Veri, deri nė Vlorė nė jug. Me pėrjashtim te kalasė te Shkodrės dhe te qytete-porte nėn zotėrimin e Venedikut, Pothuajse e gjithė Shqipėria ishte tashme ne duart e Turqve. Feudalet individualist njeri pas tjetrit u shtrėnguan tė bėnin thirrje pėr paqe dhe ti nėnshtroheshin haraēit. Megjithatė, dėshira pėr pavarėsi nuk ishte zhdukur. Pritej vetėm prijėsi i duhur, i cili do t'i bashkonte prijesat krahinore nė njė fron tė vetėm. Koha e tij kishte ardh.

    Edited by one_man - 1/3/2010, 15:27
     
    .
  2. one_man
     
    .

    User deleted



    Gjergj Kastrioti


    Gjon Kastrioti (? - 1442) ishte babai i heroit tonė kombėtar Skėnderbeut. Gjon Kastrioti ishte princi i zonės pėrreth Krujės. Siē ishte zakon ndėr fisnikėt shqiptarė, djemtė e tij iu morėn peng nga oborri osman pėr tu siguruar qė Gjon Kastrioti tė mos i luftonte turqit dhe tė ishte besnik ndaj Perandorisė osmane.

    Nė vitin 1430, Gjon Kastrioti udhėhoqi njė kryengritje tė pasuksesshme kundėr osmanėve nė qytetin e Krujės.

    Vdekja e tij nė vitin 1442 nxiti Sulltan Muratin e II tė pushtonte shpejt zonėn qėndrore tė Shqipėrisė, Krujėn.

    Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkėpunėtori mė i ngushtė i Skėnderbeut, i cili e humbi shpresėn pėr t'i zėnė vendin ungjit tė vet kur kėtij i lindi djali trashėgimtar, kaloi nė anėn e sulltanit.

    Hamza Kastrioti lindi nė Kruje, Shqipėri dhe ishte nipi i Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Ai udhėhoqi trupat nė mbėshtetje tė osmanėve kundėr Skėnderbeut nė 1457.

    Ai ishte marrė nė moshė tė re nga osmanėt qė tė trajnohen si njė ushtar jeniēer, dhe pėrfundimisht u bė komandanti i njė jeniēer elitė nė ushtrinė osmane. Hamzai ishte zgjedhur nga Sulltan Mehmeti II pėr tė udhėhequr trupat osmane nė luftė kundėr Shqipėrisė nė Betejėn e Ujebardha sė bashku me Isak Evrenoz Beut. Osmanėt humbėn betejėn, Hamzai ishte kapur i gjallė dhe vendosur nė paraburgim nė Napoli me akuza pėr tradhti. Ai ishte liruar mė vonė dhe shkoi me gruan e tij dhe fėmijėt pėr nė Perandorin Osmane, ku ai vdiq si lypės nė fillim te viteve 1460.
     
    .
  3. one_man
     
    .

    User deleted


    Shteti i Gjon Kastriotit

    Kastriotėt ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese mė e rėndėsishme e jetės politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV.

    Pėr pemėn gjenealogjike, vend-origjinėn dhe veprimtarinė e Kastriotėve gjatė shek. XIV dihet fare pak. Prandaj, pėr kėto ēėshtje, mendimet e historianėve kanė qenė tė ndryshme.

    Pėr herė tė parė pėrmendet njė Kastriot nė vitin 1368 si kėshtjellar i Kaninės. Ka studjues qė shohin te ky kėshtjellar njė paraardhės tė Kastriotėve tė mėvonshėm, qė ėshtė dėbuar nga pronat e veta. Njė mendim i tillė duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me tė dhėnat pėr Kastriotėt qė japin mė pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, qė emigruan nė Itali, Kastriotėt njihen edhe me njė mbiemėr tė dytė: Mazreku.

    Sipas dy historianėve mė tė hershėm shqiptarė, Marin Barlecit e Dhimitėr Frėngut, Kastriotėt ishin nga Mati qė, sipas mendimit tė kohės, shtrihej deri nė bregdet. Nė kėtė pėrfundim ata janė nxitur nga pozicioni gjeografik kyē i trevės sė Matit, si vend-kryqėzimi i rrugėve qė lidhnin krahinat e ndryshme tė shtetit tė Kastriotėve si nė kohėn e Gjon Kastriotit, ashtu edhe nė atė tė Skėnderbeut. Kurse periudhave mė tė hershme tė veprimtarisė sė familjes Kastrioti autorėt e sipėrpėrmendur nuk i kanė kushtuar vėmendje, aq sa nė veprat e Marin Barlecit e tė Dhimitėr Frėngut nuk pėrmendet as emri i gjyshit tė Skėnderbeut. Kurse njė autor tjetėr shqiptar, bashkėkohės me dy tė parėt, Gjon Muzaka, ka rrėfyer se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal dhe se, sipas tij, kishte qenė proniar i dy fshatrave tė Dibrės sė Poshtme, Sinjės dhe Gardhit tė Poshtėm, rrėfim ky qė mund tė merret me njė farė rezerve. Tregimi i mėsipėrm i Gjon Muzakės ka shėrbyer si argument kryesor pėr ndonjė historian tė ditėve tona qė Dibrėn ta konsiderojė si vendorigjinėn e Kastriotėve. Po ashtu, si Marin Barleci, edhe Gjon Muzaka ka shėnuar se Gjon Kastrioti ka pasur nė zotėrim Matin. Dhimitėr Frėngu ka shkruar se Kastriotėt zotėronin edhe Ujmishin. Tre autorėt e mėsipėrm i shkruan veprat e tyre nė fillim tė shek. XVI dhe larg Shqipėrisė, kur jetonin si emigrantė nė Itali. Mė pas, nė vitin 1553, njė tjetėr shqiptar, Andre Engjėlli, ka shkruar nė Romė se paraardhėsit e Gjon Kastriotit, pėrveē Matit, kanė zotėruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas kėtij autori, Gjon Kastrioti ka qenė i biri i “Gjergj Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, tė mbiquajtur Mazreku” qė kishte vdekur nė vitin 1390.

    Vepra e Gjon Muzakės ėshtė mė e saktė dhe mė e besueshme se ajo e A. Engjėllit, prandaj thuajse tė gjithė studiuesit e sotėm mendojnė se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal.

    Pėrveē autorėve tė mėsipėrm, ėshtė edhe njė autor tjetėr i mėvonshėm, por shumė i rėndėsishėm, sepse ka jetuar nė Shqipėri, kleriku i ndritur shqiptar, Frang Bardhi. Nė vitin 1636 ai botoi njė vepėr polemizuese pėr tė mbrojtur origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut, kundėr pėrpjekjeve tė J. Marnoviēit pėr ta nxjerrė atė me origjinė sllave. Nė veprėn e tij Frang Bardhi i ka kushtuar njė vend tė veēantė pėrcaktimit tė vendorigjinės sė Kastriotėve. Pas njė parashtrimi polemik tė ēėshtjes ai arrin nė pėrfundimin se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se kėshtu ėshtė nė "pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė". Kjo frazė e veprės sė F. Bardhit i jep mendimit tė tij pėr Hasin si vendorigjinėn e Kastriotėve vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Pėr mė tej ai shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė Kastriotėve, duke e lidhur atė me emrin e fshatit Kastrat, qė gjendej buzė lumit, dhe tregon se nė kohėn e tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e fshati Kastrat. Pėr vendorigjinėn e Kastriotėve nga Hasi i Prizrenit dėshmojnė gjithashtu edhe kronisti raguzan Lukari (vepra e tė cilit ėshtė botuar nė vitin 1605), si dhe shėnimet e fundit tė shek. XV tė njė kleriku boshnjak, tė botuara pėr herė tė parė nė vitin 1892. Po kėshtu mbiemri i dytė, Mazreku, i Kastriotėve si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, qė pėrmend A. Engjėlli, gjenden nė mikrotoponiminė e shek. XVII dhe tė sotme tė Hasit (Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Lumės (Ujmisht qė pėrmendet edhe nga Dh. Frėngu). Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit tė shek. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė e ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e Hasit nga e kishin origjinėn Kastriotėt. Edhe tiparet fizike tė Kastriotėve, siē ishin ato tė Skėnderbeut dhe tė nipit tė tij Ferrandit, tė cilėve u njihen deri diku mirė, mbėshtesin origjinėn hasiane tė tyre.

    Pranimi i Hasit si vendorigjina e familjes Kastrioti nuk e bėn tė pashpjegueshme pse mė pas pėrfaqėsues tė kėsaj familjeje, si degė tė pemės gjenealogjike tė saj, do tė shfaqen si proniarė e zotėr nė viset e tjera tė Shqipėrisė, si nė Dibėr, nė Mat etj. Gjatė shek. XV e mė pas, edhe nė kėto krahina kishte banorė me mbiemrin Kastrioti. Ēėshtja e origjinės sė Kastriotėve ka tė bėjė me njė periudhė mė tė hershme nga ajo qė nis me gjyshin e qė vazhdon me tė atin e Skėnderbeut. Tė shtrira gjatė njė harku kohorė tė tillė mendimet pėr vendorigjinėn e Kastriotėve, qė japin autorėt e hershėm shqiptarė si M. Barleci, Dh. Frėngu, Gj. Muzaka, A. Engjėlli dhe F. Bardhi, si dhe burime tė tjera historike, nuk kanė kundėrshti ndėrmjet tyre, por shfaqen si dėshmi nė vijim qė flasin pėr kohė tė ndryshme dhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn. F. Bardhi flet pėr periudhėn mė tė hershme, pėr trungun gjenealogjik tė familjes kur ishte nė Has, Gjon Muzaka pėrmend emrin e gjyshit tė Skėnderbeut, Pal Kastriotin, duke treguar dy fshatrat qė kishte si pronia nė Dibėr, kurse M. Barleci dhe Dh. Frėngu flasin pėr pasardhėsin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotėrimet qė kishte ky.

    Pozita shoqėrore e familjes Kastrioti u fuqizua si rrjedhojė e pėrpjekjeve tė pinjollėve tė ndryshėm tė saj, disa prej tė cilėve kjo rrugė i shtriu pėrtej vendorigjinės sė tyre. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakės, kishte dy fshatra si feud nė Dibėr. Kurse i biri i Pal Kastriotit, Gjoni, krijoi njė nga shtetet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri qė, nė hapėsirat e tij, pėrfshiu edhe krahinat e pėrmendura nga M. Barleci, Gj. Muzaka, Dh. Frėngu etj.

    Dėshmitė historike pėr fillimet e shtetit tė Kastriotėve thuajse mungojnė, njė realitet i pėrgjithshėm ky pėr historinė tonė mesjetare, sidomos pėr viset lindore shqiptare.

    Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve duhet tė ketė dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotėrimet e tij duhet tė jenė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė lindjes, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės, sepse, sipas M. Barlecit dhe Gj. Muzakės, Gjon Kastrioti qe martuar nė atė kohė me Vojsavėn (Jellėn, sipas njė dokumenti raguzan tė vitit 1439), vajzė e njė dere fisnike tė rėndėsishme pranė Shkupit. Nga nėntė fėmijėt qė lindi Vojsava dhe qė arritėn moshėn madhore, shtatė kishin lindur para vitit 1405.

    Zgjerimi e fuqizimi i shtetit tė Gjon Kastriotit pėrkoi me rėnien e dy shteteve kufitare me tė, tė Balshajve e tė Topiajve, dhe sidomos pas dobėsimit tė fuqisė ushtarake tė Perandorisė Osmane, kur ushtria e saj pėsoi njė disfatė tė rėndė prej trupave mongole nė betejėn e Ankarasė tė vitit 1402. Gjatė kėtij viti (1402), zotėrimet e Gjon Kastriotit u shtrinė nė drejtim tė viseve bregdetare dhe u bėnė kufitare me ato tė Venedikut. Qė nga viti 1406 Gjon Kastrioti shfaqet si njė partner i rėndėsishėm nė marrėdhėniet me shtetet e huaja, ambasadorėt e tij shkonin nė Venedik, Raguzė e nė vende tė tjera dhe ai cilėsohej prej tyre si zot “shumė i fuqishėm”, “i madhėrishėm” etj. Ndėrkohė edhe ambasadorė tė tyre dėrgoheshin pranė Gjon Kastriotit. Pushteti dhe ndikimi i tij mbi zotėrit e tjerė ishin tė fuqishėm, prandaj mė 1408 ai ishte i pranishėm si garant i paqes, qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit, midis Venedikut dhe Balshajve.

    Shtetin e Gjon Kastriotit e pėrshkonin rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Ndėr to, nė rrafshin perėndim-lindje mė tė rrahurat ishin dy. Njėra rrugė lidhte viset bregdetare me Prizrenin, qė duhet tė ketė qenė qendra administrative e shtetit tė Gjon Kastriotit. Nė kėtė qytet tė lashtė kryqėzoheshin rrugė tregtare shumė tė rrahura dhe qė shkonin nė drejtim tė Prishtinės, tė Pejės, tė Tetovės etj. Traseja e rrugės sė dytė kalonte nga bregdeti nėpėr krahinėn e Matit, vijonte nė drejtim tė Dibrės dhe ndiqte rrjedhjen e sipėrme tė lumit Vardar pėr tė arritur nė Shkup. Nė dokumentet mesjetare kėto dy rrugė janė shėnuar me emra tė ndryshėm tė qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhės, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinės dhe rruga e Shkupit. Interesat ekonomikė e tregtarė tė Gjon Kastriotit shtriheshin edhe pėrtej zotėrimeve tė tij, nė Fushė-Dardani, madje edhe pėrtej Shkupit, ku mund tė bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithė me ēmime mė tė ulėta se nė rajonet e tjera, prodhime bujqėsore tė viseve tė ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj. Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė.

    Pėr jetėn ekonomike e politike tė shtetit tė Gjon Kastriotit, ashtu si edhe tė zotėrimeve tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė si dhe ato tė Republikės sė Venedikut, rėndėsi parėsore kishin raportet e tyre me kryekomandantin osman tė Shkupit dhe, nėpėrmjet tij, me sulltanin. Nė marrėdhėniet me fqinjin e vet lindor e shumė tė fuqishėm ushtarakisht, Gjon Kastrioti duhej tė ndiqte njė politikė shumė tė kujdesshme. Edhe bejlerbeut tė Rumelisė i interesonte qė deri diku tė kishte mirėkuptim me Gjon Kastriotin, sepse nė shtetin e tij, nėpėr njė terren tė vėshtirė e me prita tė shumta, kalonin rrugėt tregtare mė tė shkurtra pėr nė brigjet e detit Adriatik, tė cilat, nė atė kohė, nuk mund tė mirėmbaheshin e tė ruheshin nga askush tjetėr, veēse nga vendasit. Nė rrethana tė tilla, gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, Gjon Kastrioti arriti tė fuste nėn bindjen e tij disa familje fisnike tė njohura tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe u bė figura politike kryesore e botės shqiptare tė kėtyre rajoneve.

    Zgjerimet e pushtimeve osmane nė viset lindore shqiptare bėnė qė Gjon Kastrioti dhe familje tė tjera fisnike shqiptare tė mos ndiheshin tė sigurta, prandaj filluan tė pėrforconin veprimtarinė politike tė tyre nė viset perėndimore, si dhe tė zgjeronin lidhjet me forcat antiosmane e shtetet e huaja. Qysh nė fillim tė shek. XV burimet historike tregojnė se nė kufijtė e shtetit tė Gjon Kastriotit ishin pėrfshirė qyteti i rėndėsishėm i Prizrenit bashkė me rrethinat e tij, krahinat pėrgjatė rrugėve Prizren-Prishtinė dhe Prizren-Tetovė, ato tė Matit e tė Mirditės dhe se ai kishte siguruar dalje nė detin Adriatik nė afėrsi tė zotėrimit venecian tė Lezhės. Nė grykėderdhjen e lumit Mat Gjon Kastrioti mori nė zotėrim portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė, kriporet e rėndėsishme tė Shėn Kollit, qė mė parė kishin qenė nė duart e Dhimitėr Jonimės, si edhe tė gjithė zotėrimin e kėtij, ku gjendeshin edhe dy kėshtjella. Gjon Kastrioti synonte tė shtrihej nė vijėn bregdetare sė paku deri nė grykėderdhjen e lumit Bunė, rajon bregdetar qė kontrollohej nga Venediku. Nė vitin 1410 Gjoni arriti tė siguronte banesė nė Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kėrkesat e tij tė vitit 1417 pėr t’i dhėnė fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shėngjinin), ku dėshironte tė ngrinte njė kėshtjellė. Mė pas arriti ta merrte Shėngjinin. Zotėrimet e tij u bėnė kufitare nė veri me Despotatin e Rashės dhe nė verilindje me rajonin e Prishtinės, banorėt e sė cilės njihnin taksat doganore qė paguheshin pėr kalimin nėpėr shtetin e Gjonit. Nė jug zotėrimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato tė Arianitėve dhe tė Topiajve, kurse nė lindje me viset qė ishin nėn pushtuesit osmanė, tė cilėt, pėrveē Shkupit, zotėronin nė perėndim tė tij kėshtjellėn e Tetovės. Pjesa mė e madhe e fushės pėrgjatė rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Vardar e nė perėndim tė Tetovės pėr njė kohė mbeti nėn zotėrimin e Gjon Kastriotit, tė cilėn M. Barleci e ka emėrtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet mė nė jug ishin pjesė e shtetit tė Gjon Kastriotit, kufijtė e tė cilit nė atė drejtim shtriheshin deri nė afėrsi tė qytetit tė Kėrēovės, qė kishte rėnė nėn pushtimin osman qysh nė fund tė shek. XIV.

    Shtrirja e gjerė gjeografike e shtetit tė Gjon Kastriotit ėshtė pasqyruar edhe nė burimet historike osmane. Nė njė dokument tė muajit maj tė vitit 1438 pėrmendet regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” (Juvan-ili) dhe si pjesė e tyre vilajeti i Dhimitėr Jonimės. Ky regjistėr nuk ėshtė zbuluar deri tani, sepse, si shumė kadastra tė tjera tė asaj kohe, mund tė jetė zhdukur. Regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” duhet tė jetė hartuar nė pranverė tė vitit 1430, gjatė fushatės ushtarake tė Isak-bej Evrenozit, ose, mė sė shumti, njėkohėsisht me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, nė vitin 835 h. (1431-1432). Administrata osmane hartonte nga njė regjistėr kadastral tė veēantė pėr ēdo sanxhak, tė cilėt po ashtu si “tokat e Gjonit” kishin disa vilajete si njėsi administrative mė tė vogla. Prandaj edhe shtrirja gjeografike e “tokave tė Gjonit” ishte pėrafėrsisht me atė tė njė sanxhaku. Pasuritė e shumta qė kishin viset e Dibrės sė Poshtme e tė Prizrenit dhe numri i madh i banorėve qė jetonin nė to e bėnin kėtė rajon, i cili formonte pjesėn lindore tė shtetit tė Gjon Kastriotit, tė kishte rol vendimtar nė veprimtarinė ekonomike, politike dhe ushtarake tė tij. Prandaj edhe fėmijėt e tij pėrgjithėsisht mbanin emrat karakteristikė tė kėtij rajoni. Pjesėn lindore tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga "dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq" dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij.

    Pėr tė gjallėruar sa mė shumė lėvizjen e mallrave e tė njerėzve nė rrugėt tregtare qė kalonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve, Gjoni nėnshkroi akte me qeveritarėt e vendeve tė ndryshme, duke u garantuar sigurinė e qarkullimit tė mallrave e tė tregtarėve tė tyre nėpėr shtetin e tij. Pėr tė nxitur sa mė shumė ardhjen e tyre, ai thjeshtėsoi sistemin tatimor dhe vendosi vetėm njė taksė doganore pėr mallrat qė tregtarėt e huaj do tė transportonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve.

    Pozicioni gjeografik kyē i shtetit tė Gjon Kastriotit e kishte bėrė atė njė urėlidhje nė Shqipėrinė Qendrore pėr tė kaluar nė rajonet e tjera tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Poshtme si dhe nė rajonet lindore tė Shqipėrisė, si nė Fushė-Dardani dhe nė Shkup nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr. Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta familjare e martesore me sundimtarė tė tjerė shqiptarė, si me Arianitėt, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt). Lufta e pėrhershme e Stefan Gjurashit (Cėrnojeviēit) dhe e paraardhėsve tė tij nė rajonin e Gentės kundėr despotit tė Rashės, Gjergj Brankoviēit, pa dyshim ka qenė e mbėshtetur dhe e bashkėrenduar me aksionet ushtarake tė vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, qė ky detyrimisht ka ndėrmarrė edhe pėr interesat e veta nė rajonet e Shkodrės, tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Fushė-Dardanisė kundėr armikut tė pėrbashkėt, despotit Gjergj. Pėrballė njė lufte me dy fronte tė shqiptarėve, Gjergj Brankoviēi dhe paraardhėsit e tij kanė qenė tė detyruar tė tėrhiqen dhe tė rrudhin kufijtė jugorė tė Despotatit tė Rashės. Gjon Kastrioti hyri nė lidhje ekonomike e politike edhe me vende tė huaja, si me Venedikun, Raguzėn etj.

    Gjon Kastrioti zotėronte njė potencial tė ndjeshėm ekonomik dhe ushtarak. Tė ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal qė nėnshtetasit e tij tradicionalisht ishin tė detyruar t`i jipnin kryezotit tė tyre me prodhime nė natyrė, me tė holla dhe me punė angari. Ky sistem tatimor ėshtė shprehur nė njė akt-dhurimi tė vitit 1426, qė Gjon Kastrioti sė bashku me djemtė e tij i bėnė manastirit tė Hilandarit pėr fshatrat Radostushė dhe Trebisht. Nė tė thuhet: "duke dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ato nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė: tė mos ketė as qefali, as zot, as psarė e tė mos japin tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė para, as para pėr kullotė, as pėr tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t`i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit".

    Krahas sitemit tatimor tė mėsipėrm, Gjon Kastrioti siguronte tė ardhura tė rėndėsishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripės etj.

    Gjon Kastrioti ndoqi njė politikė aktive pėr zgjerimin e fuqizimin e shtetit tė tij, me gjithė kushtet e vėshtira qė ishin krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai forcoi lidhjet me Republikėn e Venedikut dhe qysh nė vitin 1407 arriti tė siguronte prej saj qytetarinė veneciane, e cila, bashkė me fėmijėt e tij, iu rinjoh edhe nė vitin 1413. Nė fillim tė vitit 1410 Venediku pranoi kėrkesėn e Gjon Kastriotit qė tė kishte banesė nė Ulqin dhe, nė rast se do tė dėbohej nga zotėrimet e tij prej osmanėve, ai bashkė me familjen tė banonte nė atė qytet. Kėto lidhje me Venedikun Gjoni i shfrytėzoi pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė pati nė vitin 1407 me peshkopin e Lezhės, i cili kishte gjetur mbėshtetjen e papės qė peshkopatės sė Arbrit t`i shkėpuste 12 kisha. Ndėrhyrja e Venedikut pranė papės qe efikase pėr Gjonin. Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti, kundrejt njė shpėrblimi tė pėrvitshėm prej njė mijė dukatėsh, i ofronte Venedikut ndihmė ushtarake me "dy mijė kalorės tė tij dhe treqind kalorės turq", madje edhe mė shumė nė rast nevoje.

    Si ēėshtje parėsore e aktivitetit politik tė Gjon Kastriotit ishin marrėdhėniet e tij me fqinjėt lindorė, pushtuesit osmanė, fuqia ushtarake e tė cilėve ishte e papėrballueshme prej tij. Siē del nga fraza e dokumentit tė vitit 1411, tė cituar pak mė sipėr, Gjon Kastrioti ishte afruar me komandantin osman tė Shkupit, Bajazitin, aq sa mund tė komandonte edhe 300 kalorės osmanė, e dhėnė kjo qė lejon tė supozohet se ai mund tė ketė qenė sė paku nė postin e subashit tė Tetovės. Nė kushte tė tilla, pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrėnguar tė pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t`i paguante, siē ka shkruar vetė nė vitin 1426, "haraēin mbretit". Si garanci pėr pranimin e vasalitetit osman, tė paktėn qysh nė vitin 1409, Gjon Kastrioti qe detyruar tė dorėzonte peng njė nga djemtė e tij, qė, me sa kuptohet, ka qenė djali i madh, Stanisha.

    Nė betejėn e Ankarasė, qė u zhvillua gjatė vitit 1402 midis trupave mongole dhe ushtrive osmane, kėta tė fundit pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė brendshme pėr trashėgimin e fronit osman, konflikte qė vazhduan afėr njė dhjetėvjeēar. Gjatė kėtyre viteve u dobėsua pėrkohėsisht presioni osman, pėr t`u riaktivizuar pas ardhjes nė fron tė sulltan Mehmetit I (1413-1421). Ndėrkohė zotėrimet e Gjon Kastriotit arritėn njė zgjerim e fuqizim tė madh. Kėtė e favorizoi edhe qėndrimi i komandantit osman tė Shkupit, Bajazitit, i cili nuk ndoqi njė politikė pushtimesh, por atė tė marrėveshjes me fisnikėt shqiptarė. Pas vdekjes sė tij nė vitin 1414, ai u zėvendėsua nga i biri, pėr veprimtarinė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė thuhet diēka. Gjatė viteve nė vijim rol tė veēantė nė drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake tė Pashasanxhakut tė Shkupit do tė kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu. Evrenozėt ishin njė familje shumė e pasur. Vetėm nė Shkup ata kishin mbi njėqind dyqane. Gjatė disa dhjetėvjeēarėve si ushtarakė tė lartė osmanė, Evrenozėt u pėrpoqėn tė kontrollonin rrugėt tregtare tė vendit qė tė fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjė e mė shumė.

    Nė fillim tė vitit 1415 kaloi nė duart e osmanėve Kruja, e cila kishte njė pozicion shumė strategjik dhe kontrollonte segmente tė rrugėve tregtare qė lidhnin Shkupin me bregdetin shqiptar si dhe viset perėndimore tė vendit. Prandaj pushtimi i Krujės dėmtoi rėndė interesat e fisnikėve tė Shqipėrisė Qendrore dhe tė Epėrme, sepse tani zotėrimet e tyre nga ēasti nė ēast mund tė pushtoheshin prej osmanėve. Rėndė u goditėn edhe zotėrimet e Gjonit, sepse osmanėt mund tė zotėronin rrugėn tregtare qė kalonte nėpėr Mat e Dibėr pėr tė arritur nė Shkup, e kontrolluar deri nė atė kohė prej Kastriotėve. Sidoqoftė, Gjoni u tregua mjaft i kujdesshėm nė marrėdhėniet e tij me osmanėt. Pėr tė mbrojtur interesat e shtetit tė tij dhe pėr tė mėnjanuar pėrplasjen me ta, kur Kruja ra nė duart e osmanėve, Gjoni dėrgoi djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, si iē-ogllan (pazh) pranė oborrit osman. Nė kėtė mėnyrė ai evitoi pėr disa vjet konfrontimet me osmanėt. Kurse Republika e Venedikut vendosi qė t`i jepte njė tribut vjetor prej 200 dukatėsh subashit turk tė Krujės, qė ky tė mos sulmonte Durrėsin dhe tė mos prekte kriporet e shumta tė kėtij qyteti.

    Me gjithė pėrpjekjet e Gjonit pėr tė pasur marrėdhėnie sa mė tė mira me sulltanin, ai nuk hoqi dorė nga masat mbrojtėse. Nė nėntor tė vitit 1417 Gjoni i kėrkoi mė kot Venedikut qė tė pėrballonin sė bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshėm tė vinte nė dispozicion tė njė aksioni tė pėrbashkėt tė gjithė luftėtarėt dhe kėshtjellat e veta. Nė kėto rrethana Gjon Kastrioti i kushtoi vėmendje tė veēantė bashkėveprimit me fisnikėt shqiptarė.

    Kur nė vitin 1418 Balsha III i shpalli luftė Republikės sė Shėn Markut pėr tė rimarrė Shkodrėn dhe Drishtin, Gjoni mbajti anėn e tij dhe qenė tė paefektshme pėrpjekjet e Venedikut gjatė viteve 1419-1420 pėr ta larguar atė nga Balsha. Konflikti midis Balshės III dhe Venedikut nė rajonin e Shkodrės pengoi lėvizjen e tregtarėve shqiptarė, raguzanė etj. dhe qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės, ku nxirrej e pėrpunohej ari, argjendi e plumbi dhe ku ēmimi i prodhimeve tė shumta bujqėsore ishte mė i ulėt nė krahasim me ēmimet qė ato kishin nė viset perėndimore. Kėto rrethana i shfytėzoi Gjon Kastrioti pėr tė intensifikuar qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės nėpėr rrugėn tregtare Shufada-Prizren-Prishtinė dhe nė atė tė Shkupit tė kontrolluara prej tij. Nė shkurt tė vitit 1420 ai nėnshkroi njė akt-tregtar me Republikėn e Raguzės, nėpėrmjet sė cilės u garantonte tregtarėve tė saj lėvizje tė sigurt nėpėr rrugėt e sipėrpėrmendura. Nė mars tė vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut pėr tė lejuar tregtarėt raguzanė, qė nė vend tė Shkodrės tė vinin nė Lezhė pėr tė rrahur rrugėt e zotėrimeve tė tij.

    Pas vdekjes sė Balshės III, Gjon Kastrioti ndėrmori masa tė menjėhershme pėr tė mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Nė rajonin e Shkodrės, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviēit dhe mbante tė rrethuar qytetin, Gjoni dėrgoi trupat e veta. Nė njė letėr, qė i shkroi Venedikut nė nėntor tė vitit 1422, ai ka rrėfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb tė Rashės tė merrte Lezhėn dhe shprehte me kėtė rast gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar venecianėt qė tė dėbonin ushtrinė serbe nga rajoni i Shkodrės.

    Ndėrkohė, krahas Gjonit, edhe djemtė e tij kishin filluar tė aktivizoheshin nė veprimtarinė politike dhe ushtarake tė familjes sė tyre. Burimet historike tregojnė se gjatė vitit 1422 njė nga djemtė e tij komandonte trupat e Kastriotėve nė rrethinat e Shkodrės. Kurse nė vitin 1428 pėrmendet njė djalė i Gjon Kastriotit "i bėrė turk e mysliman", qė kishte trupa ushtarake pranė zotėrimeve tė Venedikut po nė rajonin e Shkodrės.

    Interesat ekonomikė dhe politikė tė shtetit tė Kastriotėve e nxitėn Gjon Kastriotin qė t`u kushtonte vėmendje edhe rajoneve tė tjera shqiptare, tė cilat nuk ishin kufitare me zotėrimet e tij. Jo lidhjet familjare qė Kastriotėt kishin me Balshajt, po pikėrisht interesat ekonomikė e shtynin Gjon Kastriotin t`i pėrkrahte vazhdimisht ata, madje duke dėrguar edhe ushtrinė e tij nė ndihmė tė tyre. Edhe pas vdekjes mė 1421 tė Balshės III, qė ishte kushėri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikėt e tjerė shqiptarė tė zotėrimeve tė Balshės III, si me Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), qė i kishin zotėrimet fillestare nė rrethinat e grykės sė Kotorrit dhe qė mė pas i shtrinė edhe nė Gentė, me tė cilėt lidhi krushqi. Gjurashėt u angazhuan nė njė luftė shumėvjeēare kundėr pėrpjekjeve tė Despotatit tė Rashės pėr pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, qė shtriheshin nė veri tė lumit Buna. Ndėrkohė edhe Gjon Kastrioti kundėrshtoi synimet e despotėve serbė pėr marrjen e Lezhės dhe pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Fushė-Dardani.

    Pesha dhe roli i shtetit tė Gjon Kastriotit nė jetėn e vendit erdhi gjithnjė duke u rritur. Fuqizimin mė tė madh ai e arriti nė kohėn kur nė krye tė tij doli djali i vogėl i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.
     
    .
  4. Arditaa
     
    .

    User deleted


    heyyyyyyyy
     
    .
3 replies since 21/1/2010, 21:45   5000 views
  Share  
.