~Nibiri Planeti i 10

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Prej kohesh ne ambjentet e shkences eshte folur per ekzistencen e nje planeti te 12 ne sistemin tone diellor (duke perfshire diellin dhe henen, perndryshe do ishte planeti i 10). Shume te dhena, eksperimente dhe studime te bera konfirmojne mundesine e nje planeti deri me sot te pastudiuar qe eshte pjese e sistemit tone por me nje orbite shume te gjate, rreth 3600 vjet rreth diellit dhe kjo mund te jete arsyeja kryesore pse dihet kaq pak per kete planet. Ne janar te vitit 1981 disa revista shkencore ngulmonin ne kete fakt duke u nisur nga orbita e crregullt e Plutonit. Zyrtarisht ne vitin 1982, NASA pranoi mundesine e ekzistences se nje planeti te tille qe u quajt planeti X.

    Per disa studiues kjo nuk ishte aspak dicka e re apo e papritur. Njeri prej tyre, Zecharia Sitchin, profersori i njohur cifut prej kohesh kishte deklaruar pranine e ketij planeti dhe ne hartimin e kesaj teorie ai i referohej teksteve te sumereve te lashte. Nje vit me pas, ne 1983 sateliti i ri qe studionte hapesiren me rreze infra, konfirmoi perfundimisht ekzistencen e planetit X dhe shkenctaret dolen me deklaraten qe planeti ekziston, eshte aty ndonese shume me larg se planeti me i larget i sistemit tone. Drejtuesit e IRAS (Infrared Astronomical Satellite) dolenk perpara shtypit me keto fjale:
    Nje trup planetar i permasave te madha, sa Jupiteri (permasa perputhet teresisht me ate ne tekstet e lashta) pjese e ketij sistemi diellor, eshte zbuluar ne drejtimit te Orionit. Teleskopi orbital e zbuloi planetin ne drejtimin qe ju dha, sepse kishte kohe qe mendohej qe prania e trupit qiellor mund te ishte ne ate pjese te qiellit.
    Planeti X ka nje mase 4 here me te madhe se ajo e tokes dhe me nje dendesi pothuajse 20 here me te madhe. Ne momentin qe Planeti X do te kaloje midis tokes dhe diellit, forca e tiji terheqese do te zevendesoje perkohesisht ate te diellit. Pra per nje kohe te shkurter Planeti X do jete forca kryesore magnetike terheqese ndaj tokes qe do sjelli si rezultat ndalimin e rrotullimit te tokes ne aksin e saj per 2-3 dite. SHkenctaret e NASA-s jane te shqetesuar nga ky fakt sepse nuk mund te dihen pasojat qe kjo gje mund te sjelli ne toke.

    Historia na jep shume emra per planetin X. Sumeret e quanin ate planeti i 12 ose Nibiru, qe do te thote "planeti qe kalon". Ne Babilonine dhe Mesapotamine e Lashte ate e quanin Marduk qe do te thote Mbreti i Qiejve dhe Trupi i Madh Qiellor. Cifutet e quanin Globi me Krahe per shkak te orbites se tij te gjate ndersa greket e quanin Nemesis. Ndersa emri me me kuptim i eshte dhene nga profetet duke u quajtur Ylli Blu, Ylli i Kuq, Mesazheri Pervelues, Kometa e Gjykimit etj. Por sidoqofte ska rendesi emri me te cilin eshte quajtur. Behet fjale per te njejtin objekt dhe te njejtin efekt qe shkakton perpara dhe gjate kalimit afer tokes. Sumeret kishin edhe nje emer per orbiten e tij 3600 vjecare qe e quanin A Shar ndersa astronomet e lashte Hindu e quajten orbiten e tij Treta Yuga ndersa efektet shkaterruese Kali Yuga.

    Hera e fundit qe Nibiru i eshte afruar tokes ka qene ne vitin 1628 para eres sone dhe llogarite tregojne qe shume shpejt ai do jete perseri i pranishem. Ne fakt filmimiet e teleskopit Hubble tregojne per afrimin e tij. Ne vitin 1995 planeti X ka filluar ti afrohet tokes madje ka filluar te ndihet efekti i tij magnetik i cili rritet dite pas dite. Graviteti i diellit e shtyn ate drejt tokes me shpejtesi me te madhe por sidoqofte ai nuk do perplaset me token. Por shtyrja dhe terheqja qe i ben dielli krijon nje prishje te balances se vete gravitetin te tij qe ndikon ne toke dhe kjo ka qene nje nder arsyet e fenomeneve natyrore te koheve te fundit. Madje eshte ndryshimi i akseve te tokes eshte rezultati direkt i afrimit dhe ndikimit te planetit X.

    Ne nje shkrim me poshte do flas per studiuesin rus Zechariah Sitchin me origjine cifute, pershkrimin qe ka bere per Nibirun dhe peshtjellimin qe ka krijuar ne ambientet shkencore me zbulimet e tij si dhe referimet qe i ka bere ezksitences se planetit me ate to teksteve te lashta te sumereve.

    image

    Edited by tiranaforum - 16/1/2010, 10:05
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Zechariah Sitchin nje studiues i gjuheve te lashta, doktor i shkencave historike te antikitetit dhe gjuheve te lashta te lindjes, ekspert i gjuhes sumere dhe as hebraishte te vjeter, mbas studimit te bere ka qene nder te paret qe ka hedhur torine e ekzsitences se planetit te 10 qe e quan Nibiru madje duke u bazuar ne tekstet e lashta qe ka studiuar ka pergatitur nje kronike te tokes qe ne kohet e lashta, shume me te lashta se ato qe jane te rregjistruara sot. Habia e Stitchin gjate studimit te teksteve sumere erdhi per faktin qe keto tekste nuk ishin aq te reja sac mendohej me perpara dhe ne shkrimet e tyre permbahej nje histori e tere e tokes qe daton rreth gjysem milioni vjet me pare. Kundershtues i flakte i teorise se Darvinit, ai thekson me force qe jeta ne toke eshte krijuar ne format e saj privitive por krijimi i njeriut qe ne njohim apo homo sapienis eshte nje faktor i nje nderhyrje gjenetike nga civilizime jashtetokesore.

    Materiali eshte shume interesant dhe ka zgjuar nje kurejshtje shume te madhe ne ambjentet e historianeve, antropologeve, astronomeve dhe gjithe shkencave qe jane te lidhura me njera tjetren ne menyre te pandashme. Ajo qe do paraqes me poshte eshte raporti i mbajtur nga Stitchin ne Asamblene e 3 Boterore te Gjuheve te Lashta, Historise dhe Lidhjes se saj me te ardhmen e njerezimit ne Las Vegas, ne tetor te vitit 2004.

    Ka dhe nje planet tjeter ne sistemin tone diellor, jo me vite drite larg, qe afrohet midis Marsit dhe Jupiterit cdo 3600 vjet. Sipas teksteve sumere, njerezit nga ai planet erdhen ne toke pothuajse gjysem milioni vjet me pare dhe bene shume nga gjerat per te cilat ne lexojme sot ne Bibel, ne librin e Gjenezes ose te Zanafilles. Sic thuhet ne liber ne menyre profetike, rikthimi i planetit eshte parashikuar te ndodhi ne ditet sotme. (kujto orbiten 3600 vjecare). Planeti eshte i banuar nga qenie njerezore inteligjente*(disa burime te tjera shkencore e kundershtojne kete fakt dhe shprehen qe planeti permban nje forme qeniesh reptiliane)si ne te cilet do te vijne dhe do te shkojne nga planeti i tyre ne ate tonin. Ata krijuan homo sapiens. Ne kemi te njejten paraqitje me ta. Dhe une i quaj Annunaki.

    Momenti i fillimit te studimeve te mija lidhet me femijerine time dhe vitet e para te shkolles. Me terhiqte ideja e Nefilim te cilet permenden ne Gjeneze, kapitulli 6, si bijte e perendise (Nefilim jane nje rrace njerezore qe sipas librit te Gjenezes, Bibles, ka populluar token ne periudhat shume te lashta. Ata ishin shume trupmedhenj me nje gjatesi qe varionte nga 3 metra deir ne 5 metra dhe per arsye se njerezit e tjeter te tokes te permasave normale qe kemi ne sot mund ti ngaterronin me Zoter dhe ti vishnin me fuqi te mbinatyrshme, u larguan nga siperfaqja e tokes duke krijuar vendbanime te nendheshme) te cilet u martuan me bijen e njeriut perpara se te ndodhte Permbytja e Madhe Biblike. Fjala Nefilim perkthehet GJIGANDE dhe ne kohet e lashta kane populluar token.
    Fillova te beja pyetje per kete gje dhe mesuesi me denoi me pretendimin qe "ti nuk mund te vesh ne dyshim fjalet e bibles apo te pyesesh per to". Por une nuk interpretova Biblen, as vura ne dyshim ate por menyren sesi mesuesi shpejgonte dhe kuptimi jo i sakte qe ai paraqiste. Nefilim, emri me te cilin njiheshin keto qenie te jashtezakonshme, bijte e perendise, ne menyre letrare shpjegohet si ata qe erdhen ne toke nga qiejte. Te gjitha shkrimet e lashta, Bibla, mitologjia greke, mitologjia egjiptiane dhe tekstet e saj, shkrimet ne piramida, cdo gje te shpie tek sumeret e lashte, civilizimi i te cileve eshte i pari qe njihet ne toke qe 6 mije vjet me pare.
    U perqendrova shume tek sumeret, burimet e ketyre legjendave dhe miteve, teksteve dhe informacioneve. Mesova te lexoj shkrimin sumer qe eshte i tipit kuneiform dhe arrita ne perfundimin e pakundershtueshem qe cdo gje qe thuhet per keto qenie te lashta te cilet sumerianet i quanin Annunaki, kane ardhur ne toke nga planeti Nibiru.

    Planeti si shenje te tijen kishte kryqin dhe ne fakt Nibiru kishte kuptimin Planeti Qe Kryqezon. Nderkohe ne studimet e mija vemendja u perqendrua apo me sakte kaloi ne faktin se Nefilim apo Annunaki erdhen nga Planeti Nibiru, pra Nibiru ne vetvete paraqiste gjithe celsin e enigmes. Kjo me shtuy te thelloja njohurite e mija ne astronomi. Gjate kohes qe fillova te bej kete, zbulova se studiues te ndryshem ishin te ndare ne disa grupe me mendime te kunderta. Disa thoshin se Nibiru ishte Marsi i cili natyrisht ishte pershkruar dhe i njohur nga njerezit e antikitetit. Te tjeret thoshin jo, ishte Jupiteri. Te dyja palet paraqesnin argumentat e tyre per kete problem.

    Po kur arrita te lexoja tekstet e lashta dhe te deshifroja kuptimin e tyre, zbulova ate qe asnjera nga palet e siperpermendura nuk kishte te drejte sepse pershkrimi i Nibirut dhe i pozicionit te tij kur i afrohej diellit tregonte qe smund te ishte as Marsi dhe as Jupiteri. Dhe nje nate u zgjova nga gjumi me kete ide ne koke: natyrisht eshte nje planet tjeter qe ne menyre perdiodike kalon midis Marsit dhe Jupiterit por nuk eshte asnjeri prej te dyve.

    Sapo arrita ne kete perfundim, pra ate te ekzistences se nje planeti tjeter, pergjigjet e tjera erdhen vete.

    Kuptimi i Epikes te Mesapotamise mbi Krijimin mbi te cilen jane bazuar kapitujt e pare te librit te Gjenezes dhe detajet mbi Anunaki, kush ishin ata dhe lideret e tyre, si udhetuan nga planeti i tyre per ne Toke dhe si u gjenden ne Gjirin Persik ku krijuan kolonite e para, cdo gje u be e qrte. Sumerianet kishiin njohuri te pamasa. Ata kishin dijeni per Uranin, Neptunin madje i kane pershkruar ato ne menyre perfekte. Po ashti kishin dijeni per Putonin i cili u zbulua nga shkenctaret tane kaq vone. Sumeret ishin shume te forte ne matematike dhe me respektin me te madh deklaroj se njohuria e tyre e tejkalon shume here ate te sotmen.

    Ata thoshin: "Cdo gje qe ne dime, e kemi mesuar nga Annunaki." Ajo qe te magjeps ne literaturen e qyteterimeve antike eshte qe te gjithe duke filluar me sumeret, kishin dijeni dhe flasin per nje planet tjeter te sistemit tone diellor ashtu sic kishin dijeni per Plutonin qe 6 mije vjet me pare ne nje kohe qe shkenctaret tane e zbuluan ate vetem ne vitin 1930. Zbulimi i Plutonit nuk eshte se paraqet ndonje rendesi te madhe sidomos per njerezit e zakonshem po kur vjen puna tek Nibiru, gjerat jane shume me ndryshe.

    Nese Nibiru ekziston, (dhe ky eshte planeti qe sot shkenctaret e quajne Planeti X), atehere dhe Annunaki ekziston.
    Pra ekzistenca e Nibirut nuk eshte thjesht nje ceshtje e nje globi me shume ne sistemin tone diellor. Eshte shume me ndryshe sepse nese Nibiru ekziston atehere dhe Annunaki ekziston dhe sipas deshmive te sumereve ata vijne ne afersi te tokes cdo 3600 vjet, kohe gjate se ciles ata na kane dhene ne civilizimin dhe qe ne nuk jemi te vetem dhe qe ne sistemin tone diellor ka civilizime me te perparuara.

    Libri i pare, Planeti i 12-te bazohet dhe pershkruan njohurite e sumereve dhe konkludon ne faktin e ekzistences se ketij planeti, te kuptuaren se cfare eshte ai, cfare jane perrallat e Genesis, perrallat mbi Krijimin, cfare eshte e kaluara jone dhe ne nje fare menyre si do jete e ardhmja jone.

    Libri i dyte, (keto jane libra te shkruara nga Stitchin gjithmone ne referim te teksteve sumere) Shkallet per ne Qiej i referohet historive te koheve antike ne dy aspekte te reja. Njeri ishte qe te nxirreshin ne drite tekstet dhe mitologjine e Egjyptit te Lashte dhe ti shikoje ato sesi perfshihen ne tekstet e sumereve dhe se cfare kuptimi te mirefillte kane. Aspekti i dyte eshte ai i te parit te perpjekjeve njerezore ne kerkim te pavdeksise ose perjetesise. Dhe keto gjera lidhen shume ngushte me Malin Sinai (vendi biblik), me kozmodromin ne gadishullin Sinai dhe rrolin e Jerusalemit ne te gjithe kombinim.

    Ne librin e trete Luftra e Zotrave dhe e Njeriut kam trajtuar rrefenjat se cfare ndodhi mbas mbas mbreterimit, nje faze e re e civilizimit per njeriun. Duke trajtuar konfliktin dhe rivalitetin qe lindin midis dy gjysem vellezerve Enlil dhe Enki ( i famshem libri i Stitchin Libri i Humbur i Enkit Pepi), percoj tekstin sumer per konfliktin qe vazhdoi midis djemve dhe niperve te tyre gje qe coi ne luftra qe i kam quajtur Luftrat e Piramidave (kane qene 2) gjate te cilave u perfshine edhe njerezit e Tokes. Ja sesi njeriu i tokes mesoi se ca ishin luftrat. Dhe kjo gje shqyrton dhe subjektin e nje morali teologjik: A eshte natyra njerezore luftarake, apo u mesa te behej e tille?

    Me pas sumeret flasin per Ameriken. Jo ajo qe ata quajne koha prekolumbiane, po 4-5 mije vjet para saj, qe i bie shume me pare se Inkasit dhe Maja apo Azteket. Kush ka qene me te vertete ne Amerike? Sa te vjetra jane disa nga antikitetet e saj dhe nga kush u ndertuan objekte kaq te mahnitshme si strukturat megalitike? Per cfare arsye, ne c'menyre dhe nga kush? Po keto rrefenja na tregojne qe kane qene Annunaki ata qe cuan qeniet njerezore ne Amerike. Gjate 15 vjeteve qe botova materiale nga shkrimet e sumereve studiues te shumte filluan te perdornin tekstet e mija si referenca dhe objekte te metejshme te studimeve te tyre dhe si rrjedhoje e them me krenari qe pati nje revolucion te vertete ne avancim shkencor sidomos ne astronomi, ne zbulimet e anijes Voyager, ne gjeologji, biologji, zbulimi i ADN, aftesine per te krijuar bebe ne epruvete, gjuhesi, dhe (shpalosja e sekreteve) origjines se gjuheve. Seicili zbulim perputhej me ate qe sumeret dinin dhe kishin shkruar ne tekstet e tyre dhe sidomos konfirmuan teresisht ate qe kisha thene.

    Cdo here qe degjoja per nje zbulim te caktuar do hidhesha perpjete nga karrigia dhe do thosha: O Zot, eshte ekzaktesisht sic kane thene sumeret 6 mije vjet me pare.

    Ne njerin nga tekstet kam gjetur saktesisht menyren sesi u krijua Adami, i pari homo-sapiens. Eshte i njejti proces qe ne sot e quajme in-vitro. Lexoja nje tekst qe pershkruan Uranin dhe Neptunin ne te njejten menyre si i pa sonda Voyager2 ne vitin 1986 dhe 1989. Eshte nje tekst qe e kam krahasuar me zbulimin dhe qe ka perkuar ne cdo detaj me diturine antike. Dhe me lindi pyetja nese: Shkenca e sotme po arrin Diturine Antike? Ate dituri qe po perputhet me cfare sumeret dinin 6 mije vjet me pare? Si eshte e mundur qe ata perdornin te njejtin simbol qe perdorim edhe ne sot (gjarpri i perdredhur) per te simbolizuar mjeksine apo biologjine qe 6 mije vjet me pare? Simboli i Enkit i cili ndermori inxhinjerine gjenetike per te krijuar Adamin? Ai ishte simboli i ADN, zinxhiri i dyfishte i ADN.
    Si eshte e mundur qe sumeret kishin dijeni per faktin qe Neptuni eshte nje planet i qullet, pa patur teleskope apo anije komzike? Pergjigja e tyre eshte: Cdo gje qe ne dime, na e kane mesuar Annunaki. Pra ju tani thoni, dakort. Kane qene Annunaki.
    Tani kush ishin Annunaki dhe nga erdhen ata? Sumeret thone qe ata erdhen nga Nibiru. Ju mund te pyesni, cfare eshte Nibiru? Dhe ata pergjigjen, eshte nje tjeter planet ne sistemin tone diellor. Ju mund te thoni, jam shume i impresionuar nga dituria e sumereve dhe mbase ata e dinin se cfare flisnin kur vjen puna per Annunakin. Po sma ha mendja qe te kete nje planet kaq afer tokes me qenie inteligjente.
    Nese eshte keshtu, atehere kush eshte shpjegimi juaj per Annunakin?
    Ka qene me te vertete nje rrace gjigandesh qe ka populluar token gjysem milioni vjet te shkuara? Besoni ju se ka ekzistuar nje civilizim ne Toke 500 mije vjet me pare i cili tejkalonte civilizimin tone dhe me pas u zhduk? Kur vemendja juaj perqendrohet te shpjegoje kete fakt, ju nuk gjeni dot shpjegim. Atehere nese ju nuk keni shpjegim pse nuk pranoni theniet e Sumereve?
    Aspekti i dyte i pergjigjes eshte ky: Cdo tekst, fjale apo histori e shkruar ka qene perpara syve tuaj, ne asnje moment nuk kam thene, oh shikoni cfare kam gjetur, asnjehere. Kam thene vetem: " Ka nje tabele ne Muzeun Britanik, e kataloguar me kete numer etj etj, eshte zbuluar ne kete vend etj etj, publikuar nga ky autor dhe studiuar nga ky shkencetar. Pra cdo informacion dhe burim qe po ju paraqes eshte ne menyre akademike, shkencore dhe mendimtare e njohur dhe e pranuar. "Ne dukemi si Annunaki". Ata na kane krijuar gjenetikisht nepermjet inxhinjerise gjenetike. Ata kryen nje mrekulli dhe na krijuan ne qe te kemi paraqitjen e tyre fizikisht dhe gjendjen e tyre emocionalisht.

    Ja cfare thote Bibla: Le te krijojme Adamin sipas perfytyrimit tone. Fizikisht, nga jashte dhe brenda. Pra per sa jane ata, aq jemi dhe ne. Ka vetem nje ndryshim shume te madh persa i perket jetgjatesise gje qe eshte shkaku i nocionit te perjetesise. Duke qene se orbita e planetit te tyre eshte 3600 vjet, viti qe per ne eshte 365 dite, per ta eshte 3600 vjet i gjate. Pra nje vit i tille i tyre, eshte i barabarte me nje vit tonin prej 365 ditesh. Ky eshte ndryshimi kyc midis nesh dhe tyre.
    Pastaj eshte diferenca ne teknologjine e avancuar e cila i ben ata te afte jo vetem te udhetojne ne hapesire, madje ta kene bere kete gje prej miliona vjetesh por edhe te ringjallin te vdekurin gje e cila ne kohet biblike quhej si nje mrekulli. E ndjej qe ashtu sic ata erdhen ne toke dhe na krijuan ne nepermjet ingjinjerise gjenetike duke bashkuar genet e tyre me ate te nje majmuni femer, ashtu do vije dita dhe per ne te eksplorojme bote te reja dhe do bejme te njejten gje. Nen kete kendveshtrim mendoj se gjerat kane nje karakter ngjashmerie. Por a eshte e mundur qe nje ngjashmeri e tille te percaktohet nga individi?
    Besoj se po !

    Merrni pershembull historine e Permbytjes se Madhe dhe shkaterrimin e njerezimit dhe shpetimin e rraces njerezore nepermjet Arkes se Noas. Enlil vendosi te shfrytezonte dallgen madheshtore te ujit per te shkaterruar njerezimin ndersa Enki i thote Noas (qe sumeret e quajne Ziusudra) per ate qe po ndodhte. Ai i meson Noas sesi te ndertonte nje arke dhe ta puthiste ate ne menyre te tille qe mos permbytej. Me kete arke Noah beri te mundur shpetimin e tij, te familjes se tij dhe te tjeterve. Sipas sumereve ne arke ai mundi te ruaje faren njerezore. Ketu pra kemi dhe nje konflikt te dy lidereve te Annunaki. Njeri e ndjente ne nje menyre, tjetri ne menyre tjeter.
    Pra pyetje per zgjedhje te lire cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar, cfare duhet te behet dhe cfare nuk duhet shfaqet gjithe kohes ne tekstet sumere.

    E quaj misionin tim shpalosjen perpara njerezimit te diturise sumere, ate qe njerezit antik dinin dhe qe une e besoj. Dhe kete e arrita duke vajtur direkt tek burimi i informacionit, tek shkrimet e tyre dhe figurat dhe e trajtova materialin jo si nje mit po si nje histori te vertete.
    Jeni te hapur te me kundershtoni. Shkrimet jane aty, ka plot qe studiojne gjuhen sumere dhe simbolizmat e Mesapotamise, Babionise dhe Egjyptit te Lashte. Ju sfidoj zoterinj te nderuar. Jam i hapur per cdo lloj diskutimi dhe argumenti qe deshironi. E verteta eshte shpesh shume me e pabesueshme se fantastikja.
     
    .
  3. lab technician
     
    .

    User deleted


    Great site. A lot of useful information here. I’m sending it to some friends!
     
    .
2 replies since 16/1/2010, 00:29   920 views
  Share  
.