~Dokumenti i parė nė Shqip

Apo nje bllof ?

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    Dokumenti i parė nė shqip apo njė bllof i madh? nga Ardian Klosi

    Mediat shqiptare nė Shqipėri, Kosovė e diasporė kanė shpallur njė sensacion: gjetjen e njė dorėshkrimi tė moēėm nė gjuhėn shqipe nga dr. Musa Ahmeti nė Arkivin Sekret tė Vatikanit. Dorėshkrimi thuhet se ėshtė i vitit 1210, ėshtė shkruar nė pergamen nė 208 fletė, i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialekt tė veriut nga njėfarė Theodor Shkodrani. Zbuluesi, doktor Ahmeti, qė i ka filluar kėrkimet e tij mė 1995, ka rėnė nė gjurmė tė tij nė vitin 1998. Gjatė gjithė kėsaj kohe gjer mė sot ai nuk ka folur dhe komunikuar me askėnd, por ėshtė marrė me transkriptimin e veprės, derisa tani, si e ka pėrfunduar kėtė punė tepėr tė vėshtirė, sikurse thotė, iu drejtua mediave, duke dhėnė intervista tė shumta mbi zbulimin e tij.

    Pothuajse tė gjitha revistat tona tė ilustruara e kanė botuar lajmin tė shoqėruar me intervista tė doktor Ahmetit. Tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe njė numėr gazetash. Nė televizione e radio kanė folur njerėz tė njohur tė jetės publike shqiptare, tė cilėt pėrshėndesin zbulimin e rrallė. Drejtori i Muzeut Kombėtar p.sh. i entuziazmuar flet pėr lashtėsinė e gjuhės sė shkruar shqipe, e cila pas kėtij zbulimi "del e shkruar edhe para Luterit ose Dantes".

    Na ra nė sy menjėherė, qė nė asnjėrin nga organet dhe shpalljet e pėrmendura nuk botohet asnjė faksimile e veprės sė Theodor Shkodranit. Nė vend tė saj riprodhohen faksimile veprash tė tjera, bie fjala nga njė dorėshkrim nė pergamen i vitit 1274, ku thuhet se pėrmbahen dy vula zotėrinjsh shqiptarė, Ėngjėllorėve dhe Dukagjinėve, ose nga njė dokument i Arkivit tė Dubrovnikut, i vitit 1284, ku pėrmendet pėr herė tė parė gjuha shqipe (shih p.sh. revistėn "Klan", 13.10.02 ose "Ekskluzive", tetor 2002 etj.). Ėshtė pėr t'u habitur qė asnjė redaktor a botues i kėtyre revistave nuk ka kėrkuar fotokopje tė njė flete tė origjinalit, pėr tė pasur qoftė dhe njė grimcė dėshmie. As drejtori i Muzeut Kombėtar, i pyetur, nuk ishte nė gjendje tė paraqiste ndonjė faksimile tė origjinalit.

    Ndėrkohė qė dr. Ahmeti po lahet nė dushet e lavdisė mediatike, neve, pas gėzimit tė parė pėr kėtė lajm tė jashtėzakonshėm, filluan tė na lindin disa dyshime pėr vėrtetėsinė e zbulimit. Ēfarė e pengon doktorin qė tė botojė njė fragment nga zbulimi i vet? Tani ai ėshtė krejt i tiji si zbulim, pra askush nuk mund t'ia marrė mė meritėn, qė ka dhėnė kėtė ndihmesė tė pashoqe pėr historinė e gjuhės shqipe dhe tė vetė Shqipėrisė. Ky ėshtė argumenti i parė, i natyrės publike. E po kėsaj natyre, ose mė saktė e natyrės morale-publike, ėshtė edhe pyetja tjetėr qė na erdhi ndėr mend shpejt dhe qė po ashtu na i shton dyshimet: dr. Ahmeti nuk ėshtė emėr i njohur filologu; deri tani nuk i kemi lexuar asnjė botim. Ai patjetėr ka pasur vėshtirėsi tė mėdha, siē e pohon edhe vetė, pėr tė deshifruar veprėn e rrallė qė i ka rėnė nė dorė.

    Pėrpara njė gjetjeje tė tillė ėshtė gati njė detyrim moral, qė t'i drejtohesh njė filologu tė mėsuar me tekste tė vjetra tė shqipes, pėr arsye se bėhet fjalė pėr njė vepėr qė i pėrket nė fund tė fundit kulturės sė krejt njė kombi dhe ndihmon tej mase pėr shumė pikėpyetje qė dalin nga historia e njohur e gjuhės dhe popullit shqiptar. Mirėpo doktor Ahmeti nuk i ėshtė drejtuar bie fjala, as Wilfried Fiedlerit nė Berlin, as Bardhyl Demirajt nė Mynih, as Eric Hampit ose Victor Friedmanit nė Ēikago, as Ardian Klosit nė Tiranė, as Francesco Altimarit nė Kozencė, as Italo Fortinos nė Napoli; secili prej kėtyre e tė tjerė do ta kishin kthyer punėn disavjeēare tė dr. Ahmetit nė punė disamujore, dhe pa ia hequr aspak meritėn e zbulimit tė parė.

    Tė vimė tani tek argumentat filologjike qė na i rėndojnė edhe mė shumė dyshimet pėr vėrtetėsinė e zbulimit. Citojmė gjetėsin: "I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me grafema latine; pėrveē qė pėr tre grafema tė shqipes janė pėrdorur grafemat greke (pėr shkronjat: "dh", "th" dhe "y"), i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut, qė si i tillė paraqet mjaft vėshtirėsi pėr t'u lexuar".
    a. Nėse ky dorėshkrim ėshtė nė dialektin e veriut kjo nuk pėrbėn vėshtirėsi, por lehtėsi nė tė lexuar. Shumica e autorėve tanė tė vjetėr, tė shekujve 16.-17. kanė shkruar nė dialekte veriore tė gegėnishtes (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani) dhe kjo traditė thuajse e vijueshme shkrimi e lehtėson mjaft leximin e ēdo teksti tė atyre kohėve nė gegėnishte. Kush lexon Buzukun, di t'i lexojė menjėherė edhe tė tjerėt, aq mė shumė qė pėr kėto ndihmojnė monografi tė hollėsishme si ato tė Eqrem Ēabej, Namik Ressulit etj.
    b. Gjetėsi pėrmend tri grafema greke pėr dh, th dhe y, pėrveē atyre latine. Mirėpo pėr "ypsilon", edhe greqishtja edhe latinishtja mesjetare kanė po njė grafemė, qė ėshtė njėsoj si karakter i vogėl nė tė dyja gjuhėt, siē e pėrdor edhe Buzuku. Ndėrsa pėr dh-nė, nė qoftė se ka qenė grafema greke, pėrse pėrdor dr. Ahmeti nė fjalinė e vetme qė ka dėftyer deri tani (Mee ndihemmen xxe dessirnnee e phortee t'Lummnumittee ?OT - e mbaronjj n'vitee MCCX - ditnee e ix-t'Marxxittee.: Theoodor Scodraanitee) grafemėn e Buzukut, qė nuk ėshtė aspak greke?


    c. Nė kėtė fjali dalin edhe njė numėr pikėpyetjesh, tė cilat nuk i pėrgjigjen njohjes sė deritashme tė filologjisė nė lėmin e teksteve tė vjetra tė gjuhės shqipe. Sė pari, nė asnjė autor tė vjetėr nuk gjejmė pėr fonemėn f grafemėn ph, siē na e jep dr. Ahmeti te fjala phorte. Madje edhe italishtja, nga vjen kjo fjalė nė gjuhėn shqipe, e shkruan me

    f. Ē'arsye kishte Theodor Shkodrani tė shkruante phortee? Vazhdojmė: nė asnjė nga autorėt e vjetėr nuk shkruhet nihemen, por ndihmėn. Nė atė kohė grupet nd, ng, mb nė gegėnishte ende nuk ishin asimiluar nė n ose m, njė zhvillim qė ėshtė i mėvonshėm (shih edhe shpjegimet etimologjike tė Ēabejt pėr fjalėn ndihmė). Pra, kur ky grup as te Buzuku, Budi, madje as te Bogdani, qė shkruante gjuhėn e Shkodrės, nuk ishin asimiluar ende, si shpjegohet qė ishte asimiluar te Th. Shkodrani tre shekuj mė parė? Por jo vetėm kaq: Derisa autori nė fjalė shkruan nihėmė pėr ndihmė, ai duhej tė shkruante edhe maroj pėr mbaronj.

    Kėtė nuk e bėn, ėshtė si tė thuash kėtu mė logjik.Vijojmė mė tej: Zanoret dyfishe, siē jepen nė fjalinė e pėrmendur tė dr. Ahmetit, nuk kanė kuptim, sepse asnjėra nuk ėshtė nė pozicion tė gjatė. Nė tėrėsi mund tė thuhet se tė gjitha fjalėt janė tė ēuditshme, asnjėra prej tyre dhe asnjė grafemė nuk ėshtė ashtu siē mund tė pritej. Kėshtu, pėrse shkruan autori pėr fonemėn sh "ss" dhe pėr fonemėn s "xx"? Te autorėt e vjetėr pėr sh, kemi "sc", ēka ėshtė e natyrshme, pasi ėshtė modeli latin-italian, qė do duhej ta kishte marrė, sikurse ta do mendja, edhe Theodor Shkodrani.

    Pėrveē argumentave publike-morale dhe atyre filologjike qė rrjeshtuam, gjetja e doktor Ahmetit ngre edhe njė numėr pikėpyetjesh tė natyrės historike-kulturore. Nė atė periudhė Shkodra, atdheu i Theodorit nė fjalė, ka qenė zonė e ndikimit ortodoks, tė paktėn me aq pak sa njihet nga dokumenta historikė, duke bėrė pjesė nė temėn e Dyrrahiumit, deri nė vdekjen e perandorit Manuel Komnenos (1143 - 1180), e duke rėnė pas tij nė duart e zhupanit tė madh Stefan Nemanja, qė e bashkoi me mbretėrinė serbe. Pa u bėrė zotėrim i Venedikut, ēka do tė ndodhte nė fund tė shekullit 14., Shkodra nuk na jep asnjėlloj dokumenti a pėrmendjeje tė hollėsishme.

    Shkurt fjala, vepra e Theodorit ngjan me njė ishull aq tė izoluar dhe ėshtė kaq e pashoqe, sa dhe krahasimi me njė kometė qė feks papritur nė qiellin e errėt tė dokumentacionit pėr Mesjetėn shqiptare do tė ishte me vend.

    Shtrohet edhe njė tjetėr pyetje e fundit: doktor Ahmeti na thotė se vepra e Shkodranit ndahet nė tri pjesė qė flasin pėrkatėsisht pėr teologjinė, pėr filozofinė dhe pėr historinė e qyteteve shqiptare. Edhe po ta pranojmė pjesėn e tretė, ē'kuptim ka qė njė autor tė shkruajė njė vepėr teologjike-filozofike nė gjuhėn shqipe, kur dihet se lingua franca pėr traktate tė asaj kohe mbi kėto fusha ishte thuajse vetėm latinishtja?

    Sikurse shihet nga gjithė sa parashtruam, nė lajmin e bujshėm qė ka marrė dhenė e botės mediatike shqiptare, ka dy mundėsi: ose kemi tė bėjmė me njė bllof tė madh dhe punėn e njė sharlatani filologjik, qė ka arritur tė gėnjejė njėri pas tjetrin njė numėr redaktorėsh, botuesish dhe persona(litete)sh tė jetės shqiptare (tė tilla bllofe ka pasur edhe mė parė nė jetėn tonė kulturore, po kujtoj kėtu librin e Zaharia Manjanit pėr "Fundin e miserit etrusk", librin "Enigma" qė ka dalė para pak kohėsh dhe tė tjerė), ose kemi vėrtet njė zbulim tė madh, por qė ka rėnė nė duar tė gabuara, pasi ajo mė e pakta qė mund tė themi pėr autorin e zbulimit ėshtė se e paraqit kaq keq gjetjen e tij, sa ta bėjė krejt tė pabesueshme.

    E fundit qė bie nė sy rreth kėsaj ngjarjeje ėshtė heshtja e plotė e botės akademike shqiptare; e kam fjalėn nė radhė tė parė pėr filologėt dhe historianėt qė duhej tė ishin prononcuar pa vonesė pėr t'ia shpėrndarė mjegullėn kėsaj pune. A ka lėnė vėrtetė njė vakuum kaq tė madh i ndrituri profesor Ēabej, saqė askujt tė mos i dėgjohet mė zėri pėr punė tė shqipes sė vjetėr?

    Autori i kėtyre radhėve, duke u marrė fort shpesh me dorėshkrime tė vjetra tė shqipes, bėn pjesė ndėr ata qė do tė gėzoheshin mė shumė nga tė gjithė, sikur ky Theodor Shkodrani tė kishte shkruar vėrtet shqip nė vitin 1210. Megjithatė, edhe nė daltė kjo e vėrtetė, asgjė nuk ia lėviz bindjen se mundimi i tij i lėvdueshėm nė errėsirėn mesjetare tė shekullit tė 13. do kish pasė merituar duar mė tė fisme shqiptare pėr t'ia nxjerrė nė dritė sot, nė shekullin e 21.
     
    .
  2. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti mė i vjetėr nė shqip

    Dr.Musa Ahmeti

    Eshtė folur e shkruar, por gjithnjė deri tani nė formė tė supozimeve, "duhet" tė ketė libra, dorėshkrime apo dokumente tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė mė tė hershme sesa "Formula e pagėzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parė i shtypur nė gjuhėn shqipe "Meshari" nga viti 1555.

    Kėrkimet nuk kanė rreshtur, por rezultatet deri tashi kanė munguar. Pothuajse tė gjithė studiuesit qė merren me kėrkime dhe hulumtime shkencore, kishin shėnuar Vatikanin, (Bibliotekėn Apostolike apo Arkivin Sekret tė Vatikanit), si njė nga vendet ku do tė duhej tė ruheshin dokumente apo dorėshkrime tė vjetra nė gjuhėn shqipe. Nuk ishin gabuar ata qė kishin menduar kėshtu. Njė studiues i njohur arbėresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe njė studim tė mrekullueshėm pėr "Perikopenė e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalė shqipe, i kishte pohuar gjuhėtarit tonė tė famshėm Eqrem Ēabejt, se ishte nė rrugė tė mirė tė gjente njė dorėshkrim mė tė vjetėr se "Formula e pagėzimit" dhe se "Meshari". Pėr fat tė keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur tė zbulonte dokumentin apo dorėshkimin nė fjalė. Njė pohim tė ngjashėm e bėn edhe studiuesi i njohur tjetėr arbėresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmėt e studiuesve tė mėhershėm, kishim fatin e mirė, qė nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, tė zbulonim njė dorėshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorėshkrimi pėrbėhet nga 208 fletė. Ėshtė i shkruar nė pergamen dhe i tėri ėshtė nė gjuhėn shqipe. Ndahet nė tri tėrėsi: atė teologjike, filozofike dhe historike. I gjithė teksti ėshtė autograf. Autori shėnon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorėshkrimin. Pėr herėt tė parė bėhet fjalė pėr gjuhėn shqipe nė vitin 1284 (jo 1285 siē ėshtė menduar deri mė tani), nė njė dokument tė Arkivit tė Dubrovnikut /Raguzės/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dėshminė e dytė e kemi nga njė autor anonim, qė sipas tė gjitha gjasave ishte prift i urdhėrit domenikan, i cili nė vitin 1308, gjatė udhėtimit nėpėr Ballkan, kur pėrshkruan Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ndėr tė tjera shkruan: "Kėtu shqiptarėt e lartėpėrmendur kanė njė gjuhė tė dalluar prej latinėve, grekėve e sllavėve, kėshtuqė nuk meren vesh fare me popujt tjerė" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dėshmia e tretė ėshtė ajo e Guljelm Adamit, i cili nė vitin 1332 shkroi me porosi tė papės Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bėrė kėshtu edhe njė relacion Filipit VI Valua, mbretit tė Francės, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHĖZIM PĖR TĖ KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep tė dhėna pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kėtu gjejmė edhe fjalinė e famėshme qė e bėri tė njohur nė histori: "Dhe megjithėse shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga latinėt, ata kanė shkronjat latine nė pėrdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre". Rėndėsi tė veēantė ka edhe fakti, se autor i kėtij shkrimi ėshtė njė shqiptar nga Shkodra. Pėr autorin, Teodor Shkodranin, pos tė dhėnave qė bėn vetė autori nė fund tė dorėshkrimit, por edhe tė tjerave qė gjinden nė disa dorėshkrime qė ruhen, pos Arkivit Sekret tė Vatikanit, edhe nė Bibliotekėn Apostolike, pjesa dėrmuese e tė cilave janė tė shkruara nė gjuhėn greke dhe janė tė pabotuara, ne kemi edhe njohuri tė tjera, disa nga tė cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorėshkrimi ėshtė prėrgatitur pėr botim, ėshtė transkriptuar, transliteruar dhe shoqėrohet pėr botim, me njė koment dhe analizė shkencore.
     
    .
  3. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    Debate mbi dorėshkrimin e hershėm nė gjuhėn shqipe tė Teodor Shkodranit, zbuluar nė arkivin sekret tė Vatikanit, nga dr.Musa Ahmeti

    Dorėshkrimi i 1210-s ėshtė apo nuk ėshtė sfiduesi i Gjon Buzukut

    Admirina Peēi
    Vetėm pak ditė mė parė doli lajmi pėr zbulimin e njė dokumenti tė vjetėr, i cili i pėrkiste vitit 1210. Pra, mendohet tė jetė mė i lashtė se formula e pagėzimit dhe "Meshari" i Gjon Buzukut. Asnjėherė mė parė nuk ishte thėnė dhe zbuluar njė lajm i tillė. Ndaj, hamendjet, mosbesimet u thurėn menjėherė pas atij lajmi tė publikur nė media. Ata qė nuk dyshonin u gėzuan pėr zbulimin e hershėm dhe nisėn tė kėrkojnė hollėsi tė tjera.
    Vetė autori i kėtij zbulimi, Musa Ahmeti, pėrveē hollėsive qė ka dhėnė pėr veprėn, pėr zbulimin e saj dhe ndihmėn qė i kanė dhėnė miqtė e tij, nuk pranon tė bėjė asnjė koment mė shumė.
    Ai po pret qė dorėshkrimi i hershėm tė botohet dhe tė bjerė nė duart e tė gjithėve. Mė tej, komentet janė tė hapura.

    Dorėshkrimi i hershėm
    Njė vėllim i lidhur me kopertinė tė fortė druri, qė i pėrket vitit 1210, titulli i tė cilit nuk ishte shėnuar i tėri nė regestat e Vatikanit dhe, nė formėn origjinale, ėshtė zbuluar nga dr. Musa Ahmeti
    Siē rrėfen ai vetė nė njė shkrim tė gjatė nė revistėn "Ekskluzive", shfletimi i kujdesshėm qė nė faqen e parė ishte shenjė se teksti nuk ishte nė gjuhėn latine, greke, sllave apo ndonjė gjuhė tjetėr, por ishte i tėri nė gjuhėn shqipe. Vėllimi ėshtė nė pergamen, gjė e zakonshme pėr kohėn kur ishte shkruar. Ka 208 fletė (pra 208 faqe), sepse nė pergamen shkruhet vetėm nė njėrėn anė. Numėrimi i faqeve ėshtė vetėm recto. Pėrmasat janė 28x39.5cm. I tėrė vėllimi ėshtė i ruajtur shumė bukur, nuk ka dėmtime, vetėm nė disa faqe ka filluar tė fshihet ngjyra dhe kjo nė fletėt 188, 189 dhe 192. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me grafema ( shkronja) latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe nė dialektin e Veriut, i cili, si i vjetėr qė ėshtė, paraqet mjaft vėshtirėsi pėr t'u lexuar. Nė fillim, por edhe nė disa vende brenda dorėshkrimit, ka iniciale, tė cilat janė shumė tė bukura. Tri nga ato janė tė praruara me flori. Inicialet e tjera janė me ngjyrė tė kuqe, pjesa dėrrmuese, ndėrsa dy janė me ngjyrė blu tė hapur. Nė dorėshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht tė punuara nė flori, tė cilat paraqesin momente biblike. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj: nga faqja 1 deri nė faqen 97 pėr teologjinė, nga faqja 98deri nė faqen 146 pėr filozofinė dhe nga faqja 147 deri nė faqen 208 pėr historinė. Secili nga kapitujt mund tė jetė edhe njė libėr mė vete. I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa, nė fund fare, nė f.208, autori ka firmosur vetė me emrin Teodor Shkodrani, duke shėnuar: "Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit zot e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9-tė tė marsit".

    Nga u nis autori
    U nis nga ato qė thuheshin shpesh nėpėr rrethet e studiuesve tė gjuhės dhe historianėve, se gjuha shqipe duhej tė ishte mė e hershme se formula e pagėzimit, nė vitit 1462, apo nga libri i parė shqip "Meshari i Gjon Buzukut". Mė tej, pohimi i Eqerem Ēabejt se: "Nė nėntorin e vitit 1940, N.Borgia mė kumtoi nė Grotaferata pranė Romės se kishte zbuluar nė arkivin e Vatikanit njė dokument nė gjuhėn shqipe mė tė vjetėr se Buzuku. Fshehtėsinė e zbulimit tė tij ky dijetar e mori me vete nė varr. Gjurmime tė mėtejshme nėpėr arkivat e Vatikanit dhe propagandės mund tė na sjellin ndonjė tė papritur nė zbulim dokumentesh mė tė moēme tė shqipes", e shtyu mė shumė studiuesin Ahmeti pėr t'iu futur kėtyre kėrkimeve.

    Si u gjet dorėshkrimi?
    Nisur nga kėto, Musa Ahmeti dhe njė grup specialistėsh tė Vatikanit, nisėn kėrkimet. Konsultimi me kolegė specialistė me pėrvojė nga arkivi i Vatikanit, por edhe me studiues eminentė botėrorė, qė bėjnė studime nė vatikanishte, ishte i dobishėm pėr ta, pasi u kurseu kohė dhe eliminuan disa nga fondet arkivore, ku ishte e sigurt se aty nuk mund tė gjendej materiali pėr tė cilin fliste N.Borgia. Kėshtu, duke kėrkuar vetėm nė fondet arkivore, ku mendohej se mund ishte ky dorėshkrim i rrallė, ata e gjetėn. Pas njė punė disavjeēare, siē pohon vetė Ahmeti, kemi arritur tė bėjmė transkriptimin dhe transliterimin e dorėshkrimit. Ndėrsa puna pėr kėtė gjė ka qenė mjaft e vėshtirė, pasi nuk gjenden tekste tė ngjashme nga kjo kohė apo kohė mė e afėrt pėr tė konsultuar e krahasuar grafemat, fjalėt, fjalitė e strukturėn e pėrgjithshme gramatikore. Sė shpejti, ky dorėshkrim do tė shohė dritėn e botimit tė plotė tė tij, duke shėnuar kėshtu tekstin e parė tė gjuhės shqipe, qė e shtyn hershmėrinė e kėsaj gjuhė 345 vjet mė herėt se ē'ishte shpallur deri mė tani.
    opinione

    Moikom Zeqo ( studiues)
    Unė mendoj pėr mė herėt…
    Sa i pėrket studimit i takon Musa Ahmetit tė flasė. Ai ka tė drejtėn morale tė publikojė. Pėrgjegjėsia shkencore ėshtė tėrėsisht e tij, ashtu siē do t'i takojė edhe vlerėsimi i zbulimit. A ėshtė dr.Ahmeti "dorė e fisme" apo i takon ndonjė dore tjetėr tė fisme ta bėjė kėtė studim, kjo ėshtė njė ēėshtje e diskutueshme dhe paragjykuese. Nuk besoj se zbulimi, qoftė edhe ai i Buzukut, do tė shterojė vetėm nga zbuluesi i veprės. Pėr Gjon Buzukun kanė shkruar dhjetėra dijetarė tė huaj e shqiptarė dhe sėrish problemi nuk ėshtė ezauruar. Nėse ėshtė njė tekst i 1210-s, tjetėr gjė ėshtė zbulimi, e tjetėr gjė ėshtė studimi, filologjik, ai i grafemave, transkriptimi, transliterimi, qė mund tė vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė, pėr vetė karakterin arkaik tė gjuhės, ose shumė problemeve shkencore, qė ndonjėherė janė tė pafundme.Unė jam plotėsisht i bindur se gjuha shqipe ėshtė shkruar para Buzukut. Dijetari Nilo Borgia i ka dėshmuar Ēabejt se ka gjetur njė dorėshkrim mė tė vjetėr se ai i Buzukut. A ėshtė ky dorėshkrim zbulimi i dr. Ahmetit, kjo duhet vėrtetuar, se mund tė jetė ndonjė dorėshkrim tjetėr i veēantė. Por edhe sikur dorėshkrimi tė mos jetė i 1210-s, por i 1310-s, 1410-s, 1510-s…sėrish ėshtė njė zbulim i madh nė vetvete. A mund tė jetė shkruar shqipja nė shekullin XIII? Pa dyshim qė po. Unė nuk jam skeptik dhe entuziast euforik. Njė nga filologėt, ndėr mė tė njohurit e gjithė kohėve, eruditi Faik Konica, ėshtė ende mė i skajshėm nė mendimet e tija. Ai thotė: "Gjuha shqipe duhet tė jetė shkruar nė shekullin XIII, kur nė 1272-nė, Karli Anzhu, vėllai mė i vogėl i Shėn Luigjit, mbretit tė Francės, u zgjodh mbret i shqiptarėve me kryeqytet Durrėsin. Ai dėrgoi nė Durrės mėkėmbėsin e tij, Gazon d'Eshinar, pėr tė organizuar Mbretėrinė e Shqipėrisė. Ai duhet tė ketė organizuar edhe gjuhėn administrative, edhe nė shqip. Por Konica shkruan se fillimet e shqipes sė shkruar duhet tė jenė qė nė kohėn e normandėve, nė shek XI.
    Ai thotė qė, nė shek. XII, gjuha italiane vendėse "il volgare" nisi me drojtje tė pohojė veten kundrejt latinishtes dhe momenti i parė letrar i njohur nė italishte ėshtė "Kėnga e palaēos toskan", qė i pėrket kėsaj periudhe. Meqė gjithēka ndodhte nė Itali, herėt a vonė do tė kishte jehonė edhe nė Shqipėri, kjo na lejon tė besojmė se ideja pėr tė shkruar gjuhėn e vet, shqiptarėve duhet t'u ketė ardhur nga Italia, nga fundi i shekullit XII. Ndonjė ditė mund tė gjendet njė pėrgjigje pėrfundimtare, pėr kėtė ēėshtje nė arkivat e Vatikanit ose nė dokumentet bashkėkohėse tė urdhrave Benediktin dhe Domenikan, madje Konica mendon se kjo lloj letėrsie shqipe duhet tė ketė qenė laike, rrėfime kalorėsiake apo pėrmbledhje historish, sipas modelit tė botimit italian "Cente novelle anche". Unė besoj se Konica nuk ėshtė aspak njė entuziast euforik.
    A duhet ta paragjykojmė dr. Musa Ahmetin? Ai ka shkruar se, sė shpejti, do tė botojė nė aparatin shkencor edhe dėshmitė autentike, tekstin e 1210-s, shoqėruar edhe me dokumentin zyrtar tė tre paleografėve tė Vatikanit, si dhe dokumentin pop tė Vatikanit, qė lejon botimin e kėtij dorėshkrimi. Kur ta bėjė kėtė botim kemi tė drejtė tė japim mendime shkencore pėr tė. Pa kėtė botim nuk mund tė bėjmė as kriticizmin, as paragjykimin. Shpreh mendimin se studimi do tė jetė shumė i gjatė, i shumė studiuesve e ndoshta i brezave.

    Pranvera Bogdani (specialiste e mesjetės)
    Ahmeti ka hulumtuar aty ku duhej
    Lexova me kėnaqėsi tė veēantė kėto ditė nė shtyp lajmin me tė cilin studiuesi Musa Ahmeti, me banim nė Zagreb, na bėnte me dije mbi gjetjen e njė libri, tė parit deri mė sot tė shkruar nė gjuhėn shqipe, nė fillimet e shek. XIII, nė arkivin sekret tė Vatikanit. Bota shkencore albanologjike, studiues shqiptarė tė Shqipėrisė dhe diasporės me kohė kanė qenė tė bindur se shqipja shkruhej shumė mė parė nga ē'ishte arritur tė dokumentohej. Ndaj ishin nė pritje tė njė dėshmie materiale, pėr t'i dhėnė fund paradoksit, se nuk ekziston nė kėtė botė ndonjė qoshk, sėnduk apo ndryshe me gjuhė jo mė popullore, por shkencore , arkiv, ku tė ruheshin ato tė famshmet" kronikat tona" tė pėrmendura nga heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, apo ndonjė libėr i shkruar nė gjuhėn shqipe, pėrpara vitit 1462, kur kishin gjetur tashmė tė dėshmuar fjalinė e parė tė shkruar nė gjuhėn tonė.
    Arkivi sekret i Vatikanit, me tė drejtė pritej tė ishte njė nga vendet ku mund tė ruheshin dėshmi tė hershme tė gjuhės sonė tė shkruar dhe prandaj ėshtė bėrė objekt hulumtimesh edhe nė kėtė drejtim. E autorizuar nga Instituti i Historisė, nė vitet1992-1993, si specialiste e historisė mesjetare pėr periudhėn para pushtimit osman, unė hyra nė kėtė arkiv pėr tė hulumtuar dokumente tė reja pėr historinė e Shqipėrisė dhe u pėrpoqa tė jepja njė ndihmesė edhe nė kėtė drejtim. Mė duhet tė pranoj se, sikundėr edhe paraardhėsit e mi, nuk isha me fat si studiuesi Musa Ahmeti. Arsyet lidhen me veēoritė e kėtij arkivi. Ende sot ai ėshtė i paskeduar tėrėsisht nė indekse informuese dhe duket shumė e largėt dita qė tė kesh pėr tė njė informacion orientues tė kompjuterizuar, qė e vė studiuesin e shek. XXI nė pozita tepėr lehtėsuese nė arkiva tė tjerė tė botės.
    Ajo ēka dihet sot pėr materialin qė ai ruan, ėshtė fakti se ende nuk ėshtė shfletuar nė tėrėsinė e tij dhe se, pėr ta plotėsuar punėn e bėrė nga disa breza arkivistėsh, lypset edhe ajo e disa brezave tė tjerė nė tė ardhmen. Nė njė situatė tė tillė pėr njė studiues, qė provon tė punojė nė arkivin e Vatikanit, publik , i hapur pėr tė gjitha kombet pa paragjykime feje e besimi, ėshtė domosdoshmėri tė hulumtojė nė tri drejtime: sė pari tė hulumtojė literaturėn informuese, skedarėt e botuar ose jo, pastaj tė pėrpiqet tė njihet me punėn nė vazhdim tė arkivistėve aktualė nėse ėshtė e mundur, dhe, sė treti, tė arrijė pėrsėri, nėse i mundėsohet, tė bashkėpunojė me studiues qė kanė pėrvojė tė gjatė pune nė kėtė arkiv tė kombėsive tė ndryshme, ku do tė veēoja me pėrparėsi ata kroatė pėr seriozitetin, por edhe pėr ndjenjat historikisht miqėsore me shqiptarėt. Nė kėtė kontekst, studiuesi Musa Ahmeti ka pasur avantazhe, siē pohon edhe ai vetė, nė krahasim me shqiptaėrt e tjerė qė kanė hulumtuar pėrpara tij, si njohje, informacione nga studiues, tė cilat i ka shfrytėzuar me sukses duke na gėzuar tė gjithėve me lajmin e bukur.

    Shaban Sinani (drejtor i Arkivit tė Shtetit, Etnolog)
    Nė hapėsirėn shqiptare ka ekzistuar njė shkollė shkruesish qysh prej paleokrishterimit
    Historia e shkrimit shqip ėshtė vetėm njė pjesėzė e vogėl e historisė sė shkrimit, nė kuptim terminologjik.
    Pėr shekuj me radhė shkrimi ka qenė jo thjesht njė teknokraci e bartjes sė kumteve gojore nė kumte letrare, por njė mjeshtėri, njė art i zbatuar. Dorėshkrimet mė tė hershme origjinale qė ruhen nė arkivat e Shqipėrisė ("Beratinus-1", shek. VI dhe "Beratinus-2", shek. IX) ēmohen jo vetėm pėr lėndėn ungjillore qė pėrmbajnė, por edhe pėr vlerat estetike tė "bukurshkrimit (kaligrafisė) imperial" (Crisci, Cavallo).
    Sipas vlerėsimeve tė studiuesve tė dorėshkrimeve ungjillore, tradita e tė cilave nė Shqipėri vijon pa ndėrprerje pėr rreth 15 shekuj me radhė, nė zonėn ballkanike dhe saktėsisht nė disa prej qyteteve kryesore shqiptare (Berat, Ohėr), ka ekzistuar njė shkollė vendore shkruesish ("scribers"). Kjo shkollė ka identitetin e saj nė mjeshtėrinė e tė shkruarit (dr. Roderic Mullen). Kur flitet pėr traditėn e shkrimit tė shqipes dhe thellėsinė historike tė burimit tė saj ėshtė e arsyeshme qė ky fakt tė mbahet nė vlerėsim. Nė njė hapėsirė ku vėrtetohet se shkolla e shkruesve vendės, qoftė tė traditės helene, qoftė tė traditės latine, ka njė tė shkuar tė largėt, konteksti kulturor pėr shkrime tė hershme edhe nė gjuhėn amtare, jo vetėm ekziston, por ėshtė inkurajues.
    Nėse nė mjedisin shqiptar tė periudhės prej paleokrishterimit deri nė Rilindjen Evropiane kishte traditė tė shkrimit nė pėrgjithėsi, siē provohet prej tipologjisė sė dorėshkrimeve kishtare qė ruhen nė arkivat e vendit, ky ėshtė njė fakt qė favorizon edhe besueshmėrinė e njė tradite tė shkrimit nė gjuhė amtare para-buzukiane. A ka ekzistuar njė dorėshkrim i vitit 1210, shkruar prej Teodor Shkodranit, sikurse ėshtė shkruar kohėt e fundit, apo, pėrkundrazi, kjo ėshtė njė dėshirė pėr tė thelluar artificialisht historinė e shkrimit shqip, sikurse janė shprehur tė tjerė? Veē ekzistencės sė shkollės vendėse-ballkanike tė shkruesve ("scribers"), siē janė pėrcaktuar nga paleografėt dhe bibliologėt, nė dobi tė optimistėve vjen edhe fakti se institucioni qė e ka nė pronėsi intelektuale kėtė dorėshkrim, Arkivi Sekret i Vatikanit, ka kushtėzuar me marrėveshje zbuluesin e tekstit tė ruajė fshehtėsinė e origjinalit, deri nė njė botim tė plotė tė transshqiptuar.
    Pėr dorėshkrime tė rendit tė ēfarėdoshėm nuk ėshtė as praktikė dhe as logjike tė bėhen marrėveshje. Duket se Arkivi Sekret i Vatikanit ia di mirė vlerėn kėtij dokumenti, pėrderisa ka paracaktuar kushtet e publikimit dhe rendin e zbatimit tė tyre. Njė arsye e tretė, qė merr rėndėsi pėr ta relativizuar debatin e hapur, lidhet me disa dokumente thuajse krejtėsisht tė panjohura tė botės shqiptare, qė pėrkufizojnė klimėn dhe horizontin kulturor tė hapėsirės arbėrore nė prag tė Rilindjes Evropiane, kohė me tė cilėn ėshtė lidhur edhe dorėshkrimi i Teodor Shkodranit. Nuk ka kaluar veēse njė muaj nga dita e botimit tė „Statutit tė Shkodrės" (Xhufi, Nadin), njė akt epokal i sė drejtės urbane nė kėtė anė tė Adriatikut.
    Vetėm para pak kohėsh, nė arkivat e Kroacisė, nė fondin e Milan Shuflajt, u zbulua "Statuti i Danjės", me mbi 500 nyje, njė prej statuteve mė tė pėrplota tė gjithė vijės bregdetare adriatike, prej Durrėsit deri nė Zadar (Zarė, Kroaci) e Piran (Slloveni). Qytetet shqiptare, prej Ulqinit, Tivarit, Shkodrės, Drishtit, Danjės, Durrėsit etj. kanė pasur statute, rregulla tė jetės sė bashkėsisė urbane, qysh prej shekullit XIV e nė vijim, disa edhe mė herėt. Studiuesit e konsiderojnė arritjen e kėsaj shkalle zhvillimi, si tipar themelor tė frymės sė humanizmit, nė tė cilėn u zhvilluan gjuhėt kombėtare, si gjuhė tė shkruara. Pėr tė kufizuar shkallėn e gabueshmėrisė, nė kėtė debat ėshtė me vend tė tregohet durimi i arsyeshėm. Nuk mund tė gjykohet njė dorėshkrim duke njohur vetėm njė fjali tė tij. Teksti pėrmban rreth 208 faqe, gati tre libra nė njė. Botimi nė shqip i kėtij dorėshkrimi nuk do tė zgjatė shumė. Paracaktimi, qoftė nė favor tė hershmėrisė absolute, aq mė shumė pėr tė kundėrtėn, bėn dėm nė dije. Botimi do tė lejojė tė vėrehet sa botė shqiptare ka nė dorėshkrim dhe ē'gjurmė etnike mund tė gjenden nė identitetin e autorit.

    Publikimi, nė njė fazė tė mėvonshme, edhe i tekstit origjinal, nė mėnyrė fototipike, do tė lejojė edhe tejshkrime alternative e studime tė karakterit tekstologjik. Sė fundmi, dyert e Arkivit Sekret tė Vatikanit janė tė hapura edhe pėr studiues tė tjerė, tė cilėt mund tė kėshillojnė jo vetėm pėrmbajtjen e tekstit, por edhe llojin e lėndės, vjetėrsinė e saj. Mendimi se gjithēka ėshtė zbuluar tashmė dhe se nuk mbetet tjetėr veēse tė saktėsohet ēfarė ėshtė zbuluar nuk pajtohet me teknologjinė e dijes shkencore. Vetėm kėtė vit nė arkivat e Shqipėrisė janė pranuar dy tituj librash tė panjohur tė periudhės mesjetare, qė nuk gjenden nė ndonjė bibliografi, duke pėrfshirė botimin "Albanica" 1-2, punė e vyer e Bibliotekės Kombėtare. Deri nė shpalljen e kėtyre tė dhėnave, qoftė zelli i atyre qė diskutojnė me pėrndezje tė papėrligjur, duke paraqitur si dorėshkrim tė Teodor Shkodranit tekste dorėshkrimesh krejtėsisht tė tjera dhe duke u betuar se kanė nė duar pikėrisht zbulimin; qoftė zelli i atyre qė pėrjashtojnė kategorikisht njė histori mė tė hershme tė shqipes sė shkruar se "Meshari" i Gjon Buzukut, ėshtė, nė njėfarė mėnyre, shpėrdorim i pafrytshėm i dijes.

    Prof. Dhimitėr Shuteriqi
    Lajmi i njė zbulimi mėse tė madh pėr kulturėn shqipe
    Disa herė nė kėtė vit , dr. Musa Ahmeti, nga Kosova, ka dhėnė lajmin e pėrmbirrallė dhe tė pėrmbigėzueshėm se ka zbuluar nė arkivat e Vatikanit njė dorėshkrim shqip tė vitit 1210. Vepra ėshtė e firmuar mė 9 mars tė atij viti nga njė Teodor Shkodrani. Ajo ka 208 fletė tė formatit 28 me 39.5 cm, pra mund tė jetė edhe mė e vėllimshme se "Meshari" i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ky libėr i parė qė njohim shqip ka bėrė tė pohohet se, me gjuhėn e tij tė punuar, shqipja tregon se ka qenė lėvruar kohė mė parė. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit ėshtė 345 vjet mė i moēėm se libri i Buzukut. Ca mė shumė ai ėshtė 74 vjet mė i moēėm se lajmi i parė qė ka qenė dhėnė mbi ekzistencėn e gjuhės sė shqiptarėve, si gjuhė mė vete. Emri i Teodor Shkodranit, i vitit 1210, ėshtė i njohur sado rrallė tek ne, se shkruante nė periudhėn kur ai bėnte dhe punėn pėr shqipen, si njė autor i ditshėm. Aty nga vitet '30, Faik Konica nisi tė shkruante njė vepėr anglisht mbi Shqipėrinė "kopsht shkėmb" (rockengard) i Ballkanit, vepėr qė mbeti e pakryer dhe qė u botua pas Luftės sė Dytė Botėrore nga miqtė e tij nė SHBA. Duke u mbėshtetur tek dėshmia latinishte e francezit Gulielm Adami, njohur zakonisht si "Brocardus Monacus", Konica qė u mor shpesh me tė kaluarėn e shkrimit tė shqipes dhe tė letėrsisė shqiptare, nė veprėn e tij postume, bėri supozimin se shqipja qė, sipas dėshmisė sė pėrmendur, ka libra tė sajat mė 1332-nė, shkruar me alfabetin latin, duhet tė jetė shkruar, p.sh., e pakta qė nga viti 1272, kur Karli I Anzhu i Napolit e shpalli veten "Rex Albaniae", por edhe mė herėt, ndoshta qė nga fundi i shek.XI e gjer nė fund tė shek. XII, kur normandėt zbritėn nė Shqipėri pėr tė sulmuar bizantinėt qė mbanin vendin. Ne, duke u mbėshtetur nė latinistė tė zotė, si prof. Sotir Papakristo dhe Stefan Prifti, kemi pranuar se shqipja kishte qenė shkruar e pakta qė nga shekulli XIII( nė historinė e letėrsisė shqipe" pėr shkollat e mesme, qė u botua me 1955-n).

    Mė tej kemi supozuar se periudha e shtetit tė parė tė Arbrit, ajo e viteve 1190-1216, mund tė ishte koha e fillimeve tė shkrimit tė shqipes. Ėshtė njė ēast nga mė tė rėndėsishmit e jetės sė hershme tė popullit tonė. , kur katolicizmi dhe ortodoksia ishin nė ndeshje tė ashpėr me herezinė, qė kishte pushtuar Ballkanin dhe Shqipėrinė vetė dhe njė pjesė tė mirė tė Perėndimit, qė nga brigjet e Atlantikut nė Francė dhe qė e luftonte papa Inocent III. Ky papė u mor vesh edhe me Arkondin Dhimitėr, qė ishte nė krye tė Arbrit, pas vitit 1208, pėr t'i dėrguar kėtij njė prelat nga Durrėsi, qė tė pėrforcohej feja nė Arbėr. Por Dhimitri guxoi tė prishet me papėn. Tani, zbulimi mė i madh i dr. Ahmetit, na bėn tė themi, bashkė me Konicėn, se shqipja ka nisur tė shkruhet edhe pėrpara vitit 1210, posa kėtė vit njė Teodor Shkodrani na ka lėnė njė vepėr nė gjuhėn shqipe, nė tė cilėn ai merret me ēėshtje tė teologjisė, filozofisė dhe historisė. ( Me sa duket, me kronikėn e qyteteve shqiptare tė kohės). Aleks Buda i kėrkonte origjinat e shtetit shqiptar qė nga mesi i shekullit XI, kur njihet me emėr njė zot i njė qyteti alban nė Shqipėri tė Veriut, si dhe emri i peshkopit tė peshkopatės, qė e ka qendrėn nė atė qytet. Pėr t'iu vėnė punės sė kėrkimit tė ndonjė dokumenti shqip me rėndėsi, dr.Ahmeti u nis nga botimi i Eqerem Ēabejt, tė cilit arbėreshi i Italisė, Nilo Borxhja, qė ėshtė marrė me kėrkimin dhe botimin e fragmenteve tė moēme tė shqipes sė shkruar, i kishte thėnė filologut tonė tė madh se kishte rėnė nė gjurmė tė njė vepre shqip pėrpara Buzukut. Dr. Musa Ahmeti, si edhe Ēabej e tė tjerė, ka pasur parasysh dėshminė e Adamit, tė vitit 1332. Dhe, me durim shumė tė madh e me guxim, i ėshtė vėnė punės pėr tė zbuluar diēka me rėndėsi tė madhe pėrpara librit shqip tė vitit 1555, duke korrur njė sukses qė nuk ka ēmim dhe qė e nderon fort.
    Dorėshkrimin e Teodor Shkodranit tė vitit 1210 ai e gjeti nė arkivin e Vatikanit, ku nuk ishte sinjalizuar nė mėnyrė tė mjaftueshme apo evidente. Nuk ka lajm mė tė gėzueshėm qė na jep, nuk ka nder mė tė madh qė ai i bėn kulturės nė gjuhėn shqipe. I lumtė! Bota shqiptare pret me ankth qė ai tė botojė veprėn shkodrane qė, pėr sė shpejti, pasi ka punuar pėr ta gatitur pėr shtyp qė nga viti 1998, kur pati fatin e bardhė ta zbulonte.

    Prof. Nasho Jorgaqi
    Tė besojmė se dorėshkrimi nuk ėshtė mistifikim
    Duam tė besojmė se emri i Teodor Shkodranit dhe dorėshkrimit tė tij qė kanė hyrė kėto ditė nė qarkullim mediatik, ndonėse ende janė larg shqyrtimit dhe gjykimit shkencor, tė mos jenė mistifikime, por njė realitet i gjallė dhe i prekshėm. Kush ėshtė interesuar pėr historinė e shqipes sė shkruar, e ka pritur njė zbulim tė tillė, sado jo tė kėtyre pėrmasave. Mė optimistėt e kanė konsideruar vetėm ēėshtje kohe.
    Hamendjet dhe gjurmimet periferike tė F.Konicės, N.Joklit, M.Shuflajt, , por edhe tė Dh.Shuteriqit, E.Ēabejt, a ndonjė tjetri kanė qenė sinjale shprese dhe besimi pėr brezat e rinj tė hulumtuesve dhe tė studiuesve. Ata tė ēonin te mendimi se shqipja duhej tė jetė shkruar pėrtej shek. XV, nė periudhėn paraturke. Zbulimi i dorėshkrimit tė Teodor Shkodranit, i vitit 1210, me sa duket, jo vetėm e vėrteton dhe e konkretizon, por edhe tejkalon ēdolloj parashikimi. I shtyn kufijtė kohorė tė shqipes sė shkruar, jo me dekada, por me shekuj, plot 345 vite mė pėrtej. Dhe nė kėtė rast ėshtė fjala jo pėr njė dokument tė ēfarėdoshėm, por pėr njė vepėr tė plotė e solide prej qindra faqesh. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, nga tė gjitha pikėpamjet qė t'i qasesh, paraqet interes tė jashtėzakonshėm.
    Mjafton tė mendosh se gjuha jonė amtare del e shkruar, hė pėr hė, qysh nga fundi i mesjetės. Kjo lashtėsi e re e shqipes sė shkruar sjell doemos pėrmasa dhe motive serioze pėr njė konceptim dhe ridimensionim tė vlerave tė letėrsisė shqipe e sidomos tė letėrsisė sė vjetėr. Njė vepėr si kjo, e fillimit tė shekullit XIII, na bėn paraprakisht tė shprehemi se, nė kushtet kur latinishtja kish prioritetin gati absolut, si gjuhė kulture, gjuha shqipe merrte kėtė funksion nė raste tė caktuara pėr bartėsit dhe pėrdoruesit e saj. Sepse, siē dihet, gjuha shqipe, si tė gjitha gjuhėt popullore, pėrfshi dhe italishten nė mesjetė e deri vonė, kryente funksione thjesht komunikimi dhe pėrdorimi privat. Por, ndėrkaq, nė gjuhėt popullore ėshtė lėvruar edhe njė letėrsi e tėrė fetare didaktike, diturake, historike, etj., tė cilėn e dėshmon mė sė miri letėrsia italiane e mesjetės. Nė gjuhėn amtare, siē e dėshmon dorėshkrimi i T.Shkodranit, kanė shkruar vepra fetare-diturake edhe autorė shqiptarė. Kuvendet katolike tė Shqipėrisė sė Veriut, me qendėr Shkodrėn, ishin vatra tė kėsaj veprimtarie kulturore. Pikėrisht nė shekullin e XIII, nė kėto kuvende kishin filluar tė punonin priftėrinj tė urdhrave benediktine dhe franēeskanė.

    Njė nga kėta, mesa duket ka qenė edhe Teodor Shkodrani. Vepra e tij e zbuluar ėshtė bashkėmoshatare e veprave qė shkruheshin aso kohe nė Itali nė gjuhėn popullore. Nga mė pėrfaqėsuesit paraqitet "Cronica" e Salimben Adamit (1221-1287). Jemi nė mbarim tė mesjetės dhe nė fillim tė kohės sė re, njė shekull pėrpara se tė shfaqej Dante Aligeri. Madje Teodor Shkodrani e kryen veprėn e tij, mė 1210-n, plot njė shekull mė parė se Dantja tė mbaronte Purgatorin (1310). Lėnda e dorėshkrimit tė T.Shkodranit, me njė pėrmbajtje teologjike, filozofike dhe historike, ashtu siē na dėshmon zbuluesi ėshtė njė tregues tjetėr i rėndėsishėm qė paraqet vepra. Ajo na bėn tė mendojmė se vetėm njė gjuhė e lėvruar, e aftė dhe e pasur, mund tė trajtonte dhe tė pasqyronte tema dhe argumente aq abstrakte. Me sa duket, dorėshkrimi i Teodor Shkodranit vjen tė na e vėrtetojė kėtė realitet tė gėzueshėm. Mė aftėsi tė tilla pasqyruese e trajtuese, gjuha shqipe vihet nė njė plan dhe nivel evropian. Duam tė besojmė se jemi para njė feste tė kulturės shqiptare. Po bėhemi dėshmitarė tė njė momenti historik, kur nga thellėsitė e shekujve tė mesjetės po del nė dritė njė nga majat e ajsbergut tė qytetėrimit tonė tė lashtė.
     
    .
2 replies since 15/1/2010, 23:04   543 views
  Share  
.