Etimologji tė fjalėve Shqipe!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Mirroor
     
    .

    User deleted


    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DARDANIA

    Origjina lingustike e emrit – Dardania – lidhet etnogjenetikisht, me paraardhėsit e shqiptarėve tė Kosovės, deri me shkatėrrimin e Illirisė sė Vonė, me rėnien e Mbretėrisė Dardane tė Gencit, mė 168 p.e.r. kur u lind kalendari I ri, me ditėn e muajit tė parė kalendor me fillin e epokės e cila quhet sot epoka e re. Ndėrsa ethymologjikisht emri - Dardania solli dhe formoi emėrtimin shkencor – botanomin – dardhė, dardha (Pyrrus communis L.) dru frytor gjetherėnės, I gjinisė sė dardhės I familjes sė trėndafilorėve (Rosacea). Vet emri shkencor botanik, lidhet me fjalėn skipe-illire tė stėrlashtė, nga Botanika illire edhe para kohės sė Dardhanusit e Theucerit.

    Ethymologjia e vet emrit botanik – Pyrrus – lidhet me emrin e dardhanėve tė shumėhershėm paraballkanik, paragrek e paraeuropian – para emėrtimit tė Grykės sė Dardhanelleve dardhane, para emėrtimit tė Dardhanisė afėr Hillionit e Abidhosit, atėbotė, kur shkenca shqipe- illire (skenca skipe) ishte nė kulmin e lulėzimit tė saj – qė ne sot e quajmė – Antikuiteti botėror, nė rrafshin trekontinental azio-afriko-europian historiografik dhe nė pėrmasa shkencore gjenerale.

    Dardhania – njihet historikisht nga babai I Historisė Herodoti dhe nga tjerėt authorė antik – Dardhania – si emėr gjeografik dhe mbretėri e lashtė prej Mijvjeēarit tė VI p.e.r. qė do tė thotė, tash e mbi tetėmijė vjet mė parė, qė ruan dėshmi e monumente arkeologjike nga Koha e Gurit, Bronxit dhe nga fillimet e neolitit. Prej atėbotė Dardhania (para)historike ishte e banuar nga dardhanėt illirian tė cilėt bėjnė pjesė nė dyndjet egjeane disa here nė histori, nga Azia nė Europė, nga Europa nė Azi dhe anasjelltas.
    Gryka e Dardhanelleve, Dardhania afėr Hillionit e Abidhosit, e deri tek mbretėria dardhane e Hillit, Bardhillit, Agronit, Theutes e Gencit edhe deri tek shqiptarėt e sotėm tė Kosovės – janė hallka tė kėputura historike tė cilat I pėrkasin njė tėrėsie gjeo-historike e historiografike illire-pellgazgjike.

    Herodoti, shkroi mjaftė pėr jetėn e dardhanėve nė Ballkan edhe tej e kėndej Egjeut, por, edhepse ai ishte analizuesi I Homerit nė veprėn e parė europiane “Hilliadha e Odhisea” edhepse aqė shumė shkroi pėr heronjtė dardhanė tė Hilliadhės (Iliada) – shkrimet pėr dardhanėt u deformuan nga politizimet e shumėta tė pushteteve gjatė periudhave historike mbi trojet trojane dardhane edhe vet nga authorėt antik, si historianė anti-illirian tė korruptuar oborresh mbretėrore tė mėvonshme greko-bizantine e romake.

    Sipas shumė rezultateve arkeologjike “tė cilat nė Egjee dhe nė Azi tė Vogėl, supozojnė praninė e njė elementi para-indoeuropian dhe paragrek, duke pėrcaktuar me njė lashtėsi tė hershme nė Mijėvjeēarin e III-tė p.e.r.” Tė dhėnat historiografike edhepse me disa ndryshime pėr shkaqe tė politizimeve kohore, pėrsėri janė hallka hartografike tė shkėputura, tė cilat mund tė lidhen, por me njė mjeshtėri tė forte, duke I gjetur tė shtrėmbėruara tek disa authorė antik dhe mė reale tek disa linguistė e historian tė kohės sė re.

    R. Malteni thekson “lėvizjet dardhane, I provojnė edhe ngjashmėritė e emrave Trojan me ata illir. Ky fakt nuk dėshmon vetėm lėvizjet prej Azisė pėr nė Europė, por edhe anasjelltas. Shtegėtimet nga Azia nė Europė, do tė spjegonin me njė anė bredhjet e Eneut dhe tė heronjve tjerė Trojan, siē janė: Paridi, Hektori, Priami, Anhisi, Asaraku etj. tė cilėt kishin prejardhje ballkanike dhe dardhane”, si heronj tė Hilliadhės homerike.

    Emri – Dardania qė ka origjinė linguistike nga botanomi – dardhė, dardha – dhe qė duhet tė thohet drejtė shqip – Dardhania - ėshtė dirigjuar nga sllavistika, qė nuk ua qet goja disonin dh, nė mungesė tė kėtij dytingullorit – dh – ėshtė njė deformim fonetik edhe vet nė Shqipen e sotme, poashtu edhe nė Linguistikėn Shqiptare, nė Albanistikė – kurse nė Shqipen e Vjetėr, si botanom, ėshtė ruajtur edhe si antroponom, zoonom dhe toponom – Dardhan, Dardhanė, Dardhana – Dardhania.

    Toponomi – Dardhania – shtrihet nė rrafshin gjeo-historik dhe historiko-linguistik aqė tė madh euro-aziatik, saqė vetėm duke pėrkujtuar realtetin kohor njė histori illire tė humbur nė toponomet – Dradhania e Trojės (Dardania e Troades, nė jug tė Hellespontit), qė edhe sipas Apollodorit “dihet se nė territorin e Trojes (Troades) shtrihej njė krahinė me emrin Dardhania”, duke vazhduar Straboni “Dardhania, quhej sipas emrit tė qytetit dardhan, qė shtrihej afėr Hillionit e Abidhosit”. Poashtu toponomi i sotėm - Dardhanellet lidhet direkt me emrin dardhan Gryka e Dardhanelleve (Gryka e Dardaneleve), e deri nė veri tė Ballkanit, me shtrimje nė onomastikėn ballkanike, deri mbi trevat e Delmatisė e tė Dakisė, respektivisht, edhe deri tek kulti i kulturės mythologjike – Dardhanusi i Biri i Zeusit (Dadhanusi Biri i Zojsit) – Tė gjitha kėto tė dhėna onomasiologjike antike, na japin njė pasqyrė reale, por nė hallka tė kėputura historike, tė cilat dikur ishin tė lidhura nė njė zinxhir gjeo-linguistik epokal.

    Dardhanėt – fisi illirian nga mbretėria e Hillit tė Hillionit, si trojan nga Hillioni (Hilli Jonė – Hilli joni) formuar si mbretėri nė vete, kishin bėrė lėvizje nė dy drejtime: nė Ballkan dhe nė Apenine. Historikisht pėr lėvizjėn dardhane nė Veri e nė Jug , flasin me fakte historiografike sjegimet e toponomeve tė ngjajshme nė Azi tė Vogėl, nė Illiri dhe nė Apenine, nė Pelloponez e nė Sicilii.
    Straboni shkruan se nė Dardhani janė dy fise dardhane: galabrėt e thunakėt analogjia e tė cilėve gjindet nė Jugun e Italisė – galabrėt (Galabria – galanėt, tė zeshktit, zeshkanėt, sipas fjalės shqipe galė, gala, Galani, galanėt, galabrėt – galabrezėt (kalabrezėt e Kalabrisė), ku sipas tyre sot quhet edhe vet krahina – Kalabria, kalabrezėt e Italisė sė sotme. Me lėvizjen e galabrėve kah Veriu Apenin u formua edhe etnonomi - Galia, galėt – Frankėt – Franca e sotme.
    “Galabrėt dhe Daunėt nė Apulli, qė nuk ėshtė vėshtirė tė spjegohet kjo analogji, jo e rastėsishme, kur dihet se territoret e Kalabrisė ishin tė banuara nga fiset illire: mesapėt e japygėt qė ishin vendosur atje nga Ballkani. Nė kėtė dyndje egjeane tė elementit kulturor nė siujdhesėn Apenine – sigurisht kjo ėshtė pjesa e elementit etnokulturor tė dardhanėve. Historiani Plini Plak shkruan pėr fisin dardhan, tė cilin e ka shkatėrruar Diomedi nė Apenine.

    Fjala mesap ėshtė krejtėsisht fjalė shqipe-illire, e cila ka spjegimin si dyshim i njeriut dhe shprehet pėrmes ndafoljes ndoshta, (Ndashta, ndashti) mesapė, mesapit = me dukėt, ndoshta mund tė jetė... kur njeriu ėshtė dyshues nė diēka, e qė nuk ėshtė i sigurtė nė veprimet qė e rrethojnė gjatė ekzistencės sė tij – mesapė – mesapit (po, jo), mesapėt – Mesapia.
    Lidhja gjenetike e mesapėve dhe e japygėve me illirėt ballkanik – spjegohet me emrat illirė, nė mbishkrimet e epitafet – issase e filalet e tyre: emri Drossus nė mbishkrimet – issa e Tragurioni (gur troje) ėshtė edhe nė mbishkrimet mesape nė trajtė – drossihi , Blatios (Isa) – emri i njė princi ushtarak nga Apullia. Nė mbishkrimet mesape u dėshmua emri Blatves – Blaves (Bllatva), emri Sallas tek Issa e Tragurioni, si edhe tek katundi Lumbarda.

    Emri Lumbarda, qė nė shqipen spjegohet – Lumbardha, lumi i bardhė, spjegon edhe vet ethymologjinė e emrit – Lombardia, krahina e Lombardisė, me kuptimin – Lumbardhia, nga dy fjalėt: lum + bardh, Lumi i Bardhė, qė shtrihet nė luginėn e lumit Po nė Italinė veriore – Lombardia.

    Nė Korēulla qė tek mesapėt njihet – Salaihi, Salahiai, Sallonas, Sallontum etj, Tremeri, thekson: “njė pjesė e kėtyre fiseve dardhane ėshtė ndarė edhe ka kaluar nė Azi tė Vogėl tek Frigėt”. Dyndjet e dorikėve si dyndje egjeane (dorikėt – dor ik, ik dorė, largohu me spjegim shqip) sipas disa historianėve, kėtė lėvizje dardhane e lidhin me dorikėt qė u bėnė nė fund tė shek. XIII p.e.r. dhe nė fillim tė shek. XII p.e.r. sipas Dabinoviqit. Kurse sipas B. Ēoviqit dhe A. Benacit, (AR IV-V – JAZU 329) “lėvizjet dadhane i janė shėmangur pjesės qendrore tė Illirisė (Shqipėrisė Veriore, Malit tė Zi, Dalmatisė(Delmatia) jugore e qendrore, Hercegovinės, Bosnjės Jugore, Rrafshit tė Dukagjinit e Sanxhakut, atėherė do tė thotė se, drejtimi i kėtyre lėvizjeve dardhane, u bė nėpėr pjesėt lindore tė Ballkanit”. Nė kundėrshtim me kėtė mendim, M.V.Grashanini, thotė se: “lėvizjet e dardhanėve, si lėvizje egjeo-dorike kanė shkuar kah pjesa Perėndimore e Dardhanisė, ose nė territorin e sotėm tė Kosovės” duke mos e pėrmendė pjesėn tjetėr jasht Kosove, nė gjithė Sėrbinė, Malin e Zi, Bosnjen Lindore, Maqedoninė Veriore, vetėm pėr shkaqe politizimi tė territoreve tė pushtuara shqiptare-dardhane, anipse deridikund thejnė theorinė e Dabinoviqit, pėrsėri shihen lojėrat politike nė vend tė fakteve historike.

    Nė dyndjet e mėdha egjeane nė pjesėn e saj tė drejtuar kah Jugu, rol vendimtar kishte Ballkani Perėndimor dhe treva e sotme e Kosovės. Nxirren konkludime tė shumėta jo vetėm nė forma hipothetike, se njė pjesė e madhe e formave tipike tė punimeve nga guri e qeramika, qė janė karakteristike mė vonė pėr paijonėt sėbashku me trajtat e caktuara metalike si forma tė nxierrjės sė fakteve nga punimet me dorė manifakturale – kjo formė ka depėrtuar nėpėr Kosovėn e sotme kah Jugu, por sipas Grashaninit: “duke e lėnė me siguri anash rrugėn e Moravės” qė ishte Marga dardhane, lumi mė jetėdhėnės i dardhanėve pėr ekzistencėn e tyre deri nė shek. XVIII, kur pas spastrimeve etnike mbi dardhanėt, u bė vendosja barbare e sllavėve nė Dardhani. Mu pėr kėtė shkak edhe heziton Grashanini ta vėjė “rrugėn e Moravės” nė kontekstin dardhan.
    Nga ky spjegim faktesh perifrastike duket edhe mendimi hipothetik, qė kėto hipotheza i forcon materiali arkeologjik i periudhės kalimtare nga bronzi, nė periudhėn e hekurit, qė vie nga Kosova – nga territori qendror i Dardhanisė.

    G. Novaku thekson: “...dadhanėt ishin popull nė vete, qė kishin qendruar (me tė njejtin emėrtim etnonomi e toponomi) deri nė kohėn e Justinianit I (527-565 e.r.) kur nė atdheun e tyre – vet Justiniani ishte edhe i lindur aty, themelon qytetin – Justiniana Prima” duke i lidhur dardhanėt e Trojes (Troadės) me dardhanėt ballkanik, pasi edhe kanė tė njejtėn etnogjenezė trashigmie tė rodit tė tyre apologjetik ndaj lėvizjeve tė madha nė tė tri drejtimet e tyre veriore, lindore e perėndiore tė Ballanit dhe nė Apenine.

    Hapėsira linguistike dardhane shtrihej nė gjithė territorin ballkanik, si hapsirė linguistike illire. Madje edhe nga kjo hapėsirė elementi gjuhėsor illirian, shtrihet nė kėtė territor tė gjėrė gjeo-linguistik, siē provon B. Hronzy, duke i dėshifruar tabelat e argjillit nga Knosusi. Kėtė konstatim tė Hronzy-t “...e provon edhe prania e toponomisė identike nė territorin anatolo-ballkano-egjean. Ky substrat paragrek ėshtė i karakterit para-indoeuropian, e tregon edhe fakti se koha e formimit dhe e diferencimit illirian, i cili ėshtė vendosur nė gjithė Ballkanin, bie shumė para vitit 3.000 p.e.r. kėtu edhe jetojnė illirėt me fatin e tyre historik”.

    Gjithė territori dardhan i pėrket zonės illire etnogjenetikisht, pėr nga karakteri linguistik dhe formula onomastike trepjesėshe tė cilėn Duje-Randiqi-Mioēeviqi, e konstatojnė nė Dalmaci ėshtė dėshmuar edhe me materialin epigrafik tė Dardhanisė (Studime Onomastike illire). Ndėr tjera kjo lidhje e pėrgjithshme, jovetėm jugore illire, por edhe me vet materialin linguistik tė Dalmacisė sė mesme nė territorin dardhan, shihet edhe nė analogjinė e spjegimit tė antroponomisė, tė atyre mbretėrve dardhan sikurse janė: Longarusi, Batoa dhe Monuniusi (Monuni) e Etuta*) pėrfundon studimi. F. Papazoglu, nė veprėn Onomastika dardhane ZFF VIII – 1, thotė: “i gjithė materiali i gjetur onomastik nė territorin dardhan, mund tė ndahet nė dy grupe emrash: 1. grupi lindor nė tė cilin ekziston elementi onomastik thrrakas dhe i cili pėrfshinė pjesėn lindore – territorin ndėrmjet Skupit (Shkupit),Kumanovės e Naisses (Nishit) dhe 2. grupi perėndimor, nė tė cilin pėrfshihet territori i Kosovės dhe ēka ėshtė mė karakteristike – nė Kosovė ėshtė dėshmuar onomastika e pastėr dardhane, e rrjedhimisht ajo illire, ku nuk mund tė mohohet pėratėsia illire e etnonomit dardhan qė jeton nė tokėn e vet.
    Dardhanėt jetojnė nė tokėn e tyre. Edhe emrat specifik , analogjia e tė cilėve nuk mund tė provohet as tė dėshmohet jasht territorit tė Dardhanisė, tregojnė pėr praninė e elementit paraillir (pellgazgjik)- i cili ėshtė faktori mė mė rėndėsi nė ndikimin dhe nė formimin etnik, e sidomos nė formimi e Onomastikonit dardhan. Ky element kohėve tė fundit po identifikohet si substrat pellgazo-anatolian, idiomat e tė cilit, sipas Karl Oshtirit, janė ruajtura nė tė folmen e gjuhės paraballkanike – nė Illirishten e stėrlashtė.

    Dardhania duhet tė konsiderohet si zonė onomastike e veēantė. Fakti se emrat illirian gjinden nė gjithė territorin e Dardhanisė dhe se numri i tyre ėshtė shumė i madh edhe tė dėshmuar vetėm nė Dardhani, tregon se Onomastika illire nė Dardhani, ka qenė gjithmonė autoktone dhe jo e marrun nga jashtė” pėrfundon me tė drejtė historike – Fanulla Papazoglu.

    Logografi Hekateu nga Mileti, shek VI p.e.r. ekzakt shkruan kėshtu: “Kėtė po e shkruaj siē mendoj se ėshtė e vėrteta. Se ēka e tregojnė grekėt, e shumėta e tyre ėshtė qesharake. Madje – edhe atėherė kur grekėt flasin pėr illirėt, pėr fiset e tyre e sidomos pėrmarrėdhėniet e tyre me botėn, - gjithmonė flitet nė kontekstin e politikės maqedone, apo romake...” Ky mendim real i Hekateut ėshtė vetėm njė nga shumė dėshmi tė gjalla pėr falsifikatorėt grek, sesa e kanė injoruar gjuhėn e kulturėn dhe shkencėn illire duke e pėrvehtėsuar tejmase dhe njėkohėsisht, kėtu shihet haptazi droja greke nga ringjallja illire!

    Tėvona, Hekateu nuk ngurron tė shkruaj edhe kėshtu: “Hekateios Milesios hode mynthetai tade grafo, hos moi dokei alethea eimai gar Hellenon logoi poloi to kai geloioi, hosemoi fainontai eisin”.


    Kur Apiani i Aleksandrisė jep spjegimin e tij gjenealogjik mbi fiset illire: “Kai tode moi malista, polla mytheunton hetera pollon, areskei. Illyro de paidas Enhellea, kai Autarie, kai Dardanon, - kai Miadon, kai Thaullanta, kai Perraibon genesthai kai thugateras, Parthokai Daortho kai Dassaro, kai heteras. Hothen eisi Taulantioi te kai Peraiboi kai Enhellees, kai Autarieis kai Parthenoi, - kai Dassaretioi kai Darssoi”. (Apiani: Illyria IV).


    Interesante ėshtė paraqitja e fiseve illire nė gjuhėt i.e. greke, sllave e romane. Krejt ashtu sikurse e kanė marrė tjerėt kuptimin e etnonomeve tė fiseve illire edhe ashtu ka mbetė edhe jasht kontekstit tė gjuhėve tė tyre, nė disa variante gjoja gjenerale globalisht nė pikėpamje linguistike. Si pikėpamje fonetike e morfologjike – fjalėn – emėr illire, me pamundėsi theksimi nė disa gjuhė tė tyre edhe pėr shkak politizimesh edhe me vet shkencėn linguistike derisot, iu kanė imponuar popullit, me pamundėsi theksimi tė tingujve dhėmbėzorė (th, dh), disa grykore qiellzore (kh*, g-j, gh, gl, kl, kh, hr) sidomos kur ka mungesa tė theksimit tė grupeve (nd, ng, o-shkurtzėshe) janė probleme tė hapura pėr diskutim.

    LATRONĖT E DARDHANISĖ. – njihen nė histori si kryengritėsit dardhan kundėr pushtimeve tė huaja e robėrisė, nga fuqitė e tė dy anėve tė udhės diellore – deri tek njohja historike e dardhanėve tė sotėm tė fundshekullit XX-tė kundėr masakrave masive e pastrimeve etnike sllavo-ruse mbi territorin e ngushtė dardhan tė Kosovės. Nė burimet antike tė shkruara, dardhanėt njihen si fis i fortė i pėrmendur, luftėtar tė fortė e tė qendrueshėm nė ēfarėdo ekstazash tmerri luftėrash eventuale - qė pėrballuan tė gjitha rreziqet shkullore e mijėvjeēare prej tė huajve. Njihen mbretėritė dardhane nga Bardhilli, Agroni, Theuta e Genci. Kėshtu nga shek.III p.e.r. dardhanėt kishin njė shtet tė fortė e tė fuqishėm politik, ushtarak e administratinv nė Ballkanin illirik. Krijuan mbretėrinė me dinastinė e Llongarit dhe si fuqi e madhe politike ballkanike. Nė atė kohė tė Illirisė sė vonė pas shumė mbretėrive para epokės sė re, njė nga qytetet me rėndėsi e qendėr e madhe tregėtare xehtare e Dardhanisė ishte Damastioni, i cili ka krijuar edhe monedha te veta origjinale tė mbretėrisė dardhane, si dhe qytetet tjera kryesore: Skupi, Municipi, Upiana, Justiniana Prima, Naissa, Ulkinioni, Skardi, Skodra.

    Skupi-Skardi-Skodra pėrbėjnė tretoponomshin linguistik qė tregon njė tėrėsi territoriale kompakte dardhane, njėsi e pandashme antroponomike, toponomike dhe si onomasiologji unikate e njė populli ashtu sikur edhe ėshtė populli i sotėm shqiptar. Shihet gjeneza e njejtė e kėtyre tre toponomeve nė fjalė, linguistikisht si gjenezė e pėrbashkėt e kėtyre tre emėrtimeve si emra gjeografik, tė cilat pėrbėhen nga rrėnja e njejtė e fjalės me dytingullorin – SK (SC) sku – ska – sko si njė tėrėsi gjeo-historike dhe gjeo-politike, e cila nuk mund tė ndahet arbitrarisht, ashtu sikundėr nuk mund tė mbetet e ndarė gjeo-politikisht pėr shkaqe politizimesh ballkanike.
    Shkupi ishte kryeqyteti i dytė i Dardhanisė pas rrudhjes gjeo-politike nga invazionet sllavo-bizantine e romake, deri me rrudhjen gjeo-politike tė fundit deri tek Shkodra e Theutės dardhane illire, buzė Adriatikut (Hadriatikut illirian) si qendresa jo e fundit e genit illirian dhe Gencit si mbreti i fundit i Dardhanisė (168 p.e.r) kur ra nėn pushtimin romak.

    Tė gjitha fiset illire: dardhanėt, makedhonėt, epirotėt, ardianėt, skordistėt, delmatėt, liburnėt, dakėt, paijonėt, e deri tek fiset e hershme Thaullantėt dhe Henhellejtė (Enkellejtė), me formimin e mbretėrive tė tyre tė veēanta, disa herė historikisht u rrėnuan nga luftėrat ndėrmjet tyre e deri tek luftėrat me pushtuesit e invazionet e huaja – u rrėnuan dhe u ribashkuan disa herė nė histori – popullėzuan Ballkanin dhe Europėn e mė gjėrė, duke krijuar gjuhė e kultura europiane e botėrore.

    Onomasiologjia europiane fillon me illirėt, e nuk mund tė spjegohet as vet emėrtimi i saj si shkencė linguistike, pa rrėnjet e Shqipes sė Vjetėr, sepse tė gjitha gjuhėt i.e. e kanė si burim tė pėrbashkėt Illirishten e Lashtė e cila sot ėshtė gjuhė e gjallė, me bijėn e saj tė drejtpėrdrejtė – Shqipen ballkanike.
     
    .
8 replies since 15/1/2010, 22:39   3548 views
  Share  
.