Etimologji tė fjalėve Shqipe!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Red_i
     
    .

    User deleted



    Fillojme nga disa emra te diteve te javes:

    E enjte, E premte, E shtune!

    nga vijne keto fjale, apo ide?
     
    .
  2. one_man
     
    .

    User deleted



    E HENE (shqip); LUNDI (fr); LUNAE DIES (lat) = Dita e HENES.

    E MARTE (shqip); MARDI (fr); MARTIS DIES (lat) = Dita e MARSIT.

    E MERKURE (shqip); MERCREDI (fr): MERCURII DIES = Dita e MERKURIT.

    E ENJTE (shqip); JEUDI (fr); JOVIS DIES (lat) = Dita e JUPITERIT.

    E PREMTE (shqip); VENDREDI (fr); VENERIS DIES (lat) = Dita e VENUSIT (Aferdites)

    E SHTUNE (shqip); SAMEDI (fr); SABBATI DIES (lat) (kjo shpjegohet si dita e Sabatit, e Faljes, te ēifuteve, Dita e SATURNIT.

    E DIELE (shqip); DIMANCHE (fr); DIES DOMINICUS (lat); edhe kjo i shpeton rregulles se Planeteve te sistemit diellor, duke u quajtur Dita e DIELLIT.
     
    .
  3. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    CITAZIONE (Red_i @ 15/1/2010, 22:39)
    Fillojme nga disa emra te diteve te javes:

    E enjte, E premte, E shtune!

    nga vijne keto fjale, apo ide?

    E premte - e premtja - e bremtja - e mbremtja,
    qė mund tė ketė disa kuptime:
    - e errėta e ne duhet tė shohim nga planetet e largėt;
    - e mbremshmja, e njė dite mė parė;
    - ajo qė del a shihet nė mbrėmje (e/i para/i) e qė mund tė jetė yll ose planet.

    Pėr tė mos e lėnė deri kėtu meqė mungon shpjegimi i tė enjtes po pėrpiqem tė rrėzoj ato qė shkrova mė lart.
    e Enjte - e ente - e erte,
    qė dalim pėrsėri tek e e/i erti.

    Qė ti gjejmė pikėrisht si janė, duhet tė krahasojmė:
    - yjet dhe planetet qe njihnin qėmoti
    - emrat e perėndive qė kanė tė bėjnė me qiellin
    - dhe mundėsitė e mėsipėrme.

    Nėse njė yll a planet ėshtė njėkohėsisht dhe perėndi qė ne nuk e kemi (psh. Marsi planeti - Marsi perėndia - Marti dita) duhet nxjerrė mėnjanė. Midis tyre ėshtė mė e lehtė tė gjejmė.
     
    .
  4. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Etimologjia e emrit Pellazg

    ETNONOMI - PELLGAZ

    Shqipja ka fuqinė e gjuhės sė natyrės sė saj fono-morfologjike e semantike ta pėrcaktojė emrin e paraardhėsve illir pellgazgjik. Pėrderisa pellgazėt janė paraardhėsit e illirėve dhe shqiptarėve, vetėm Shqipja e spjegon lashtėsinė e saj. Bindja e realizuar shkencėrisht, pėr origjinėn pellgazgjike tė popullit shqiptar, fuqizohet pėrmes gjuhės sė natyrės tė Shqipes!
    Fjala qė u krijua nė njė gjuhė, nuk mund tė hulumtohet me preardhje nga gjuhėt tjera. Vetėm gjuha qė e krijoi njė emėrtim si fjalė - ajo ėshtė gjuhė amtare e saj e cila mund ta spjegojė fono-morfologjikisht, semantikisht dhe ethymologjikisht atė fjalė.
    Gjuha e pėrsosur ėshtė ajo gjuhė qė i ofrohet mė sė afėrti vet gjuhės sė natyrės, sepse gjuha mė e pėrsosur ėshtė gjuha e natyrės. Ajo gjuhė qė e spjegon gjuhėn e natyrės ėshtė gjuhė e spikatur – spikje skipe, dhe po ajo gjuhė mund tė jetė Ama e gjuhėve tjera tė formuara, si gjuhė amtare e njė grupi gjuhėsh – e deri tek Gjuha e Parė!

    Pellg
    Njė fjalė qė ėshtė krijuar nga njė gjuhė, nuk mund tė kėrkohet me ethymologji nė asnjė gjuhė tjetėr, por vetėm nga Gjuha Amtare qė e krijoi, vetėm ajo gjuhė amtare ka fuqi spjegimi nė domethėnien e saj!
    Tash, cila ėshtė ajo Gjuhė Amtare qė e krijoi njė fjalė, si emėrtim – dihet kur provohen gjuhėt kryesore, nėse kanė fuqi spjegimi fono-morfologjik dhe cila mund ta spjegojė kuptimin e asaj fjale si emėrtim.
    Emri i cili u krijua nga njė gjuhė, si fjalė, kompozitė, fjalė e thjeshtė apo e pėrbėrė, nga gjuha amtare rrodhi, u formua nė bazė tė tingujve, diftongjeve, rrokjeve, si kontest morfologjik, leksikor qė e pėrkufizon, objektin, subjektin, fenomenin natyror, emėrtimin antropologjik, toponomastik, - hidronomin, etnonomin, botanomin, zoonomin – bionomin nė pėrgjithėsi etj., ku si pėrgjegjese ato emėrtime (nomime) na japin vet kuptimin e tyre vizual, audio-vizual, kuptimin si emėr konkret apo si emėr abstrakt – qoftė i natyrės sė gjallė apo i natyrės sė vdekur - dhe qė i ofrohen mė se afėrti vet gjuhės sė natyrės, prej tė cilės u krijuan tingujt e parė, diftongjet e rroket natyrore!
    Emri formon foljet e pjesėt e tjera tė ligjeratės gramatikore, pra, emri emron, apo nomi nomon nomin, pėr atė edhe themi emri emron emėrtimin, si pėrkufizim formulues, duke na dhėnė formulėn e emėrtimit. – Njeriu, me gjuhėn e tij – u bazua nė gjuhėn e natyrės, nė formėn, vetitė fizike, vetitė psikike, veprimin, ndikimin, pėrsosshmėrinė, pozitėn, shprehjen e vet figurative apo zanore, tingėlluese, artikullimin e vet, apo paartikulimin, konkretitetin e abstaktitetin e objektit, subjektit, fenomenit, me pėrcaktimin pėrmes njė pėrgjegjėsje tė tij, tė saj, tė tyre si grup elementesh, apo si njė tėrėsi gjenerale qė ka objekti, subjekti apo vet fenomeni natyror, me pėrcaktimin e qenieve tokėsore vepruese natyrore dhe hapėsirės universale.
    Pėrderisa dihet shkencėrisht se emėrtimi I popullit tė parė njihet si populli I pellgut tė ujit, populli I pellgut tė detit dhe nuk thohet – populli I pellagut tė detit – atėherė nuk mund tė vie ethymologjia e emrit nga fjala – pellag – por nga fjala – pellg – pellgu I ujit, pellgu I detit dhe si emėrtim duhet tė pėrcaktohet etnonomi – pellgaz – populli pellgaz, pellgazėt, gjuha pellgaze – Pellgasishtja, kultura pellgaze, historiografia pellgazgjike, popujt pellgazgjik, ndėrsa si toponom – Pellgania-Pellgazia.
    Emri – pellazg si emėrtimi i njeriut tė popullit tė pellgut tė ujit, rrodhi nga fjala pellgase - pellg – pellgu (trajta e shquar), pellgjet (shumėsi) – me tė cilin kuptohet pellgu i ujit - nga gjuha amė e cila e krijoi si spikje skipe illire pellgazgjike dhe se duhet tė jetė fuqimisht si emėrtim i drejtė – pellgaz. Ndėrsa si emėrtim - pellazg mbeti nė shkencė nga gjuhėt greko-sllave si deformim i vet emrit nė fjalė si etnonom – pellazg dhe toponom – Pellagonia. Poashtu, edhe fjalėformimi – arkipellgu, si pellgu I ndėrtuar afėr ujit, me banime njerėzish - arkipellg ėshtė edhe njė deformim fono-morfologjik si arkipelag – pellgu arkitektural – arkipellgu.
    Emrin – pellg-u kanė tė drejtė ta thonė secila gjuhė sipas natyrės sė saj linguistike, por ethymologjinė e fjalės e nxierrim nga gjuha Amė nga u krijua, duke shprehur vet gjuhėn e natyrės.
    Pellgu dhe Arkipellgu janė dy fjalė me burim nga e njeta rrėnje fjale, pra, nga rrėnja pellg – pellgu i ujit si fjalė shqipe edhe e sotme ballkanike.
    Fjala arkipellg-u na pėrkujton arkitekturėn e hershme pellgase – pellgasėt si arkitektėt mė tė hershėm tė Antikuitetit deri tek pellgasėt si arkitektė tė Akropolit tė Ethanės (Athinės, Athenės), arkitektėt e Kullės sė Babillonit, Hillionit e deri tek ndėrtimet e njohura edhe tė vonshme tė Konstantinopolit, Arena e Romės, Arena e Pullės, arkitektėt e amfitheatrove nė natyrė: Theba, Kollosi i Rodit (Rodosi), nė Sicilia, Apollonia, Butrinti etj. Dhe e gjithė struktura arkiteknike e tyre ėshtė e njejtė, kudo qė ndodhen edhe sot si monumente tė arkitekturės sė lashtė tė antikuitetit botėror.
    Pellgazėt njihen sot etnit e arkitekturės nė rrafshin trekontinenal: Azi Perėndimore, Afrikė Veriore dhe Europė Jugore.
    Nė bazė tė studimeve etnogjenetike tė sotme dhe tė kaluara, shqiptarėt njihen pasardhėsit e illirėve tė lashtė, kurse vet illirėt njihen si pasardhėsit e pellgasve tė stėrlashtė, si populli I pellgut tė ujit. Prandaj, shqipja e vjetėr ka tė drejtė pėr gjurmimin ethymologjik tė vet emrit – pellazg, siē thohet sot nė shkencė. Shqipja si bija e drejtpėrdrejtė e Illirishtes dhe Pellgasishtes sė stėrlashtė, ka mundėsi tė ndihmojė nė pėrcaktimin e fjalės – pellg-u pėr tė mos humbur kohė e hapėsirė shkencore, nė hulumtimin rreth prejardhjes sė vėrtetė tė fjalės, qė tė mos mbetet edhe mė tutje si emėr I papėrcaktuar emri – pellazg.
    Pėrkundėr tė gjitha shkrimeve antike, tek authorėt e lashtė: Herodoti, Homeri, Hesiodi, Hekateu, Dionisi I Halikarnasit, Straboni, Ptolemeu etj., e tek authorėt e shekujve tė shkuar dhe deri tek authorėt e sotėm – kemi shumė kontradikta lidhur me pėrcaktimin e emrit – pellgas ngase nuk u filluan studimet ethymologjike tė emrit nė fjalė, pikėrisht nga gjuha amtare, prej sė cilės rrodhi etnonomi – pellazg, si nga emrat mė tė lashtė tė Linguistikės Gjenerale, qė na lidhė me popullin e pare, respektivisht edhe me gjuhėn e parė tė njeriut.
    Pėrderisa ka ekzistuar populli I pellgut tė ujit atėherė medoemos do tė ketė ekzistuar edhe gjuha e popullit tė pellgut tė ujit – gjuha pellgaze - Pellgasishtja
    "Njoftimet e authorėve tė vjetėr pėrkojnė nė njė pikė tė rėndėsishme, nė faktin se ata mohojnė ēdo lidhje midis pellgazve dhe fiseve tė mėvonshme hellene, pėrderisa, pellgazėt I bėnin vėndas…, kurse, Hellenėt ishin tė ardhur" (Historia e Shqipėrisė, Tiranė, fq. 49). Lidhur me ketė, studjuesi Muzafer Xhaxhiu, thotė:"Nė saje tė arritjeve tė Historiografisė, tė gjuhėsisė dhe nė veēanėti, tė arkeologjisė sonė nė ēėshtjen e autoktonisė dhe tė kulturės sė kombit shqiptar, ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht, se banorėt e lashtė tė vendit tonė, kanė qenė illirėt dhe se shqiptarėt janė pasardhėsit e tyre. Kėto arritje, kanė ēarė tashmė rrugėn, pėr tė bėrė kėrkime dhe hulumtime tė mėtejshme, pėr tė arrijtur tek pellgazėt", kėshtuqė vetėm shqipja, mund tė na japi fakte reale pėr pėrcaktimin e emrit – pellazg, si lidhje etno-linguistike shqipe – illire – pellgase.
    Homeri hillir – paraardhėsit e illirėve tė lashtė I quante ‘pellgazėt hyjnorė’ atėbotė kur nuk kishte spekullime greko-sllave nė historinė e lashtėsisė dhe pėrvehtėsime ashtu sikur edhe ai vet u pėrvehtėsua e sot njihet gjojasi poet grek, kur nuk ishte, sepse nė kohėn homerike, grekėt porsa erdhen nė Ballkan. Vet Homeri thoshte se "jam nga zoti pellgas" dhe tė gjitha personazhet e vepave tė tia "Illiada" e "Odhisea" janė heronjt e lashtėsisė illiro-pellgazgjike: Akili, Hektori, Priami, Paridi, Asaraku, Odhiseu, Penellopa (ku vetėm shqiptarja e priti burrin 20 vjet, ashtu si e priti nė shumė raste tė dokumetuara me fakte konkrete deri nė kohėn tonė).
    Emri – pellazg si etnonom me tė cilin paraqitet populli I pellgut tė ujit, e qė nė shkencėn tonė tė sotme, ėshtė hipothetizuar me prejardhje linguistike nga gjuha greke - pelagos – me kuptimin njerėz tė detit, apo rrafshinė uji, nga fjala pelargos = lejlek gjoja si njerėz shtegėtarė, kjo ėshtė mė tepėr se njė ėndėrr spekuative pėr t’I hedhur hi syve botės, nė mungesė tė spjegimit shqip, pasi derisot nuk kishte ndonjė hipothezė shqipe tė shtruar botėrisht. Fjala greke pelagos – ka tė bėjė me fjalėn – pelargos=lejlek, kanjushė, por, jo me emėrtimin e popullit tė pellgut tė ujit – pellgaz, pėllgazėt dhe greqishtja nuk mund ta spjegojė emrin – pellgas – pėrmes fjalės – pelazg, qė mundėsia pėr gjurmime ethymologjike nė kėtė rast, nuk ta mbushė mendjen edhe kur dihet se grekėt e pellgazėt nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt. Kjo farso u bė duke insistuar ne greqishten e vjetėr, e cila u formua vet nga gjuha illire me ndryshime fono-morfologjike e sufiksive – os, gjoja pėr tu dalluar si njė gjuhė nė vete! A nuk ėshtė qesharake tė krahasohen kėto dy fjalė – pelagos e pelargos, gjoja pėr ethymologji shkencore pėr emrin – pelazg – pellgaz, kur dihet se njera fjalė – pelagos, ėshtė kuptimi I rrafshinės sė ujit, kurse, tjetra – pelargos, ėshtė pėrcatimi nė greqishte I emrit – lejleku, kanjusha dhe gjoja merret si deminutiv shtegėtimi I atij populli tė pellgut tė ujit? Ēfarė kuptimi ka kanjusha nė rrafshinė uji - me pellgun e ujit, tokėn, e tėvona, arkipellgun, nė tė cilin jetoi njė popull me emrin e poatij pellgu – pellgaz?
    Ethymologjia e emrit grek – pelargos. – Nė vend qė tė pėrcaktohet emri – pellgaz (pelazg) nga fjala greke – pelargos = lejlek-u, mund tė vijmė nė njė pėrfundim ethymologjik shqip, se kjo fjalė mund tė sjegohet pėrmes shqipes.
    Mendoj se, vet fjala greke – pelargos = lejlek-u, ėshtė me ethymologji shqipe, ku formohet nga dy rrėnje fjalėsh – pe + larg + os = pelargos, qė diftongu fillesė – pe – I kompozitės nė fjalė, ėshtė marrė si diftongu qė difton emrin – pellg-u, ndėrsa pjesa e dytė e emėrtimit – larg – kuptohet ndajfolje mėnyre - larg, respektivisht, si folje: largoj (unė), largon (ti), largon (ai, ajo), largojmė (na), largoni (ju), largojnė (ata, ato). Apo, largohem, largohesh, largohet (njajėsi) – largohemi, largoheni, largohen (shumėsi). - Kurse si emėr: largim-I-e-et, I,e,tė larguar, I,e,tė larguarė-a-at-et-it, larguar, me kuptimin e emėrtimit tė shpendit tė largėt – lejlekut, kanjushės, si zog shtegėtar I largėt nga pellgu – pelargos – I skajuar me sufiksin grek – os.
    Njohje gjėrmane. - Tėvona, studjuesit gjėrman, ethymologjinė e emrit – pellgaz (pellazg), e lidhi me njė mėnyrė tjetėr tė origjinės linguistike, si kompozitė e formuar nga dy fjalė, gjėrmanishte: bhel ezgo = degė e lulėzuar.
    Kjo theori I shkoi pėrshtati edhe studjuesit Windekens – mbase tė gjitha interpretimet me anėn e greqishtes dhe tė gjuhėve mediterrane nuk po mund tė na bindin, pėr prejardhjen e saktė tė emrit – pellgaz (pellazg), ai mundohet tė gjejė njė pikėmbėshtetje arkimediane linguistike, si interpretim tė mbėshtetur nė "pellazgjishten" si gjuhė gjermanike paragreke, ku gjermanėt e vetquajnė lashtėsinė e gjuhės sė tyre, si shkencė – indo-germanistika. Dhe pėrveē shumė studjuesve tjerė, Van Windekensi – si njė nga mrojtėsit kryesorė tė kėsaj theorie, arrinė nė njė interpretim duke e krahsuar fjalėn – pelazg, me origjinė linguistike me prejardhje nga njė formė indo-gjermanike e lashtė – bhel ezgo, kėshtu: " Nė ‘bhel ezgo’ Windekensi, sheh rrėnjen indo-gjermanike bhel dhe prapashtesėn ezgo – burbuqe, syth, degė… dhe arrinė nė njė kuptim (me degė, apo me sythe) tė lulėzuar – pėrdorur metaforikisht, pėr tė shenuar forcėn vitale tė njerėzve" (F.L.Hyttenbach, ‘Pellazgėt’, Vjenė, 1960, fq. 145).
    Lidhur me kėtė theori tė Windekensit, studjuesi grek, M. Saqellariu, nė veprėn "Popujt parahellen me origjinė indo-europiane"- Athinė, 1977, pohon se hipotheza e Van Windekensit, sipas tė cilės etniku - Pelasgos e ka burimin nė indoeuropianishten "Bhelezgos" (degė e lulėzuar). Mirėpo, ėshtė ardhur kėtu deri tek njė theori duke u munduar tė vėrtetohet disi nga ana fonetike, por assesi nuk ka kurrėfarė mundėsie tė vėrtetohet nga ana semantike. Saqellariu, mendon duke shprehur si aprovim interpretimin e Windekensit, e duke menduar se vėrtet e ka burimin nga greqishtja, duke mos iu pėrmbajtė vet titullit si author "Popujt parahellen…" duke u munduar edhe ta aprovojė theorinė gjermane, edhe ta lejė mjegull nė ethymologji greke!
    Kontradikta e parė linguistike qėndron nė aspektin linguistiko-historik, sesi ka mundėsi, nė pėrmasa indo-europiane, tė gjitha gjuhėt i.e. janė gjermanike dhe kontradikta me vetveten greke tė M. Saqellariut, se flet pėr popuj parahellen dhe nuk e din se grekėt nuk kanė tė bėjnė asgjė me pellgazėt. E si pėrgjegje pėr tė dy theoritė: nėse do tė konstatohej drejtė, vet pėrcaktimi I shkencės linguistike i.e., do tė duhej tė quhej Linguistika indo-pellgazgjike.
    Edhepse, ajo theori ēka konstaton Windekensi, gjenė njė vėrtetim tė plotė, po ta shohim fjalėn – bhel ezgo - nė analogji fonetike dhe semantike shqipe, brėnda shqipes si - bhel = bulė, dhe nė deminutivin - bulėz, bulza, qė na del folja shqipe – bulėzoj – pėrsėri edhe vet fjala gjermane - bhel, ėshtė po ajo fjalė me ethymologji burimore me rrjedhė illiro-pellgazgjike nga pellgasishtja bul(ė)=bhel, kuptimi pėr fjalėn – degė-a. Fjala shqipe – bulė, bulėza, bulėzon, ėshtė njė deminutiv I fjalės – lulė, lulėza, lulėzon, qė ėshtė kuptimi I shpėrthimit tė sythit tė lulės sė frytit tė bimės nė degė – bulė, bula, bulėzimi. Kjo fjalė shqipe e vjetėr – bulė, formoi edhe fjalėn i.e. – bulevard, bulevardi, ku tė dy fjalėt e kėsaj kompozite – bule+vard, janė fjalė shqipe, me kuptimin – vardi I bulėzuar anash, rrugė e gjatė me drunj, pemė, bimė tė buluara, vardi (nga emri, hidronomi – Vardari – Vazhdari, lumi qė vazhdon gjatė - lumi I gjatė illirian). Ndėrsa, kėtu e kemi shprehjen shqipe – vardi me bula anash, vardi me bimė tė buluara (bulėzuara), vazhdi me bula – vardi me bula – Bulevardi.
    Pra, fjala gjermane – bhel ezgo, jo qė e spjegon kuptimin e fjalės – pellazg, por vet kjo fjalė ėshtė me kuptimin e prejardhjes shqipe tė vjetėr – bhel ezgo = bulėza, ku tingulli z, formon kuptimin - bulėzim, lulėzim i bulės, si syth bule, fill lulje e frytit tė bimės, zanafill fryti.
    Popujt pellgazgjik – Europa pellgazgjike. -
    Duke u nisur nga faktet fonomorfologjike linguistike e leksikore, semantike mund tė vijmė nė njė konkludim tė pėrbashkėt shkencor, se vet rrėnjet e illirishtes formuan tė gjitha gjuhėt indo-europiane dhe tė gjithė popujt e vjetėr europian, lidhen shkencėrisht me emrin – pellgaz (pelazg) sikurse: thrrako-pellgazian(pelazgian), dako-pellgazian, romano-pellgazian, galo-pellgazian, germano-pellgazian, franko-pellgazian, anglo-sakson-pellgazian,kelto-pellgazian, thrrako-illiro-frigian (Frigėt illirian nė Azi tė Vogėl) etj. Unė shohė se tė gjitha gjuhėt i.e. pėrbėhen nga rrėnjet pellgasishte, illiro-pellgaze tė lashtė, kurse, me formimin e gjuhės thrrake tė lashtė, si gjuhė illiro-pellgazgjike, tė gjitha gjuhėt i.e. ndahen nė dy nėngrupe, nga grupi linguistik indo-europian, nė:
    a. gjuhėt euro-perėndimore, si gjuhė illiro-pellgazgjike, ndėrsa,
    b. gjuhėt euro-lindore, si gjuhė thrrako-illiropellgazgjike.
    Popujt europian formuan kultet e kulturave tė tyre, pikėrisht duke u bazuar nė elementet illiro-pellgazgjike dhe si tė tillė njihen si popuj illiro-pellgazgjik "elementi pellgazgjik ai qė ka ushqyer rrėnjet e tyre dhe qė ka sjellė kaq veēori analoge nė formimin e tyre psikik, nė kulturėn materiale e shpirtėrore (duke folur pėr shqiptarėt e grekėt N.M.)…pėr t’iu ofruar botės pellgazgjike duhet patur para syve vizion tėrėsor historik dhe parahistorik nė lidhjet e tij tė mbrėndshme. Dhe ky vizion, mund tė pėrfitohet kur operohet jo vetėm me nocionet e arkeologjisė, e etur pėrjetėsisht edhe pėr njė fragment stele, apo amorfe, me nocionet e gjuhėsisė, shkencė jo plotėsisht e saktė, ku jo rrallė ka luhatje tė ndryshme tė interpretimit tė ligjeve tė saj, por edhe me mjete tjera, duke arritur deri tek fantazia, intuita, deri tek vizioni romantik e patriotic, deri aty ku racionalizmi mbaron sė verpruari" (Muzafer Xhaxhiu, Studio albanica, 1970,1).
    Elemente pellgazgjike, qė sot nėnkuptohen prej Homerit, me shprehjen e tij "Pellgaz Hyjnorė" ku vetėm fjala ‘hyjnor-e-ja, hyjnia, hyjnitė, hyjnesha-t, ka mbetur si dokument linguistik shqip, pėr ta pėrcaktuar emrin - illir – hillir-hyllir (ilir), si hyllir hyjnorė, njerėz hyjnorė – njerėz qė emėrtuan yjet (hyjet e qiellit), emrat e tyre janė sot emrat e yjeve universal tė Universit (vet veprat e Homerit, janė pėrkthyer e pėrshtatur nė greqishte, nga illirishtja dhe origjinalet janė zhdukur, tok me tė gjitha veprat illirishte, 90 tragjediė e Eskillit e tė tjerėve dietarė illirian).
    Poashtu Herodoti, kur thotė se "...hellenėt i moren kėta emra nga Pellgazėt" , ndėrsa mythologu, P. Grimal thekson se "kur erdhen hellenėt nė brigjet e Mesdheut, ata gjetėn aty hyjni e kulte, kuptimin e tė cilave nuk e njihnin",- poashtu Thuqididi, duke folur pėr Helladėn, thotė se ajo nuk ekzistonte mė parė, "dhe se emrin ia kanė dhėnė asaj, fiset e ndryshme, mė tepėr pellgazėt". "N’iebuhr i bėnte pellgazėt popullin mė tė pėrhapur nė Europė, parase tė fillonte Historia e Greqisė" (G. Dottin "Popuj tė vjetėr tė Europės" – 1916, Paris, fq.129).
    Pellgazėt mendohet tė jenė dukur edhe para mijėvjeēarit tė IV p.e.r. nė hapsirėn mesdhetare dhe egjeane, mendojnė disa dijetarė, historian. Si rrjedhė kronologjike dhe nė lidhje gjenetike illiro-pellgase kemi sot dy theza tė njohura: njera thotė se illirėt janė fis pellgaz, degė e trungut pellgazgjik, kurse tjetra thotė se, pellgazėt janė fis illirian. Studjuesi, Hyttenbach, nė veprėn e tij "Pellazgėt", i pranon pellgazėt si illirė, jovetėm nė Thesali dhe Epir, por edhe nė Makedhoni, Pelloponez, Troadė (Trojė), Atikė, Azi tė Vogėl, Kretė e ujdhesa tjera egjeane edhe nė Itali. Tash, a janė pellgazėt fis illirian, apo illirėt njė fis pellgazgjik, na trajtojnė tė njejtėn lashtėsi etnogjenetike, tė dy theoritė shkencore i.e., si ēėshtje ende tė hapura, por, qė thonė tė njejtin pėrfundim, se illiro-pellgazėt, apo pellgazo-illirėt janė paraardhėsit e stėrlashtė, stėrgjyshėr tė shqiptarėve ballkanik tė sotėm.
    Pellgazologu, Hyttenbach, jovetėm qė i pranon pellgazėt si illirė, nė Epir e Thesali, Makedhoni, Trojė (Troadė), Azi tė Vogėl, Thrrakė, Pelloponez etj., por thotė se "ky unitet i gjėrė qytetėrimesh, tė tėrėsisė ballkano-anatoliane dhe ky rend kronologjik i evolucionit tė tyre nė periudhėn e kalimit nga neolitiku nė atė tė metaleve, na ēon nė pėrfundim, qė rruga e pėrshkruar nga tė parėt e illirėve, duhet tė kėrkohet nė gjysmėn e mijėvjeēarit tė Tretė (III) p.e.r." atėbotė, kur bota illire ishte nė kulmin e lulėzimit tė saj kulturo-historik, si kohė parazeusiane e Olympit illirian, atėbotė kur lulėzonte rrjedha kronologjike e Kronit pellgazgjik, tė cilin e mbuloi epoka zeusiane edhe si periudhė mythologjike, edhe si periudhė historiko-shkencore e antikuitetit illirik.
    Tash, mund tė shtrohet pyetja thjeshtė: a duhet tė pėrcaktohet emri – pellazg si paraardhėsi I illirėve dhe shqiptarėve tė sotėm, pėrmes fjalėve greke – pelagos e pelargos, apo nga gjuha shqipe, si gjuhė illiro-pellgaze pėrmes fjalės - pellg – pellgaz – si populli I pellgut tė detit, kur dihet se shqipja ėshtė bija e illirishtes dhe pellgasishtes, gjuha e paraardhėsve illiro-pellgazgjik? Natyrisht, Shqipja pėrcakton emrin e paraardhėsve pellgaz!
    Tė shohim tash nė bazė tė natyrės sė gjuhės se si tingėllojnė fono-morfologjikisht dhe semantikisht, zotat e antikuitetit illiro-pellgazgjik, me emėrtimet e tyre, pėr tė vėrtetuar jovetėm spjegimin shqip tė tyre nė mėnyrė ethymologjike, kur shqipja I ka si emėrtime paraardhėse tė saja – por, se Shqipja ėshtė vet Gjuha e Perėndive tė Olympit illiro-pellgazgjik – skipe illire-pellgaze.
    1. Zeusi ………..zoti suprem, zojsi suprem
    2. Apolloni …….zoti I diellit
    3. Poseidoni ….zoti i detėrave
    4. Hermesi ….. zoti I fshehtėsisė
    5. Klimnestra….perėndia e klimės, motit – klima nestra (nesėr)
    6. Aresi, Marrsi…zoti I luftėrave, marrėsi I jetėrave nė luftėra - Marsi
    7. Dionisi ………zoti I argėtimit,
    8. Ethana, Athena, Thana …….perėndia e tė folurit, mbrojtjes dhe e bimėve
    9. Afrodita……..dita afron, perėndia e ditės, e bukurisė dhe dashurisė
    10.Hera …………perėndia e qėndresės, fuqisė qiellore
    11.Dhemetra….perėndia e bujqėsisė – ama e dheut, arės sė bukės
    12. Artemidha …perėndia e arteve dhe e gjuetisė – arte m’I dha, m’I dha artet
    Kėta 12 perėnditė illiro-pellgazgjik, jovetėm nė pikėpamje mythologjike, si drejtues tė njeriut e botės sė lashtė, ky numėr 12, jovetėm qė ėshtė numri I 12 muajve tė vitit tė kalendarit illiro-pellgazgjik – por, edhe derisot, ky numėr ėshtė pėrcaktues I 12 fiseve shqiptare: Hoti, Gruda, Gashi, Berisha, Krasniqja, Thaēi, Kastrati, B’tyēi, Kelmendi, Shala, Shoshi e Morina.
    Poashtu, ky numėr 12 tek shqiptarėt ėshtė edhe pėrkufizimi I kėshillit gjykues, si ent gjykimi zakonoro-juridik, si gjyq popullor – gjykatė drejtėsie, ku ndahet drejtėsia: betime, rregullime pronėsoro-juridike, pajtime gjaqesh, gjykime veprash penale, rregullime problemesh finansiare, gjykime dhe ekzekutime administrativo-pronėsore, rregullime problemesh familiare, martesore, trashigimore, etj., - si formė e juridiksionit shtetėror nė Kosovė derisot nė shek. XXI. - Pėrmes 12 Pleqve, apo 12 Prijėsave tė 12 Fiseve, si Paria e 12 fiseve shqiptare nė fjalė, u formua si gjykatė popullore me emėrtimin - Pleqnia – Plakonia – Kuvendi I Pleqve shqiptarė.
    Plakonia shqiptare e sotme, si forum zakonor juridiksional, na pėrkujton Plakoninė illiro-pellgaze tė lashtė – Gjykimi me 12 Pleq, apo Betimi me Njėzetekatėr (nga dy prijėsa-princa pėr ēdo fis), ėshtė edhe sot nė shprehjet shqipe si: "Njėqint gjaqe bėhen dhe nė fund nuk kanė care pa u ulė nė ēergė me 12 Pleq nė Plakoni / Duhet patjetėr me dalė n’Plakoni / Beja bahet me 12 Pleq edhe me 24 / Qysh ta ndanė Pleqnia – nuk guxon me luejtė / Ta bajė benė me 24 / etj. Pakonia shqiptare ka rregulluar problematikėn ekzistenciale – si njė Gjyq i Popullit nė funksion edhe nėn shtete e pushtete tė huaja shekullore.
    Mythologjia illiro-pellgazgjike, si trashigimi etnogjenetike reale pasardhėse deri tek shqiptarėt ballkanik, ėshtė pėrciellė me pėrkushtim tė plotė nga mythi deri tek Realja – respektivisht, duke I spjeguar ethymologjikisht 12 zotat e Lashtėsisė.
    Ndėrsa, sa pėr kuriozitet linguistik, pėr ta shikuar e ndjerė natyrėn e gjuhės, se tė kujt janė vėrtet, zotat e antikuitetit, tė shohim perėnditė greke tė kohės: Hypsistos (zoti I qiellit), Chthonios (zoti I nėntokės), Moiraia (Athena), Grairae, Graces (grekėt e sotėm), Melaina (Afrodita), Teleia (e begatisė), Hesperidea, Leukothea, Letos, Hestia, Eileithyia etj.(‘Zotat e grekėve’ sipas Karl Kerenyi-t). A nuk janė kėta zota grek, si emėrtime tė natyrės sė gjuhės greke, qė dallojnė nga zotat illiro-pellgazgjik?
    Natyra e gjuhės preokupon tė rishqyrtojė linguistikėn me mėnyrat fono-morfologjike e semantike, nė emėrtimet e lashtėsisė, si rishqyrtim I Historisė!
     
    .
  5. Mirroor
     
    .

    User deleted


    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ĒAMĖRIA

    Etninomi – ēam - i cli formoi pra toponomin - Ēamėria , linguistikisht lidhet me hidronomin – Thyamis – qė ėshtė emėrtimi i lumit – Kallama, qė sipas shpjegimit tė shqipes, duhet tė jetė me prejardhje nga fjala – kallam, kallamishte, si kuptim i konceptit – Thyama kallamishte, me shpjegim tė emėrtimit tė kallinjve tė kallamit, bimė barishte ujėsore. E tash, kah e ka ethymologjinė e vet emri i hidronomit – Thyamis, i greqishtes sė lashtė, mbetet pėr tu gjurmuar nė kėtė theori, si hipothezė linguistike, tė cilėn do ta shtrojmė nė kėtė studim.
    Emri – Thyamis, si emėr lumi, mendojmė se pėrbėhet nga dy pjesė linguistike: thy + am + is (ku pjesa fundore – is, ėshtė sufiksi, prapashtesa e kompozitės), tė cilat janė krejtėsisht dy fjalė shqipe – njė folje shqipe dhe njė emėr shqip.
    Pjesa e parė e emėrtimit – thy – ėshtė folja shqipe – thy – thye – thyer (prej foljes me thye – pėr tė thyer), nė kuptimin e vetes sė tretė tė vetorit tė shqipes – (u) thy (ai, ajo), nė numrin njajės – kurse nė shumėsin e shqipes – (u) thyen (ata, ato), veta e tretė e vetorit dhe poashtu edhe e diftorit – (u) thyen (kėta, kėto), nė formėn e kohės sė foljes nė aoristit (e kryera e thjeshtė), ku sipas zgjedhimit tė foljes nė gramatikėn shqipe duket kėshtu: Folja – thyer – aoristi – thy

    Koha e kryer e thjeshtė

    Numri njejės...............................................Numri shumės

    (u)theva(unė) ............................................ (u) thyem (na)
    (u)theve(ti) ................................................(u)thyet(ju)
    (u)thy(ai,ajo)............................................ (u) thyen (ata, ato)


    Pra, pjesa e parė e kompozitės – thyamis – thy, ėshtė folja shqipe, kurse, pjesa e dytė – am, (thy + am = thyam), ėshtė emri shqip illirisht – amė, ama (a^mė, a^ma), ėma, nė kuptimin amtar, e cila si formė fjalėformuese, bie nė pėrfundim logjik tė shprehjes shqipe – thy amė, thy ama (ėma), Ama e thyer, (u) thy ama e lumit (vendi kryesor esencial i shtratit tė lumit), ku na rrjedhė emėrtimi – thy+am(ė) = thyam(ė) – thy ama – Thyama, nga kuptimi i thyerjes sė Amės pellgazgjike illire, si kompozitė e formuar – Thyam+is (nga sufiksi – is) = Thyamis.

    Mendojmė se, kjo ethymologji shqipe e emrit tė hidronomit – Thyamis, lidhet linguistikisht shqip, me formėn tjetėr poashtu tė shqipes, ku nga shprehja – thy amė, thy ama, rrodhi synonomi tjetėr me kuptimin e njejtė – ēa amė, ēa ama, ku nė vet foljen shqipe – thy, si fillesa e kompozitės – Thy + am + is = Thyamis, pėrgjigjet poashtu folja tjetėr shqipe – ēa (me ēa, ēamė, ēamje, tė ēamit, tė shkyemit – thyerja e amės, ēarja e amės-ėmės), tė thyemit e amės, thyemja e amės, apo ēamja e amės (nė kuptimin e njejtė: ēamja e amės sė lumit) – sipas shprehjes shqipe – ēa am(ė), (u) ēa ama. Pra, edhe ashtu sikurse tek hidronomi – Thyam(is), ėshtė synonomi – Ēa+amė, (ēa ama, ama e ēame, ėma e ēarė, e ndarė, nga njė tėrėsi amtare – Ēa (a)mė = Ēamė, ku me rėnien e njerit tingull, zanores – a, si shėmangie fonetike shqipe, pėr tė shprehur njė emėrtim mė tė shkurtė, tė natyrshėm, sipas natyrės sė gjuhės shqipe, rrodhi emėrtimi – ēamė (ēa+amė). Kurse, pėrmes pėrcaktimit sufiksal, iu dha prapashtesa – ri, nė trajtėn e pashquar tė emrit, respektivisht tė toponomit – Ēamėri (ēa+amė+ri), kurse nė trajtėn e shquar tė emrit-toponom mori fundesėn a sufiksin – a, Ēamėri+a = Ēamėria, (ēa+mė+ri+a). Prej shprehjes – thy amė, nė synonomin tjetėr tė shprehjes sė njejtė – ēa amė, vetėm me njė ndryshim fonetik nga ai sufiksal i lashtė illirishte (is), nė kėtė – ri-a, na rrjedhė i njejti kuptim sikurse – Thyamis, poashtu edhe – Ēamėria.

    Nga kuptimi i shprehjes – ēa ama (nda ama – ndarė ėma-ēarė ėma), si kuptim filozofik, i ndamjes sė Amės pellgazgjike illire, mbeti si plotfuqishmėri linguistike edhe vet etninomi – ēam (ēami, ēamėt) – Ēami i Ēamėrisė, Ēamėt e Ēamėrisė, Ēamėria – si pjesė e ndarė, e ēame nga trungu i hershėm pellgazgjik me Thanėn illire (Thana –Ethana, Ethėna – Athenne – Athinė-a), poashtu edhe si pjesė e ēame (e ndarė), edhe mė vonė nga trungu illir – Shqipėria.

    Ēamėt, janė autoktonė nė trojet e tyre paragreke, si pasardhės tė pėrzierjes dardhane-etruske, ku na dokumentojnė shumė argumente tė gjuhės sė lashtė me elemente tė pėrziera gege-toske, tė dokeve e zakoneve, lirikės e epikės popullore dhe tė cilėt sot janė nė tehirė tė asimilimit e zhdukjes sė pamėshirshme nga gjenealogjia amtare pellgazgjike, prej grekėve edhe sot si arbėresh tė Greqisė, duke e ruajtur me shpirt ndėrdhėmbė gjakun, gjuhėn dhe kulturėn arbėrore! Ndėrsa, disa studjues i marrin Ēamėt si ardhės, pas grekėve, qė kjo theori ėshtė krejtėsisht e pabazė shkencore, sepse aty, nė ato troje shqiptare-illire, dembabadem ėshtė e ruajtur rrėnja pellgazgjike – ku edhe si ilustrim robėrie, authori, Tasos Vurnasi, duke na dhėnė njė pėrshkrim psiko-fizik dhe toponomastik, shprehet pėr kėtė vend (atėbotė) tė paēamė, tė pandarė nga trolli arbėror, kėshtu: “ėshtė njė vend sa njė Grusht Dhe, i mbushur me shkėmbinj, hone e burime tė ftoftė...Njerėzit, qė banojnė nė kėto vende, ngjajnė shumė me tokėn e tyre, janė tė ashpėr, tė veshur hollė dhe hijerėndė”- ngase ajo hije e rėndė jo e tokės abėrore, sa e pushtuesve shekullorė, i bie Ēamėrisė dhe tė gjitha trojeve shqiptare ballkanike tė ēame (tė ndara) dhunshėm, si hije e rėndė e pushtuesve, e mishėruar me hijen e rėndė tė tokės arbėrore dhe e skalitur nė figurėn psiko-fizike tė ēamit (arbėreshit, shqiptarit), arbanitit (arvanitasit), tė tė gjitha kohėve e deri sotekėsaj dite...
     
    .
  6. Mirroor
     
    .

    User deleted


    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – DARDANIA

    Origjina lingustike e emrit – Dardania – lidhet etnogjenetikisht, me paraardhėsit e shqiptarėve tė Kosovės, deri me shkatėrrimin e Illirisė sė Vonė, me rėnien e Mbretėrisė Dardane tė Gencit, mė 168 p.e.r. kur u lind kalendari I ri, me ditėn e muajit tė parė kalendor me fillin e epokės e cila quhet sot epoka e re. Ndėrsa ethymologjikisht emri - Dardania solli dhe formoi emėrtimin shkencor – botanomin – dardhė, dardha (Pyrrus communis L.) dru frytor gjetherėnės, I gjinisė sė dardhės I familjes sė trėndafilorėve (Rosacea). Vet emri shkencor botanik, lidhet me fjalėn skipe-illire tė stėrlashtė, nga Botanika illire edhe para kohės sė Dardhanusit e Theucerit.

    Ethymologjia e vet emrit botanik – Pyrrus – lidhet me emrin e dardhanėve tė shumėhershėm paraballkanik, paragrek e paraeuropian – para emėrtimit tė Grykės sė Dardhanelleve dardhane, para emėrtimit tė Dardhanisė afėr Hillionit e Abidhosit, atėbotė, kur shkenca shqipe- illire (skenca skipe) ishte nė kulmin e lulėzimit tė saj – qė ne sot e quajmė – Antikuiteti botėror, nė rrafshin trekontinental azio-afriko-europian historiografik dhe nė pėrmasa shkencore gjenerale.

    Dardhania – njihet historikisht nga babai I Historisė Herodoti dhe nga tjerėt authorė antik – Dardhania – si emėr gjeografik dhe mbretėri e lashtė prej Mijvjeēarit tė VI p.e.r. qė do tė thotė, tash e mbi tetėmijė vjet mė parė, qė ruan dėshmi e monumente arkeologjike nga Koha e Gurit, Bronxit dhe nga fillimet e neolitit. Prej atėbotė Dardhania (para)historike ishte e banuar nga dardhanėt illirian tė cilėt bėjnė pjesė nė dyndjet egjeane disa here nė histori, nga Azia nė Europė, nga Europa nė Azi dhe anasjelltas.
    Gryka e Dardhanelleve, Dardhania afėr Hillionit e Abidhosit, e deri tek mbretėria dardhane e Hillit, Bardhillit, Agronit, Theutes e Gencit edhe deri tek shqiptarėt e sotėm tė Kosovės – janė hallka tė kėputura historike tė cilat I pėrkasin njė tėrėsie gjeo-historike e historiografike illire-pellgazgjike.

    Herodoti, shkroi mjaftė pėr jetėn e dardhanėve nė Ballkan edhe tej e kėndej Egjeut, por, edhepse ai ishte analizuesi I Homerit nė veprėn e parė europiane “Hilliadha e Odhisea” edhepse aqė shumė shkroi pėr heronjtė dardhanė tė Hilliadhės (Iliada) – shkrimet pėr dardhanėt u deformuan nga politizimet e shumėta tė pushteteve gjatė periudhave historike mbi trojet trojane dardhane edhe vet nga authorėt antik, si historianė anti-illirian tė korruptuar oborresh mbretėrore tė mėvonshme greko-bizantine e romake.

    Sipas shumė rezultateve arkeologjike “tė cilat nė Egjee dhe nė Azi tė Vogėl, supozojnė praninė e njė elementi para-indoeuropian dhe paragrek, duke pėrcaktuar me njė lashtėsi tė hershme nė Mijėvjeēarin e III-tė p.e.r.” Tė dhėnat historiografike edhepse me disa ndryshime pėr shkaqe tė politizimeve kohore, pėrsėri janė hallka hartografike tė shkėputura, tė cilat mund tė lidhen, por me njė mjeshtėri tė forte, duke I gjetur tė shtrėmbėruara tek disa authorė antik dhe mė reale tek disa linguistė e historian tė kohės sė re.

    R. Malteni thekson “lėvizjet dardhane, I provojnė edhe ngjashmėritė e emrave Trojan me ata illir. Ky fakt nuk dėshmon vetėm lėvizjet prej Azisė pėr nė Europė, por edhe anasjelltas. Shtegėtimet nga Azia nė Europė, do tė spjegonin me njė anė bredhjet e Eneut dhe tė heronjve tjerė Trojan, siē janė: Paridi, Hektori, Priami, Anhisi, Asaraku etj. tė cilėt kishin prejardhje ballkanike dhe dardhane”, si heronj tė Hilliadhės homerike.

    Emri – Dardania qė ka origjinė linguistike nga botanomi – dardhė, dardha – dhe qė duhet tė thohet drejtė shqip – Dardhania - ėshtė dirigjuar nga sllavistika, qė nuk ua qet goja disonin dh, nė mungesė tė kėtij dytingullorit – dh – ėshtė njė deformim fonetik edhe vet nė Shqipen e sotme, poashtu edhe nė Linguistikėn Shqiptare, nė Albanistikė – kurse nė Shqipen e Vjetėr, si botanom, ėshtė ruajtur edhe si antroponom, zoonom dhe toponom – Dardhan, Dardhanė, Dardhana – Dardhania.

    Toponomi – Dardhania – shtrihet nė rrafshin gjeo-historik dhe historiko-linguistik aqė tė madh euro-aziatik, saqė vetėm duke pėrkujtuar realtetin kohor njė histori illire tė humbur nė toponomet – Dradhania e Trojės (Dardania e Troades, nė jug tė Hellespontit), qė edhe sipas Apollodorit “dihet se nė territorin e Trojes (Troades) shtrihej njė krahinė me emrin Dardhania”, duke vazhduar Straboni “Dardhania, quhej sipas emrit tė qytetit dardhan, qė shtrihej afėr Hillionit e Abidhosit”. Poashtu toponomi i sotėm - Dardhanellet lidhet direkt me emrin dardhan Gryka e Dardhanelleve (Gryka e Dardaneleve), e deri nė veri tė Ballkanit, me shtrimje nė onomastikėn ballkanike, deri mbi trevat e Delmatisė e tė Dakisė, respektivisht, edhe deri tek kulti i kulturės mythologjike – Dardhanusi i Biri i Zeusit (Dadhanusi Biri i Zojsit) – Tė gjitha kėto tė dhėna onomasiologjike antike, na japin njė pasqyrė reale, por nė hallka tė kėputura historike, tė cilat dikur ishin tė lidhura nė njė zinxhir gjeo-linguistik epokal.

    Dardhanėt – fisi illirian nga mbretėria e Hillit tė Hillionit, si trojan nga Hillioni (Hilli Jonė – Hilli joni) formuar si mbretėri nė vete, kishin bėrė lėvizje nė dy drejtime: nė Ballkan dhe nė Apenine. Historikisht pėr lėvizjėn dardhane nė Veri e nė Jug , flasin me fakte historiografike sjegimet e toponomeve tė ngjajshme nė Azi tė Vogėl, nė Illiri dhe nė Apenine, nė Pelloponez e nė Sicilii.
    Straboni shkruan se nė Dardhani janė dy fise dardhane: galabrėt e thunakėt analogjia e tė cilėve gjindet nė Jugun e Italisė – galabrėt (Galabria – galanėt, tė zeshktit, zeshkanėt, sipas fjalės shqipe galė, gala, Galani, galanėt, galabrėt – galabrezėt (kalabrezėt e Kalabrisė), ku sipas tyre sot quhet edhe vet krahina – Kalabria, kalabrezėt e Italisė sė sotme. Me lėvizjen e galabrėve kah Veriu Apenin u formua edhe etnonomi - Galia, galėt – Frankėt – Franca e sotme.
    “Galabrėt dhe Daunėt nė Apulli, qė nuk ėshtė vėshtirė tė spjegohet kjo analogji, jo e rastėsishme, kur dihet se territoret e Kalabrisė ishin tė banuara nga fiset illire: mesapėt e japygėt qė ishin vendosur atje nga Ballkani. Nė kėtė dyndje egjeane tė elementit kulturor nė siujdhesėn Apenine – sigurisht kjo ėshtė pjesa e elementit etnokulturor tė dardhanėve. Historiani Plini Plak shkruan pėr fisin dardhan, tė cilin e ka shkatėrruar Diomedi nė Apenine.

    Fjala mesap ėshtė krejtėsisht fjalė shqipe-illire, e cila ka spjegimin si dyshim i njeriut dhe shprehet pėrmes ndafoljes ndoshta, (Ndashta, ndashti) mesapė, mesapit = me dukėt, ndoshta mund tė jetė... kur njeriu ėshtė dyshues nė diēka, e qė nuk ėshtė i sigurtė nė veprimet qė e rrethojnė gjatė ekzistencės sė tij – mesapė – mesapit (po, jo), mesapėt – Mesapia.
    Lidhja gjenetike e mesapėve dhe e japygėve me illirėt ballkanik – spjegohet me emrat illirė, nė mbishkrimet e epitafet – issase e filalet e tyre: emri Drossus nė mbishkrimet – issa e Tragurioni (gur troje) ėshtė edhe nė mbishkrimet mesape nė trajtė – drossihi , Blatios (Isa) – emri i njė princi ushtarak nga Apullia. Nė mbishkrimet mesape u dėshmua emri Blatves – Blaves (Bllatva), emri Sallas tek Issa e Tragurioni, si edhe tek katundi Lumbarda.

    Emri Lumbarda, qė nė shqipen spjegohet – Lumbardha, lumi i bardhė, spjegon edhe vet ethymologjinė e emrit – Lombardia, krahina e Lombardisė, me kuptimin – Lumbardhia, nga dy fjalėt: lum + bardh, Lumi i Bardhė, qė shtrihet nė luginėn e lumit Po nė Italinė veriore – Lombardia.

    Nė Korēulla qė tek mesapėt njihet – Salaihi, Salahiai, Sallonas, Sallontum etj, Tremeri, thekson: “njė pjesė e kėtyre fiseve dardhane ėshtė ndarė edhe ka kaluar nė Azi tė Vogėl tek Frigėt”. Dyndjet e dorikėve si dyndje egjeane (dorikėt – dor ik, ik dorė, largohu me spjegim shqip) sipas disa historianėve, kėtė lėvizje dardhane e lidhin me dorikėt qė u bėnė nė fund tė shek. XIII p.e.r. dhe nė fillim tė shek. XII p.e.r. sipas Dabinoviqit. Kurse sipas B. Ēoviqit dhe A. Benacit, (AR IV-V – JAZU 329) “lėvizjet dadhane i janė shėmangur pjesės qendrore tė Illirisė (Shqipėrisė Veriore, Malit tė Zi, Dalmatisė(Delmatia) jugore e qendrore, Hercegovinės, Bosnjės Jugore, Rrafshit tė Dukagjinit e Sanxhakut, atėherė do tė thotė se, drejtimi i kėtyre lėvizjeve dardhane, u bė nėpėr pjesėt lindore tė Ballkanit”. Nė kundėrshtim me kėtė mendim, M.V.Grashanini, thotė se: “lėvizjet e dardhanėve, si lėvizje egjeo-dorike kanė shkuar kah pjesa Perėndimore e Dardhanisė, ose nė territorin e sotėm tė Kosovės” duke mos e pėrmendė pjesėn tjetėr jasht Kosove, nė gjithė Sėrbinė, Malin e Zi, Bosnjen Lindore, Maqedoninė Veriore, vetėm pėr shkaqe politizimi tė territoreve tė pushtuara shqiptare-dardhane, anipse deridikund thejnė theorinė e Dabinoviqit, pėrsėri shihen lojėrat politike nė vend tė fakteve historike.

    Nė dyndjet e mėdha egjeane nė pjesėn e saj tė drejtuar kah Jugu, rol vendimtar kishte Ballkani Perėndimor dhe treva e sotme e Kosovės. Nxirren konkludime tė shumėta jo vetėm nė forma hipothetike, se njė pjesė e madhe e formave tipike tė punimeve nga guri e qeramika, qė janė karakteristike mė vonė pėr paijonėt sėbashku me trajtat e caktuara metalike si forma tė nxierrjės sė fakteve nga punimet me dorė manifakturale – kjo formė ka depėrtuar nėpėr Kosovėn e sotme kah Jugu, por sipas Grashaninit: “duke e lėnė me siguri anash rrugėn e Moravės” qė ishte Marga dardhane, lumi mė jetėdhėnės i dardhanėve pėr ekzistencėn e tyre deri nė shek. XVIII, kur pas spastrimeve etnike mbi dardhanėt, u bė vendosja barbare e sllavėve nė Dardhani. Mu pėr kėtė shkak edhe heziton Grashanini ta vėjė “rrugėn e Moravės” nė kontekstin dardhan.
    Nga ky spjegim faktesh perifrastike duket edhe mendimi hipothetik, qė kėto hipotheza i forcon materiali arkeologjik i periudhės kalimtare nga bronzi, nė periudhėn e hekurit, qė vie nga Kosova – nga territori qendror i Dardhanisė.

    G. Novaku thekson: “...dadhanėt ishin popull nė vete, qė kishin qendruar (me tė njejtin emėrtim etnonomi e toponomi) deri nė kohėn e Justinianit I (527-565 e.r.) kur nė atdheun e tyre – vet Justiniani ishte edhe i lindur aty, themelon qytetin – Justiniana Prima” duke i lidhur dardhanėt e Trojes (Troadės) me dardhanėt ballkanik, pasi edhe kanė tė njejtėn etnogjenezė trashigmie tė rodit tė tyre apologjetik ndaj lėvizjeve tė madha nė tė tri drejtimet e tyre veriore, lindore e perėndiore tė Ballanit dhe nė Apenine.

    Hapėsira linguistike dardhane shtrihej nė gjithė territorin ballkanik, si hapsirė linguistike illire. Madje edhe nga kjo hapėsirė elementi gjuhėsor illirian, shtrihet nė kėtė territor tė gjėrė gjeo-linguistik, siē provon B. Hronzy, duke i dėshifruar tabelat e argjillit nga Knosusi. Kėtė konstatim tė Hronzy-t “...e provon edhe prania e toponomisė identike nė territorin anatolo-ballkano-egjean. Ky substrat paragrek ėshtė i karakterit para-indoeuropian, e tregon edhe fakti se koha e formimit dhe e diferencimit illirian, i cili ėshtė vendosur nė gjithė Ballkanin, bie shumė para vitit 3.000 p.e.r. kėtu edhe jetojnė illirėt me fatin e tyre historik”.

    Gjithė territori dardhan i pėrket zonės illire etnogjenetikisht, pėr nga karakteri linguistik dhe formula onomastike trepjesėshe tė cilėn Duje-Randiqi-Mioēeviqi, e konstatojnė nė Dalmaci ėshtė dėshmuar edhe me materialin epigrafik tė Dardhanisė (Studime Onomastike illire). Ndėr tjera kjo lidhje e pėrgjithshme, jovetėm jugore illire, por edhe me vet materialin linguistik tė Dalmacisė sė mesme nė territorin dardhan, shihet edhe nė analogjinė e spjegimit tė antroponomisė, tė atyre mbretėrve dardhan sikurse janė: Longarusi, Batoa dhe Monuniusi (Monuni) e Etuta*) pėrfundon studimi. F. Papazoglu, nė veprėn Onomastika dardhane ZFF VIII – 1, thotė: “i gjithė materiali i gjetur onomastik nė territorin dardhan, mund tė ndahet nė dy grupe emrash: 1. grupi lindor nė tė cilin ekziston elementi onomastik thrrakas dhe i cili pėrfshinė pjesėn lindore – territorin ndėrmjet Skupit (Shkupit),Kumanovės e Naisses (Nishit) dhe 2. grupi perėndimor, nė tė cilin pėrfshihet territori i Kosovės dhe ēka ėshtė mė karakteristike – nė Kosovė ėshtė dėshmuar onomastika e pastėr dardhane, e rrjedhimisht ajo illire, ku nuk mund tė mohohet pėratėsia illire e etnonomit dardhan qė jeton nė tokėn e vet.
    Dardhanėt jetojnė nė tokėn e tyre. Edhe emrat specifik , analogjia e tė cilėve nuk mund tė provohet as tė dėshmohet jasht territorit tė Dardhanisė, tregojnė pėr praninė e elementit paraillir (pellgazgjik)- i cili ėshtė faktori mė mė rėndėsi nė ndikimin dhe nė formimin etnik, e sidomos nė formimi e Onomastikonit dardhan. Ky element kohėve tė fundit po identifikohet si substrat pellgazo-anatolian, idiomat e tė cilit, sipas Karl Oshtirit, janė ruajtura nė tė folmen e gjuhės paraballkanike – nė Illirishten e stėrlashtė.

    Dardhania duhet tė konsiderohet si zonė onomastike e veēantė. Fakti se emrat illirian gjinden nė gjithė territorin e Dardhanisė dhe se numri i tyre ėshtė shumė i madh edhe tė dėshmuar vetėm nė Dardhani, tregon se Onomastika illire nė Dardhani, ka qenė gjithmonė autoktone dhe jo e marrun nga jashtė” pėrfundon me tė drejtė historike – Fanulla Papazoglu.

    Logografi Hekateu nga Mileti, shek VI p.e.r. ekzakt shkruan kėshtu: “Kėtė po e shkruaj siē mendoj se ėshtė e vėrteta. Se ēka e tregojnė grekėt, e shumėta e tyre ėshtė qesharake. Madje – edhe atėherė kur grekėt flasin pėr illirėt, pėr fiset e tyre e sidomos pėrmarrėdhėniet e tyre me botėn, - gjithmonė flitet nė kontekstin e politikės maqedone, apo romake...” Ky mendim real i Hekateut ėshtė vetėm njė nga shumė dėshmi tė gjalla pėr falsifikatorėt grek, sesa e kanė injoruar gjuhėn e kulturėn dhe shkencėn illire duke e pėrvehtėsuar tejmase dhe njėkohėsisht, kėtu shihet haptazi droja greke nga ringjallja illire!

    Tėvona, Hekateu nuk ngurron tė shkruaj edhe kėshtu: “Hekateios Milesios hode mynthetai tade grafo, hos moi dokei alethea eimai gar Hellenon logoi poloi to kai geloioi, hosemoi fainontai eisin”.


    Kur Apiani i Aleksandrisė jep spjegimin e tij gjenealogjik mbi fiset illire: “Kai tode moi malista, polla mytheunton hetera pollon, areskei. Illyro de paidas Enhellea, kai Autarie, kai Dardanon, - kai Miadon, kai Thaullanta, kai Perraibon genesthai kai thugateras, Parthokai Daortho kai Dassaro, kai heteras. Hothen eisi Taulantioi te kai Peraiboi kai Enhellees, kai Autarieis kai Parthenoi, - kai Dassaretioi kai Darssoi”. (Apiani: Illyria IV).


    Interesante ėshtė paraqitja e fiseve illire nė gjuhėt i.e. greke, sllave e romane. Krejt ashtu sikurse e kanė marrė tjerėt kuptimin e etnonomeve tė fiseve illire edhe ashtu ka mbetė edhe jasht kontekstit tė gjuhėve tė tyre, nė disa variante gjoja gjenerale globalisht nė pikėpamje linguistike. Si pikėpamje fonetike e morfologjike – fjalėn – emėr illire, me pamundėsi theksimi nė disa gjuhė tė tyre edhe pėr shkak politizimesh edhe me vet shkencėn linguistike derisot, iu kanė imponuar popullit, me pamundėsi theksimi tė tingujve dhėmbėzorė (th, dh), disa grykore qiellzore (kh*, g-j, gh, gl, kl, kh, hr) sidomos kur ka mungesa tė theksimit tė grupeve (nd, ng, o-shkurtzėshe) janė probleme tė hapura pėr diskutim.

    LATRONĖT E DARDHANISĖ. – njihen nė histori si kryengritėsit dardhan kundėr pushtimeve tė huaja e robėrisė, nga fuqitė e tė dy anėve tė udhės diellore – deri tek njohja historike e dardhanėve tė sotėm tė fundshekullit XX-tė kundėr masakrave masive e pastrimeve etnike sllavo-ruse mbi territorin e ngushtė dardhan tė Kosovės. Nė burimet antike tė shkruara, dardhanėt njihen si fis i fortė i pėrmendur, luftėtar tė fortė e tė qendrueshėm nė ēfarėdo ekstazash tmerri luftėrash eventuale - qė pėrballuan tė gjitha rreziqet shkullore e mijėvjeēare prej tė huajve. Njihen mbretėritė dardhane nga Bardhilli, Agroni, Theuta e Genci. Kėshtu nga shek.III p.e.r. dardhanėt kishin njė shtet tė fortė e tė fuqishėm politik, ushtarak e administratinv nė Ballkanin illirik. Krijuan mbretėrinė me dinastinė e Llongarit dhe si fuqi e madhe politike ballkanike. Nė atė kohė tė Illirisė sė vonė pas shumė mbretėrive para epokės sė re, njė nga qytetet me rėndėsi e qendėr e madhe tregėtare xehtare e Dardhanisė ishte Damastioni, i cili ka krijuar edhe monedha te veta origjinale tė mbretėrisė dardhane, si dhe qytetet tjera kryesore: Skupi, Municipi, Upiana, Justiniana Prima, Naissa, Ulkinioni, Skardi, Skodra.

    Skupi-Skardi-Skodra pėrbėjnė tretoponomshin linguistik qė tregon njė tėrėsi territoriale kompakte dardhane, njėsi e pandashme antroponomike, toponomike dhe si onomasiologji unikate e njė populli ashtu sikur edhe ėshtė populli i sotėm shqiptar. Shihet gjeneza e njejtė e kėtyre tre toponomeve nė fjalė, linguistikisht si gjenezė e pėrbashkėt e kėtyre tre emėrtimeve si emra gjeografik, tė cilat pėrbėhen nga rrėnja e njejtė e fjalės me dytingullorin – SK (SC) sku – ska – sko si njė tėrėsi gjeo-historike dhe gjeo-politike, e cila nuk mund tė ndahet arbitrarisht, ashtu sikundėr nuk mund tė mbetet e ndarė gjeo-politikisht pėr shkaqe politizimesh ballkanike.
    Shkupi ishte kryeqyteti i dytė i Dardhanisė pas rrudhjes gjeo-politike nga invazionet sllavo-bizantine e romake, deri me rrudhjen gjeo-politike tė fundit deri tek Shkodra e Theutės dardhane illire, buzė Adriatikut (Hadriatikut illirian) si qendresa jo e fundit e genit illirian dhe Gencit si mbreti i fundit i Dardhanisė (168 p.e.r) kur ra nėn pushtimin romak.

    Tė gjitha fiset illire: dardhanėt, makedhonėt, epirotėt, ardianėt, skordistėt, delmatėt, liburnėt, dakėt, paijonėt, e deri tek fiset e hershme Thaullantėt dhe Henhellejtė (Enkellejtė), me formimin e mbretėrive tė tyre tė veēanta, disa herė historikisht u rrėnuan nga luftėrat ndėrmjet tyre e deri tek luftėrat me pushtuesit e invazionet e huaja – u rrėnuan dhe u ribashkuan disa herė nė histori – popullėzuan Ballkanin dhe Europėn e mė gjėrė, duke krijuar gjuhė e kultura europiane e botėrore.

    Onomasiologjia europiane fillon me illirėt, e nuk mund tė spjegohet as vet emėrtimi i saj si shkencė linguistike, pa rrėnjet e Shqipes sė Vjetėr, sepse tė gjitha gjuhėt i.e. e kanė si burim tė pėrbashkėt Illirishten e Lashtė e cila sot ėshtė gjuhė e gjallė, me bijėn e saj tė drejtpėrdrejtė – Shqipen ballkanike.
     
    .
  7. Mirroor
     
    .

    User deleted


    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – EPIR - EPIRI - EPIROT


    FJALA – PIRI - ME ORIGJINĖ PIE


    Emri – EPIR, me tė cilin kuptojmė fiset e lashta illire – Epiri, epirot, epirotėt, (fiset mė kryesore qė ishin – thesprotėt, kaonėt e mollosėt) - ethymologjinė e vet e ka nė rrėnjėn e fjalės – pyrr – dhe sufiksi illir – us - PYRRUS si fjalė skipe-illire e cila lidhet me fjalėn shkencore, botanomin – pyrrus, qė ėshtė vet emri – dardha (Pyrrus, dru frytor I gjinisė sė dardhės I familjės sė trėndafilorėve Rosaceae). Epirotėt janė Dardhanėt e lashtė, si fise tė Illirisė Jugore, Epirotėt janė Dardhanėt e Jugut.

    Emri – EPIR nė tė cilin ėshtė alterfoni, tjetėrzoni apo tingulli tjetėr, pėr ndryshim nga tingulli I mesit tė rrėnjes, si rrokje gramatikore – pyrr=pirr=pir (y=I), tė cilin e kemi deri tek shqiptimi I emrit – Pirro qė lidhet me Dardhanishten e Lashtė historikisht para milleniusit tė gjashtė (milleniusi VI p.e.r) – ky emėr - epir e formoi kompozitėn – epyrrus nga nyja e parme – E, e cila ka kuptimin – nga, prej, e pyrrusit – E Pirros, nga Pirro me origjinė etnogjenetike antroponomike nga E Dardhanit, me origjinė tė lashtė dardhane.

    Edhepse ndoshta dikujt I duken si tė ndryshme kėto dy antroponome – epirotėt e dardhanėt si emėrtime dhe ndoshta dikush mendon ndonjė ndasi, Epirotėt e Dradhanėt e Illirisė, janė vėllazėr tė njė gjuhe, gjaku e historiografie illire, tė vetmit qė ruajtėn etnogjenezen illire, si I vetmi popull pasardhės I drejtpėrdrejtė illirian ballkanik, qė sot pėrbėjnė antroponomėt gjenerale – gega e toska dhe toponomet – Gegėnia e Toskėria.

    Nė tė gjitha kėndvėshtrimet analitike-sintetike tė ethymologjisė sė emrit – Epir na dalin disa forma shprehėse semantike, me tė cilat mund tė gjurmojmė edhe mė thellė nė pikėpamje historike fonologjike e morfologjike, duke ndriēuar edhe mė shumė fjalėn rrėnjė – pyrr – pirr – pir – se ėshtė me kuptim shumė tė hershėm dardhan – piri, me piri, qė ka kuptimin e sojit, rodit tė njeriut, I cili e ka njė apo disa veti dhe karaktere – me piri, si formė e ruajtjės sė trashigimisė.


    Kemi sot shprehjet shqipe: ai e ka me piri…piri I mire, piri I keq, e ka me piri mbretėrinė, e ka me piri bujarinė, e ka me piri besėn, e ka me piri dhunėtinė, e ka me piri vendosmėrinė, e ka me piri mėnēurinė, etj. Apo edhe nė rastėt e kundėrta, pėr vetit e karakteret, veset e liga tė njeriut I kemi shprehjet shqipe – rrėnė me piri, e ka rrėnėn (gėnjeshtrėn) me piri nė gjak, besėpremė me piri, dorėshtėrnguar (koprrac) me piri, tradhėti me piri, ligėsi me piri, piri I mbrapshtė, piri I dreqit etj. Do tė thotė se fjala shqipe – piri, ėshtė fjalė qė I takon origjinės sė njeriut - pėrcjellja e tė mirave poashtu edhe e tė ligave tė njeriut - me piri…

    Origjinalisht, kur njeriu e ka diēka tė thellė nė vete, nė universin e tij personal tė tij, e ka njė veti a karakter, tė mire ose tė keq, tė trashėguar brezpasbrezi, qe prej nga origjina e tij etnogjenetike, e ka me piri qysh nga geni I tij. Kjo fjalė – piri shpreh diēka rrėnjėsore trashigimore, qė e ruan me fanatizėm diēka tė vyrtytshme, tė mire – apo edhe tė ligė.


    Poashtu kemi shprehjet shqipe tė sotme: dikush e ka me piri dashurinė – e dikush e ka me piri urrejtjėn, e ka me piri bėmirėsinė – poashtu dikush e ka me piri hajninė, ai/ajo I ka me piri pėrgojimet, thashėthemėt, - dikush e ka me piri heshtjen, e ka me piri mjeshtėrinė, nuk e ka me piri, se nuk din me ngulė njė gozhdė nė mur…E dikush e ka me piri guximin, heroizmin me piri, atdhedashurinė me piri, sinqeritetin me piri, besnkėrinė me piri, e oratotinė me piri, gojtarinė, dikush e ka humorin me piri, satirėn me piri …e dikush e ka me piri frigėn, tutcan me piri, lajkatar me piri, gjakpirės me piri, dembel me piri, lahper me piri, injorant me piri, sahanlėpirės me piri, vegėl e huaja me piri, hegjemonist me piri, krimiel me piri, etj. Fjala – piri – qėndron mbi traditėn etnogjenetike tė njeriut, atje nga – piri I tij – njeriu qė rrėfehet me piri para rrethit tė vet, para popullit tė vet edhe para botės.

    Fjala – piri – ėshtė trashigimia nga geni I njeriut, qė e pėrciell rodpasrodi dhe nuk mundet tė mos e shfaqi kudo qė gjėndet, sepse ai piri lėvrinė nė mendjen e shpirtin e tij Kėto ishin vetėm disa kėndvėshtrime psikologjike, sociologjike, filozofike, apo thjeshtė kėndvėshtrime gjenealogjike tė personalitetit tė njeriut, si anė pozitive dhe negative.

    Mendoj, se fjala – piri e hershme skipe-illire, formoi edhe vet emrin shkencor botanomin pėr bimėn – pėmėn – dardha – pyrrus, si dhe njė numėr tė madh kompozitash PIE (paraindo-europiane), tė cilėn fjalė – piri, e kemi nė formė: antroponomesh, toponomesh, hidronomesh, emėrtime metalesh, emra gjeografik, fjalė nė gjuhėt i.e. dhe PIE.

    Fjala – piri – formoi emėrtime fisesh illire sikurse janė: pirust, pirusti, pirustėt, -pirat, pirati, piratėt, - piroman, piromani, piromanėt, si xehe nė mineralogji – piriti (FeS2), pirotina, kalkopiriti etj. Poashtu fjala shqipe – piri formoi emėrtimet e ndryshme nė disa gjuhė i.e. sikur e kemi nė anglishte – Empire mbretėri me piri, tėvona emėrtimin pėr pėmėn dardha pikėrisht – pear (pi:r) ang. – ashtu sikurse qė e krijoi vet nė shqipen fjalėn – folje – pi, pirė, emėrtimet shqipe – pyrg, pyrgu, pyrgje-t ndėrtime me piri. Poashtu fjala skipe-illire - piri formoi fjalėt greke e latine e turke – piri I formoi sikurse janė: pyros=zjarr, greq.pireks, pirheliometri, pirdin, piridinike-piridinare, I,e piridinos, (fjalė illire nė greke) - pyr-a-ae – pyram-is-idis, - Pyram-us, - Pyrg-I qytet I lashtė nė Etruria, - Pyronea – us, - Pyren-e-es, - Pyren-eus-ei, - Pyrethr-um –I, - Pyriphlegeth-on –ontos, - pyrop-us (Bronz), - Pyrrha-se, Pyrrh-a-ae, Pyrrhi-as-adis, Pyrrh-us, Pyrrh-o, (antroponome).

    Poashtu fjala skipe-illire nga Tokarishtja, piri, formoi edhe fjalėn turke me tė njejtin emėr, qė reflektohet si huazim nė shqipen sot dhe ėshtė krejt fjalė PIE illire e lashtė.
    Fjala – piri – pir – formoi emrin gjeografik – Pirineje-t, emėrtuar nga – Piratėt, fiset illire tė hershme: piratėt e baskėt – bashkėt (ata qė rrijnė bashkė) emėrtuan siujdhesėn nė fjalė – Pirineje. Poashtu kemi formimet e kompozitave tjera - pir-Piramidė, piramida, - si formė ndėrtimi me piri etnogjenetik, piramidon (ilaē), piranometri (instrument), piragirit (mineral), pirateri-a , pirazol, (aminopiri, antipiri), piridosin, pirimidin, pirofobi-a, piromani-a, pirofilit-I, piroforik, pirogaloz, pirogen, piroga, pirografi-a, piroksena, piroksilin, pirolatria, piroliza, pirolyzit, pirop, piroplazmoza, piroteknika, pirueti, Pirot-I (afėr Nishit) etj, Tė gjitha kėto kompozita antike i.e. janė me ethymologji skipe-illire-pellgase, tė huazuara nė Greqishten dhe nė gjuhėt tjera i.e. ku tė gjitha kėto emėrtime paraqesin llojin e pirit, qoftė si antroponome, toponome, emėrtime metalesh barnash (ilaēesh), sėmundjesh nė mjekėsi, aparatesh, instrumentesh shkencore etj.

    Fjala – pir – pyrr-us=dardhė PIE formoi emrin gjeografik, toponomin EPIRI, si vend me piri, njerėz me piri, mbretėri me piri, nga shprehja – tokė e pirit, vend I pirit, gjithashtu u formuan edhe fjalėformimet tjera tė dalura nga kjo rrėnjė – epir, epirot, epiroti, Epirotėt, gjuha epirote e njohur nė lashtėsi edhe nga F.Bardhi nė letėrsinė e vjetėr shqipe (Fjalori latino-epirotik), kėto, emėrtime si: antroponom, toponom e botanom, nga Botanika illire, me origjinė qė tej kohės sė lashtė tė Dardhanusit e Theucerit,
    Poashtu edhe vet emri I mbretit epirot – Pirro, si antroponom, nga rrėnja – pyrr – Aquilla Pyrrus (Shqipja Pirro), Pyrro- Pyrrus, Pirroja, Pirrua, (297-272 p.e.s.), vie me ethymologji dardhane, si piri dardhan I Illirisė Jugore.

    Studimet e derisotme linguistike pėr emrin – Epir- Epiri nuk besoj tė kenė ndriēuar me vėrtetėsi ethymologjike prejardhjen e toponomit as tė antroponomit nė fjalė. Sipas disa shenimeve linguistike thuhet se “emėrtimi – Epir pėr krahinėn dhe njė nga shtetet e Ilirisė sė Jugut, qė shtrihej nga malet e Vėtėtimės (Akrokeraunet antike), dhe rrjedhja e mesme e Vjosės, nė veri deri nė gjirin e Ambrakisė nė Jug, dhe nga malet e Pindit nė Lindje e deri nė brigjet e detit Jon nė Perėndim. – Emėrtimi Epir, pėr kėtė krahinė (nė greqisht, do tė thotė – stere, tokė), ka qenė pėrdorur nė fillim nga autorėt grek, si njė emėr I pėrgjithshėm, qė pėrcaktonte pozitėn kontinentale tė saj pėrballė Greqisė ishullore.
    Vetėm nga fundi I shek.VI p.e.r. ai u shėndrrua nė njė emėr tė pėrveēėm gjeografik, ndėrsa, nė gjysmėn e dytė tė shek.IV p.e.r. ai mori edhe kuptim tė pėrcaktuar politik”.

    Kėtu kemi vetėm domethėnien nė greqishte (stere, tokė) tė vet emrit – Epir – ndėrsa nė shqipen ēuditėrisht na mungon, qė sipas Linguistikės Gjenetike, emri - Epir ldhet me rrėnjėn – pir- pirr - pyrr - (pyrr-us=dardhė) si fjalė paraido-europiane (PIE) – p>:I – r ® - khs.< p :y* > rr= pyrr < pir*I – PIR-I – PI:R (Ė) - PIRI.
    Kjo fjalė - epir nuk ka aspak kuptim linguistik me fjalėn greke – “stere, tokė”, qė vetėm ėshtė njė kuptim gjeografik pėr grekėt dhe qė sipas pėrpjekjeve pėr greqizimin ballkanik, edhe kjo na qenka spjegim grek, veēsa pėr ta njohur politikisht – Epirin.

    Fjala – Epir, nė zbėrthimin e saj fono-morfologjik, nė rrokje, diftongje e tinguj, na del nga pėrbėrja e njė nyeje tė parme – e – dhe njė emri shumė tė lashtė PIE – pi:r(ė)-piir- pi:ri – piri - qė ėshtė geni trashigues si antroponom, zoonom, botanom dhe etnonom.

    E – nyje e parme e emrit nė fjalė nga E Pirit

    PIR – emėr i lashtė PIE – piiri, geni trashigues, pėrciellja etnogjenetike e genit

    Nė kėtė mėnyre, methodė ethymologjike, mendoj se mund tė bėhet vet pėrcaktimi shkencor linguistik i emrit – EPIR – E + PIR = EPIR-I – pėr ta pėrcaktuar etnonomin – EPIROT – qė rredhė me domethėnie paragreke e paraturke, respektivisht – piiri – si fjalė shqipe-illire-pellgase PIE.

    Piri – piiri – si fjalė me ethymologji tė ndryshme sipas linguistėve tė derisotėm, nuk do tė thoja se qėndron si emėr i pėrcaktuar, ashtu sikur thonė si – G. Masachio i cili na jep pėr emėr – Pyloria: Epiroch’in lingua albanese se dice Pyloria. - Gjithashtu edhe Dh. Shuteriqi, Fjalė nga leksiku i shqipes fq.353, respektivisht, kur merret si ethymologji karakteristike e me interes tė veēantė, se kjo fjalė – pir(ė), mund tė krahasohet me fjalėn – pyll – piir=pyll, duke e krahasuar i dyti tė parin – se fjala piri po u krahasojka me fjalėn – pylli duke aluduar nė fjalėn e lashtė – pyrr=pyll. Kėtu nuk kemi aspak tė bėjmė me tė njejtėn fjalė, jovetėm qė nuk ka asnjė mundėsi fono-historike, tė shėndrrimit tė tingullit tė dyfishtė – RR nė LL – por qė kuptimi shqip-illir na ēon drejtė tek emri origjinal PIE – pir(ė), piir – piri – e nė etnonomin nė fjalė kuptohet – tokė me piri, Tokė e Pirit – Epiri.

    Ėshtė interesant se linguistėt nuk mund tė tejkalojnė sundimet greko-romake tė kohėrave, pėr tė dalė nė fushė linguistike gjenerale, tė kėtij emri – epir – nga rrėnja – pir-pyr - kur dihet se edhe emėrtimet e disa toponomeve dhe antroponomeve nė Linguistikėn Gjenerale, pra nė gjuhėt boėrore tė Antikutetit, janė formuar kompozitat, si ato interkontinentale – piramidė, piramida, ku fjala piri gjėndet me prejardhje qė nga Thoti Skipe.

    Nuk do tė ishte me interes linguistik vetėm pėr antikėn ballkanike, qė kjo fjalė tė mos jetė kaq universale me karakter botėror. Shih, na siellė ethymologjia nga piramdat arabe e shumė kompozita tjera arabike e aramike, deri tek ato kompozita jo vetėm nė gjuhėt arabe tė sotme, por edhe nė gjuhėt aziatike dhe indo-europiane.
    Nga piramidat arabe e deri tek Pirinejet e mė gjerė nė gjuhėt i.e. ėshtė njė rrafsh interkontinental linguistik, prej formimit tė antroponomeve, toponomeve dhe etnonomit – Epir – qė inkurajon njė vėmendje mė tė madhe sesa na duket nė studim linguistik, duke e analizuar nga disa kėndvėshtrime ethymologjinė nė fjalė.

    Mund tė karakterizojmė thirrjen nė emėrtimin – Epir – Epirotica-Epirotcum nga authorėt antikė grek e latin, tė cilėt e morėn nė dispozicion linguistik, tė quhėt kėshtu – gjuha epirote nė vend tė gjuha shqipe, apo gjuha illire ku e kemi edhe tė authorėt e vjetėr shqiptarė – ky nomim antik u bė pėr shkak se epirotėt ishin nė lidhje ekonomike edhe kulturore mė afėr me ta dhe edhe gjatė pushtimeve greko-romake me njė periudhė kohore mbi njė millenium – pushtuesit bėnė pėrpos copėtimeve territoriale tė tokave illire edhe copėtime kulturore e shkencore, duke e quajtur shqipen illire si gjuhė barbare. Kjo inisiativė politiko-strategjike, nuk u bė pa njė qėllim kryesor, pėr strategjinė e robėrimit dhe asimilimit tė tė gjitha fiseve illire nė ato romake (e sllave mė vonė), me mbetje tė tė vetmit pasardhės illirian – popullit shqiptar – por, qėllimi ishte tė zhduket Illiria pėrmes fiseve si mbretėri tė saja – dhe tė sundojnė mbi “gjuhėn barbare” qė qėllimisht e quanin pushtuesit – me parollėn e lashtė – pėrēaj e sundo (divita et impera). Po kėsaj parolle antike tė shfarosjės illire si botėformuesja kulturore e shkencore, iu nėnshtrua edhe hartografia shqiptare, duke e marrė tė ndarė Mbretėrinė illire, nga ajo dardhane, makedhone – kur dihet se, mbretėri illire ishin tė gjitha mbretėrit e Illirisė para asimilimit tė tyre, qe para romanizimit e sllavizimit tė tyre – si ajo e Dardhanisė, Makedhonisė, Delmatisė, Liburnisė, Dakisė, Ardiejve, Adrianėve, Arianitėve, Paeonėve etj. Tė gjitha kėto mbretėri ishin nė hartografinė illire si – Perandoria illire e kohės, qė sot quhet koha parahistorike.
    Pėr atė sot copėtimi i tokave shqiptare nė mėnyrė strategjike, dhunėshėm e ka politizuar edhe historinė e shkencėn i.e. duke polarizuar me ekzistencėn illire, nė dėm tė interesave shqiptare, nė mėnyrė qė tė na dukėn tė huaj nė mes veti kėta pasardhėsit illirian, kur shqiptarėt ballkanik janė popull parahistorik...!
     
    .
  8. Mirroor
     
    .

    User deleted


    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ALBANIA

    Diftongu – AL difton njė lartėsi tė bardhė, bardhėsi e lartė, shprehje e madhėrishme bardhėsie, pėr tė ardhė der tek kuptimi I dritės – bardh – kuptimi I tė cilės bardhėsie tė lartė, vie nga ama, ėma krijuesja e bardhėsisė – dritės – duke u kthyer nė shprehjen e theksimit tingullor tė dyfishtė - L+L = LL, ku nga diftongu – AL, u formua diftongu – ALL – ama – LL(AMA) llama illire – drita – atje N*- AL – T – deri tek kuptimi I shprehjes – DRITA ATJE NALT(Ė) – gege-shqipe dhe DRITA ATJE LART(Ė) – toske-shqipe.
    Diftongu – AL difton si ngritje lartė deri tek kuptimi I dritės, bardhėsisė, e deri tek krijuesi nga drita – zjarri – nė kuptimin e gjithėsisė – me dyfishin e tingullit – L – LL - Gjithėsia – All-ah (arabe), nga – al – nyje e parme e gjuhėve arabe, deri tek diftongu - ALL = gjithė, e gjitha, e tėra – nė gjuhėt gjermanike,(Alleman), ALL (o:ll)– gjithė, krejt – nė gjuhėt anglo-saksone (all sky). Pra, nga tingulli – L - si ngritje lartė e deri tek formėsimi I bardhėsisė – dritės – LL.
    Diftongu - AL ėshtė kuptimi I fjalės N+<al*> T (Ė) bardhėsi e naltė – bardh nė naltėsi – bardhėsi e lartė, bardhėsi e ngritur - diēka e ngritur, e lartė, nė kuptim bardhėsie, e deri tek kuptimi i dritės – e kemi nė disa fjalė shqipe - MAL – M*AL – mali, kodėr e lartė, e madhe, kodėr e ngritur mbi rrafshin tokėsor, e cila fjalė ėshtė PIE (paraindo-europiane), fjalė aqė e lashtė shqipe – mal, mali, malet, malor, malok, Malcia (Malėsia), malėsori, malėsorja, malėsorėt etj.

    Diftongun AL e kemi poashtu nė fjalėn shqipe – PAL – p*< al (krhs), pale, paleo (zoiku), nė shqipen e vjetėr ka kuptimin e domethėnies sė lashtėsisė, apo kur dikush pyet – Pale, na thuaj diēka... ? Apo kur ēuditet njeriu pėr diēka – Pale pale! Si shprehje e pakėnaqėsisė apo edhe e kėnaqėsisė, kur ndėgjon dika tė bukur, tė mėnēur...

    Diftongun AL e kemi poashtu nė fjalėn – dal = d*al – dalja, tė dalurit, rrugėdalja, derėdalja, shtegdalja, qė kuptohet si avansim pėrpara, e deri tek fjala – ndal – (nd)* al – ndalja, ndalimi (halt, ger.), qė kulmi i fjalės ėshtė rrėnja – al. Poashtu tek fjala shqipe – kal-i – k* al – kuptimi edhe si zoonom, emėr kafshe, kalė, kali – poashtu edhe si fjalėformuese e disa kompozitave tjera – kalimi, kalorėsi, vendkalimi, anashkalimi, kaluar, kaluese etj. Gjithashtu nė fjalėt tjera shqipe – val – val(ė), vala – v* al – si ngritje vale mbi nivelin e ujit, - fjalė – fj* al (ė), ku – fj – ėshtė tė folurit, gjuha, tėvona tek fjala shqipe – b* al (ė) – Bal(ė) ėshtė si kuptim bardhėsie, Bala.
    Kurse me rrėnjen e diftongut – al – si ngritje, pėrsosje e tė shprehurit tė gjuhės – fjala – gjithashtu kemi fjalėn shqipe – gal – g* al – (geni - al ) si ndryshim i genit – al , deri tek fjala qė shquan si sufiks – al – gjeneral, sufiksal – genial, gjenial, verbal, paradoksal, final etj.

    Kėto ishin vetėm disa fjalė shqipe, pėrmes tė cilave deshtėm tė kuptojmė se ku gjindet diftongu – AL – nė parimin: prej tė afėrmes kah e largėta, duke hulumtuar deri tek burimi apo ethymologjia e diftongut nė fjalė, pasiqė ėshtė aqė i lashtė PIE deri tek Gjuha e Parė e njeriut, nė kuptimin gjeneral – pėr tė dalė tek formimi i rrokjes – alb – si njė nga shumė rrokje tjera – alb, alf, alk, alp, alv – / alb = alba, albania, / - alf=alfa, / - alk= alka, alkimia, / - alp= alpe, alpet, / - alv=alvan, alvin, alvanit etj.

    Diftongu – AL formoi antroponome, toponome, etnonome, PIE – qė mendoj se ėshtė mė i lashtė sesa diftongu – AR – pėr tė ardhė tek rokjet e pėrafėrta – ALB – ARB – respektivisht tek etnonomi – alban – arban – (albėn – arbėn) – Albania – Arbania – Arbėria, deri tek etnonomet – arbanas, arbėr, arbėresh, arvanit-as etj.

    Pėrkundėr tė gjitha studimeve tė derisotme tė linguistėve: G. Majeri, A Majeri, N. Jokli, E. Giordano, P. Skoku, M. Pavloviqi, V. Dorsa, T. Trajanoski, P. Ilievski, J.B.Hofmani, A. Walde, H. Pederseni, A. Ducellieri, A. Vukiēeviqi, A.V. Desnickaja, M. Shufllaji, C. Truhelka, e deri tek linguistėt shqiptarė – S. Frashėri, E. Ēabeji, Sh. Demiraj, A. Xhuvani, I. Ajeti, A. Buda, Z. Shkodra, R. Ismaili, S. Anamali, Dh. Shuteriqi, E. Sejdaj etj. tė cilėt dhanė kontributet e tyre nė ethymologjinė e emrave – alban – arbėn – si pėrfundim i derisotėm shkencor linguistik – “mbetėt ēėshtje e hapur dhe se nuk ekziston njė mendim i pėrbashkėt” definitiv se kėto dy fjalė – alban – arbėr – janė me ethymologji illire-shqipe, por Ēabeji e Pederseni, ngulin kėmbė se kėto fjalė janė tė huaja (!) duke u nisur nga rrėnjet – alb – arb. A duhet tė mbetet kjo ende ēėshtje e hapur e derikur?
    Mjafton ta marrėsh vetėm studimin e njerit prej kėtyre studjuesve dhe tė gjithė i ke aty !

    Pėrdorimi i kėtyre dy emėrtimeve alban - arban (arbėn), qoftė si rrėnje tė fjalėve – alb – arb – edhepse pėrputhen hipothezat e linguistėve, se kemi tė bejmė me tė njejtin etnonom etnogjenetik tė pėrcaktimit tė emrit pėr tė njejtin popull, i cili mė vonė do tė quhej shqip – shqiptar ( e qė ndoshta, edhe para kėtyreve – skip – skiptar), - duhet kuptuar si ndryshim kohor gjatė etapave historike dhe ky pėrdorim (pėrgojim) jovetėm qė flet pėr tė njejtin popull, por ngėrthen nė vetvete njė dallim si metamorfozė kuptimore etnonomike, pėrmes dy tingujve tė ndryshėm tė tė dy rrėnjeve L tek rrėnja ALB dhe R tek rrėnja ARB. Tash, shtrohet pyetja: cili prej tingujve tė tė dy rėnjeve L (ALB) – R (ARB) do tė ketė ekzistuar mė pėrpara nė rrėnjen e vet L nė alb – apo R nė arb, pėr ta dijtur se cila nga kėto rrėnjė ėshtė mė e lashtė?

    Arabėt jetuan nga ari (ari i bardhė e ari i zi – nafta), ndėrsa
    arbnorėt jetuan kryesisht nga ara e bukės si formė ekzistence.

    Nėse diftongu AR si fillesa e emėrtimit tė etnonomit arab – Arabia do tė bazohej nė pikėpamje ethymologjike – do tė thoja, se vie nga kuptimi i metalit tė ēmueshėm ar, ari, sepse atje nuk kemi tė bėjmė me – arė – ara – arat – tokė e gatshme pėr tė mbjellė tė lashtat, sikurse kemi tė bėjmė tek etnonomi – arban, arbėn Arbania – Arbėnia / – arbėr – Arbėria. – Mendoj se diatheza etnonomike dallon pėrnga procesi i punės, ku nėnkuptohet puna si mjet ekzistence. Ēka do tė thotė se diftongu AR ėshtė mė gjeneral i pėrgjithėsuar tek disa popuj – ar – arab /, ar – armen /, ar – arban-arbėn-arbėr / - si e drejtė kuptimore etnogjenetike e popujve nė fjalė – nga tė tri rrėnjet – ara / arm / arb / - si etnonome pėr tre popujt – arab, / armen, / arban-arbėn-arbėr. Nga diftongu ar u formuan rrėnjet tjera, tė cilat dallojnėe secila sipas kutimit tė tyre, gjatė formimit tė emėrtimeve sikurse janė disa sosh: arb, arg, arm, ark, art, ars, arp etj.
    Ndėrsa, tek etnonomi nga rrėnja – alb – kemi njė kuptim fonetiko-morfologjik nė vetvete, sepse ėshtė i vetmuar, si njė etnonom nė vete, me paraqitje synkronike tė njė singullariteti morfologjik, qė formoi etnonomin – alban – Albanoi – Albanopoli – Albania.

    Mendoj se mė e lashtė ėshtė rrėnja – alb, si rrėnja monomorfologjike e etnonomit sesa kjo – arb, tė cilat i pėrkufizon nė pėrcaktimin emroro-historik vet tingulli i pėrbashkėt – B, i cili e fikson kuptimin e njejtė, respektvisht - i cili i shquan rrėnjet nė fjalė – alb – arb, sepse rrėnja alb ėshtė e njėmvehtėsishme, qė nuk ka ndonjė shoqe tjetėr, pėrsa i pėrket njė etnonomi pėr emėrtimin e popullit – alban, qė vet albanėt ishin njė prej fiseve illire-pellgase.
    Nga rrėnja arb kuptojmė njė rrafsh tė pjerrtė, pėr qėllim sa mė lehtėsim pune fizike, bregore tė njė are tė bukės – si arė buke, nga arė basi – arėbansi - arėberėsi – / arban-arbanėt Arbania / arbėnėt – Arbnia – Arbėnia / arbėri – arbėrėt / arbėresh – arbėreshėt – Arbėria. Edhe kjo ka tė bėjė me njė – naltėsi – n* - al – t (ė), lartėsi ku krijon njė bardhėsi tė tė lashtave – njė – alb (albus) bukolik qė dallohet nė natyrė kah pjekja e tė lashtave. Mė shumė kėtu nėnkuptojmė profesionin bukolik tė bujqėsisė sė illirėve, si bujq e blegėtorė tė vyeshėm, por qė ekzistenca mvarej kryesisht nga ara e bukės. Kėtė pėrcaktim etnonomi arb – arbnor - arbėror e lidhė thjeshtė edhe S. Frashėri dhe ky ėshtė pėrcaktimi mė i njohur nė tė gjitha pėrmasat etno-gjenetike tė etnonomit, si pėrkufizim popullor e nacional i arbonėve tė Arbnisė, arbnorėve tė Arbėnisė – arbėrorėve tė Arbėrisė.

    Ndėrsa, rrėnja alb, kuptohet si al – hi hillir – qė e pėrcakton vet rrėnjen – tingulli - b – dhe nuk ėshtė vetėm si njė shenim hartografik nė Illirinė e Vonė, nė shek. II-tė e.r. nga gjeografi Ptholemeu, nė hartėn ballkanike me etnonomin – Albanoi, e qė merret edhe nga greqishtja – Alvanoi – por, ėshtė kjo rrėnjė – alb – edhe mė e hershme, sepse, sigurisht Pthoemeu nuk e krijoi i Pari kėtė etnonom, por e mori nga larg nga Hartografia hillire – atje nga ai – hi hillir –al – qė tėvona u bė njė – al arab – i formuar nga hieroglifet e Thotit Skipe – Tehuti .

    Diftongu – AL – si fillesa e shumė fjalėve, antroponome, toponome, hidronome, e deri tek etnonomi – alb-a-n-i-a – doli a rodhi nga pjesa gjeo-morfologjike jugore e trekėndėshit illirian trekontinental azio-afriko-auropian. Ky diftong AL mori kuptimin e hinit (hini i zjarrit) nė kutimin etnogjenetik tė origjinės sė jetės sė njeriut e gjallėsave tjera nė natyrė – dhe nė kuptim tė gjėrė tė mendimit, u bė fillesė emėrtimi tė kuptimshmėrisė linguistike e shkencore nė shumė fusha diturie. Kėshtu, nga ky diftong - al - u formuan shumė kompozita linguistike gjenerale – emėrtime me fillesėn - al – hinore, nga hini, apo tretja e bimėve dhe e kafshėve pas jetės, rrodhi fjala arabe – AL K’AL – qė do tė thotė, - hii bimėsh dhe shprehja – al kimi, alkimia, si shprehje alkimike – alk – alkalet, alkaloidet, alkimetri, alkaloza, alkimetria, alkitherapia, alkooli, - al ku’ul = pluhuriza etj.

    Diftongu AL – hini hillir pėrmes fjalės shqipe – bardh – ku edhe i merret tingulli fillesė – b – dhe gėrshetohet fonetikisht me – al – nė – alb – nga boja e bardhė, ngjyra e bardhė, nga ai hii hillir linguistik – nga kuptimi i origjinės sė jetės nga hini, rrodhi fjala – alba – nga rrėnja – alb. Tash kėtu fjala alba – ka kuptimin – bojė njeriu, qė nė shqipen e vjetėr ėshtė shprehja kuptimore – njė bojė njeri – edhe si bojė e bardhė, por edhe si masė gjatėsie e njeriut, gjatėsia e figurės sė njeriut, si gjatėsi vertikale, por edhe si gjatėsi horizontale – pėr tė vdekurin. E shtini n’dhee njė bojė njeri! Njė bojė njeri thellė nė tokė! Njė bojė njeri naltė! E tjera shprehje shqipe, qė lidhėn me ketė dykuptimshmėri bilogjike, me dy kuptime tė ndryshme dhe me njė shprehje linguistike.

    Nga ai – al – hii hillir qė nėnkuptohet boja e hinit, bojė hini - ngjyrė hiri, nga hini i zjarrit, e qė kjo fjalė shqipe si diftong – HI (hii) hini, nga Shqipja e Vjetėr, pėrmes njė tingulli tė lashtė, qė sot merret si grup dytingullor – nd – ishte vetėm njė tingull gege-shqipe – si bashkim fonetik n+d=nd, qė nuk ekziston sot nė alfabetin e shqipes, por qė flitet nė gjuhėn e folur – u formua edhe spjegimi pėr etnonomin – hind – hindi – Hindia, India. – Ku vet toka e Indisė ėshtė bojė hini, njerėzit janė bojėhini, natyra e Indisė ėshtė si bojėhini, toka,dheu si bojėhini. Mirėpo, me shėmangien e tingullit fillesė – h – ashtu sikurse nė shumė etnonome, toponome, hidronome i.e. nė gjuhėt indo-europiane (Histria, Hindia, Hadriatiku, Hindiana, Historia, Hilliria, hilli – hylli, etj.) edhe tek etnonomi – Hindia – Toka Hinore (Hindore), rodhi ky etnonomi i sotmi – India. Kėshtu e mendoj pra, edhe ethymologjinė e vet emrit – Hindia – India, si etnonom edhe si toponom a hidronom – Hindi – Indi, lumi qė brigjet dhe lymi i tė cilit janė bojė hini – ngjyrė e pėrhirtė, e pėrhimtė, e pėrhime, pėrhimur, hinore.

    Fjala alba – si rrėnja e shumė kompozitave tjera i.e. nė tė vėrtetė ėshtė PIE si formin i etnonomit – alban – i cili e ka kuptimin e dokės sė njeriut, i dokshėm, i pashėm, i bukur, alban = i bardhė. Nuk ka fuqi ekzistuese pėrcaktimi i etnonomit – alban – nga rrėnja – alp – qė sipas disa linguistėve edhe sipas E. Ēabejit, po vijka nga kjo rrėnjė – alp me kuptimin ‘thik pėrpjetė’, pjerrtėsi e rrėpinjtė malore, alpike dhe paska pėsuar ndryshim fonetik, si alterfon ndryshimi i tingullit – p – nė tingullin – b – dhe nga rrėnja – alp, qenka formuar rrėnja – alb -, qė po u lidhka me kuptimin alpik, malor, alban = malcor, malėsor, sepse qenka vet relievi gjeografik malor alpik i vet Shqipėrisė!

    Vet kuptimi linguistik i rrėnjes – alp – mendoj se nuk ėshtė tregues i pjertėsisė sė alpeve, por njė kuptim i bardhėsisė, qė alpet gjithmonė duken tė bardha nga bora (dimėr e verė) dhe pėr atė logjikė edhe e morėn emrin si toponom – alp – alpe – gjithmonė tė bardha nga bora, si kuptim i lartėsisė sė bardhė, apo i bardhėsisė sė lartė. Kėtu tek toponomi si emėr gjeografik – alp – alpe – mendoj se rrodhi nga skipja illire – m* al – p = malp, malpe, nga fjala shqipe – mal, pėr tu refleksuar diftongu – al – si kuptim i bardhėsisė – bjeshkė gjithmonė me borė, bjeshkė tė bardha, bjeshkė bore etj. si kuptim gjenealogjik i bardhėsisė – Alpet.

    Ethymologjia e emrit - Albania – si kompozitė e formuar nga rrėnja – alb – qė do tė thotė – bardh – edhe vet enonomi – alban – si dhe toponomi, emri i vendit tė shqiptarėve – vijnė si fjalėformime nga domethėnia kuptimplote – alb = bardh, alba = bardha, albani = bardhi, Albana = Bardha, albanėt = bardhanėt, Albania = Bardhania.

    Pra, emri – Albania – vie nga rrėnja – alb = bardh, qė mund tė vėrtetohet shkėncėrisht dhe tė pėrcaktohet mė drejtėsi logjike, linguistike, leksikografike, gjeo-morfologjike, pikėrisht nga kuptimi i sotėm shkencor i tė gjitha kompozitave tė cilat vijnė, nga kjo rrėnjė – alb – duke krahasuar vetitė psiko-fizike tė zoonomeve, si bionome, apo si veti karakteristike materiale shkencore, qoftė si elemente, duke peshuar me vėrtetėsi pėrbėrjen shpirtėrore, fizike e materiale, tė emėrtimeve qė vijojnė:


    Albatrosi = zogu i bardhė i deteve australiane.

    Albedo-ja = bardhėsi-a nė Astronomi: ajo pjesa e dritės rėnėse – vrushkulli i bardhė i
    Dritės qė pėrhapet, shpėrndahe nga njė sipėrfaqe.

    Albin = albus = i bardhė, njeri apo kafshė me veti tė bardha – albniste.

    Albinizėm = bardhėsi, nė mjekėsi: mungesė e plotė e lingut tė pigmentit nė lėkurė e nė
    Anekse tė saj – shėnja e bardhė e lindjes nė lėkurė.

    Albit = bardhor, nė mineralogji – feldspat i bardhė.

    Album = bardhėsi – fletore e posaēme me fletė shumė tė bardha, pėr fotografi...

    Albumina = e bardha e vesė (voes).

    Albuminometri = nė kimi – lėngu organik nė tė bardhė tė vesė (voes) – aparat, pėr
    Matjen e tė zbardhurit tė urinės.

    Albuminurina = bardhėsia nė serumin e gjakut e urinės, zbardhimi i urinės...



    Tė gjitha kėto emėrtime edhe shkencore vijnė nga rrėnja e fjalės – alb – qė domethėnė – bardh – nė kuptimin e pėrbėrjes dhe tė funksionit tė tyre si elemente, tė emėrtuara sipas vetive tė tyre.
    Faktet shkencore dalin nga origjina e tingujve ashtu sikur edhe janė formuar.

    Tash, se cili emėrtim etnonomi ėshtė i imponuar pėr shqiptarėt – etnonomi i sotėm alban – apo etnonomi – shqiptar – edhe si toponom – Albania – apo – Shqipėria, ku disa linguistė shqiptarė dhe tė tjerė, e marrin imponim etnonomin – shqiptar!

    Mendoj, se etnonomi – alban – gjeo-morfologjikisht ėshtė vetėm njė emėr i njė fisi tė lashtė tė illirėve – kurse, etnonomi – shqiptar (skipetar) – ėshtė gjithėpėrfshirės i shqiptarėve ballkanik, respektivisht, na del aqė sa edhe ėshtė me tė vėrtetė atdheu i shqiptarėve – e pėr pushtuesit mė i madh nė kuptimin gjeo-historik dhe hartografik – si etnonom bashkimi edhe jashtė kuptimit tė njė fisi illirian Albanoi.

    Pėr kėtė shkak edhe u njoftė ndėrkombėtarisht nga bota e sotme ky etnonomi, qė mendoj sė pikrisht, ky ėshtė i imponuar nga fuqitė – Albania, gjuha albane, historiografia albane, kultura albane, - e jo ashtu siē e thotė e vėrteta historiografike shqiptare – Shqipėria, gjuha shqipe, kultura shqiptare, historiografia shqiptare... Ngase, imponimi u bė pikėrisht nga fuqitė e kohės, qė mos tė njihet etnonomi kuptimplotė i shqiptarėve e tokave shqiptare te pushtuara nga popujt sllavo-grek, qė me toka e popullėsi shqiptare edhe u formuan si shtete pėrrreth dhe mbeti njė pjesė gjeo-politike - toponomi – Albania!

    Me fjalėn – Shqipėria – pėrfshihet gjithė ballkani shqiptar illirian – ashtu sikurse edhe ishte gjatė pushtimit turk i ndarė nė katėr Vilajete: Kosova, Shkodra, Manastiri e Janina – ashtu sikundėr ishin edhe fiset illire si shtete antike – Illiria, Epiri, Makedhonia, Dardhania, Delmatia, Dakia, etj.

    Tė dyjat kėto etnonome – Albania e Shqipėria paraqesin tė njejtin kuptim historiko-linguistik, por qė dallojnė nė kuptimin gjeopolitik tė shqiptarėve ballkanik. Mjafton, vetėm tė krahasosh vėllimin hartografik dhe gjeopolitik tė Shqipėrisė gjatė pushtimeve turke e romake, ku Shqipėria ishte edhe pėr katėr herė me e plotė (as e madhe as e vogėl) por sa ishte dhe ėshtė sot populli shqiptar nė Ballkan, e qė duhet patjetėr tė bashkohet nė Shqipėri tė Vėrtetė!

    Etnonomi – shqiptar (skipetar) ėshtė unikati mė i pėrshtatshėm – Shqipėria!
     
    .
  9. Mirroor
     
    .

    User deleted


    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – SHQIPJA


    FLAS SKIP

    Skipja – est fjala krysore nomuse omtare – oma nom, qe krijoi linguinomin –nomimin per guhen – Skipja ( spikja skipe - guha skipe), oma nom, qe krijoi antroponomin – skiptar – dhe oma nom, qe krijoi toponomin – Skipnia - Skipėria

    authori



    Shqipja – ėshtė fjala kryesore emruese amtare – ėma emėr, qė krijoi linguinomin – emrimin pėr gjuhėn – Shqipja (gjuha shqipe), ėma emėr qė krijoi antroponomin – shqiptar - dhe ėma emėr, qė krijoi toponomin – Shqipėria.



    Shqipja ėshtė – Oma qė omnon- Ama qė amnon-emnon – Ėma qė emron, tri shprehjet kryesore, qė pėrcaktojnė gjuhėn nė linguistikė:



    Antroponomi – emrimi I njeriut – shqiptar pjestari I popullit shqiptar, populli shqiptar, kombi shqiptar, atdheu shqiptar…Prej tė cilit antroponom - shqiptar, u formuan fjalėformimet shqipe: shqiptari, shqiptare, shqiptarja, shqiptaria, shqiptarizma, shqiptarizimi, shqipėrim-I-e-et, shqipėron, shqipėrues-I-e-it-et etj.



    Toponomi – Shqipnia-Shqipėria emrimi I vendit, tokės – atdheut.



    3. Linguinomi – spikja skipe – guha skipe – gjuha shqipe – Tė folurit shqip, folja shqipe, shkrimi shqip, e qė me – spikja skipe - nėnkuptohet – shpikja, zbulimi, si spikatje, spikamė, e spikatur – e persosur, zbulimi I spikatur pėr tė folurit e gjuhės, shpikje e spikatur (spikje e spikatur), tė folur tė persosur.



    Shqipja – si fjalė shqipe, ėshtė emrimi prej tė cilit rrodhi dhe u formua si fjalė-emėr pėr shqiptarin, me tė cilėn fjalė, nėnkuptohet - zogu – emėr shpendi, zogu I qiellit – shqipoja (gege-shqipe), shqiponja (toske-shqipe), shqipja (pėgjithsisht, nė gjuhėn shqipe), prej te cilit emėr morėn emrin shqiptaret – shqiptari – Shqipėria – Shqipja – gjuha shqipe.



    Ėmrimi I Zogut tė Qiellit nė gjuhėn shqipe tė vjeter ėshtė – skifter, skifteri, skifterat – kurse me ndryshimin e tingullit tė lashtė illiro-pellgas tė zanores – I nė – Y, rrodhi emrimi – skyfter-skyfteri-skyfterat. Ky ndryshim tingullor I zanores – I, nė – Y, krijoi shumė

    probleme linguistiko-ethymologjike edhe nė vet emrin – shqipja-shqypja, shqipoja-shqypoja, shqiptari-shqyptari, Shqipnia-Shqypnia.



    Por, kėtė ndryshim tė tingullit, zanores – I, nė – Y, duhet kuptuar, vetėm, si njė ndryshim fonetik dialektor, tė cilin e hasim edhe nė shkrimet e disa rilindasve tanė, pėrkundėr gjuhės sė folur – dhe duhet tė mbėshtetemi nė Shqipen e Vjetėr apo Illirishten e Re.



    Fjalėt e hershme shqipe – skifter, skifteri edhe para atyre emėrtimeve edhe mė tė lashta – skipter, skipteri, skiptar, skiptari pėr emrin – shqiponja, na ēojnė drejtė kah fjala emėrtuese illiro-pellgase – skip, qė lidhet direkt me SKIPE THOTI krijuesi i hieroglifeve botėrore dhe krijuesi i Alfabetit tė Skipes Parė – si bartje e Atllantishtes, gjuhės sė atllantėve, pas Pėrmbytjes sė Atllantides dhe sjelljes sė saj nė brigjet e Nillit, ku Thoti Skipe, solli pėcaktimin e Gjuhės alfabetike, si gjuhė me alfabet tė vetin, qė njihet – Alfabeti I Thotit; pre tė cilit u formuan tė gjitha alfabetet e gjuhėve tė lashta…



    Kjo trashigimii evolutive e fjalės sė lashtė shqipe ballkanike – SKIFTER – SKIPTER - SKIPTAR ėshtė aqė e lashtė, sa na ndajnė shumė periudha historike edhe shumė para asaj Parahistorisė, tė cilėn ne e quajmė, si koha parahistorike, deri tek alfabeti I Thotit, Thotishtes – skip spik.



    Fjala e gjuhės shqipe tė vjetėr – skifter, skipter-skiptar, e cila edhe sot flitet tek shqiptarėt ballkanas, pas emėrtimit tė shqiptarit – shqiptar dhe vendit tė shqiptarėve – Shqipnia - Shqipėria, rrodhi emrimi mė I vonė, tė cilin e planifikuan tjerėt e jo shqiptarėt, si dedikim oriental. Anipse, qėllimi ishte tė lidhet me emėrtimin e Skipes Parė, tek Thoti Skipe. Ky emėrtim solli shumė probleme interactive linguistike, sidomos nė Fonetikėn Historike.



    Emri me tė cilin lidhet emėrtimi I zogut qiellor – skipe, skipja – si personifikim lingistiko-historik dhe lingui-etnogjenetik, pėr shqiptarėt

    shqipoja, shqiponja, si emėrtim mė I afėrt logjikisht me emrin – shqiptar dhe si symbol I trimėrisė, guximit, symbol I lirisė nė flamurin shqiptar, shqiponja me dy krerė – ku dy kokat, symbolizojnė Gegėn dhe Toskėn – Gegėninė dhe Toskėrinė, si dy krena nga Njė Trup I Atdheut shqiptar. Ky emėrtim shqipe, shqipja, shqipoja, shqiponja u bė pėr shkak tė gjeneralizimit tė emrit nė fjalė, si pėrgjithėsim morfologjiko-linguistik dhe gjeolinguistik, si: antroponom, toponom dhe linguinom.



    Tash, shtrohen pyetje madhore, tė cilat nga gjuha e sotme shqipe balkanike, na shpiejnė nė njė fono-morfologji historike tė veēantė, nė tė cilėn ėshtė njė fonetikė historike e posaēme, sipas sė cilės edhe u bė shkakėtare kryesore, qė mos tė njihet botėrisht sot vet emėrtimi antroponomistik – shqiptar dhe emėrtimi toponomastik – Shqipnia, Shqipėria, as tė njihet gjuhė shqipe – por tė njihet nė botė, si – alban, gjuha albane dhe toponomi – Albania.



    Sipas George Fred Williams-it, pėr emėrtimin e hershėm tė vendit tė shqiptarėve, Toka e shqiptarėve, thotė: “Alvanon” ishte njė krahinė e vogėl e kėtij vendi, prej tė cilės, pushtuesit I dhanė emrin – Albania nė shekullin e Dytė ( shek. II-tė e.r.) Emri I kėtij vendi ėshtė – ‘Shqipėria’, dhe populli I saj quhet ‘ shqipėtar’, dmth. Toka dhe bijtė e shqiponjės (Eagle)”. Kėshtuqė Williams-I, nuk e ka fjalėn pėr emėrtimin – Albania, por pėr emėrtimin – Skiperia, Shqipėria, Toka e Shqipeve, ashtu sikur Gustav Meyer-I nė veprėn e tij - Das Land der Skipetaren – Vendi I shqiptarėve, duke potencuar strukturalisht lidhjen gjenetiko-linguistike tė shqiptarėve me shqipen, shqiponjėn, e jo me lidhje nė emėrtimin – Albania, por, me emėrtimin – Skiperia.



    A flitet e shkruhet drejtė - nė gjuhėn e sotme shqipe, fjala – shqipe sipas kėtyre variantave tė lartpėrmendura linguistike e fono-morfologjike tė vet rrėnjes sė saj dhe sipas kompozitave nė fjalė, qė burojnė nga ajo rrėnje linguistike nga skipe nė shqipe dhe

    Sa ėshtė e afėrt, kjo fjalė e gjuhės shqipe – shqipja me atė skipja nė gjuhėn e Skipes sė Parė prej tė cilės edhe u formua, si bija e skipes illire, apo Illirishtes sė lashtė pellgazgjike – si Ama e Shqipes? Prej tė cilės spikje skipe – guhė skipe-illire u lind Shqipja, ashtu sikurse u linden gjeneratat epokale pellgazo-illiro-shqiptare – duke u bazuar nė emėrtimet e origjinalitetit morfologjik, si origjinalitet linguistik: shqipe, shqipja – shqipet (si shpend – zog, zogjė – zogu, zogjėt) dhe shqipe, Shqipja (si gjuhė)! Kjo alternativė linguistike u bė nė vend tė fjalėve emėrtuese tė lashta – skipe, skipja, skiptar, skipetar, Skipnia, Skiperia!

    Cila ishte fjala e parė e gjuhės illire-pellgase tė stėrlashtė, e cila pėrcaktonte vet emėrtimin e emrit – shqipe, shqipja (si emėr shpendi, zogu) dhe nga e mori illirishtja atė fjalė-emėr, pėrveēse nga emėrtimi I lashtė – skipe, skipter, skiptar, nga Thoti Skipe I cili fliste pikėrisht Shqipen e rrėnjeve tė lashta tė vet Shqipes sė Vjetėr, qė flitet sot nė ballkanin illirik?

    E cilės gjuhe ishte fjala shkencore Aquilla, e cila pėrcakton emrin e zogut (Aquilla chrysaetus) si shpend tė madh tė familjes Aquillidae (Akuillida) dhe ēfarė do tė thotė vet kjo fjalė – akuilla nė gjuhėn e sotme shqipe? A mundet Shqipja ballkanike, ta pėrcaktojė fjalėn – aquilla me vėrtetėsinė mė tė madhe, qė nuk ka mundėsi spjegimi tė saj sot, asnjė gjuhė tjetėr indo-evropiane?

    Sa ėshtė e ngjajshme fjala e vjetėr – skifter, skipter, skiptar e Shqipės sė Vjetėr ballkanike, nė bazė tė rrėnjes sė kėsaj fjale – skif, skip me atė fjalėn e lashtė – skip, skipe, Thoti Skipe? Edhe si emėrtim I shpendit (skifteri, skifterat – skipteri, skipterat, skiptari, skipterat) edhe nė shprehjet e sotme tė gjuhės shqipe (pėr njeriun) – ‘ashtė djalė skipter, skiptar I zoti; luftoi si skiptari; ka sy skiptari; ka guxim skiptari; ai (tė) ta grabitė sikur skipteri; (shprehje gegėnishte-shqipe).

    Poashtu, tek arbėreshėt e Italisė fjala – skipe, skipetar, Skiperia argumentojnė fono-morfologjikisht dhe lingui-historikisht, si shprehje tė lashta, tė ruajtura, thesare tė ēmueshme – si fjalė tė arta, kur I thohen dikujt nė veēantii, nė shenjė admirimi: ‘ a je skipetar’; skipetar, moj skipetare; skipe etj.



    Dardhanėt e Toplikut, deri vonė para Luftave nė Toplik (Toplicė), kur u bė spastrimi etnik I shqiptarėve prej tokave tė veta, nga serbo-rusėt (1874-76) nga barbaria sllave – Dardha (Krushevci), Gurshumi (Kurshumlia), Kreshtabardha (Kopaoniku), Naissa (Nishi) etj. kėto vende shqiptare, tė banuara me shqiptarė, ku ėshtė folė gjuha shqipe – guha skipe, i kishin shprehjet shqipe – Flas skipas!; Po t’flas skipas!; Fol skipas!; U lidhen skipas!; Luftojmė skipas!; Lidhnu skipas!; Kape skipas! Po t’thom skipas! Besa skipas! etj.



    Shqipja, shqiponja, si emėr shkencor njihet – Aquila, e cila fjalė pėrcaktohet nga shqipja e vjetėr, - Aku+illa= Akuilla, ku fjala e pare e kompozites i.e. e gjenerale (botėrore), ėshtė kuptimi – aku-akuj-akull, akulli, ku nė latinishten mori kuptimin – aqua = ujė, uji – akulli ėshtė uji nė lat. Dhe pjesa e dytė e kompozites – illa – Aqu+illa, kjo rrėnje – illa – ėshtė kuptimi pėr illin, lidhje illirishte.



    Pra, Aquila, emri shkencor I shqiponjės (Aquilladae), kuptohet, zogu I cili jeton nė vende tė ftofta, me acar e akull, jeton nė vende ku nuk hjeket kurrė bora e akulli, nė alpet shqiptare, nė Evropėn veriore, Himalaje, Amerikė – shpend I fuqishėm I maleve, jeton nė shkrepa tė vrazhdė, tė rrėpinjtė thikpėrpjetė lartėsi e shpella tė ashpra e tė acarta (tė ftofta akull), nė akuj, akull atje ku ėshtė e paarrijtshme (jeton deri nė 70 vjet). Shqipja, Skipja, Aquilla lypė akullnaja nė lartėsi tė mėdha bjeshkore, alpike, jeton atje ku ėshtė ftoftė – akull, akuj – Aquilla.



    Pirroja, mbreti I Epirit illirian, njė nga gjeneralėt mė tė njohur tė Historisė Botėrore, u quajt – Aquilla Pyrro (Skipja e Burrit) Pirro Shqipe – Pirro Shqiponjė qė ky emrim iu ka dhėnė vetėm burrave skipetarė, bijve tė Shqipes, pėrkah tė ēmuarit tė guximit, trimėrisė, heroizmit tė pashoq, nė beteja, nga historianėt antik (Che sovra gli altri com Aquilla vola – Qė pėmbi tjerėt, si Shqipe-Skipe fluturon)!



    Poashtu, heroi kryesor I veprės sė Homerit nė Illiadhė (Iliadė) – Akili, ėshtė emėrtim I gjuhės skipe-illire – Akilli, qė lidhet direkt me kuptimin e Skipes – Shqipes, shqiponjės – Aquilla – Akilli – Akili, ashtu sikur e gjithė vepra homerike ėshtė histori illire, ashtu, sikur edhe vet Homeri ishte illir – Homeri hillirian, I cili u pėrvehtėsua nga grekėt.



    Fjala – skip, skipe (scip, scipe), e cila pėrcakton emėrtimet e sotme shqipe SHQIP, SHQIPE ėshtė emri shumė I lashtė edhe para linguistikės indo-evropiane, skip, skipe, ėshtė emėrtimi qė prinė nė Linguistikėn Gjenerale. Vet fjala – skip, skipe (shqip, shqipe), ėshtė ajo e Para skip, skipe vetėm qė e kemi alternocionin fonetik tė dy tingujve tė Shqipes sė sotme – S = SH – K=Q tė marrur indirekt nga Latinishtja – q=k lat.=ku (q) latine, ne e theksojmė – q shqipe, nė vend tė, bile, shkipe, ne e kemi – shqipe.



    Alternocioni fonetik nė Shqipen u bė – S=SH nė gjuhėn e shkruar shqipe, me Kongresin e Manastirit (1908-10), duke u bazuar nė tė folmet dialektore, nė shumė shkaqe pa baza ethymologjike, qė ngatėrrojnė gjurmimet shkencore, ashtu sikurse nė dytingullorėt tjerė alfabetike, si tokzanore dytingujsh, tė pėrngjitura nė njė tingull sikurse janė: g – gj, s – sh; d- dh, n-nj, x-xh, z-zh, t-th, tė cilat nuk pėrdoren (pėgojėn) nė vende tė caktuara, aty ku duhet theksuar drejtė, por - tė cilat kanė krijuar probleme ethymologjike, pikėrisht nė ato fjalėt mė kryesore tė gjuhės, kur ėshtė nė pyetje lidhja e Shqipes me illirishten, pėsa I pėrket pėrcaktimit tė drejtė shkencor. Kemi shėmbujt e tillė: skipe=shqipe; guha=gjuha; guni-gjuni; geo=gjeo; gua=gjua; skrola=shkrola, shkronja; skripi-skrimi=shkrimi; skolla= shkolla; skolastika – shkollimi I lire sokratik nė grupe etj.



    Ashtu sikundėr kemi rastet e ndryshimeve fonetike si alternocione nga e kundėrta e kėtyreve, qė ne I theksojmė ashtu sikur sllavėt nė mungesė tingujsh gjuhe pėrkatės nė fonetikat e tyre sllavishte, e qė krijoi probleme hulumtimi linguistik sikurse: ethymologi=etimologji; ethymologu=etimologu; methodika-metodika; theo-teo; theolog-teolog; mythologji=mitologji; mythi=miti; mythike=mitike; methodė=metodė; orthografi=ortografi; psikotherapi=psikoterapi; kuzina (vendi ku zina, ku zihet gjella)=kuzhina; Pantheoni=Panteoni; uthopia-utopia; theist=teist; atheist=ateist; politheist=politeist; monotheist=monoteist; these=tezė; theori=teori; theater=teatėr etj.



    Fjala – skipe, nga skipja illire (shqipja illire) para i.e. krijoi fjalėt tjera me burim nga ajo: skip – shqip; spik – tė folur, folja, spik-spikatje-spikamė-spikama, I,e,tė spikatur-a; persosje, persosshmėria e njeriut, qė I kemi kėto kompozita tė sotme shqipe, si nivel I lartė pune, diturie, shkathtėsie; poashtu: skrip – shkrim; script-I, skriptet, skriptorja etj.



    Fjala – shqip rrjedhė nga fjala – skip, e gjuhės shqipe-illire (guha skipe-illire), spika skipe, e cila rrodhi nga psika skipe, ku skrola skipe (scroll) ėshtė emėrtimi mė I lartė shkencor nė Genesis (Gjeneza): scroll 1, scroll 2…cka e karakterizon shėnjtėrinė e shqipes, fjalė e parė qė I prinė thėnjeve mė tė spikatura tė kulmit tė diturisė sė njeriut – Librat e Genisit…



    Nė gjuhėn e folur popullore shqipe ballkanike, kemi emėrtimet e vjetra pėr shkronjėn – shkrola, shkrojla, shkrolė, shkrollė, shkrolla, shkrollat por tė ndikuar nga ndryshmi I tingullit s=sh, sepse pleqėt thonė me s - skrolė, skrola, skrolat e skipes, skrola skipe etj.



    Shqip=Skip, shqiptar=skiptar, janė dy shprehje tė ndryshme fonetikisht, kurse me kuptim tė njejtė, qė pak, ose aspak thuaja, nuk ėshtė shkruar nga linguistėt tanė, e qė kanė pasė mundėsinė reale, ta pėrcaktojnė drejtė, bile nė Kongresin e Manastirit (1908), aty ku me ndkimet e tė dy anėve tė forta tė Dy Portave, me ndikim tė kohės, shumė raste tė ndryshimit tė tingujve tė alfabetit tė gjuhės shqipe, krijuan probleme dhe kėto probleme droj do tė mbesin therrėlinguistike, qė pėngojnė nė gjetjen e udhėve tė shkurta, pėr nė Dardhanishten e Lashtė illire…



    Me therminin – shqipe, tek Shqipėria, nuk mund tė vijojmė gjurmimet deri nė gjuhėn e pare – skipe, kurse me atė – SKIPNIA, ose SKIPĖRIA, mund tė lidhemi deri tek – skip spik, tek guha skipe, Skipja e Thotit, e cila merret sot linguistikisht, si fillesa e gjuhėve botėrore tė para: Thoti trismegist – Hermes I Madhėsisė sė Trefisht. Ku kjo shprehje – Trefishe, Mendoj se ėshtė Treshi I Gjuhėve tė Para Botėrore – kuni, kina e Indi (gjuha Kuniforme – Cuneiform Language), gjuhėt indase dhe kineze e tė Lindjes sė Largėt – pėr kėtė arsye thirret – Hermes Trismegist, Thoti.



    Spjegime:

    Folja skipe-illire – est, qė sot ėshtė nė gjuhėt i.e. poashtu folje: lat. Est; ger. Ist; freng. Est; span. Est; neolat. Est; ang. Is – folje aqė natyrale, qė shpreh natyrėn e gjuhės, ėshtė vet natyrisht – folja skipe-illire e gjuhės sė natyrės.



    Fjala shqipe – emėr (emėn, emni, emnat - gegėnisht) vie nga fjala toske-shqipe – ėmė-ėma-ėmat, si trajtė e shkurt natyrale e fjalės - mėmė-mėma-mėmat e qė na dha emrimin – mėmėdhee, mėmėdheu - qė pėrcakton emrimin pėr fjalėn – emėr dhe krijoi kompozitat shqipe: emri, mbiemri, peremri, emruese, emėrtim-i-e-et, Emnorja (rasa e parė e emrit), emrim-I-e-et etj.



    OMA (skipe-illire-pellgase) – AMA (gege-shqipe) – ĖMA(toske-shqipe)



    NOM (skipe-illire-pellgase) - EMĖN(gege-shqipe)-EMĖR(toske-shqipe)



    Emėrtimi – mėmėdhee-mėmėdheu, tek toskėt nė Toskėri, erdhi ngase mbajtja apo ekzistenca e familjės mvarej nga – mėma – ėma, kurse tek gegėt nė Gegėni, mbeti emėrtimi – atdhee-atdheu, ngase, mbajtja apo ekzistenca e familjės mvarej nga – ati – babai. Atdheu – dheu I atit (gege) dhe mėmėdheu – dheu I mėmės – ėmdheu.

    Fjalėt Atdheu e Mėmėdheu (Ėmdheu) u formuan si emėrtime nė rrethana tė ndryshme sociale – ekzistenca nga Ati dhe ekzistenca nga Ėma (Mėma). Kėshtu, si emėrtim definitive, nė gjuhėn shqipe mbeti fjala – Atdhee – Atdheu.



    Fjalėformimi – Atdhe - Atheu, nė tė cilin kemi dy fjalė, qė formojnė kompozitėn – At+Dhe – dheu I atit (dheu u babes), ėshtė fjala e pare – At – ati, qė nė shumės tė emrit ėshtė – Etėn, etnit dhe formoi kompozitat tjera gege- shqipe: etnii, etnia, etnitė, etnik, etnike, etniku, etniteti, etniciteti - poashtu krijoi kompozita i.e. Etnolog-i-e, Etnologie, Ethnology dhe krijoi vet emėrtimin pėr fjalėn popull nė gjuhėn greke – ethnos.



    Kjo fjalė skipe-illire (shqipe-illire) e pandryshuar – At (baba), ėshtė fillesa e kompozitės sė hershme – Atlanti, Atlandi, Atlantis, nga – at+land, ku fjala e dytė – Land – ėshtė emėrtimi I hershėm gegėnisht – Lland, llandi – vand – vendi dhe kemi alternomin i.e. – land – vand – vend, vendi I atit, vandi I atit, llandi I atit – Atlanti – Atdheu – Atvandi-Atvendi - Atlandi, si dhe emėrtimin pėr fjalėn gjeo-hartografike – atlas, atlasėt – atllasi.
     
    .
8 replies since 15/1/2010, 22:39   3544 views
  Share  
.