Mitologjia Jonė!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Eni
     
    .

    User deleted



    Tė dhėna rreth mitologjisė sonė. Me se e pėrsonifikoni ju ate, emra konkrete, burime.
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Gjarperi eshte nje nder figurat me interesante te Mitologjise Shqiptare. Per te kane shkruar libra dhe shkrimtare te ndryshem Ballkanik (Stipcevic dhe te tjere shkrimtare Boshnjak).

    Sidoqetejete ka nje perendi ujrash qe quhet Bindi. Bindi eshte i adhuruar gjithandej ne zonat veriore te Shqiperise dhe ekziston akoma miti i tij me emrat Shen (dicka).
    Bindi ilir ishte i hasur tek Greket me emrin Poseidon. Ne letersine e lashte greke permendet qe Poseidoni merrte formen e gjarperinjve te medhenj te Detit. (Apo kafsheve te tjera te frikshme).

    Ne Bibel hasim mrekulline kur Zoti i Bibles lufton me Leviatanin (kerko ne Bibel per Leviatan), zotin e ujrave dhe e mbyt ate (nuk po ndalem tek trajtimi idiot biblik i kesaj lufte zoterash) po po ndalem tek fakti qe popujt e lashte besimin e Zotit te Detit e kishin te ngjashem me nje Gjarper te madh.

    Ne Shqiperi, Bindi ishte Zoti i Ujrave nuk do habitesha sikur simboli i mitizuar i gjarperit t'i perkiste pikerisht ketij perendie Ilire.

    - E dini nga e ka prejardhjen kapuci (emrin nuk ia di) qe mban Papa ne koke? Atis ishte nje perendi fenikase i cili personifikonte Pranveren dhe ardhjen e saj (ringjalljen). Ky perendi kishte nje lidhje me pemen e Pishes. Ne koken e tij gjendet pikerisht nje si kapuc i vogel. Kete kapuc e mbanin e gjejme pikerisht dhe ne koken e Papes.

    Atis me Iliret? Ne Rodon eshte gjetur skulptura e atij qe quhet Mendimtari Ilir (nje liber per te ka shkruar dhe Moikom Zeqo dhe nuk ka nje foto ne Internet qe ta nxjerr ketu) dhe per mendimin tim ne koken e tij gjendet i njejti kapuc qe ndodhet mbi koken e papes dhe qe gjendet si qeleshe tek te gjithe Shqiptaret qe ne kohe te vjetra.

    Per te shkuar ne kohe me te lashta ... Iliret nuk adhuronin njerezit, po adhuronin dushkun, pishen e te tjera simbole qe ata i quanin hyjnore. Ndoshta nuk ka shume perendi me emra e me buste Ilire... bustet per perendite i sollen Greket qe u vune dhe emra.

    Armant me sa di une eshte emer luftetari Ilir qe u personfikua me Aresin apo me Marten e romakeve. Une e kam gjetur ne formen Armant ne libra, ndoshta eshte dhe Armat.
     
    .
  3. Etore
     
    .

    User deleted



    Emri Maj nė gjuhėn shqipe supozohet tė vije nga mitologjia e grekėve antikė. Maia nė mitologjin greke ishte perėndi e cila nė mitologjin Romake krahasohet me perėndin e "tė mirave" Bona Dea.
    Festa kushtuar kėsaj perėndie nė Romėn antike mbahej nė kohėn e kėti muaji.


    Emri Hyj rrjedh nga fjala e vjetėr hyll, -i; qė do tė thotė yll

    Hyji ėshtė njė perėndi apo perėndeshė; ėshtė natyra thelbėsore ose kushti i tė qenit perėndi (hyjni). Hyji ėshtė ēdo qenie e mbinatyrshme, e shenjtė, hyjnore, e adhuruar si mbikėqyrėse e disa pjesėve tė botės ose disa degėve tė jetės ose ėshtė mishėrimi i njė fuqie.

    Nė mitologji dhe disa fe, hyjnitė marrin forma dhe trajta tė ndryshme dhe pėrshkruhen shpesh me forma njerėzore por edhe forma kafshėsh (p.sh. nė mitologjinė greke). Zakonisht njė hyjni ėshtė i pavdekshėm. Hyjnitė besohej/-t se kishin/kanė personalitet dhe zotėrojnė fuqi tė mbinatyrshme, kanė ndėrgjegje, menēuri, dėshira, dhe ndjenja si njeriu. Mrekullitė dhe shumė dukuri natyrore si rrufeja, pėrmbytjet, stuhitė i visheshin hyjnive, dhe besohej se ata kishin autoritetin apo mbikėqyrnin ēdo fushė tė jetės njerėzore, si lindja apo vdekja. Disa hyjni besohet se drejtojnė kohėn dhe fatin, dhe se janė dhuruesit e ligjeve njerėzore dhe moralit.
    Ata janė gjykatėsit e fundit tė sjelljes dhe vlerės njerėzore, si edhe janė parahedhėsit dhe krijuesit e tokės dhe gjithėsisė. Disa prej kėtyre hyjnive nuk kanė madje asnjė fuqi, por thjeshtė adhurohen.

    Laura figurė e mitologjisė popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si njė grua e keqe, e cila jetonte nė lumenj e pellgje. Ajo zotėronte aftėsinė pėr t'u shndėrruar nė njė kafshė tė shėmtuar.Si e tillė ajo dilte natėn nė breg tė lumit, ose pranė njė pellgu, duke bėrtitur me zė tė ējerrė dhe futej nė ujė.Nganjėherė Laura dilte dhe nė rrugė, duke bėrtitur, ndėrsa qentė e ndiqnin pas.

    Llamaja figurė e mitologjisė shqiptare, qė pėrfytyrohej me trup gruaje e me bisht gjarpri. Jetonte nėpėr male e ujėra tė papastėrta, rrėmbente fėmijė, u thithte atyre gjakun dhe pastaj u hante mishin. Shpeshherė ajo merrte forma tė ndryshme pėr tė joshur viktimat e saj.Ka tipare tė ngjajshme me Meduzėn e mitologjisė greke.

    Nėna e vatrės hyjni e lashtė nė mitologjinė shqiptare, qė e ka origjinė nga epoka e matriarkatit.Nė fillim pėrfytyrohej si njė figurė pozitive, mė shumė si njė plakė me flokė tė thinjura, nė shumė raste duke tjerrė li ose lesh, ose duke krehur flokėt.Nganjėherė Nėna e vatrės thirreshin edhe "tė tretat e vatrės" dhe,si e tillė, identifikohet me tri motrat qė pėrcaktojnė fatin e fėmijės, natėn e tretė pas lindjes. Nė pėrfytyrimet e mė vonshme, Nėna e vatrės na el me tipare negative. Ajo paraqitej si njė plakė e keqe, e cila natėn, kur njerėzit e shtėpis flen, vjen dhe qėndronė pran vatrės, duke krehur flokėt e saj me njė krehėr tė hekurt dhe, po tė gjejė aty ndonjė fėmijė e kap dhe i nxjerr sytė me krehėrin e saj. Pėrfytyrimi i Nėnės sė vatrės si njė figurė e keqe, lindi nė kohėn e patriarkatit, kur sundimi i gruas u zėvendėsua me atė tė burrit dhe, kur gruaja konsiderohej si njė qenie e ultė dhe e poshtėruar.

    Partini hyjni supreme e fisit ilir tė Partinėve. Identifikohej me Jupiterin romak.

    Qipulli figurė e besimeve popullore shqiptare, e ngjajshme me xhindin qė pėrmendet nė mitologjinė e popujve tė vendeve tė Lindjes. Nė kuptimin e figurshėm, i kanė kėrcyer qipujt do tė thotė i kanė hipur xhindet, ėshtė inatosur.

    Stihija figurė e pėrallave popullore shqiptare, qė pėrfytyrohej si demon femėr. Nė besimin popullor, ajo pėrfytyrohet si njė kulēedėr me krahė, qė nxjerr flakė nga goja dhe qė ruante thesaret e fshehura nėn dhe.

    Shtojzovallet figura tė pėrrallave popullore shqipare. Pėrfytyroheshin me njė bukuri tė madhe e me fuqi tė mbinatyrshėme. Vendbanimi i tyre i preferuar ishin bjeshkė dhe pyjet e dendura ku ato kalonin kohėn, duke kėnduar e duke vallėzuar.Ato i shitoni njerėzit pa marrė parasysh nėse ėshtė burrė apo grua, nėse ato kuptojnė se dikush ėshtė duke i vėshtruat ato teksa lahen nėpėr lumenj apo teksa ato lozin. Shitim ėshtė njė vepėr e cila e le pa mend njė njeri-e bėnė tė pa zoti pėr veten.

    Tadeni hyu ilir qė identifikohej me Apolonin.

    Hijet janė figura me kuptim tė njė demoni. Por me fjalėn "hije" mund tė quhen edhe fantazmat ose shpirtrat e tė vdekurve.

    Redoni hyu ilir i mbrojtjes sė udhėtareve dhe i detareve. Nė paraqitjen figurative ka pasur interpretime si mbreti Gent, por nė fakt ishte ky hyu qė i ngjan Hermesit grek. Kepi i Redonit ishte njė relike e ketij emėrtimi.

    Vidasusi nė besimin e ilirėve ishte perėndi qė mbronte pyjet, burimet dhe fushat. Nė monumente ai paraqitet i shoqėruar nga gruaja e tij, Thana. Nė Topusk-Kroaci, pranė njė burimi uji mineral janė gjetur katėr altarė kushtuar kėtij ēifti. Nė tė njėjten krahinė janė gjetur gjithashtu mbeturinat e njė faltoreje kushtuar Silvanit si dhe shumė altarė tė tjerė me emrin e kėsaj hyjne romake. Duke u bazuar nė kėtė fakt, mitografėt kanė arritur nė njė pėrfundim tė drejtė se Vidasusi nė besimin ilir kishte atribute tė ngjajshme me ato tė hyjnisė romake Silvan-mbrojtėsin e burimeve, tė pyjeve dhe tė fushave, kurse Thanėn e kanė identifikuar me hyjneshėn romake Diana. Vidasusi dhe Diana adhuroheshin shumė nga pjesa mė e madhe e popullsisė ilire, sidomos nga ata qė merreshin me blegtori, si Dalmatėt. Vidasusi ka qenė hyjni supreme e ilirėve nė panteonin ilir prandaj zinte njė vend shumė tė rėndėsishėm. Por kulti i Vidasusit-Silvanit ilir gjeti adhurues edhe nė shtresat e ulėta popullore tė Romės dhe tė Italisė. Ai u pėhap edhe nė provinca tė largėta tė perandorisė. Kjo dėshmon pėr ndikimin e kultit tė pasur ilir nė vetė panteonin romak.

    Karkalduset Sipas besimit shtimjan jane kulshedra me trup njeriu dhe me bisht. Bishti i kishte dalur ngase kishte pirė kafe per qdo mėngjes.Kjo krijesė sipas dortasimikuliretibutisit ishte kafshė shtėpiake para 1000 p.e. dhe ushqehej me pasul dhe me eshtėra dhe me flijė. Ato sulmonin duke tė sharė derisa do kishe filluar tė qashė
     
    .
  4. ommonimo
     
    .

    User deleted



    ''Zana e malit'' ėshtė krijesė mitologjike shqiptare me veti tepėr origjinale autoktone dhe e krahasueshme mė tepėr me figura tė kėtilla ballkanike dhe malore tė popullsive nė gadishullin ballkanik dhe ėshtė mjaft larg e krahasueshme me Artemidėn e grekėve, Dianėn e romakėve.

    Vėshtire se mund tė shkohet nė njė krahasim deri te Thana e ilirėve. Sipas traditės, ato kanė dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikėt nė betejat e tyre, dhe karakteri idhnakė i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetėsia. Brirtė e dhive tė egra janė mbrojtja dhe dobėsia e zanave.
    Zanat ruajnė territoret e veta me xhelozi edhe shitojnė ata qė ju prishin qetėsinė apo i befasojnė kur janė duke lozur nėpėr livadhet e maleve. Prandaj edhe kur shkohet nė mal ėshtė traditė tė bėhet zhurmė pėr ti njoftuar ato pėr afrimin e njeriut.
    Zana ėshtė edhe simbol i plleshmėrisė, prej nga rrjedh fjala shqipe shtatzėnė.

    ''Ora'' e maleve ėshtė figurė e bestytnive popullore shqiptare, e cila pėrfytyrohej si njė grua apo si njė gjarpėr. Ajo besohej se jetonte nė male, nė pyje, nė fusha, nė kroje ose pranė njerėzve, dhe i ndihmonte a u sillte fat tė mirėve dhe ndėshkonte tė kėqinjtė.
    Orėt mund tė kenė qenė njė lloj zanash, tė cilat thirreshin me emra pėrkėdhelės si "qofshin tė bardha", "ato tė lumturat" apo "ato tė mirat", pa ju pėrmendur emri.
    Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike mė e pėrhapur tek shqiptarėt. Njė shtėpi, njė fis, apo njė njėri mund tė ketė patur orėn e vet. Madje, besohej se edhe njė zanė e maleve kishte orėn e saj.
    Orėt janė tė mira apo tė liga. Bekimi dhe mallkimi shpesh bėhej nėpėrmjet orės. Braktisja nga ora do tė thoshte fatkeqėsi pėr personin apo grupin.

    ''E bukura e detit'' ashtu si nė krijimet e tjera popullore, edhe nė krijimet me tematikė dhe motive nga deti dhe detaria hasim shumė vlera ku personazhet shndėrrohen nė breshka, gjarpėrinj, shtazė, mjellma, drunjė, etj.
    Besimi i shndėrrimit metamorfozik tė njeriut, padyshim, i takon antikės sė lashtė, kur mjetet e prodhimit ishin shumė modeste, kur, pėrveē tjerash, vetėm hapėsira detare kishte disa zotfuqi, tė cilat nė rastet e shumta ishin fisnike, mėshirėmėdha dhe bėmirėse tė detarėve. Procesi tipik i metamorfizimit nė krijimet me motive dhe me tematikė detare pasqyrohet dendur nė vlerėn shqiptare.
    E bukura e Detit - Hyrija e Detit, e cila gjendet e metamorfozuar nė breshka.
    Pėrmbajtja e saj e rrudhur ėshtė kjo: Mbreti i tha djalit qė tė martohet me atė vajzė ku tė bie heshta e shigjetės. Gjuajti dhe kur shkoi me pa se cila ishte fati i tij, vėrejti qė aty nė breg tė detit, nėn njė fik, ku kishte ra heshta, rrinte njė breshkė e madhe.Ky e ēoi nė shtėpi dhe pas gjuetisė sė peshkimit, kthehet nė pallat dhe i gjen tėrė punėt e shtėpisė tė kryera.Tė nesėrmen u fsheh dhe soditi se nga breshka delte njė femėr e bukur "si hyri deti", "E bukura e dheut".

    Nė kėtė krijim shpirtėror aftėsia estetike e popullit shqiptar nė pasqyrimin e tė madhėrishmes ėshtė e lartė, me tipare tė pashoqe. Bukuria e Detit, Hyrija e Detit dhe sinonimet e tjera tė saj, ua tejkalojnė tipareve fizike dhe morale tė Penelopės sė Homerit.
    Hyrija e Detit, kur bie nė kthetrat e mbretit, nuk flet nėntė vjet, pėr hirė tė humbjes sė burrit.

    ''Karkangjolli'' figurė e besimeve popullore shqiptare. Pėrftyrohet si njeri i vogėl qė mbante njė kėmishė prej hekuri, me ndihmėn e tė cilės bėnte ēudira. Prej kėtėj edhe kėmisha e hekurt e luftėtarit quhet kėmishė karkanxholli

    Shtrigat''Besohet se janė plaka. Kjo cilėsi edhe ju vishet plakave tė pafajshme tė cilave ju vdesin burrat dhe nuk kan djem. Sipas tregimeve ato hanė mishė dhe pijnė gjak. Me rėndėsi ėshtė se shtrigat jane gjithnjė plaka dhe jo vajza tė reja.
    Gjahun zakonisht e gjuajnė natėn. Kur bien nė shtrat pėr tė fjetur shpirti iu del nga trupi pėrmes gojės. Dalin pa e hapur fare derėn pėrmes vrimave dhe plasave tė ndryshme.
    Mblidhen nė logun e shtrigave dhe aty vendosin per gjahun qė do tė gjuajnė . Besohet se sipas gojedhėnave ato hanė edhe femijėt e tyre.
     
    .
  5. Etore
     
    .

    User deleted


    Halili dhe Hajria

    FARA E TRADHTISĖ RĖNON KOMBIN

    Kėnga “Fryn era , u ēil taraba” ėshtė ndoshta njė nga baladat mė tragjike tė artit popullor shqiptar. Ajo trajton motivin e prerjes ne bese tė mikut (kunatit), qė nė planin njerėzor ėshtė faji mė i rėndė ndersa pėr shqiptarėt duhet shpaguar. Ajo qė merr shpagėn nė kėtė rast ėshtė Hajria, e motra e Halilit. Shkak pėr njė ngjarje tragjike ėshtė njė farė Sulejman Pasha ( sundimtar turk i Shkodrės 1700-1710 ). Ai nėpėrmjet tradhėtisė sė paguar kėrkon tė shtypė revoltėn popullore. Halili ėshtė figura simbol e reziztencės. Ai ,bashkė me tė vėllezėrit, pritet nė besė nga i kunati i tyre Bejta Silo, njė natė kur kish shkuar pėr tė bujtur nė shtėpinė e sė motrės. Ata qė sipas zakonit i kishin dorėzuar armėt tė kunatit, zihen nė befasi nga 300 sejmenė dhe ēohen nė burg ku mė vonė ekzekutohen. Halili, kur po e merrnin tė lidhur ,mallkon tė motrėn

    Mė paē n’qafė ti mori motėr

    si mė rrejte e m’prune nė Shkodėr:

    Ty mos t’leftė kurrė djalė nė votėr

    Dhe motra pėrgjigjet

    Mos m’leftė djalė e mos m’leftė ēikė

    kėt punė motra s’e ka ditė

    mos kij evsh, o vėllau i motrės

    t’i pret dada qejt e Shkodrės

    Mberrijmė nė apogjeun mė tragjik tė artit popullor shqiptar ;

    Shkoi njė javė e shkuen pesė ditė

    Pren tė shojnė me gjithė tė bijtė

    Vėshtirė se mund tė gjesh njė subjekt kaq tragjik nė artin ballkanas dhe mė gjerė. Cili ėshtė mesazhi i kėngės ? Pse ėshtė ngritur nė art njė subjekt i tillė kur mund tė ishte mbuluar shumė mė mirė me pluhurin e harresės ? Pse nė kėtė rast lidhja motėr- vėlla ėshtė mė e fuqishme se lidhja bashkėshortore dhe ndjenja mėmėsore ?

    Nė njė vėshtrim tė sipėrfaqshėm, tė krijohet ideja se kėtu mbahet njė qėndrim anakronik e kontradiktor pėr lidhjen martesore.

    Nė mendėsinė shqiptare lidhja martesore krijon lidhjet e sigurisė shoqėrore tė njeriut. Prerja nė besė e Halilit vlerėsohet kėtu si njė tradhti e shumėfishtė, sepse ai pėrfaqėson njeherazi figurėn: e kunatit, dajės dhe te vėllait njėherazi. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė shembull shoqėror negativ.

    Dihet se qytetėrimi njerėzor, tė paktėn qe nga epoka e Homerit ka vlerėsuar lart shembullin shoqėror. Kujtojmė nga arti Homerian figurėn e Agamemnonit si simbol i pushtetit, Nestorit si simbol i menēurisė, Odisesė si simbol i pėrvojės dhe dredhisė, Hektorit si luftėtar i lirisė. Nga arti shqiptar kujtojmė figurėn e Rozafės si simbol i vetėmohimit tė nėnės, tė Ymer Agės apo Kostandinit si besė mbrojtės etj.

    Nė baladėn “Fryn era, u ēil taraba” ngjarjet zhvillohen nė njė qytet me njė kėshtjellė qė ėshtė nė konflikt me njė pasha t ė huaj. Konflikti nuk vlerėsohet njėlloj nga dy bashkėkohės qė i bashkon krushqia,; Halili ėshtė nė anėn e revoltės kundėr Pashait, i kunati Bejta Silo kolaboracionist qė pėrpara dorėzon vėllezėrit e tė shoqes Sulejman Pashes.Kemi tė bėjmė me konflikt shoqėror qė hap siparin e vet nė familje.

    Autentiteti artistik kėtu ėshtė i spikatur. Prerja nė besė nė kėtė rast konsiderohet si apokaliptike dhe jo rrallė nė kėngėt shqiptare thirret nė skenė motra Hajrie pėr ta zgjidhur atė. Pas prerjes nė besė tė Halilit shtrohet pyetja a mund tė vazhdojė bashkėshortėsia e motrės Hajries apo jo? Hajria pėrfaqėson vlerėn e vėrtetė tė vizionit tė femrės shqiptare nė relacionet bashkėshortore. Ajo ka afeksion shpirtėror pėr tė shoqin dhe atė e vlerėson me lirinė e tė vėllezėrve te saj, ndėrsa tė birin me sytė e ballit. Kėnga thotė:

    Kur i vuna pushkėn burrit

    si t’i xierrkesh vllaznit burgut,

    Kur i vuna thikėn djalit

    si t’i xjerrkėsh sytė e ballit

    Kėnga nė kėtė rast do kuptuar si njė ngjarje qė vė nė funksionim tėrė mekanizmat, institucionet moralo-shoqėrore qė quhen Besė. Besa do kuptuar si njė spektėr i gjerė vlerash shoqėrore dhe qytetėruese. Ajo pėrfshin nė vetvete:

    - besėn motėr-vėlla si binom mbijetese pėr njė komb

    - besėn e shokut ndaj shokut qė ėshtė vetė jeta

    - besėn e miqėsisė, krushqisė qė ėshtė siguria e jetės

    - besėn bashkėshortore qė sintetizon patjetėrshmėrinė e familjes


    Sa mė shumėvlerėshe tė jetė besa aq mė e madhe ėshtė pėrgjegjėsia e mbajtjes sė saj. Nė kėngėn “ Fryni era, u ēil taraba” besa si institucion moral pėrfshihet nė shprehjen e saj mė tė plotė. Shkelja e besės nė kėtė rast ėshtė tradhėti ndaj vetvetes, por edhe njė farė e keqe. Njė sy mė i vėmendshėm do tė konstatonte se nė kėngė ėshtė edhe njė konflikt tjetėr midis kodit moral autokton dhe atij tė imponuar islam. Institucioni moral i besės kėtu pėrfillet jo si vlerė arkaike por si vlerė e bashkimit shpirtėror tė kombit. Tragjedia arrin nė kufijtė e ferrit kur Hajria vret tė birin. Si motiv ky ėshtė i lashtė, na kujton pak Medean. Pse kjo Medea moderne vret edhe tė birin ? Figurės sė djalit nė familje mendėsia shqiptare i le njė vend tė privilegjuar nė familje. Ajo ėshtė konsideruar si figura qendrore e saj nė planin udhėheqės, vendim marrės dhe mbrojtės.

    Nėna Hajrie do tė pranonte ta mirėrriste tė birin, por besėprerja nė figurėn e tė atit i pret tė birit tė drejtėn e vendimmarrjes dhe mbrojtjes sė jetės si mashkull. Figura e tė atit ėshtė fatale. Ai kish shitur jetėn e kunetėrve njėkohėsisht edhe tė dajave tė fėmijės duke i privuar tė birit mundėsinė e sigurisė nė jetė qė i jep lidhja dajė-nip. Fataliteti i sjelljes sė tė jatit qėndron dhe nė faktin tjetėr, se ai bashkėpunon me njė pasha tė huaj kundėr vullnetit tė bashkėkombasve tė vet.

    Vlerėsimi qė i bėhet vullnetit tė kombit lidhet edhe me faktin se besėprerja nė terrenin shoqėror ėshtė fatale “si egjėr” qė hedh rrėnjė nė trungun gjenetik tė kombit. Kalbėzimi i kėtij trungu do tė thotė zhdukje. Akti i zhdukjes sė pjellės sė vet nga nėna kėtu ėshtė i justifikueshėm, i pėrligjur artistikisht. Edhe pse Hajria ndjeu dhimbje sa humbja e syve tė ballit nė emėr tė mbijetesės sė kombit .,e pranon atė.

    Historia e shuarjes sė kombeve ka ndodhur mė se njė herė pas asaj tė Trojės. Me dhjetra popuj i janė nėnshtruar trysnive tė popujve tė tjerė e mė pastaj janė asimiluar e zhdukur. Imponimi i ligjeve tė huaja nėpėrmjet besimit tė detyruar islam ishte mė pak I dėmshėm se tradhėtia e blerė qė shėnon dhe cakun e apokalipsit. Institucioni juridik autotokton respektohet madje me tė pėr shumė kohė i ėshtė bėrė ballė tė keqes historike. Me kėtė subjekt mendėsia artistike shqiptare kėrkon tė vetėmbrohet nga apokalipsi i tipit Trojan, shembjes sė Trojės dhe vdekjes sė Laokoontit ,te cilet gjejne njė zgjidhje moderne te kjo kėngė.
     
    .
  6. Etore
     
    .

    User deleted


    Shqiptarėt Faik Konica

    - Ēelėsat pėr tė kuptuar jetėn dhe natyrėn e tyre
    Pėr tė kuptuar historinė e njė populli ėshtė e nevojshme tė studiohet natyra e tij, por njė studim i paanshėm ėshtė i vėshtirė, pėr shkak se dėshmitari mund tė ketė ose njė qėndrim tė keq, ose njė simpati tė pambeshtetur, sipas pėrvojės vetjake qė ka. Prandaj unė do tė pėrpiqem tė jap njč vėshtrim tė shkurtėr pėr kėtė ēėshtje tė veēantė, duke e parė nga disa kėnde.
    Sė pari :ka shumė rėndėsi tė dihet se fyerja mė e rėndė nė Shqipėri ėshtė ta quash dikė tė pabesė, pra qė nuk ėshtė besnik. Shumė nga rastet e gjakmarrjeve kanė pasur si pikėnisje akuzėn pėr pabesi. Natyrisht, kjo nuk do tė thotė se nė Shqiperi nuk ka njerėz qė tradhtojnė, por na tregon pa u gabuar cila ėshtė kėrkesa themelore pėr sjelljen, idealin qė synohet. (besa)
    Nė Greqinė e sotme fyerja me e rėndė pėr njė njeri ėshtė ta quash analfabet dhe tė trashė, pra ideali i fqinjėve jugorė tė Shqipėrisė ėshtė zgjuarėsia nė vend tė karakterit tė fortė.
    Siē e thotė njė f;alė e urtė, qė pėrmendet shpesh kudo nė Shqipėri, shqiptari pėr njė plesht djeg jorganin, qė do tė thotė se ėshtė i padurueshėm dhe i krisur.
    Njė rregull tjetėr shumė i bukur pėr sjelljen ėshtė thėnia se “koka e falur nuk pritet ‘ qė do tė thotė se kur armiku kapet ose nėnshtrohet, nuk ka pse tė vritet. Historiani bizantin Nikifor Gregoras, pėr tė cilin mund tė thuhet pa dyshim se nuk ka qenė proshqiptar, na pohon faktin se shqiptaret as nuk i vrasin e as nuk i kthejnė nė skllevėr armiqtė e mundur..Ka njė rregull shqiptar tė njohur botėrisht e tė provuar nė jetė: gruaja ėshtė e paprekshme.
    Edhe nė gjakmarrjen dhe nė luftėrat me tė egra gratė nuk janė qėlluar. Kur dikush ka armiq qė i gjuajnė rastin pėr t’i marrė hakun dhe e ka ngushtuar nevoja pėr tė bėrė njė rrugėtim, ndodh qė ai, pėr ta bėrė rrugėn i sigurt, merr me vete njė grua, ndonėse njė veprim i tillė quhet paburrėri. Madje edhe cubat e rrugės sė madhe e respektojne kėtė rregull.
    Nja dyzet vjet me parė gjithe shtypi i botės u mbush njė ditė me lajmin pėr njė bėmė trimėrore: njė tren ndėrkombėtar qė shkonte nga Parisi nė Stamboll, u ndal nga banditėt nė Traki. Tė gjithė udhėtarėt burra i detyruan tė zbrisnin nga treni me plackat nė dorė dhe ua rropėn te gjitha gjėrat e ēmueshme, kurse kryetari i bandės u tha grave tė qėndronin nėpėr vende dhe disa herė u kėrkoi tė falur pėr shqetesimin qė u shkaktuan. Nga urdhrat qė ai u jepte shokėve tė vet nė gjuhėn shqipe, u bė e njohur kombėsia e banditėve.
    Me interes ėshtė mendimi i turqve, sepse ata kanė qenė me shqiptarėt pėr pesė shekuj. Tė gjithe historianėt turq flasin pėr kokėfortėsinė e shqiptareve. Arnaud-iunud (shqiptarėt kokėngjeshur), ėshtė njė shprehje e ngulitur nė kronikat e vjetra. Veē kėsaj turqit mendojnė se shqiptarėt janė kokėshkretė. “Ka njė damar shqiptari” ėshtė njė thėnie e zakonshme e turqve.
    Sipas mendimit tė komandantėve tė vjetėr turq tė ushtrisė, shqiptari ėshtė njė luftėtar shumė trim dhe i shkėlqyer pėr tė sulmuar armikun ose pėr tė marrė njė vend me sulm, por ėshtė indiferent kur vjen puna qė rrethanat kėrkojne njė taktikė mbrojtese. Sipas vlerėsimit tė turqve, shqiptari ėshtė i zgjuar “Ajaz Pasha i pėrkiste kombėsisė shqiptare, e megjithatė ishte jashtėzakonisht i zgjuar”
    Sipas turqve, njė tipar tjetėr karakteristik i shqiptarėve ėshtė dashuria pėr paratė; ata janė gjithnjė tė gatshėm t’u hyjnė aventurave mė tė rrezikshme, po tė jetė se e shohin qė del me fitim. Nė kohėt e Perėndorisė Turke tė vjetėr, ata tregonin njė histori: “E pyetėn shqiptarin: a do tė shkosh nė ferr?”Ai u pėrgjigj: “Sa tė paguajnė atje?”
    Plutarku na njofton, - shkruan kolonel Liku, - se Pirroja ka qenė njė oborrtar i zellshėm dhe i kujdesshėm, kur ishte i ri e kėrkonte miqėsinė e njerėzve tė fuqishėm. Ky ėshtė nė pėrgjithėsi karakteri i shqiptarėve. Ata janė tė shqetėsuar pėr tė siguruar favoret e eprorėve tė tyre dhe u rrinė besnik sa kohė qė paguhen nė rregull. Rebelimet e tyre, qė ndodhin aq shpesh, pėrgjithėsisht i shkakton shpėrdorimi i besimit nga punėdhėnėsit, tė cilėt shpesh i hyjnė njė ndėrmarrjeje papasur mjetet e mjaftueshme monetare, duke shpresuar se do t’u shtohen paratė, kur tė korrin sukses.
    Shqiptaret, qė pėrpjithėsisht janė mė tė vafėr se turqit,janė me tė pėrmbajtur nė kėrkesat e tyre, janė mė tė duruar e tė qėndrueshėm, janė mė tė vuajtuar qė nga femijėria.”
    Nė njė vend tjetėr koloneli Lik ben kėto vėrejtje:“Ndryshe nga turku dembel e fodull ose nga fshatari grek i varfėr, qė ka humbur gjithė gjallėrine nga pasojat e mjerimit dhe heshtjes sė vazhdueshme, kėta shqiptarėt janė tė dalluar pėr veprimtarinė e tyre tė palodhur. Ēdo pikė mbizotėruese pranė rrugės kam parė se e kanė zėnė njė ose disa prej tyre, nė kohėn qė me dilte para syve, dhe dukej sikur bėnin njė garė se kush do ta arrinte mė parė .Gjithė pyetjeve pėr topografinė ata u pėrgjigjen me pėrpikėri dhe me zgjuarėsi tė madhe, ndėrsa shpėrblimi mė i mirė pėr ta ėshtė leja qė u jap tė shohin me goniometrin tim. Nuk ka gjėra me tė ndryshme nga njėra tjetra se sa sjellja e shqiptarėve dhe sjellja e osmanėve, qė janė qeniet njerėzore me dembele eflegmatike, me pėrjashtim te rastit kur i lėviz nga vendi ndonjė nxitje e jashtėzakonshme”.
    Hobhauzit, mikut tė Bajronit e qė u quajt me pas lord Brauton, i kishte bėrė shumė pėrshtypje ndjenja kombėtare si njė tipar i shqiptarėve.
    “Kėtu ka, thotė ai, - njė shpirt pavarėsie dhe dashuri pėr atdheun nga gjithė populli e kjo nė njė masė tė madhe,mėnjanon dallimin e thellė qė vihet re nė pjesėt e tjera tė Turqisė ndėrmjet pasuesve tė dy/eve. Kėshtu, kur banorėt e viseve tė tjera i pyet se ēfarė janė, ata pėrgjigjen: “Jemi turq” ose “Jemi tė krishterė’ ndėrsa banori i kėtij vendi pergjigjet: “Jam shqiptar’.. Ndjenja kombėtare bie fort nė sy nė karakterin e tyre. Nėse ndonjė prej tyre largohet nga vendi dhe duke rrugėtuar merr vesh se njė bashkatdhetar i tij banon nė njė fshat pranė tė cilit mund tė kalojė, ndonese nuk e ka parė e as nuk ka dėgjuar ndonjėherė pėr tė, ai ndėrron rrugė dhe shkon pėr ta takuar. Disa herė kam qenė dėshmitar i gėzimit qė ata shprehin kur takohen kėshtu rastėsisht, e shfaqin me haptas se sa i tregojnė ndjenjat dy angleze miq nė kėto rasa. E gjithė mėnyra e sjelljes sė tyre ėshtė e pėrzemėrt dhe kur, pas njė mungesė tė shkurtėr, ndodh qė njė shqiptar ndesh njė tė njohur, i jep dorėn e djathtė dhe e puth nė faqe dhe po kėshtu bėjnė kur ndahen, ndėrsa po tė jenė takuar nė rrugė, kur largohen ca njėri nga tjetri, qėllojne me pistoletė ose me pushkė.”
    Po kėshtu njė autor francez i shekullit te nėntėmbėdhjetė, admirali Zhyrjen dė Ia Gravjerė, i cili, si komandant i flotės franceze nė Mesdheun Lindor pėr shumė vjet, u kishte bėrė njė studim tė thelluar shqiptarėve, ka venė nė dukje se “Kombėsia i bashkon shqiptarėt shumė mė tepėr sesa i ndan feja”.
    Vėzhgimet e Hobhauzit pėr frymėn kombėtare janė me interes tė veēantė pėr studiuesin, sepse ndėrmjet viteve 1878 dhe 1920 serbėt e greket, kėta humoristė tė pavetėdijshem, vazhdimisht janė pėrpjekur qė, kundėr formimit tė njė shteti shqiptar, tė shfrytėzojnė argumentin se nuk ekziston kombi shqiptar. Fuqitė e mėdha kanė qeshur me ta, madje njė diplomat bėn njė pyetje, pa i mėshuar fort, se a ka njė gjė tė tillė qė quhet kombėsia greke, tė dalluar nga kisha greke.
    Hobhauzi ve re se shqiptarėt “nuk janė me shpirt tė keq dhe kur bėhen tė pamėshirshėm, kjo nuk vjen aq nga parirni i hakmarrjes sesa nga pasioni i ēastit. Tradhtia ėshtė njė ves qė zor se e gjen ndėrmjet tyre”.
    “Kėnaqėsia e tij me e madhe, - shkruan Hobhauzi, - kur nuk ėshtė i zėnė me luftė, ėshtė tė ngrohet nė diell, tė pijė duhan, tė hajė, tė pije raki, tė dremisė ose tė vijė rrotull nė kopshtin rreth kasolles se vet, duke i rėnė lahutės me njė melodi te vetme. Ndonėse ėshtė i ngeshėm, pėrseri ai ėshtė i padurueshėm dhe i gatshėm tė rrėmbejė pushkėn e tė fshihet nė pyll me thirrjen e parė te prijėsit tė vet.
    Sic thotė Taciti, natyra e njeriut ėshtė ēuditėrisht e paqėndrueshme, kur po ata njerėz janė sa pėrtacė, aq edhe tė pakėnaqur qė prehen... Por ngathtėsia ose me mirė urrejtja pėr punėn, qė vėrehet te ky popull, nė asnjė mėnyrė nuk shoqėrohet me atė pamje rėndėsie e dembellėku qė e sheh pėrgjithėsisht tek turqit. Pėrkundrazi, shqiptarėt janė tė gjallė, madje edhe lozonjarė; ndonėse lojėrat e tyre popullore nuk janė shumė aktive, pėrsėri ata kur lozin tavėll dhe lojėra tė tjera ulur, e tregojnė kėnaqėsinė me shpėrthime tė forta tė qeshu rash ose me shenja tė tjera gezimi fėmijėror. Gjithashtu
    Libri i Hobhauzit e bėn Bajronin qė tė mos shkruante shumė gjatė pėr Shqipėrinė. Poeti na e thotė vetė kėshtu:
    “Pėr Shqipėrinė dhe banorėt e saj nuk kam dėshirė tė zgjatem shumė, sepse kėtė do ta bėjė shumė mire bashkudhėtari im nė njė libėr, qė ka shumė mundėsi tė dalė nga shtypi pėrpara kėtij (“Ēajld Haroldit, e prandaj as dua ta ndjek atė, as t’i dal pėrpara.” Pastaj Bajroni bėn disa vėrejtje kureshtare pėr shqiptarėt dhe malėsorėt skocezė: “Arnautėt ose shqiptarėt me kanė bėrė pėrshtypje tė fortė me ngjashmėrinė qė kanė me malėsorėt e Skocisė nga veshja, shtati dhe mėnyra e jetesės. Edhe malet e tyre dukeshin si tėKaledonisė, vetėm me njė klimė mė tė butė. Fustanella e tyre, ndonėse e bardhė, ndryshe nga kelti, shtati i thatė e i gjallė, e folmja e tyre qė tingėllon si keltishtja dhe zakonet e tyre tė rėnda, qė tė gjitha me kujtonin Morvenin.”
    Nėnės sė vet Bajroni i shkruante: “Mua me pėlqejnė shqiptarėt” dhe letrat e tij dėrguar nėnės nga Shqipėria janė plot me hollėsi piktorike.
    Njė klerik i kishės sė Anglisė, hirėsia T.S. Hjuz shkruan:“Nga temperamenti shqiptarėt janė pak grindavece dhe rallė ta falin goditjen; pa asnjė dyshim nuk u mungon talenti e mprehtesia dhe ėshtė nje fakt i shėnuar qė tre burrat me tė mėdhenj qė ka nxjerrė Turqia ne kėtė shekull, qė tė gjithė e kanė prejardhjen nga Shqiperia.”
    Xhorxh Finlej, historiani i kryengritjes greke,I cilėson me kėto fjalė:
    “Hidriotėt e tė gjitha shkallėve shfaqin karakterin e veēantė tė racės shqiptare: ishin krenarė, fodullė, tė pashtruar dhe tė etur pėr fitim. Parėsia (domethėnė shtresa e lartė), ishin ziliqare dhe kėrkues, populli ishte I pagdhendur dhe i dhunshėm. Por qė te dyja palėt kishin disa virtyte tė shkėlqyera dhe dalloheshin prej grekeve sepse e donin tė vėrtetėn dhe ishin tė ndershėm kur plotėsonin atė qė merrnin pėrsipėr.”
    Pėr njė mendim tė fundit nga britanikėt do vijė nė kohėn tonė dhe do tė citoj te nderuarin Sėr Edvin Piėrz, i cili ka pasur njė pėrvojė pothuaj prej gjysmė shekulli me shqiptaret dhe prandaj meriton plotėsisht tė quhet autoritet. Pesė cilėsitė qė ai i rendit si karakteristika tė shqiptarėve janė: kalorėsia, mirėsjellja, pavarėsia, toleranca, besnikėria. “Ata kanė zgjuarėsi, - thotė Sėr Edvin, - dhe njė dinjitet e mirėsjellje qė tė bėn pėrshtypje tė mirė.” Ai e pranon se e kanė si te metė tiraninė:“Shqiptari i veriut jashtė vendit tė vet e ka treguįr veten
    njė tiran tė pazotin, - thotė Sėr Edvin, por, - shton ai nė mėnyrė domethėnėse, - pika pėr tė cilėn unė po tėrheq vėmendjen kėtu ėshtė se ndėrmjet tyre ka pasur edhe njė pėrzierje gjaku serb.
    Dhe pikėrisht kjo ėshtė ēeshtja, sepse sa here ka ndodhur qė shqiptarėve t’u ketė munguar instinkti i kalorėsisė, pėr tė mos e prishur atė qė ėshtė mė i dobėt, gjithmonė ka dalė se njė shqyrtim i imėt ka treguar qė ata kanė qenė shqiptarė tė pėrzier me slavė.
    E vlen tė vihet nė pah askush nė kėtė galeri vėzhguesish, me sa duket, nuk e ka gjetur karakteristikėn me kryesore tė shqiptareve e pikėrisht atė, pa njohjen e sė cilės historia e tyre do tė mbetej njė mistėr, pra individualizmin e tyre.
    INDIVIDUALIZMI
    Njė studiues gjerman, dr. Herbert Luis, i cili, siē e kemi thėnė tashme, u ngarkua nga qeveria shqiptare pėr tė studiuar topografinė e vendit, pohon se nė Shqipėri nuk ekziston njė dukuri e tillė si turma.(pyet njėqind vet dhe bėj si di vet)

    VĖSHTIRĖ T’I BĖSH NĖ NJĖ MENDJE

    “ Njė nga pėrshtypjet me tė forta, - thotė.dr. Luisi, - qė mė ka lėnė kontakti i gjatė me popullsinė shqiptare, ėshtė me siguri kjo: qė te ēdo shqiptar ka njė njeri me vetebesim. Ēdo individ, qoftė i zgjuar ose budalla, ka njė aftėsi tė habitshme pėr tė vendosur vetė dhe e ve nė kartė pasurinė e gjakun e tij nė nje mėnyre prej biznesmeni. Ne njė situate tė paqartė, kushdo pa asnjė kufizim, qoftė i madh ose i vogėl gjykimi i tij, merr pjesė nė mėnyrė tė ndjeshme e ndėrkaq secili ėshtė gati tė marrė njė nismė tė fuqishme. Shkurt, nuk ka masa indiferente nė Shqipėri.”
    Mungesa e kėsaj fryme tė kopesė mund tė jetė interesante, po ajo ka pasur pasoja fatale pėr unitetin e Shqipėrisė. Pėr shkakun se shqiptari gjithmonė ka dashur tė marrė pjesė personalisht, drejtpėrdrejt, madje edhe pa ndėrmjetėsinė e delegateve, pėr diskutimin e ēeshtjeve tė gjithė shoqėrisė, ideja e tij pėr qeverinė nuk i ka kapercyer kufijtė e qytetit ose tė malit tė tij. Ashtu si pėr greket e lashtė dhe italianėt e mesjetės, ideali i shqiptarit ka qenė qyteti-shtet. Dhe kur njė nevojė kombėtare kėrkonte unitetin e veprimit, vetėm pas bisedimesh pa fund arrihej tė vendoseshin masat e pėrbashkėta qė do te merreshin ndonjėherė tepėr vonė. Sa herė qė nė tė kaluarėn ėshtė pushtuar Shqipėria, gjithmonė kjo ka ndodhur pėr shkak se ka munguar njė qėndrese e bashkėrenduar. Jo shumė larg, nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė autorėt angleze e francezė flasin pėr Shqipėrinė si konglomerat i njė numri tė madh republikash tė vockla dhe njėsish gjysmė feudale, nganjėherė tė lidhura nė grupe, nganjėherė krejt tė veēuara e te mėnjanuara, qė e njihnin sulltanin si njė sundimtar tė largėt e tė papėrcaktuar, i cili nuk ndėrhynte nė qeverisjen lokale.
    Eshtė interesante tė krahasohen dy sundimtarė te Shqiprisė nė vitet e fundit tė shekullit tė tetėmbėdhjetė dhe nė fillim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė: Ali Pashė Tepelena nė Jug dhe Karamahmud Pashė Bushatiliu nė Veri. Qė tė dy kanė qenė shqiptarė dhe qė tė dy kanė pasur sukses. Por ,Ali Pashėn e urrenin, sepse me gjithe padijen dhe krimet e tij, ai e kishte nocionin e njė bashkimi tė disiplinuar dhe me dorė tė pėrgjakur i shtrėngoi t’i bindeshin njė autoriteti qėndror, duke i shpartalluar pa mėshirė ata qė do tė kundėrshtonin, ndėrsa Karamahmudin e donin, sepse ai kishte konceptin tradicional pėr njė qeveri qė nuk ndėrhyn dhe mban tolerancėn patriarkale kundrejt mosmarrėveshjeve lokale.

    I PAVARUR DHE INDIVIDUALIST
    Megjithatė duhet mbajtur parasysh se, megjithėqe shqiptari ėshtė tepėr i pavarur dhe tepėr individualist e prandaj nuk pranon t’i nėnshtrohet ndikimit tė askujt kundėr vullnetit tė vet, ai pėrsėri beson fort te prejardhja dhe tek e drejta e precedencės, si dhe te gjithēka lidhet me ide tė tilla. Pėr shembull, nė historinė e kryengritj eve shqiptare ka njė tipar unik tė ēuditshėm: kryengritjet kanė nisur disa herė pa asnjė arsye tjetėr, veēse pėr tė kundėrshtuar caktimin si qeveritar tė njė njeriu qė nuk ka mbeshtetje farefisi. Jo shume kohė me parė (qė tė jemi tė pėrpiktė, me 1896), sulltani pati caktuar njė qeveritar tė ri tė pėrgjithshem pėr Shqipėrinė e Veriut, ndersa popullsia rroku armėt dhe shpalli se nuk donte tė qeverisej nga njė aga i ri. Njė gazetar francez i asaj kohe ka shėnuar se “kėta shqiptaret kane nje menyre tė menduari si te Montmorensit” natyrisht, kjo do te thotė si tė dukes sė madh te Montmorensit, te cilit ia prenė koken me 1632). Mirepo qėndrimi i shqiptareve ėshtė pak me ndryshe: ai mbėshtetet ne pėrvojen se njerėzve tė rinj shpesh u mungon vetėpėrmbajtja. Njė nga thėniet me popullore nė Shqipėri ėshtė: “Kur u bė evgjiti pashė, puna e pare vari te atnė “Kjo copė e filozofisė popullore ėshtė ana pėrgjegjėse shqiptare e proverbit anglez: “Hipe lypesin mbi shalė dhe ai do ta ngasė kalin sa t’i dalė fryma.”

    NEVERI NDAJ DĖNIMIT mos pajtues me dėnimin
    Njė veēanti tjetėr e shqiptarėve ėshtė neveria e pėrgjithshme ndaj dėnimit. Meqė ndėrhyrja e njė autoriteti qėndror nė liritė lokale e individuale ndihet si uzurpim i pushtetit, ligjet e vėna nga njė autoritet i tille quhen nė thelb tė padrejta dhe zbatimi i tyre, sado e rėndė qė tė ketė qenė shkelja, vėshtrohet thjesht si njė veprim i paligjshėm. Pėr mė tepėr, njė farė ndjenje patriarkale bėn qė tė shmangen masat e rėnda ndėshkuese. Dėnimi me vdekje pėrgjithesisht quhet diēka e tmerrshme, ndėrsa ėshtė njė fakt i shėnuar qė sot, ashtu si dhe nė shekujt e kaluar, nuk mund tė gjesh njeri nė Shqiperi qė tė pranojė detyren e xhelatit pėr tė varur. Pėr tė ekzekutuar vendimet me vdekje tė dhėna nga gjyqet, policia ėshtė e detyruruar tė gjejė evgjitė, tė cilėt kundėrshtojnė me tė madhe e megjithatė e kryejne kėtė ceremoni tė tmerrshme dhe, natyrisht, nė njė mėnyrė amatorėsh, qė ia zgjat vuajtjet viktimės.
    Veēanėrisht urrejnė shqiptarėt vendimet me vdekje pėr arsye politike. Njerėzit e ndiejnė se, tė paktėn pėr kėtė anė, si rregull duhet te jetė butėsia. Kjo tė kujton njė pjesė nga vepra e Skotit “Luhatjet”. Njė prijės i ri nga malėsia skoceze ra rob, pasi humbi nė njė betejė ku kishte shkuar pėr tė mbrojtur njė ēeshtje shtetėrore; e dėnuan me vdekje dhe para se ta ekzekutonin i tha njė shoku tė vet anglez: “Ky ligji pėr tradhti tė lartė ėshtė njė nga bekimet qė vendi juaj i lirė i ka dhėnė Skocisė plake e tė varfėr; me sa kam dėgjuar unė, ligjet e saj kanė qenė shumė mė tė buta.” Po tė ndėrrohen emrat dhe situatat, kjo shprehje mund tė vihet pa gabim nė gojėn e ēfaredo tė dėnuari politik shqiptar me vdekje. E vlen tė vihet nė dukje se sipas kanunit tė vjetėr shqiptar tė Lek Dukagjinit, njė figurė interesante e sadopak misterioze, qė i dha Shqiperisė njė kanun tė ligjeve mesjetare, i cili ka qenė nė veprim deri kohėt e fundit nė malėsitė e Shqipėrisė sė Veriut, vetėm tre dėnime mund tė jepeshin ligjėrisht nga autoritetet: gjoba, djegia e shtėpisė sė fajtorit, dėbimi nga krahina, por nuk pranohen as burgu e as dėnimi me vdekje. Dhe meqe ėshtė fjala, kjo butėsi e ligjit shpjegon pse ka lulėzuar hakmarrja nė Shqipėri, aq sa brenda caqeve tė caktuara ajo pėrfundoi duke u pranuar si njė e drejtė ligjore.
    Nuk pranon pėrjetėsinė e fajit

    NUK KA FAJ TĖ PĖRJETSHĖM
    Njė koncept interesant shqiptar ėshtė se njė burrė qė ėshtė burgosur, e fiton gjendjen e mėparshme morale, pasi e ka kryer dėnimin. Njė herė bėra njė gabim, duke folur pėr dikė si “ish i dėnuar”. Ra njė heshtje e plotė dhe pas pak njėri nga njerezit e pranishem tha: “Ai burrė e ka bėrė dėnimin, kurse ju tani po i jepni njė dėnim tė ri, duke u rikujtuar njerėzve tė kaluarėn e tyre.” Nje nėpunės shteti, qė disa vjet mė parė e kishin futur nė burg pėr pėrvetėsim parash, u caktua nė po atė punė, menjėherė pasi doli nga burgu dhe, duke qėnė njeri i zgjuar e i zoti, u ngrit shpejt nė detyrė dhe arriti mė nė fund tė zerė njė post mjaft tė lartė. Por atėherė zuri tė merrte ryshfete me tė dyja duart dhe me nė fund e hoqėn, kėtė radhė ndoshta pėr herė tė fundit. Kėshtu shqiptarėt mund ta shihnin se koncepti i tyre pėr dėnimin, qė nuk ka te bėjė me karakterin e njeriut, nė fund tė fundit mund tė jetė i gabuar dhe ka njėfarė tė vėrtete nė mendimin e kundėr mbizoterues ne vendet e tjera dhe qė mund tė pėrmblidhet nė thėnien e parė: ai qė ka qenė njė here kriminel, ėshtė gjithmonė kriminel.
    Kur u pėrurua njė burg i ri model nė Gjirokastėr, nja dymbėdhjete vjet mė parė, njė ministėr mbajti njė fjalim pompoz drejtuar tė dėnuarve, duke u thėnė se gjatė kohės sė burgimit ata do tė kishin mundėsinė tė arsimoheshin dhe, po tė silleshin mirė, kur tė liroheshin do tė kishin mundėsinė tė gjenin punė nė shtet. Ndėrmjet lėndėve te tjera qė mėsoheshin nė kėtė burg ishin, nė mėnyrė mjaft kureshtare, edhe mirėsjellja dhe etiketa. Kjo ngjalli disa komente sarkastike nga shkrimtarėt shqiptare me njė ndjenjė humori. Disa vjet me vonė me rastisi qė tė takoja njė funksionar te rėndėsishėm dhe i sugjerova qė tė dy klasikėt e mėdhenj tė sjelljeve tė mira, pra “Letrat” e Erlit tė Ēesterfildit dhe “Oborrtaro “i kontit Baldasar Kastilione duhej tė pėrktheheshin pėr pėrdorim nė lėndėn e etiketės nė burg. Me sa duket, ai nuk e vuri re qė unė po bėja shaka; me bėri disa pyetje pėr botimet mė tė mira tė kėtyre dy klasikėve dhe me kėrkoi qė t’i tregoja ndonjė pėrkthyes tė zotin. Megjithatė ai mund tė ketė kuptuar lojėn dhe do tė me jetė pėrgjigjur me po atė ton tė ironisė sė thatė. Kjo mėnyrė bisede nuk ėshtė e rrallė ndėrmjet shqiptareve, kur secili dyshon se tjetri e ka me ironi dhe vazhdon me njė mėnyrė tė qete e tė patrazuar.

    NUK PRANOJNĖ OFEZĖN
    Ėshtė vendi tė citojmė tashti njė thėnie tė famshme shqiptare: “Tjetrin vraje, por mos e shaj.” ka gjė tjeter qė ta ketė bėrė qeverinė e fundit osmane tė mos kishte popullaritet, sesa mėnyra fyese me tė cilėn kadilerėt i zhvillonin hetimet paraprake. Njė gjykatės i kėtij tipi erdhi njė ditė nga Stambolli, i shkolluar mirė pėr procedurat ligjore, por nuk merrte vesh fare nga psikologjia e popullit. I sollen pėrpara njė te pandehur dhe njė nga gafat e tij tė para ishte se e shau burrin si brinar. Shqiptari i fyer tha me zė tė ulėt se nuk mund t’ia kthente kėte kompliment, me qe nuk dinte asgjė pėr tė shoqen e prokurorit, vetėm se ishte i sigurt pėr njė gjė: se ai ishte frikacak. Pastaj ditėn kur u hap gjyqi, kur pa kunatin e tij nė sallė, ai iu kthye atij dhe i tha: “Ky njeri, duke treguar me gisht prokurorin, me ka thėnė se motra jote ėshtė kurvė.” Gjykatesi me pėvojė qė ishte nė tryezė, u pėrpoq ta ndreqte punėn duke shpjeguar se nė turqishten brinar nuk do tė thoshte se njė burrė e tradhton e shoqja, por ka nė pergjithėsi kuptimin njeri i keq. Megjithatė ky shpjegim nuk e ndreqte punėn dhe pas disa ditėsh prokurori u gjet i vdekur me njė plumb nė trup. Eshtė e pamohueshme se ndjekjet penale nė Shqiperi, ajo qė nė Amerikė quhet “shkalla e tretė”, nuk janė aspak tė panjohura dhe nuk shoqėrohen fare me sharje e fjalė fyese te drejtuara te pandehurit. Gjyqet shqiptare, siē mendoj unė, janė mė tė sjellshmet nė botė, nėse mund tė flasim pėr mirėsjellje nė ēėshtje kur njė njeri pėrpiqet ta futė nė kurth tjetrin pėr pohime qe i sjellin dėm.
    Nuk ėshtė idealist
    Njė tipar pa dyshim fatkeq i shqiptareve dhe tipar mjaft i dukshem ėshtė mungesa e plotė e idealizmit. Nė nje vend ku njerezit vdesin aq kollaj pėr hiēgjė, nuk ėshtė dėgjuar qė tė vdesė dikush pėr njė ideal ose ēeshtje. Do te kėrkonte shumė kohe tė shpjegohej perse Shqiperia nuk e ka fituar lirinė me herėt dhe ka njė listė tė shkurtėr tė dėshmorėve pėr lirinė kombėtare. Akte te trimerisė tė devotshmėrisė, qė kanė shkaktuar vdekjen e mijėra njerėzve, mund ta bėnin te dukej i rremė pretendimi im pėr mungesėn e idealizmit. Por besnikėria e verbėr ndaj traditave tė ngulitura dhe kanuni qibar pėr nderin janė pothuaj akte mekanike, qė nuk nėnkuptojnė se dikush e rrezikon jetėn pėr njė ideal tė zgjedhur lirisht.

    MIKPRITJA
    Eshtė folur shumė per mikpritjen e shqiptarėve dhe kjo ėshtė fare e vėrtetė. Kjo frymė mikpritjeje deri nė njė farė shkalle kufizohet nga njė prirje pėr tė pasur dyshime tek tė huajt. Nuk ka njeri me tė druajtur dhe mė tė rrudhur sesa njė shqiptar qė ballafaqohet me tė porsaardhurit. Ne breznitė e mėparshme vizitorėt e huaj, me pėrjashtim tė rasteve kur paraqiteshin si duhet prej dikujt, dyshoheshin se ishin spiunė, qė kishin ardhur pėr tė bėrė hartat e vendit dhe pėr tė mbajtur shėnimet e nevojshme pėr ndonjė pushtim tė planifikuar. Tozeri na rrėfen pėr vėshtirėsitė qė ndeshi njėherė, kur u pėrpoq tė vizitonte njė kullė tė vjetėr. Ai dhe bashkudhėtari me tė “... e nisėn sulmin kundėr kullės duke pėrdorur njė gur tė madh, meqė mungonte trakullorja, sepse derėn e kishin shuluar fort dhe ne dėgjonim tė zotin qė lėvizte lart nė katin e sipėrm. Nė fillim ai bėri sikur nuk na dėgjonte dhe, kur me nė fund zbriti, nisi njė dėrdėllisje para se te na pranonin brenda; siē i tha perkthyesit tonė fshehurazi, ai nuk mund ta kuptonte pse nuk donim ta shihnim kėtė vend, nėse nuk kishim ndėr mend qė tė vinim me pas si pushtues”.
    Sot dihet fare mire se ndjenjat e dyshimit kundėr te huajve janė zhdukur krejtėsisht lidhur me vizitorėt qč nuk vijnė nga Evropa Juglindore. Zonjusha Durham, qė ka shėtitur gjithandej nė Shqipėrinė e Veriut nė fillim tė kėtij shekulli, na jep si shembull tė mikpritjes shqiptare njė vizitė qė ka bėrė nė njė kasolle prej balte, ku i zoti i rreckosur me njė mirėsjellje te zgjedhur i ftoi te rrinin:
    “Ne jemi tė varfėr, - u tha ai. - Bukė kripė e zemėr, kjo ėshtė gjithcka qė mund t’ju ofrojmė, por ju jeni tė mirėpritur dhe mund tė qėndroni sa tė doni.”

    NDERSHMRIA
    Njė tipar tjetėr i karakterit te shqiptareve, qė ėshtė vėnė nė dukje shpesh nga vėzhguesit, ėshtė ndershmėria e tyre e rreptė. Standarti etik i shqiptarėve ėshtė besa, pra, fjala e dhėnė. Pavarėsisht nga rrethanat, kur njė shqiptar jep fjalėn, ajo nuk mund tė shkelet dhe nuk ka nevojė pėr asnjė lloj marrėveshjeje tė shkruar. Si pasoje, kuptimi i fjalės “I pabesė”ėshtė shkelja e fjalės sė dhėnė dhe pabesia, pėr tė cilėn tashmė kemi folur.
    Nė njė varg hartash tregtare shoqeruar me tekst, tė botuara me 1886 nga ministria franceze e Tregtise, fashikulli kushtuar Shqipėrisė i njofton eksportuesit se nuk ka nevojė pėr marrĖėveshje tė shkruara pėr shqiptarėt, sepse fjala e tyre e thėnė ka mjaft peshė dhe nuk njihet asnjė rast qė ta kenė shkelur.
    Henri N. Breilsford, ne librin e tij te njohur pėr Maqedoninė, ka kėtė anekdotė:
    “Gjėja me kuptimplote nga tė gjitha ishte pyetja lakonike me te cilėn iu pėrgjigj kėrkesės sime njė peshkop bullgar. “A i besoni atij?” - e pyeta unė. - “Ai ėshtė shqiptar.. Apo nuk ėshtė?” - ishte pėrgjigjja. - Pėr shekuj me radhė sllavėt dhe shqiptarėt kanė qenė nė armiqėsi tė pandėrprerė pėr vdekje. Dhe ja, ky ėshtė komenti i njė armiku pėr karakterin e tjetrit”.’
    Madje, edhe pas ankthit tė Luftės Botėrore, kur Shqipėria u bė kundėr dėshirės fushė beteje pėr disa kombe dhe dėshmitare e shfaqjeve tė pėrditshme te pandershmėrisė lakuriqe (ushtarėt e huaj i paraqisnin kuponat pėr cigare si kartėmonedha dhe ua jepnin bujqve tė paditur, qė nuk dyshonin se pėr t’u blerė mallra oficerėt mashtronin popullin dhe njėri-tjetrin ose shisnin mallrat e vjedhura nga depot ushtarake e kėshtu me radhė), pėrgjithėsisht me sa duket, ndershmėria shqiptare doli e paprekur, ndonėse pak e tronditur.
    Le tė vazhdojmė ende nė disa drejtime tė tjera pėr tė parė ēelėsat e tjerė qė kanė tė bėjnė me karakterin e popullit shqiptar.

    FJALĖPAKĖT
    Shqiptarėt nuk janė aq tė prirur pėr fjalė tė shumta. Autori francez, Hiasint Hekar Hyacinthe Hecquard, i cili ka qenė konsull i Francės nė Shkodėr pėr shumė vjet dhe e njihte mirė Shqipėrinė e Veriut, ve nė dukje shkurtėsinė me dinjitet tė fjalimeve nė kuvendet popullore Megjithatė kjo heshtje me dinjitet nuk ėshtė e dukshme pėr brezin me tė ri tė shqiptarėve, qė kanė studiuar nė universitetet e Italisė, Francės, Austrisė dhe tė vendeve tė tjera.

    SHPIRTI I AVENTURĖS
    Nė njė komb qė ka shpirtin e aventurės, do te ketė edhe ca vend pėr bixhoz. Shqiptarėt janė humbės tė mirė. Kur kam qenė fėmijė, kam dėgjuar pėr njė hanxhi, i cili u ul me disa klientė pėr njė lojė bixhozi, i humbi tė gjitha paratė dhe pasuritė e luajtshme dhe mė nė fund e vuri nė bixhoz edhe hanin dhe e humbi. Atėherė thirri njė noter, ia kaioi pasurinė fituesit, u pėrshendosh me tė gjithė dhe ēau e iku pa asnjė ankesė. Tė burgosurit shqiptare kane shpikur njė tip me tė vėrtetė origjinal pėr bixhozin. Me qė nuk u lejohej tė mbanin as letra dhe as zare, atehere njė ditė filluan ketė lojė: gjatė kohės sė pushimit ulen rreth dhe presin mizat, atij qe i vjen tė parit njė mizė, fiton njė pikė. Kjo shpikje gjeniale i pėrket kohės sė sundimit osman.

    NUK PROVOKON
    Njė e metė qė zakonisht nuk gjendet nė karakterin e shqiptarit, ėshtė provokimi. Megjithatė ne tė kalurėn ka pasur nje tip ngaci tė pėrbuzur, i cili kishte kėnaqesi tė provokonte pėrleshje vetėm pėr hir tė qejfit. Tipa tė tillė hynin nė kafene ose nė ndonjė vend tjetėr me shumė njerėz dhe e lėshonin njė cep tė brezit qė te zvarritej pėr tokė pas tyre. Dhe sapo dikush pa e parė e shkelte cepin e brezit (dhe kjo ishte njė gjė qė doemos do tė ndodhte), ata ktheheshin, nxirrnin jataganin dhe i kėrkonin shkelėsit qė tė nxirrte edhe ai jataganin e tė ndesheshin. Mbretėrimit tė ketyre provokimeve i dha fund mė shumė hyrja e pistoletės sesa trysnia e policisė.

    TOLERANCA FETARE
    Unė besoj se dihet gjithkund qė shqiptarėt janė tolerante pėr besimet e tjera dhe, ndoshta, ky ėshtė i vetmi vend ne Evropė, ku nuk ka pasur luftėra fetare. Pėr kėtė arsye disa kanė folur shpesh pėr “skepticizmin” shqiptar.

    KRENARIA
    Thėnia mesjetare franceze “Krenar si njė shqiptar” ėshtė cituar here tjeter dhe tė rikujtojne vargjet e lord Bajronit ne “Ēajld Haroldi”:Kėtu shqiptari ecėn kyelartė,Greku dėgjohet duke pėshpėrtiur.
    Krenaria ėshtė gjithmonė budallallėk, pėrveē qė ėshtė edhe qesharake. Megjithatė, kurdoherė ka interes tė bėhet studimi psikologjik i shkaqeve qė fshihen prapa krenarisė. Ne librin e tij “Malėsia e Turqise” Tozeri ka nje pjesė argėtuese:
    “Shpejt pasi lamė pas Elbasanin, ne e kaluam pėrsėri Shkumbinin, qė kėtu ėshtė nje rrjedhe e gjėrė dhe e cekėt. Duke ecur gjatė luginės, ndeshėm nje numėr tė madh djemsh me pamje tė sėmurė, punėn e tė cilėve e tregonin mire armėt dhe ēibukėt e gjatė: do te ishin roja ose grabitės ose qė tė dyja bashkė, sepse vija ndarėse ndėrmjet kėtyre dy shtresave ėshtė tepėr e hollė.
    Ėshtė kėnaqesi tė vėsh re pėrzierjen kureshtare tė krenarisė me varfėrinė, qė dukej qartė te disa nga kėta burra. Mund t’i shihnit duke u krekosur me fustanellat e bardha tė ndotura, ndėrsa mbanin trupin drejt, dridhnin mustaqet e qeleshen hedhur mėnjanė, kurse e bėnin veten sikur ishin zotėrinj tepėr tė hollė, saqė nuk begenisnin t’u hidhnin sytė kalimtarėve si JU, e megjithate gjithēka e tyre flet pėr mjerimin mė tė madh. Gjithashtu edhe mėnyra me tė cilėn e mban zakonisht njė shqiptar pushkėn hedhur mbi zverk, me tė dy krahėt shtrirė nė dy cepat e saj, i shton njė ngjyrė shkujdesie pamjes sė tij.”
    Ajo qė ishte njė gjėzė per Tozerin, ėshtė fare e qartė pėr ēdo shqiptar. Krenaria ėshtė njė gjendje e mendjes pavarėsisht nga pasuria ose rrethanat dhe djemtė qė ka parė Tozeri, i pėrkasin nje tipi tė njohur mjaft mirė. Brez pas brezi ata me shpatė ose me pistoletė nė dorė kanė ruajtur pavarėsinė e tyre kundėr kufizimeve qeveritare tė Turqisė. Ata ia kanė dalė tė kundėrshtojnė pagimin e taksave, i janė kundėrvėnė rekrutimit ushtarak, kanė mbrojtur doket e ligjet e kanunit dhe nė mėnyrėn e tyre e kanė ndier veten njerėz tė lirė. Ndėrsa popujt e tjerė i kanė pėrqėndruar energjitė e tyre pėr tė nxjerrė para, pėr tė grumbulluar sende tė bukura ose pėr tė kaluar kohėn kėndshėm me rrugė tė ndryshme, kėta njerėz tė thjeshtė e te ashpėr kanė pasur vetėm njė qėllim nė jetė dhe e kanė arritur disa herė me ēmimin e vdekjes sė njerėzve tė familjes sė tyre: tė jenė individualisht tė lire kundėr ardhėsve. Ky ėshtė njė program i marrė, qė injoron gjėrat mė tė holla tė jetės dhe vetekėnaqėsinė qė rrjedh nga bindja ndaj rregullave tė arsyeshme.
    Krenaria e tyre, sado qesharake qė mund tė jetė, megjithatė nuk ėshtė pėrtej mundėsive pėr t’u shpjeguar. Meqe ėshtė rasti, fustanellat e bardha, qė i janė dukur “tė ndotura” Tozerit, do tė kenė qenė ndoshta diēka krejt tjetėr. Ka qenė zakon i pėrgjithshem nė Shqiperi per t’i zhytur fustanellat e bardha nė dhjamė deleje te tretur me qėllim tė dyfishtė: pėr t’i bėrė qė tė mos u depertonte uji dhe qė tė mos dukeshin mirė nė largėsi. Kur isha fėmijė, unė e kam parė kete punė dhjetėra herė qė e bėnin burrat me armė (shqip i quajnė trima nė shtepinė e babait tim). Pasi i nxirrnin nga kazani, i varnin fustanellat pėr t’u tharė dhe pastaj me hekur tė nxehte bėnin palat. Pas kėsaj ato merrnin njė ngjyrė te pėrhime tė zbehtė, pór nuk ishin aspak tė ndotura.

    GJĖAGJĖZAT
    Pėrgjithesisht Tozeri ka njė qėndrim kritik kundrejt shqiptarėve. Ai ishte me tė tepėrt studiues klasik e nuk mund tė gjente gjė me interes nė Shqipėri. Prandaj e vlen tė vihet nė dukje se i ka tėrhequr vėmendjen njė mėnyrė tradicionale pėr tė kaluar kohėn nė jetėn shqiptare e pikėrisht gjėzat, tė cilat gjatė shekujve kanė qenė pėr shqiptaret ashtu sic janė fjalėkryqet dhe bejtet pėr njė pjesė tė popullit amerikan. Tozeri shkruan:
    “Qė shqiptaret jane tė zgjuar e me imagjinatė tė zhvilluar, e tregojnė vjershat e pėrrallat e tyre e sidomos gjėzat e tyre, nga tė cilat Hani na ka lėnė njė pėrmbledhje tė gjerė.
    Mė poshtė po sjellim disa shembuj tė pėrshtatshėm; pėrgjithėsisht ato paraqiten nė trajtėn e gjėrave tė ngjashme dhe pasohen nga pyetja: “ē’ėshtė?”.
    Ara e bardhė, fara e zezė, e mbjell me dorė, e korr me gojė?- Letra e shkruar. (Eshtė shumė interesante qė kjo fjali e fundit ilustron mėnyrėn se si njerėzit gjysmė tė arsimuar e pėrfytyrojnė njė dorėshkrim!)
    Ati me rroba jeshile, i biri me rroba tė kuqe? - Karafili i celur.
    Lopa e bardhė milet e majmuni hidhet? — Boshti me furkėn.
    Ka s’asht, brina ka; magar s’asht, samar ka; ngado shkon, lėshon serm? - Kėrmilli.
    Lesh pėrbrenda; mish pėrjashta? - Qiri prej dhjami”)
    “Bleta shqiptare” e Mitkos ka gjithashtu njė pėrmbledhje gjėzash, nga tė cilat po japin disa qė mund t’i pėlqejnė lexuesit:
    1 “Dy vėllezėr mbajnė zjarr ne dorė e s’digjen. - Masha.
    Helli prej mishi, mishi prej hekuri. - Unaza.
    Gjithė ē’flitet pėrmbi dhe, nė nje vrimė futet. - Veshi.
    I ati pa lere, i biri bon sefere. - Tymi dhe zjarri.
    Dy vėllezėr janė pranė e njė brez i ndan nė mes. - Syte dhe hunda.
    Niė gjė e gjallė, gjithė tė shkon, heq shtėpinė me vete. - Breshka “.

    MUZIKA DHE VALLJA
    Dy mjete tė tjera popullore tė shprehjes midis shqiptarėve janė muzika dhe vallja, ndėrsa teatri nuk mund tė lėshonte rrėnjė gjatė kohės kur Shqipėria sundohej nga turqit. Muzika ka qenė kryesisht nė formėn e kėngėve, e mbėshtetur nė pėrrallat e legjendat popullore. Vete kėngėt janė monotone e tė zymta, po ato janė i vetmi shembull i njė muzike tė vjetėr popullore qė pėrmban disa zėra tė ndryshėm, ndėrsa nė vendet e tjera kėngėt popullore kėndohen si homofonikė.
    Ėshtė shprehur mendimi se muzika polifonike mund tė ketė pasur origjinėn nė Shqipėri; ku nuk mund tė mos u binte nė sy kjo gjė e veēantė italianeve qė e kanė vizituar vendin nė Mesjetė. Kėngėt zakonisht ndahen nė tri pjesė: ndėrsa dy veta kėndojnė nė dy linja krejt tė ndryshme, ndonėse fare qartė tė lidhura, njė grup mban ison nė sostenuto tė krahasueshme me point d’orgune. Zonja Men Uortli Montegu, qė ka udhėtuar pėrmes Turqisė me 1717, i pa kalimthi shqiptarėt dhe thotė per ta: “Ata vishen e armatosen me shpenzimet e veta, janė pėrgjithėsisht djem tė rinj tė fuqishėm, tė veshur me shajak tė bardhė e tė pastėr, mbajnė pushkė shumė tė gjata, qė i hedhin nė sup sikur nuk e ndiejnė peshėn e tyre, kurse prijėsi i tyre kėndon dhe lloj melodie te papėrpunuar, qė nuk ėshtė e pakėndshme, ndėrsa tė tjerėt i mbajnė ison.”
    Zonja Meri nuk ka arritur tė dallonte se nuk ishte njė melodi, por dy, tė pėrziera nė njė lloj kundėrpunkti primitiv.
    Meloditė e valleve janė tė njė tipi tjetėr krejt tė ndryshėm: ėshtė njė muzikė e gjallė dhe me ritėm tė mirė, nga e cila janė botuar vetėm pak shembuj.
    Shumė ėshtė shkruar pėr vallen kombėtare shqiptare, qė nga disa autorė ėshtė krahasuar me vallėn pirrike tė grekeve tė lashte. Njė pėrshkrim tė mirė na e ka dhėnė hirėsia e tij T.S. Hjuz, i cili e ka vizituar Shqipėrinė nė fillim tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė.
    “ U kėnaqėm edhe me shumė nga njė lloj tjetėr argėtimi, qė e pamė te arvanitikoja, ose vallja kombėtare e palikarėve shqiptare, qė e ekzekutuan disa nga rojat me tė shkathėta tė vezirit, tė cilin e kishin fluar pėr vizitė. Lėvizjet dhe figurat e kėtij ushtrimi shėrbenin pėr tė paraqitur gjallėrinė e habitshme dhe forcėn mushkullore tė kėtyre malėsorėve tė ashpėr, tė cilėt, tė kapur fort dorė pėr dore, lėvizėn pėr njė farė kohe ngadalė para e prapa, pastaj vrapuam rrotull me njė lėvizje tė shpejtė rrethore nė pėrputhje me nxitjet e muzikės dhe tė zėrave te tyre deri nė kupė tė qiellit; ndėrkaq udhėheqesi ose korifeu, qė ndėrrohej shpesh, bėnte kėrcime tė habitshme, duke u pėrkulur pėrpara, aq sa balli gati i prekte tokėn dhe pastaj hidhej nė ajėr me hovin e telit tė nje harku, ndėrsa flokėt e tij tė gjatė i valėviteshin nė njė pėshtjellim tė egėr pėrmbi supe.”
    Hjuzi nuk e ka vėnė re qė njė pjesė e valles luhej mbi majat e gishtave. Vallja shqiptare duhet tė kėrcehet me veshjen kombėtare, atėherė del nė pah e gjithė bukuria e saj e ēuditshme, por ajo mund tė jetė pak qesharake, kur kėrcehet me njė kostum tė zakonshėm me pantallona, siē e kam parė disa herė.

    PĖRKUSHTIMI NDAJ PRINDĖRVE E FAMILJES
    Njė anė tjetėr e karakterit shqiptar ėshtė pėrkushtimi i thellė i njė njeriu ndaj prindėrve dhe familjes. Kjo ndjenjė e natyrshme, si kudo gjetke, merr njė formė me tė mprehte nė Shqipėri, ku familja ėshtė njė njėsi shoqėrore qė nė njė shkallė tė gjerė zė vendin e shtetit nė mendimin e njerezve. Femijet rriten me traditat pak a shume patriarkale pėr te respektuar me tė mėdhenjtė e mbi tė gjithė babanė, fjala e tė cilit sa tė jetė gjallė ėshtė ligj brenda caqeve te familjes. Ndėrsa kur vdes babai, autoritetin e tė zotit te shtėpisė e merr mashkulli mė i moshuar i familjes. Nuk ėshtė nevoja tė thuhet se njė femėr e shtėpisė, me pėrjashtim tė nėnės, zė njė pozitė inferiore. Ky ligj i pashkruar i familjes ndoshta mbėshtetet nė idenė se femra ėshtė pjese e familjes, vetėm derisa nuk ėshtė martuar. Lidhur me kėtė ėshtė interesante tė vihet nė dukje se kur vjen koha qė anėtarėt meshkuj, e pikėrisht vėllezėrit, tė hapin shtėpinė e tyre, gjithė pasuria e prindėrve ndahet barazisht ndėrmjet tyre. Anėtaret femra nuk marrin pjesė nė ketė ndarje. Shqipėri pothuaj nuk njihen testamentet e bėra nga babai. Nė raste tė jashtėzakonshme, kur pasuria ėshtė shumė e madhe, gjė mjaft e rrallė ndėr fshatarėt babai mund tė mund tė ndajė njė pjesė parash pėr tė bijat. Ndonėse nėna respektohet shumė, rrallė merret mendimi i saj pėr zotėrimin e pronės.
    GRUAJA SHQIPTARE
    Tipari karakteristik kryesor i gruas shqiptare ėshtė dashuria e saj pėr shtėpinė dhe pėr mjedisin e qetė, si dhe pėrkushtimi ndaj traditave tė vjetruara. Kėtu fshihen si fuqia e saj, ashtu edhe dobėsia e saj, sepse kjo frymė konservatore e bėn atė pėrgjithėsisht tė dyshojė pėr idetė e reja. Qė nė moshė tė vogėl vajza nis tė pėrgatitet pėr ditėn kur do tė bėhet nuse, bėn qėndismat e rrobat qė do tė jenė paja e saj. Kjo punė kėrkon mjaft vjet. Ajo ka pasoja tė dyfishta: e pasuron shtėpinė e ardhshme me sende artistike dhe njėkohėsisht ka vlerė morale, duke e pėrqendruar mendjen e vajzės sė re te rėndėsia e jetės qė do tė bėjė si zonjė e re shtėpie. Kam frikė se ka edhe njė pasojė tė keqe: i bėn vajzat e reja shumė serioze, nuk i lė tė merren me lojėra tė shėndetshme e tė qeshin lirisht; kjo u jep vashave shqiptare njė pamje murgeshash tė reja te bukura, por tė rėnda.Udhėtarėt kanė qenė tė pranishėm disa herė nė martesat shqiptare dhe i kanė pėrshkruar pak a shumė me pėrpikėri. Njė dasmė shqiptare ėshtė njė punė .e madhe, qė i ngjan njė panairi ose njė karnavali, me muzikė, valle e me argėtime tė gjithfarshme, qė disa herė zgjat deri njė javė. Ndėrkaq nusja merr mėsimet e para se ēfarė ėshtė vjehrra. Komedia dhe letėrsia gojore popullore kanė pėrhapur kudo njė tip tė caktuar vjehrre, qė nuk ėshtė edhe aq e kėndshme. Gjithmonė ėshtė e padrejtė tė bėsh pėrgjithėsime, por sidoqoftė nė Shqipėri njė nuse e re e martuar shpesh e ka pisk punėn nė duart e njė vjehrre qė i ka qėllimet tė mira, por ėshtė tepėr e rreptė. Megjithatė, sapo bėhet e qartė se nusja pret tė bėhet nėnė, gjithcka ndryshon pėr mirė.
    Nė Shqipėri ka njė mendim tė nderuar prej kohėsh se fėmija nuk do tė jetė i shėndoshė nėse nėnės sė ardhshme nuk i plotėsohen tė gjitha dėshirat qė ka pėr ēdo gjė dhe nėse nuk i pėrmbushen trillet e tekat. Kėshtu nėna e ardhshme shpesh pėrfiton nga kjo gatishmėri tradicionale pėr ta kėnaqur dhe ēdo gjė tė mirė qė kėrkon tė hajė ose tė pijė ia gjejnė, madje dėrgojnė edhe njė njeri veēan pėr ta gjetur nė ndonjė qytet tjetėr. Dhe nė tė vėrtetė ka nje proverb nė gjuhėn shqipe, qė do tė thotė: t’ia ēosh si nusja e re nė shtėpi.
    Nuk ka mjek te pranishem, kur lind njė fėmijė shqiptar. Nėnėn e ndihmojnė njė a dy babo, gra tė mira qė nuk dinė asgjė pėr anatominė e fiziologjinė dhe qė e bėjnė punėn e tyre pa i sterilizuar duart, vetėm sa i lajnė me sapun. Ėshtė e qartė qė atėhere nuk janė tė rralla rastet e vdekjeve.
    Pak kohė pas lindjes fėmijėn e lidhen me dizgje. kėta janė rripa tė ngushtė prej uri tė bardhė tė pastėr, disa metra tė gjatė dhe fėmija lidhet fort disa herė nga koka te kėmbėt, duke lėnė tė lirė vetėm sytė, munden dhe gojėn. Kjo mbėshtjellje absurde i ngjan pak veshjes sė njė mumjeje egjiptiane. Fėmija kthehet nė njė tė burgosur, qė nuk lėviz dot e ndonėse rripat i ndėrrojnė disa here nė ditė foshnja asnjėherė nuk lihet e lirė qe t’i ushtrojė gjymtyrėt pėr njė kohė tė gjatė. Ky trajtim i gabuar, i pėrgjithshėm nė Shqipėri dhe i vjetėr prej mijėra vjetėsh, vjen nga njė frikė e tepruar se mos foshnja bie nga djepi dhe mbetet i gjymtė. Djepi nė Shqipėri ėshtė shumė i lartė dhe pasi e kanė tundur mirė e foshnja ėshtė nanurisur pėr ta zėnė gjumi me njė kenge tė vjeter, nėna largohet pėr punėt e shtėpisė pa pasur frikė se do tė ndodhė ndonjė e keqe. Kjo lidhje e foshnjės ka edhe njč epėrsi tė dyshimtė: qė lejon tė mbahet me lehtė foshnja kur nxirret nga djepi, sepse e mbėshtjellė si kopan ajo i ngjan njė kukulle te ngurtė ose njė pakoje qė mund ta vėsh nė ēdo pozicion, mjaft qė tė mos e vėsh me kokė teposhtė.
    Derisa arrin moshėn tre vjec, pėr fėmijėn kujdesen mirė, por me metoda tė gabuara, tradicionale e tė paditura. Pasi mbush tre vjeē, atė e lėnė praktikisht tė lirė tė kujdeset pėr veten, tė bredhė korijeve me shokėt e lodrave, tė vrapojė arave, kur ka diell ose tė rrokulliset kėmbėzbathur, kur ka dėborė. E ėma e ushqen, e lan dhe e vesh, por pėr tė tjerat ėshtė i lirė tė bėjė ēfarė tė dojė. Kjo punė e pakontrolluar ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me sklavėrinė si mumje nė djep dhe e zhvillon qė herėt njė ndjenje pavarėsie. Kjo ndoshta i bėn fėmijėt edhe pak tė pashtruar. Megjithatė nė Shqipėri koha e lodrave pėr fėmijėt ėshtė e shkurtėr. Nevojat e rėnda ekonomike i detyrojnė t’i drejtojnė energjitė pėr veprimtari tė dobishme qė nė moshė tė njomė.
    Pak gjė mund tė thuhet pėr jetėn seksuale tė shqiptarėve nė njė libėr te caktuar pėr lexuesin e gjerė. Disa vese nuk janė tė panjohura nė qytetet, ndonėse ardhja e tyre mund tė gjurmohet lehtė nga ndikimet e huaja, por zor se mund tė gjendet njė popull tjetėr nė botė me i urtė sesa nė fshatrat e Shqipėrisė. Pafajėsinė e fshatarėve mund ta tregojė njė zakon interesant qė ka mbizotėruar deri nė kohėt e fundit dhe qė ende nuk ėshtė zhdukur. Kur do tė bėhej njė martesė, qė zakonisht lidhej ndėrmjet tė rinjve pa i mbushur njėzet vjeē, dhėndri ishte nga nėntėmbėdhjetė deri njėzet e njė vjeē, ose aty rrotull, ndėrsa nusja nga pesėmbėdhjetė deri shtatėmbėdhjetė vjeē, njė anėtar mashkull me i moshuar i familjes duhej t’i shpjegonte burrit tė ardhshėm anėn fizike tė martesės; ndėrsa njė femėr e farefisit me njė copė gėlqere, qymyr ose diēka tjetėr qė shėrben pėr tė shkruar, do tė vizatonte nje rreth tė vogėl pėrqark depIlata virginis pudenda, ut invenis Inexpers, introitum facilus inveniat. Kjo thjeshtėsi baritore e njė kohe tė vjetėr na tregon shkallėn e pėrhapjes se urtėsisė e tė shėndetit moral, qė i ka bėrė shqiptarėt gjatė shekujve tė jenė model i fuqisė dhe i shėndetit.
    Nė tėrėsi shqiptarėt nuk janė njerėz sensualė. Shumica e tyre bėjnė nje jetė pothuaj si tė asketėve dhe ndonėse janė tė urtė me grate e tyre, burrat shqiptarė priren t’i mbajnė ato me tepėr si nėna sesa si gra tė dashura.
    Zonjusha Durham ka njė anekdotė pėr kėtė: “Kam dėgjuar se i biri i njė nėne austriake dhe i njė babai shqiptar u fejua dhe unė e pyeta nėnėn e tij nėse ai kishte rėnė nė dashuri. “0, jo!” - thirri ajo. - “As njė ēikė, ai ėshtė tamam shqiptar!”
    Megjithatė, Shqipėria ėshtė njė vend ekstremesh, prandaj kur njerėzit janė sensualė, janė tė tėrbuar fare. Historianėt e hershėm turq na flasin pėr njė vezir tė madh tė famshėm, i cili njė kohė pati dyzet foshnja nė djepe dhe kur vdiq la njėqind e njėzet djem pas. Ky vezir i madh ka qenė Ajaz Pasha, tė cilin e kishin rrėmbyer nga familja nė Vlorė kur ishte fėmijė pėr ta futur nė radhėt e jeniēerėve (kėtė dukuri njė historian e ka quajtur “taksa e gjakut”), e rritėn si mysliman dhe pėr arsye tė talentit u ngjit nė postin mė tė lartė. Ndėrkaq, nė konstrast me tė, tre vėllezėrit e tij qė mbetėn nė Vlorė me nėnėn, qė tė tre u bėnė murgjėr dhe kaluan njė jetė tė ashpėr si tė krishterė, duke mbajtur kreshmė e duke u lutur.”
    Nė pėrmbledhjen e paēmueshme tė folkiorit “Bleta shqiptare” vėshtirė tė gjesh ndonjė gjurmė sensualizmi. Shohim njė nuse tė re qė qan te kroi duke larė fustanellėn e tė shoqit, i cili sė shpejti do tė niset per njė rrugė tė gjatė ose njė burrė qė do tė niset pėr luftė e i thėrret nuses sė vet:
    “Qasu, moj lule,
    oh, tė puthemi
    se kushedi
    se kur piqemi.
    As qasem dot,
    as puthemi dot,
    se na mbushen sytė plot lot.
    Mora dyfekthin e dola,
    dot me gojė unė s’tė fola”.
    Janė tė gjitha gjėra tė mira, tė brishta, tė hijshme dhe unė gjej njė prekje nga emocioni erotik vetėm nė vargun e fundit tė kėngės sė mė poshtme, qė anglisht e kam dhėnė tė pėrkthyer me metrin origjinal, duke ndryshuar vetėm njė fjalė pėr shkak tė rimės:
    Dale, tė tė puth njė here,
    pa merr njė gur e me bjerė.
    Tė te puth e te tė dua,
    tė tė shtrydh porsi limua.
    Nė disa vise tė Shqipėrisė ka njė paragjykim tė shėnuar pėr seksin e ujėrave. Disa ujėra quhen “mashkullore” dhe mendohet se kanė vetitė afrodiziake tė burrave; disa ujėra tė tjera janė “femėrore” dhe thuhet se kanė po atė veprim mbi gruan, ndėrsa njė lloj tjetėr janė “asnjanėse”. Njė njeri i shkolluar me ka thėnė njėherė u nis nga vendlindja, Gjirokastra, dhe udhėtoi deri te njė fshat gjashtė ore Iarg, ku kishte ca punė. Kur arriti nė vend, piu njė gotė ujė nga njė burim dhe menjėherė ndjeu njė shtytje pėr t’u kthyer nė shtėpi e tė bashkohej me tė shoqen. Ua tregoi shokėve kėtė ndjenjė tė ēuditshme dhe ata e pyeten me tė qeshur nese nuk kishte pirė ujė nga njė burim tjetėr i caktuar. Unė atėhere e nderpreva folėsin dhe e pyeta a e dinte mendimin qė ishte pėr ato ujėra. “E kuptoj se ku ma hedh fjalėn, - me tha. - Ju besoni se me kanė ndikuar fjalėt qė kam dėgjuar pėr ato lloj ujėrash: jo, deri nė atė kohė nuk kisha dėgjuar asgjė pėr kėto punė”. Pastaj ai shtoi se pasi e nisi mbrapsht kalin nė Gjirokastėr, duke u dhėnė udbėzime shėrbėtorėve qė ta sillnin pėrsėri pas tri ditėsh, u nis me kėmbė dhe u kthye nė qytet me sa i hanin kėmbėt.

    Tani dy fjalė pėr ushqimin e pijet.
    Kuzhina shqiptare ka huazuar mjaft gjėra nga Italia
    Turqia: me fjalė tė tjera, ajo ėshtė pjesė e kuzhinės mesdhetare, e cila me disa ndryshime, ėshtė e njėjtė qė nga Spanja e den nė Siri. Ndėrsa gjellėt janė tė thjeshta dhe tė lehta pėr t’i gatuar, amvisa shqiptare ėshtė mjeshtre pėr gatim. Atė e mėsojnė qė nė fėmijėri tė jetė gjellėbėrėse e mirė, pėrdor me zotėsi erėzat e ndryshme e sidomos specin e kuq, pa tė cilin asnjė gjelle me mish nuk vihet nė sofėr, si dhe perime gjith lėng e gjalpe ose vaj ulliri me dorė tė lėshuar, pėr tė gatuar gjellė qė tė lėshojnė lėng nga goja. Pa i ēuar kot gjėrat, ajo gjithashtu mund tė gatuajė nga tri deri nė gjashte gjellė te ndryshme tė shijshme me pak copa mishi, gjellė qė ndryshojnė sipas garniturės qė e ka stina.
    Shqiptarėve u pėlqen mė shumė mishi i qengjit sesa i lopės ose ndonjė tjetėr. Vendi ėshtė shumė malor dhe e gjithė toka arė pėrdoret pėr tė rritur drithė, qė e hanė njerėzit, prandaj rritja e bagetisė sė trashė ėshtė mjaft e kufizuar. Dhentė e dhitė qė janė me shumicė nė Shqipėri, kullosin nė viset malore me toka jopjellore, ku drithi nuk rritet nga vetė natyra e truallit. Shqiptaret pėrdorin nė sasi tė kufizuar mish kafshėsh te egra, si derri, lepuri, dhie tė egėr ose pėllumbi, mėllenje dhe gjeli te egėr. Praktikisht ēdo shtėpi mban disa pula pėr vezė e pėr mish. Pėrdorin mjaft peshk, sidomos tė krishterėt. Nga me te pėlqyerit janė troftat, ngjalat, putargat, belushkat e skuqura, si edhe molusqet e kėrminjtė.
    Qengji pėrgatitet sipas rnėnyrės shqiptare, zakonisht duke e prere nė copa tė vogla, e futin nė njė poēe me qepė te grira dhe me dy-tre thelpinj hudhre, i hedhin kripė, piper e spec, i shtojnė gjalpė e perime (disa here i shtien edhe ujė) dhe e lėnė tė ziejė disa orė. Dy lloje tė kėsaj gjelle tė zakonshme quhen ēomlek dhe tavė. Njė gjellė tjetėr, qė quhet dollma, bėhet me fletė lakre, me gjethe rrushi ose me speca, te mbushur me iē tė pėrgatitur me mish, oriz, bukė, qepė e hudhra. Pėr raste tė veēanta shqiptarėt .gatuajnė njė gjellė tė zgjedhur, qė quhet kukurec, qė bėhet me veshka dashi, mėlci, zemra dhe copa qengji e qė zakonisht piqet jashtė. Copa tė ndryshme tė kukurecit vihen nė hell dhe pastaj mbėshtillen gėrshet me zorrė qengji tė njomė, te lara me kujdes, qė lyhen me gjalpe e rrotullohen ngadale duke i mbajtur pak larg nga zjarri.
    Ėmbėlsirat
    Embėlsirat shqiptare, qė gatuhen zakonisht pėr ditėt e pushimit dhe festat, janė nė tė vėrtetė kryevepra tė gjellėtarisė, ku derdhen pa kursim gjalpi, sherbeti e arrat. Njė gatesė e tillė kombėtare jane petullat, qė jane brumė i skuqur nė vaj ulliri tė pėrveluar ose nė gjalpė, kullohen kur nxirren nga tigani dhe u hidhet sipėr sheqer e arra te bluara. Bakllavaja, njė ėmbėlsirė mjaft e pasur, i ngjan njė ėmbėlsirė qė kanė patisēeri tė Francės. Ajo bėhet me petė shumė te holla brumi, tė hapura me gjalpė tė tretur dhe me arra tė bluara. Me e mire ėshtė me bajame. Pasi piqet, lihet te ftohet dhe pastaj mbytet me sherbet, qė bėhet me sheqer tė tretur dhe me copa te grira lėkure portokalli. Njė lloj tjetėr gatese ėshtė lakroni shumė i pėrhapur, i cili i ngjet njė byreku amerikan, por, ndryshe nga ai, mbushet me perime tė ziera e tė grira imėt, si lakra, presh, qepė ose spinaq.
    Tarator ėshtė emri i nje gatesė tjetėr kombėtare, qė ėshtė diēka kureshtare, e ndėrmjetme midis sallatės dhe supės. Ajo bėhet me kos (njė lloj qumėshti i fermentuar, i cili njihet mė tepėr jashtė me emrin jogurt, tė pėrzier me kastraveca tė grirė dhe me arra tė bluara, njė dorė hudhra tė shtypura e tė ndrequra me kripe, vaj ulliri e pak uthull. Ai shtrohet nė sofėr fare i ftohtė dhe hahet me lugė. Mund tė tingėllojė e ēuditshme kėshtu e shkruar nė letėr, por ai ka njė shije tė hollė dhe mjaft vizitorė tė huaj e gjejnė tėrheqės pas habisė sė parė.
    Sa pėr ēka pihet, kafeja turke, njė lėng i trashė, i zi e me sheqer ėshtė mė popullore nė gjithė vendin. Njė pije qė praktikisht e gjen nė ēdo shtėpi ėshtė rakia, njė lloj xhini, qė e blejnė ose e bėjnė nė shtėpi nga rrushi, kumbullat ose mani. Rakia u nxirret gjithmone mysafirėve dhe ėshtė e zakonshme nė kėso rasash qė mė parė nxirret njė ėmbėlsirė, e quajtur llokume, ose ndonjė lloj reēeli i bėre me lėkura portokalli, shalqini, kumbulla ose fruta tė tjera. Pastaj nxirret kafeja turke me filxhanė kafeje ose gjysmėtasa. Vera pėrdoret me shpesh gjatė bukės ose pas gjelleve.
    ( Shėnim i botuesit):disa vjet me parė i ndrituri dr. A. Hidiicka, njė antropolog i njohur dhe drejtues i Institutit Smithson nė Uashington, pati mirėsin tė me shoqėronte nė Institut dhe gjatė bisedės pėr racat e Ballkanit vuri nė dukje se gjashtė here kishte qenė nė Athinė dhe asnjėherė nuk kishte mundur tė gjente aty njė grek.
    2) Hobhouse, vep. e cituar,f 144.Shqiptarėt kanė shfaqje shumė teĒė forta kur shprehin pėlqimin ose mospėlqimin e tyre dhe meqė fare pak e zotėrojnė veten, si dhe gjithmonė parapelqejnė forcėn kundrejt dredhisė, ata nuk kujdesen pėr t’I fshehur pasionet e tyre”
     
    .
5 replies since 14/1/2010, 21:55   1573 views
  Share  
.