~Gjuha Letrare

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. mimi_mi
     
    .

    User deleted



    Gjuha letrare, mjet kontrolli

    Njehsimi i gjuhes eshte konsideruar si nje nga arritjet e komb-shtetit ne shekullin e njezete. Te gjitha vendet sot kane nje gjuhe standarte, e cila njihet dhe perdoret nga te gjithe per te komunikuar midis shtetasve, qe perdorin dialekte apo te folura te ndryshme. Eshte folur shume per te mirat e ketij veprimi, eshte kritikuar forma se si eshte perzgjedhur gjuha letrare dhe jane bere sugjerime se si ajo mund te permiresohet qe te jete sa me perfaqesuese e te gjitha krahinave. Te gjitha keto jane bere duke paramenduar se perzgjedhja e gjuhes letrare eshte teresisht bazuar ne shkence, por eshte harruar dimensioni politik i perzgjedhjes se gjuhes letrare.

    Keshtu, eshte harruar se gjuha letrare eshte nje forme e shtetit per te kontrolluar masat. Askush nuk lind duke folur e perdorur gjuhen letrare, por e meson ate gjate jetes, kryesisht ne shkolle. Me gjithe deshiren e mire, gjuhen letrare shume pak e flasin sakte, ndersa me shume e shkruajne sakte. Eshte pikerisht paaftesia e njerezve per ta zoteruar gjuhen letrare me lehtesi, qe e ben ate nje mjet nenshtrimi e kontrolli ne duart e atyre qe e vendosin.
    Me poshte do te bej nje analize te arsyeve se si ndodh kjo duke perdorur shembuj konkrete.

    Se pari, fakti qe zgjidhet nje forme qe nuk eshte shume e perdorur apo e perhapur, duke krijuar edhe forma te reja gjuhesore, te cilat nuk perdoren natyrshem. Per kete mund te permendim gjuhen letrare shqipe, e cila edhe pse thuhet se eshte bazuar kryesisht ne dialektin e jugut, ngjason me shume me te foluren e Permetit, duke menjanuar format e forta te shqiptimit, te cilat jane karakteristike e pjeses me te madhe te jugut te vendit. Me dialektin e veriut dallimi eshte edhe me i dukshem, jo vetem ne shqiptimin e gjuhes, por edhe ne trajtat dhe format gjuhesore e gramatikore qe perdoren.

    Se dyti, vlen te permendet se leksiku i nje krahine mund te jete me i pasur se ai i nje krahine tjeter, gje qe duhet te kihet parasysh gjate procesit te njehsimit te gjuhes, ne menyre qe gjuha letrare te jete sa me e plote dhe sa me e zhvilluar. Rendesia e pasurise se leksikut te gjuhes lidhet drejtpersedrejti me pasurimin e mendimit. Sa me i afte te jete njeriu te shprehet ne forma komplekse, aq me i afte do te jete ai per ta zhvilluar dhe cuar me tej mendimin e tij, duke permiresuar edhe veprimin. Ne te kundert, nje fjalor i varfer, sjell edhe varferim te mendimit, qe nga ana e vet sjell padijen, e cila nenshtrohet me lehte se dija. Edhe ne kete rast shembull mund te marrim Shqiperine, dhe faktin se leksiku i pasur i veriut, apo dhe jugut te thelle, nuk eshte pjese e gjuhes letrare shqipe, gje qe ka bere qe shume njerez te mos i perdorin me fjale te ndryshme, duke arritur ne perfundimin se shqipja eshte nje gjuhe e varfer me fjale dhe qe ka nevoje te huazoje nga gjuhe te tjera. Nje shembull tjeter ehde me i forte eshte rasti i gjuhes letrare kineze, e cila eshte e unifikuar vetem ne te shkruar, nderkohe qe te folurat variojne sipas studiuesve nga 6 deri ne 12 lloje. Per nje popull te shumte ne numer si ai kinez, pamundesia per t'u shprehur e kuptuar gojarisht nga te gjithe, eshte nje forme per te ruajtur kontrollin bashke me format e tjera te perdorura nga sistemet autoritare.
     
    .
0 replies since 13/1/2010, 20:07   539 views
  Share  
.