~Historia e Letėrsisė Shqiptare!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    4.4 Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635)

    Frang Bardhi (1606-1643) ėshtė i katėrti nė radhėn e shkrimtarėve tė hershėm shqiptarė me emėr. Ai ėshtė autor i fjalorit tė parė shqiptar, tė botuar nė Romė mė 30 maj 1635, qė njėherazi pėrbėn nė gjuhėn shqipe veprėn e parė pa brendi fetare tė drejtpėrdrejtė. Frang Bardhi, i njohur edhe si Frano Bardhi apo Frangu i Bardhė, kurse nė latinishte si Franciscus Blancus apo Blanchus, lindi nė Nėnshat ose Kallmet (nė veri tė Lezhės) nė krahinėn e Zadrimės tė Shqipėrisė veriore nė njė familje me tradita nė dėrgimin e djemve tė saj pėr peshkopė kishe apo pėr ushtarė a nėpunės tė Republikės sė Venedikut. Ungji i tij qe peshkop i Sapės e i Sardės. Bardhi u dėrgua nė Itali ku studioi pėr teologji, ashtu si Pjetėr Budi, nė Kolegjin Ilirian tė Loretos, afėr Ankonės, e mė vonė nė Kolegjin e Propaganda Fides nė Romė. Mė 30 mars 1636, pa dyshim nėn ndikimin e familjes, ai u emėrua peshkop i Sapės e i Sardės, duke zėvendėsuar tė ungjin, i cili u bė kryepeshkop i Tivarit (Antivari). Para nisjes pėr nė Shqipėri mė 8 prill tė atij viti, ai mori 'imprimatur'-in e domosdoshėm pėr botimin e dytė tė Doktrinės sė Kėrshtenė tė Budit, qė mban emrin e tij:

    "Nos Franciscus Blancus Dei, & Apostolicae Sedis gratiae electus Episcopus Sappatensis, & Sardanensis... vidimus ac studiose considerauimus versionem Doctrinae christianae in Epiroticum idioma olim impressam ac publicatam..."

    (Ne Frang Bardhi, nė emėr tė Zotit e tė Selisė Apostolike, i zgjedhur peshkop i Sapės dhe i Sardės... kemi parė dhe shqyrtuar me imtėsi variantin e Doktrinės sė Krishterė nė gjuhėn epirote tė shtypur e tė botuar dikur...)

    Qė nga viti 1637, Bardhi vazhdoi t'i dėrgojė nga Shqipėria Kongregacionit tė Propaganda Fides raporte(25) italisht e latinisht, qė pėrmbanin njė minierė tė tėrė tė dhėnash pėr dioqezėn e tij, pėr ngjarjet politike, zakonet shqiptare dhe pėr strukturėn e vendin qė zinte kisha. Nėntėmbėdhjetė nga kėto letra dhe raporte ruhen nė arkivin e Propaganda Fides. Mė 1641, dy vjet para vdekjes, dihet se ka ardhur nė Romė pėr tė dorėzuar njė raport me dorėn e vet. Pas njė jete tė shkurtėr por tė dendur si shkrimtar e si figurė kishtare, Frang Bardhi vdiq mė 9 qershor 1643 nė moshėn tridhjeteshtatėvjeēare.

    Viti i fundit nė Kolegjin e Propaganda Fides qe ai kur Frang Bardhi njėzetėnėntėvjeēar botoi fjalorin 238-faqesh latinisht-shqip, pėr tė cilin ka mbetur nė histori(26). Kjo vepėr qė mban.

    Titullin Dictionarium latino-epiroticum, una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis, Romė 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht me disa shprehje tė pėrditshme), pėrmban 5640 zėra latinisht tė pėrkthyer shqip, plus njė shtojcė me pjesė tė ligjėratės, proverba dhe dialogė. Nė parathėnien e tij shqip tė titulluar "Githė atyne tarbenesceve ghi ta marrene mee zghiedhune e mee zan", Bardhi shpjegon synimet e tij:

    "Tve passune dite, e perdite (te dascunite e mij mbassi hina nde College) cuituem me ghisc zoppe Libre chesce me ndimuem mbe gna ane ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastastardhohete saa maa pare te vč; e maa fort me ndimuem gith e atyne ghi iane ndurdhenite tine zot, e te Scintesse Kisce Cattoliche, e sdijne ghiuhene Latine, paa te ssijet as cusc smune scerbegne si duhete, paa te madh error, e fai, hesaapete, zaconete, e Ceremoniate e Scintesse Kiscesse Romesse. Me ndy io pach mire me marre, e me nchethyem nghiuhet ze Letine mbe ghiuhet Tarbenesce gna Ditionaar, ghi tietre sascte vecesse gna Libre, ghi kaa nde uetehe saa fiale, e saa emena iane, e gingene nde chete piesse Seculi: possi cuur me thanė, te Nienezet, e te Stasseuet, & Vienauet, e te Maleuet, e te Fuscavet, e te saa tiera cafsceue, ghi gindene ndene kielt, ende mbi kielt, possi cuur te tine zot, te Engiet, e te Scintenet &c. I silli Libre me pelghiei, e mu duch se chiste me u chiene per ndoogna ndime, ndoonesse te pache..."

    (Pasi vrava mendjen pėr ca kohė (tė dashurit e mij, pasi hyra nė kolegj) se me ē'lloj libri do tė mundja nga njėra anė tė ndihmoja gjuhėn tonė qė pėrherė e mė tepėr po bdaret e po bastardhohet dhe, nga ana tjetėr, tė ndihmoja tė gjithė ata qė janė nė shėrbim tė Zotit e tė Kishės sė Shenjtė Katolike e qė nuk e dijnė gjuhėn latine, pa tė cilėn askush nuk mund t'u shėrbejė ideve, zakoneve dhe ceremonive tė Kishės sė Shenjtė tė Romės ashtu sikundėr duhet, pa bėrė gabime tė mėdha, mendova se do tė ishte ide e mirė tė hartoja e tė pėrktheja njė fjalor nga gjuha latine nė gjuhėn shqipe, qė nuk ėshtė tjetėr veēse njė libėr me fjalė dhe emra tė ndeshur nė kėtė pjesė tė botės. Pra, emra njerėzish, kafshėsh, ujrash, malesh, fushash dhe gjėra tė tjera qė gjenden nė qiell e nė tokė, si dhe zoti, engjėjt dhe shenjtorėt etj.. Ky libėr mė pėlqen mua dhe shpresoj se do t'u ndihmojė sadopak tė tjerėve.)

    Siē shihet, dy synimet e kėtij fjalori ishin tė shpėtonin gjuhėn shqipe nga 'bastardhimi' e tė ndihmonin klerin shqiptar tė mėsonte latinishten. Synimi i parė mund tė vėshtrohet nė kuadrin e atij ndikimi tė fortė qė turqishtja po ushtronte mbi gjuhėn shqipe nė shekullin e shtatėmbėdhjetė. Si do tė ēmonte njė prift katolik shprehjen 'Allah, Allah!', qė Bardhi e jep si shprehje admirimi? Synimi i dytė del qartė nė letrat dhe raportet e Bardhit dėrguar Romės, nė tė cilat ai ankohet pėr nivelin e klerit shqiptar. Nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kisha katolike nė Shqipėrinė veriore ishte nė gjendje shthurjeje tė shpejtė. Shumica e peshkopatave qenė tė paplotėsuara me klerikė, ndėrkaq shumė prej tyre qenė pa shkollė. Pjesa mė e madhe e shėrbyesve shqiptarė nė kisha me sa duket kishin njohuri tė cekėta pėr doktrinėn e kishės, kurse shumė syresh, pėr tė mos mbetur prapa kolegėve ortodoksė, qenė tė martuar. Synimi i Bardhit ishte t'i ndihmonte pėr tė mėsuar latinishten si pėr tė ngritur nivelin ashtu edhe pėr tė kapėrcyer nevojėn pėr njė kler tė huaj shpesh pa emėr tė mirė brenda kėtij vendi, kler ky qė, nga ana e vet, e dinte pak ose aspak gjuhėn shqipe. Nė njė rast raportohej me keqardhje se grave shqiptare u duhej tė rrėfeheshin nėpėrmjet pėrkthyesit. Nė njėrin nga raportet e tij, tė datuar 8 shkurt 1637, Bardhi shton se kishte pėrkthyer vepra tė tjera kishtare nė gjuhėn shqipe

    Fjalori latinisht-shqip nuk qe e vetmja vepėr e tij nė shqipe. Nuk dihet nėse kėto pėrkthime tė tjera u botuan e u vunė ndonjėherė nė qarkullim.
    Fjalori i Bardhit ėshtė vepra e parė nė leksikografinė shqiptare dhe deri diku vepra mė e rėndėsishme ndėr njėzet e dy fjalorėt shqip qė do tė botoheshin mė pas deri mė 1850. Me sa duket, ka pasur qarkullim tė mirė. Mė 1759 nė depon e Propaganda Fides nė Romė(28) gjendeshin rreth 360 kopje tė kėtij libri. Dictionarium latino-epiroticum nuk ėshtė as punim sistematik e as
    i hartuar nė njė mėnyrė tė lehtė pėr nevojat praktike tė pėrdoruesit, por si vepėr e parė e kėtij lloji, autorit mund t'i falen mangėsitė. Bardhi nuk e ka tė vėshtirė tė japė nė shqipe terma konkretė, por gjuha e tij shpesh ngec e nuk ecėn kur ndodhet para konceptesh mė abstrakte: materia "aste gna cafsce, seayet te tierate bahene (njė gjė nga e cila bėhen gjėrat e tjera)", substantia "aste gna caffsce ghi mbaa giaal nierine (njė gjė qė mban gjallė njeriun)", patria "dheu cu aste leem nierye (dheu ku ėshtė lindur njeriu)".
    Me jo mė pak interes se vetė fjalori ėshtė shtojca prej tridhjetė e tri faqesh, e ndarė nė shtatė krerė (1. emra dhe numėrorė, 2. tituj familjarė, 3. qytete dhe kėshtjella, 4. ndajfolje, 5. parafjalė, 6. pasthirrma, 7. proverba, fjalė tė urta, dialogė dhe pėrshėndetje). Njė pjesė e mirė e shtojcės ėshtė katėrgjuhėshe (latinisht, italisht, shqip dhe turqisht).

    Duke renditur fjalorin e tij tė shqipes sipas pjesėve tė ligjėratės, Bardhi na jep skeletin e njė gramatike tė shqipes. Tė 113 proverbat dhe fjalėt e urta qė ai pėrfshin nė fjalor, e para pėrmbledhje e tillė, si dhe dialogėt qė vijnė mė pas, janė me rėndėsi parėsore si pėr historianėt e gjuhės ashtu edhe pėr folkloristėt.
    Nė frymėn e shekullit tė shtatėmbėdhjetė, para korpusit tė fjalorit janė vėnė katėr vjersha tė shkurtra panegjirike latinisht, tė shkruara nga bashkėstudentėt e Bardhit nė Kolegj: Stefan Gaspari (Stephanus Gasparus) nga Durrėsi, Franēesk Azopardi (Franciscus Azzopardus) nga Malta dhe Mateu Dudesi (Matthaeus Dudesius) nga Dalmacia; vjershat lėvdojnė veprėn e Bardhit dhe e krahasojnė me Ovidin dhe Homerin.

    Bardhi ka botuar gjithashtu njė traktat shtatėdhjetė e gjashtė faqesh latinisht pėr Skėnderbeun, tė titulluar Georgius Castriottus Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus, Venedik 1636, (Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur pėrgjithėsisht Skėnderbe, vetė Princi i fuqishėm e i pathyeshėm i Epirit, i kthehet popullit dhe vendit tė tij), nė tė cilin ai hedh poshtė mėtimin e peshkopit boshnjak Tomeus Marnavitius se heroi kombėtar shqiptar ishte me prejardhje boshnjake. Ajo ėshtė njė vepėr erudite dhe me ndjenjė atdhetare, e ngjashme me polemikat qė bėhen dhe ēmohen edhe sot nė Ballkan.

    Ndihmesa e Frang Bardhit pėr vetė letėrsinė shqiptare, parathėnia e tij gjashtė faqesh pėr fjalorin e parė shqiptar, ėshtė modeste. Por duke u nisur nga mungesa e vazhdueshme e shkrimit shqip nė gjysmėn e parė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė, vepra e tij nuk ėshtė pa rėndėsi tė madhe. Si humanist me pėrkushtim tė fortė pėr pėrparimin e popullit tė vet dhe si dijetar me horizont tė gjerė kulturor, ai zė njė vend kyē nė zhvillimin e kulturės sė hershme shqiptare.
     
    .
9 replies since 13/1/2010, 17:26   1685 views
  Share  
.