~Historia e Letėrsisė Shqiptare!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    Histori e Letėrsisė Shqiptare - Robert Elsie
    Pėrkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)” nga Abdurrahim Myftiu, Tiranė


    1. SHQIPTARĖT DHE GJUHA E TYRE



    Gjuha shqipe flitet nga tė paktėn gjashtė milion njerėz, kryesisht nė Shqipėri e nė ish- Jugosllavi. Nė Shqipėri vetė, kjo gjuhė flitet nga e gjithė popullsia prej 3,255,891 banorėsh, pėrfshirė edhe disa pakica etnike dygjuhėshe. Statistika tė besueshme pėr numrin e shqipfolėsve nė ish-Jugosllavi nuk ka, por ata janė ēmuar midis dy dhe tre milionėve.


    Gjuha shqipe ndahet nė dy grupe dialektore kryesore: ai gegė nė veri tė vendit dhe ai toskė nė jug. Lumi Shkumbin nė Shqipėrinė e Mesme, duke rrjedhur pranė Elbasanit e duke u derdhur nė Adriatik, formon kufirin e pėrafėrt midis dy zonave. Kėtu, nė njė zonė dhjetė deri njėzet kilometra tė gjerė, gjejmė edhe dialekte tė ndėrmjetme. Grupi i dialektit gegė, i karakterizuar nga prania e zanoreve hundore, duke ruajtur n mė tė vjetėr pėr r toskėrishte (p.sh. geg.: venė, Shqypni; tosk.: verė, Shqipėri) si dhe pėr njė radhė tiparesh tė veēanta morfologjike, mund tė klasifikohet mė tej nė njė dialekt gegė veriperėndimor (Shkodėr dhe zona pėrreth), nė njė verilindor (Shqipėria verilindore dhe Kosova), nė njė qendror (midis lumenjve Ishėm e Mat dhe drejt lindjes, pėrfshirė Dibrėn dhe Tetovėn) dhe nė njė jugor (Durrės, Tiranė). Grupi i dialektit toskė ėshtė pėrgjithėsisht mė homogjen, ndonėse atė mund ta ndajmė nė nėngrupe dialektore veriore (nga Shkumbini nė Vlorė nė bregdet e nė gjithė brendėsinė e Shqipėrisė jugore nė veri tė lumit Vjosė), labe (nė jug tė Vjosės deri nė Sarandė), dhe ēame (cepi jugor i Shqipėrisė dhe brenda nė Greqi). Gjuha e sotme letrare, e miratuar nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 20-25 nėntor 1972, ėshtė njė bashkėrendim i dy grupeve dialektore ndonėse bazohet nė masėn 80% mbi atė toskė. Tani kjo ėshtė bėrė normė e pranuar gjerėsisht si nė Shqipėri ashtu edhe nė ish-Jugosllavi.

    Nė ish-Jugosllavinė, shqipja flitet nga njė numėr midis dy e tre milion vetėsh dhe vjen e dyta pas serbo-kroatishtes nė ish-federatė. Qendra e popullsisė shqiptare ėshtė Krahina Autonome e Kosovės me kryeqytet Prishtinėn, tani Republika e Kosovės e vetėshpallur nėn pushtimin e dhunshėm ushtarak tė Serbisė. Nė Kosovė, shqiptarėt pėrbėjnė rreth 90% tė popullsisė, tė tjerėt rreth 10%, kryesisht serbishtfolės. Qė nga vendosja e kontrollit ushtarak serb mė 1989-1990, gjendja e tė drejtave njerėzore e gjuhėsore tė shumicės shqiptare ėshtė tejkeqėsuar nė mėnyrė dramatike. Deri nė atė kohė, tė dyja gjuhėt njiheshin zyrtarisht dhe ishin nė pėrdorim tė plotė nė tė gjitha fushat e jetės nė kėtė rajon politikisht tė turbullt. Gjuha amtare e shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės ėshtė gegėrishtja verilindore, tė cilėn e zumė nė gojė mė sipėr, ndonėse nė tė vėrtetė tė gjitha botimet kėtu, ashtu si nė Shqipėri, janė nė shqipen letrare. Edhe nė radio, televizion dhe nė shkollė, qė nga kopshtet e fėmijėve e deri nė universitet, pėrdoret gjuha letrare shqipe. Shqiptarėt kanė njė ritėm jashtėzakonisht tė lartė lindjesh, prandaj edhe pėrpjesėtimi i tyre nė popullsinė e Kosovės dhe gjetkė nė ish-Jugosllavi rritet nga viti nė vit.


    1 Shifra e popullsisė pėr v. 1990, kr. Vjetari Statistikor 1991, f. 37.

    2 Pėr dialektet e shqipes kr. Desnickaja 1968, 1972, dhe Gjinari 1963, 1966.

    3 kr. Kostallari 1973, Byron 1976, 1979b, Pipa 1989, dhe Samara 1989.

    4 kr. Reuter 1982, Pipa & Repishti 1984 dhe Kohl & Libal 1992.

    5 Radioja dhe televizioni nė gjuhėn shqipe u pezulluan pas vendosjes sė kontrollit ushtarak serb, kurse mundėsia e arsimimit ėshtė pakėsuar shumė nga pushtetarėt e Beogradit.

    Republika jugore e Maqedonisė vlerėsohet tė ketė tė paktėn njė gjysmė milioni shqipfolės, ēka ėshtė e barabartė me deri 40% tė mbarė popullsisė sė republikės, ndonėse edhe kėtu nuk ka statistika tė besueshme. Popullsia shqiptare gjendet nė Shkup dhe pėrreth tij, ku ajo pėrbėn njė pakicė me peshė, e sidomos nga Tetova, Gostivari, Dibra dhe deri poshtė nė Strugė,
    ku edhe pėrbėn shumicėn. Shqiptarėt nė Maqedoninė perėndimore gėzojnė njėfarė statusi ligjor, por prapėseprapė nuk kanė tė drejta gjuhėsore e kulturore tė plota. Shumica e shqiptarėve tė Maqedonisė flasin nė dialektin gegė, ndonėse folės tė toskėrishtes mund tė gjenden nė jug tė Ohrit.
    Gjithashtu, njė pakicė prej rreth 50,000 shqipfolėsish gjenden nė Mal tė Zi, kryesisht pėrgjatė kufirit me Shqipėrinė, d.m.th. nė rajonet e malėsisė sė Gucisė dhe Plavės, nė Tuz nė jug tė Podgoricės, dhe nė Ulqin nė bregdetin jugor malazez. Pėrveē kėtyre, janė edhe tė paktėn 100,000 shqipfolės tė shpėrndarė nėpėr Serbinė jugore. Ėshtė fakt se shqiptarėt sot mund t'i gjesh nė tė gjitha rajonet e ish-Jugosllavisė, shumė prej tyre tė emigruar nga rajoni i varfėr dhe i turbullt i Kosovės nė republikat mė tė begata e tė qėndrueshme veriore (Kroaci dhe Slloveni) nė kėrkim tė lirisė, punės dhe njė niveli mė tė mirė jetese.

    Njė numėr i madh shqiptarėsh nga Kosova gjenden si punėtorė emigrantė dhe si refugjatė nė Evropėn Perėndimore, sidomos nė Gjermani dhe nė Zvicėr.
    Njė befasi pėr shumė njerėz ėshtė qenia e njė pakice tė madhe shqiptare nė Italinė jugore, tė ashtuquajturit arbėreshė. Ata janė pasardhėsit e refugjatėve qė lanė Shqipėrinė pas vdekjes se Skėnderbeut mė 1468. Falė njė mjedisi politik e social mė tė favorshėm se ai nė Ballkan, arbėreshėt qenė nė gjendje tė japin njė ndihmesė vendimtare nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare dhe nė lėvizjen kombėtare nė shekullin e nėntėmbėdhjetė. Letėrsia e hershme shqiptare, siē do ta shohim, ėshtė deri nė njė shkallė tė madhe letėrsi arbėreshe. Si pakicė gjuhėsore, arbėreshėt tani pėrbėjnė rreth 90,000 folės, shumė prej tė cilėve jetojnė nė fshatrat malore tė Kozencės nė Kalabri dhe nė afėrsi tė Palermos nė Sicili. Gjuha e tyre, e cila ende nuk pėrfiton nga statusi zyrtar qė u ėshtė dhėnė pakicave tė tjera kombėtare nė Itali (gjermane, franceze, sllovene, etj.), po vjen duke u shuar pėr shkak tė ndikimit tė fortė kulturor tė italishtes si dhe pėr shkak tė emigrimit ekonomik. Ajo ėshtė tepėr arkaike dhe dallohet shumė nga shqipja qė flitet sot nė Ballkan, deri aty sa folėsit arbėreshė e kanė tė vėshtirė tė komunikojnė nė shqip nėse nuk njohin gjuhėn letrare shqipe. Emigrimi masiv i shqiptarėve nė Itali mė 1990-1991 ndoshta do tė ndihmojė pėr ta stabilizuar gjuhėn.


    Nė Greqi, numri i madh i shqiptarėve qė populluan njė pjesė tė mirė tė zonės qendrore e jugore nė mesjetėn e vonė ėshtė asimiluar gjerėsisht. Gjuha shqipe e atjeshme, e njohur nė shqip si arbėrishte e Greqisė dhe nė greqishte si Arvanitika, prapėseprapė mund tė dėgjohet ende nė rreth 320 fshatra, kryesisht pėrreth Levadhias, nė Eubenė (Evinė) e jugut, Atikė, Korint dhe nė Androsin verior. Pėrderisa kjo gjuhė nuk gėzon ndonjė status zyrtar, statistika zyrtare pėr numrin e folėsve nuk ka. Arbėrishtja e Greqisė, e cila po shuhet me shpejtėsi, mendohet si forma mė arkaike e shqipes qė flitet sot.
    Gjetiu nė Ballkan, folės shqiptarė ndeshen fare rrallė. Asgjė nuk ka mbetur nga ato bashkėsi tė mėdha emigrantėsh shqiptarė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, qė lulėzuan dikur nė Bukuresht e nė Sofje me institucionet e tyre kulturore (shoqata, klube, gazeta, shtypshkronja, shkolla). Megjithatė, kjo gjuhė mund tė dėgjohet nė rajonin kufitar bullgaro-greko-turk,

    6 kr. Logoreci 1948, Cirrincione 1959, Nasse 1964, S. Petrotta 1966, Rother 1968,
    Tajani 1969, Kellner 1970, Zllatku 1976, Shkurtaj 1984, dhe Ēabej 1987.

    7 kr. Hamp 1961, Haebler 1965, dhe Sasse 1992.

    sidomos nė fshatin bullgar tė Mandricės.

    Gjithashtu, njė numėr i paktė shqipfolėsish gjenden nė Ukrainė, sidomos nė katėr fshatra (Zhovtnevoje, Gamovkė, Georgievkė dhe Denvenskoje) nė krahinat e Melitopolit dhe Odesės. Numri i shqiptarėve tė Ukrainės, pasardhės tė kolonėve tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė tė ardhur nga krahina e Varnės e Bullgarisė, vlerėsohet mė 1959 nė rreth 5000.

    Pak kanė mbetur nga ato koloni shqiptarėsh qė lulėzonin dikur anembanė Perandorisė Osmane. Pakica shqiptare nė Egjipt tani ėshtė shkrirė, ndonėse bashkėsi shqiptare ende gjenden nė numėr tė madh nė Turqi (Stamboll etj.) dhe deri diku nė Siri, sidomos nė Damask. Sė fundi, grupe shqipfolėsish nė madhėsi tė ndryshme mund tė ndeshen nė vende emigrimi si nė Shtetet e Bashkuara (Boston, Nju Jork, Kėnetikėt, Nju Xhersi, Detroit), e deri nė njė farė mase nė Kanada, Australi dhe Argjentinė. Gjithashtu, shumė shqiptarė kanė emigruar nė Evropėn Perėndimore (Itali, Greqi, Gjermani) dhe nė Amerikė me rėnien e diktaturės nė Shqipėri gjatė viteve 1990-1991.

    8 kr. Shuteriqi 1965, dhe Sokolova 1983.

    9 kr. Derzhavin 1948.

    10 Pėr shqiptarėt nė vendet arabe, kr. Mufaku 1981a, 1983, 1990, dhe Azemi & Halimi 1993.

    11 kr. Albanian struggle... 1939, Demo 1960, Noli 1960, Pipa & Prifti 1980 dhe Nagi 1989.

    Edited by el_a - 21/1/2010, 19:46
     
    .
  2. el_a
     
    .

    User deleted



    2. HISTORIA E HERSHME E SHQIPTARĖVE


    2.1 Nga Iliria deri te Bizanti



    Pėr banorėt e lashtė tė Ballkanit dhe pėr gjuhėt qė flisnin kemi relativisht pak tė dhėna. Pėrveē njė numri shumė tė vogėl mbishkrimesh tė shkurtra, si dokumente gjuhėsore pėr ilirishten, trakishten dhe dakishten mbeten vetėm emra njerėzish dhe vendesh tė pėrmendur sidomos nga autorė tė lashtė grekė e latinė, qė zakonisht nuk qenė fort tė interesuar pėr popujt e tjerė. Megjithatė, nga ē'mbetet prej kėtyre gjuhėve, kemi mundėsi tė arrijmė nė pėrfundimin se ato qenė indoevropiane, pra edhe tė lidhura, ndonėse larg e larg, me gjuhėt latine, greke, gjermanike, sllave, baltike, kelte e kėshtu me radhė.


    Atdheu fillestar i shqiptarėve pranohet pėrgjithėsisht tė kenė qenė malet e Shqipėrisė, dhe nė mėnyrė tė veēantė tė Shqipėrisė veriore. Dijetari gjerman Georg Shtatmyler (Georg Stadtmüller 1901-1985) ve aq larg sa t'i vendosė ata nė fillim nė rrethin e Matit(1). Se deri ku kishin vajtur ata nė vijėn bregdetare, mbetet ende njė ēėshtje e diskutueshme.

    Por ē'duam tė nėnkuptojmė kėtu me atdhe fillestar e madje, me shqiptar? Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit janė bėrė mjaft studime pėr tė ashtuquajturėn etnogjenezė tė shqiptarėve, njė obsesion i kuptueshėm ky, sidomos ndėr vetė shqiptarėt, pėr tė hetuar rrėnjėt dhe prejardhjen. Me gjithė ekzistencėn e disa dėshmive gjuhėsore e arkeologjike, shumėēka mbetet pėr t'u hamendėsuar. Ajo ēka dimė pak a shumė me siguri ėshtė se nė lashtėsi Shqipėria ishte atdheu i ilirėve, njė konglomerat fisesh indo-evropiane qė nė fillim migruan drejt Ballkanit nga Evropa qendrore nė fund tė epokės sė bronzit (rreth shekujve tė dymbėdhjetė dhe trembėdhjetė para erės sonė) dhe zunė bregdetin e Adriatikut.

    Vitet e fundit, nė pėrpjekjet e tyre pėr identitet e njohje, pėr shqiptarėt ėshtė bėrė njėfarė doktrine e dogmė ta quajnė veten pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė ilirėve tė lashtė. Si shenjė e kėsaj vazhdimėsie, fėmijėve shqiptarė, kur lindin, u vihen emra ilirė. Ndonėse pa dyshim kemi njė element subjektivizmi, nuk ka kurrfarė dėshmish qė shqiptarėt tė jenė tė ardhur nė atdheun e tyre tė sotėm nga gjetiu. Prandaj mund tė supozojmė se trungu ilir pėrbėn njė element bazė tė qenies sė tyre. Nė trojet qė janė sot Shqipėria nuk kanė qenė vetėm ilirėt. Kolonitė e para greke u shfaqėn nė gjysmėn jugore tė vendit nė fund tė shekullit tė shtatė para erės sonė.

    Durrėsi (greqisht: Dyrrhakhion ose Epidamnos) u themelua prej kolonėsh nga Korfuzi dhe Korinti mė 627 para erės sonė, kurse Apolonia, tani Pojan pranė Fierit nė skajin jugor tė fushės sė Myzeqesė, u themelua nė vitin 588 para erės sonė. Kėto koloni greke, ndonėse vetėm brenda territorit tė bregdetit, patėn njė ndikim tė fortė kulturor nė vend. Gjatė periudhės nga shekulli i pestė deri nė tė tretin para erės sonė, ilirėt ngritėn shtetet e tyre pėrgjatė Adriatikut, derisa ranė pre e pushtimit romak.

    Ndėr udhėheqėsit ilirė pėrmenden: Agroni (sundoi nė vitet 250-231 para erės sonė), mbret i Shkodrės, dhe mbretėresha Teuta (sundoi nė vitet 230-228 para Krishtit), qė mbretėroi nė Lezhė (lat. Lissus). Romakėt, qė pėrherė e mė tepėr po shqetėsoheshin nga piratėria e ilirėve, e pushtuan krejt mbretėrinė e Ilirisė nga viti 230 deri 168 para erės sonė, dhe kėshtu siguruan rrugėt e tyre tregtare pėr nė lindje. Nė vitin 168 para erės sonė, me humbjen e Gentit, mbreti i fundit ilir i Shkodrės i cili sundoi nė vitet 181-168 para erės sonė, krejt Iliria ra nėn sundimin romak dhe u
    _______________

    1 kr. nė veēanti studimet e Shtatmylerit: Stadtmüller 1942c & 1950.
    _______________

    Pėrfshi nė provincėn e Maqedonisė, tė themeluar nė vitin 148 para erės sonė. Via Egnatia(2), rruga tokėsore midis Romės dhe Bizantit, kalonte nė zemėr tė Shqipėrisė, nga Durrėsi (lat. Dyrrachium) nė bregdet pėrgjatė lumit Shkumbin pranė Elbasanit (lat. Scampa) deri nė liqenin e Ohrit. Nė kohėn e Perandorisė Romake i gjithė Ballkani iu nėnshtrua ndikimit tė fortė kulturor e gjuhėsor tė latinishtes, e cila gjatė pesė shekujve zėvendėsoi gjuhėt vendėse tė gadishullit. Nėn Jul dhe August Cezarin, ngulimet e Scodra-s, Dyrrachium-it, Byllis-it dhe Buthrotum-it fituan statusin coloniae, kurse Lissus-i u bė municipium sipas ligjit romak.
    Me imigrimin e vazhdueshėm tė legjionarėve, tregtarėve dhe kolonėve romakė drejt provincave tė Ballkanit, qendra qytetare si kėto qenė tė parat qė pėrqafuan latinishten si mjeti mė i volitshėm i komunikimit, nė fillim pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut e mė pas nė brendėsi. Me kalimin e kohės, edhe vendbanimet fshatare u romanizuan deri aty sa edhe nomadėt dhe fiset mė tė thella malėsore e ndien ndikimin e kulturės dhe gjuhės sė re.
    Deri nė rėnien e Perandorisė Romake, shumica e banorėve tė Ballkanit nė tė vėrtetė flisnin dialekte krahinore tė latinishtes vulgare, tė ashtuquajturėn latinishte ballkanike, ndonėse mendohet se trakishtja, pėr shembull, flitej ende nė disa zona deri nė shekullin e gjashtė tė erės sė re. Rajonet e fundit qė iu nėnshtruan kėtij procesi romanizimi ishin pa dyshim luginat malore tė thella e tė paarritshme tė Shqipėrisė veriore.
    Edhe pse latinishtja po e shpėrbėnte thelbin e gjuhės apo gjuhėve vendėse nė kėtė rajon, dhe tashmė kishte ēarė e hyrė nė fjalorin dhe strukturėn e tyre, ajo nuk kishte mundur tė shpėrbėnte shqipen e vjetėr (do tė pėrdorim kėtė term pasi na mungon njė mė i mirė) nė mėnyrė aq tė plotė sa ē'kishte mundur ta bėnte me gjuhėn paralatine tė protorumunėve.


    Kur Perandoria Romake u riorganizua nėn perandorin Dioklecian (sundoi nė vitet 284-305 tė erės sonė) mė 297 tė erės sonė, Ilirisė i takoi tė shkojė me lindjen dhe, me ndarjen pėrfundimtare nė Perandori Lindore e nė Perandori Perėndimore nė vitin 395 tė erės sė re, vendi hyri pėrfundimisht nė sferėn politike e kulturore tė Perandorisė Bizantine Lindore. Nė shekujt e mėvonėshėm, Shqipėria u pushtua e u plaēkit nga njė radhė fisesh shetitėse: Hunėt nė shekullin e katėrt, Visigotėt nė vitet 380 dhe 395-401 tė erės sė re, Ostrogotėt nė vitin 459, Vandalėt nė vitin 467, si dhe nga Avarėt, Bullgarėt dhe Sllavėt. Ishte pushtimi sllav i Ballkanit nga veriu nė fillim tė shekullit tė gjashtė qė do tė ndryshonte rrugėn e historisė shqiptare. Depėrtimet e para sllave ndodhėn nė vitet 548 dhe 587 tė erės sė re, dhe aty nga fillimi i shekullit tė shtatė, kultura grekobizantine nė Shqipėri pothuaj kishte pushuar sė qeni pėr njė farė kohe. Njė nga efektet e ngulimeve sllave nė Ballkanin jugperėndimor ishte shpėtimi i gjuhės vendėse nga romanizimi i plotė, cilado tė ishte ajo.

    Me qė gjuha sllave e folur nga pushtuesit i zuri vendin mbisundimit gjuhėsor tė latinishtes dhe e ndėrpreu menjėherė procesin e romanizimit, shqipja e vjetėr u ngurtėsua nė atė gjendje qė nga shumė gjuhėtarė quhet si gjendje gjysmėromanizimi. Ndėrsa fiset sllave populluan tokat bujqėsore tė fushave dhe luginave tė Ballkanit qendror, banorėt vendės tė pjesės mė tė madhe tė gadishullit, d.m.th. folės tė latinishtes ballkanike apo tė gjuhės protorumune, u shtynė brenda rajoneve malore jugore ngjitur me territorin shqiptar. Pikėrisht me pesė shekuj pasues tė kontaktit midis shqipes sė vjetėr dhe fiseve proto-rumune shpjegohen shumė tipare gjuhėsore tė pėrbashkėta sidomos nė leksik e nė morfologji, qė kanė shqipja dhe rumanishtja. Kolonizimi sllav i Shqipėrisė, qė pėrfundoi deri nė shekullin e tetė, shpuri gjithashtu nė kontakte tė forta gjuhėsore sllavo-shqiptare.

    Nė fund tė shekullit tė dhjetė, perandoria e madhe bullgare ra nė dorė tė grekėve bizantinė, duke u dhėnė mundėsi barinjve rumunė e shqiptarė pėr hapėsira tė reja. Fiset rumune migruan si nga veriu nė drejtim tė verilindjes dhe veriperėndimit tė Ballkanit ashtu dhe nga jugu pėr nė malet e Pindit, ku shumė folės arumunė hasen edhe sot. Shqiptarėt nga ana e tyre, filluan
    _______________

    2 kr. Tafel 1842 dhe O'Sullivan 1972.
    _______________

    Tė zbresin nga tokat malore e tė zgjerohen nė shekujt e njėmbėdhjetė e tė dymbėdhjetė, sė pari duke marrė plotėsisht nė zotėrim bregdetin verior e qendror tė Shqipėrisė, dhe mė tej nė shekullin e trembėdhjetė duke u shtrirė nė jug drejt asaj qė tani quhet Shqipėri jugore dhe Maqedoni perėndimore. Nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė ata migruan madje edhe mė nė jug brenda Greqisė, nė fillim nė Epir, Thesali (1320), Akarnani dhe Etoli.
    Sė andejmi ata vazhduan nė drejtim tė lindjes nė Beoti (1350) dhe Atikė, ku mė 1382 sundimtarėt katalonjas tė rajonit u dhanė leje pėr t'u ngulitur aty e pėr tė punuar tokat, si dhe nė drejtim tė jugut nėpėr gjirin e Korintit brenda nė More (Peloponez). Manuel Kantakuzeni i Mistrės (sundoi mė 1348-1380) i ftoi kolonėt shqiptarė tė nguleshin nė krahinat pak tė populluara tė Arkadisė dhe Lakonisė e tė shėrbenin si mercenarė kundėr principatave franke nė jug. Mė 1402 dhe 1425, edhe venedikasit, sundimtarė tė Negropontit tė Eubesė (Evisė) i nxitėn kolonėt shqiptarė tė nguleshin nė Eubenė e jugut(3).

    Deri aty nga mesi i shekullit tė pesėmbėdhjetė, qė shėnon mbarimin e kėtij procesi kolonizimi, shqiptarėt ishin ngulur nė mbi gjysmėn e Greqisė(4) dhe nė numėr aq tė madh saqė, nė shumė zona, ata pėrbėnin vėrtet shumicėn e popullsisė. Vetėm nga mesi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė gjuha shqipe nisi t'i lėshojė udhė greqishtes. Konsulli austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) raportonte mė 1854 se "nė ishujt Hidhra, Spece, Poros dhe Salaminė, shqiptarėt kanė ngulime aq kompakte etnikisht, saqė gjatė luftės greke pėr ēlirim nuk kishte fare gra qė ta kuptonin greqishten"(5). Megjithatė kjo gjuhė nė kėta ishuj tani ėshtė zhdukur, ajo ende mund tė dėgjohet nė shumė fshatra tė Beotisė, Eubesė sė jugut, Atikės dhe gjetkė.

    Nga mesi i shekullit tė njėmbėdhjetė Perandoria Bizantine, sė cilės i pėrkiste Shqipėria, sa vinte e po rrezikohej mė tepėr. Normanėt, nėn Rober Giskar dė Otvil-in (Robert Guiscard de Hauteville, 1016-1085), vunė nė zotėrim territoret e fundit bizantine nė Italinė jugore dhe mė 1081 kapėrcyen Adriatikun pėr tė pushtuar Durrėsin dhe Shqipėrinė qendrore. Ndonėse njė vit mė pas forcat bizantine ia dolėn tė rimarrin Durrėsin, Lindja dhe Perėndimi do tė vazhdonin tė haheshin pėr Shqipėrinė nė shekujt e mėvonėshėm.
    Pas plaēkitjes sė Konstantinopojės gjatė Kryqėzatės sė Katėrt mė 1204, venedikasit vunė nėn zotėrim Durrėsin (1205). Nė lindje dhe verilindje tė territoreve venedikase nė Shqipėri lindi shteti i parė autonom shqiptar nėn princin Progon, shteti Arbanon, i cili jetoi nga viti 1190 deri mė 1216. Mė 1269, Karli Anzhuin (Charles d'Anjou, 1226-1285) zbarkoi nė Vlorė dhe tre vjet mė vonė e shpalli veten rex Albaniae (mbret i Shqipėrisė).

    Nė fillim tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, pjesa mė e madhe e Shqipėrisė u pushtua nga serbėt, nėn sundimin e tė cilėve ajo mbeti deri nė vdekjen e Stefan Dushanit tė Madh mė 1355. Mė pas vendi u coptua nė njė numėr tė madh dinastish feudale: Topiajt, Balshajt dhe Dukagjinėt nė veri tė vendit, kurse Muzakajt dhe Shpatajt nė jug. Nga mbėrritja e sllavėve nė Shqipėri e deri nė pushtimin turk nė shekullin e pesėmbėdhjetė shqiptarėt jetuan, siē u tha mė sipėr, nė kontakt tė ngushtė me fqinjėt e tyre sllavė, popuj kėta qė vinin tė dy nėn ndikimin nė rritje tė kulturės bizantine.
    Mund tė flitet vėrtet pėr njė simbiozė sllavo-shqiptare anembanė pjesės mė tė madhe tė vendit, nė tė cilin shqiptarėt malėsorė e, padyshim, nė njė masė tė madhe nomadė, ndodheshin nėn kėrcėnimin e pėrhershėm tė asimilimit etnik. Gjatė Mesjetės, nė qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkėsi shqiptare pėr t'u pėrmendur. Durrėsi banohej nga venedikas, grekė, ēifutė dhe sllavė; Shkodra nga venedikas dhe sllavė, kurse Vlora nga grekė bizantinė. Emrat e lumenjve nė kėtė vend, njė tregues ky kurdoherė i mirė i strukturės sė ngulimeve, janė nė njė masė befasuese
    _______________

    3 kr. F. W. Hasluck, 1908-1909.

    4 kr. Stadtmüller 1950, f. 206 sq.

    5 kr. Hahn 1854, f. 223.
    _______________

    Sllave (6). Kisha kristiane, mbrojtėsja e qytetėrimit mesjetar nė Ballkan ashtu si gjetiu, ishte ajo qė sillte kulturėn e huaj, qoftė latine, greke apo sllave. Vlerėsohet se njė pjesė e konsiderueshme e shqiptarėve ishin asimiluar tashmė nė prag tė pushtimit turk. Ashtu si indianėt e Amerikės sė Veriut pas kolonizimit evropian, shqiptarėt kishin mbetur mjaft anash nė vendin e vet.

    Edited by el_a - 16/1/2010, 15:04
     
    .
  3. el_a
     
    .

    User deleted



    2.2 Pėrmendjet mė tė hershme pėr shqiptarėt


    Shqiptarėt kanė hyrė nė analet e historisė sė dokumentuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėmbėdhjetė. Vetėm nė kėtė periudhė mund tė flitet me ndonjė shkallė qartėsie pėr njė popull shqiptar ashtu siē e njohim sot. Nė 'Historinė' e tij tė shkruar mė 1079-1080, historiani bizantin Mihaelis Ataliates (Michaelis Attaleiates) qe i pari qė pėrmendi se Albanoi kishin marrė pjesė nė njė kryengritje kundėr Konstantinopojės mė 1043 dhe se Arbanitai ishin nėnshtetas tė dukės sė Dyrrakiumit. Po ashtu, historiani Gjon Skilices (Ioannis Scylitzes) pėrmend (rreth v.1081) Arbanites si pjesė tė trupave tė mbledhur nė Durrės nga Niqifor Basilaku (Nicephorus Basilacius).
    Pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe bėhet fjalė pėr herė tė parė aty nga fillimi i shekullit tė katėrmbėdhjetė. Nė tė vėrtetė kemi katėr pėrmendje tė qarta e tė padyshimta midis viteve 1285 dhe 1332(7).

    E para nga kėto pėrmendje nė histori pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe, ajo e vitit 1285, nuk ndodh nė Shqipėri, por nė Dubrovnik (Ragusa), ku pėr njėfarė kohe ka pasur njė bashkėsi shqiptare tė konsiderueshme. Nė hetimin e njė grabitjeje nė shtėpinė e Petro del Volcios nga Belena (mė vonė Prati), njė farė Mateu, bir i Markut tė Manēes, qė del se ka qenė dėshmitar i krimit, thotė: "Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca" (Dėgjova njė zė qė thėrriste nė male nė gjuhėn shqipe)(8).

    Njėzetetre vjet mė vonė hasim njė pėrshkrim tė Shqipėrisė nė tė ashtuquajturin Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Pėrshkrim anonim i Evropės Lindore)(9), njė tekst latin mesjetar i vitit 1308 tė erės sonė, i cili pėrmban njė vėshtrim mbi tokat e Evropės Lindore, nė veēanti mbi vendet e Ballkanit. Autori anonim i tij mendohet tė ketė qenė njė klerik frėng apo i shkolluar nė Francė, me mė shumė gjasa i Urdhėrit Dominikan, i dėrguar nga kisha nė Serbi, ku edhe mblodhi pjesėn mė tė madhe tė tė dhėnave pėr Ballkanin. Teksti i Anonymi Descriptio Europae Orientalis gjendet nė njė radhė kodikėsh mesjetarė(10). Pėrveē pjesėve qė pasqyrojnė rajone tė ndryshėm tė Greqisė Bizantine, Rashės, Bullgarisė, Ruthenisė, Hungarisė, Polonisė dhe Bohemisė, ai pėrmban edhe njė pjesė pėr Shqipėrinė, njė nga pėrshkrimet e rralla ky pėr kėtė vend nė vitet e para tė shekullit tė katėrmbėdhjetė. Kjo pjesė mbyllet me kėtė pėrmendje

    ________________
    6 kr. Elsie 1994d.

    7 kr. Elsie 1991c.

    8 kr. Jirecek 1904 cituar nga Ajeti 1977, f. 693, 1982a, f. 167, 1982b, f. 117.

    9 kr. Elsie 1990a.

    10 Pėrfshirė Ms. Lat. 5515 dhe Ms. Lat. 14693 nė Bibliothčque Nationale (Biblioteka Kombėtare) nė Paris, Ms. 263 nė bibliotekėn e qytetit Puatje (Poitiers), dhe Cod. Lat. 66 nė Bibliotekėn Universitare tė Leidenit. kr. Górka 1916.
    _______________

    Pėr gjuhėn shqipe: "Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus" (Shqiptarėt e sipėrpėrmendur kanė njė gjuhė qė dallohet nga ajo e latinėve, grekėve dhe sllavėve, kėshtu qė kurrsesi nuk mund tė merren vesh me popuj tė tjerė).

    Pėr herė tė tretė shohim se pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe bėhet fjalė nė njoftimin e njė pelegrini gjatė udhėtimit pėr nė Tokėn e Shenjtė mė 1322(11). Rrėfimet e udhėtarėve pėr nė Tokėn e Shenjtė janė vėrtet njė burim parėsor tė dhėnash pėr njė pjesė tė madhe tė Mesdheut lindor nė gjysmėn e parė tė mijėvjeēarit tė dytė. Ndonėse shumica e pelegrinėve nuk tregonin veēse njė interesim kalimtar pėr vendet nga kalonin nė rrugėn drejt destinacionit pėrfundimtar, dy pelegrinė anglo-irlandezė, Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator, qė nė shqip mund t'u themi Simon Simoni dhe Hugo Ndriēuesi, u ndalėn mė 1322 nė Shqipėri gjatė udhėtimit dhe i pari bėri njė pėrshkrim tė gjallė tė asaj ēka pa. Pėrshkrimi i tij i jep njė vėshtrim tė rrallė tė bregdetit shqiptar nė gjysmėn e parė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė.

    Simon Simoni i Urdhėrit Franēeskan u nis nga Klonmeli i Irlandės nė pranverė tė vitit 1322 bashkė me mikun dhe shoqėruesin e tij Hugo Ndriēuesi, dhe kaloi nga Uellsi verior nė Londėr, Kentėrberi, Dover, Uisant, Amien, Paris, Bōnė (Beaune), Lion, Avinjon, Nisė, Gjenovė, Bobio, Piaēencė, Parmė, Mantovė, Veronė dhe Viēencė deri nė Venedik. Kėtu ata i hipėn njė anijeje tregtare pėr nė Tokėn e Shenjtė, e cila gjatė rrugės u ndal nė Pula, Zarė (Zadar), Dubrovnik, Ulqin, Durrės, Korfuz, Qefaloni dhe Kretė, para se tė mbėrrinte nė Aleksandri. Pėrshkrimet e udhėtimit tė Simonit, tė njohura si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Udhėtimi i Simon Simonit nga Irlanda nė Tokėn e Shenjtė), ndodhet tani i ruajtur nė dorėshkrim nė bibliotekėn Corpus Christi College nė Kembrixh(12).


    'Itinerari' pėrmban tė dhėna tė bollshme pėr njė larmi tė madhe ēėshtjesh, si kontrolli dhe procedurat e doganės, zakonet, monedhat, lėndėt e para dhe prodhimet e vendeve tė vizituara e natyrisht pėr kishat dhe vendet e shenjta. Duke lundruar teposhtė bregdetit tė Adriatikut, Simoni shėnon: "Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens" (Shqipėria ėshtė njė provincė midis Sllavonisė dhe Romanisė (Bizantit), me njė gjuhė tė vetėn). Pėr qytetin e Durrėsit ai vazhdon: "Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus" (Sepse ai ėshtė i banuar nga latinė, grekė, ēifutė tė pabesė dhe shqiptarė barbarė). Mjaft interesante ėshtė qė nė Dubrovnik (Ragusa) ai bėn fjalė pėrsėri pėr gjuhėn e kėtyre 'barbarėve': "In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes" (Venedikasit mbizotėrojnė nė tė [Dubrovnik], ndėrkaq e vizitojnė shpesh sllavėt, barbarėt, paterinėt dhe tregtarėt e tjerė pėrēarės, tė cilėt ndryshojnė krejtėsisht nga latinėt nė zakone, veshje dhe gjuhė).


    E fundit nga kėto raste kur pėrmendet gjuha shqipe dhe ndoshta e para pėrmendje e vėrtetė pėr ekzistencėn e shkrimit nė shqip ka qenė ajo mė 1332 nga murgu domenikan frėng Brokard ose Frčre Brochard (lat. Brocardus monacus). Nė njė vepėr latinisht tė titulluar Directorium ad passagium faciendum, Brokardi shėnon: "Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris" (Shqiptarėt nė tė vėrtetė kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, ndonėse pėrdorin shkronjat latine nė tė gjitha librat e tyre)(13).

    _____________

    11 kr. Elsie 1991g.

    12 Dorėshkrim nr. 407. Pėr "Itinerarin", kr. Nasmith 1778, Esposito 1960, dhe Hoade 1952, 1970.

    13 kr. Recueil 1906, f. 484. Kjo vepėr nganjėherė i mvishet gabimisht Guillelmus Adam-it ose Adae-s.
    ___________

    Ndonėse ēka pėrmendet pėr ekzistencėn e gjuhės ėshtė e qartė, ajo pėr shkrimin e shqipes ėshtė e dyshimtė. Nuk mund tė thuhet me siguri nėse Brokardi ka pasur parasysh libra nė gjuhėn shqipe tė shkruar me alfabet latin apo thjesht libra tė shkruar nė gjuhėn latine. Mundėsia e parė ėshtė ajo qė natyrisht ka rrėmbyer imagjinatėn e brezave pasardhės tė studiuesve, dhe me kėtė qėllim ky tekst shpesh citohet nė historitė dhe studimet pėr letėrsinė shqiptare. Ėshtė shkruar apo jo gjuha shqipe nga ndokush gjatė kėsaj periudhe kur Shqipėria luhatej midis sferave tė influencės sė Venedikut, Perandorisė sė Bizantit dhe Perandorisė Serbe qė po shembej, pėr kėtė nuk ėshtė zbuluar ende ndonjė dokument.
     
    .
  4. el_a
     
    .

    User deleted



    3. LINDJA E LETĖRSISĖ SĖ SHKRUAR NĖ SHQIPĖRI



    3.1 Traditat humaniste tė Rilindjes evropiane



    Shqiptarėt u kishin dhėnė ndihmesėn e tyre modeste letėrsisė dhe kulturės perėndimore shumė kohė mė parė se ndokujt t'i kishte vajtur mendja qė ta pėrdorte shqipen pėr tė shkruar. Afėrsia me Italinė, djepi i qytetėrimit evropian, dha mundėsi qė mjaft prej tyre tė pėrfitonin drejtpėrdrejt nga kultura humaniste plot jetė e Rilindjes evropiane dhe tė merrnin pjesė nė tė. Nė transmetimin e kėsaj kulture ndėrmjetės ishte Republika e Shėn Markut, Venediku.


    Me fillimin e shekullit tė pesėmbėdhjetė, fuqia politike e ekonomike plot dinamikė e 'Serenissima-s' e kishte shndėrruar Adriatikun nė njė liqen venedikas dhe kishte pėrhapur kulturėn e idetė e Rilindjes evropiane nėpėr bregdetin dalmat e deri nė Shqipėri. Ndonėse Shqipėria vetė mbetej njė vend malor i ashpėr e i thyer, siē kishte qenė gjithmonė, si dhe pėr shkaqe historike, politike e ekonomike nuk do tė zhvillonte njė kulturė qytetėse tė lulėzuar si ajo nė Dubrovnik (Ragusa), Shibenik (Sebenico), Split (Spalato), Trogir (Trał) dhe Zadar (Zara) sipėr nė veri tė bregdetit dalmat, njė numėr shqiptarėsh qė jetonin nė Itali, do tė linin gjurmėt e tyre nė kulturėn latine tė Rilindjes evropiane.
    Shumė nga kėto figura qenė pasardhėsit e asimiluar tė refugjatėve nga Shqipėria veriore katolike, qė kishin ikur nga vendi gjatė pushtimit turk e ishin vendosur nė fillim nė territoret e 'Serenissima-s', pjesa mė e madhe nė stabilimenti brenda dhe pėrreth Venedikut.

    Nė historinė e letėrsisė shqiptare kėto figura pėrgjithėsisht pėrmenden si "humanistė shqiptarė"(1). Megjithatė, qė nė fillim, duhet tė themi se pėr arsye historike ėshtė mjaft e vėshtirė tė pėrcaktohet se kush apo ēfarė ėshtė shqiptare nė shekullin e pesėmbėdhjetė e, pėr rrjedhojė, prejardhja e saktė etnike e kėtyre figurave mbetet deri diku e hamendėt.


    Gjon Gazulli(2) (1400-1465), i njohur nė lat. si Johannes Gazulus (Gazoli) dhe nė serbo- kroatisht si Ivan Gazuliƒ, ka qenė astronom e matematikan i njohur me prejardhje shqiptare, qė studioi nė Padovė dhe jetoi nė Dubrovnik, ku dha mėsime filozofie, matematike e astronomie dhe iu pėrkushtua shpikjes sė instrumenteve astronomike. Astronomi dhe matematikani bashkėkohės gjerman Johanes Myler (Johannes Müller, 1436-1476), i njohur edhe si Regiomontanus, e pėrmend nė veprėn e vetė. Gazulli gjithashtu kryesoi njė numėr misionesh diplomatike nė shėrbim tė Dubrovnikut e Venedikut dhe ishte aleat i heroit kombėtar shqiptar Skėnderbeut (1405-1468).

    Historiani Marin Barleti(3) (rreth 1450-1512), i njohur nė lat. si Marinus Barletius, mendohet tė ketė lindur nė Shkodėr, ku ai pėrjetoi nga afėr rrethimin e dytė tė qytetit nga turqit mė 1478.
    Kur Shkodra mė nė fund ra, Barleti, si shumė bashkatdhetarė, iku nė Itali e u vendos nė Venedik e mė pas nė Romė. Atje ra nė kontakt me kulturėn dhe idetė e Rilindjes italiane, tė cilat e frymėzuan pėr tė dokumentuar historinė e turbullt tė Shqipėrisė gjatė pushtimit turk dhe qėndresėn kombėtare tė saj nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Barleti ėshtė autor i tri veprave nė
    _______________

    1 kr. Prenushi 1981, dhe Pipa 1991b.

    2 kr. Prenushi 1981, f. 34-59, dhe Dranēolli 1984.

    3 kr. Pall 1938, dhe Shuteriqi 1979a, f. 44-85.
    _______________

    Gjuhėn latine: De obsidione Scodrensi, Venedik 1504 (Rrethimi i Shkodrės); Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, Romė, rreth 1508-1510 (Historia e jetės dhe bėmave tė Skėnderbeut, princit tė Epirit); dhe Compendium vitarum summorum pontificium et imperatorum romanorum usque ad Marcellum II, Romė 1555 (Pėrmbledhje e jetės sė papėve dhe perandorėve romakė deri te Marceli II).

    'Historia e Skėnderbeut' e Barletit ėshtė lexuar e pėrkthyer gjerėsisht nė shekujt e gjashtėmbėdhjetė dhe shtatėmbėdhjetė(4) dhe pėrbėn pėr ne njė burim themelor tė dhėnash mbi Shqipėrinė e shekullit tė pesėmbėdhjetė. I ndikuar fort nė stil e nė mendim nga historianėt romakė, sidomos nga Livi (vitet 59 para erės sonė - 17 tė erės sonė), Barleti e frymėzoi lexuesin e shekullit tė gjashtėmbėdhjetė, pikėrisht kur turqit ishin nė portat e Vjenės mė 1529 dhe qė pėrherė e mė shumė po e zinte ankthi i mundėsisė sė njė pushtimi turk tė Evropės Perėndimore. Barleti gjithashtu hodhi themelet e asaj ēka vetėm mund tė quhet kult i Skėnderbeut pėr shqiptarėt brenda vendit dhe nė diasporė, duke shprehur njė nderim tė thellė, pothuajse si shenjtor pėr heroin kombėtar shqiptar, si simbol dhe thelb i qėndresės ndaj sundimit tė huaj.

    Njė poet latin i Rilindjes evropiane pėr tė cilin ėshtė thėnė se ka prejardhje arvanitase ishte Mikel Maruli(5) (Michele Marullo Tarchaniotes, 1453-1500), i njohur nė latinishte si Michaelis Marullus. Mendohet se ka lindur nga njė familje greko-shqiptare me prejardhje nga Moreja pak muaj pas rėnies sė Konstantinopojės. Familja e tij iku nė Raguzė (Dubrovnik), ku qė nė vogėli, ndjeu sė pari ndikimin e qytetėrimit tė Rilindjes italiane. Mė 1470 ai i hyri njė karriere ushtarake dhe shėrbeu dhjetė vjet si ushtar energjik i fatit nė vise tė ndryshme tė Italisė. Mė 1491-1492 ai rivalizoi me Politianin (1454-1494) nė Firence dhe mė 1495 u martua me poeteshėn Alesandra Skala (Alessandra Scala, 1475-1506), ndonėse martesa nuk zgjati shumė. Neaera, sė cilės ai i drejtonte vargjet e tij katuliane tė dashurisė, duket se ka qenė personifikimi kolektiv i shumė marrėdhėnieve pasionante. Maruli ėshtė autor i katėr librave me epigrame latine, mjaft prej tyre tė mbrujtura me njė notė melankolie, si dhe i katėr librave me 'himne pėr natyrėn', nė tė cilėt ai, me njė stil lukrecian, ngre lart forcat mitologjike tė natyrės. Maruli, pėr tė cilin Sandro Botiēeli (Sandro Botticelli, 1444-1510) na ka lėnė njė portret klasik rilindės, u mbyt aksidentalisht nė lumin Cecina mė 11 prill 1500.

    Leonik Tomeu(6) (Leonicus Thomeus, 1456-1531), i njohur nė italishte si Niccolņ Leonico Tomeo, lindi nė Venedik nga njė familje prej Durrėsi. Ai studioi letėrsi klasike dhe filozofi nė Firence dhe u bė profesor i filozofisė nė Padovė, ku thuhet se i ka dhėnė mėsim, mes tė tjerėve, edhe Kopernikut. Mė pas u vendos nė Venedik dhe dha mėsim nė Scuola degli Albanesi (Shkolla e shqiptarėve). Tomeu qe njė dijetar i shquar klasik, i ēmuar mjaft nga Erazmi, dhe pėrktheu veprat e Aristotelit e tė filozofėve tė tjerė tė Greqisė sė Lashtė.

    Njė tjetėr dijetar latin me prejardhje arvanitase pa dyshim ishte Maksim Greku(7) (rreth1480-1556), i njohur edhe me emrat Michael Trivolis, Maksim Hagioriti, nė shqipe Maksim ose Mihal Artioti, dhe nė italishte Massimo d'Arta. Ai pati lindur nė Artė, njė qytet nė Epir i populluar mjaft nga shqiptarė, dhe studioi latinisht, greqisht, filozofi dhe teologji nė Ferrarė, Firence dhe Padovė. Rreth dhjetė vjet ai jetoi si murg nė Malin Atos dhe mė 1518 u thirr nė
    _________________

    4 Pėr pėrkthimet e para kr. Petrovitch 1881/1967.

    5 kr. Bruns 1893, Sainati 1919, vėll. 1, ff. 69-161, Zakythenos 1928, Croce 1945, vėll. 2, f. 267-380, Perosa 1951, dhe Prenushi 1981, f. 60-76.

    6 kr. Prenushi 1981, f. 117-130.

    7 kr. Denissoff 1943, A. I. Ivanov 1969, dhe Prenushi 1981 f. 149-164. Veprat e tij janė botuar nė rusisht, kr. Maksim Grek 1894-1897.
    _________________

    Oborrin e Vasilit III (sundoi 1505-1533) nė Moskė pėr tė pėrgatitur pėrkthimet sllave tė teksteve liturgjike greke. Maksim Greku luajti njė rol tė madh nė ringjalljen e kishės ortodokse ruse, duke bėrė tė njohur nė Rusi arritjet e filologjisė dhe tė studiuesve bizantinė. Ai ėshtė autori i mė se 150 veprave, ndėr to traktate filozofike, teologjike e gramatike, predikime morale dhe pėrkthime.


    Marin Beēikemi(8) (Marinus Becichemus Scodrensis, 1468-1526), i njohur nė italishte Marino Becichemi, ishte nga Shkodra dhe qe mėsues nė Dubrovnik e nė Breshie para se tė bėhej profesor i retorikės nė Universitetin e Padovės. Ai ėshtė autor i njė numri veprash latinisht, ndėr to njė panegjirikė qė merret me rrethimet e vendlindjes sė tij, Shkodrės, mė 1474 dhe 1478. 'Humanistėt shqiptarė' tė pėrmendur mė sipėr, shkrimtarė dhe mendimtarė tė shekujve tė pesėmbėdhjetė dhe gjashtėmbėdhjetė, patėn pak rėndėsi tė drejtpėrdrejtė pėr lindjen e letėrsisė shqiptare.
    Ata ishin produkt i kulturės humaniste tė Rilindjes italiane dhe, me talentin e tyre, dhanė ndihmesė nė zhvillimin e kėsaj ringjalljeje tė madhe kulturore, qė do tė kishte njė ndikim tė tillė mbi qytetėrimin evropian. Duke pėrdorur latinishten si gjuhė universale tė shkollės, shkencės dhe artit, ata nuk patėn lidhje tė tjera me Shqipėrinė pėrveē atyre tė krijuara ndoshta nga rrėnjėt e tyre etnike. Megjithatė, pikėrisht nė kėtė periudhė energjia krijuese e intelektualėve shqiptarė brenda dhe jashtė vendit filloi pėr herė tė parė tė kanalizohej drejt pėrdorimit tė gjuhės sė tyre pėr tė shkruar. Njė letėrsi e re ishte nė prag tė agimit tė saj.
     
    .
  5. el_a
     
    .

    User deleted



    3.2 Fillimet e shkrimit shqip


    Krahasuar me gjuhėt e tjera kombėtare tė Evropės, shqipja nuk gėzon traditė letrare tė gjatė. Nė fakt, shqipja ėshtė gjuha kombėtare e fundit nė Evropė qė ėshtė dokumentuar. Kjo rrethanė ėshtė sidomos pėr tė ardhur keq jo vetėm nga pikėpamja letrare (ndonėse dihet qė kemi disa dokumente tė shkruara nė latinishte pėr shqiptarėt), por edhe nga ajo gjuhėsore, d.m.th. nuk ka gjurmė tė rėndėsishme tė gjuhės shqipe qė tė datojnė para shekullit tė pesėmbėdhjetė. Fillimet e letėrsisė shqiptare, ose pėr tė folur mė saktė pėr kėtė periudhė - tė shkrimit shqip, janė tė rralla dhe disi tė errėta.

    Fillimi i shekullit tė pesėmbėdhjetė na vė pėrpara njė tekst kureshtar qė mund tė pėrbėjė pikėnisjen pėr shkrimin shqip. Ky ėshtė i ashtuquajturi teksti Bellifortis(9), qė ruhet nė Muzeun Konde (Musée Condé) nė Shato dė Shantiji (Chāteau de Chantilly) nė veri tė Parisit. I datuar 1405, ai pėrbėn njė shtojcė prej 29 rreshtash ndaj tė ashtuquajturit dorėshkrimi Bellifortis (ms.348/663, fol.153v), njė traktat i njohur mesjetar, nė pjesėn mė tė madhe nė latinishte, mbi armėt dhe fortifikimet ushtarake, nga pirotekniku gjerman Konrad Kyezer (Conrad Kyeser, 1366-1405). Kjo shtojcė, qė nuk ka lidhje aspak me pjesėn tjetėr tė dorėshkrimit Bellifortis, ėshtė njė tekst misterioz qė merret me ritet e pagėzimit, ku bėn pjesė edhe njėfarė ceremonie e pjekurisė seksuale. Tetė rreshtat, ndoshta nė shqipen e hershme, janė ndėrfutur nė tekstin latin. Teksti i pėrkthyer ėshtė:

    "Kjo ėshtė bukuria e tė dymbėdhjetė shenjave tė ndritshme. Djali i virgjėr duhet
    _______________

    8 kr. Cosenza 1962, Prenushi 1981, f. 131-148, dhe Shuteriqi 1987, f. 40-72.

    9 kr. Elsie 1986b, 1997b.
    _________________

    pagėzuar nė njė ditė me diell nė orėt e para tė mėngjesit, duke e mbajtur atė gjėnė e rrumbullakėt me dorėn e majtė tė trupit [tė tij] joharmonik. Kurse me dorėn e djathtė tė ngritur lart ai duhet tė mbajė njė pishtar, duke shqiptuar dymbėdhjetė herė atė qė ėshtė perifrazuar. Pas njė pauze, vjen ajo qė kėrkohet, e pėrshkruar mė parė. Vjen e provohet ajo punė e hollė. Ai qė e kupton, e di se ē'ėshtė kjo punė. Mjafton njė shprehje e thjeshtė. I lidhshin e i bashkofshin dymbėdhjetė majat e qiellit me gjithė virtytet qė kanė brenda gjėrat e paracaktuara

    due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci dayze yan yon yan.

    Thuaji djalit [nė] veshin e djathtė "ragam", kurse [nė] tė majtin "echem" aq herė sa lypset pėrsėritur, derisa tė plotėsoni normėn e trupit joharmonik. Pastaj, profetėt Enoh dhe Elias dhe klerikėt e lartė tė ftuar do tė lidhin bashkė gjėrat e paracaktuara.

    ragam ragma mathy zagma concuti perbra ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity wasram electen eleat adolecten zor dorchedine zebestmus lisne zehanar zehanara zensa echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis lisne zehanar zehanara zehayssa.

    Atė gjėnė e mprehur e tė fortė sipėr duhet ta mbėshtjellėsh me dyllė tė paprekur dhe po ashtu gishtin e madh tė kthetrės sė djathtė tė djalit. Gjithashtu, ajo gjėja e rrumbullaktė duhet tė mbahet si mė lart nė dorėn e djathtė, dhe nėse ngrihet e rėndohet mė shumė, mund tė mbahet kėshtu edhe me dorėn e majtė. Rrjedhtė e kaloftė ajo vala me tė cilėn do tė plotėsosh atė qė kėrkohet. Pėr hir tė Zotit."

    Pjesėt e paqarta tė tekstit Bellifortis pėrmbajnė namatisje e formula magjike me pėrsėritje dhe shndėrrime fjalėsh, pa dyshim pėr arsye tabush, dhe kėsisoj nuk janė menjėherė tė pėrkthyeshme. Me njė shqyrtim mė tė imtė, pėr shembull, mund tė shihet se dy rreshtat e fundit duket se pėrsėrisin dy rreshtat para tyre. Qoftė edhe nė kėtė formė tė gjymtuar, shumė elemente tė tekstit jo rastėsisht tė kujtojnė shqipen. Mister ėshtė nė njė farė mėnyre edhe origjina e tekstit Bellifortis. Si ka pėrfunduar mė i hershmi dokument i shkruar i shqipes, po t'i quajmė kėshtu, nė njė dorėshkrim pėr punimet xhenjere e fortifikuese nė ushtri nė Chāteau de Chantilly? Dihet se Karli Anzhuin zbriti nė Vlorė mė 1269 dhe tre vjet mė vonė e shpalli veten rex Albaniae. Sundimi anzhuin nė Shqipėri zgjati deri nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė dhe pėrfundoi nė kthimin e disa viseve tė Shqipėrisė veriore nė katolicizėm. Disa nga kėta katolikė, ose tė paktėn disa klerikė frėngj me njė farė njohjeje tė shqipes, duhet tė kenė ikur nga vendi e tė kenė vajtur nė Itali dhe Francė kur
    u larguan frankėt. Prandaj ėshtė fort bindėse qė folės tė shqipes tė gjendeshin nė Francėn e shekullit tė katėrmbėdhjetė e tė pesėmbėdhjetė, ku ėshtė ruajtur ky tekst.

    Teksti i kuptueshėm mė i lashtė nė gjuhėn shqipe ėshtė njė formulė pagėzimi qė mban datėn 1462 e qė thotė: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit (Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė). Autori i kėsaj formule ishte Pal Engjėlli (lat. Paulus Angelus, rreth 1417-1470), argjipeshkėv i Durrėsit dhe mik i ngushtė e kėshilltar i Skėnderbeut. Kėtė pėrkthim nė shqipe tė formulės sė pagėzimit, e cila nevojitej shumė pėr kthimin nė fenė katolike tė atyre qė nuk flisnin latinisht, Engjėlli e pėrfshiu nė njė letėr pastorale me rastin e njė sinodi tė mbajtur nė kishėn e Trinisė sė Shenjtė nė Mat mė 8 nėntor 1462. Teksti u zbulua nė Bibliotekėn Laurentiane(10) nė Firence nga dijetari rumun Nicolae Iorga
    _______________

    10 Dorėshkrim Ashburnham numėr 1167.
    _______________

    (1871-1940) dhe u botua prej tij mė 1915(11).

    Njėzetenjė vjet mė pas, mė 1483, ndeshemi me njė fjali nė gjuhėn shqipe (ēka ėshtė njėherazi edhe mallkimi i parė) nė njė pjesė teatrale tė kohės sė Rilindjes evropiane me titullin Epirota(12). Nė kėtė komedi nė stilin e Plautit, tė shkruar latinisht nga Thoma Mediusi (ital. Tommaso de Mezzo), bashkėkohės dhe i njohur i Xhovani Piko dela Mirandola (Giovanni Pico della Mirandola, 1463-1494), njė kėngėtar epirot (d.m.th. shqiptar) me emrin Damasken shan njė hanxhi qė nuk ia pėlqen kėngėt, duke e mallkuar nė gjuhėn e vet me fjalėt Dramburi te clofto goglie (T'u dridhtė goja). Ky mallkim ėshtė nė gjuhėn shqipe dhe u ngjan shumė sharjeve qė pėrdoren edhe sot, "T'u mbylltė goja", "T'u thaftė gjuha" etj., d.m.th. "Humbsh zėrin pėr tė keqen tėnde". Pjesa teatrale u botua nė Venedik mė 1483, ndėrsa kjo frazė njihej se ishte nė gjuhėn shqipe dhe u botua vetėm mė 1972(13).

    Njė dokument tjetėr e mė i rėndėsishėm i shqipes sė hershme ėshtė i ashtuquajturi Ungjilli i Pashkėve ose Perikopeja(14), pesėmbėdhjetė rreshta nė shkronja greke, tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut (27: 62-66). Ai u zbulua nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919) mė 1906 nė njė dorėshkrim greqisht(15) tė ruajtur nė Bibliotekėn Ambroziane nė Milano. Teksti, autori i tė cilit nuk dihet, ėshtė nė dialektin toskė, ndonėse jo i pėrkthyer mirė. Pėr moshėn e tij vlerėsimet shkojnė nga shekulli i katėrmbėdhjetė nė shekullin e tetėmbėdhjetė. Njė analizė paleografike e tekstit e pėrcakton si shkrim tė kohės nga shekulli i pesėmbėdhjetė nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė.

    Shekulli i pesėmbėdhjetė mbyllet me njė tjetėr tekst shqip (1497) qė ruhet jashtė, kėsaj radhe nė Gjermani. Ėshtė fjalori shqip i Arnold fon Harfit(16) (Arnold von Harff, rreth 1471-1505), njė kalorės gjerman, udhėtar dhe shkrimtar, i lindur nė njė familje fisnikėsh nė Rinin e poshtėm (nė Harff mbi lumin Erft, nė veriperėndim tė Kėlnit). Nė vjeshtėn e vitit 1496, fon Harfi u nis pėr njė udhėtim, me sa duket njė pelegrinazh nė Tokėn e Shenjtė, ēka e shpuri nė Itali, nėpėr bregdetin shqiptar, nė Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinė, Azi tė Vogėl, dhe pastaj nė kthim nėpėr Evropėn qendrore nė Francė e nė Spanjė. Ai u kthye nė Kėln nė vjeshtė tė vitit 1498 ose 1499 dhe vdiq mė 1505. Gjatė udhėtimeve, fon Harfi mblodhi materiale mbi gjuhėt qė ndeshi nė vende tė ndryshme. Nė njė ndalesė nė portin e Durrėsit nė pranverėn e vitit 1497, kur po lundronte me anije tregtare me vela nga Venediku nė Aleksandri, ai shėnoi njėzetegjashtė fjalė, tetė fraza dhe dymbėdhjetė numra nė shqipe, tė cilat i hodhi bashkė me pėrkthimin gjermanisht nė ditarin e tij tė udhėtimit. Pėrshkrimet e kėtij udhėtimi u botuan mė 1860(17), dhe konsiderohen si shembujt mė tė mirė tė kėsaj gjinie, aq shumė tė pėrhapur nė fund tė periudhės sė mesjetės. Gjatė udhėtimeve fon Harfi tregoi njė interesim tė vazhdueshėm pėr gjuhėt dhe zakonet e huaja, duke dhėnė, pėrveē materialit nė shqipe, edhe fjalorė tė shkurtėr me fjalė e shprehje nė gjuhėt kroate, greke, arabe, hebraishte, turke, hungareze, baske dhe bretone. Kėto
    _________________

    11 kr. Iorga 1915, f. 194-197.

    12 kr. Medius 1516.

    13 kr. Braun & Camaj 1972.

    14 kr. Borgia 1930.


    1906.

    15 Codex 133, f. 63. Martini-Bassi Catalogus Codicum Graecorum. kr. Lampros


    16 kr. Elsie 1984.

    17 kr. Groote 1860.
    _________________

    pėrbėjnė atė qė mund tė quhej fjalor xhepi pėr udhėtarė, qė zakonisht pėrfshijnė terma ushqimorė, shtėpiakė e tė udhėtimit, si dhe fraza tė nevojshme si: "Mirėmėngjesi", "Sa kushton kjo", apo "Grua, a mund tė flemė bashkė sonte?" Kjo pyetje e fundit, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, mungon nė fjalorin shqip. Me tė mbėrritur nė Durrės, fon Harfi shkruan:

    "Nga Ulqini nė Durrės lundruam me njė erė shumė tė fortė. Ky ėshtė njė qytet i madh i rrėnuar nga turqit, e qė tani ėshtė nėn sundimin e Venedikut. Ky qytet shtrihet nė Shqipėri, ku banorėt kanė edhe gjuhėn e tyre, e cila nuk mund tė shkruhet mirė, meqė nė kėtė vend ata nuk kanė alfabetin e vet. Kam hedhur nė letėr disa fjalė tė kėsaj gjuhe shqipe, tė cilat po i jap mė poshtė me alfabetin tonė:

    1. boicke bukė
    2. vene verė
    3. oie ujė
    4. mische mish
    5. jat djathė
    6. foeije vezė
    7. oitter uthull
    8. poylle njė pulė
    9. pyske peshk
    10.krup kripė
    11.myr mirė
    12.kyckge keq
    13.megaruneto(18) ha
    14.pijneto pi
    15.tauernea tavernė
    16.geneyrea(19) burrė
    17.growaa grua
    18.denarye parą
    19.sto(20) po
    20.jae jo
    21.criste zot
    22.dreckthe dreq
    23.kijrija qiri
    24.kale njė kalė
    25.elbe elb
    26.fijetto fle
    27.mirenestrasse mirėmėngjes
    28.myreprama mirėmbrėma
    29.meretzewen(21) mirėdita
    _________________

    18 mė saktė 'me ngrėnė'.

    19 mė saktė 'njė njeri'.

    20 mė saktė 'ashtu'.

    21 mė saktė 'mirė se vjen'.
    _________________

    30. ake ja kasse zet ve(22) ēfarė ke qė mė pėlqen
    31. kess felgen gjo kaffs(23) sa bėn
    32. do daple do ta ble
    33. laff ne kammijss(24) laj kėmishėn time
    34. ne kaffs(25) si quhet
    35. nea njė
    36. dua dy
    37. trij tre
    38. quater katėr
    39. pessa pesė
    40. jast gjashtė
    41. statte shtatė
    42. tette tetė
    43. nante nėntė
    44. dieta dhjetė
    45. nijtgint njėqind
    46. nemijgo njėmijė"


    Fon Harfi pėrdori mbi shqipen drejtshkrimin e tij gjerman, i cili natyrisht nuk mund tė mbante parasysh e tė respektonte fonemat e shqipes qė ndryshojnė nga ato tė gjermanishtes. Megjithatė, transkriptimi i shqipes(26) prej tij nuk ėshtė mė i keq se ai i teksteve tė tjerė tė periudhės, dhe fjalori i tij i xhepit mund tė pėrdoret nga tė huajt deri diku edhe sot.
    _________________

    22 mė saktė 'a ke gjėkafshė tė re'.

    23 mė saktė 'qysh vlen kjo kafshė'.

    24 mė saktė 'laj njė kėmishė'.

    25 ne kaffs ėshtė keqkuptuar nga fon Harfi. Fjalė pėr fjalė, dhe mė saktė, ajo do tė thotė 'njė kafshė' ose 'njė gjė'. Pėr kėtė le tė mendojmė udhėtarin e Mesjetės qė vjen nė Shqipėri dhe kėrkon pėrkthimin e pyetjes 'si quhet?', dhe nė vend qė tė marrė pėrkthimin i jepet njė pėrgjigje pėr emrin nė shqip tė sendit qė rastėsisht ai mund tė ketė treguar me gisht. Kėshtu qė fon Harfi ka identifikuar pėrkthimin e pyetjes qė kėrkonte me fjalėt shqip tė pėrgjigjes.

    26 kr. Hetzer 1981c .
     
    .
  6. el_a
     
    .

    User deleted



    4. FILLIMET E LETĖRSISĖ NĖ SHQIPĖRI.

    SHEKUJT XVI E XVII


    Nga shekulli i pesėmbėdhjetė e kėndej, Shqipėria u nda nė tri sfera kulturore e gjuhėsore tė dallueshme nga njėra-tjetra: sfera e turqve myslimanė, ajo e grekėve ortodoksė dhe ajo e 'latinėve' katolikė. Ndonėse fiset malėsore vendėse kishin kulturėn e vet popullore dhe njė letėrsi gojore tė pasur, ato nuk kishin alfabet dhe, si pasojė, as kurrfarė traditash tė shkruara nė gjuhėn shqipe. Kėshtu, ato nuk patėn mundėsi pėr arsimim tė rregullt e kulturė intelektuale, qė do t'i kishte dhėnė shtytje krijimit tė njė letėrsie tė shkruar.

    Kėto elemente do tė silleshin nga tri kulturat fqinje qė e kishin ndarė vendin.
    Kur Perandoria Osmane ishte nė kulmin e fuqisė, forcat turke qė pushtuan Shqipėrinė, sollėn me vete njė kulturė tė re myslimane qė do tė mbijetonte kėtu deri nė shekullin e njėzetė. Gjuhėt e kulturės dhe tė dijes nė Shqipėrinė myslimane gjatė kėsaj periudhe qenė turqishtja, persishtja dhe arabishtja. Arsimimi nė gjuhėn turke jepte mundėsi jo vetėm pėr karierė fetare, por edhe pėr karierė politike apo ushtarake nė shėrbim tė Portės sė Lartė. Gjuha shqipe qe e pamjaftueshme pėr realizimin e plotė intelektual nė kėtė perandori pėrherė nė zgjerim me tradita tė pasura kulturore turke e persiane; ajo nuk u zbulua si mjet i krijimtarisė letrare islame veēse nė mesin e shekullit tė tetėmbėdhjetė.

    Pjesa mė e madhe e viseve tė Shqipėrisė qė, me gjithė pushtimet turke, kishin mundur t'i bėjnė ballė kulturės sė re e pėrherė kėrcėnuese islame, i mbetėn besnike kishės ortodokse dhe traditave tė ngurtėsuara tė Bizantit. Por edhe shqiptarėt ortodoksė nuk qenė nė gjendje tė pėrdornin gjuhėn e vet pėr qėllime arsimore e kulturore, pėrderisa gjuhėt tradicionale tė kishės ortodokse, pra edhe tė vetmet gjuhė tė mundshme pėr t'u shkruar, ishin greqishtja nė jug tė vendit dhe sllavishtja kishtare nė veri.

    Fuqia e tretė kulturore nė kėtė vend, ajo e kishės katolike tė Romės, nuk i kishte mė tė pakta synimet pėr t'i asimiluar shqiptarėt e pėr t'i pėrfshirė nė grigjėn e latinishtes e tė italishtes. Megjithatė, nė disa raste tė rralla nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, ajo lejoi gjuhėn vendėse tė kalonte, ka tė ngjarė si reagim ndaj reformizmit protestant nė Evropėn veriore. Nė ato vende, njėfarė pėrdorimi mė liberal i gjuhėve kombėtare e lokale shpuri nė njė lidhje mė tė ngushtė me kishėn, meqė njerėzit e thjeshtė kishin mundėsi kėsisoj tė kuptonin se ē'bėhej e, gjithashtu, nė krijimin e shumė letėrsive nė gjuhėn vendėse. Edhe brenda kishės katolike, gjithashtu po ndiehej ndikimi i frymės sė humanizmit dhe i respektit pėr pasionin intelektual, tė cilėt ishin arritje tė Rilindjes italiane.
    Letėrsia e hershme shqiptare, ajo e shekujve tė gjashtėmbėdhjetė e tė shtatėmbėdhjetė, ishte nė thelb letėrsi fetare.

    Nė fillim ajo pėrbėhej nga pėrkthime tekstesh kishtare nga latinishtja e italishtja nė shėrbim tė Kundėrreformės, kurse mė vonė nga vepra origjinale tė hartuara me njė gjuhė vendėse tė re, ende e papėrshtatur pėr abstraksione filozofike e teologjike.
    Karakterin fetar tė kėsaj letėrsie e pėrcaktuan dy faktorė. Sė pari, publikun lexues tė asaj kohe nė Shqipėrinė 'latine' e pėrbėnte tėrėsisht kleri i shkolluar nė pjesėn mė tė madhe nė Itali.
    Sė dyti, kisha kishte nė tė vėrtetė monopolin e botimeve nė Shqipėri si edhe gjetiu, gjė qė u linte pak hapėsirė krijimeve tė tjera qė nuk ishin tekste fetare. Autorėt e hershėm shqiptarė mund tė kenė shkruar apo pėrkthyer edhe tekste laike, por vepra tė tilla nuk e kanė parė dritėn e botimit. Nė Shqipėri botimi i shkrimeve kurrė nuk ka qenė punė e lehtė. Tė vetmet shtypshkronja tė asaj periudhe mund tė gjendeshin nė Itali dhe nė bregun dalmat tė Republikės sė Shėn Markut. Pėrveē kėsaj, ēdo vepėr, qoftė fetare apo laike, duhet tė kalonte nėpėr njė censurė tė rreptė para se tė merrte 'vulėn' e kishės. Nė atė kohė tė paqėndrueshme tė Kundėrreformės pikėpamjet dhe mendimet se ē'ishte e parrezikshme pėr t'u botuar ndryshonin me shpejtėsi, ēka bėnte qė shumė vepra tė botuara tė hiqeshin mė pas nga qarkullimi.

    Letėrsia fetare, pėr njė numėr arsyesh, ishte njė shteg i pėrkryer pėr pėrmbushjen e aspiratave tė kėsaj klase intelektualėsh shqiptarė. Nga njėra anė, njė literaturė e tillė ndihmonte pėr pėrhapjen e doktrinės se kishės katolike, kurse, mė anė tjetėr, ēante rrugėn pėr zhvillimin e njė kulture dhe letėrsie me tipare dalluese kombėtare shqiptare. Botimet e para fetare nė gjuhėn shqipe pėrbėnin gjithashtu njė akt kundėrshtimi ndaj pranisė depėrtuese tė njė kulture myslimane turke nė kėtė vend.
    Sikundėr ka ndodhur shpesh nė historinė e letėrsisė shqiptare, tė shkruarit nė gjuhėn shqipe pėrfaqėsonte njė simbol tė qendresės ndaj fuqive tė huaja qė sundonin nė Shqipėri ose mbizotėronin nė kulturėn e saj.

    Pėrveē mungesės sė mjeteve botuese, shkrimtarėt e parė qė guxuan tė shpreheshin nė gjuhėn shqipe, u ndodhėn edhe para pengesash tė tjera. Vetė krijimi i njė alfabeti tė pėrshtatshėm pėr sistemin tingullor tė shqipes, problem ky qė nuk u zgjidh plotėsisht para fillimit tė shekullit tė njėzetė, kėrkonte nė fillim frymė tė fortė iniciative e energji tė mėdha. Sė dyti, pėrshtatja e njė gjuhe fisnore pėr njė sistem mė tė pėrpunuar e mė intelektual komunikimi nxirrte probleme tė atilla, qė mund tė zgjidheshin, nė analizė tė fundit, vetėm nga dijetarė me formim arsimor tė qėndrueshėm. Jo vetėm sistemi i shkrimit, por edhe idetė u sollėn nga jashtė e u gatuan pėr t'iu pėrshtatur nevojave, aspiratave dhe ėndrrave tė popullit shqiptar.
     
    .
  7. el_a
     
    .

    User deleted



    4.1 Gjon Buzuku dhe libri i parė shqip (1555)

    Vepra e njohur pėrgjithėsisht me emrin Meshari nga Gjon Buzuku ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe e njėherazi njė nga frytet mė interesante nė historinė e letėrsisė shqiptare, tė paktėn nga pikėpamja gjuhėsore e kulturore.
    Pėr shkak se ballina dhe gjashtėmbėdhjetė faqet e para tė kopjes sė vetme tė njohur tė kėsaj vepre historike mungojnė, pėr titullin origjinal dhe vendin e botimit vetėm mund tė hamendėsohet. Ėshtė vėrtetė njė mrekulli qė ky monument i madh i letrave shqiptare ka ardhur deri nė ditėt tona. Pėr autorin e Mesharit shqiptar dihet pak. Nga tiparet dialektore tė gegėrishtes veriperėndimore tė tekstit, mund tė gjykohet se familja e Gjon Buzukut duhet tė jetė diku nga fshatrat e bregut perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ndoshta afėr Shestanit, tani nė territorin e Malit tė Zi. Ato tė dhėna tė pakta qė kemi pėr Buzukun, vijnė nga pasthėnia e Mesharit, tė cilėn Buzuku e shkroi me dorėn e vet nė gjuhėn shqipe, pa e ditur ē'pėrmasa historike do tė merrte kjo punė e tij:

    "U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herrė se gluha jonė nukė kish gj~ tė ėndigluom ėn sė shkruomit shenjėtė, ėn sė dashunit sė botėsė s'anė, desha me u fėdigunė, pėr s~ mujta me ditunė, me zhdritunė pak mendetė e atyne qi tė ėndiglonjinė, pėr-se ata tė mundė mernė s~ i naltė e i mujtunė e i pėr-mishėriershim anshtė Zot'ynė atyne qi t'a duonė ėm gjithė zemėrė. U lus ėnbas sodi m~ shpesh tė uni ėm klishė, pėr-se ju kini me gjegjunė ordhėninė e t'inė Zot; e ate nė ėnbarofshi, Zot'ynė tė ketė mishėrier ėnb§ jć, e ata qi u monduonė dierje tash, m~ mos u mondonjėnė. E ju t'ini tė zgjiedhunitė e t'inė Zot, e pėr-herrė Zot'ynė k~ me klenė me jć, ju tue ėndiekunė tė dėrejtėnė e tue lanė tė shtrenbėnėnė. E kėta ju tue b~m, Zot'ynė ka(a) me shtuom ėndėr jć, se tė korėtė t'aj tė ėnglatetė dierje ėn sė vielash e tė vielėtė dierje ėn sė ėnbiellash. E u m~ duo tė ėnbaronj vepėrėnė t'eme, t'inė Zot tue pėlqyem. Ėndė vietėt M.D.L.IV. njė-zet dit ėndė mars zuna ėnfill, e ėnbarova ėndė vietėt njė M.D.L.V., ėndė kallėnduor V. dit. E se pėr fat nė keshe kun ėnbė ėndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, ai qi tė jetė m~ i ditėshim se u, ata faj e lus t'a trajtonjė ėnde e mirė; pėr-se nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė m~ e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom ėnbė gluhėt t'anė. Pėr-se ata qi shtanponjinė kishnė tė madhe fėdigė, e aqė nukė mundė qėllonjinė se faj tė mos banjinė, pėr-se pėr-herrė ėndaj 'ta nukė mundė jeshe, u tue ėnbajtunė njė klishė, ėnbė tė dķ anėt mė duhee me sherbyem. E tash u jam ėnfalė gjithėve, e lutėni t'enė Zonė ende pėr muo."

    Ėshtė thėnė nė mėnyrė bindėse se Buzuku nuk ka jetuar brenda Shqipėrisė, por diku nė Adriatikun verior nė Republikėn e Shėn Markut, ka tė ngjarė nė rajonin e Venedikut, ku familje refugjatėsh shqiptarė kishin ardhur pas pushtimit turk tė Shkodrės mė 1479. Nė Venedik Buzuku duhet tė ketė pasur mė shumė mundėsi se nė Shqipėri pėr shkollimin e nevojshėm letrar e pėr specializimin si prift. Mendimi i pėrgjithshėm ėshtė se Meshari i Buzukut ka qenė botuar nė Venedik, ndonėse po njėlloj mund tė mendohet edhe pėr qendra botuese tė bregdetit dalmat. Me sa duket, vepra nuk ka pasur ndonjė pėrhapje tė gjerė, prandaj dhe ka mbetur vetėm me njė kopje tė ardhur deri nė ditėt tona.

    Rallėsia e saj pa dyshim ėshtė rrjedhojė e politikės sė lėkundur kishtare gjatė Koncilit tė Trentit (1545-1563) e mė pas. Ka shumė tė ngjarė qė, nė atmosferėn e Reformės, kisha tė ketė dhėnė nė fillim autorizimin pėr kėtė pėrkthim, por mė vonė, nė shenjė ripohimi tė doktrinės katolike tradicionale tė Kundėrreformės dhe nė atmosferėn e pėrgjithshme tė frikėsimit qė mbretėronte gjatė Inkuizicionit, tė jetė orvatur tė mos lejojė vepra nė gjuhėn vendėse. Dihet se shumė vepra fetare e liturgjike kanė qenė ndaluar apo hequr nga qarkullimi
    pėr njė periudhė prej tridhjetė vjetėsh nga 1568 deri 1598, dhe ėshtė plotėsisht e mundshme qė Meshari i Buzukut tė ketė qenė ndėr to. Kjo do tė shpjegonte si numrin e vogėl tė kopjeve tė veprės ashtu dhe mungesėn e qarkullimit tė saj.
    Autorėt e mėvonėshėm tė letėrsisė sė hershme shqiptare, si Lekė Matrėnga (1567-1619), Pjetėr Budi (1566-1622) dhe Frang Bardhi (1606-1643) duket se nuk e kanė njohur Mesharin, ndonėse eruditi Pjetėr Bogdani (rreth 1630-1689), nė njė raport pėr Propaganda Fiden mė 1665, duke cekur ēėshtjen e mungesės sė librave nė gjuhėn shqipe dhe, duke renditur botimet pėr tė cilat kishte dėgjuar, pėrmend njė 'Euangelii in Albanese' (Ungjill nė shqip). Ėshtė krejtėsisht e mundshme qė ta ketė pasur fjalėn pėr Mesharin e Buzukut dhe se ka shėnuar titullin origjinal tė veprės.

    Kopja e vetme e ardhur deri nė ditėt tona e Mesharit tė Buzukut u zbulua rastėsisht mė 1740 nė bibliotekėn e Kolegjit tė Propaganda Fides prej Gjon Nikollė Kazazit (1702-1752) nga Gjakova kur, si Argjipeshkėv i Shkupit, ishte pėr vizitė nė Romė. Ai e cilėsoi kėtė zbulim si "njė meshar tė lashtė shqiptar tė rrėgjuar nga koha". Kazazi bėri njė kopje fragmentesh tė tekstit e ia dėrgoi Gjergj Guxetės (Giorgio Guzzetta, 1682-1756), themelues i Seminarit shqiptar nė Palermo. Dihet se nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė libri ka bėrė pjesė nė koleksionin e pasur
    tė kardinalit Stefan Borxhia, qė mė vonė pėrfundoi nė Bibliotekėn e Vatikanit. Pas shumė vitesh harrimi, Meshari u nxor nė dritė nga Monsinjor Pal Skiroi (Paolo Schirņ, 1866-1941),
    _________________

    1 Transkriptim fonetik nga Ressuli 1958, f. 379.

    2 kr. Zamputi 1988.

    3 kr. Shuteriqi 1977, f. 58.

    4 Ai tani ėshtė kataloguar nėn Ed. Prop. IV. 244.
    _________________

    peshkop e dijetar arbėresh nga Sicilia, i cili e fotokopjoi tekstin mė 1909-1910 dhe pėrgatiti njė transliterim e transkriptim tė tij. Pėr fat tė keq, studimi i gjerė i Skiroit pėr Mesharin ėshtė botuar vetėm pjesėrisht. Mė 1929 u bėnė tri kopje tė tjera pėr studiuesin franēeskan Justin Rrota (1889-1964), i cili botoi fragmente tė Mesharit njė vit mė pas nė shtypshkronjėn franēeskane nė Shkodėr. Pėr herė tė parė botimi i plotė u mor pėrsipėr mė 1958 nga Namik Ressuli (1908-1985), pėrfshirė njė fotokopje e njė transkriptim.

    Dhjetė vjet mė vonė, gjuhėtari Eqrem Ēabej (1908-1980) bėri botimin e tij kritik nė dy vėllime nė Tiranė. Vėllimi i parė i Mesharit tė Ēabejt pėrmban njė studim hyrės me njė transliterim tė tė gjithė tekstit; vėllimi i dytė pėrmban njė faksimile tė origjinalit dhe njė transkriptim fonetik, i cili pėrbėn njė ndihmė tė madhe pėr tė kuptuar drejtshkrimin e Buzukut, qė ėshtė shpesh me gabime.

    Meshari nė fillim pėrbėhej prej 110 fletėsh ose 220 faqesh, nga tė cilat kanė mbetur 94 fletė ose 188 faqe. Libri pėrmban jo vetėm njė meshar (lutje e rite pėr gjithė vitin), por edhe shumė fragmente tė pėrkthyera nga librat e lutjeve, psallmet dhe litanitė katolike. Pėr kėtė arsye, pjesa mė e madhe e veprės pėrbėhet nga pėrkthime prej Dhjatės sė Vjetėr e tė Re, fakt ky qė lehtėson mjaft interpretimin e tekstit, i cili nuk u ėshtė shmangur gabimeve tė shtypit apo kapėrcimeve. Tė 188 faqet e tekstit pėrfshijnė 154,000 fjalė me njė fjalor tė pėrgjithshėm prej rreth 1500 leksemash.

    Meshari u botua nė stilin gjysėmgotik tė Italisė sė veriut me shkronja latine, pėrfshirė edhe pesė shkronja me prejardhje cirilike pėr tingujt qė nuk gjenden nė latinishte apo italishte. Pėr kėtė arsye shtypshkronja e Buzukut duhet tė ketė pasur kontakt me serbo-kroatishten, nė veēanti me karakteret e shkrimit bukvica tė pėrdorur nė Bosnjė. Stili i shkronjave i ngjan atij tė pėrdorur nė Venedik mė 1523 dhe 1537, ku kishin qenė botuar edhe mesharėt nė cirilikė pėr katolikėt e Bosnjės. Mario Roku (Mario Roques, 1875-1961) vėren nė studimin e tij pėr tekstet e lashta nė gjuhėn shqipe se Buzuku u ishte borxhli sllavėve katolikė tė Bosnjės, Dalmacisė dhe Serbisė jo vetėm pėr shkronjat cirilike e pėr tipografinė venedikase, por ndoshta edhe pėr vetė idenė qė t'u jepte bashkėvendėsve njė meshar nė gjuhėn e tyre. Roku, gjithashtu, bėn krahasime tė pėrmbajtjes me njė meshar boshnjak tė botuar mė 1512, dhe nė veēanti disa elemente franēeskane qė na japin ēelesa tė tjerė tė tėrthortė pėr tė njohur autorin dhe veprėn e tij.

    Gjuha e Buzukut, sikundėr u tha mė sipėr, paraqet tipare tė gegėrishtes veriperėndimore nga viset e bregut perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ndonėse nė tė takohen edhe elemente tė dialekteve tė tjera. Kjo na shpie nė pėrfundim qė Buzuku ėshtė pėrpjekur tė pėrdorė njė gjuhė mė gjerėsisht tė kuptueshme se dialekti i tij vendės ose, qė mund tė jetė edhe mė e vėrtetė, se ai ka lindur dhe ėshtė rritur jashtė Shqipėrisė. Jo vetėm qė gjuhės sė Buzukut i mungon krejtėsisht ai ndikim i fortė nga turqishtja i shqipes sė mėvonėshme, por ajo edhe pėrmban shumė tipare ēuditėrisht arkaike tė padokumentuara ndryshe, tė cilat deri tani, falė kompleksitetit tė sistemit shkrimor tė pėrdorur prej tij, janė hetuar veēse pjesėrisht. Pėr historianėt e gjuhės Buzuku ėshtė
    _________________

    5 kr. Schirņ & Petrotta 1932.

    6 kr. Rrota 1930.

    7 kr. Ressuli 1958.

    8 kr. Ēabej (red.) 1968.

    9 Pėr leksikun e Buzukut, kr. K. Ashta, 1964 -1966.

    10 kr. Roques 1932b.
    _________________

    minierė tė dhėnash. Gjon Buzuku nuk ishte njė krijues i mirėfilltė i letėrsisė. Meshari i tij, me pėrjashtim tė pas-shėnimit, ėshtė thjesht njė konglomerat pėrkthimesh nga tekste fetare nė gjuhėn latine. Por si autor i librit tė parė nė shqip, mund tė thuhet se ėshtė ai qė e lindi shqipen letrare. Stili i rrjedhshėm i tij ka bėrė qė disa studiues tė hamendėsojnė pėr ekzistencėn e njėfarė tradite letrare nė Shqipėrinė veriore tė asaj kohe, por deri mė sot nuk ėshtė zbuluar ndonjė vepėr mė e hershme.
     
    .
  8. el_a
     
    .

    User deleted



    4.2 Lekė Matrėnga dhe Doktrina e Krishterė (1592)

    Lekė Matrėnga (Luca Matranga, 1567-1619) ka qenė njė klerik ortodoks i bashkėsisė arbėreshe tė Sicilisė. Ai ka lindur ose nė Horėn e Arbėreshėvet (ital. Piana degli Albanesi, qė nė atė kohė quhej Piana dei Greci) nė jug tė Palermos ose nė Monreale, pinjoll i njė familjeje arbėreshe qė kishte emigruar nė Sicili, ndoshta nga Peloponezi, rreth viteve 1532-1533. Data e saktė e lindjes nuk dihet. Pėr pesė vjet, ka tė ngjarė nga 1582 deri mė 1587, ai studioi nė Kolegjin Grek tė Shėn Athanasit nė Romė, qė kishte qenė themeluar mė 1577, dhe pastaj u kthye nė Sicilinė e tij tė lindjes. Ėshtė pėrmendur nė 'Kronikėn e tė gjithė studentėve tė Kolegjit Grek qė nga themelimi e deri mė 1640', ku shkurt thuhet: "Lekė Matrėnga nga Monreale e Sicilisė, me kombėsi shqiptare, student i rėndomtė, studioi kulturėn e lashtė greke e latine, pastaj u largua pėr arsye sėmundjeje, pasi kishte kaluar pesė vjet nė kėtė kolegj".

    Nga njė dėshmi pagėzimi mėsojmė se Matrėnga u mor me detyra pastorale midis arbėreshėve tė Horės sė Arbėreshėvet nė dhjetor 1601. Dėshmia thotė: "Unė, Don Lekė Matrėnga, famullitar nė kėtė kishė tė Shėn Gjergjit, pagėzova njė foshnjė mashkull mė tridhjetė tė nėntorit tė kaluar, birin e Antoni dhe Venera Zalapit, dhe emri iu vu Andrea. Kumbar ishte Franēesko i tė nderuarve Josep dhe Beatriēe Guzeta, kurse kumbare ishte Domenika, e bija e tė nderuarve Josep e Beatriēe Guzeta, e shoqja e Joan Muzakės nga kjo krahinė e Pianės(12)." Pėr jetėn e Matrėngės nuk dihet gjė tjetėr. Vdiq si kryeprift mė 6 maj 1619.

    Lekė Matrėnga ka mbetur si autor i njė vepre tė titulluar E mbsuame e krėshterė, Romė 1592 (Doktrina e Krishterė), njė katekizėm prej njėzetetetė faqesh i pėrkthyer nga njė vepėr latinisht e priftit jezuit spanjoll Jakob Ledesma (1516-1575). Kopja nė dorėshkrim e pėrkthimit, qė ka ardhur deri nė ditėt tona nė tri variante tė ndryshme, i pari nga tė cilat ėshtė me sa duket me shkrimin e vetė Matrėngės, ėshtė kataloguar nėn Codex Barberini Latini 3454 nė Bibliotekėn e Vatikanit. Nga data e shėnuar nė variantin e parė, mėsojmė se Matrėnga e ka pėrfunduar pėrkthimin e tij mė 20 mars 1592 nė Piana dei Greci. Varianti i botuar, nga i cili ka shpėtuar vetėm njė kopje, u shtyp nė Romė nga Gulielm Faēoti (Guglielmo Facciotto) 'me lejen
    _________________

    11 La Piana 1912, f. 4, jep vitin 1560, por sot kjo datė merret si tepėr e hershme. Shuteriqi 1987, f. 97, ditėlindjen e vendos nė vitet 1571-1572.

    12 Arkivi i Katedrales nė Horėn e Arbėreshėve. Regjistri i pagėzimeve, vėll. 3, nr. 835, fletė 85.

    13 kr. La Piana 1912, Rrota 1939, Sciambra 1964, dhe F. Sulejmani 1979.

    14 kr. Riza 1962, 1965b. Njė variant tjetėr i dorėshkrimit, i zbuluar nga Skiroi mė 1909 dhe i pėrdorur nga La Piana mė 1912, me sa duket ėshtė zhdukur.
    _________________

    e eprorėve' dhe u zbulua nga Mario Roku (Mario Roques). Ai ėshtė mbėshtetur nė njėrin prej varianteve tė dorėshkrimit tė redaktuar keq dhe pėrmban shumė gabime. Titulli i plotė i botimit ėshtė:

    "Embsuame e chraesterae. Baeaera per tae Vrtaenae Atae Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae paer Lecae Matraengnae. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Dottrina Christiana. Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesł. Tradotta di lingua Italiana nell'Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma"

    (Doktrina e krishterė. Bėrė nga i urti At Ledesma i Shoqatės sė Jesuit. Pėrkthyer nga italishtja nė gjuhėn arbėreshe nga Lekė Matrėnga, student i Kolegjit Grek tė Romės.)

    Vepra e Matrėngės pėrmban njė hyrje nė italishte, njė vjershė me tetė vargje qė pėrbėn llojin e parė tė vargut tė shkruar nė shqip, si dhe vetė katekizmėn, e cila ėshtė njė udhėzim fetar pėr doktrinat kishtare nė formėn e pyetje-pėrgjigjeve. Nė hyrje, duke ia kushtuar veprėn kardinalit Ludovico II de Torres, argjipeshkėv i Monreales, Matrėnga shpjegon se pėrkthimi ishte bėrė pėr t'u pėrdorur nga arbėreshėt qė nuk e kuptonin variantin italisht tė katekizmės nė qarkullim, duke theksuar se ai do t'u vlente "qindra familjeve nė Kalabri e nė Pulje" me prejardhje shqiptare.

    Ndonėse e shkurtėr nė krahasim me vepra tė tjera tė letėrsisė sė hershme shqiptare, vetėm me 28 faqe, Doktrina e Krishterė e Matrėngės ėshtė me rėndėsi historike e letrare jo vetėm si botimi i dytė mė i vjetėr i letėrsisė shqiptare, por edhe si vepra e parė nga njė arbėresh dhe e para vepėr e shkruar nė toskėrishte. Tė gjithė autorėt e tjerė tė hershėm shqiptarė, Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, kanė shkruar nė dialektin e tyre tė gegėrishtes. Me sa duket, Matrėnga nė Sicilinė e vendlindjes nuk do ta ketė njohur Mesharin e Buzukut tė botuar tridhjeteshtatė vjet mė parė. Ai nuk u ndikua fare nga drejtshkrimi i kėtij tė fundit. U mjaftua me shkronjat e alfabetit latin, ndėrkohė qė shkrimtarėt shqiptarė veriorė nė Ballkan pėrdornin veē tyre edhe disa shkronja cirilike. Matrėnga pėrdori ae pėr zanoren e pazėshme qė tani shkruhet ė, italishten sc(i) pėr sh dhe ishte i pari qė pėrdori th pėr frikativen dentale. Shqipja e tij ka njė ngjyrim tė fortė me leksik tė greqishtes, jo vetėm sepse greqishtja ishte gjuha e kishės ortodokse, por edhe sepse pikėrisht nga Greqia kishin ikur arbėreshėt e Sicilisė gjashtėdhjetė vjet mė parė. Nė atė eksod duhet tė kenė marrė pjesė gjyshėrit e tij, nė mos edhe prindėrit. Ky shtresim nga leksiku i greqishtes nė dialektet arbėreshe ka ardhur duke u dobėsuar ashtu si ka ndodhur me leksikun turqisht nė shqipen e Ballkanit, i cili pak nga pak ka dalė jashtė pėrdorimit.

    Vepra e Matrėngės pėrmban njė leksik tė pėrgjithshėm prej 450
    fjalėsh. Vjersha e parė qė i takoi tė botohet nė gjuhėn shqipe, pėrbėhet nga tetė vargje nė njėmbėdhjetėrrokėsh me rimė tė kėmbyer. Ajo pėrmban njė ide prekėse dhe titullohet thjesht 'Canzona spirituale' (Kėngė e pėrshpirtshme):

    "Cghķthaeue u thaerés cśx dó ndaegliésae,
    Tae mķrae tae chraextée bśra e grįa,
    Mbae fiįlaet tae tinaezót tae xķchi méxae,
    Sé sķxtae gnerķj néx cciae mcįtae scįa,
    _________________

    15 kr. Roques 1932b, f. 19.

    16 kr. Ashta 1957, 1965.
    _________________

    Elśm cśx e cuitón sé cįa tae vdésae,
    E mentae bįxcae mbae taenaezónae i cįa,
    Sé chrķxti ndae parrįisit i baen piésae,
    E baen paer bijr tae tij e paer vaelįa."

    (Gjithėve u thėrres, kush do ndėljesė,
    Tė mirė tė krėshtee burra e graa,
    Mbė fjalėt tė tinėzot tė shihi meshė,
    Se s'ishtė njeri nesh qė mkatė s'kaa;
    E lum kush e kujton se kaa tė vdesė,
    E mentė bashkė mbė tėnėzonė i kaa;
    Se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
    E bėn pėr bir tė ti e pėr vėllaa.)
     
    .
  9. el_a
     
    .

    User deleted



    4.3 Veprat e Pjetėr Budit (1618-1621)

    Dy breza pas Gjon Buzukut vjen figura e dytė mė e madhe e letėrsisė sė hershme brenda Shqipėrisė. Pjetėr Budi (1566-1622), autor i katėr veprave fetare nė gjuhėn shqipe, lindi nė fshatin Gur i Bardhė nė krahinėn e Matit. Po tė rrinte nė vendlindje nuk do tė kishte marrė shkollimin e nevojshėm tė rregullt, prandaj vajti e mėsoi pėr prift nė tė ashtuquajturin Kolegj Ilirian tė Loretos (Collegium Illyricum i Zonjės Sonė tė Lurias), nė jug tė Ankonės nė Itali, ku do tė studionin shumė shqiptarė e dalmatė me emėr. Nė moshėn njėzetenjėvjeēare u dorėzua prift katolik dhe u dėrgua menjėherė nė Maqedoni e Kosovė, nė atė kohė pjesė tė krahinės kishtare tė Serbisė nėn juridiksionin e Argjipeshkėvit tė Tivarit (Antivari), ku dhe shėrbeu nė famulli tė ndryshme nė dymbėdhjetė vitet e para. Mė 1610 pėrmendet si 'kapelan i kristianizmit nė Shkup', kurse mė 1617 si kapelan nė Prokuple nė Serbinė jugore.

    Njė vit mė parė, mu nė Prokuple, ishte mbajtur njė mbledhje e lėvizjeve tė ndryshme kombėtare kryengritėse pėr tė organizuar njė mėsymje tė madhe kundėr turqve. Nė Kosovė, Budi erdhi nė kontakt me katolikė franēeskanė nga Bosnja, kontakte qė nė vitet e mėvonshme dhanė frytet e veta, sepse ndihmuan qė tė rritej mbėshtetja pėr qėndresėn shqiptare kundėr Portės.
    Mė 1599 Budi u emėrua famullitar i pėrgjithshėm (vicario generale) i Serbisė, post qė e mbajti pėr shtatėmbėdhjetė vjet. Si pėrfaqėsues i kishės katolike nė Ballkanin e pushtuar nga turqit, ai jetoi dhe punoi nė njė atmosferė politike pa dyshim tė nderė. Pozita e tij kishtare ishte nga shumė anė vetėm njė mbulesė pėr aspiratat e tij politike.

    Pjetėr Budi digjej nga dėshira e zjarrtė pėr ta parė popullin e vet tė lirė nga zgjedha turke dhe punoi pa pushim pėr arritjen e kėtij qėllimi. Dihet se nė kėtė periudhė ai ka pasur kontakte me figura qė u dėgjohej fjala si Franēesko Antonio Bertuēi (Francesco Antonio Bertucci) dhe me kryengritės shqiptarė qė luftonin pėr tė pėrmbysur sundimin osman. Por Budi nuk ishte kurrsesi nacionalist mendjengushtė. Me sa mund tė gjykohet, veprimtaria e tij, atėherė e mė vonė, synonte njė kryengritje tė pėrgjithshme tė tė gjithė popujve tė Ballkanit, pėrfshirė edhe bashkatdhetarėt myslimanė. Mė 1616 Pjetėr Budi vajti nė Romė ku qėndroi deri 1618 pėr tė mbikqyrur botimin e veprave tė veta. Nga marsi 1618 e deri aty nga shtatori 1619 ai vajti pėr njė pelegrinazh

    Tetėmbėdhjetėmujor nė Santiago de Kompostela nė Spanjė. I kthyer nė Romė nė vjeshtėn e vitit 1619, ai u pėrpoq tė tėrhiqte vėmendjen e kurisė romake kundrejt gjendjes sė mjerueshme tė tė krishterėve shqiptarė dhe tė siguronte mbėshtetje pėr qėndresė tė armatosur. Mė 20 korrik 1621 u bė peshkop i Sapės dhe Sardės (Episcopus Sapatensis et Sardensis), d.m.th. i krahinės sė Zadrimės, dhe u kthye nė Shqipėri njė vit mė pas. Puna e tij atje qe mė fort e natyrės politike se fetare. Njė nga synimet e tij ishte qė klerikėt e huaj tė zėvendėsoheshin me shqiptarė vendės, veprimtari kjo qė nuk duhet tė ketė qenė pritur mirė nga disa eprorė tė tij nė Itali. Nė dhjetor 1622, pak ditė para Krishtlindjeve, Pjetėr Budi u mbyt duke kaluar Lumin Drin. Ėshtė hamendėsuar tė ketė qenė viktimė e ndonjė komploti pėr ta zhdukur, ndonėse dėshmitė pėr kėtė nuk janė tė sigurta.
    Mjaft nga tė dhėnat biografike qė kemi pėr kėtė autor vijnė nga njė letėr e datuar 15 shtator 1621, tė cilėn Budi ia drejtonte kardinal Goxadinit (Gozzadini) nė Romė, e nė tė cilėn ai parashtron planet dhe strategjinė pėr njė kryengritje nė Ballkan. Nė kėtė letėr ai theksonte edhe:

    "... gjatė shtatėmbėdhjetė vjetėve, me aq sa munda, nuk i kam rreshtur kurrė pėrpjekjet pėr tė ndihmuar e lehtėsuar ata popuj, pėrfshirė edhe priftėrinjtė, me modele fetare, duke shkruar vazhdimisht libra fetarė nė gjuhėn e tyre, si nė atė tė Serbisė edhe nė atė tė Shqipėrisė, ashtu siē janė parė nė mbarė ato vende nė ditėt tona."

    Kjo do tė na jepte tė kuptonim se gjatė viteve tė shėrbimit nė Kosovė e Maqedoni, Budi i ka kushtuar energjitė e veta hartimit dhe pėrkthimit tė veprave fetare tashmė tė humbura. Pėrndryshe, si mund tė shpjegohej botimi i katėr veprave nė gjuhėn shqipe me gjithsej njė mijė faqe brenda pesė vjetėsh?
    Vepra e parė e Budit ėshtė Dottrina Christiana ose Doktrina e Kėrshtenė, njė pėrkthim i katekizmit tė Shėn Robert Belarminit (Roberto Bellarmino, 1542-1621). U botua nė Romė mė 1618 dhe ruhet njė kopje origjinale nė Bibliotekėn e Vatikanit (R.I. VI. 449). Kryefaqja e titullit pėrmban kėto tė dhėna:

    "Dottrina Christiana. Composta per ordine della fel.me. Di Papa Clemente VIII. Dal. R. P. Roberto Bellarmino Sacerdote della Compagnia di Giesv. Adesso Cardinale di Santa Chiesa del Titolo di S. Maria in Via. Tradotta in lingua albanese. Dal Rever. Don Pietro Bvdi da Pietra Biancha. In Roma, Per Bartolomeo Zannetti. 1618. Con Licenza de' Superiori."

    (Doktrina e Krishterė, e hartuar pėr nder tė kujtimit dritėplotė tė Papa Klementit VIII nga Robert Belarmini, prift i Shoqėrisė sė Jezusit, tani kardinal i kishės sė shenjtė Santa Maria in Via. Pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Reverend Don Pjetėr Budi nga Guri i Bardhė. Nė Romė, nga Bartolomeu Zaneti 1618. Me lejen e eprorėve.)

    E shėnuar me dorė nė fund tė faqes ėshtė "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [kėtė kopje] si dhuratė Bibliotekės sė Vatikanit. 29 Janar 1622). Shėn Robert Belarmini nga Montepulēano ishte kardinal dhe jezuit, i kanonizuar dhe deklaruar doktor i kishės mė 1930, Doktrina Kristiane mjaft e pėrhapur e tė cilit, ashtu si veprat e tij tė tjera, e kishte dėshmuar si teolog tė zotin nė konflikt me protestantizmin. E ashtuquajtura Doktrina Kristiane 'e vogėl' e tij, njė vepėr qė Kundėrreforma e rekomandonte posaēėrisht pėr pėrdorim misionar, kishte qenė botuar sė pari mė 1597 dhe mė pas qe pėrkthyer nė njė numėr

    gjuhėsh, pėrfshirė gjuhėn angleze, uellse, arabe (1613) dhe greke (1616). Pėrkthimi shqip i Doktrinės Kristiane prej Pjetėr Budit.
    Doktrina Kristiane nė gjuhėn shqipe u rishtyp nga Kongregacioni i Propaganda Fides nė Romė. Pėr kėtė duhet tė ketė pasur njė numėr relativisht tė madh kopjesh nga botimet e viteve 1636, 1664 dhe 1868. Dihet se mė 1759 nė depot e Propaganda Fides kishte ende gjithsej 960 kopje tė librit.
    Me interes mė tė madh letrar se katekizmi vetė janė pesėdhjetė e tri faqe me vjersha fetare shqip, rreth 3000 vargje, shtojcė pėr Doktrinėn e Kėrshtenė. Kėto vargje pėrbėjnė poezinė mė tė hershme nė dialektin gegė. Mjaft nga kėto vargje qenė pėrkthyer nga latinishtja ose italishtja, por njė pjesė janė origjinale.

    Botimi i dytė i Budit pėrmban tri veprat e tij tė tjera. Ballina mban titullin:

    "Ritvale Romanvm et Specvlvm Confessionis. In Epyroticam linguam a Petro Bvdi Episcopo Sapatense & Sardanense translata. Sanctissimi Domini Nostri Gregorii XV liberalitate typis data. Romae, apud Haeredem Bartholomaei Zannetti. 1621. Svperiorvm permissv."

    (Ritual romak dhe Pasqyrė rrėfimi. Pėrkthyer nė gjuhėn epirote (shqipe) nga Pjetėr Budi, peshkop i Sapės dhe Sardės. Dhėnė pėr shtyp me bujarinė e zotit tonė mė tė pėrndershėm Grigor XV. Romė. Bartolomeu Zaneti 1621. Me lejen e eprorėve.)

    Po nė dorėshkrim nė fund tė faqes ėshtė "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [kėtė kopje] si dhuratė Bibliotekės sė Vatikanit. 29 Janar 1622). Kjo vepėr ende ruhet nė Vatikan (Barberini VI. 56).
    Ky botim pėrmban: 1) Rituale Romanum ose Rituali Roman, njė pėrmbledhje prej 319 faqe lutjesh dhe kungatash me komente nė gjuhėn shqipe; 2) njė vepėr e shkurtėr me titull Kush thotė Meshė keto kafshė i duhetė me shėrbyem, 16 faqe shpjegime meshash, dhe; 3) Speculum Confessionis ose Pasėqyra e t'rrėfyemit, njė pėrkthim 401 faqesh ose, mė saktė, njė pėrshtatje e Specchio di Confessione tė Emerio de Bonis, i cilėsuar nga Budi si "njė lloj bashkėbisedimi shpirtėror fetar shumė i dobishėm pėr ata qė nuk kuptojnė gjuhė tjetėr pėrveē gjuhės amtare shqipe."

    Si Rituali Roman ashtu edhe Pasqyra e tė Rrėfyemit kanė shtojcė nė vargje nė gjuhėn shqipe. Gjuha e pėrdorur nga Budi nė veprat e tij ėshtė njė formė arkaike e gegėrishtes qė ruan disa tipare fonetike interesante(20). Eqrem Ēabej (1908-1980) ka vėrejtur se Budi ėshtė munduar mė fort tė ndjekė njė farė norme letrare se tė shkruajė thjesht nė dialektin vendės tė tij, gjė qė pėrsėri mund tė merret si tregues i ekzistencės sė njė farė tradite letrare nė Shqipėrinė veriore. Alfabeti i pėrdorur prej tij ėshtė i ngjashėm me atė tė paraardhėsit, Gjon Buzukut, ndonėse Budi nė asnjė vend nuk e zė nė gojė Buzukun.
    Nė shikim tė parė Pjetėr Budi mund tė merret si pėrkthyes dhe botues tekstesh fetare nga latinishtja dhe italishtja. Nė tė vėrtetė rėndėsia e tij si shkrimtar i prozės e kapėrcen kėtė cak. Parathėniet e ndryshme, letrat baritore, shtojcat dhe passhėnimet e vėna prej tij e qė arrijnė nė mbi njėqind faqe prozė origjinale nė shqip, zbulojnė njė stil dhe talent tė konsiderueshėm. Krahasuar me Gjon Buzukun para tij e me Pjetėr Bogdanin njė shekull mė pas, gjuha e tij ėshtė

    mė e mirėfilltė, mė e gjallė e idiomatike. Pėr shembull, pėr shumė terma tė huaj qė pėrdor, ai pėrpiqet tė japė sinonimet me origjinė nga shqipja. Edhe pse jo aq i hollė e i thellė sa Bogdani me leksikun e tij mė tė madh, Budi mbetet shkrimtari mė i vetvetishėm e mė prodhimtar i periudhės. Pjetėr Budi ėshtė gjithashtu shkrimtari i parė nė Shqipėri qė iu pėrkushtua poezisė. Veprat e tij pėrfshijnė rreth 3300 vargje fetare, thuajse tė gjitha nė strofa katėr vargje me rimė
    tė kėmbyer. Kjo poezi, nėntėmbėdhjetė poema gjithsej, pėrfshin si pėrkthime poetike ashtu edhe poezi origjinale nga Budi vetė, si edhe tė paktėn njė e ndoshta edhe dy vjersha(21) nga njė Pal Hasi ose Pali prej Hasit. Pjesa mė e madhe e kėsaj poezie ėshtė tetėrrokėshe, qė ėshtė dhe normė nė poezinė popullore shqiptare. Edhe pse poezisė fetare tė Budit nuk i mungon stili, meqenėse pėrmbajtjen e ka imitim tė poezisė moraliste italiane e latine tė kohės, ajo nuk ėshtė mjaft origjinale. Atij i pėlqejnė mė shumė temat biblike, panegjirikėt dhe motivet universale si, fjala vjen, ai i pashmangshmėrisė sė vdekjes. As rimat e tij nuk janė gjithmonė elegante, gjė qė vjen pa dyshim pjesėrisht edhe nga leksiku i tij i kufizuar, qė ėshtė llogaritur deri nė 2453 fjalė(22)
    .
    Nė parathėnien e tij pėr Doktrinėn e Kėrshtenė, Budi thotė: "Mė parė hodha (d.m.th. kopjova) nė gjuhėn tonė dy kapituj tė Ditės sė Gjyqit tė fundit, tė shkruar nga shumė i pėrndershmi e i devotshmi prifti Pal i Hasit." Kjo Ditė e Gjyqit ishte njė pėrshtatje mjeshtėrore nė gjuhėn shqipe, sipas ritmit tė saj tetėrrokėsh, himnit tė njohur latinisht tė mesjetės Dies irae, dies illa tė murgut franēeskan Thoma nga Ēelano (Thomas a Celano, rreth 1200-1255):

    "Dies irae, dies illa
    Solvet saeclum in favilla,
    Teste David cum sibylla.

    Quantus tremor est futurus
    Quando judex est venturus,
    Cuncta stricte discussurus.

    Tuba mirum spargens sonum
    Per sepulcra regionum
    Coget omnes ante thronum..."

    "Ajo ditė me mėnii
    Qi tė vinjė ndė e vonė
    Kėtė shekullė tė zii
    Ta diegė e ta pėrvėlonjė,

    Si Profeta ban dėshmii
    Me sibilėnė, po thonė,
    I madh gjyyq e mėnii

    Tė vinjė pėr mkate tonė.
    Saa dridhmė e cokėllimė
    Tė jeenė pėrgjithanė,


    E n qiellshit shkepėtimė
    Nd'ajėrit e madhe gjamė..."

    Tėrheqėse nė poezinė e Pjetėr Budit e tė Pal Hasit janė ndjenja e sinqertė dhe shqetėsimi i ēiltėr njerėzor pėr vuajtjet e njė bote tė mbrapshtė. Njė vjershė tjetėr qė pėrcjell bukur kėtė dhembshuri ėshtė ajo mbi vdekjen dhe madhėshtinė e njeriut. Ajo nis kėshtu:

    "O i paafati njerii,
    Gjithė ndė tė keq harruom,
    I dhani ndė madhėshtii,
    Ndė mkat pshtiellė e ngatėruom;

    Ndo plak jee, ndo j rii,
    Pėrse s'shtie tė kuituom,
    I vobeg ndo zotėnii,
    N ceije iee kriiiuom?

    Balte e dheu cė zii,
    E io ari cė kulluom,
    As engjiishi cė tii,
    Ndo guri cė paaēmuom;

    Kaha tė vien n dore tyy,
    Mbė tė madh me u levduom,
    Ndė sqime e ndė madhėshtii,
    Tinėzot me kundrėshtuom?

    Lavdinė tand tė levduom,
    Ti pa vene ree vetė,
    Ame cote idhėnuom,
    Kuur leve mbė kėtė jetė,

    Aty s'prune begatii,
    As vistaar tė levduom,
    As urtė a diekėqii,
    As gurė tė paaēmuom;

    Aty s'prune madhėshtii,
    As dinje me ligjėruom,
    As vertyt as trimėnii,
    As vetiu me ndimuom;

    Aty s'prune zotėnii,
    Kual tė bukur as tė ēpeitė,
    As dinje gjak e gjeni,
    As tė mirėtė as tė keqtė;

    Po leve gjithė mėndryem,
    Ame n cote idhėnuom,
    Tue qaam mallėnjyem,
    Me njė zaa tė helmuom..."
     
    .
  10. el_a
     
    .

    User deleted



    4.4 Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635)

    Frang Bardhi (1606-1643) ėshtė i katėrti nė radhėn e shkrimtarėve tė hershėm shqiptarė me emėr. Ai ėshtė autor i fjalorit tė parė shqiptar, tė botuar nė Romė mė 30 maj 1635, qė njėherazi pėrbėn nė gjuhėn shqipe veprėn e parė pa brendi fetare tė drejtpėrdrejtė. Frang Bardhi, i njohur edhe si Frano Bardhi apo Frangu i Bardhė, kurse nė latinishte si Franciscus Blancus apo Blanchus, lindi nė Nėnshat ose Kallmet (nė veri tė Lezhės) nė krahinėn e Zadrimės tė Shqipėrisė veriore nė njė familje me tradita nė dėrgimin e djemve tė saj pėr peshkopė kishe apo pėr ushtarė a nėpunės tė Republikės sė Venedikut. Ungji i tij qe peshkop i Sapės e i Sardės. Bardhi u dėrgua nė Itali ku studioi pėr teologji, ashtu si Pjetėr Budi, nė Kolegjin Ilirian tė Loretos, afėr Ankonės, e mė vonė nė Kolegjin e Propaganda Fides nė Romė. Mė 30 mars 1636, pa dyshim nėn ndikimin e familjes, ai u emėrua peshkop i Sapės e i Sardės, duke zėvendėsuar tė ungjin, i cili u bė kryepeshkop i Tivarit (Antivari). Para nisjes pėr nė Shqipėri mė 8 prill tė atij viti, ai mori 'imprimatur'-in e domosdoshėm pėr botimin e dytė tė Doktrinės sė Kėrshtenė tė Budit, qė mban emrin e tij:

    "Nos Franciscus Blancus Dei, & Apostolicae Sedis gratiae electus Episcopus Sappatensis, & Sardanensis... vidimus ac studiose considerauimus versionem Doctrinae christianae in Epiroticum idioma olim impressam ac publicatam..."

    (Ne Frang Bardhi, nė emėr tė Zotit e tė Selisė Apostolike, i zgjedhur peshkop i Sapės dhe i Sardės... kemi parė dhe shqyrtuar me imtėsi variantin e Doktrinės sė Krishterė nė gjuhėn epirote tė shtypur e tė botuar dikur...)

    Qė nga viti 1637, Bardhi vazhdoi t'i dėrgojė nga Shqipėria Kongregacionit tė Propaganda Fides raporte(25) italisht e latinisht, qė pėrmbanin njė minierė tė tėrė tė dhėnash pėr dioqezėn e tij, pėr ngjarjet politike, zakonet shqiptare dhe pėr strukturėn e vendin qė zinte kisha. Nėntėmbėdhjetė nga kėto letra dhe raporte ruhen nė arkivin e Propaganda Fides. Mė 1641, dy vjet para vdekjes, dihet se ka ardhur nė Romė pėr tė dorėzuar njė raport me dorėn e vet. Pas njė jete tė shkurtėr por tė dendur si shkrimtar e si figurė kishtare, Frang Bardhi vdiq mė 9 qershor 1643 nė moshėn tridhjeteshtatėvjeēare.

    Viti i fundit nė Kolegjin e Propaganda Fides qe ai kur Frang Bardhi njėzetėnėntėvjeēar botoi fjalorin 238-faqesh latinisht-shqip, pėr tė cilin ka mbetur nė histori(26). Kjo vepėr qė mban.

    Titullin Dictionarium latino-epiroticum, una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis, Romė 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht me disa shprehje tė pėrditshme), pėrmban 5640 zėra latinisht tė pėrkthyer shqip, plus njė shtojcė me pjesė tė ligjėratės, proverba dhe dialogė. Nė parathėnien e tij shqip tė titulluar "Githė atyne tarbenesceve ghi ta marrene mee zghiedhune e mee zan", Bardhi shpjegon synimet e tij:

    "Tve passune dite, e perdite (te dascunite e mij mbassi hina nde College) cuituem me ghisc zoppe Libre chesce me ndimuem mbe gna ane ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastastardhohete saa maa pare te vč; e maa fort me ndimuem gith e atyne ghi iane ndurdhenite tine zot, e te Scintesse Kisce Cattoliche, e sdijne ghiuhene Latine, paa te ssijet as cusc smune scerbegne si duhete, paa te madh error, e fai, hesaapete, zaconete, e Ceremoniate e Scintesse Kiscesse Romesse. Me ndy io pach mire me marre, e me nchethyem nghiuhet ze Letine mbe ghiuhet Tarbenesce gna Ditionaar, ghi tietre sascte vecesse gna Libre, ghi kaa nde uetehe saa fiale, e saa emena iane, e gingene nde chete piesse Seculi: possi cuur me thanė, te Nienezet, e te Stasseuet, & Vienauet, e te Maleuet, e te Fuscavet, e te saa tiera cafsceue, ghi gindene ndene kielt, ende mbi kielt, possi cuur te tine zot, te Engiet, e te Scintenet &c. I silli Libre me pelghiei, e mu duch se chiste me u chiene per ndoogna ndime, ndoonesse te pache..."

    (Pasi vrava mendjen pėr ca kohė (tė dashurit e mij, pasi hyra nė kolegj) se me ē'lloj libri do tė mundja nga njėra anė tė ndihmoja gjuhėn tonė qė pėrherė e mė tepėr po bdaret e po bastardhohet dhe, nga ana tjetėr, tė ndihmoja tė gjithė ata qė janė nė shėrbim tė Zotit e tė Kishės sė Shenjtė Katolike e qė nuk e dijnė gjuhėn latine, pa tė cilėn askush nuk mund t'u shėrbejė ideve, zakoneve dhe ceremonive tė Kishės sė Shenjtė tė Romės ashtu sikundėr duhet, pa bėrė gabime tė mėdha, mendova se do tė ishte ide e mirė tė hartoja e tė pėrktheja njė fjalor nga gjuha latine nė gjuhėn shqipe, qė nuk ėshtė tjetėr veēse njė libėr me fjalė dhe emra tė ndeshur nė kėtė pjesė tė botės. Pra, emra njerėzish, kafshėsh, ujrash, malesh, fushash dhe gjėra tė tjera qė gjenden nė qiell e nė tokė, si dhe zoti, engjėjt dhe shenjtorėt etj.. Ky libėr mė pėlqen mua dhe shpresoj se do t'u ndihmojė sadopak tė tjerėve.)

    Siē shihet, dy synimet e kėtij fjalori ishin tė shpėtonin gjuhėn shqipe nga 'bastardhimi' e tė ndihmonin klerin shqiptar tė mėsonte latinishten. Synimi i parė mund tė vėshtrohet nė kuadrin e atij ndikimi tė fortė qė turqishtja po ushtronte mbi gjuhėn shqipe nė shekullin e shtatėmbėdhjetė. Si do tė ēmonte njė prift katolik shprehjen 'Allah, Allah!', qė Bardhi e jep si shprehje admirimi? Synimi i dytė del qartė nė letrat dhe raportet e Bardhit dėrguar Romės, nė tė cilat ai ankohet pėr nivelin e klerit shqiptar. Nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kisha katolike nė Shqipėrinė veriore ishte nė gjendje shthurjeje tė shpejtė. Shumica e peshkopatave qenė tė paplotėsuara me klerikė, ndėrkaq shumė prej tyre qenė pa shkollė. Pjesa mė e madhe e shėrbyesve shqiptarė nė kisha me sa duket kishin njohuri tė cekėta pėr doktrinėn e kishės, kurse shumė syresh, pėr tė mos mbetur prapa kolegėve ortodoksė, qenė tė martuar. Synimi i Bardhit ishte t'i ndihmonte pėr tė mėsuar latinishten si pėr tė ngritur nivelin ashtu edhe pėr tė kapėrcyer nevojėn pėr njė kler tė huaj shpesh pa emėr tė mirė brenda kėtij vendi, kler ky qė, nga ana e vet, e dinte pak ose aspak gjuhėn shqipe. Nė njė rast raportohej me keqardhje se grave shqiptare u duhej tė rrėfeheshin nėpėrmjet pėrkthyesit. Nė njėrin nga raportet e tij, tė datuar 8 shkurt 1637, Bardhi shton se kishte pėrkthyer vepra tė tjera kishtare nė gjuhėn shqipe

    Fjalori latinisht-shqip nuk qe e vetmja vepėr e tij nė shqipe. Nuk dihet nėse kėto pėrkthime tė tjera u botuan e u vunė ndonjėherė nė qarkullim.
    Fjalori i Bardhit ėshtė vepra e parė nė leksikografinė shqiptare dhe deri diku vepra mė e rėndėsishme ndėr njėzet e dy fjalorėt shqip qė do tė botoheshin mė pas deri mė 1850. Me sa duket, ka pasur qarkullim tė mirė. Mė 1759 nė depon e Propaganda Fides nė Romė(28) gjendeshin rreth 360 kopje tė kėtij libri. Dictionarium latino-epiroticum nuk ėshtė as punim sistematik e as
    i hartuar nė njė mėnyrė tė lehtė pėr nevojat praktike tė pėrdoruesit, por si vepėr e parė e kėtij lloji, autorit mund t'i falen mangėsitė. Bardhi nuk e ka tė vėshtirė tė japė nė shqipe terma konkretė, por gjuha e tij shpesh ngec e nuk ecėn kur ndodhet para konceptesh mė abstrakte: materia "aste gna cafsce, seayet te tierate bahene (njė gjė nga e cila bėhen gjėrat e tjera)", substantia "aste gna caffsce ghi mbaa giaal nierine (njė gjė qė mban gjallė njeriun)", patria "dheu cu aste leem nierye (dheu ku ėshtė lindur njeriu)".
    Me jo mė pak interes se vetė fjalori ėshtė shtojca prej tridhjetė e tri faqesh, e ndarė nė shtatė krerė (1. emra dhe numėrorė, 2. tituj familjarė, 3. qytete dhe kėshtjella, 4. ndajfolje, 5. parafjalė, 6. pasthirrma, 7. proverba, fjalė tė urta, dialogė dhe pėrshėndetje). Njė pjesė e mirė e shtojcės ėshtė katėrgjuhėshe (latinisht, italisht, shqip dhe turqisht).

    Duke renditur fjalorin e tij tė shqipes sipas pjesėve tė ligjėratės, Bardhi na jep skeletin e njė gramatike tė shqipes. Tė 113 proverbat dhe fjalėt e urta qė ai pėrfshin nė fjalor, e para pėrmbledhje e tillė, si dhe dialogėt qė vijnė mė pas, janė me rėndėsi parėsore si pėr historianėt e gjuhės ashtu edhe pėr folkloristėt.
    Nė frymėn e shekullit tė shtatėmbėdhjetė, para korpusit tė fjalorit janė vėnė katėr vjersha tė shkurtra panegjirike latinisht, tė shkruara nga bashkėstudentėt e Bardhit nė Kolegj: Stefan Gaspari (Stephanus Gasparus) nga Durrėsi, Franēesk Azopardi (Franciscus Azzopardus) nga Malta dhe Mateu Dudesi (Matthaeus Dudesius) nga Dalmacia; vjershat lėvdojnė veprėn e Bardhit dhe e krahasojnė me Ovidin dhe Homerin.

    Bardhi ka botuar gjithashtu njė traktat shtatėdhjetė e gjashtė faqesh latinisht pėr Skėnderbeun, tė titulluar Georgius Castriottus Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictissimus suis et Patriae restitutus, Venedik 1636, (Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur pėrgjithėsisht Skėnderbe, vetė Princi i fuqishėm e i pathyeshėm i Epirit, i kthehet popullit dhe vendit tė tij), nė tė cilin ai hedh poshtė mėtimin e peshkopit boshnjak Tomeus Marnavitius se heroi kombėtar shqiptar ishte me prejardhje boshnjake. Ajo ėshtė njė vepėr erudite dhe me ndjenjė atdhetare, e ngjashme me polemikat qė bėhen dhe ēmohen edhe sot nė Ballkan.

    Ndihmesa e Frang Bardhit pėr vetė letėrsinė shqiptare, parathėnia e tij gjashtė faqesh pėr fjalorin e parė shqiptar, ėshtė modeste. Por duke u nisur nga mungesa e vazhdueshme e shkrimit shqip nė gjysmėn e parė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė, vepra e tij nuk ėshtė pa rėndėsi tė madhe. Si humanist me pėrkushtim tė fortė pėr pėrparimin e popullit tė vet dhe si dijetar me horizont tė gjerė kulturor, ai zė njė vend kyē nė zhvillimin e kulturės sė hershme shqiptare.
     
    .
9 replies since 13/1/2010, 17:26   1685 views
  Share  
.